HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė shnjestėr

Manifestimet letrare me fizionomi tė njėjtė

-- nga Frrok Kristaj

Frrok Kristaj "Mitingu i poezisė" dhe "Takimet e Gjeēovit" pa dyshim se janė manifestimet mė tė vjetra letrare nė Kosovė. Nė Kosovė mbahen dhjetėra manifestime letrare qė kanė fizionomi tė njėjtė (tė gjitha kanė tribunė, orė letrare dhe japin shpėrblime), por mungojnė manifestimet shėtitėse, ato bienale dhe manifestimet jubilare e pėrkujtimore

Nė qendra tė ndryshme tė Kosovės tash e disa decenie me radhė mbahen shumė manifestime letrare. Ato janė edhe tė nevojshme, sepse nė radhė tė parė krijojnė kontakte tė drejtpėrdrejta me krijues, por edhe nxisin dhe frymėzojnė brezet e reja pėr krijimtari, pastaj afirmojnė letėrsinė, zgjojnė dashurinė pėr lexim, recitim e aktrim, si dhe gjatė atyre manifestimeve pėrkujtohen figura tė shquara tė krijuesve letrar e tė lėmive tė tjera.


Monumenti i Atė Shtjefėn Gjeēovit nė Zym tė Hasit

Prijnė "Takimet e Gjeēovit"
Tash pėr tash nė Kosovė mbahen afro 15 manifestime letrare, si "Takimet e Gjeēovit" nė Zym tė Hasit, "Mitingu i poezisė" nė Gjakovė, "Gjurmė tė Gjeēovit" nė Janjevė, "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" nė Stubėll, "Takimet e poeteve" nė Vushtrri, Sofra poetike "Ymer Elshani" nė Gllogovc, Takimet "Hivzi Sylejmani" nė Prishtinė, "Azem Shkreli" nė Pejė, "Kepi i Shpresės sė Mirė - Fahredin Gunga" nė Mitrovicė, Karvani i Shkrimtarėve pėr Fėmijė nėpėr Kosovė, "Flaka e Janarit" nė Gjilan, "Ditėt e Lidhjes" nė Prizren, "Kadri Kadriu" nė Besianė, Ora e Madhe Letrare nė Kastriot, e kėshtu me radhė.

Padyshim se manifestimi mė i vjetėr letrar, qė mbahet nė Kosovė, janė "Takimet e Gjeēovit", tė cilat me emėrtimin "Nė kujtim tė Gjeēovit" (kur mori pjesė edhe ministri i arsimit dhe kulturės sė Shqipėrisė Ernest Koliqi) filloi tė mbahet qė nga viti 1941 (e u mbajten edhe nė vitin 1942 e 1943), kur u ndėrprenė pėr t'ia rifilluar pėrsėri, por tash me emėrtim "Takimet e Gjeēovit" nė vitin 1971, e qė pandėrprerė mbahen deri nė ditėt e sotme. Nė anėn tjetėr, manifestimi i dytė mė i vjetėr ėshtė edhe "Mitingu i poezisė", i cili mbahet tash e 40 vjet (por ka pasur edhe ndėrprerje pėr shkaqe tė ndryshme), pasojnė "Muzgjet e Prizrenit", qė pas Luftės Ēlirimtare tė Kosovės u riemėrtuan nė "Ditėt e Lidhjes" e kėshtu me radhė.


Valle tek Monumenti i Atė Shtjefėn Gjeēovit nė Zym tė Hasit

Manifestimet letrare me fizionomi tė pėrsėritura
Nėse i analizojmė fizionomitė e kėtyre manifestimeve letrare atėherė del se qė tė gjitha kanė pothuajse fizionomi tė njejtė. Themi kėshtu pasi qė tė gjitha fillojnė me tribuna letrare, pastaj qė tė gjitha kanė orė letrare, si dhe nė tė gjitha jepen shpėrblime. Bie fjala, nė "Takimet e Gjeēovit" ka tribunė letraro-shkencore, mbahet "Ora e Anton Pashkut" dhe jepet shpėrblimi "Atė Shtjefėn Gjeēovi" pėr njė tė arritur kulturore nė nivelin kombėtar, nė "Mitingun e poezisė" mbahet tribuna letrare, pastaj disa orė letrare nė terren, ora e madhe letrare, jepet shpėrbilimi (nga Klubi letrar "Gjon Nikollė Kazazi") pėr veprėn mė tė suksesshme tė botuar nė mes dy manifestimeve, si dhe kumtohen emrat e anėtarėve tė rinj tė sapopranuar nė LSHK, nė "Takimet e Hivzi Sylejmanit" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpėrblimi (pa dallim zhanri) pėr vepėr jetėsore "Pjetėr Bogdani", si dhe shpėrblimi "Hivzi Sulejmani" pėr vepėr mė tė suksesshme nė prozė tė botuar nė mes dy manifestimeve, pastaj nė manifestimin "Sofra poetike - Ymer Elshani" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpėrblimi "Sofra", nė "Karvanin e shkrimtarėve pėr fėmijė" mbahen orė letrare dhe nė fund tribuna ku edhe jepet ēmimi pėr veprėn mė tė suksesshme tė botuar nė mes dy manifestimeve, nė "Takimet e poeteve" mbahet tribuna, ora letrare dhe jepen shpėrblimet pėr poezitė mė tė suksesshme tė lexuara, nė "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" mbahet tribuna letrare dhe ajo historiko-gjeografike rajonale, pastaj ora letrare dhe jepet shpėrbilimi pėr poezitė mė tė suksesshme tė lexuara, nė "Flakėn e Janarit" mbahet tribuna, ora letrare dhe shpėrblehen poezitė e lexuara nė orė letrare e kėshtu me radhė, qė do tė thotė se kjo ėshtė pėrafėrsisht edhe fizionomia e manifestimeve tė tjera letrare qė mbahen nė Kosovė.

Nga kjo del se manifestimet letrare qė mbahen nė Kosovė pėrafėrsisht kanė fizionomi tė njejtė, por qė kanė pėrmbajtje dhe emėrtim tė ndryshėm. Po ashtu, kėto manifestime kryesisht organizohen nga klubet letrare, seksionet e LSHK-sė, nga Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės, por ka edhe manifestime, siē ėshtė ai "Kepi i shpresės sė mirė - Fahredin Gunga", qė duke i shfrytėzuar njohtėsitė organizohet nga njerėzit qė punojnė nė Ministrinė e Kulturės, pėrkatėsisht manifestimi "Gjurmė tė Gjeēovit", qė mbahet nė Janjevė organizohet nga punonjėsit e Drejtoratit tė Kulturės sė komunės sė Lipjanit. Nė anėn tjetėr, manifestimet letrare nė Kosovė financohen pothuajse vetėm nga Ministria e Kulturės, pėrveē "Takimeve tė Gjeēovit", qė mbahen nė Zym, tė cilat kryesisht financohen nga zymjanėt, por edhe nga Ministria e Kulturės, pėrkatėsisht "Gjurmė tė Gjeēovit" qė ndihmohen nga Drejtorati komunal i Kulturės sė Lipjanit.

Nė fakt, kėtu edhe qėndron mosseriozoiteti i drejtorateve apo edhe i vet Ministrisė sė Kulturės, pėrkatėsisht i LSHK-sė, tė cilat asnjėherė deri mė tash nuk e panė tė arsyeshme tė mbajnė me organizatorėt dhe bartėsitė e manifestimeve letrare njė debat, ku do tė pėrcaktoheshin nė radhė tė parė emėrtimet e manifestimeve, pastaj edhe fizionomitė dhe pėrmbajtjet e tyre, nė mėnyrė qė tė mos derdhėn mjete pėr gjėra tė njejta, por qė pėrmbajtjet dhe fizionomitė e manifestimeve letrare tė avancohen dhe tė begatohen, e njėherėsh edhe tė pėrcaktohen kriteret e financimit (bie fjala nuk ėshtė nė rregull qė manifestimet tė financohen vetėm nga Ministria e Kulturės, por shumicėn e mjeteve manifestimet duhet t'i sigurojnė nga banorėt e vendeve ku mbahen ato, sikurse edhe nga Drejtoratet komunale tė kulturės apo edhe nga donatorėt tjerė). Po ashtu, manifestimet nuk duhet tė organizohen nga institucionet tona tė kulturės, por ato duhet tė organizohen nga krijuesit letrar, dashamirėt e kulturės nė vendet ku mbahen manifestimet, kurse duhet tė pėrkrahen dhe mbėshteten materialisht nga institucionet e kulturės (qofshin ato komunale apo tė Ministrisė sė kulturės), por nė radhė tė parė duhet tė mbėshteten materialisht nga vendet ku mbahen manifestimet, nė mėnyrė qė tė ndihet nevoja e mbajtjes sė manifestimeve nė vendet ku mbahen ato.

Shpėrblimet - ēmimet tė jenė nė funksion tė afirmimit
Ėshtė e natyrshme qė nė manifestimet letrare tė jepen edhe ēmime e shpėrblime nė mėnyrė qė tė stimulohet, nxitet por edhe tė njihet kontributi i krijueseve letrar. Tash pėr tash nėpėr manifestime jepen shpėrblime e ēmime letrare pėr vepra mė tė suksesshme tė botuara nė mes dy manifestimeve pėrkatėse, apo pėr vepra jetėsore, por edhe pėr poezi tė lexuara nė manifestime, pėrveē qė nė "Takimet e Gjeēovit" jepet ēmimi pėr njė tė arritur nė kulturė nė nivelin kombėtar, si dhe pėr interpretim jepet "Unaza e Katit" (lexo: Katarina Josipit). Megjithatė, ėshtė e udhės qė nėpėrmjet shpėrblimeve apo ēmimeve tė ngrisim ura tė afirmimit letrar me kombet tjera tė Evropės apo tė botės. Nė fakt, ėshtė koha kur nė kėto mamofestime letrare tė inaugurohet shpėrblimi apo ēmimi i veprės mė tė suksesshme letrare tė botuar nė mes dy manifestimeve pėrkatėse, e cila do tė shpėrblehej me pėrkthimin e saj nė gjuhė tė botės, sepse vetėm kėshtu do tė arrinim afirmimin e veprave mė tė suksesshme tė krijuesve tanė, por edhe tė krijimtarisė tonė letrare.

Manifestimet tė mos mbahen vetėm sa pėr t'u mbajtur
Nėse vizitohen manifestimet letrare qė mbahen nė Kosovė fitohet pėrshtypja se shumica sosh mbahen vetėm sa pėr t'u mbajtur. Themi kėshtu sepse nė to, bie fjala, nuk ka kriter se sa lexime tė poezive duhet tė bėhen, apo duhet tė lexojnė tė gjithė krijuesit qė marrin pjesė (nė "Kepi..." lexuan mbi 40 krijues e bile edhe u ftuan edhe krijues qė nuk merrnin pjesė). Nė "Mitingun e poezisė" nė Gjakovė apo edhe nė "Takimet e Don Mikelit" nė Stubėll ftohen tė lexojnė pėrherė mė shumė se 40 sish. Ndėrkaq, nė "Takimet e Gjeēovit" nė Zym pothuaj se asnjėherė nuk kanė lexuar mė shumė se 15 poetė. Dhe, si pėr ēudi asnjėri organizator i manifestimeve letrare qė mbahen nė Kosovė nuk publikon konkurs pėr t'u paraqitur ata qė dėshirojnė tė lexojnė e prej tyre tė zgjedhen diku 10-15 veta, sepse mė shumė lexime kalon nė monotoni dhe bie interesimi i pjesėmarrėsve pėr t'i pėrcjellė krijuesit.

"Takimet e Gjeēovit" mė tė organizuarat
Hiē "Takimet e Gjeēovit", qė pėrcjellen nga mė shumė se tre- katėr mijė dashamirė tė fjalės artistike (e ndonjė herė edhe mė shumė), nė manifestimet tjera letrare, qė mbahen nėpėr Kosovė, gati se pėrherė mė shumė ka krijues se dashamirė tė fjalės artistike, pėrkatėsisht pothuaj se askund nuk bėhen mė shumė se 30-40 dashamirė tė kėtyre manifestimeve.
Nė fakt, "Takimet e Gjeēovit" dallojnė edhe pėr shumėēka tjetėr. Bie fjala, nė ato "Takime...", qė mbahen nė Zym, qė tė mos bėhen monotone, pėrherėr kėrkohen forma tė reja pėr mbajtjen e manifestimit. Tribuna nė Zym tash e sa vjet mbahet nė formė tė mjuzikėllit artistik, qė po zgjon shumė interesim te pjesėmarrėsit e manifestimit, pastaj atje pėrherė manifestimi pėrcjellet edhe me aktivitete tė tjera kulturore (koncerte tė muzikės moderne, klasike, balet, rite popullore, valle, folklor, ekspozita tė librit, ekspozita figurative apo tė kostumografisė vendore, ngritje tė amfiteatrit (me afro 1000 vende), ngritje tė monumentit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit (afro gjashtė metra i lartė), vizitė varrezave tė krijuesėve (Sh. Gjeēovit, L. Palajt, A. Pashkut, K. Josipit, Nėnės Tereze (pėrmendorja nė Zym) H. Lekajt e kėshtu me radhė), por sivjet nė Zym nė kuadėr tė "Takimeve..." u hap edhe Muzeu i Zymit, qė paraqet aktrakcion pėr manifestimin dhe interes pėr kulturėn shqiptare nė Kosovė e mė gjerė. Me format e reja qė atje vazhdimisht hulumtohen edhe manifestimi begatohet, pėr pjesėmarrėsit manifestimi po ėshtė mė interesant, ndaj edhe pėr ēdo vjet nė Zym shtohet numri i dashamirėve qė e pėrcjellin kėtė manifestim. Nė fakt, Zymi duhet t'u shėrbej si shembull se si organizohen manifestimet letrare dhe jo vetėm ato.

Tė mbahen edhe manifestime tė reja
Nė shtetet me kulturė tė avancuar, qė kanė pėrvojė mė tė begatshme nė organizimin e manifestimeve kulturore, kanė edhe manifestime letrare, por edhe tė tjera, shėtitėse, manifestime jubilare, manifestime bienale e manifestime pėrkujtimore. Mu pėr kėtė ėshtė koha e fundit qė edhe institucionet dhe asociacionet tona tė kulturės tė shtrojnė kėtė ēėshtje nė rend dite, nė mėnyrė qė aty-kėtu ndonjėrin nga manifestimet tona letrare ta mbajnė njė vjet nė njė qytet e nė vjetin tjetėr nė qytetin tjetėr, pėrkatėsisht qė ndonjėrin nga manifestimet ekzistuese apo tė rejat, qė nesėr shtrohet nevoja pėr t'u organizuar, tė mos mbahen pėr ēdo vjet, por ato tė mbahen nė ēdo dy vjet, pėrkatėsisht nė ēdo pesė vjet e kėshtu me radhė.

Po ashtu, ėshtė mė se e domosdoshme qė manifestimet letrare tė pėrcjellen edhe me koncerte tė muzikės klasike, me ekspozita tė krijimtarisė figurative, tė kostumografisė, tė etnografisė, tė fotografisė e tė tjera, nė mėnyrė qė manifestimet letrare tė lidhen edhe me fusha tė tjera tė kulturės. Sidoqoftė, ėshtė koha qė tė mendohet edhe pėr kėto probleme, pėrkatėsisht pėr ndėrtimin e mirėfilltė tė fizionomive tė manifestimeve letrare, tė pėrmbajtjeve tė tyre dhe tė begatimit tė pėrmbajtjeve tė manifestimeve letrare qė mbahen nė Kosovė, nė trojet etnike shqiptare apo edhe nė diasporėn shqiptare nė botė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara