HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarja e sekreteve tė Vatikanit

-- nga Ilir Kalemaj, Shekulli, 12.10.2008

Etleva Lala sapo ka mbaruar doktoraturėn (PhD) pėr Studime tė Mesjetės nė Universitetin Amerikan tė Budapestit. Tema e doktoratės “Regnum Albaniae” dhe Kuria Papnore” ėshtė njė temė e vlerėsuar nė kontekstin mesdhetar nga profesorati i CEU-sė.

At Zef Pllumi dhe Etleva Lala Tre profile studiuesish shqiptarė nga Shqipėria e Kosova qė punojnė nė institucionet shkencore ndėrkombėtare. Vlerėsimet rreth situatės politike, ikjes sė trurit dhe sfidave tė studiuesve shqiptarė Dr.Etleva, shqiptarja e sekreteve tė Vatikanit qė u sponsorizua nga Rugova.

Etleva Lala sapo ka mbaruar doktoraturėn (PhD) pėr Studime tė Mesjetės nė Universitetin Amerikan tė Budapestit. Tema e doktoratės “Regnum Albaniae” dhe Kuria Papnore” ėshtė njė temė e vlerėsuar nė kontekstin mesdhetar nga profesorati i CEU-sė, por edhe nga specialistė tė studimeve mesjetare me famė botėrore pėr fushėn si David Abulafia, Gerhard Jaritz etj.

Nė temėn e saj, Etleva fokusohet nė dokumentet e pabotuara qė gjenden nė disa arkiva tė ndryshme evropiane. Dominojnė dokumentet nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Korrespondenca e Mbretėrisė sė Arbrit me Papatin konsiderohet nė kėtė temė si njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikuan nė konsolidimin e fisnikėrisė vendase dhe nė pėrqafimin dhe pėrhapjen e katolicizmit gjerėsisht nė trojet shqiptare nė shekullin XIV.

Gjatė periudhės sė gjatė tė hulumtimeve arkivore nė Arkivin Sekret tė Vatikanit dhe nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, Etleva bėri kėrkime shkencore jo vetėm nė lidhje me marrėdhėniet diplomatike midis Mbretėrisė sė Arbėrisė dhe Papatit, por edhe punoi pėr projekte tė tjera, ndėr tė cilat ishte ai pėr vazhdimin e projektit tė Shuflajt Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis, me shtrirje kohore nga vitet 1404-1455.

“Projekti pėr mbledhjen, editimin dhe botimin e dokumenteve arkivore nga Archivio Segreto Vaticano (ASV) pėr shekullit XIV u mbėshtet dhe financua nga ish-presidenti i Kosovės, Rugova,” – na pohon Etleva pėr SH2.

Ky vėllim pėrfshin 651 dokumente tė pabotuara nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Ėshtė interesant se Etleva bėn kėrkime shkencore nė fondin sekret edhe sot e kėsaj dite. (fondi nė fjalė, edhe zyrtarisht ka termin “sekret”, pasi ėshtė i padisponueshėm pėr studiues dhe tė tjerė). Kėtė tė drejtė e ka Etleva sė bashku me tre kolege tė tjera (njė kroate dhe njė ēeke dhe njė hungareze). Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr dokumentacionin mbi Evropėn qendrore, lindore dhe juglindore, ku pėrfshihet edhe Shqipėria.

Etleva ka marrė pjesė nė njė numėr konferencash ndėrkombėtare ku ka pėrfaqėsuar denjėsisht Shqipėrinė, duke sjellė nė vėmendjen e studiuesve ndėrkombėtarė mesjetėn shqiptare me standardet e saj evropiane. Njė arsenal i tėrė burimesh tė mbledhura gjatė viteve tė hulumtimeve arkivore gjendet akoma pėr t’u studiuar dhe analizuar nė duart e Etlevės.

Pjesė nga kėto hulumtime shkencore i ka botuar nė libra, revista dhe periodikė tė ndryshėm, si nė formė rreptėsisht shkencore ashtu edhe nė formėn e shkrimeve shkencore popullarizuese (pa citime dhe referenca).

Nė bashkėbisedimin e SH2 me Etlevėn, dallojmė se ndėr temat mė tė preferuara ėshtė ajo e rishkrimit tė historisė, rolit aktual tė historiografisė nė kulturėn shqiptare, dhe kujdesit tė pamjaftueshėm qė ėshtė treguar nė lidhje me fushėn e albanologjisė pėr hulumtimin dhe botimin e dokumenteve dhe dorėshkrimeve tė pabotuara qė ruhen nė biblioteka dhe arkiva tė ndryshme tė Evropės.

Pėrsa i takon rishkrimit apo rishikimit tė historisė, e cila ėshtė njė ndėr temat mė aktuale si nė shtyp ashtu edhe nė debatin publik, Etleva na tregon qė “nxjerrja nė dritė e dokumenteve tė pabotuara do ridimensiononte kuptimin dhe interpretimin qė kemi sot pėr historinė e shkruar”.

Nė lidhje me kėtė Etleva shton se “nuk do tė shkruhet vetėm historia e luftėrave dhe ngjarjeve heroike, pra njė histori alla-folklorike, por njė histori qė do tė pėrfshijė edhe kulturėn dhe zhvillimet socio-ekonomike dhe sesi kėto kanė formėsuar dinamikat politike dhe diplomatike nė hapėsirėn shqiptare”.

“Kjo formė e re historiografie do ofrojė edhe njė aparat kritik e vlerėsues, nė mėnyrė qė lexuesi, qoftė ai i thjeshtė, qoftė ai akademik, tė mund ta vlerėsojė faktin historik pa e mitizuar atė nė mėnyrė partizane, - thotė Etleva.

Fondi i Ekselencės, (Etleva ka qenė njė prej fituesve tė vitit 2007), dhe projekti Brain Gain janė nisma qė duhen mbėshtetur dhe zhvilluar akoma mė tej dhe u duhet bėrė publiciteti i nevojshėm. Ka nevojė pėr transparencė nė mėnyrė qė studiuesit tė njihen me to dhe tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė prej tyre. Ekziston njė fond gjigant prej 57 miliardė eurosh tė vėna nė dispozicion pėr shkencėn dhe kėrkimin shkencor nga BE.

Dr. Lulzim Dragidella: Kthimi i trurit nė Shqipėri e Kosovė, pengohet

Lulzim Dragidella ėshtė nga Klina e Kosovės. Ai u largua prej vendit tė tij nė drejtim tė Gjermanisė pas situatės sė rėndė tė shpėrthimit tė luftės nė ish-territoret e Jugosllavisė. Nė Gjermani fillon studimet e pedagogjisė sociale nė Universitetin e Shkencave Kooperative te Heidenheimit dhe tė Open University of London tė cilat i mbaron nė vitin 2002 me diplomė tė dyfishtė.

Nė vitin 2004 regjistron doktoraturėn nė lėmin e sociologjisė nė Universitetin e Komenskit nė Bratislavė ku dhe mbaron nė vitin 2006 me gradėn Doktor i Filozofisė. Momentalisht ėshtė duke pėrfunduar doktoratėn e dytė nė lėmin e shkencave politike nė universitetin elitė tė Gjermanisė “Freie Univeristaet Berlin ».

Mbi njė vit tashmė punon si pedagog nė Universitetin e Shkencave Aplikative nė Regensburg, dhe tani ėshtė pedagog nė Universitetin e Shkencave Aplikative nė Nurenberg dhe pedagog nė Universitetin e Prishtinės.

Nė bisedėn me SH2, Lulzimi ngre si problem madhor tė shteteve nė zhvillim si Shqipėria dhe Kosova ikjen e trurit. “Ne kemi sot shumė tė rinj qė ikin nga vendi ynė nė kėrkim tė njė dije mė tė mirė,”- shprehet Lulzimi. Natyrisht kėrkesa pėr njė dije mė tė mirė ėshtė pozitive, por kjo nė rastin tone do tė thotė se ata tė rinj shumė vėshtirė tė kthehen nė vendin tonė.

Vendi ynė - vazhdon ai dhe kėtu nėnkupton si Kosovėn dhe Shqipėrinė, - duhet patjetėr tė bėjė hapa konkret nė kthimin e njerėzve tė shkolluar nė vendet e ndryshme perėndimore.

Pėr njė intelektual tė dorės sė parė, si Lulzimi, “politikanėt nė tė dyja anėt e kufirit, duhet tė largohen nga deklaratat pompoze dhe sipėrfaqėsore. Ka shumė raste konkrete ku “kthimi i trurit” jo vetėm nuk ėshtė pėrkrahur ashtu siē politikisht deklarohet, por ėshtė penguar duke filluar nga procedurat e nostrifikimit tė diplomave tė Universiteteve perėndimore deri te punėsimi konkret.

Dr.Dragidella mendon se ėshtė gabim qė shumė akademikė qė vazhdojnė tė jenė profesorė pranė katedrave tė ndryshme, njėkohėsisht janė edhe politikanė aktivė: deputetė, ministra. “Kjo sjell pėshtjellim nė rastin mė tė mirė dhe ulje cilėsie pasi tė ngarkuar me funksione administrative, ata fillojnė e shkėputen nga jeta akademike. Kjo sjell varfėri tė kėrkimit shkencor, mospėrkushtimin e duhur ndaj edukimit tė brezit tė ri, dhe shkakton handikapė tė tjerė nė drejtim tė qeverisjes sė vendit nga zyrtarė tė ‘hallakatur’, nėnvizon ai.

Lulzimi e sheh zgjidhjen nė kėtė drejtim nė njė ndarje mė funksionale tė pozicioneve tė ndryshme nė shkencė, qeverisje dhe fusha tė tjera tė jetės dhe veprimtarisė sė pėrditshme. Gjithashtu kjo vlen edhe pėr ndarjen e pushteteve, ku njė sistem ‘checks and balances’ sipas modelit amerikan ėshtė i nevojshėm pėr njė funksionim mė tė mirė dhe tė pavarur tė gjyqėsorit, duke ushtruar njėkohėsisht trysninė e nevojshme ndaj legjislativit dhe ekzekutivit dhe e kundėrta. E njėjta gjė vlen edhe pėr shoqėrinė civile dhe median tė cilat duhet tė arrijnė tė transmetojnė zėrin e qytetarit nė arenėn e politikėbėrjes.

Prof. Arben Merkoēi: Shkenca, shpesh, nuk varet nga fondet e mėdha

Arben Merkoēi ėshtė Profesor Kėrkimor dhe drejtor i Laboratorit tė Nanobioelektronikės dhe Biosensorėve nė Institutin Katalan tė Nanoteknologjisė nė Barcelonė (Spanjė) dhe profesor nė Universitetin Autonom tė Barcelonės, dy nga institucionet mė tė fuqishme shkencore dhe mėsimore nė Spanjė.

Ai ka kryer studimet e larta ne degėn e Kimisė Industriale dhe doktoratėn nė Universitetin e Tiranės nė 1991 dhe mė pas studimet postdoktorale nė njė seri universitetesh dhe laboratorėsh nė Greqi, Hungari, Itali, Spanjė dhe USA.

Ėshtė Editor i Enciklopedisė sė Nanoshkencės dhe Nanoteknologjisė (Ėiley). Bėn pjesė nė borde drejtuese, drejtim projektesh dhe komisione drejtuese tė kongresevendėrkombėtare nė fushėn e tij duke pėrfshirė dhe njė aktivitet tė veēantė nė vlerėsimin e projekteve shkencore tė Komunitetit Europian, USA, Kanadasė dhe Australisė. Kohėt e fundit Prof. Arben Merkoēi ėshtė zgjedhur Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

Ekipi qė ai drejton, prej mė se 10 kėrkuesish shkencorė nga vende tė ndryshme tė botės, punon nė njė seri temash tė lidhura me nanoshkencėn dhe nanoteknologjinė dhe aplikimin e tyre nė ndėrtimin e sensorėve dhe biosensorėve tė gjeneratės sė fundit. Sė pari, sensorėt dhe biosensorėt qė ky ekip po punon kanė njė interes tė veēantė nė fushėn e mjekėsisė.

Ekipi qė drejton Prof. Merkoēi ka zbuluar dhe vazhdon me sukses kėrkimin nė krijimin e modeleve tė reja tė biosensorėve pėr zbulimin e shpejtė dhe me ndjeshmėri tė lartė tė proteinave, ADN apo dhe qelizave (p.sh. atyre kanceroze) nė lėngjet fiziologjike dhe gjak. Sė dyti, sensorėt qė po pėrgatit ky ekip kanė njė interes tė veēantė pėr monitorimin e shpejtė tė ndotėsve tė mjedisit. Disa prej kėtyre arritjeve janė nė periudhėn e patentimit apo aplikimit tė tyre nė bashkėpunim me qendra tė tjera kėrkimore ndėrkombėtare.

Pėr profesor Arbenin, “shkenca shqiptare ka njė potencial tė jashtėzakonshėm”. Njė demonstrim i shkėlqyer i saj ishte dhe takimi i fundit i organizuar nga Instituti Albshkenca. Shqiptarėt tashmė i kanė tė gjitha mundėsitė t`i dedikohen shkencės mė tepėr se kurrė ndonjėherė. “Disa prej nesh-- na tregon profesori, duke qenė vetė njė nga ata-- i kemi kėto mundėsi ndoshta nga tė qenurit nė institucione prestigjioze tė botės”. Por ai kujdeset tė specifikojė se kjo nuk do tė thotė se shkencėtarėt qė tashmė punojnė brenda territorit tė Shqipėrisė nuk i kanė kėto mundėsi. Ai na thotė se ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė qė kanė kolegėt nė Shqipėri apo Kosovė:

“Eshtė pėr t`u admiruar aktiviteti i shumė shkencėtarėve shqiptarė nė universitetet apo institucionet kėrkimore shqiptare megjithė vėshtirėsitė qė ata kanė. Kjo ėshtė pėr t`u admiruar. Kolegėt e tyre nė botė, ndoshta nė situata tė tilla, do tė tėrhiqeshin”.

Megjithatė, ai qė vėrtet e do shkencėn kurrė nuk duhet tė tėrhiqet. “Shkenca shpeshherė nuk varet nga pajisjet e fuqishme dhe fondet e mėdha. Shkencėn e bėjnė shpesh edhe laboratorė modeste. Shembuj tė tillė ka nga e gjithė bota. Ajo qė shkenca ka mė shumė nevojė ėshtė dėshira pėr kėrkim shkencor, vendosmėria pėr tė mos u tėrhequr nga vėshtirėsitė. Tashmė qė Shqipėria ėshtė pėrfshirė edhe nė mekanizmat ndėrkombėtarė tė aplikimit pėr projekte (p.sh. Programi i 7-tė Kuadėr i Komunitetit Europian) bėn qė tė gjithė shkencėtarėt shqiptarė t`i kenė mundėsitė tė tregojnė aftėsitė e tyre.Ajo qė kėrkohet ėshtė vetėm punė, - thotė prof.Merkoci.

Tashmė si nė ēdo fushė tė jetės, edhe nė shkencė konkurrenca ėshtė e madhe. Edhe shkencėtarėt duhet tė mėsohen dhe sa mė parė tė hidhen nė kėtė konkurrencė me idetė dhe mundėsitė e tyre dhe pa frikė, por me besim tek kapacitetet e tyre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara