HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr fjalės sė pathėnė

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi Garlate (LC) – Itali, 28 maj 2008

Sė pari uroj qė kjo letėr e imja tė tė gjej pa shumė vėshtirėsi, nė kohėn e duhur, kur ti duhet tė bėhesh e gjallė, nė ēastin historik kur ti duhet tė jesh vetė vula e vendimit jetik. Mos u habit o fjalė e pathėnė, o fjalė e zėnė! Mos u habit me kėtė letėr timen, sepse nuk ėshtė diēka shumė e jashtėzakonshme, edhepse ėshtė njė letėr e veēantė, qė ngėrthen njė histori tė veēantė. Mos u shqetėso, sepse kjo ėshtė letėr e njė dėshmitari tėnd, o e bekuara fjalė e pathėnė. Mos u fsheh as mos u dorėzo. Dua qė kjo letėr tė tė gjej tė pėrgatitur – tė gatshme pėr tė dalė, pėr tė thėnė, pėr tė vendosur. Mos hezito! Mos u shqetėso as mos hezito o fjalė e pathėnė, se mė kėshtu nuk do tė lėmė! Nuk do tė jesh mė fjalė e pathėnė, por do tė jehosh larg e mė larg, anekėnd botės dhe nė mbarė gjithėsinė.

Ėshtė kjo qė dua tė tė garantoj pėrmes kėsaj letre, o fjalė e pathėnė: ka ardhur koha jote. Ka ardhur Mot' i Madh. Bėhu gati dhe dil. Shpėrthe pėrtej tė gjitha barrikadave. Jeho larg e mė larg – me fuqinė e sė vėrtetės, me tė vėrtetėn e besės, me besėn e dashurisė. Mė nuk je fjalė e pathėnė, por fjalė vendimtare. Kjo letėr e imja ėshtė nė fakt ftesa historike pėr Ty – ftesė qė tė kėrkon tė dalėsh, tė shpėrthesh fuqishėm, tė jehosh anekėnd botės dhe nė mbarė gjithėsinė tė pėrhapesh me flakė dashurie. Me flakė dashurie duhet tė farkosh Kushtetutėn e Madhe tė Mrekullisė. Pra, nuk je mė fjalė e pathėnė, por je Kryefjala e Kushtetutės sė Mrekullisė, nė kėtė botė tė ēoroditur qė duhet tė ndėrrojė. Vetėm me ty ndėrron. Vetėm me shkrepėtimat tua me flakė dashurie, me dashurinė vetė!

Tė lutem shumė, ty fjalė e pathėnė qė tashmė tė konsideroj si kryefjalė tė Kushtetutės sė Dashurisė, si fjalėn mė tingėlluese e me jehonėn mė tė gjerė nė procesin e mrekullisė – tė lutem shumė mos mė harro! Mos mė harro, sepse unė dua tė jem argati yt i parė, dua tė jem dėshmitari dhe autori i parė nė procesin tėnd tė mrekullisė, qė tashmė e shoh tė filluar! Mos mė harro, sepse unė jam specialist' i parė, qė vullnetarisht ta shpreh' gatishmėrinė e kontributit tė pakursyeshėm, nė procesin e mrekullisė, tė ndėrrimit tė botės me dashuri! Mos mė harro, sepse i tėrė procesi ėshtė i pakuptimtė pa mua! Mos mė harro, sepse tashmė e ndjej vetin protagonist i parė i shekullit tė dashurisė! Unė tė garantoj angazhimin dhe kontributin tim maksimal. Me mua nė ballė tė akcionit, procesi i mrekullisė ėshtė i realizueshėm dhe i vlefshėm 100%. Me mua – aktor dhe dėshmitar nė aktet e dashurisė, e rrumbullakson pėr sė mbari procesin e ndėrrimit tė botės me dashuri. Prandaj, tė lutem shumė mos mė harro, sepse vetėm me mua e ke tė garantuar suksesin e plotė.

Ē'tė them nė fund tė kėsaj letre?! Njė gjė dua tė tė konfermoj: qė nga sot nuk je mė fjalė e pathėnė, por je vetė fjala e gjallė, vetė flaka e dashurisė, vetė kryefjala e procesit tė mrekullisė qė ndėrron botėn me dashuri, jashtė orbitės sė intereseve tė kryqėzuara. Mė prano dhe mė lejo qė tė lidh kontratėn historike dhe tė fillojmė bashkė procesin e mrekullisė, sepse kjo botė duhet tė ndėrroj shpejt. Tė ecim pėrpara dhe tė mbėrrijmė bashkė nė ēdo kėnd tė botės dhe nė mbarė hapsirėn e gjithėsisė, me flakė dashurie e me shpejtėsi drite, sepse bota dhe njerėzia kanė nevojė tė menjėhershme pėr ndryshime. Mė prano dhe tė ecim pėrpara, sepse vetėm me mua mund t'i hysh me siguri tė plotė procesit tė mrekullisė.

Shumė pėrgėzime dhe urime o Fjala Vendimtare! Pėrqafime dhe garantime nė kėtė ēast historik tė Motit tė Madh, kur po fillojmė bashkė procesin e mrekullisė, tė ndėrrimit tė botės me dashuri! Gėzuar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara