F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Reportazh udhėpėrshkrues:

E bukura Torino frymon edhe me vlerat e traditės shqiptare

-- nga Engjėll KOLIQI, Torino, fundshtator 2008

Engjėll Koliqi

Formula e kėtyre ditėve tė bekuara, qė do tė mbetet nė histori, pėr mua, pėrfshinė kėto dy komponente – shumė tė rėndėsishme: fillimi i miqėsive tė reja, me njerėz vėrtetė tė vlefshėm dhe fillimi i komunikimit me shkrimtarin tonė tė madh – Ismail Kadare.

Dy javė mė parė, gjatė njė bisede telefonike nga njė mike virtuale mora njė lajm tė mirė. Me zėrin e saj tė thekshėm, sikur nė manifestime tė nxehta patriotike – "me zānin pushkė" - siē thoshte gjyshja ime Alberika (Lokja Likė), lajmin pėr ardhjen e shkrimtarit tonė tė madh – Ismail Kadare nė Torino, ma kumtoi patriotja tashmė e dėshmuar – Ferderova Dauti. Ajo, duke ma dhėnė lajmin e mirė nga Pavia, njėkohėsisht edhe mė ftoi qė tė jem i pranishėm nė Torino, nė tė premten e 26 shtatorit, pėr tė ndarė ēaste tė kėndshme dhe tė lumtura me shumė bashkėkombas, qė kishin paralajmėruar ardhjen e tyre, jo vetėm nga Italia, por edhe nga vende tė tjera. Pėr pak ditė lajmi ishte pėrhapur nė tė katėr horizontet dhe shumė miq mė telefononin, pėr tė mė pyetur se si mund tė kenė njė ftesė, pėr tė marrė pjesė nė ligjėratėn e Kadaresė, qė me ftesė tė Kėshillit Organizativ, do e mbaj, nė kuadėr tė manifestimit multikulturor "Torino Spiritualitą" – (Torino - Pėrshpirtėri).

Takim nė Torino Spiritualitą
Grup shqiptarėsh nė Torino

Nė mesin e qindėra shqiptarėve qė do tė vinin nė takimet e sivjetme tė pėrshpirtėrisė, nė Torino, para sė gjithash pėr ta takuar shkrimtarin tonė tė madh – Ismail Kadare-nė, sigurisht qė do tė jetė edhe Nėnėmadhja e Mrekullive - Vitore Stefa-Leka. Me Zonjėn Vitore u muarėm vesh qė tė shkojmė njė ditė mė parė, nė mėnyrė qė tė mund tė takohemi me sa mė shumė veprimtarė shqiptarė dhe tė merremi vesh pėr njė strategji tė pėrbashkėt kombėtare tė organizimit tė jetės kulturore e artistike nė diasporė, duke mos harruar natyrisht edhe veprimtaritė e nevojshme humanitare dhe tė solidaritetit mes nesh dhe me tė tjerėt.

Ashtu edhe ia bėmė. Sipas marrėveshjes, unė dhe Zonja Vitore shkuam nė Torino tė enjtėn e 25 shtatorit. Meqė Ajo ishte organizuar mė mirė, edhe ka mbėrritur para meje. Kur mbėrrijta unė – pak mbas orės 16, Vitorja kishte prenotuar edhe dhomat, nė hotelin treyjėsh "Astoria", afėr stacionit kryesor hekurudhor tė Torinos. Qė tė mos sillem vėrdallė, duke kėrkuar hotelin, Vitorja – bashkė me Delina Kuēaj, erdhėn dhe mė shoqėruan nė stacion, sapo kisha zbritur nga treni. I rregulluam plaēkat nė dhomat qė kishim marrė nė hotel – ajo nė dhomėn 316 (kati i tretė), kurse unė nė dhomėn 113 (kati i parė) dhe dualėm tė shėtisim, respektivisht t'i vizitojmė pikat kryesore tė bukurive tė rralla tė qytetit tė Torinos.

Takim nė Torino Spiritualitą
Duke pirė kafe me Vitoren dhe me Delinėn, nė Sheshin Fitorja

Me shumė dinjitet dhe me njė gjentilecė shembullore, na shoqėroi Delina – kjo vajzė e bukur nė shpirt dhe nė trup, qė mbasi kishte mbaruar studimet universitare kėtu – bile kishte bėrė edhe master (magjistraturė), ishte kthyer nė Shqipėri, pėr ta ushtruar profesionin e saj tė ekonomistes, nė atdhe. Atje ishte punėsuar nė njėrėn nga ministritė e Qeverisė Shqiptare, nė sektorin e financave, si profesioniste.

Shkuam nė Sheshin e Fitores (Piazza Vittoria), mbase sheshi mė i madh i njė qyteti nė botė. Mbasi shėtitėm, afėr njė orė nėpėr shesh, duke shijuar bukuritė e rralla – edhe pėrbri Lumit Po, u ulėm nė njė lokal shumė tė bukur – kafebar, pėr tė pirė kafe. Delina na shpjegoi shumė gjėra tė bukura dhe tė rėndėsishme tė Torinos, qė nuk njihet vetėm me industrinė automobilistike tė FIAT-it, por edhe me bukuri tė rralla – tė arkitekturės karakteristike, qė vetėm kėtu i gjen dhe i sheh njeriu. Na e shpjegoi edhe faktin dhe privilegjin historik tė Torinos – kryeqytet i parė i Italisė, ku edhe ka funksionuar parlamenti i parė italian. Gjithashtu – vetėm nga jashtė – e pamė edhe muzeun e filmit italian, pėrbri Sheshit tė Fitores, mu nė vendin ku ka zėnė fill kinematografia italiane. Edhe shumė gjėra tė bukura dhe kuriozitete nga historia shumė interesante e Torinos, na shpjegoi shqiptarja shumė e zgjuar dhe e bukur – Delina Kuēaj, e cila gjatė tėrė kohės sa na shoqėroi, rrinte dhe fliste me njė buzėqeshje karakteristike – tipike tė pastėr shqiptare.

Takim nė Torino Spiritualitą
Kadare gjatė takimit Torino Spiritualitą

Megjithėse kishte njė agjendė shumė tė ngjeshur, me plot takime diplomatike – ministri i kulturės nė Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Romė – poeti ynė i madh – Visar Zhiti, erdhi nė Piazza Vittoria (Sheshi Fitorja), pėr tė na takuar – bashkė me konsullin e nderit tė Shqipėrisė nė Piemonte – Giovanni Firera. U pėrqafuam fort dhe biseduam gjatė me Visarin, mikun tim tė shtrenjtė, qė nuk e kisha takuar pėr disa vite. Ai na tregoi shumė gjėra interesante, gjithnjė me shprehje tė thekshme poetike, qė tregimeve e rrėfimeve tė tij i jepnin njė muzikalitet tė kėndshėm. Ai na tha se kėtu nė Torino ndjehet gjithnjė i kapluar nga emocionet, duke kujtuar Migjenin, qė ndėrroi jetė kėtu. Emocione i shkaktoheshin edhe kur kujtonte shumė figura e ikona tė mėdha tė kulturės italiane, qė kanė vepruar nė kėtė qytet tė bukur – nė tė parin kryeqytet tė kėsaj Italie. Biseduam gjatė edhe pėr zhvillimet aktuale kulturore, nė tė gjitha trojet shqiptare dhe pėr kontributin e madh, qė protagonistėt tanė tė kulturės po japin pėr bashkimin shpirtėror tė kombit, qė do i paraprij edhe bashkimit tė tėrėsishėm fizik.

Takim nė Torino Spiritualitą
Me Lekė Gjokėn dhe Vitoren

Vitorja ishte merakosur, pse Lekė Gjoka nuk ka telefonuar sot nga Tirana, duke u gajluar pėr te, se si do tė vinte nesėr nga aeroporti, kėtu nė qytet. Leka, i cili kishte ardhur pėr pushim nė atdhe – nga Florida e SHBA-ve, megjithėqė tė shtunėn kishte dasmėn e vėllait nė Shqipėri, nuk ishte duruar pa ardhur pėr ta takuar Ismail Kadare-nė. Ai kishte prenotuar biletėn ajrore (Tiranė/Romė/Torino dhe Torino/Romė/Tiranė), pėr tė ardhur tė premten paradite dhe pėr t'u kthyer menjėherė nė mėngjesin e sė shtunės, qė tė mos mungoj nė dasmėn e vėllait, pėr tė cilėn edhe kishte ardhur me familjen e Tij, nga Amerika e largėt.

Duke ngrėnė darkė, nė restorantin afėr hotelit "Astoria", ku ishim tė vendosur, tek sa po prisnim pėr tė ngrėnė, befasisht kamerierja na pyetė – nėse jemi shqiptarė?! Po – iu pėrgjigjėm, me tė shpejtė, duke e pyetur – poashtu shpejt – po ti?! – Unė jam nga Berati – u pėrgjigj vajza e bukur, shqip. Unė qesha me tė madhe dhe iu drejtova Vitores, duke i thėnė: - Nėnėmadhja shqiptare e Motėrmadhja Ime, kudo Ti je e privilegjuar – pėrderisa unė nuk takoj asnjė nga Kosova, ti kėtu gjen vasha tė bukura, nga Berati Yt i bukur, qė tė shpalli edhe qytetare nderi! Qeshėm tė gjithė me zė, kurse mė sė shumti u ndie e gėzuar kamerierja e re, qė na shėrbente. Ajo na tha se kėtu studjon ekonominė dhe punon nė orėt e darkės, qė tė fitojė paratė pėr studime dhe ta lirojė kėshtu familjen nga preokupimet e shpenzimeve tė saj. Sa nuk qajti, kur i treguam se ligjhėrata e Ismail Kadare-sė, nesėrmbrėma fillon nė ora 20:45, kur ajo duhej tė punonte.

Mbasdarke, deri vonė ndejtėm me Vitoren, nė sallėm e internetit, nė hotel, duke lexuar shumė gjėra interesante nga faqet elektronike shqiptare dhe nga postat tona elektronike. Gjetėm shumė mesazhe tė shqiptarėve, qė kėrkonin ta pėrshėndesnim Kadarenė, edhe nė emrin e tyre. Mua, nga Stublla, ku tė shtunėn e 27 shtatorit do tė mbahet edicioni i XIX i manifestimit tradicional mbarėkombėtar, nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė (1584 – 1905) – "Takimet e Dom Mikelit 2008", mė kishin kėrkuar qė ta ftoj Ismail Kadare-nė, qė ta nderojė Stubllėn dhe pėrgjithėsisht Kosovėn, me pjesėmarrjen e Tij – me njė ligjėratė, siē din vetėm Ai, nė edicionin jubilar – tė XX-tin, tė "Takimeve tė Dom Mikelit 2009", nė fundshtatorin e vitit tė ardhshėm. Edhe mbasi u pėrshėndeta me Zonjėn Vitore, unė nuk fjeta deri vonė – deri nė orėt e mėngjesit, i kapluar me shumė emocione qė mė erdhėn gjatė takimeve dhe vizitave tė ditės qė e lamė mbas. Mė vinte edhe vetė Migjeni i sėmurė, tė cilin e shihja, edhe nė ēastet e fundit – duke dhėnė shpirt e duke shkruar vargje mjerimi. Mė dukej se e shihja Migjenin, qė mė shumė dhembje po i shkaktonte Luli i Vocėrr, se vetė vdekja fizike, qė po e rrėmbente! Ishte vetėm vdekje fizike, sepse Ai ende jetopn nė zemrat e shqiptarėve!

Takim nė Torino Spiritualitą
Engjėll Koliqi, Vitore Stefa Leka dhe Lekė Gjoka gjatė takimit

Edhepse nuk kam fjetur deri nė orėt e mėngjesit, rreth orės 8 jam zgjuar dhe kam shkuar poshtė, nė restorantin e vogėl tė hotelit, pėr tė ngrėnė mėngjesin. Rreth orės 9 erdhi edhe Vitorja. Mbas pak minutash mbėrrijti edhe Delina. Nuk vonoi shumė dhe, nga aeroporti, telefonoi Lekė Gjoka, i cili kishte mbėrritur nga Tirana. E udhėzuam qė tė vinte nga aeroporti, me autobus. Pak mbas orės 11 mbėrrijti patrioti i dėshmuar, Ai qė i ka hapur dhe i mba tė forta – me frymė patriotike dhe nė nivel tė lartė profesional e kulturor – faqet elektronike shqiptare – "lezha.net" (lezhe.net) dhe toplistėn e madhe – mailinglist – "memedheu". Erdhi pra burri i bukur, me hijeshi shembullore fizike e shpirtėrore – Lekė Gjoka. Jemi ulur tė gjithė bashkė, pėr tė pirė kafe, dhe kemi vazhduar bisedėn. Leka, megjithėse i lodhur e edhepse nesėr nė Shqipėri e kishte dasmėn e vėllait, e kishte marrė kėtė rrugė tė gjatė, duke ndėrruar nga dy aeroplanė nė njė drejtim, vetėm e vetėm ta takoj dhe ta pėrshėndes personalisht tė madhin Ismail Kadare, por edhe tė njihet nga afėr me shumė miq, me tė cilėt me vite tė tėra ka komunikuar dhe ka bashkėpunuar nga larg. Edhe me kėtė rast Lekė Gjoka e dėshmoi nė vepėr patriotizmin e Tij shembullor. Derisa po bisedonim pėr shumė ēėshtje, pėr njerėzit qė nxisin polemika, deri nė shamata tė padurueshme – nė shtyp dhe nė interent, Ai rakomandonte njė injorim total. Vetėm nėse i injorojmė plotėsisht – thoshte Leka – ata do tė ndalen, tė lodhur duke llafosur vetėm me vetėveten e tyre.

Pėrderisa flisnim pėr detyrat dhe pėrgjegjėsitė qytetare tė emigrantit tė mirė jashtė vendit, Ai shpesh e pėrsėriste thėnien e ish presidentit amerikan – Kenedy: "Mos pyet se ē'po bėn atdheu pėr ty, por mė parė mė thuaj se ē'po bėn ti pėr atdheun"! Ē'po bėj unė pėr atdheun tim, duhet ta pyesim tė gjithė veten tonė -rakomandon patrioti Lekė Gjoka. Ai madje, kėtė po e vėrteton ēdo ditė me kontributin e Tij tė pashterrshėm patriotik dhe kulturor. Ai kishte sjellė me vete libra tė tij poetikė, pėr t'ua dhuruar miqve. Mbas pak shkuam nė hotel dhe e muarėm edhe njė dhomė pėr Lekėn – nė katin e dytė, dhoma nr. 214. Qė tė gjithė e kontrolluam postėn elektronike, nė sallėn e internetit dhe pastaj shkuam e ngrėnėm drekė – bashkė edhe me miq tė tjerė – aty ku kishim darkuar mbrėmė – aty ku na kishte shėrbyer studentja e re beratase.

Pastaj, qė tė gjithė bashkė shkuam nė pallatin e shkrimtarėve tė qytetit tė Torinos, qė quhej – Shtėpia e Lexuesve, ku nga ora 14:30, analisti i mirėnjohur shqiptar – Mustafa Nano, mbajti ligjėratėn e tij, me titull: "Rifillimii njė pėrspektive politike dhe sociale nė Shqipėri". Nė kuadėr tė kėtyre ditėve tė pėrshpirtėrisė ("Torino Spiritualitą") ishin ftuar ligjėrues nga pjesė tė ndryshme dhe nga kultura e civilizime tė ndryshme tė botės. Krahas ligjėratės sė Mustafa Nano-s, nė tė njėjtin pallat – nė njė sallė tjetėr tė Shtėpisė sė Lexuesve, mbahej edhe njė ligjėratė tjetėr – e karakterit fetar, tė rendit "Yoga Sutra". Aty – nė shtėpinė e shkrimtarėve dhe tė lexuesve, si dhe tė artistėve, me kėtė rast kemi takuar shumė veprimtarė shqiptarė, tė ardhur nga shumė vise tė Italisė, nga Franca, nga Zvicra, si dhe nga vende tė tjera europiane. Ndjehesha i nderuar dhe i privilegjuar nė ēastet kur i shtrėngonim duart me veprimtarė tė dėshmuar, si: Alban Daci-n – drejtuesin famoz tė forumit rinor nga Gjenova dhe Petraq Qafzezi-n – autorin e librit "Lulekuqet mbi mur", nga i cili libėr ka dalė filmi i mirėnjohur i regjisorit Dhimitėr Anagnosti. Sidomos i nderuar dhe i privilegjuar jam ndjerė, kur jam njoftuar me Profesorin Vincenzo Cucci – drejtuesin e shoqatės "Vatra Arbėreshe", me seli nė Chieri tė Torinos dhe me ēiftin shqiptaro-italian – Natasha Shpuza e Marzio Barbero, tė cilėt janė gjithnjė tė palodhshėm nė shėrbim tė shqiptarėve dhe tė ēėshtjes shqiptare. Duke qenė profesionistė tė dėshmuar – sidomos Marzio, qė ėshtė njėri ndėr ingjinierėt mė tė shquar tė Radiotelevizionit Italian – RAI, kėta i kanė dhėnė ndihma tė mėdha Radiotelevizionit Shqiptar – RTSH-sė, ku njė jetė tė tėrė ka punuar Zonja Natasha.

Takim nė Torino Spiritualitą
Me Kadarenė

Nė kėtė ditė speciale tė 26 shtatorit, gėzimi pėr njohjen nga afėr dhe pėrqafimin me Ismail Kadarenė, nuk ka mbetur gėzim i vetėm, sepse gėzimet janė shtuar njėri mbas tjetrit, duke takuar patriotė dhe veprimtarė tė dėshmuar tė ēėshtjes kombėtare, tė ardhur kėtu – siē u tha edhe mė parė, nga shumė vise tė Italisė dhe nga vende tė tjera. Ishte njė kėnaqėsi e madhe tė kalonim ēaste me ēiftin korēar – patriotėt Shuip e Engjėllushe Mala. Zonja Ferderova, nga Pavia kishte ardhur me bashkėshortin e Saj – Hate Dauti-n, njė patriot ēam, me tė cilin ishte njė kėnaqėsi karakteristike tė ulesh, tė bisedosh dhe tė bashkėpunosh. Zotėri Hate, ishte njė veprimtar qė donte – me ēdo kusht – Shqipėrinė Etnike dhe kėrkonte ulje tė tensioneve ndėrpartiake dhe nė mes ideologjive tė ndryshme politike.

Ishte njė kėnaqėsi e madhe dhe njė privilegj i madh pėr mua, qėndrimi disaorėsh nė kėtė pallat – nė Shtėpinė e Lexuesve tė Torinos. Gjatė kėtyre orėve tė paharrueshme, pata fatin tė "takohem" me shumė vepra kapitale tė artit dhe tė kulturės bashkėkohėse, tė ekspozuara nė holin e bukur tė kėtij pallati prestigjioz, ku as nė oborr nuk lejohej asnjėfarė zhurme, madje as pirja e duhanit. Sa mė thoshte instikti, se jam i vogėl tė jem brėnda kėtij pallati tė kulturės dhe tė artit, sa mė bėnte tė ndjehem edhe unė njė artist dhe shkrimtar i madh dhe i denjtė tė bashkėpunoj me artistė dhe shkrimtarė tė kombeve tė tjera, me tė cilėt nga diversitetet mund tė krijojmė njė pasuri tė madhe botėrore, tė artit dhe tė kulturės ndėrkombėtare.

Meqė mė thirrėn me urgjencė, disa miq tė mij italianė, nuk prita dot tė mbarojė takimi me Mustafa Nano-n, sepse kishim shumė gjėra tė rėndėsishme qė nuk lėheshin dot, tė bisedonim me miqtė e mi torinezė. Kur unė dola nga salla, Zonja Natasha Shpuza po i bėnte pyetje bukur tė vėshtira analistit Nano, i cili nuk e kishte edhe lehtė tė pėrgjigjej me dinjitet.

Takim nė Torino Spiritualitą
Libraria e Torinos - mė e gjata nė botė

Vetė manifestimi multikulturor – shumėditėsh – "Torino Spiritualitą" (Torino – Pėrshpirtėri), e ka njė karakter tė tillė – pasurimin e pėrgjithshėm tė kulturės botėrore, me vlerat e marra nga kultura dhe civilizime tė ndryshme – pra, pasurimi nga diversiteti kulturor. Pėr kėtė qėllim, edhe karakteri dhe organizimi i kėtij manifestimi tė madh multikulturor, ishte gjithėpėrfshirės – takime, dialogje, leksione me ligjėrata, lexime me komentime, "workshop" – shitblerje e veprave kulturore e letrare dhe tė arteve pamore, tė autorėve tė ndryshėm nga mbarė bota, si dhe spektakle shembullore kulturore - artistike. Meqė janė tė shumta veprimtaritė e kėtij edicioni tė manifestimit, qė mund tė quhet edhe festiavali multikulturor "Torino Spiritualitą", pėr t'i pėrfshirė tė gjitha duhet shkruar libra tė tėrė, prandaj pėr tė kuptuar rėndėsinė e madhe tė kėsaj ngjarjeje tė madhe multikulturore, nė kėtė reportazh udhėpėrshkrues po pėrmendi vetėm disa shifra dhe disa tituj tė veprimtarive tė kėtyre ditėve. Nė secilin edicion tė kėtij manifestimi marrin pjesė aktive, mbi 30.000 (tridhjetėmijė) persona. Sė paku 120 (njėqindenjėzet) mysafirė specialė – kombėtarė dhe ndėrkombėtarė, ftohen nė secilin edicion tė kėtij manifestimi, pėr t'u angazhuar aktivisht, sė paku nė njė nga sesionet e festivalit disaditėsh multikulturor. Janė 14 (katėrmbėdhjetė) lokacionet nė qytetin e Torinos, nė tė cilat realizoihen sesionet e kėtij manifestimi, nė ditėt dhe orėt e caktuara nga organizatorėt.

Janė mirė tė organizuara 12 (dymbėdhjetė) pikat e shitblerjes sė librave dhe tė veprave tė krijimtarisė kulturore – artisitke, tė autorėve nga vende tė ndryshme tė botės. Me kėtė rast, nė Krahinėn e Piemontes, organizohen 10 (dhjetė) marshime pėrshpirtėrie, me pyetje drejtuar Zotit dhe njerėzve. Janė tė rezervuara, nė ēdo edicion tė kėtij manifestimi, 7 (shtatė) ditė tė kushtuara festivaleve kulturore – artistike. Ēdo herė, nga tri mbrėmje janė tė rezervuara pėr lexime dhe komentime, kushtuar veprės famoze "Il cantico dei Cantici" (Hymni i Hymneve), edhe nė pėrkujtim tė tė madhit – Kamasutra. Nga titujt e ngjarjeve karakteristike tė edicionit tė sivjetėm tė manifestimit "Torino Spiritualitą", po veēojmė: ligjėrata – siē cilėsohjet kėtu – magjistrale "lectio magistralis" e Ismail Kadare-sė "Pėrgjegjėsia e sė drejtės dhe e drejta nė pėrgjegjėsi", pastaj ajo e Francesco Torralba-s, nė kuadėr tė ciklit "Shpresa e Individit" - pastaj "Shpresat e Italisė", nga Marcello Flores, dialogu pėr shpresat e botės "Shpresat nė Islam nė botėn bashkėkohėse" - Abdennour Bidar e Renyo Gualo, pastaj tema "Teologjia e shpresės" – dialog nga Jürgen Moltmann dhe Ugo Perone, "Ta dėgjojmė botėn nėpėrmjet pasioneve" – leksion i Jean – Luc Marian, me prezantim paraprak tė Ugo Perone-s, "Shpresa dhe dėshira mes krishterimit dhe induizmit" – dialog i Stefano Piano-s me Francois Xavier D'Sa, madje dialogu i titulluar "Shpresa pa fe" i Eugenio Scalfaro-s, me Walter Berberis dhe Alessandro Baricco, "Perėndimi i Dashurisė" – leksion e Jean – Luc Nancy, si dhe dioalogu i promovuar nga Raimon Panikkar "Shpirti i Fesė", me ndėrhyrje nga Kala Acharia, Francois Xavier D'Sa, Jiso Forzani, Mohammad Haddad, Alan Lew, tė udhėlhequr nga moderatorja Milena Carrara Pavan Jane, si dhe shumė ngjarje e veprimtari tė tjera interesante, qė nė kėtė edicion tė manifestimit "Torino Spiritualitą", kalojnė shifrėn 90 (nėntėdhjetė).

Formula e kėtyre ditėve tė bekuara, qė do tė mbetet nė histori, pėr mua, pėrfshinė kėto dy komponente – shumė tė rėndėsishme: fillimi i miqėsive tė reja, me njerėz vėrtetė tė vlefshėm dhe fillimi i komunikimit me shkrimtarin tonė tė madh – Ismail Kadare.

Sapo mbarova takimin me miqtė italianė, pak pa ra muzgu – Marzio e Natasha erdhėn e mė muarėn, afėr hotelit ku isha i vendosur. Mbasi bėmė njė shėtitje shumė tė kėndshme, nė disa pika tė bukurive karakteristike tė Torinos, vizituam kėshtjellėn e bukur dhe pastaj, nė restorantin prestigjioz "Catullo" – pėrbri Lumit Po, ata na ofruan njė darkė – njė grupi veprimtarėsh shqiptarė, tė ardhur nga vende tė ndryshme tė Italisė dhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pastaj – me nguti, shkuam para Pallatit Carignano, aty ku kishte funksionuar parlamenti i parė italian, ku Ismail Kadare veē kishte filluar ligjėratėn e tij tė paralajmėruar – "Pėrgjegjėsia e sė drejtės dhe e drejta nė pėrgjegjėsi". Pėr ata qė i njohin vlerat dhe aftėsitė e shkrimtarit tonė, nuk ėshtė pėr t'u habitur fakti, se platoja e hapur – para Pallatit Carignano, ku ligjėronte Kadare, ishte e mbushur plot me njerėz, qė sigurisht ishin mbi 1000 (mbi njėmijė). Nga interesimi i madh pėr kėtė temė, shumė tė ndjeshme, atij iu bėnė shumė pyetje, nė tė cilat pėrgjigjej me plot pėrgjegjėsi dhe me argumente. Sidomos prekėse ishte pyetja dhe pėrgjigjėja pėr pozitėn e palakmueshme tė miliona shqiptarėve, qė janė jashtė atdheut, pa kurrėfarė tė drejtash kombėtare. Ai, duke u pėrgjigjur nė kėtė pyetje, mori shembull gjendjen e kombit tonė nė periudhėn e gjatė nėn pushtimin otoman, kur nga mbi 3000 (tremijė) shkolla nė Shqipėri, vetėm njė ishte nė gjuhėn shqipe. Edhe sot – tha Ai – nė Turqi jetojnė miliona shqiptarė, pa kurrėfarė tė drejtash kombėtare dhe pa asnjė shkollė nė gjuhėn shqipe. Ai shfaqi bindjen, se pėrfundimisht kombi ynė do i pėrballojė tė gjitha sfidat dhe se sė shpejti do klėndellemi dhe, guximshėm, do ecim drejt pėrspektivave tė civilizimit, nė familjen europiane tė kombeve – aty ku e kemi vendin e merituar.

Mbas pėrfundimit tė ligjėratės, njerėzit, e sidomos shqiptarėt, e rrethuan Ismail Kadarenė, sepse ishin tė shumtė ata qė dėshironin ta pėrshėndesnin, me shtrėngim dore dhe ta merrnin autografin e Tij, nė librat qė i kishin blerė nė hyrje tė pallatit, ku ai ligjėronte. Edhepse, ende i panjohur si shkrimtar, unė mora guximin dhe ia dhurova shkrimtarit tonė tė madh dy libra tė mi – librin poetik "Il mio secolo si chiama amore" (Shekulli im quhet dashuri) – nė italisht, botuar nė vitin 2005 nė Empoli dhe librin "Madre Teresa – um amor sem limites" (Nėnė Tereza – njė dashuri pa kufinj) – nė gjuhėn portugeze, e botuar sivjet nė Belo Horizonte tė Brazilit. Kryeshkrimtari ynė mė uroi vazhdim tė mirė dhe pėrspektiv nė krijimtarinė letrare dhe mė premtoi njė komunikim tė rregullt, me gatishmėrinė pėr pėrgjigje ndaj ftesave pėr pjesėmarrje nė manifestime tė mėdha kulturore – mbarėkombėtare dhe ndėrkombėtare, ku mendojmė se ėshtė e nevojshme dhe e vlefshme pjesėmarrja e Tij e drejtėpėrdrejtė. E paralajmėrova, menjėherė, pėr kėrkesat e shumta tė Akademisė Letrare tė shtetit Minas Gerais, pėr njė udhėtim nė Brazil, si dhe pėr dėshirėn e Kėshillit Organizativ tė manifestimit mbarėkombėtar "Takimet e Dom Mikelit", nė Stubėll tė Karadakut – nė Kosovė, pėr njė ligjėratė tė Kadaresė, nė edicionin jubilar – tė XX-tin me radhė, nė vitin e ardhshėm. Ai mė premtoi se do i shqyrtojė, me shumė seriozitet, kėto kėrkesa dhe beson tė mund t'i pėrmbushė, qė tė dyja.

Mbasi u pėrshėndetėm me Isamil Kadarenė, me Visar Zhitin, me konsullin e nderit tė Shqipėrisė nė Piemonte – Z. Giovanni Firera dhe me tė tjerėt, njė grup shqiptarėsh vazhduam shėtitjet dhe bisedat e pėrzemėrta – mes nesh – deri nė orėt e vona tė mbasmesnatės. Gjithnjė na shoqėronin ēifti i mrekullueshėm – Marzio e Natasha, tė cilėt sėrish na ofruan pije, nė njė lokal karakteristik – shekullor, nė tė bukurėn qendėr tė Torinos. Formulė e parė e bisedimeve tona ishte gjetja e njė strategjie mbarėkombėtare, pėr pėrballimin sa mė tė lehtė tė sfidave dhe pėr pėrspektivat e sigurta, me garancitė e zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė vendit dhe tė popullit tonė.

Megjithėse kishim ndejur deri vonė, edhe nė mėngjesin e sė shtunės sė 27 shtatorit, u zgjova herėt. Sapo mbaruam mėngjesin, nė hotelin ku ishim vendosur dhe i dorėzuam dhomat e i muarėm plaēkat tona, mbėrrijtėn aty Marzio e Natasha, pėr tė na shoqėruar edhe sot, nė kėto orėt e fundit tė kėtij qėndrimi tė paharrueshėm nė Torino. Ata na shoqėruan pėr disa orė, nė disa pika karakteristike tė bukurive tė Torinos. Njė mrekulli e rrallė, qė nuk shihet kudo – trotoareve tė mbuluara, por edhe tė pambuluara, pėrgjatė rrugėve tė drejta dhe tė gjata tė qendrės sė Torinos, nė vargje shumė tė gjata, ishin libraritė e hapura. Mijėra e mijėra libra, ndėr mė tė ndryshmet, ekspozoheshin dhe shiteshin nė librarinė mė tė gjatė nė botė – siē ma konfermonte edhe Zotėri Marzio. Mbas mrekullisė sė librave, shkuam dhe e vizituam Muzeun Egjiptian, ku pamė mrekulli tė tjera, qė nuk mund tė shihen kudo. Veē tjerash, nė kėtė muze, pamė edhe pjesė dhe mure tė tėra tė njė tempulli origjinal tė egjiptianėve tė vjetėr, si dhe varreza me kufoma origjinale, ende tė padekompozuara, edhepse tė vjetra – sė paku 2500 (dymijepesėqind) vjet para Krishtit. Kėtė vizitė triditėshe – tė paharrueshme – nė qytetin e Torinos, e pėrfundova me vizitėn nė Muzeun Egjiptian.

Rreth orės 13:40 – mua, Vitoren, Ferderovėn dhe Hateun, qė po udhėtonim nė drejtim tė Milanos, pėr tė vazhduar pastaj secili pėr nė shtėpinė e vet, nė stacionin hekurudhor qendror "Torino Porta Nuova", na shoqėruan ēifti bashkėshortor – Marzio e Natasha, si dhe e palodhshmja Delina. Marzio e Natasha ishin kujtuar edhe tė na blenin dhurata. U pėrshėndetėm, me pėrqafime si vėllazėrore, nga tradita shqiptare, me urimin pėr t'u ritakuar sa mė parė, nė njė manifestim ndėrkombėtar, tė organizuar nga Mėrgata Shqiptare nė Itali.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara