F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Rrezik i madh pėr krime tė reja e terror:

EULEX made in UNMIK
  - ky udhėkryq interesash pėr shtatė palė tekesh ruso-serbiane

-- nga Engjėll KOLIQI, Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2008

Engjėll Koliqi

Organizata e Kombeve tė Bashkuara, qė nė themelim njihej si lidhje e kombeve, ku do tė koordinoheshin ecuritė e mbara tė zhvillimit tė popujve, respektivisht tė shoqėrisė njerėzore, nė mbarė botėn - me procese paqėsore, demokratike e zhvillimore. Mirėpo, siē po shihet, nė vitet e fundit, kjo organizatė ka mbetur e hutuar udhėkryqeve t'intereseve, pa ditur kah t'ia mbaj. Kjo dukuri e zezė qė na bėn tė druajmė pėr shpartallimin e organizatės botėrore tė popujve, me kompromise tė pakuptimshme pėr hir tė njėmijenjė intereseve, ėshtė ligėshtuar tej mase dhe gjithnjė e mė shumė po e humb autoritetin e po rrėshqet drejt shpartallimit, pėr tė mbetur vetėm njė kujtim me kronika tė zeza nė historinė e njerėzimit.

Ai qė quhej motor i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara - Kėshilli i Sigurimit, me rastin e krizave dhe tė ēėshtjeve shumė tė ndjeshme, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, me vendime tė prera, ka zgjidhur shumė situata. Mirėpo, ato vendime tė prera, shpesh, kanė lėnduar rėndė demokracinė dhe popujt e vegjėl i ka rrezikuar, duke pėrfillur gjithnjė vėrejtjet dhe interesat e tė mėdhenjve. Nga tregtimet e pakuptimshme me kėto interese, nė Kėshillin e Sigurimit pesė anėtarėve tė pėrhershėm (Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Rusisė, Kinės, Britanisė sė Madhe dhe Francės) iu ėshtė njohur e drejta e vetos, qė ka qenė shkaku kryesor i mospėrfilljes sė demokracisė dhe i sė drejtės sė popujve dhe tė drejtave njerėzore. Edhepse ėshtė menduar pėr ruajtjen e njė baraspeshe nė periudhėn e luftės sė ftohtė mes perėndimit e lindjes, e drejta e vetos nė Kėshillin e Sigurimit e ka ngarkuar shoqėrinė njerėzore me shumė padrejtėsi, qė pėr hir tė intereseve tė tė mėdhenjve ka shkaktuar shumė tragjedi, madje nė disa raste deri nė gjenocid, nė shumė vatra tė krizave.

Sidomos gjatė ndėrrimit tė shekujve, kur ēėshtje kryesore qė kėrkonte zgjidhje nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ishte kriza e Kosovės, motori i organizatės botėrore tė popujve filloi ta humb fuqinė dhe tė dobėsohet gjithnjė e mė tepėr, deri nė ligėshti marramendėse, qė siē po shihet po e pėrjeton nė kėto vitet e fundit. Kur nė Kėshillin e Sigurimit, nė qershor tė vitit 1999, me njėmijenjė kompromise me Rusinė e me Kinėn, bashkėsia ndėrkombėtare civilizuese e perėndimit ia doli ta nxjerrė Rezolutėn 1244, me tė cilėn filloi protektorati ndėrkombėtar nėn administrimin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, me misionin e quajtur UNMIK, tė gjithė ata qė menduan se kanė gjetur zgjidhjen janė zhgėnjyer dhe mashtruar shumė keq, sepse nė fakt, nga atėherė ka filluar paralizimi i OKB-sė. Ajo rezolutė, qė me makinacione shumė absurde tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara - Ban Ki-moon, duke bashkėpunuar me Beogradin gjakatar e shkaktar tė gjenocidit, edhe sot kur Kosova tashmė ėshtė shtet i pavarur dhe i pranuar ndėrkombėtarisht e ka Kushtetutėn dhe ligjet e veta, megjithėqė nga qershori 1999 Serbia nuk ka nė vendin tonė asnjė njėsi administrative, as ushtri, as polici... e pėrkufizon dhe e "nėnshtron" Republikėn e Kosovės nėn sovranitetin serbian dhe pėr ēdo gjė nė Kosovė OKB-ja e Tij shkon e kėrkon leje nė Beograd. Absurd absurdesh!!!! Ēudi ēudishė!!!

Tashmė, kur kemi shtetin tonė, kur kemi Kushtetutėn dhe ligjet tona, kur jemi nė procedurėn e organizimit tė ushtrisė sonė (Forcės sė Sigurisė sė Kosovės), ē'do mė nė vendin tonė UNMIK ?! Me ēfarė mandati e me ēfarė morali, Ban Ki-moon, me OKB-nė e uzurpuar nga fuqitė destruktrive e destabilizuese tė botės lindore - ruso-kineze, munden dhe guxojnė ende tė thirren nė Rezolutėn 1244 ?! Dashtė e padashtė, pa marrė parasysh a voton dhe a e zhvlerėson Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Rezoluta 1244 tashmė ėshtė vetėm njė letėr pa vlerė, qė nuk hyn nė punė as pėr fshirjen e prapanicės, e lėre mė tė na bėjė ligjet serbiane nė Kosovė!!!

Ban Ki-Moon - drejtuesi i OKB-sė, nė emėr tė organizatės botėrore tė kombeve, duke shkelur sė pari dokumentet e rregulloret e vetė OKB-sė, shkon e bėn marrėveshje me bllokun ruso-kinez, vetėm e vetėm pėr interese tė fėlliqta dhe me tė ashtuquajturėn marrėveshje gjashtėpikėshe pėr vendosjen dhe shtrirjen e EULEX-it nė Kosovė, praktikisht tenton tė na i rikthej krimet dhe terrorin e vitete '90 tė shekullit tė kaluar. Pėr misionin e EULEX-it ėshtė kompetent Bashkimi Europian nė Bruksel e assesi OKB-ja nė Nju Jork. Nė rrethanat aktuale tė realitetit tė ri nė Kosovė, tė njohur nga shumica e vendeve demokratike, EULEX, nga Kosova - me plot tė drejtė mund ta urdhėroj Ban Ki-moon -in, qė urgjentisht ta tėrheq edhe nėpunėsin e fundit dhe qė emri UNMIK, bashkė me Rezolutėn 1244 tė mbeten nė margjinat e historisė, tė strumbulluquara bashkė me paaftėsitė pėr zgjidhjen e problemeve, pėr ēka kanė qenė kompetentė.

Ne - institucionet dhe qytetarėt e Republikės sė Kosovės, duhet ta ngerhim lartė zėrin e arsyes dhe Ban Ki-moon -it vendosmėrisht t'i themi: EULEX made in UNMIK nuk mund tė ketė, sepse ky kombinim fatal nė bashkėpunim me terroristėt qė kanė shkaktuar gjenocidin dhe qė ende tentojnė tė rikthehen nė tokat tona me gjenocid, mund tė prodhojė shumė krime e shumė terror. Krime e terror nuk duam mė, por duam liri, paqe e demokraci! O "i nderuar" Ban Ki-moon, ti ke pėr detyrė, sė pari ta shpėtosh Kėshillin e Sigurimit dhe pėrgjithėsisht Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nga skandalet absurde dhe nga vetė shpartallimi, qė i kanoset nga ata me tė cilėt ti po bėn kompromise shumė tė rrezikshme. Lėri tė qetė EULEX-in dhe institucionet e Republikės sė Kosovės, ta mbajnė ligjin dhe rendin dhe kryej detyrat tua, nė pėrputhje me aktet dhe rregulloret e OKB-sė, qė thirren nė tė drejtat e popujve dhe tė njerėzve dhe pėr mirėqenien e tyre demokratike, nė botėn mbarė.

U harrofshin, tė mbuluara me pluhur - nė margjinat e historisė - UNMIK dhe Rezoluta 1244!!!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara