HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mendime rumune pėr poezinė shqipe

"Buka e vargjeve" dhe "uji i fjalės"

-- nga Florentin Popescu, (Bukuresht)

Jeton Kelmendi ėshtė njė "konstruktor" i mirė vargjesh, duke impresionuar pėrmes aftėsisė pėr tė ditur tė gjejė simbolikėn, imagjinatėn dhe metaforėn, tė njė origjinaliteti dhe brishtėsie tė cilėn nuk mund ta hasim veēse rrallė, dhe vetėm te autorėt e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushėn e fjalės, trupin e heshtjes, plagėt e fjalės, eshtrat e zbardhura tė lirikės etj. Antologjia e tij ėshtė bregu i mėrgimit, i vetėekzilit tė ēdot njeriu modern, dhe njėherit vendi nė tė cilin, madje qoftė se edhe janė rralluar, letrat ende arrijnė. Dhe njėherit me to, edhe fėshfėrima e fshehtė dhe magjepsėse e poezisė.

Sa fort janė rraluar letrat - Jeton Kelmendi

Para ca kohėsh, lexuesit e Rumanisė patėn surprizėn e takimit edhe me njė poet tė vėrtetė - nga poetėt e shumtė, tė ēmuar dhe interesantė, origjinalė e tė bukur - nga Kosova, nj; yon; e bekuar e cila tejmatanė padrejtėsive tė njohura historike, dėshmon se ėshtė njė hapėsirė letrare qė shkon duke u afirmuar dhe na imponon gjithnjė e mė shumė nė koncertin universal tė botės lirike. Emri i kėtij poeti ėshtė Jeton Kelmendi, ndėrsa vėllimi i tij, i pėrkthyer nė gjuhėn rumune prej Baki Ymerit, mban njė titull jo vetėm sugjestiv, por dhe njėrin tė pėrmushur me ngarkesė sentimentale dhe simbolike: Sa shumė janė rralluar letrat.

Jeton Kelmendi ka debutuar nė moshėn 21 vjeēare, mė 1999, me vėllimin Shekulli i Premtimeve, qė don tė thotė se poeti lė tė kuptohet, sė paku pėrmes titullit tė zgjedhur pėr atė libėr, se qysh nė atė kohė e kishte vizionin e pjekur dhe plotėsisht tė pėrgjegjshėm pėr kuptimin e bardit, por edhe pėr shekullin e shqetsuar nė tė cilin i qe dhėnė fati tė jetojė. Pėrndryshe, qoftė kalimthi duke thėnė, Jeton Kelmendi ėshtė dėshmuar tė jetė fort i inspiruar, dhe mė pastaj duke patur parasysh faktin se vėllimet e tij qė do tė pasojnė do tė kenė edhe ato tituj "polemikė" dhe nxitės: Pėrtej Heshtjes, (2002). Nė qoftė mesditė (2004) Mė fal pak Atdhe (2005), Ku shkojnė ardhjet (2007) Zonja Fjalė (2007) dhe: Sa fort jan? rralluar (2007).

Vėllimi qė na e jep rastin tė shtrojmė nė letėr mendimet dhe impresionet, ėshtė njė antologji me vlera antologjike tė zgjedhura nga e tėrė krijimtaria e tij, dhe mban, njė titull me njė shėmbėlltyrė aktuale, e huazuar nga vargjet mė tė frymėzuara tė poetit. Jo rastėsisht themi para jush, gjatė pėrurimit tė tij nė Bukuresht, dhe shkruajmė nė letėr se ėshė njė "titull i inspiruar" ngase ai faktikisht ngėrthen njė univers tė tėrė lirik. Njė univers qė e individualizon autorin, duke i konturuar njė personalitet tė pakrahasueshėm, si nė poezinė kosovare, poashtu edhe nė atė europiane.

Duke rezikuar tė kėrkojmė ndjesė po qe se e nxjerrim nė pah njė tė vėrtetė tashmė tė njohur - se njeriu ėshtė poezia e tij, siē edhe poezia ėshtė vetė njeriu, po pohojmė se Jeton Kelmendi shpreh vetveten nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė, tė sinqertė dhe pa tam/tame tė kėrkuara nė mundimet e figurės letrare, tė cilat pėrndryshe do ta tradhėtonin atypėraty. Jeton Kelmendi ėshtė, de facto, me gjithė qenien i shquar nė kohėrat e agjituara qė i pėrjetojmė tė gjithė - njė poet i dashurisė dhe i pendės, i meditimeve pėrballė kalimit tė kohės dhe konditės humane. Ndėrsa, po qe se tė rezumojmė nė njė fjalė tė vetme krijimtarinė e tij, nuk dimė cili term do tė ishte mė i pėrshtatshėm: Thjeshtėsi? Sinqeritet? Fshehtėsi? Pėshpėritje? Dėshmi? Nuk e dimė, ngase se poeti ka nga tė gjitha kėto nga diēka.

Autori dėshiron t'u komunikojė edhe tė tjerėve diēka nga bota e tij e pėrmbushur me njė shpirt tė florinjtė. Njė dėshmi e thjeshtė e bėrė pėr tė dashurėn e tij, nga e cila gurgullon njė vlerė gjeneralizuese, si nė poemin "Fjala kapėrcen heshtjen": "Dje mėsova/ Tė hesht/ Tė flas pak/ Jam i mbushur me frymėn e pikllimit/ Pėrmes qepallave tė kėputura/ Tė syve tu/ Kaherė jam nisur kah ti/ Tė flas duke heshtur/ Tė rrėfej pėr ty/ Dhe pėr mua/ Dhe mendova/ Tė tė them/ Se je/ Buka e vargjeve/ Uji i fjalės/ Unė jam pėr ty/ Kėnga mė e kėrkuar/ E kahershme!" Shohim kėtu, njė farė pėrmbysjeje tė perspektivės, poeti duke prononcuar nė finale shėmbėlltyrėn mė tė pėsrshtatshme, ngase ku mund tė gjendet njė krahasim mė sugjestiv i ndjenjės, se sa nė zėrin e njė melodie "tė kahmotshme", e mbėshtjellė me parfumin dhe nostalgjitė e saj?

Nė kėtė kontekst soditja, meditimi dhe malli gėrshetohen me gjendjen e "pritjes" dhe nostalgjisė, tė ēastit nė tė cilin edhe po qe se "rrugėt kanė vajtur nė mėrgim", dikend nuk ėshtė vėshtirė pėr ta gjetur. Dikend tė ndodhur ndėrmjet errėsirės dhe dritės, tė cilit "i dhemb fjala" pėrballė kėngės sė pashprehur, tė ėndėrruar, tė parandjerė dhe kaherė tė pritur. Nuk e dimė si ėshtė prezantuar poeti nė vėllimet e para, tė cilat nuk kemi patur rastin t'i lexojmė, por kėtu ai na del si njė bard i frymėzuar dhe si njė "konstruktor" i mirė vargjesh, duke impresionuar pėrmes aftėsisė pėr tė ditur tė gjejė simbolikėn, imagjinatėn dhe metaforėn, tė njė origjinaliteti dhe brishtėsie tė cilėn nuk mund ta hasim veēse rrallė, dhe vetėm te autorėt e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushėn e fjalės, trupin e heshtjes, plagėt e fjalės, eshtrat e zbardhura tė lirikės etj.

"Sa fort janė rralluar letrat" na thot poeti. Dhe pėrmes kėsaj kuptojmė, faktikisht, shqetsimin pėr tė parė se si njeriu modern i shekullit tė XX, rreshtohet nė valėt e jetės si ushtar besnik i humanizmit, tėhuajėsohet nga ndjeshmėria e ēiltėr, nga pėrjetimet dhe sentimentet e bukura, por edhe nga e shkuara e qetė dhe romantike, nga e cila ēdo njėri prej nesh e ruajmė nga njė pjesė nė veten tonė. Kėto - dhe jo vetėm kėtyre - Jeton Kelmendi ua konsakron njė pjesė tė mirė tė poezive, por edhe dashurisė sė kundruar si njė farė mėrgimi nga pakėnaqėsitė dhe marrėzitė e kohės aktuale - fakt fort interesant (rumanisht: fapt foarte interesant), dhe tė cilin lexuesi si dashamiri i poezisė, nuk mund tė mos e vėrejė, duke u bėrė, pa kurrfarė dyshimi, "bashkėfajtor" i poetit.

Antologjia e Jeton Kelmendit na paraqitet mė shumė se njė "njollė ngjyre" nė kontekstin e lirikės qė praktikohet sot nė botė. Ajo ėshtė bregu i mėrgimit, i vetėekzilit tė ēdot njeriu modern, dhe njėherit vendi nė tė cilin, madje qoftė se edhe janė rralluar, letrat ende arrijnė. Dhe njėherit me to, edhe fėshfėrima e fshehtė dhe magjepsėse e poezisė. (Bukuresht, 30 prill 2008. Pėrktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara