F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Po tė bėhej...

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), shtator 2008

Engjėll Koliqi

Po tė bėhej njė e papritur nė kėtė shekullin e ri - pak mė i fortė tė bėhet dielli - akullnaja e mjegulla t'i shkrijė, atėherė dimri do tė ikte nga koha jonė dhe ne do tė pėrmalloheshim pėr tė ftohtė e pėr dėborė, natyrisht - duke i fshirė nga rendi i ditės edhe sportet dimėrore - tė rrėshqitjeve dhe tė kėrcimeve me skia.

Nė tė kundėrtėn - po tė bėhej, me njė tė papritur - tė dobėsohej dielli - nė mungesė rrezesh dhe ngrohtėsie, do tė ndodhte njė ēudi e madhe - ende pa filluar vjeshta, vendin nė kalendar do e zėnte dimri, me rrezikun pėr tė ngrirė shumė dashuri dhe shumė shpresa, qė ftojnė pėr njė jetė tė zakonshme dhe pėr njė klimė tė volitshme mes njerėzve.

Po tė bėhej njė mrekulli - dielli i fortė ta shkrij natėn - me ditėbardha do jetojmė, njėzetekatėr orė mbi njėzetekatėr do jemi tė zgjuar - tė palodhshėm nė akte dashurie, gjithnjė tė pashėm - buzagaz dhe me hare nė fytyrė, madje edhe nė veprim tė pėrhershėm dashurie e mirėkuptimi pėr njerėzinė, anekėnd botės, nė mbarė gjithėsinė.

Nė tė kundėrtėn - po tė bėhej e pazakonshmja - po tė merrej dielli, nuk do tė kishim mė ditėbardha dhe nė stinėn e kapluar nga natėzezat, udha n'oborr do tė na humbej e do tė rrezikonim tė hasim nė shumė ndeshje tė pavolitshme, qė do tė mund tė na shkaktonin shumė tė kėqija, madje edhe tė na shpenin deri nė tragjedi.

Po tė bėhej njė mrekulli - sikur pėrrallat tė shndėrrohen nė ngjarje reale - shumė ėndėrra do tė iknin nga gjumi e nga natėzeza dhe do t'ia mėsyenin shtėpive pėrrallore, pėr t'u jetėsuar nė pėrditshmėrinė tonė, ku do tė ndodhnin shumė ngjarje - tė kuptimshme dhe tė pakuptimshme - me mundėsi reale pėr ta stėrngarkuar historinė, deri nė vjellje fjalėsh dhe varrėsh, tė paparashikueshme...

Po tė bėhej qė pėrrallat tė shndėrrohen nė mite, atėherė histori tė caktuara do tė pushtoheshin dhe do tė vėheshin nė shėrbim tė klaneve dhe tė grupacioneve tė caktuara, pėr tė realizuar qėllime tė caktuara dhe tė skajshme, deri nė pakuptim, duke kaluar kėshtu edhe kufinjtė e absurditetit.

Po tė bėhej fjala e sharė halė dhe si fakt po tė vepronte nė akt, siē thotė populli - mos p'vet bre haj medet, se tė kallėzon vetė - pothuajse tė gjitha nėnat dhe motrat tona do tė mbeteshin me barrė dhe do lindnin rrugaqė, tė cilėt - udhėkryqeve tė intereseve tė harruar - kurrė nuk do tė mund tė mėsonin tė ecnin dhe - me epitet mjerimi mbi kurriz - tė shkretėt, kurrė nė cakun e jetės nuk do tė mbėrrinin.

Nė tė kundėrtėn - po tė bėhej mrekullia - fjala e sharė tė shndėrrohej nė fjalė pėrkėdhelėse me frymė dashurie, atėherė bota jonė do tė ndryshonte, sepse do i harronim tė kėqijat, nuk do e njihnim urrejtjen dhe me solidaritetin tonė tradicional - shekullin dhe botėn do i pagėzonim me emrin e dashurisė dhe tė gjithė pasardhėsit tanė - si farė dashurie - do e rigjallėronin dhe do e lulėzonin gjithėsinė mbarė dhe historinė, me akte ėmbėlsie dhe hijeshie, ēfarė mund tė ndodhin vetėm nė mrekulli.

Po tė bėhej...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara