HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drita e zbehur

-- nga Enver Robelli

Enver Robelli Thomas Edisoni do tė rrotullohej nė varr. Nė vitin 1880 ky shkencėtar amerikan mori patentėn pėr njė zbulim tė rėndėsishėm: poēin elektrik. Pėr 130 vjet kjo mrekulli teknike nė formė tė dardhės ka ndriēuar kur ka qenė e domosdoshme, por shpesh edhe pa qenė nevoja. Tani poēit elektrik po i vjen fundi. Deri nė vitin 2016 ky burim tradicional i dritės do tė hiqet nga tregu. Kėshtu ka vendosur Bashkimi Evropian kėto ditė. Nė vend tė poēit nė treg do tė ketė mjaft llamba energjikursyese, tė cilat deri nė vitin 2020 nė territorin e BE do tė kursejnė 39 miliardė kilovatorė rrymė. Arsyeja e ndalimit tė “dardhės elektrike” ėshtė se ajo mė shumė harxhon rrymė duke nxehur se sa duke bėrė dritė. Vetėm tre pėr qind e energjisė shndėrrohet nė dritė, pjesa tjetėr “avullohet” nė ngrohtėsi. Po ashtu peri, i cili pėrēon rrymėn, bėn dritė vetėm rreth njė mijė orė, derisa llambat energjikursyese shndrisin deri nė dhjetė mijė orė.

A ka dėgjuar ndokush nė ministrinė pėrkatėse tė Kosovės pėr kėtė vendim tė BE? A nuk do tė ishte mirė qė njė vendim i tillė i BE tė mirėpritej edhe nga Kosova dhe menjėherė tė fillonte zėvendėsimi i poēeve elektrike me llamba energjikursyese? Nė njė vend qė kryesisht jeton nė terr tashmė 10 vjet kjo ide nuk ėshtė pėr t’u pėrqeshur. Nga ana tjetėr, herėt apo vonė Kosova duhet tė implementojė pjesėn mė tė madhe tė kornizės ligjore tė BE, natyrisht, nėse politikanėt nuk heqin dorė nga anėtarėsimi nė BE. Pra, nėse pas disa vitesh nė Prishtinė nuk shfaqen parulla “Mė mirė nė terr dhe me poē sesa nė BE dhe nė dritė”!

Nėse eventualisht vendet e BE brenda afatit tė caktuar (deri nė vitin 2016), i thonė lamtumirė poēit elektrik, atėherė do tė pėrfundojė njė epokė. Nė fakt, fundi i saj shihet qė tani. Vende si Zvicra, Australia dhe Zelanda e Re tashmė e kanė ndaluar pėrdorimin e poēit elektrik. Tani ėshtė momenti tė shkėputemi nga njė simbol i jetės moderne. Asgjė mė pak dhe asgjė mė shumė nuk ka qenė poēi i zbuluar nga Thomas Edisoni. Tė entuziazmuar nga drita njerėzit pėr njė kohė tė gjatė e kanė parė poēin elektrik si premtim pėr njė jetė pa brenga. Madje, siē shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung”, kishte edhe persona tė dalldisur nga entuziazmi, tė cilėt thoshin se energjia ėshtė me prejardhje femėrore. Disa e pėrshkruanin energjinė si pasardhėse tė Venusit dhe poēin si diēka erotike.

Sidoqoftė, dardha prej xhami dhe disa telave si peri na kujton estetikėn dhe historinė e shekullit tė 20. Kur u zbulua poēi nė fund tė shekullit 19, bota perėndimore ishte nisur si lokomotivė drejt zhvillimit ekonomik, pėrparimit, mirėqenies. Ajo po ecte drejt shekullit tė 20, drejt utopisė. Askush nuk parandiente katastrofat, dy luftėra botėrore, disa gjenocide dhe shumė pėrpjekje pėr gjenocid, tė cilat shpeshherė u projektuan dhe u kryen nėn dritėn e poēit elektrik. Ndoshta bota do tė ishte mė paqėsore, sikur nė ēastet vendimtare tė rrezikut tė ishin ndalur tė gjitha poēet elektrike.

Por, ka njerėz qė, me gjithė zhvillimin e hovshėm teknik dhe ekonomik, kėto ditė pėrloten publikisht dhe i thurin elozhe poēit elektrik. Njė politikane gjermane madje ka shkruar njė pledoaje pėr shpėtimin e poēit. Ajo thotė: “Kush jeton, ai e dėmton ambientin”. Ose: “Save the planet, kill yourself” (Vrit veten, shpėto planetin). Zemėrimi i politikanes drejtohet edhe kundėr tėrbimit tė burokratėve tė Bashkimit Evropian, tė cilėt dėshirojnė tė rregullojnė ēdo gjė dhe pėr ēdo veprimtari, pėr ēdo artikull ushqimor synojnė tė imponojnė dispozita tė reja ligjore. Para disa vitesh BE kishte pėrcaktuar ēfarė proporcionesh duhet tė ketė njė banane pėr t’u shitur nė tregun evropian. Njė dispozitė ekziston edhe pėr trangujt.

Tash i erdhi radha edhe poēit. Zonja e zemėruar gjermane akuzon Brukselin pėr kufizimin e lirisė dhe pyet: “Pse konsumatori tė mos vendosė vetė se ēfarė poēi do tė blejė?” Natyrisht qė kjo mėnyrė argumentimi ėshtė populizėm. Vendimi i BE pėr ndalimin e poēit ėshtė i qėlluar. Nėse pas disa vitesh llambat energjikursyese do tė harxhojnė gati 40 miliardė kilovatorė rrymė mė pak se aktualisht poēet elektrike, atėherė kjo i pėrgjigjet prodhimit tė dhjetė centraleve elektrike 500-vatėshe. Pėrmes kėtij kursimi nė atmosferė do tė grumbullohen 15 milionė tonelata mė pak dyoksid karboni. Ky vėllim nuk ėshtė aq i madh pėrballė papėrgjegjėsisė sė superfuqive tė reja ekonomike (Kinės, Indisė, Rusisė etj.), dhe sjelljes skandaloze tė SHBA ndaj ambientit. SHBA mbesin mėkatari mė i madh i ambientit. Edhe nė kėtė drejtim priten intervenime pėrmirėsuese nga presidenti i zgjedhur, Barack Hussein Obama. Ndoshta Thomas Edisoni vetė do tė varroste poēin, sikur tė shihte problemet e sotme klimatike.

* Autori ėshtė korrespondent i gazetės gjermane “Süddeutsche Zeitung” dhe i tė pėrditshmes zvicerane “Tages Anzeiger” pėr Evropėn Juglindore

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara