F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

N'udhėn tonė...

-- nga Engjėll KOLIQI, Torino, 25 shtator 2008

Engjėll Koliqi

Edhepse duket, nuk ishte e rastėsishme nisja jonė e pėrbashkėt n'udhėtimin historik, duke lėnė gjurmė gjithandej e gjithėkėndej - anekėnd botės. Ishte vėrtetė e bekuar ajo ditė, nė tė cilėn filluam komunikimin tonė, dhe vendimi pėr udhėtimin tonė tė pandalshėm - deri nė amshim, sigurisht qė e ka origjinėn nė mrekullinė hyjnore. Unė ta konfirmoj Ty dhe bashkė ia konfirmojmė njerėzimit, se udhėtimi ynė qė u nis nga mrerkullia dhe qė stacione i ka mrekullitė, do tė jetė njė udhėtim i gjatė dhe i pandalshėm - nėpėr tė gjitha stinėt dhe nėpėr tė gjithė shekujt dhe do tė kalojė labirinthe tė panumėruara, nėpėr mbarė botėn - nė ēdo reliev dhe nė ēdo kėnd ku frymon njerėzia, qė nga ajo e bekuara ditė e deri nė amshim.

Qė nga fillimi, me pėrpikmėri tė plotė - duke i zbatuar rregullat e mirėfillta tė dashurisė, pikėnisje gjithnjė kemi pasur njeriun dhe njerėzinė. Dhe, qė nga dita e parė e udhėtimit tonė tė pandalshėm - dashurinė tonė, tė pastėr si loti, e kemi vėnė nė shėrbim tė njerėzisė, nė shėrbim tė njeriut nevojtar. Tashmė, kudo qė shkojmė, bekimet e Zotit, nėpėrmjet rregullave tė dashurisė, i pėrfshijnė dhe i ngrohin nė shpirt tė gjithė njerėzit qė na bashkohen, na shoqėrojnė dhe bashkėpunojnė e bashkudhėtojnė me ne. Prandaj, jo vetėm qė nuk jemi tė vetmuar, por n'udhėtimin tonė radhėt e kolonave janė gjithnjė e mė tė gjata dhe harqet e valleve tė bashkudhėtarėve e bashkėpunėtorėve tanė, po hijeshojnė relievet, gjithandej e gjithėkėndej. Gjatė kėtij udhėtimi tė nisur nė njė ditė tė bekuar, jo shumė tė largėt, kemi zbuluar dhe po zbulojmė gjithnjė e mė shumė vlera tė pėrbashkėta tė njerėzve, vlerat qė e kanė origjinėn nė tė bekuarėn dashuri. Janė kėto vlera qė nuk njohin dallime gjeografike, as fizike, as ideologjike, as kombėtare, as reliogjioze...

Janė vlera njerėzore, qė burojnė nga zemra tė pastėrta. Janė vlera qė gjithnjė e mė shumė po i shpeshtojnė mrekullitė, qė kanė pėrjetėsuar udhėtimin tonė, nė shėrbim tė njerėzve dhe tė dashurisė. Janė vlera qė i kanė dhėnė dhe vazhdojnė t'i japin shumė historisė. Me kėto vlera le tė krenohemi tė gjithė dhe le tė vazhdojmė udhėtimin e pandalshėm, duke ia garantuar kėsaj bote pėrspektivėn e mirėfilltė tė dashurisė.

N'udhėtimin tonė tė pambaruar, qė u nis nga mrekullia, gjithnjė e mė shpesh ndalemi e kremtojmė sukseset e mėdha tė dashurisė - gjithnjė nėpėr stacione tė mrekullive, me tė bekuara kėngė e valle njerėzie, gjithnjė veshur e kultivuar me dashuri. Nė secilin stacion pėrjetojmė mrekulli tė reja dhe nė secilin stacion e nė secilėn mrekulli jemi mė shumė dhe mė tė zėshėm se nė ato paraprake. Harqet e valleve tė bekuara tė kremteve tona, nė kėtė udhėtim tė pambaruar - nė secilin stacion mrekullie, u ngjajnė ylberėve tė dashurisė. Tashmė po udhėtojmė bashkė me turma tė mėdha njerėzish - bashkudhėtarė e bashkėpunėtorė tanė gjithnjė nė shtim - tė tė gjitha pėrkatėsive, tė tė gjitha ngjyrave, tė tė gjitha racave dhe tė tė gjitha viseve tė botės.

Unė e Ti - o Mbretėresha ime, duke qenė gjithnjė nė krye tė kolonave tė bashkudhėtarėve tanė, n'udhėtimin e pambaruar, qė gjithnjė e mė shumė po e pasuron historinė, duhet ta falėnderojmė Zotin pėr tė gjitha kėto mrekulli dhe pėr shkėlqimin gjithnjė e mė tė pashėm shpirtėror, qė po na e dhuron ne, si dhe tė gjithė bashkudhėtarėve e bashkėpunėtorėve tanė. Duke e falėnderuar, njėkohėsisht marrim pėrgjegjėsi tė mėdha para Zotit, pėr kultivimin e mirėfilltė tė dashurisė, qė ėshtė ēelės i pėrhershėm i tė gjitha sukseseve tona, nė shėrbim tė njerėzimit. E bekuara dashuria dhe besa jonė na i garantojnė sukseset dhe njerėzisė ia garantojnė pėrjetėsinė, n'udhėtimin e pambaruar dhe kremtimin e sukseseve gjithnjė e mė tė mėdha - anekėnd botės - deri nė amshim. Me tė gjitha bekimet e Zotit dhe me mrekullitė e pandalshme, n'udhėtimin tonė tė pambaruar i kemi tė garantuara sukseset - ne, me bashkudhėtarėt dhe me bashkėpunėtorėt tanė, si edhe dashuria jonė, qė ėshtė bėrthama e kėtyre mrekullive dhe ēelėsi i tė gjitha sukseseve. Nė kėto rrethana dhe me kėto garanci, njerėzisė dhe botės sonė i ėshtė garantuar amshimi - pėrplot me lumturi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara