F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Nė logun e dritės

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 21 shtator 2008

Engjėll Koliqi

Jorastėsisht mbetėm vetėm unė e ti, nė fazėn pėrfundimtare tė zgjedhjes sė kėngėve, pėr solemnitetin e kremtes sonė historike. Tė tjerėt, mbas njė seleksionimi tė pėrgjithėsuar tė kėngėve, ende pa pėrfunduar kėtė procedurė, pahetueshėm janė larguar dhe u janė futur procedurave tė tjera tė kėtij procesi, qė shpresojmė se do e ndėrrojė kėtė botė dhe do e orientojė drejt tė sė mirėfilltės dashuri.

Tė gjetur para njė detyre bukur tė vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi historike, ne - duke llogaritur nė ndihmėn e Zotit, filluam procedurėn finale tė seleksionimit tė kėngėve. Gjatė gjithė kėsaj procedure, ishim tė "detyruar" t'i respektonim disa rregulla, qė dilnin nga Kushtetuta e Dashurisė. Dhe, pikėrisht bazuar nė ato rregulla, filluam me zgjedhjen konkrete tė kėngėve. Mė tė parat, qė i caktuam, pėr tė hapur solemnitetin e Ditės sė Madhe, ishin kėngėt kushtuar dėshmorėve tanė dhe lirisė sė shtrenjtė. Nė kėtė mėnyrė edhe e plotėsuam kushtin e parė, qė vetėvetiu na e "impononte" atdhedashurinė. Me kėtė zgjedhje, qė nė fillim ishim tė sigurtė se po e bėjmė mirė punėn tonė dhe se sukseset nuk do tė na mungojnė. Me kėtė bindje dhe me energji tė reja vazhduam me zgjedhjen e kėngėve tė tjera. Mbas disa kėngėve epike, radhėn ua lamė kėngėve lirike, pėr tė vazhduar - nė fazėn finale - me kėngė dashurie. Nė kėtė zgjedhje nuk kemi harruar edhe kombinimin dhe harmoninė e zhanreve muzikore, qė fillonin me folklorin burimor, vazhdonin me muzikėn popullore tradicionale - qė nga kėngėt e vjetra qytetare e deri te kėngėt e lehta bashkėkohėse, pėr tė vazhduar me ritėm tė shpejtė dhe shkundės tė muzikėr rock e pop, dhe krejtėsisht nė fund, duke mos harruar as muzikėn klasike.

Nė mbarim tė kėsaj procedure, qė ishte edhe e ndėrlikuar, nė shenjė mirėnjohjeje pėr suksesin e garantuar, zotėrat e epokės sė re na e ofruan regjimin, duke na dekoruar dhe kurorėzuar me titullin, simbas tė gjithėve tė merituar, mua - mbret dhe ty - mbretėreshė tė Shekullit tė Dashurisė. Jo vetėm kaq, por ishte marrė vendimi i njėzėshėm, qė regjimi ynė tė shtrihej anekėnd botės - nė mbarė gjithėsinė.

Ashtu siē ishte paralajmėruar dhe siē pritej, filloi solemniteti i kremtes sė madhe. Qė nė hapje tė kėtij manifestimi, na kurorėzuan, pėr tė qenė qė nė solemnitetin e parė nė epokėn e re - komandantė dhe garantues tė zbatimit tė plotėsishėm tė Kushtetutės sė Dashurisė. Vallen a hapėn Dėshmorėt e Lirisė dhe gjithēka po shkonte mbarė. Botės mbarė i dėshmuam se pėrkushtimi pėr liri dhe pėr barazi mund tė realizohet vetėm nėse bazėn dhe komandėn e ka nė dashuri. Me kėtė bindje, tė gjithė - njėzėri - jemi betuar pėr gatishmėrinė e pėrgjithshme dhe pėr kontributin e pėrbashkėt, qė nė mrekullitė e para nė regjimin e dashurisė.

Gjithēka po bėnim nė logun e dritės, prandaj nė ēdo ēast ishim mirė tė pashėm nga zotėrat dhe nga masat popullore. Gjithēka bėhej haptas dhe gjithēka shkonte drejt vlerave tė mirėfillta tė dashurisė. Ajo qė tė gjithėve - anekėnd botės - u kėrkohej, ishte: tė harrohet urrejtja dhe nė shpirtin njerėzoz kudo tė mbillej e tė kultivohej dashuria. Me kėto rregulla dhe masa pėrkatėse, qė nė ditėn e parė tė regjimit tonė, krejt pashėm dhe me transparencė maksimale, nė ēdo pėllėmbė tė botės, e kemi shtrirė regjimin tonė tė dashurisė - kudo tė pranuar dhe tė pėrqafuar, nga tė gjithė. Tė tillė jemi sot dhe do tė jemi edhe nesėr e deri nė amshim. Vetėm tė tillė mund tė qėndrojmė - gjithnjė tė pashėm dhe tė paepur - nė logun e dritės, kėtu ku tė gjithė marrin shembull nga ne. Vetėm si tė tillė, mund tė jemi aktorė tė pėrhershėm dhe protagonistė tė mrekullive, qė pėrfundimisht do e ndėrrojnė kėtė botė me dashuri. Tė tillė do tė mbetemi pėrgjithmonė, me garanci tė pėrhershme tė sukseseve - pėr ne dhe pėr njerėzimin mbarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara