HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E gjora Ina Rama

Fatos Lubonja -- nga Fatos Lubonja

Nuk e di ēfarė kanė menduar shqiptarėt duke ndjekur maratonėn parlamentare tė ditės sė hėnė me rastin e mocionit tė PS ndaj kryeministrit Berisha pėr ēėshtjen Fazlliē. Personalisht gjatė saj dhe veēanėrisht nė fund tė saj mė doli vetvetiu disa herė shprehja: "E gjora Ina Rama".

Pse e gjora? Sepse gjithė debati parlamentar pasqyroi rėndėsishėm dy elementėt e njė prese shtypėse: Njėri element ėshtė ai i ndėrtuar nga gjithėpushtetshmėria e politikės e cila, me njė arrogancė tė paparė, tregoi nė Parlament se as nuk do t'ia dijė pėr pushtete tė tilla si ai i gjyqėsorit apo prokurorisė; elementi tjetėr i presės ėshtė ai i gjithėpėrfshirjes sė politikės nė afera korruptive alla Fazlliē. Tė dy kėta elementė sė bashku krijojnė, pra, njė presė shtypėse pėr ēdo shpresė se Ina Rama mund tė ketė kurajė tė lėvizė ndershmėrisht e me forcė pėr tė vendosur autoritetin e drejtėsisė nė kėtė vend. E vendosur midis kėtyre dy shtypėsve tė presės, ajo tė duket si njė pre nė mes tė nofullave tė ujkut. Nėse mendojmė pak mė thellė mbi kėtė imazh duhet tė pranojmė se reagimi "e gjora Ina Rama" tė vjen kur me emrin e kėsaj gruaje identifikojmė dėshirėn tonė, apo shpresėn tonė pėr drejtėsi. Po ta pėrkthejmė atė shprehje, nė fakt, do tė ishte mė saktė tė thoshim se nė gojė tė ujkut ėshtė "e gjora drejtėsi".

Le tė shpjegohem pak mė konkretisht. Sikur tė bėhej fjalė qė nė vendin tonė tė funksiononte sadopak Ina Rama si personifikim i drejtėsisė nuk mund tė ndodhte ajo qė ndodhi qė Kryeministri, i thirrur pėr tė dhėnė shpjegime pėr njė akuzė tė caktuar, i injoroi fare kėto duke mbajtur dy orė fjalim pėr sukseset e qeverisė sė tij. Kryeministri nė fakt fliste sikur Ina Rama dhe prokurorėt e saj tė mos ishin duke dėgjuar se ēfarė po thoshte ai dhe tė tijtė pėr ēėshtjen Fazlliē. Dhe as sikur shqiptarėt, tė cilėve dita ditės u serviren prova qė u ngrenė pikėpyetje serioze nė favor tė akuzės se anija e mbrojtjes sė qeverisė ka shumė vrima qė fusin ujė, tė prisnin njė pėrgjigje.

Ta do mendja se sikur Kryeministri dhe tė tijtė tė kishin frikė nga autoriteti i Ina Ramės dhe i drejtėsisė, apo edhe nga opinioni publik, do tė pėrdornin tjetėr gjuhė nė Parlament. Psh. mund tė jepnin njė numėr shpjegimesh dhe saktėsimesh dhe ta mbaronin fjalėn duke thėnė se ēėshtja ėshtė nė hetim dhe ne kemi besim se drejtėsia do tė na japė tė drejtė. Por nė vend tė kėsaj, pas mbarimit tė fjalimit, pėr ēdo deputet tė opozitės qė e sulmonte, Kryeministri kishte gati nė gojė njė dosje qė ia pėrmendte pėr t'i thėnė "mbylle!". Pėr hir tė sė vėrtetės ato qė thotė Kryeministri pėr opozitarėt duken po aq tė besueshme sa ē'duken akuzat Gėrdec apo Fazlliē pėr mazhorancėn. Ne nuk e dimė nėse dosjet qė pėrmendte Kryeministri janė nė Prokurori sė bashku me atė tė Gėrdecit e Fazlliēit, por edhe sikur tė mos jenė, Prokuroria, pas asaj qė u tha e qė ėshtė thėnė nė fakt shpesh herė, duhet tė marrė masa pėr tė hapur procese, sepse nuk bėhet fjalė pėr fyerje dosido apo ku di unė, por pėr lidhje tė socialistėve me ata qė mund tė quhen koka e krimit nė vend.

Dhe kėtu vijmė pėrpara situatės dramatike pėr prokuroren Rama. Problemi ėshtė se po tė jesh sadopak realist, tė kėrkosh qė ajo vėrtet tė hetojė me vendosmėri e deri nė fund akuzat e ndėrsjellta tė kėtyre dy palėve ėshtė njėlloj sikur t'i kėrkosh tė bėjė jo Silvia Contin, por sherifin kaubojs nė ato filmat surrogato tė Hollivudit ku protagonisti vret me qindra tė kėqij pa i hyrė asnjė gjemb nė kėmbė. Mirėpo jeta reale ėshtė shumė larg asaj tė filmave aventuresko-romantikė tė sherifėve kaubojsė tė Hollivudit.

Ka qė thonė se ajo ka mbėshtetjen e Presidentit apo tė amerikanėve. Nuk besoj se qoftė Presidenti qoftė amerikanėt tė kenė kaq fuqi tė zhbėjnė fuqinė e presės sė pandėshkueshmėrisė qė e ushtron pushtetin e vet nėpėrmjet luftės pa fund politike tė deputetėve tanė. Edhe ata nuk dalin dot nga akuzat se po bėjnė politikė, jo drejtėsi. Kėtė dhunim apo pėrdorim qė i bėn politika drejtėsisė e provon edhe fakti se sa shpejt shpėlahen akuzat pėr korrupsion kur politikanėt tanė tėrhiqen nga skena apo thjesht kur dalin nga politika apo bėjnė opozitė tė parrezikshme. Rastet janė pa fund. Mjafton tė mė lėshosh rrugėn dhe unė nuk tė akuzoj mė pėr ato qė ke vjedhur deri dje. Madje lexuesi besoj se e kujton se ne kemi nga ata politikanė qė, pasi kanė ardhur nė pushtet, nuk kanė ngulmuar as tė gjenden e dėnohen banditėt qė kanė vepruar dhunshėm kundėr tyre duke i rrahur apo plagosur rėndė.

Nė fakt do tė duhej tė ishte Prokuroria ajo qė do tė duhej tė kishte vepruar edhe pėr tė zbuluar ata dhe pėr t'i dėnuar sepse kjo nuk ėshtė njė ēėshtje thjesht personale, as thjesht politike, por njė nevojė e shoqėrisė pėr tė parė se drejtėsia funksionon, pėr t'i parė, pra, njerėzit e rrezikshėm apo kriminelėt nė bangot e drejtėsisė. Kurse ata edhe rrahjen e tyre e kanė pėrdorur dhe pėrdorin thjesht e vetėm pėr politikė. Nga ana tjetėr Prokuroria e tredhur nga politika apo e pėrdorur prej saj as qė e ka vėnė ujin nė zjarr pėr tė hetuar ato krime duke na transmetuar ndjenjėn se nė "lagjen" tonė ne jemi tė detyruar tė pėsojmė luftėn midis dy bandave dhe se e vetmja gjė qė mund tė bėjmė ėshtė tė rrimė urtė qė tė mos hamė ndonjė dajak apo ndonjė plumb bythėve.

Ėshtė e qartė se pas pėrshkrimit tė kėsaj situate njerėzit tė thonė: kėtė e dimė po a mund tė na thuash ndonjė gjė se si tė dalim prej kėndej? Ka tė tjerė, madje, qė tė bėjnė njė pyetje edhe mė "tė lehtė": kėtė e dimė, po pyetja shtrohet nėse gjithsesi, gjatė kėtyre tre vjetėve tė Berishės kemi bėrė ndonjė pėrparim pėr t'ua ngushtuar mundėsinė e abuzimit me krimin kėtyre bandave, apo kemi bėrė prapa? Pėrgjigja qė mund tė jepja pėr pyetjen e dytė ėshtė se sėmundja ėshtė aty, e pashėruar. Ajo herė-herė rėndohet nė krizat e veta herė-herė duket sikur lehtėsohet. Por mbetet kronike dhe e pashėruar nė trupin e shoqėrisė.

Herė-herė duket sikur presioni pėr t'i futur nė hullinė e ligjit kėto banda ėshtė mė i madh se ē'ka qenė, kurse herė-herė tė duket se pandėshkueshmėria e zgjatur e banditėve tanė ka rritur zullumin e bashkė me tė perceptimin se sa mė shumė rrinė nė pushtet aq mė tė paprekshėm e mė tė rrezikshėm bėhen kėta. Kjo tė ēon nė pyetjen e parė: se ēfarė mund tė bėhet qė nė "lagjen" tonė tė mos jetojmė mė nėn kėrcėnimin e luftės midis dy bandave dhe nėn mėshirėn e humorit tė kapove tė tyre? A duhet tė presim qė ata tė emancipohen nė brezin e dytė, tė fėmijėve tė tyre, tė cilėt tė pasuruar tashmė e tė shkolluar nė Perėndim do tė jenė mė tė edukuar me komshinjtė, apo duhet tė rrisim rezistencėn e revoltėn kundėr tyre? Personalisht di tė them se kush pret mėshirė nga fėmijėt e tyre do tė presė siē priti gjysmė shekulli qė nga komunizmi t'i shpėtojnė tė tjerėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara