HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fatet e kryqėzuara tė dy grave hebrenje. Njėra shiste reēipeta, ndėrsa tjetra ishte vajza e babait tė psikoanalizės. Takimi i tyre i rastėsishėm nė Londėr: tregim i pabotuar i shkrimtares amerikane

Nė shtėpinė e Frojdit

Busti i Sigmund Freud -- nga NICOLE KRAUSS, Shqip, 07.09.2008

Nga viti 1949, njė vit pas lindjes sė nėnės sime, deri nė vitin 1954, gjyshja ime shiste derė mė derė reēipeta. Kishte njė trup tė madh e tė bukur dhe mėnyra me tė cilėn kontrollonte lėvizjet e bėnin tregtinė e saj perfekte, duke arritur qė ēdo javė tė fitonte konsiderueshėm. Njė vajzė hebrenje nga Gjermania ishte arratisur nga kampi i Sponzen, nė kufijtė e Polonisė, nė tė cilin ishte internuar bashkė me familjen e saj nė vitin 1938. Quhej Sofia Berger dhe atėherė ishte vetėm 21 vjeēe. I ishte ofruar tė punonte si vullnetare nė repartin pediatrik tė kampit. Njė ditė, ndėrsa po ngjiste shkallėt, gjendet ballė pėrballė me njė djalosh tė ri hebre me profesion mjek, qė e kishte njohur disa vite mė parė nė Marienbad, ku kishte shoqėruar tė ėmėn pėr njė kurė termale, pasi vuante nga reumatizma.

Sigmund Freud

Nė kampin e pėrqendrimit kushtet e jetesės ishin tė frikshme. Sėmundja dhe vdekja mbizotėronin kudo. Gjithsesi, siē thoshte edhe gjyshja ime, “njė qenie njerėzore gjithmonė do tė jetė njė qenie njerėzore”. Dy tė rinjtė u dashuruan dhe mes tyre filloi njė lidhje tė cilėn Sofia do ta mbante sekrete, pėr tė evituar njė tjetėr shqetėsim pėr prindėrit e saj. Ai, mjeku i ri qė quhej Siegfrid Ueinreb, arriti qė t’i rregullonte njė vend pune si asistente nė evakuimin e fėmijėve jashtė Polonisė. Edhe vetė arriti tė mbijetonte: ia bėri tė ditur shumė vite mė vonė, kur Sofia ishte martuar dhe kishte fėmijė, duke i shkruar nga vende tė ndryshme: Afrika Jugore, Zvicra, Parisi etj., por ajo nuk iu pėrgjigj kurrė atyre letrave.

Shtėpia nė Londėr e Sigmund Freud

Sofia i pa prindėrit e saj pėr herė tė fundit nė stacionin e Sponzen. I ati, qė atėherė ishte 59 vjeē, nuk i tha asnjė fjalė lamtumire, siē kishte bėrė edhe me fėmijėt e tjerė: nuk e kishte fuqinė pėr tė thėnė lamtumirė. Njė herė e pyeta nėse kishte menduar ndonjėherė se do t’i takonte sėrish dhe m’u pėrgjigj: “Kur je i ri, gjithmonė je optimist”. Anija u nis nga Gdynia, nė detin Baltik, me nė bord 86 fėmijė (mė i vogli ishte 3 vjeē), tė shoqėruar nga gjyshja ime dhe nga njė tjetėr vajzė 23-vjeēare, vajza e vetme e berlinezit Xhek Mendelson, komunist i flaktė. Sofia, qė gjithmonė i kishte dashur fėmijėt, tashmė kishte mundėsinė pėr t’u kujdesur pėr gjithė ata fėmijė tė tronditur qė po vuanin nga udhėtimi nė det. Ai udhėtim duhej tė zgjaste tri ditė, por qė nė bazė tė situatės, zgjati pesė: ishte pikėrisht atėherė kur Stalini firmosi paktin me Hitlerin dhe kėrcėnimi i luftės i detyroi qė tė ndryshonin drejtim, duke evituar Hamburgun. Gjyshja mė tregoi se kur Xhek Mandelson mori vesh pėr paktin midis Hitlerit dhe Stalinit, donte tė hidhej nė det, pasi ndihej i tradhtuar, por ishte pikėrisht ajo qė nuk e la ta bėnte njė gjė tė tillė. Nė vazhdim ai u bė deputet nė Parlamentin britanik.

Anna Freud Vitin e shkuar shkova nė Jerusalem pėr tė takuar gjyshen time. E sėmurė me sklerozė nuk arrinte mė tė kujtonte se kush isha. Por e dėgjova disa herė qė falėnderonte Zotin se kishte dalė gjallė nga ajo luftė. Njė herė tė vetme, gjatė njė jave qė qėndrova me tė, pashė t’i shfaqej njė ēehre e dhimbshme. Pėr njė ēast, duke iu drejtuar nėnės sime, tha: “Pishman?” “Ēfarė ka nėnė?” - pėrgjigjetajo. “Ke ndonjė pishman nė jetė?” “Nuk besoj”, u pėrgjigj ime mė. Dhe pas disa momentesh heshtjeje, nėna ime e pyet: “Po ti nėnė, a ke ndonjė?” “Vetėm njė”, u pėrgjigj gjyshja. “Nuk duhet t’i kisha lėnė kurrė prindėrit e mi nė Sponzen”.

Gjyshja ime e mbante mallin e saj nė njė valixhe lėkure, e njėjtė me ato tė tė gjitha shitėseve tė reēipetave qė i merrnin falas nga kompania prodhuese “Spyrella”. Reēipetat, tė palosura me kujdes dhe tė sistemuara njėra mbi tjetrėn, ishin tė vizatuara nė katalog me numrat 3 dhe 5. Ato mund tė porositeshin nė tri ngjyra, por pjesa mė e madhe ishin ngjyrė mishi, ose pjeshke, siē thoshte nėna ime. Dhe pasi e lidhte mirė valixhen nė koshin e biēikletės, gjyshja ime shkonte derė mė derė, mė sė shumti brenda lagjes sonė, ose maksimumi deri nė “Stamfrod Hill”. Njė herė, njė pasdite prilli tė vitit 1952, i qėlloi tė dilte pėr tė shitur nė bulevardin “Maresfield Gardens”. Ma tregoi pėr tė parėn dhe tė fundit herė 43 vjet mė vonė, pikėrisht nė prill tė vitit 1995.

Krevati i Sigmund Freud

Ishim buzė Atlantikut. Episodi i takimit tė saj me Ana Frojd ėshtė njė nga episodet qė mė tregoi atė ditė dhe qė pjesėrisht i kam harruar. I kėrkova qė t’i regjistronte tė gjitha ato kujtime, por ajo mė kėrkoi qė tė shtypja butonin “pauzė” nė ēdo pjesė tė vėshtirė, ose pishmani. Pra, historia ėshtė kjo: Djali i saj mė i vogėl, daja im Bernard, kur ishte i vogėl vuante nga disa kriza astme akute dhe sidomos tė provokuara nga ndotja atmosferike e Londrės qė ishte pėrkeqėsuar sė tepėrmi nga bombardimet. Ishte vetėm gjashtė vjeē kur mjekėt thanė se duhej tė merrte ajėr tė pastėr tė paktėn pėr gjashtė muaj me radhė dhe sugjeruan njė sanatorium “Anthony & Annie Muller Home” nė Brodsteir, njė qytet bregdetar nė Kent.

Por pagesa pėr tė shtruar vogėlushin nė sanatorium ishte tepėr e lartė dhe rroga e gjyshit, qė punonte pranė gjykatės fetare hebre si inspektor pėr kontrollin e mishit, mjaftonte vetėm pėr tė likuiduar shpenzimet e pėrditshme familjare. Pasi dėgjoi ato ēfarė i thanė mjekėt, gjyshin nuk e zuri mė gjumi atė natė. Vinte lart e poshtė nė dhomėn e pritjes, pėrpara bibliotekės nė tė cilėn mbante volumet e Talmud, qė babai i tij i kishte marrė me vete nga Polonia dhe shpeshherė afrohej pranė dhomės ku flinin fėmijėt e tij pėr tė dėgjuar frymėmarrjen e Bernardit. Nė vitin 1938, doktor Zigmund Frojd, nė moshėn 82-vjeēare dhe qė vuante nga njė kancer nė nofull, u largua nga Vjena bashkė me familjen e tij pėr t’i shpėtuar pushtimit nazist.

Tė gjitha mobiliet e shtėpisė u dėrguan nė Londėr, pėrveē njė bastuni dhe dy kapele qė kishin mbetur tė varura nė kokėn e priftit tė sallonit. Vajza mė e vogėl e Ana Frojdit u mundua tė ndihmonte tė atin qė tė pėrshtatej me ambientin e ri, duke rindėrtuar studion e tij qė kishte nė Vjenė me pėrafėrsinė mė tė madhe. Sistemoi gjithēka nė vendin e saj tė mėparshėm: librat, statujat egjiptiane, greket ose kinezet, maskat e mumieve, kolltukun e sistemoi nė atė mėnyrė qė babait i pėlqente tė lexonte, duke mbėshtetur kėmbėt nė njė tjetėr mė tė vogėl, gjithashtu edhe divanin qė ia kishte dhuruar njė pacient nė vitin 1891. Kolltukun me copė tė verdhė e vuri mbrapa divanit, pėr tė vetmen arsye qė babai tė mos ndihej i vėzhguar tetė orė nė ditė nga shikimi i pacientėve tė tij.

Studio e Sigmund Freud Frojdi ndėrroi jetė mė 23 shtator tė vitit 1939, 25 ditė pas mbėrritjes sė gjyshes sime me anijen e transportit tė fėmijėve. Dha shpirt nė krevatin qė kishte sistemuar nė studion e tij, me pamje nga kopshti. Dhe Ana, me tė njėjtėn pėrkujdesje qė rindėrtoi studion e tij nė Vjenė nė Londėr, nė tė njėjtėn mėnyrė ruajti pa prekur tė gjitha sendet e babait tė saj. Madje, edhe syzet me rrathė tė florinjta kanė mbetur aty ku Frojdi i la pėr herė tė fundit.

Pėr gjyshen time duhet tė ishte mė mirė aty se sa nė Stamfort Hill, ku jetonte duke shitur reēipeta. Shtėpitė ishin tė mėdha dhe tė mbajtura mirė, me kopshte tė bukura dhe rrugė tė shtruara e tė dekoruara me pemė tė mrekullueshme. Dhe meqė qyteti ishte i madh nuk mund tė dilte pėr tė shitur mė me biēikletė, kėshtu qė duhej tė pėrdorte autobusin. Por aty nuk ishte si mė parė. Kushedi se sa herė ka parė qė dera t’i pėrplaset nė fytyrė. Njėherė i qėlloi qė tė shihte shtėpinė e fėmijėrisė sė saj nė Norimberg, ku nuk ishte kthyer mė kurrė. Nuk ėshtė se ishte ndonjė shtėpi pėrrallore, por ndodhej nė njė lagje tė mirė.

Atė ditė nuk kishte pasur shumė fat me tregtinė e saj. Vetėm njė zonjė e kishte lėnė tė futej nė shtėpi dhe i kishte ofruar njė filxhan ēaji, por pas shumė diskutimesh, nuk kishte blerė asgjė. Gjithsesi, gjyshja ime, e cila gjithmonė shihte anėn pozitive tė gjėrave (jeta nuk i kishte lėnė shumė pėr tė zgjedhur), nuk u dorėzua, por u drejtua menjėherė nė derėn tjetėr, pikėrisht nė numrin 20 tė “Maresfield Gardens”, me njė buzėqeshje qė tė ngjallte besim.

Nuk e kishte fare idenė se kush banonte nė atė shtėpi, por edhe nėse do ta kishte ditur, nuk besoj se do tė ishte sjellė nė njė tjetėr mėnyrė. Valixhen e mbante nė dorėn e majtė dhe me tė djathtėn trokiti nė derė. “Nuk besoj se do tė isha njė subjekt i mirė pėr biografi”, ka thėnė njė herė Ana Frojd. “Gjithēka qė ėshtė pėr tė treguar mund tė tregohet me pak fjalė”. Nė fakt ajo e ka kaluar jetėn me fėmijėt e saj. Nė vitin 1940, pak muaj pas mbėrritjes sė gjyshes sime me anijen, e cila transportonte 86 vogėlushė tė arratisur dhe jetimė tė ardhshėm, nga deti Baltik nė Detin e Veriut, Ana Frojd kishte publikuar dy sprova: “Fėmijė tė vegjėl nė kohė lufte” dhe “Bebe pa familje”. Pak kohė mė vonė bėri tė mundur njė shtėpi pritjeje pėr fėmijėt pa familje dhe me siguri qė atje do tė ketė shkuar ndonjė nga tė vegjlit qė shoqėronte gjyshja ime. Por nė momentin kur Ana Frojd hapi derėn e shtėpisė dhe sytė e saj u kryqėzuan me ato tė Sofias, tė dyja gratė kuptuan menjėherė pa folur asnjė fjalė precedentėt qė i bashkonin, siē ėshtė edhe dashuria pėr njė baba tė humbur.

Nuk e di se pėr kė kishin folur nė fillim, por di qė tė dyja duhet tė kenė tradhtuar theksin e gjuhės sė pėrbashkėt mėmė dhe qė tė dyja kishin provuar njė ndjenjė ēlirimi, duke pėrjetuar atė situatė tė ngrohtė familjare. Ėshtė e qartė qė nga anglishtja duhet tė kenė filluar tė flisnin gjermanisht. Nė tė vėrtetė as qė duhet ta pėrmend kėtė episod, takimin e gjyshes sime me Ana Frojd, vajzėn e njeriut qė kishte krijuar psikoanalizėn. Gjyshja ma tregoi kėtė histori vetėm sepse nga ky takim ajo kishte fituar shumėn e duhur tė parave pėr tė kuruar Bernardin e vogėl. Nė gjysmėorėshin qė kaloi me tė, nė shtėpinė e Zigmund Frojdit, di vetėm tri gjėra: 1. Provat e reēipetave u bėnė nė hollin pėrballė dhomės sė zotit Frojd; 2. Gjyshja ime e kishte pyetur Anėn nėse kishte menduar ndonjėherė tė kishte fėmijė; 3. Produkti qė kishte blerė ishte njė me numrin 3.

Reēipetat atėherė shiteshin me dhjetė vjet garanci. Mund t’u shtoje kėtyre pak fakteve vetėm njė detaj: Ana Frojd, qė nga mosha 23-vjeēare kishte qenė njė psikoanaliste pranė babait tė saj, meqė nė atė epokė nuk kishte rregulla precize, ndėrsa shkruante “Normalitetet dhe patologjitė e fėmijėrisė” publikuar nė vitin 1965, mbante veshur reēipetat qė i kishte blerė gjyshes sime. Gjithēka tjetėr mund t’ia lėmė imagjinatės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara