HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė gjurmėt e mėsuesit tė vet...

-- nga Fritz Radovani, tetor 2008

Fritz Radovani Mos mė keqkuptoni, nuk e kam ndėr mend me trajtue asnjė ēeshtje pedagogjike.

Pėr me kenė atdhetar gjithnjė asht thanė se asht detyrė pėr secilin shqiptar.

Pėr me kenė atdhetar i mirė asht diēka ma shumė dhe shumė e vėshtirė.

Pėr me kenė besimtar edhe kjo pėrgjithsisht asht njė detyrė, por kur bahet fjalė pėr besimtarin e mirė ndryshon puna ashtu si pėr atdhetarin e flaktė.

Nė njė tavolinė tė njė kafes nė Tiranė, njė qytetar iu drejtue tė ndjerit Zef Shiroka : “Pėr Ju zotni Zef, tė gjithė thonė se je burrė i mirė. A me tė vėrtetė je i tillė apo e thonė se je ministėr?...”

Zefi e shikoi, bani buzėn nė gaz dhe, i tha: “Unė e di vedin pėr tė tillė, mbasi gjithė jetėn jam mundue me e ruajtė nderėn e fėtyren, madje, me vėshtirsi tė mėdha, mbasi pėr pesė minuta mundesh me humbė gjithshka dhe me u quajtė gjithė jetėn hor...”.

Kėshtu asht edhe pėr njerėzit e thjeshtė, nėpunės, mėsues, mjek, fshatar, etj.

Dikush mendon se kėshtu asht edhe pėr klerikėt. Jo. Pėr klerikėt katolik ndryshon mėnyra e pėrcaktimit tė termit klerik i mirė. Ai duhet me kenė vetėm i mirė e jo ndryshe. Momenti i vendimit pėr atė rrugė nuk pėrcakton karakterin e tij. Ka mjaft qė janė tėrhjekė nga vendimi dhe janė quajtė burra tė mirė nė gjithė jetėn e tyne laike. Ka edhe nga ata qė nuk janė tėrhjekė, janė ba priftėn, por kanė kenė tė dobėt.

Klerikėt katolikė tė mirė qė kanė krye detyrėn fetare dhe atdhetare tue ruajtė lartė deri nė vdekje kėte ideal, kanė marshue me faqe tė bardhė drejtė Elterit Atdheut dhe Fesė.

Historia e Kishės Katolike Shqiptare tė tillė klerikė i rreshton ndėr shekuj, tue fillue nga shekulli i parė mbas Krishtit, mbasi Shqipnia dihet se asht ndėr vendet e para kristjane nė botė, qė nė vitin 53 – 58 kur Shėn Pali qendroi nė Durrės.

Zik-zaket historike tė tonat nuk mujtėn me ndryshue asnjėherė nderimin dhe respektin e askujt pėr rrugėn e lavdishme e tė pėrgjakun tė Klerit Katolik. Ajo rrugė e ndjekun nga tė parėt u pasua deri nė ditėt tona.

Mbas vitit 1944, ndryshoi gjithshka nga mėnyra e zgjedhjes sė kėsaj rrugė prej atyne qė mendonin me u ba meshtar tė Kishės Katolike Shqiptare.

Njė djalė shqiptar qė mund tė mendonte pėr prift, survejohej, spijunohej, gjurmohej, pėrgojohej, shpifej e arestohej e, edhe mund tė zhdukej nga faqja e dheut me akuza false.

Pra, kur merrej njė vendim i tillė, ai shqiptar kishte pranue rrugėn e meshtarisė qė mund tė ēonte nė dėnimin me vdekje, tue u torturue e masakrue me vite tė tana nė hetuesi e kampe shfarosje tė shtetit komunist shqiptar. Ndonse shembujt janė tė shumtė, unė nuk do tė flas nė pėrgjithsi pėr tė gjithė ata qė janė sakrifikue pėr Atdhe e Fé, por do tė ndalohėm nė njė nga Martirėt e Mėdhaj tė Kishės Katolike Shqiptare, qė duhet ta pėrkujtojmė nė kėte shkrim.

Don Marin Shkurti lindi nė vitin 1933 nė fshatin Samrish, fshat kufitar nė breg tė lumit Buna, pranė Shkodres. Shkollėn 7- vjeēare e ban nė Dajē ku famullitar ishte Don Kolec Prennushi.

Mbas vitit 1950, kur vdes Don Koleci, nė Dajē vjen famullitar Don Dedė Malaj, tek i cili Marini paraqet dėshirėn me u ba meshtar. Ai deklaron: “...Kur isha fėmijė, tue pa figurėn e priftit tonė Don Kolecit, kur vdiq Ai, mue mė thirri njė za: Marin, katundet janė pa prift! Shkova tek Don Deda dhe i tregova dėshirėn dhe vėndimin qė kisha marrė. Ai mė tha: Edhe pse ndoshta mund tė burgosin dhe tė torturojnė si Don Kolecin dhe Meshtarėt tjerė, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e madhe se e djallit, tė lumtė!...”

Kėshtu, ky djalė mori rrugėn e vėshtirė e plot rreziqe tue mėsue me njė vullnet tė hekurt nga mėsuesi i Tij Don Deda, mėsimet e nevojshme teologjike dhe filozofike. Duhet vue nė dukje se Marini nga mėsuesi i vet mori edhe cilėsitė morale e burrnore qė Don Dedės nuk i mungonin. Nė vitin 1958 Marini detyrohet me ndėrpre studimet sėpse aso kohe mėsuesi i Tij arestohet dhe, mbas pak muejsh, nė maji tė vitit 1959 Don Deda pushkatohet.

Sigurisht, qendrimi burrnor e fisnik i Don Dedės nė gjyqin e zhvilluem nė kinema “Republika” tė Shkodres, ngjallė ata virtyte qė pėr meshtarin e rinj janė tė domosdoshme. Guximi, vendosmėnia, qendresa dhe mbi tė gjitha pathyeshmėnia kundrejt torturave dhe masakrave tė Sigurimit Shtetit komunist ndaj Don Dedės, formojnė tek Marini atė karakter meshtarak qė pa pikė frike pranon salvimin pėr Fenė dhe Atdheun e zharitun...

Nė vitin 1961, nė muejn dhetor, Marini shugurohet meshtar nga duart e Imzot Ernesto Ēobės dhe, me 8 dhetor tė po atij viti, Don Marin Shkurti ēon Meshėn e Parė nė Kathedrale tė Shkodres. Emnohėt meshtar nė famullinė e Mėsuesit tė vet, nė Dajē tė Bregut tė Bunės dhe mbas pak vitesh shkon nė fshatin Stajka. Ishte njė meshtar model nė ēdo veprim fetar apo laik, jetonte nė mes tė njerėzve tė varfėn kooperativist, si ma i varfni...

I papritueshėm e korrekt nė shėrbimet ndaj fshatarve tė cilėt punonin gjithė ditėt e vitit pėr 30 lekė tė vjetra, pėr me mujtė me mbajtė frymen gjallė. Pėr asnjė shėrbim fetar Ai nuk kėrkonte shpėrblim, por kujtohet edhe sot vetėm pėr ndihmat qė u jepte tė tjerve.

Plot mbas 6 vjetėsh si meshtar, nė shkurt tė vitit 1967 Ai me tė gjithė Popullin Shqiptar asht nė epiqendren tronditėse tė “Revolucionit Ideologjik e kultural”, tė shpallun pa pikė turpi nga Enver Hoxha. Asht pikėrisht ai “Revolucion” qė vetė shpiksit e tij, sot mundohen mos me e kujtue djalin 20 vjeēar kinez me gjoksin e Tij tė pashpueshėm, tue mbetė simbol i zmbrapsjės tankut tė armatave ushtarake tė gadistėve tė kuq e tė sa miljona komunistve kinez, apo nė Shqipninė e vogėl evropjane simbolin tjetėr tė pathyeshėm dhe tė pėrjetshėm, qė me dy faqe fletorje me kuadrate tė shkrueme me dorėn e Tij tė shugurueme, At Pjetėr Meshkalla, pat guximin me u thanė diktatorve: ju jeni inkuizitor tė shek. XX!

Don Marini nuk ndėrpret vėprimet fetare edhe pse ata ndalohėn me ligjė nga shteti komunist. Pagėzon, rrėfen, kunorzon, vojon tė sėmurė dhe vazhdon shėrbimet fetare nė fshatrat ku kishte sherbye. Sigurimi i kudondodhun fillon me e gjurmue. Sinjalizohet se mund ta arestojnė pėr veprimet fetare qė nuk i kishte ndėrpre. Me datėn 14 nandor 1968 Ai arratiset nė Jugosllavi bashkė me gjithė vėllazėn e familjet e tyne tė pėrbame me 17 vetė, tue pre lumin Buna pėrballė shtėpisė ku kishte lindė nė Samrish. Sigurimi i shtetit bie nė marrveshje si gjithmonė me UDB jugosllave dhe, mbas tri ditėsh me 17 nandor 1968, Don Marinin bashkė me 17 pjestarėt e familjes e kėthejnė nė Shqipni. Torturohen mizorisht tė gjithė.

Don Marini nė dosjen e Tij ngulė kambė me shfajsue njė nuse tė vėllaut, e cila ishte shtatzanė, se gjoja ajo nuk ka ditė asgja pėr vėprimet e burrave tė familjes, sigurisht pėr mos me rezikue jetėn e saj. Njė mjek i maternitetit tė Shkodres kėrkon qė me kėte grue tė ndėrpriten hetimet, po hetuesi vazhdon punėn e tij. Ajo dėnohet me 10 vjet heqje lirije dhe lind fėmijė nė burg. Me datėn 5 mars 1969, trupi gjykues i pėrbamė nga kryetar Jorgo Dhroso dhe anėtarė Xhemal Gramshi dhe Gita Baci, me prokuror Kostaq Shandro, hapin gjyqin nė fshat kundėr “armikut tė Popullit dhe trathtarit tė atdheut” Don Marin Shkurti dhe 17 anėtarėve tė familjes sė Tij. Dosja mbyllet me vendimin e pushkatimit tė Don Marinit dhe me dėnimet e randa mbi 20 vjetė pėr katėr vėllaznit e Tij. Pjesa ma e madhe e familjes dėnohet mbi 10 vjet burg e punė tė detyrueme nė kampet e shfarosjes. Vendimi i dėnimit tė Don Marinit nuk u ndryshue as nga Gjykata e Lartė, as nga Kuvendi Popullor.

Don Marini nė dosje tregon se arėsyeja e arratisjes sė Tij ishte frika e arrestimit dhe pasojat qė do ti sillte familjes... Ai nuk ka as veprimtari spijunazhi dhe as sherbime nė favor tė shteteve tė huaja. Nė tri ditėt e mbajtuna nė Jugosllavi Ai nuk asht pyet nga askush dhe as nuk ka dhanė as informata me karakter fetar, ushtarak apo spijunazhi...

Ma poshtė shėnohet: “Unė vendosa me u ba prift dhe jam i lumtun qė po vdes pėr Fenė e Krishtit! Mėsimet qė kam marrė nga Don Deda, pėr mue janė kenė aq tė mėdhaja, sa e tham pa frikė, Ai mė ka mėsue me vdekė ashtu si ka vdekė Ai vetė...

Ju mendoni, se me kėte “Revolucion” do tė fitoni mbi Fenė tonė katolike, por mos harroni, se gjaku i jonė qė derdhet tash dymijė vjet rrėkajė ndėr thėmelėt e Kishave, Ai prap do ti rindertojė kėto Kisha qė ju po prishni!...”

Nė fjalėn e fundit Ai tha: “Ju jeni tue mė pushkatue vetėm se unė jam prift, mbasi unė jam i pafajshėm! Rrnoftė Feja e Krishtit! Rrnoftė Shqipnia!”.

Fjala e fundit asht njė dėshmi e pakundėrshtueshme e Tij, e cila tregon burrninė me ua pėrplasė pėr surrat padrejtėsinė diktatorve dhe pasuesve tė tij. Ai demaskon rendin e tyne tė flligtė e terrorist si dhe pasuesit besnikė tė tyne nė shėrbimet antiatdhetare.

Ai vdes pėr Atdhé, sėpse asht rruga e zgjedhun prej vetė Atij, asht rruga e sigurt qė e lartėson nė Elterin e Martirve tė pavdekshėm...

Ja pra, me fakte se katili fanatik Enver Hoxha me pasuesit e vet trathtarė nuk i vriste klerikėt katolik vetėm pėr kulturėn qė Ata kishin, por pėr té duhej zhdukė ēdo njeri i veshun me veladon e zhgun.

Don Marin Shkurti mbetet ndėr Ata klerikė tė nderuem tė Kishės Katolike Shqiptare tė martirizueme, sepse kur anė e kand qytetit tė Shkodres, tue fillue nė Zallin e Kirit, Stom Golem, Bardhej, kodra tė Rrencit e deri nė fushėn e liqenit tė Shkodres, ku kishte vorrin e Mėsuesit tė vet, nuk kishte njė pėllambė tokė pa njė gropė ku kalbej njė klerik e, megjithate, Ai vendosė nė shembullin e Tyne, nė moshen 35 vjeēare me vdekė si paraardhėsit e Tij: Hero i Atdheut dhe i Fesė.

Melbourne, 2008.
Dr. Zef Shiroka, Doktor ekonomist. Vėllau i Dr. Federik Shirokės.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara