F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

OKB - peng i aleancave kriminale dhe intereseve globale

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (LC), 12 tetor 2008

Engjėll Koliqi

Dikur ishte bindja e pėrgjithshme, se Lidhja e Kombeve - mė vonė Organizata e Kombeve tė Bashkuara, me seli nė New York, ėshtė vendi i zgjidhjes sė krizave, i respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe i sė drejtės dhe pėrgjegjėsisė ndėrkombėtare. Mirėpo, me kryqėzimin e intereseve globale me ato tė aleancave kriminale, nė vitet e fundit Organizata e Kombeve tė Bashkuara ėshtė futur nė njė qorrsokak dhe dita-ditės po e humb fuqinė vendosėse, duke mos gjetur rrugėdalje nga krizat. E mbetur peng ndėrmjet aleancave kriminale dhe intereseve globale, sot lindin shumė dyshime pėr funksionimin e drejtė tė organizatės sė kombeve dhe druhet pėr fatin dhe ekzistencėn e Saj. Janė shumė ngjarje dhe dėshtime, qė e kanė kapluar Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, viteve tė fundit, qė arsyetojnė dyshimet tona, prandaj shtrohet pyetja: - Athua do tė mund tė mbijetojė dhe tė funksionojė organizata botėrore e kombeve, nėn trysnitė dhe kėrcėnimet e aleancave kriminale, qė nga dita nė ditė po e dobėsojnė, apo njė ditė do tė falimentoj?! Pėr tė dalur nga ky qorrsokak i rrezikshėm dhe pėr ta shpėtuar Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nga falimentimi, drejtuesit e shteteve dhe tė kombeve tė fuqishme duhet tė ndėrmarrin masa tė shpejta, tė drejta dhe funksionale, pa humbur kohė. Nė rend tė parė duhet ndryshuar statutin dhe rregulloret e punės tė kėsaj organizate, pėr ta pamundėsuar veton e atyre qė duan ta destabilizojnė botėn dhe ta shkattėrrojnė njerėzimin. Kjo duhet tė bėhet me njė reformė tė menjėhershme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me ndėrhyrje tė shpejta, me amandamente urgjente, nė statutin dhe nė rregulloret e punės tė Kėshillit tė Sigurimit, ku duhet hequr veton e anėtarėve tė pėrhershėm dhe duhet zgjėruar kėtė organ me pėrfaqėsi tė tjera.

Stema e OKB-sė Me reformat nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, qė nė kėtė stinė kritike tė botės - me shumė rreziqe, po kėrcėnohet dhe rrezikohet njerėzimi, nė radhė tė parė duhet tė precizohen mirė detyrimet dhe pėrgjegjėsitė e vendeve dhe tė popujve, qė dalin nga e Drejta Ndėrkombėtare dhe nga Karta e OKB-sė pėr tė drejtat e kombeve dhe tė njeriut, nė mėnyrė qė tė gjithė - tė mėdhenj e tė vegjėl - tė trajtohen drejt dhe barabarsisht. Me kėto reforma, mendoj se duhet paraparė edhe ndryshimin e kufinjve tė shumė shteteve, duke u orientuar kryesisht nė kostituimin dhe forcimin e shteteve etnike, qė mendoj se i ndihmojnė zbutjes dhe - pėrfundimisht - eliminimit tė krizave. Bashkėpunimi ndėrkulturor dhe pasurimi i kulturės botėrore me tradita e vlera tė kulturave dhe tė civilizimeve, me formulėn multietnike, mė sė miri do tė realizoheshin me bashkėpunim tė rregullt dhe tė drejtė ndėrmjet shteteve etnike - sovrane, nė secilin kontinent dhe nė secilin rajon tė botės. Mbase, nė kėtė drejtim do tė mund tė bėheshin pėrjashtime, respektivisht do tė mund tė pėrcaktoheshin rregulla tė tjera specifike, pėr kontinentet amerikane dhe australiane, ku kryesisht kemi shtete me popullsi shumėkombėshe, me formulėn e komb-shteteve, qė kombet i pėrcakton dhe i identifikon me emrin e shtetit pėrkatės. Nuk tėrhiqem as sot nga propozimi i zgjėrimit tė Kėshillit tė Sigurimit me pėrfaqėsi tė reja, qė mendoj se duhet t'i ketė 21 anėtarė, nė vend 15 sa i ka aktualisht, 7 prej tė cilėve (aktualisht 5) anėtarė tė pėrhershėm, ku dy vendet e reja mendoj se duhet tė rezervohen pėr Brazilin dhe pėr Afrikėn e Jugut, nė mėnyrė qė edhe kontinenti latinoamerikan dhe ai afrikan t'i kenė pėrfaqėsitė e veta tė pėrhershme aty.

Pėr tė qenė nė shėrbim tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, respektivisht pėr tė pasur gjithėherė parasysh dhe pėr tė respektuar tė drejtat kombėtare tė tė gjithėve, duhet hequr e drejta e vetos, qė nė kėto vitet e fundit - mjerisht - ėshtė keqpėrdoruar, duke favorizuar aleancat kriminale, e pėrdorur kryesisht nga pėrfaqėsuesit lindorė tė aleancės orthodokso-komuniste - Rusia e Kina. N'udhėkryqe interesesh Rusia e Kina i kanė pėrvetėsuar edhe shumicėn e vendeve islamike, qė nė Kėshillin e Sigurimit dhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė ua mbajnė anėn me vota. Pėr tė garantuar rregullsitė ligjore tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, me heqjen e vetos, do tė duhej tė ndryshohen edhe rregullat e marrjes sė vendimeve tė ndjeshme, lidhur me krizat, si dhe pėrgjithėsisht nė interes tė popujve dhe tė njerėzimit mbarė. Si nė Kėshillin e Sigurimit, poashtu edhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme, pėr marrjen e vendimeve duhet kėrkuar shumicėn absolute tė votave, qė duhet tė jenė dy tė tretat plus njė (2/3 + 1).

Selia e OKB-sė Janė tė shumta arsyet qė kėrkojnė reformimin e menjėhershėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Lidhur me krizat e fundit, gjithnjė probleme nė organizatėn botėrore ka paraqitur aleanca lindore e bllokut orthodokso-komunist (Rusi - Kinė), duke i manipuluar e pėrvetėsuar edhe shumė nga vendet islamike. Sidomos, kur janė pritur vendime historike mbi Kosovėn dhe pėrgjithėsisht pėr ēėshtjen shqiptare dhe pėr krizėn e gjithėmbarshme ballkanike, kjo aleancė - me "miqt" e tyre kanė vepruar gjithnjė jashtė rregullave tė sė Drejtės Ndėrkombėtare dhe larg intereseve paqėsore tė popujve, duke kaluar madje shpesh edhe nė ekstremitete absurde. Sidomos kėto anomali, qė kanė bllokuar proceset paqėsore tė viteve tė fundit, janė shprehur dhe kanė funksionuar ē'prej se nė Kremlinin e Moskės e ka marrė pushtetin Vladimir Putin - ish drejtuesi i KGB-sė famėkeqe, gjithnjė me qėllime ekspansioniste dhe imperialiste n'udhėrkyqet e intereseve botėrore. Pa shkuar shumė larg nė kėtė drejtim, le t'i kujtojmė bllokadat e fundit qė politika kriminale e Rusisė putiniane i ka shkaktuar nė Kėshillin e Sigurimit, pėr tė penguar tė drejtėn tonė tė natyrshme dhe legjitime tė shtetformimit, ndėrkohė qė pėrgatitej pėr invadimin e vendeve fqinje, me formulėn e "sė drejtės shtetformuese" tė pakicave ruse tė mbetura atje (Gjeorgji, Ēeēeni e gjithandej). Bllokadat putiniane nė Kėshillin e Sigurimit dhe rezoluta e tashme pėr kėrkimin e mendimit mbi ligjshmėrinė e themelimit dhe tė pranimit tė Republikės sė Kosovės, nga Tribunali Ndėrkombėtar i Drejtėsisė nė Hagė, e aprovuar nga Asamblea e Pėrgjithshme e OKB-sė, shtetit tė Kosovės, pėrveē irritimeve dhe nervozizmave mbarėpopullore, i kanė shkaktuar edhe shumė dėme financiare. Mbas bllokadave ruse nė Kėshillin e Sigurimit, u dasht tė pėrballet edhe njė raund i ri "bisedimesh" me qeveritarėt e Beogradit, me shumė lėvizje delegacionesh dhe pas rishpalljes sė pavarėsisė - edhe tash - jemi tė detyruar tė shpenzojmė shumė nė fushatėn lobuese, nė kėrkim tė njohjes nga sa mė shumė vende tė botės, deri nė pėrmbushjen e kushteve tė anėtarėsimit nė OKB, pa vendimin e Kėshillit tė Sigurimit. Le t'i kemi kėtu parasysh edhe formimin e agjensisė sė lobimit dhe tė ndarjes sė tre milionė eurove pėr te, nga Qeveria e Republikės sė Kosovės.

Se nuk ėshtė nė rregull dhe se ėshtė krejtėsisht jashtė normave tė Drejtėsisė Ndėrkombėtare dhe tė drejtave kombėtare, madje edhe kundėr vlerave tė demokracisė, vendimi i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr pranimin e rezolutės sė Serbisė, me tė cilėn kėrkohet mendimi i Tribunalit Nėrkombėtar tė Drejtėsisė nė Hagė, flasin shumė argumente bindėse:

1. Rezoluta e Serbisė ėshtė aprovuar me 77 vota pro, qė janė vetėm 40,10% tė vendeve anėtare tė OKB-sė. 6 votat kundėr dhe 74 abstenime - gjithsejt 80, janė 59,90% tė vendeve anėtare tė OKB-sė. Duke i pasur parasysh votat, del se nga 192 vende anėtare tė OKB-sė, pėr kėtė rezolutė kanė votuar 157 vende. Edhe nė kėtė numėr nuk ėshtė i plotėsuar 50 pėrqindėshi, sepse 77 votat pro, janė 49,04%, kurse 50,96% nuk kanė votuar pro kėsaj rezolute.

2. Edhe fakti qė Mali i Zi, vendi i fundit i "shkurorėzuar" me Serbinė, vetėm njė ditė mbasi ka votuar pro kėsaj rezolute, e ka njohur shtetin e Kosovės, bashkė edhe me Maqedoninė, qė tė dy kėto republika - deri dje simotra tė Serbisė.

3. Si ėshtė e mundur qė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė t'ia propozojė Asamblesė sė Pėrgjithshme dhe aty "tė kalojė" rezoluta e Serbisė drejtuar Tribunalit tė Hagės, tribunal ky qė kurrė nuk e ka njohur as nuk e ka respektuar Beogradi zyrtar, qė edhe sot vazhdon t'i fshehė dhe t'i mbaj terroristėt dhe kriminelėt e luftės, tė shumėkėrkuar nga ky Tribunal?!

4. Me cilėn procedurė dhe me cilėn normė ligjore tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, Organizata e Kombeve tė Bashkuara e ka pranuar dhe e ka anėtarėsuar Republikėn e Serbisė?! Edhe kjo republikė, si edhe tė tjerat ka dalė nga federata e falimentuar jugosllave, prandaj ka qenė dashtė t'i nėnshtrohet procedurės sė pranimit si shtet nė OKB, siē kanė bėrė tė tjerat - qė nga Sllovenia e deri te Mali i Zi dhe tash Kosova, e cila pengohet nga Serbia, qė kurrė nuk ėshtė pranuar me procedurė tė rregullt nė OKB.

5. Abstenimi i 74 vendeve nė votimin pėr rezolutėn e Serbisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme, qė janė vetėm tri mė pak se 77 vendet qė kanė votuar pro, dhe bashkė me vendet qė kanė votuar kundėr janė tri mė shumė se ato qė kanė votuar pro, tregon qartė se nė OKB nuk funksionon e Drejta Ndėrkombėtare dhe nuk respektohen tė drejtat dhe vullneti i popujve, as demokracia.

6. Shumė nga pėrfaqėsuesit e vendeve qė kanė abstenuar, kanė deklaruar se kėtė veprim e kanė ndėrmarrė nė shenjė tė respektimikt tė Tribunalit Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė nė Hagė, por edhe duke mos ditur kah t'ia mbajnė nė kėtė mjegullnajė n'udhėkryqe interesesh, qė tashmė janė gjithnjė e mė shumė, edhe pėrbrenda Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

7. Ēka mund tė thuhet nė kėtė kontekst, qė mu nė kėtė ēast tė ndėrlikuar Komiteti Ndėrkombėtar nė Oslo, e nderoi me Ēmimin Nobel pėr Paqe Marti Ahtisaarin, pėr ndėrmjetėsimet e tij tė suksesshme nė shėrbim tė paqes nė vende tė ndryshme tė botės, duke potencuar kryesisht rikthimikn e paqes nė Ballkan, me propozimin e tij pėr kostituimin e Shtetit tė Kosovės. 8. Shtrohet madje pyetja - pse Asamblea e Pėrgjithshme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nuk e aprovoi edhe njė rezolutė pėr ta dėnuar Rusinė, pėr invadim dhe pushtim tė vendeve sovrane, anėtare tė kėsaj organizate?!

9. Dhe nė fund fare - pse nuk u diskutua nė Asamblenė e Pėrgjithshme sjellja skandaloze e pėrfaqėsuesit special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė - kryeadministratorit tė UNMIK-ut - Lamberto Zanier, tash kur ėshtė nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, tė cilėn ai e anashkalon dhe e shkelė pothuajse ēdo ditė, me propozime absurde, me kėrkesa pėr subjektivizimin e sistemit paralel nė vendbanimet me shumicė serbe nė Kosovė, duke favorizuar kėshtu aspiratat invaduese, tė sė pangopurės Serbi?!

Duke i pasur parasysh tė gjitha kėto fakte tė parashtruara, si dhe krizėn financiare qė ka pėrfshirė mbarė botėn, mu nė ditėt e punimeve tė sivjetme tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, qė dyshohet tė jetė shkaktuar mu nga kėto aleanca destruktive, tė pėrmendura mė lartė, droja pėr falimentimin e OKB-sė dhe pėr rrezikimin shumė serioz tė popujve, ėshtė gjithnjė e mė evidente dhe e arsyeshme. Nėse nuk sqarohen mirė dhe qartė intereset globale dhe ato grupore tė aleancave destruktive, qė gjithnjė e mė shumė - tė lidhura dhe tė ndėrlikuara me pasuritė e domosdoshme, siē janė: petroli, gasi, energjia elektrike dhe pasuritė tjera natyrore - po kėrcėnojnė zhvillimin e gjithėmbarshėm ekonomik tė vendeve, mjerisht, duhet tė pėrgatitemi tė bashkėjetojmė me njė krizė katastrofale, qė mund edhe ta shkatėrrojė njerėzimin. Sidomos kjo frikė ėshtė mė e madhe, kur dihet fati se shumė nga sustat e centraleve bėrthamore janė nė duart dhe nė mėshirėn e tė pamėshirshmit Vladimir Putin dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij nė Rusi, si dhe tė aleatėve tė tij nė Iran, nė Korenė Veriore e gjetiu. Njė proverb qė pėrdoret ndėr shumė popuj thotė: "Mė i mirė ėshtė parandalimi, se sa mjekimi".

Nė kėtė gjendje shumė tė rėnduar n'udhėkryqet e intereseve, qė gjithnjė e mė shumė dhe mė rrezikshėm po ndeshen, vlenė vetėm formula e parandalimit, sepse nėse shpėrthen njė skandal i madh, mė shėrim nuk ka, por kjo botė do tė pėrfundojė me shkatėrrim. Le tė shpresojmė qė me krizėn e fundit financiare, liderėt e kombeve tė mėdha dhe drejtuesit e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, do tė mbledhin mend dhe do tė ndėrmarrin masa tė duhura parandaluese, qė ta shpėtojnė organizatėn botėrore tė kombeve, por edhe vetė kombet, nga shkatėrrimi. OKB-ja assesi nuk guxon tė mbetet peng n'udhėkryqet e intereseve tė aleancave kriminale, por duhet tė reformohet urgjentisht, qė ta shpėtojė vetėveten nga falimentimi dhe botėn mbarė nga shkatėrrimi, duke ia ndaluar, menjėherė, Vladimir Putinit dhe aleancave tė tija kriminale - tashmė ndėrkombėtare, tė gjitha proceset shkatėrruese!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara