HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


I dyfytyrė!

-- nga Edi Rama, dhjetor 2008

Edi Rama Dy net mė parė, shqiptaret e shqiptarėt patėn rastin tė shohin sekretarin e djeshėm tė partisė sė Enver Hoxhės dhe Kryeministrin e sotėm tė vendit, komunistin e vjetėr dhe demokratin e flaktė, Sali Berisha, nė njėrėn prej shfaqjeve mė tė shėmtuara tė politikės sė vjetėr tė dyfytyrėsisė.

I dyfytyri Sali Berisha, i cili nė moshėn time ishte ende shėrbėtor nė partinė e Enver Hoxhės, u tha mbrėmė shqiptarėve se unė, Edi Rama, paskam qenė i lidhur me diktaturėn dhe, pėr t'i bindur, shkeli mbi kujtimin e tė ndjerit babait tim.

Nuk ėshtė hera e parė qė Sali Berisha prek tė vdekurit e tė gjallėt e familjes sime, as nuk jam unė i pari qė duhet tė pėrjetoj shijen e hidhur tė kėsaj politike tė ndyrė urrejtjeje dhe qė duhet tė qetėsoj nėnėn e djalin tim, tė dhunuar nga gjuha e egėr e njeriut qė sot fatkeqėsisht qeveris Shqipėrinė.

Por, nuk jam kėtu as pėr tė folur nė emrin tim personal dhe as pėr tė mbrojtur veten e familjen time pas njė sulmi shtazarak tė kundėrshtarit tim politik nga ekranet e nga gazetat e komanduara prej tij.

Kur kam marrė pėrsipėr tė udhėheq betejėn pėr ta larguar nga skena politike kėtė monument tė dyfytyrėsisė sė politikės sė vjetėr tė 17 vjetėve tranzicion, i kam marrė parasysh tė gjitha - qė nga balta e pafundme e akuzave dhe shpifjeve mbi fytyrėn time, deri tek trazimi i tė gjallėve dhe tė vdekurve tė familjes sime.

Unė jam kėtu, sepse nuk jam i vetmi qė i preket familja nga ky njeri. Unė jam kėtu, sepse nuk jam as i pari dhe as i fundit qė duhet tė qetėsojė prindin e fėmijėn, pas dhunimit tė familjes nga ky njeri.

Unė jam kėtu, sepse kjo politikė qė hyn ēdo mbrėmje nė shtėpitė e shqiptarėve pėr tė mbjellė urrejtje, pėr tė trazuar mendje e zemra prindėrish e fėmijėsh me egėrsinė e saj, pėr tė rėnduar shpirtėrisht e moralisht miliona njerėz qė duan shpresė, zgjidhje pėr hallet e tyre, perspektivė pėr fėmijėt e tyre, duhet tė marrė fund.

Unė jam kėtu pėr t'i thėnė Sali Berishės se, si djali i njė nėne, duhet tė tė vijė njė herė turp, si burri i njė gruaje, duhet tė tė vijė dy herė turp, si babai i dy fėmijėve duhet, tė tė vijė dhjetė herė turp, si gjyshi i nipave e mbesave tė tua, duhet tė tė vijė njėqind herė turp dhe, si Kryeministri i tė gjithė shqiptarėve e shqiptareve qė tė shohin e dėgjojnė kur dhunon traditėn familjare e kodin etik tė tyre, duhet tė tė vijė njėmijė herė turp.

Janė tė panumėrta arsyet pėrse Kryeministrit tė Shqipėrisė duhet t'i vijė turp, teksa mandati i tij po mbaron. Por, sot le tė ndalemi vetėm tek pse duhet t'i vijė turp, pasi bėri dje rolin e mbrojtėsit tė zjarrtė tė tė pėrndjekurve nga diktatura komuniste.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha atė mbrėmje, sepse qėllimi i tij nuk ishte dėnimi i diktaturės sė komunizmit, po mbrojtja e diktaturės sė korrupsionit.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha atė mbrėmje, sepse teksa fliste pėr plagėt e komunizmit e kishte mendjen tek lulet e korrupsionit, teksa ngrinte zėrin pėr krimet politike tė partisė sė tij tė vjetėr, e kishte hallin tek krimet ekonomike tė partisė sė tij tė re, teksa akuzonte duke ngritur gishtin shokėt e tij tė dikurshėm nė shėrbim tė diktaturės sė proletariatit, e kishte merakun tek gishti i ngritur nga organi i sotėm i akuzės nė adresė tė qeverisė sė tij.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha atė mbrėmje, sepse ndėrkohė qė mandati i tij po mbaron, duke abuzuar me viktimat e komunizmit pėr tė mbrojtur tė pandehurit e korrupsionit, asnjė i pėrndjekur politik nuk ka marrė ende asnjė qindarkė nga kjo qeveri qė s'bėn kurrė atė qė thotė.

Vetėm me lekėt qė u merr shqiptarėve nga taksat pėr tė paguar televizionet qė tė shfaqin reklamat e qeverisė, do tė kishte dėmshpėrblyer, pėr ēdo 30 sekonda gėnjeshtra televizive qeveritare, ditėn e 45 tė internuarve apo tė 23 tė burgosurve politikė, sipas shumės qė pėrcakton ligji i vetė Sali Berishės.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha atė mbrėmje, sepse ndėrkohė qė mallkonte njė regjim ēnjerėzor si ai komunist, tė cilit i ka shėrbyer gjatė si nxitės i zellshėm i luftės sė klasave, pikėrisht kundėr atyre qė sot bėn sikur i mbron, ėshtė Kryeministri qė, pėr tė tretin vit me radhė, djeg fondet qė gjoja u vė nė dispozicion ēdo fillimviti pėr dėmshpėrblim viktimave tė luftės sė klasave.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha atė mbrėmje, sepse ndėrkohė qė nė emėr tė tė pėrndjekurve shkeli Kushtetutėn, vetėm e vetėm pėr tė shkatėrruar njė pushtet gjyqėsor qė po heton qeverinė e tij, ėshtė Kryeministri qė ka njė sekser serb, i cili, i vetėm, ka bėrė me korrupsion nė 3 vjetėt e kėsaj qeverisjeje, aq para sa do tė duheshin pėr tė dėmshpėrblyer 3 milionė e 375 mijė ditė burgu politik, ose 6 milionė e 750 mijė ditė internimi.

Sali Berishės duhet t'i vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha mbrėmė, sepse ndėrkohė qė tė pėrndjekurve politikė u ka marrė prej 17 vjetėsh, jo vetėm votėn, po edhe flamurin, tani qė po mbaron edhe mandati i tij i fundit pėr tė drejtuar punėt e vendit, kėrkon qė me gjakun, plagėt, vuajtjet, sakrificat, hallet e problemet e tyre tė pafundme, sot e gjithė ditėn, jo vetėm tė mbulojė duart e pista tė kėsaj qeverie tė kalbur nga korrupsioni, po edhe tė marrė pėrsėri njė mbėshtetje tėrėsisht tė pamerituar pėr tė pėrfaqėsuar kėtė shtresė tė vrarė e tė torturuar nga Enver Hoxha dhe tė mashtruar e tė pėrqeshur nga sekretari i tij i dikurshėm, komunisti i vjetėr, Sali Berisha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara