HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qorrsokaku nė vendin e akronimeve

-- nga Enver Robelli

Enver Robelli Nė letėr gjithēka ėshtė formuluar qartė e thjeshtė. Kosova do ta shpallė pavarėsinė me mbėshtetjen e shteteve mė tė fuqishme perėndimore, pastaj misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, do tė zėvendėsojė administratėn e OKB, UNMIK, dhe me 2000 ekspertė (gjyqtarė, prokurorė, policė etj.) do tė ndihmojė nė ndėrtimin e njė shteti funksional, ku sundon ligji. Njėkohėsisht, njė mision i dytė, Zyra Civile Ndėrkombėtare (International Civilian Office - ICO), mbikėqyr zbatimin e planit pėr shtetbėrjen e Kosovės. Kėshtu e parasheh zhvillimin e Kosovės doracaku i pavarėsisė i formuluar nga Martti Ahtisaari.

Por, si duket realiteti nėntė muaj pas shpalljes sė pavarėsisė? Fundjavėn e kaluar nė pjesėn veriore tė Kosovės, e cila ėshtė e populluar kryesisht me serbė dhe e dominuar nga institucionet e Beogradit, u dėgjuan tė shtėna me armė, ndėrsa para zyrės sė ICO, nė kodrėn e Dragodanit nė Prishtinė, shpėrtheu njė lloj bombe, e cila shkaktoi vetėm dėme materiale. Ende ėshtė e paqartė se kush qėndron prapa kėtyre provokimeve. Por, ēfarė shihet ėshtė zhgėnjimi i shumė shqiptarėve tė Kosovės mbi numrin e madh tė misioneve ndėrkombėtare, tė cilat shpeshherė i qėndrojnė njėra-tjetrės nė udhė. Si pak vatra krize nė botė Kosova ėshtė shndėrruar nė njė arenė tė ndėrkombėtarėve qė quhen “Mission-Junkies”, njerėz qė jetėn e kalojnė nė misione tė ashtuquajtura paqeruajtėse, por nė fakt ēfarė ata ruajnė jo rrallė janė privilegjet e pakufishme, rrogat e larta, jeta luksoze. Pėr shumė ndėrkombėtarė Kosova i afrohet parajsės, tė cilėn ata nuk do ta ndėrronin, ta zėmė, me ndonjė vend pune nė misione tė OKB nė Sudan, Timorin Lindor, Irak etj.

Lėmshi i kompetencave

Menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, sipas planit tė Ahtisaarit, parashihej tėhollimi i pranisė ndėrkombėtare. Po ashtu, ishte paraparė qė 120 ditė pas proklamimit tė mėvetėsisė misioni i BE, EULEX, tė fillonte punėn nė muajin qershor. Sot puna qėndron kėshtu: pėr vendosjen e EULEX diskutohet ende, ndėrsa dihet qė pėr njė kohė tė pacaktuar do tė qėndrojė nė Kosovė, nė formė tė zvogėluar, edhe misioni i OKB, UNMIK, sepse pėr shkak tė kundėrshtimit tė Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB nuk ėshtė arritur tė shfuqizohet Rezoluta 1244 dhe tė miratohet njė Rezolutė e re, e cila do ta bekonte planin e Ahtisaarit dhe pavarėsinė e Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, pėrveē EULEX, nė Kosovė ėshtė duke u shtrirė edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), e cila udhėhiqet nga diplomati holandez, Pieter Feith.

Tė gjithė sė bashku, zyrtarė vendorė e ndėrkombėtarė, sillen tė hutuar nėpėr lėmshin e kompetencave: Pėr OKB ende vlen Rezoluta 1244, e cila e pėrshkruan Kosovėn si pjesė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, e cila tashmė, pas shkėputjes sė Malit tė Zi, ėshtė hedhur nė bėrllokun e historisė, por Serbia e konsideron veten si pasardhėse juridike tė kėtij shteti. Nga ana tjetėr, pėr Zyrėn Civile Ndėrkombėtare vlen vetėm Kushtetuta e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Mirė se vini nė Kosovė, nė vendin e akronimeve, nė vendin ku vlejnė ligje tė ndryshme, ku sundojnė autoritete tė llojllojshme dhe ku tė gjithė dhe askush nuk ėshtė pėrgjegjės!

Mediatori nga Zelanda e Re

Pėr shkak se plani i Ahtisaarit nuk ėshtė miratuar nė OKB, qeveria e Beogradit nuk dėshiron tė bashkėpunojė me misionet ndėrkombėtare ICO dhe EULEX. Madje Serbia qė nga shpallja e pavarėsisė ka ndjekur njė politike tė sabotazhit kundėr pranisė sė re ndėrkombėtare nė Kosovė. Parulla e pėrhershme e Beogradit tingėllon kėshtu: “Pėr ne partner ėshtė vetėm OKB”. Pėr tė dalė nga kjo situatė dhe pėr t’i hapur BE njė rrugė pėr tė hyrė nė Kosovė, Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB, Ban Ki-Moon, nė muajin qershor, pėrmes njė letre drejtuar presidentit serb, Boris Tadiē dhe Shkėlqesisė sė tij, Fatmir Sejdiu, tė cilit nuk ia pėrmendte funksionin e kryetarit tė Kosovės, kėrkoi nga Beogradi dhe Prishtina tė bisedojnė, dialogojnė, negociojnė pėr gjashtė fusha tė ndryshme bashkėpunimi. Pėr tė lehtėsuar bisedimet nė distancė mes Kosovės dhe Serbisė OKB dėrgoi nė rajon Andrew Ladley-in, njė shtetas tė Zelandės sė Re, i cili ėshtė i specializuar si mediator konfliktesh. Ladley nuk ėshtė zyrtar i OKB, ai vetėm ka njė kontratė me OKB pėr tė punuar nė shėrbim tė saj. Sipas njė zyrtari tė UNMIK, Ladley nuk ka ndonjė pėrvojė nė Ballkan.

Megjithatė, agjencia serbe shtetėrore e lajmeve “Tanjug” nė fund tė tetorit e lavdėronte atė si njėrin prej negociatorėve mė tė mirė tė OKB.

Gjatė muajve tė fundit mediatori nga Zelanda e Re ka biseduar me politikanėt serbė dhe ata kosovarė pėr gjashtė pikat e Ban Ki-Moon. Megjithatė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė fillim tė gushtit i kishte thėnė “Kohės Ditore” se Prishtina nė asnjė mėnyrė nuk do tė negociojė me Beogradin pėr gjashtė pikat e propozuara nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB. Por, nėse ky ka qenė qėndrimi i pushtetarėve tė Kosovės, atėherė pėrse ėshtė biseduar fare me Andrew Ladley? Njė zyrtar i UNMIK, i cili ėshtė njėri prej analistėve mė tė mirė tė zhvillimeve politike nė Kosovė, e quan qasjen e qeverisė sė Kosovės si “dėshtim”. Njė diplomat i BE ėshtė cituar nga publicisti britanik Tim Judah, duke thėnė se “ėshtė e pandershme nga kosovarėt qė tani tė thonė se nuk e kanė ditur se ēfarė po ndodh”. Ky diplomat po ashtu ka thėnė se Prishtina ka qenė e informuar plotėsisht pėr ēdo etapė tė negociatave.

Jashtė Kushtetutės

Pas negociatave disamuajshe, tė cilat janė zhvilluar larg syve tė opinionit, OKB prezantoi planin prej gjashtė pikash, i cili parasheh sanksionimin e ndarjes sė Kosovės nė territore etnikisht uniforme. Konkretisht, nė veri tė Kosovės dhe nėpėr enklavat e banuara nga serbėt do tė operojė njė polici e pėrbėrė vetėm nga serbėt. Kėto njėsi do t’i nėnshtrohen vetėm komandės sė zyrtarėve tė OKB (ose EULEX, nėse Prishtina e pranon planin e OKB). Nė zonat e banuara me serbė qeveria qendrore nė Prishtinė praktikisht nuk do tė ketė ndikim. Kjo vlen edhe pėr gjyqėsinė. Nė komunat serbe gjyqet do tė funksionojnė jashtė Kushtetutės kosovare. Nė veri kufiri me Serbinė do tė kontrollohet vetėm nga doganierėt ndėrkombėtarė, tė cilėt nuk mund tė aplikojnė tarifa doganore, pėr shkak se Serbia kufirin e Kosovės e sheh vetėm si vijė administrative dhe jo si kufi ndėrkombėtar.

Rrjedhimisht, sipas kėsaj qasjeje, plani prej gjashtė pikave pranon kėrkesėn serbe qė Kosova ėshtė vetėm njė krahinė separatiste nėn administrim tė OKB. Plani i OKB nuk ėshtė rrėfimi i plotė. Lėshime ndaj Beogradit ėshtė i gatshėm tė bėjė edhe Bashkimi Evropian. Gjatė vizitės nė Beograd nė fillim tė muajit diplomati francez Pierre Mirel, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr Ballkanin nė Komisionin e BE, ka deklaruar se misioni EULEX do tė operojė nė Kosovė nė mėnyrė neutrale sa i pėrket statusit tė Kosovės dhe po ashtu nuk do ta zbatojė Planin e Ahtisaarit, i cili ėshtė baza e Kushtetutės sė Kosovės dhe prej shumė shteteve ishte pėrmendur si kusht pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pas tė gjitha kėtyre lėshimeve nga ana e OKB dhe BE, tė cilat janė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Kosovės, qeveria serbe shprehu gatishmėri tė tolerojė stacionimin e misionit EULEX nė Kosovė, me kusht qė plani prej gjashtė pikash tė miratohet nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB. Kur tė hiqet krejt pluhuri i propagandės, rezulton se faktikisht kjo do tė thotė qė EULEX do tė veprojė sipas Rezolutės 1244.

Tė zėnė “n’gabim”?

Pas pajtimit tė Beogradit me OKB dhe BE pėr planin prej gjashtė pikash qeveria e Kosovės u habit, si dhe ndėrmarrja kosovare pėr mirėmbajtjen e rrugėve, e cila zakonisht nė janar apo shkurt, kur bie shumė borė, thotė qė tė reshjet atmosferike na kanė befasuar. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaēi dolėn para kamerave dhe me akrobacione tė mundimshme retorike thanė se plani nuk do tė pranohet, se ėshtė nė kundėrshtim me ligjin themelor tė Kosovės etj. I vetmi zyrtar ndėrkombėtar qė u pėrpoq tė kundėrshtojė planin ishte Pieter Feith. Ai tha se BE ende nuk ka qėndrim, madje nė njė rreth tė ngushtė nė Zyrėn Civile Ndėrkombėtare Feith u kėrcėnua me dorėheqje, nėse Brukseli nuk e mbėshtet atė nė zbatimin e planit tė Ahtisaarit. Kėtė e ka konfirmuar edhe njė diplomat evropian, i cili thotė se “EULEX tani dėshiron tė stacionohet nė Kosovė, madje pretendon tė ndėrtojė shtet juridik, duke shkelur Kushtetutėn e vendit”.

Pėr kėtė diplomat ėshtė e qartė se BE nuk ėshtė e aftė tė zhvillojė njė politikė tė jashtme, e cila menaxhon kriza. Pėrkundrazi, rasti i Kosovės tregon se Brukseli mund tė eksportojė jo-stabilitet. Vėshtirėsitė e BE pėr vendosjen e misionit nė Kosovė burojnė edhe nga fakti se deri mė sot 22 vende anėtare e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, kurse 5 tė tjera (Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia) refuzojnė tė marrin njė vendim tė tillė. Por, edhe kėto shtete qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės nė fillim tė shkurtit, para shpalljes sė deklaratės pėr mėvetėsi, kanė votuar pėr stacionimin e EULEX. Tė gjitha kėto shtete e kanė ditur se detyrė e EULEX ėshtė forcimi i strukturave shtetėrore tė Kosovės sė pavarur. Domethėnė: tė mbėshtetėsh EULEX dhe tė kundėrshtosh pavarėsinė ėshtė absurde.

“Lepujt pėr eksperimente”

Derisa politikanėt serbė theksojnė se marrėveshja e tyre me OKB dhe BE e “varros” pavarėsinė e Kosovės, pushtetarėt e Kosovės kėrkojnė shpėtim nė aksione populiste. Presidenti, Fatmir Sejdiu, ka refuzuar planin bashkė me kryeministrin, Hashim Thaēi. Ishte hera e parė qė kur u shpall pavarėsia, qė kėta dy politikanė publikisht morėn guximin tė refuzojnė njė ofertė tė “miqve ndėrkombėtarė”. Madje, kryeministri Thaēi nė mėnyrė demonstrative vizitoi shqiptarin Ali Kadriu nė veri tė Mitrovicės, i cili po pengohet nga serbėt dhe nga OKB nė rindėrtimin e shtėpive tė tij dhe i premtoi kėtij shtetasi 10 mijė euro ndihmė.

Kadriu nuk i pranoi kėto parį. Tha se dėshiron vetėm siguri.

Ish-kryeministri i Kosovės nė ekzil, Bujar Bukoshi, kritikon ashpėr ngathtėsinė e pushtetarėve. Sipas tij plani i OKB minon pavarėsinė dhe varros projektin e pėrbashkėt pėr bėrjen e Kosovės shtet. Njėkohėsisht, kjo qasje ndaj Kosovės e “diskrediton dhe e deligjitimon BE, e cila gjithnjė e mė shumė po i nėnshtrohet politikės serbe tė sabotazhit dhe shantazhit”, - thotė Bukoshi. Ai thotė se udhėheqja e Kosovės ėshtė tepėr kokulur ndaj presioneve ndėrkombėtare dhe apelon qė tani fuqishėm tė kundėrshtohen pėrpjekjet e OKB dhe BE pėr t’i trajtuar kosovarėt si “lepuj pėr eksperimente”. Bukoshi thekson se me pranimin e planit tė Ahtisaarit kosovarėt kanė pėrpirė njė pilulė tė hidhur.

Edhe mė i ashpėr ėshtė njė zyrtar i lartė i UNMIK. Ai thotė se plani prej gjashtė pikash ėshtė njė diktat kundėr Prishtinės dhe e krahason atė me Marrėveshjen e Mynihut (“Münchner Abkommen”), pėrmes sė cilės shtetet kryesore evropiane nė vitin 1938 i lejuan Adolf Hitlerit tė okupojė zonat e banuara me gjermanė nė Ēekosllovaki. “Por, problemi ishte se Hitleri nuk u kėnaq vetėm me kėtė”. Ky zyrtar ndėrkombėtar pėrsėrit se qeveria e Kosovės “ka dėshtuar” gjatė bisedimeve me mediatorin e OKB, Andrew Ladley. Nė Prishtinė madje ka zėra alarmantė ndėrkombėtarė qė thonė se pėr shkak tė politikės konfuze dhe shpesh pro-serbe tė Francės si kryesuese e BE, Kosova qė nga shpallja e pavarėsisė ka humbur mė shumė autonomi sesa nė kohėn e Sllobodan Millosheviēit. Publicisti Veton Surroi, i cili tani drejton Klubin pėr Politikė tė Jashtme, e ka pėrshkruar bindshėm dilemėn kosovare: Derisa nė raportin e fundit pėr vendet e Ballkanit Brukseli kėrkon qė Kosova tė jetė shtet funksional, plani prej gjashtė pikash i OKB, i cili pėrkrahet nga BE, synon pikėrisht tė kundėrtėn, shkapėrderdhjen e Kosovės nė mini-principata tė drejtuara nga pakica serbe. A bėhet kėshtu shteti funksional?

Stuhia serbe

Mungesa e qartėsisė mbi praninė ndėrkombėtare ka pasur pasoja fatale qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės. Pala serbe e ka shfrytėzuar kėtė situatė ashtu siē ėshtė pritur: me forcimin e institucioneve tė Beogradit nė Kosovė, me ushtrimin e pushtetit pothuaj tė plotė nė veri tė vendit dhe enklava, me nxitjen e policėve serbė pėr t’u larguar nga Shėrbimi Policor i Kosovės, me marrjen nėn kontroll tė gjykatės nė Mitrovicė, me rritjen e investimeve nė enklavat serbe, me pėrzėnien e doganierėve dhe djegien e pikave kufitare nė veri etj. Njėkohėsisht, diplomacia serbe ka qenė mė aktive se kurrė mė parė, duke lobuar nė shumė shtete kundėr pranimit tė Kosovės. Nė fillim tė tetorit, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB miratoi njė Rezolutė tė Serbisė dhe i kėrkoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė tė pėrpilojė njė ekspertizė pėr pavarėsinė e Kosovės. Tė gjitha kėto zhvillime pala kosovare i ka pėrcjellė kryesisht me nėnēmim, duke shpresuar se “miqtė ndėrkombėtarė” do t‘ia rregullojnė punėt Prishtinės. Vėrtet, a bėhet kėshtu shteti funksional?

* Autori ėshtė korrespondent i gazetės gjermane “Süddeutsche Zeitung” dhe i tė pėrditshmes zvicerane “Tages Anzeiger” pėr Evropėn Juglindore

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara