HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prej Fuckingu nė Muēibabė!

-- nga Enver Robelli

Enver Robelli Disa toponime tė vendbanimeve tė ndryshme nė Kosovė janė aq paturpėsisht domethėnėse, saqė mund t’ia skuqin fytyrėn ndonjė gruaje me shami. Nėpėr ndeja tė ndryshme, tė cilat pėr fat tė keq po rrallohen, ngjarjet e bujshme rreth Kosovės nuk po na lėnė asnjė minutė tė lirė, shpesh ėshtė treguar kjo barsoletė, e cila tingėllon si e vėrtetė. Njė konduktor (pa shami!) pyet njė grua (me shami!): “Ku po shkon?” Pas dhjetė sekondash ngurrim pason pėrgjigjja: “Nė Gjylekreshtė”. Natyrisht, ky katund nuk ekziston nė Kosovė, emri i tij i vėrtetė ėshtė krejt ndryshe. Ekzistojnė edhe katunde tė tjera, tė cilat ndėrlidhen me kopulim. Nuk e di, nėse ėshtė rastėsi apo jo, por tė gjitha kėto katunde ndodhen nė kufi me shtetin fqinj, i cili vazhdimisht pėrbetohet se kurrė nuk do tė pranojė Kosovėn e pavarur. Muēibaba gjendet tamam nė kufi me Serbinė, Muēivėrci po ashtu. Nė rajonin e Llapit, jo larg kufirit, ndodhet fshati Kaqibeg. Mirė. Gjuhėtarėt ose mbikėqyrėsit e moralit publik mund tė thonė se tė gjitha kėto katunde shkruhen me “ē” dhe jo me “q”. Por, ky kufizim ortografik kurrė nuk mund ta frenojė fantazinė.

Nuk janė vetėm kosovarėt, tė cilėt ballafaqohen me toponime groteske. Me tė njėjtin siklet duhet tė ballafaqohen edhe banorėt e njė fshati nė Austri. Ky fshat quhet Fucking. Toponimi ekziston qė nga viti 1070 dhe i referohet njė njeriu tė quajtur Focko, i cili mendohet se ka jetuar nė shekullin e 6. Fucking domethėnė “vendi i njerėzve tė Fockos”. Por, ky shpjegim vlen vetėm pėr gjuhėn gjermane. Nė anglisht toponimi Fucking ka njė kuptim krejt tjetėr. Ai pėrshkruan, nė mėnyrė mjaft vulgare, aktin seksual. Tashmė, prej disa vitesh Fuckingu, i cili ndodhet afėr qytetit tė Salcburgut, lufton me njė problem tė madh. Me dhjetėra turistė nga Britania e Madhe udhėtojnė nė kėtė fshat dhe fotografohen para tabelės me mbishkrimin e fshatit Fucking.

Disa madje i zhvillojnė fotografitė nė fshat dhe me vulėn e postės sė Fuckingut ia dėrgojnė syretet e tyre farefisit nė Britani tė Madhe. “Greetings from Fucking”, ky ėshtė mesazhi mė i shpeshtė qė shkarravisin nė panorama turistėt britanikė, qė vizitojnė Fuckingun. Por, ka edhe turistė tė tjerė, tė cilėt nuk kėnaqen vetėm me fotografi. Viteve tė fundit ka ndodhur shpesh qė turistėt e kanė shkulur tabelėn me mbishkrim dhe e kanė marrė me vete si suvenir. Nė Fucking jetojnė gjithsej 91 banorė. Dhe kėta banorė janė tė lodhur me vjedhjen e tabelave. Ata nuk kanė fare mirėkuptim pėr dalldisjet pubertore tė turistėve anglishtfolės. Pėr tė penguar vjedhjet nė tė ardhmen banorėt e Fuckingut kanė ndėrmarrė njė aksion: ata i kanė betonuar tetė tabela me mbishkrimin Fucking. Mbetet tė shihet, nėse kjo masė do tė ketė sukses.

Probleme tė ngjashme kanė edhe vendbanime tė tjera nė Gjermani, sidomos krahina e Bavarisė. Atje ekziston njė katund me toponimin Kissing. Por, kjo nuk do tė thotė qė banorėt e kėtij fshati nuk kanė punė tė tjera pėrveēse tėrė kohėn tė puthen me njėri-tjetrin, tė bėjnė qejf dhe tė shijojnė jetėn. Jo. Thuhet se banorėt e Kissingut janė tė zellshėm, tė ndershėm, tamam tė krishterė besnikė ndaj Jezu Krishtit dhe Zotit. Ata, edhe kur puthen, mendohet se e fikin dritėn nga turpi. Jo larg Kissingut gjendet njė vendbanim tjetėr, me njė toponim po aq domethėnės. Quhet Petting. Nė anglisht ky nocion ka kuptimin e pėrkėdheljes, ngacmimit, eksitimit. Pra, seks pa akt seksual. Pettingu gjeografik, ndėrkaq, nuk ka tė bėjė me kopulimin. Ėshtė njė vend i bukur, me tri terrene pėr kamping, njė terren sportiv, njė sallė sporti dhe disa terrene tenisi. Gjendet buzė njė liqeni, i cili konsiderohet tė jetė ndėr mė tė ngrohtit nė krahinėn e Bavarisė dhe pėlqehet sidomos nga familjet me fėmijė dhe nga adhuruesit e natyrės sė virgjėr. Kujt nuk i pėlqen nė Petting mund tė udhėtojė 20 kilometra mė tutje, nė Salcburg tė Austrisė, njė qendėr e muzikės klasike dhe vendlindje e Wolfgang Amadeus Moxartit. Kėshtu ėshtė puna e toponimeve nė Gjermani e Austri.

Ndoshta kėto toponime mund tė jenė njė lloj ngushėllimi pėr tė gjithė ata banorė tė fshatrave kosovare Gjylekar, Muēibabė, Kaqibeg, Karaqicė, Muēivėrc. Ndoshta kėto toponime paksa largojnė mendjen nga moēali i politikės, nga zhurma, lėndėt shpėrthyese, mungesa e rrymės, e rrogės, e bukės, nga keqpėrdorimi i tenderėve, nga ish-ministrat qė provojnė tė humbin pa gjurmė nga frika e arrestimit. Toponimet e tilla na kujtojnė njė kohė mbase gazmore, kur nuk ka pasur as internet, as e-mail, as “DigitAlb”, as gomarė televizivė, as lopė televizive, as krijesa qesharake qė krejt efektin e punės sė tyre artistike e reduktojnė nė sfilata qė nuk e kalojnė nivelin e klubeve primitive tė natės. Po, nejse. Pavarėsia u bė. Tė gjitha tė tjerat harrohen, pėrveē toponimeve. Ato do tė na shoqėrojnė edhe nė tė ardhmen. Pa marrė parasysh se si do tė duket Kosova, e tillė siē ėshtė nė hartė, apo ndryshe, me ndonjė copė tė hequr, siē po pėrpiqen fqinjėt matanė Kaqibegut, Muēibabės dhe Muēivėrcit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara