F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Njė rend tjetėr

-- nga Engjėll KOLIQI, Stubėll, gusht 2008

Engjėll Koliqi

Historia jonė - mjerisht - ka pasur shumė kaptina tė zymta tė epokave tė zeza. Njė nga ato kaptina u mbyll nė vitin 1999, duke i dhėnė fund epokės mė tė zezė dhe mė tė pėrgjakshme mbi tokat dardane, asaj epoke qė dirigjohej e shfrytėzohej nga serbianėt, pėr t'i mbajtur gjallė nė kėtė pjesė tė botės edhe intereset e mėdha me vula krimesh tė Moskės zyrtare. U mbyll epoka e robėrisė qė prodhonte vetėm krime, deri nė vdekje. U mbyll epoka e shfrytėzimeve mbi tokat tona. Nė tė njėjtėn kohė u hap epoka e lirisė, qė ne tė na pranonte zotshpie nė trojet tona. U hap epoka e vlerave tė mirėfillta tė paqes dhe tė demokracisė. Megjithatė u dasht tė kalojnė edhe gati nėntė vite tė tjera, nėn trysni tė shumta ndėrmjet hamendjeve, se duhet a nuk duhet vulosur shtetėsinė e Kosovės. Plot ndeshje interesesh ndėrmjet dhe pėrrreth qendrave tė arbitrazhit ndėrkombėtar. Dikush thumbit - dikush patkoit, varėsisht nga vallet e intereseve. Shpesh kemi qenė tė detyruar tė luajmė nė ato valle interesesh, edhe me stilet mė absurde, qė ne nuk na takojnė. Shpesh jemi detyruar qė edhe shejtanin ta thėrrasim dajė. Kėshtu na kanė kaluar gati nėntė vite tė tjera, nė njė liri relative. Nė njėrėn anė - sipėrfaqėsisht kemi qenė tė lirė, kurse nė anėn tjetėr - tė nėnshtruar para vendimeve, edhe absurde, tė ndėrkombėtarėve, nėn umbrellėn komanduese tė quajtur UNMIK.

Pershore Drejtėsie

Pėrgjatė gjithė kėtyre viteve, tė gjithė ne jemi pėrballur me njėmijenjė marifete unmikistane, deri nė ato mė absurdet. Sidomos drejtuesit e institucioneve tona shtetėrore kanė qenė nėn trysni tė vazhdueshme, nė procesin e definimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nuk e kanė pasur lehtė nėn trysnitė mė absurde tė qendrave tė arbitrazhit ndėrkombėtar, udhėkryqeve tė intereseve, ndėrmjet kompromiseve tė imponuara, qė mjerisht i janė pėrgjigjur edhe aspiratave mė absurde tė klikės moskovite dhe tė aleancave ndėrkombėtare tė udhėhequra nga njėri ndėr mė tė rrezikshmit e kėsaj bote - njėherė president e tash kryeministėr i Rusisė - Vladimir Putin. Sfidat e tij tė njėpasnjėshme, shumė herė e kanė bllokuar procesin e definimit tė statusit tė Kosovės. Drejtuesit e institucioneve tona shtetėrore, tė pėrballur drejtėpėrdrejtė dhe tėrthorazi me kėto sfida tė rrezikshme, janė ndodhur tė zėnė ngushtė para akteve historike, me njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe - gjetjen e formulės mė tė pėrshtatshme dhe mė pak tė dhembshme, nė vazhdėn e kompromiseve tė imponuara nga bashkėsia ndėrkombėtare, pėr tė pėrmbyllur mirė e mbarė procesin e definimit tė statusit tė Kosovės.

Telashe tė mėdha nė kėtė drejtim ka sjellur procesi i decentralizimit, qė ėshtė kėrkuar ndėrmjet kompromiseve me serbėt. Edhe sot ky proces vazhdon tė na shkaktojė kokėdhembje dhe gjithnjė e mė haptas dalin tendencat pėr gllabėrimin e tokave tona, me porosi tė ėndėrrės sė pashuar sllavoshoviniste. Nė vazhdėn e kompromiseve, gjatė procesit tė bisedimeve dhe tė marrėveshjeve me ndėrkombėtarėt, pėr definimin e statusit final tė Kosovės, janė favorizuar tej mase ata qė kanė bėrė krime deri nė gjenocid, mbi trojet tona dhe mbi popullin tonė, kurse populli i Kosovės ėshtė sjellė para aktit tė kryer, nė shumė ēėshtje - pėrfundimisht tė aprovuara nga arbitrazhi ndėrkombėtar, me bekimin edhe tė fuqive tė mėdha, si ligje tė prera dhe tė plotėfuqishme, nė tė ashtruquajturėn "Pako e Ahtisaarit". Vetėm e vetėm qė nga bashkėsia ndėrkombėtare Kosova tė vuloset si shtet, drejtuesit e institucioneve tona shtetėrore janė detyruar ta pranojnė pakon e Ahtisaarit, qė na ka shpjerė deri nė atė pikė, sa tė kemi njė flamur pa simbolet tona kombėtare dhe njėfarė muzike pa tekst, qė quhet "Hymni Kosovės".

Sidoqoftė, mė 17 shkurt 2008, mbas bllokadave tė njėpasnjėshme qė Rusia na bėri nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Kuvendi i Kosovės e rishpalli pavarėsinė e kėtij vendi dhe shteti ynė - Republika e Kosovės, shumė shpejt, u njoh nga 46 shtete. Ndėr tė parėt na njohėn shtetet mė tė fuqishme tė botės - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Zvicra, Belgjika, Austria, Japonia, Australia, Turqia, Kanadaja etj.

Fantazmat karpatiane vazhdojnė, me tė gjitha format dhe me gjithė fuqinė qė kanė, qė ta pengojnė anėtarėsimin e Republikės sė Kosovės nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, si dhe nė organizmat tjera ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe ato tė kulturės, tė artit dhe tė sportit. Bijtė e krimit sllavo-ortodoksė (ruso-serbianė) edhe sot po shpenzojnė miliona dollarė dhe euro, nė procesin e pafund tė propagandės antishqiptare dhe antipaqėsore, pėr t'i bindur aleatėt e tyre dhe vendet e tjera, pėr zvarritjen e njohjes sė pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė Kosovės. Pėr ta penguar kėtė proces, makineria kriminele e Putinit, me urdhėrat e Moskės zyrtare, nga Kremlini, kanė invaduar Gjeorgjinė, pėr t'ia marrė dy krahinat mė tė pasura dhe pėr tė shkaktuar njė krizė tjetėr, qė sipas tyre lė nėn hije procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės. Mbase pré e kėtyre lojėrave tė rrezikshme tė kryekriminelit Putin, janė edhe shumica e vendeve tė pasura arabe, si dhe tė fuqive tė reja ekonomike botėrore, siē janė: Brazili, India, Kina, Meksiko etj. Sidoqoftė, kėto lojėra tė rrezikshme tė tyre, udhėkryqeve t'intereseve tė fėlliqta, nuk do tė kenė jetė tė gjatė. Sė shpejti, pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės do e njohin shumica e vendeve tė botės, sepse tashmė ėshtė njė realitet i vulosur dhe pakthyeshėm prapa. Republika e Kosovės, sė shpejti do tė anėtarėsohet nė tė gjitha organizmat ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

Tashmė, nė realitetin e ri, kur UNMIK-ut i ka ardhur fundi dhe kur kemi nė fuqi Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, ne duhet ndėrruar kursin politik dhe dipomatik dhe duhet ta kemi njė strategji afatgjatė, pėr zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit tonė, qė tė mund tė pėrballemi - me plot sukses - me tė gjitha sfidat qė na imponohen. Nė kuadėr tė kėsaj strategjie duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm nė barabarėsinė e intereseve dhe tė drejtave e pėrgjegjėsive reciproke - si me fqinjtė, poashtu edhe me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Bashkėsisė ndėrkombėtare - tė gjitha qendrave tė arbitrazhit ndėrkombėtar (nė Bashkimin Europian, nė NATO, nė OSBE dhe nė Organizatėne Kombeve tė Bashkuara), krahas falėnderimit pėr ndihmėn e madhe qė na kanė dhėnė nė gjetjen e lirisė dhe nė kostituimin e shtetit tonė, duhet edhe t'u kėrkojmė realizimin e tė drejtave tona tė natyrshme dhe tė ligjshme, sipas normave tė demokracisė e jo sipas kompromiseve me kriminelėt, qė na imponohen nga dita nė ditė. Edhe intereset duhet tė jenė reciproke, prandaj bashkėsisė ndėrkombėtare duhet t'i themi troē: Bėni ju dhe realizoni nė Kosovė intereset tuaja strategjike dhe ekonomike, por vetėm nėse i keni parasysh edhe intereset tona dhe na ndihmoni t'i realizojmė ato plotėsisht. Pra, gjithēka tė jetė reciproke.

Ėshtė krejt normale qė tė zhvillojmė bisedime dhe tė bėjmė marrėveshje edhe me vendet fqinje, pėrfshirė edhe Serbinė, qė plot njė shekull ka shkaktuar lumenj gjaku nė trojet tona. Mirėpo, edhe pėr kėtė duhet tė vėjmė kushte, krejtėsisht tė natyrshme dhe tė ligjshme. Me Serbinė mund tė bisedojmė vetėm atėherė kur Beogradi zyrtar e njeh Republikėn e Kosovės dhe kur tė fillojnė funksionimin ambasadat - ajo e Kosovės nė Beograd dhe ajo e Serbisė nė Prishtinė. Si dy shtete sovrane mundemi dhe duhet tė bisedojmė pėr tė gjitha ēėshtjet e hapura dhe tė bėjmė marrėveshje, gjithnjė duke pasur parasysh tė drejtat, pėrgjegjėsitė dhe intereset reciproke. Mendoj se deri nė ditėn kur Serbisa e njeh Kosovėn - shtet tė pavarur, duhet ngrirė edhe procesin e decentralizimit, qė nė kuadėr tė pakos sė Ahtisaarit parasheh themelimin e komunave tė reja, nė vendbanimet me dendėsi mė tė madhe tė popullatės serbiane. Arsyeja pse duhet vepruar kėshtu tė lidhet me tė drejtėn e qindėramijėra qytetarėve shqiptarė qė jetojnė nė territorin e Republikės sė Serbisė. Pėrveē tri komunave tė Kosovės Lindore, qė sipas orekseve strategjike e kompromiseve politike, po quhet "Lugina e Preshevės", shqiptarė ka edhe nė zonat tjera - anekėnd Serbisė. Vetėm nė qytetin e Beogradit sot jetojnė mbi 150 mijė shqiptarė, pa asnjė tė drejtė kombėtare. Prandaj, mbasi qė Serbia ta njohė Republiklėn e Kosovės, duhet filluar bisedimet pėr tė gjitha ēėshtjet e hapura dhe nuk duhet lėshuar pe.

Asnjė tė drejtė serbėve nė Kosovė mė shumė se shqiptarėve nė Serbi! Si mund tė kėrkohen privilegje absurde pėr serbėt nė Kosovė, kur mbi 150 mijė shqiptarė nė Beograd nuk kanė asnjė klasė, ku mund tė shkollohen nė gjuhėn amtare?! Nėqoftėse Serbia nuk e njeh pasaportėn e Republikės sė Kosovės, as ne tė mos e njohim pasaportėn e Serbisė dhe asnjė qytetar serb tė mos lejohet tė kalojė kufirin e Kosovės me aso pasaportash. Asnjė automjet tė mos lejohet me targa serbiane, me shenja tė qyteteve tė Kosovės (PR, KM, GL, UR, PZ, PE, DJ) dhe me policė tė sigurimeve nga Serbia. Urgjentisht t'i marrin tri pikat kufitare nė veri tė Mitrovicės Policia e Kosovės dhe Dogana e Kosovės, nėn mbrojtjen e KFOR-it dhe assesi me pėrzierje tė UNMIK-ut. Tė mos lejohet importimi i mallėrave nga Serbia, nėse nė dokumente tė transportit nuk e ka tė shkruar destinacionin - Republika e Kosovės dhe nėse nuk lejohet eksportimi i mallėrave tona nė Serbi, me mbishkrimin "Made in Kosova". Tė mos lejohet valimi i flamujve tė Serbisė nė territorin e Kosovės, nėse nuk lejohet valimi i flamujve tė Republikės sė Kosovės brenda territorit tė Serbisė, aty ku jetojnė shqiptarėt - pėrfshirė edhe Beogradin.

Si pėrfundim - ka ardhur koha ta bėjmė dhe ta mbajmė njė rend tjetėr, njė kurs tė ri strategjik dhe politik, pėrballė tė gjitha palėve, por sa mė parė dhe mė qartė - sidomos pėrballė Serbisė. Tė bėhemi si kryepoeti ynė - i ndjeri Azem Shkreli dhe tė brohorasim zėshėm: - Koha jonė nuk guxon tė kohosh pa ne! Nėse nuk jemi aktivė dhe nuk e bėjmė rendin e ri, siē u tha mė lartė, druaj se koha jonė kohon pa ne dhe stagnojmė duarthatė e mbesim tė trullosur udhėkryqeve t'intereseve. Drejtuesit e institucioneve tona shtetėrore nuk mund tė veprojnė pa ne, prandaj le t'u ndihmojmė atyre - secili me vemrpimtarinė tonė tė pėrditshme dhe me tė gjitha fuqitė tona - le ta bėjmė dhe le ta zbatojmė bashkė rendin e ri, nė kuadėr tė njė strategjie tė mirėfilltė kombėtare, pėr zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara