F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Nė pritje tė ditėbardhės shqiptare

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 22 shtator 2008

Engjėll Koliqi

Megjithėse jemi kombi mė i vjetėr nė Ballkan dhe ndėr mė tė vjetrit n'Europė, megjithėse jemi themeluesit e civilizimit europiano-perėndimor, megjithėse kėsaj bote dhe njerėzimit i kemi dhėnė personalitetet mė tė mėdha nė histori, sot jemi populli me problemet mė tė mėdha tė pazgjidhura, nė kontinentin e vjetėr. Edhe mbas vargut tė gjatė tė luftėrave mbrojtėse dhe ēlirimtare, qė - mjerisht - na janė imponuar nė shekuj, edhe sot kombi ynė - nė trojet tona tė trashėguara nga tė parėt - jetojmė nėn regjime tė ndryshme tė gjashtė shteteve ballkanike (Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia).

Jemi i vetmi popull nė botė, nė kėtė pozitė kaq tė ndėrlikuar tė (mos)zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, sepse mbi 60% tė shqiptarėve jetojmė jashtė shtetit shqiptar, qė quhet Shqipėri. Mbas mijėra peripecive, qė na kanė ēuar deri nė gjenocid, bashkėsia ndėrkombėtare - pėrfundimisht - u detyrua tė merret me ēėshtjen tonė, por edhepse u formua edhe njė shtet tjetėr mbi trojet shqiptare - Republika e Kosovės - megjithatė ende jemi shumė larg zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare. Ende jemi nė pritje tė kėsaj zgjidhjeje, qė megjithė vėshtirėsitė e shumta dhe ndėrlikimet udhėkryqeve t'intereseve, besojmė se njė ditė tė bardhė do e thotė fjalėn vendimtare drejtėsia. Nė shtetet tjera, ku jetojnė njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh (nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Serbi) ende vazhdojnė pėrpjekjet pėr gjetjen e njė formule tė demokracisė, qė po hasė nė shumė vėshtirėsi, ndėrkaq nė Greqi as qė po mund tė fillohet njė lėvizje e tillė, sepse atje pushteti shovinist - kriminal i Athinės, me lėvizjet e dhunshme tė popullsisė ēame, ka ērregulluar ballansin e popullsisė nė tokat e aneksuara nga Shqipėria (nė Ēamėri).

Duke pasur parasysh problemet strategjike dhe politike ndėrkombėtare, qė sipas disa rregulla globale, po shkaktohen gjithnjė e mė shumė mvartėsi tė njėrės palė nga tjetra, gjithnjė e mė vėshtirė po na bėhet lėvizja drejt zgjidhjes sė mirėfilltė tė ēėshtjes sonė kombėtare. Tė gjitha kėto mvartėsi janė kryekėput tė natyrės ekonomike, qė mund tė shpjegohet edhe me shprehjen - luftė pėr pushtet global ekonomik. Kemi shumė shembuj tė kėsaj mvartėsie nė historinė bashkėkohėse, por kėtu po pėrmendim vetėm lėvizjet e dy muajve tė fundit: lufta e Rusisė pėr pushtimin e Gjorgjisė dhe tendencat e Moskės pėr rimarrjen e vendeve tė tjera tė dala nga ish BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) - nė njėrėn anė dhe kriza financiare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me rastin e falimentimit tė bankave gjigante, me reflektim nė mbarė botėn - nė anėn tjetėr, qė nuk ishte njė krizė krejt e rastėsishme. Duke pasur parasysh kėto dhe shumė rrethana tė tjera, qė lidhen me globalizmin, mund tė kuptojmė se edhe problemet tona, pra edhe zgjidhja e ēėshtjes sonė kombėtare - tė gjitha varen nga lėvizjet globale dhe tė gjitha vendosen nga qendra tė arbitrazhit ndėrkombėtar, qė gjithnjė duhet t'u pėrgjigjen kėresave qė dalin nga globalizmi.

Pra, duke "respektuar" - domosdo - kėto rregulla globale, ne qė e dijmė se ėshtė vetėm njė zgjidhje (bashkimi kombėtar), nė pamundėsi tė veprimeve konkrete, nė kėtė drejtim, vazhdojmė tė jemi nė pritje tė Ditėbardhės Shqiptare. Nė kėtė pritje, tė ndodhur n'udhėkryqin e intereseve globale nė mes palėve, jemi detyruar tė pranojmė edhe zgjidhjet e pėrkohshme - absurde, pėr statusin e Kosovės, qė sipas pakos sė Ahtisaarit, ėshtė shpallur si shtet multietnik (edhepse me mbi 92% tė popullsisė - shtiptarė), me tė drejta dhe privilegje tė trepruara pėr serbėt, me njė flamur pa simbole kombėtare, me njė hymn muzikor pa tekst, si dhe pa stemė shtetėrore (nė vend tė stemės pėrdoret pamja e flamurit), me decentralizimin nė realizim, qė vlen vetėm pėr vendbanimet serbe dhe me shumė marifetllėqe tė tjera tė pėrēudshme.

Kur po zhvillohej lufta ēlirimtare nė Kosovė, pra kur serbėt kishin filluar ushtrimin e haptė tė gjenocidit mbi popullatėn shqiptare atje - nė korrik tė vitit 1998, njė politikan i elitės italiane (atėherė zėvendėsministėr i punėve tė jashtme, i ngarkaur pėr diplomacinė nė Ballkan), duke bisedusar pėr Kosovėn dhe pėrgjithėsisht pėr ēėshtjen shqiptare, ndėr tė tjera mė tha se i kupton shqetėsimet tona, por nuk e arsyeton mosbesimin e shqiptarėve nė diplomacinė europiane dhe pėrgjithėsisht nė atė botėrore, sepse bashkėsia ndėrkombėtare - tha - nuk e ka lehtė ta gjej njė zgjidhje tė pėrshtatshme atje. I pyetur se pse nuk ėshtė lehtė tė gjendet zgjidhja - Ai (duke kėrkuar tė mbetet anonim) mė tha se populli rus po vuan edhe i kapluar me uri, por - mjerisht, Rusia ka shumė centrale bėrthamore dhe mjafton qė gishti i njė tė krisuri ta shtyp njė sustė, pėr tė shkaktuar shkatėrrimin e Europės sė tėrė.

Ai mė tha se bashkėsia ndėrkombėtare e di shumė mirė, se zgjidhja e ēėshtjeve kombėtare nė Ballkan ėshtė vetėm njė: formimi i shteteve etnike. Nė kėtė kontekst, zgjidhja e ēėshtjes shqiptare ėshtė vetėm Shqipėria Etnike, por pėr kėtė na kėrkohet qė tė presim edhe mė - ta presim ēastin e pėrshtatshėm, sepse rreziqet janė tė mėdha. Ai mė ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare, nė kėrkim tė njė zgjidhjeje paqėsore dhe tė qėndrueshme nė Ballkan dhe pėrgjithėsisht nė botė, po vazhdon ta pėrkėdhelė Moskėn zyrtare. Duehet tė vazhdojmė - tha - me kėto pėrkėdhelje diplomatike Moskės, sepse rreziqet mė tė mėdha kėsaj bote - tashpėrtash - i vijnė nga andej. Nė kuadėr tė aleancės lindore kundėr civilizimit euro-perėndimor dhe kundėr superfuqisė amerikane - mė tha Ai - Moska zyrtare po e ushqen me urrejtje dhe po e pėrkrah dukshėm dhe nė masė gjithnjė e mė tė madhe terrorizmin islamik, duke mė shpjeguar pėr lėvizjet dhe qėllimet destruktive tė bandave tė organizatės terroriste "Al Qaeda" nė Afganistan dhe gjithandej, pėrmes atentateve me kamikazė, si dhe investimet e Rusisė nė pėrhapjen e centraleve bėrthamore nė vendet arabe.

I pyetur, se kur mund tė zbatohet formula e shteteve etnike nė Ballkan - si zgjidhje pėrfundimtare e ēėshtjeve kombėtare atje, Ai m'u pėrgjigj, duke mė garantuar se Shqipėria Etnike - si zgjidhje e vetme e ēėshtjes kombėtare shqiptare, do tė bėhet - nėse jo mbas dy, pesė, dhjetė apo pesėmbėdhjetė vjetėsh - nuk do tė shkojė mė larg se njėzet vjet. Nėse mund t'i besojmė atij politikani tė madh italian, i cili mė vonė ka ushtruar edhe post ministri, atėherė na mbetet qė tė lėvizim aq sa mundemi dhe aq sa na lejohet, nė kėrkim tė zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare, ta bėjmė strategjinė afatgjatė dhe tė patjetėrsueshme tė zhvillimit kombėtar, dhe tė presim. Nėse vėrtetė mund t'i besohet atij, pėr mė tepėr tė drejtės sonė tė ligjshme dhe tė natyrshme, atėherė gjysma e njėzetvjetėshit tė pėrmendur nga politikani italian ka kaluar, prandaj tė presim edhe ndoj vit - mė sė shumti edhe dhjetė vjet dhe TA GĖZOJMĖ DITĖBARDHĖN SHQIPTARE NĖ SHQIPĖRINĖ ETNIKE. Ne po presim pa i humbur shpresat!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara