HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Deri kur me tregti e kusuritje mbi Tokėn e Kosovės ?!

TĖ GJITHĖ NĖ MBROJTJE TĖ VENDIT !!!

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi Garlate (LC) – Itali, 28 maj 2008

Tregtimet dhe kusuritjet mbi tokėn e shenjtė ė Dardanisė nuk kanė tė ndalur qė nga antika, e mjerisht vazhdojnė edhe sot. Edhe mbas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė shtetit tė vogėl me emrin Kosovė, tė mbetur nėn 11 mijė kilometra katrorė, vazhdojnė tregtimet dhe kusuritjet.

Moska kriminale gjithnjė kundėr shqiptarėve

N'udhėkryqin e intereseve tė fėlliqta, nė kėrkim tė kusuritjeve mbi truallin e Kosovės dhe mbi kurrizin e kėrrusur tė popullit tė saj, simbas traditės sė mbrapsht tė shekujve tė kaluar, edhe sot kujdestarojnė autoritetet e Moskės zyrtare. Edhe sot, mė e zhurmshmja nė kėrkim kusuritjesh mbi Kosovėn, ėshtė klika mafioze KGB-iste e Vladimir Putinit, bashkė me aleatėt kinezė dhe arabė – si gjithnjė aleatė tė pėrbetuar tė Beogradit gjakatar. Mafia ruse, qė e ka dėmtuar rėndė popullin shqiptar, qė nė prag tė Kongresit tė Berlinit (tė vitit 1878), me marrėveshjen famėkeqe ruso-turke, pėr ndarjen e tokave shqiptare, ka qenė fatale dhe e pamėshirshme edhe nė ēastet vendimmarrėse – me rastin e pėrfundimit tė dy luftėrave botėrore.

Edhe me rastin e shpartallimit dhe tė shpėrbėrjes sė federatės jugosllave, mafia e Moskės ėshtė treguar e pamėshirshme dhe mė shumė se kriminele, ndaj Kosovės e pėrgjithėsisht kundėr popullit shqiptar. Gjatė luftės nė Kosovė, Moska zyrtare i kishte dėrguar ndihma ushtarake kryekriminelit tė Ballkanit – Slobodan Miloševic. Ekspertė ushtarakė rusė janė vrarė nė front, nga luftėtarėt e lirisė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Njė ditė para ushtarėve tė NATO-s, tė ardhur nga Bosnja-Hercegovina, trupat ruse kanė pushtuar Aeroportin e Prishtinės, pėr t'i mbrojtur aeroplanėt luftarakė, qė i kishin stacionuar aty, tė gatshėm pėr bombardime, nė ndihmė kryekriminelit Miloševic.

Autoritetet e Moskės e kanė kushtėzuar Marrėveshjen e Kumanovės mbi Kosovėn, tė 10 qershorit 1999, duke mos i lejuar autoritet kriminale tė Beogradit tė nėnshkruajnė kapitullimin dhe duke "mjegulluar" gjėrat, pėr t'i lėnė Serbisė sa mė shumė interese nė Kosovė. Klika mafioze e Moskės, me aleatėt kinezė dhe arabė, nė vitin 1999 kanė ēoroditur Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, duke ia imponuar Kosovės edhe mė sovranitetin serbian, megjithė gjenocidin e ushtruar mbi popullin e saj.

Edhe mbas luftės gjendje lufte

Vetėm pak mbas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, pushtetin nė Kremlinin e Kuq tė Moskės e kishte marrė diktatori KGB-ist Vladimir Putin. Klika mafioze e Putinit ka mėsuar dhe pėrkrahur mafiozėt e Koshtunicės nė Beograd, pėr mbajtjen peng tė mijėra kufomave tė shqiptarėve tė Kosovės, tė vrarė gjatė viteve 1998 e 1999, tė transportuar nė Serbi dhe tė mbuluar nė varreza masive, kryesisht afėr Beogradit. Po ajo klikė mafioze e Moskės i ka inkurajuar mafiozėt dhe kriminelėt e kabineteve qeveritare tė Beogradit, pėr fshehjen dhe mosdorėzimin nė Tribunalin ndėrkombėtar pėr krime lufte nė Hagė, tė kriminelėve qė kanė vrarė e masakruar mijėra njerėz tė pafajshėm, madje edhe gra, pleq e fėmijė. Ata i kanė inkurajuar dhe mėsuar kolegėt e tyre nė Beograd edhe pėr zvarritjen dhe bllokimin e bisedimeve negociuese pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Falė veprimtarive tė hapta destruktive tė aparatit tė kriminalizuar KGB-ist tė Moskės, bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė dėshtuar, kėshtu qė drejtuesi i autorizuar nga OKB i kėtij procesi – ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari, ka pėrgatitur pakon e rregullave dhe tė ligjeve tė pavarėsisė sė kushtėzuar dhe tė mbikėqyrur pėr Kosovėn – njė pako ligjesh absurde, me tė cilat mė shumė kanė tė drejta serbėt qė janė mė pak se 5% nė Kosovė, se sa mbi 95% e popullsisė tjetėr tė Kosovės. Me atė pako ligjesh tė ēoroditura na janė hequr simbolet kombėtare dhe na ėshtė imponuar hymni pa tekst. Po me atė pako ligjesh na janė hequr festat kombėtare dhe nuk kemi as Ditėn e Ēlirimit, qė tregon haptas se Kosova ende nuk ėshtė e ēliruar. Edhe zbatimi i kėtyre ligjeve tė ēoroditura, qė favorizojnė serbėt, pengohet nga qeveria kriminele e Beogradit, gjithnjė me pėrkrahjen dhe nxitjen e vėllezėrve kriminelė nga Moska, drejtuar nga prijėsi i tyre Vladimir Putin.

Megjithė privilegjet, i pengon gjithēka ngjan nė demokraci

Klani mafiozo-kriminel moskovito-beogradas, assesi t'i bindet bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr respektimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės dhe pėr tė pranuar shtetin mė tė ri nė botė. Kupola mafioze e Moskės, e udhėhequr nga kryekrimineli Putin, ende vazhdon t'i bllokojė proceset nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė zhvlerėsuar Rezolutėn 1244, pėr tė mbyllur misionin famėkeq tė UNMIK-ut dhe pėr t'i hapur udhė misionit tjetėr arbitrar EULEX.

Mbas tė ashtuquajturave bisedime shtesė, qė poashtu dėshtuan dhe mbas bllokadave nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nga klika mafioze moskovite, bashkėsia ndėrkombėtare u pėrball me njė sprovė tė re, nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Duke respektuar Planin e Ahtisaarit, u vendos qė tė themelohet misioni i ri arbitrar – kėsaj radhe nga Bashkimi Europian – EULEX. Mirėpo, edhe kėtė misoion Moska zyrtare, bashkė me satelitin Beograd, e kundėrshtojnė tmerrėzisht.

Nė koordinim me bashkėsinė ndėrkombėtare, liderėt e institucioneve shtetėrore tė Kosovės (presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit), e pėrgatitėn shpalljen e pavarėsisė, qė u bė mė 17 shkurt 2008, nė Kuvendin e Kosovės dhe u nėnshkrua nga 109 deputetė, prej 120 sa ka parlamenti ynė. Munguan nėnshkrimet e 11 deputetėve serbianė, vende kėto tė falura sipas ligjeve absurde qė i favorizojnė ata. Mė 9 prill 2008 u miratua edhe Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, gjithnjė me bekimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, qė poashtu u jep tė drejta tė tepruara serbėve nė Kosovė, por qė nė emėr tė demokracisė e kemi pranuar – edhe si kusur tė tepruar pėr tė paguar shtetėsinė tonė, simbas pakos sė Ahtisaarit.

U bė njė flamur pa simbole kombėtare dhe u miratua hymni pa tekst. Edhe nė emėr tė decentralizimit synohet kostituimi i komunave tė reja nė lokalitetet me popullsi serbiane. Gjithēka e tepruar dhe e dalur jashtė normave tė demokracisė. Dhe prapėseprapė Beogradi nuk do tė ndjej pėr kėto ndryshime. Qeveritarėt serbianė ende trumpetojnė me ehon e avazit tė tyre tė vjetėr, duke mos e pranuar shtetėsinė e Kosovės dhe duke nxitur konflikte tė reja. Moska zyrtare, nė planet mafioze shumė tė rrezikshme pėr paqen botėrore shkon aq larg sa qė bind Kinėn dhe Indinė dhe kėrkojnė bisedime tė reja pėr statusin e Kosovės. Kėrkojnė bisedime edhe tash tre muaj mbas pavarėsisė, kur shtetin e Kosovės e kanė njohur mė shumė se 40 shtete – shumica e vendeve tė Bashkimit Europian dhe vendet kryesore tė arbitrazhit botėror dhe tė fuqisė ekonomiko-industriale (Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Japonia, Kanadaja, Australia...). Edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara vazhdojnė orvatjet qyqare tė mafiozėve zyrtarė nga Moska e nga Pekini, pėr ta bllokuar njė rezolutė tė re mbi Kosovėn, qė do tė shėnonte fundin e UNMIK-ut dhe do tė hapte epokėn e EULEX-it. Vendet arabe dhe tė tjera, qė dikur ishin aleate tė ish diktatorit pushtues Tito, nė tė ashtuquajturin bllok tė tė painkuadruarve, edhe mė hezitojnė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Edhe mė vazhdon tė jetė nė fuqi marrėveshja famėkeqe ruso-turke e shekullit XIX, pėr ndarjen dhe copėtimin e tokave shqiptare dhe marrėveshjet turko-jugoslave, pėr zbrazjen e territoreve shqiptare nga shqiptarėt dhe popullzimin e territoreve anadollake nė Turqi, me shqiptarė.

Njė marshim historik nė mbrojtje tė tėrėsisė territoriale tė vendit tonė

Mendoj se ka ardhur koha e njė vendim ihistorik: liderėt e institucioneve tė Republikės sė Kosovės t'u thonė JO, njėherė e pėrgjithmonė, tregtimeve dhe kusuritjeve tė autoriteteve tė Moskės dhe aleatėve tė tyre mbi tokat tona dhe mbi kurrizin tonė, kurse bashkėsisė ndėrkombėtare t'i kėrkojnė veprim tė menjėhershėm nė mbrojtjen e tėrėsisė territoriale dhe tė mbarėfunksionimit tė Republikės sė Kosovės mbi ēdo pėllėmbė tė territorit tė saj, ose t'u kėrkojnė leje pėr tė vepruar vetė, me policinė tonė dhe me Forcat e Sigurisė sė Kosovės. Do tė ishte shumė i logjikshėm edhe njė vendim i menjėhershėm, qė nga data 16 qershor 2008 tė urdhėrohet mbyllja e pėrfaqėsive tė tė gjitha vendeve qė ende nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės dhe largimi i tė gjithė ushtarėve nga KFOR-i dhe i policėve nga policia ndėrkombėtare, qė vijnė nga vendet qė nuk e kanė njohur pavarėsinė dhe sovranitetin e vendit tonė. Me plot tė drejtė ata (tė armatosur) mund t'i konsiderojmė si pushtues mbi trojet tona.

Populli i Kosovės ka para veti edhe njė detyrė historike – mbrojtjen e vendit. E dijmė se Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, e miratuar edhe me bekimin e qarqeve ndėrkombėtare, hyn nė fuqi mė 15 qershor 2008. Qė tė nesėrmen, pra mė 16 qershor 2008 ua kemi borxh vendit tonė dhe gjakut tė dėshmorėve tė lirisė, qė tė ngritemi nė mbrojtje efektive tė ēdo pėllėmbe tė tokės qė quhet Republika e Kosovės. Pra, mė 16 qershor 2008 do tė duhej qė mbi njė milion shqiptarė tė marshojnė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe nė komunat tjera (Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq), duke kaluar urėn famėkeqe ndarėse – pa armė, pa ofendime, pa sharje – me kėngė patriotike e me britma tė fuqishme pėr paqe, liri, demokraci e barazi. Megjithė kėrcėnimet qė do tė jenė evidente, nga KFOR-i, nga policia ndėrkombėtare, por edhe nga agjentėt serbianė qė janė autorė tė dhunės pėrtej Ibrit, njė marshim spontan i popullit tė Kosovės nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ėshtė i domosdoshėm dhe ai marshim duhet tė ndodh pikėrisht mė 16 qershor 2008. Kėshtu, serbėve u jepet mesazhi vendimtar dhe i merituar. Ose do e pranojnė shtetin e Kosovės e do jetojnė (tė privilegjuar) nė mesin tonė, ose le t'i mbledhin plaēkat bashkė me mbeturinat e ėndėrrave tė tyre mitologjike dhe le tė shporren drejt Karpateve. Mbase do e pėrjetojmė edhe Ditėn e Ēlirimit tė Kosovės dhe do e kremtojmė gjithmonė mė 16 qershor!!!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara