HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Domethėnia e frikshme e rastit Fazlliē nė ekonomi

-- nga Fitim Zekthi, TemA, dhjetor 2008

Rasti i pasurimit tė njė biznesmeni nga Bosnja, Damir Fazlliē, brenda njė kohe tė shkurtėr, ėshtė njė prej atyre rasteve qė dėshmojnė kthjellėt llojin e ekonomisė qė po ndėrton Shqipėria. Nuk ka rėndėsi ligjshmėria me tė cilėn ai ka vepruar, as shfrytėzimi i lidhjeve tė caktuara, tė dyshimta apo jo, pėr tė shpjeguar diēka shumė mė tė gjerė dhe shumė mė tė frikshme pėr ekonominė shqiptare. Gjykatat do tė dinė tė japin pėrgjigje pėr kėsi gjėrash. Ajo qė gjykatat nuk mund ta bėjnė, ėshtė domethėnia e kėtij shembulli nė kuptimin ekonomik. Damir Fazlliē ėshtė pasuruar, jo nė bazė tė punės, por nė bazė tė vlerės sė aseteve. Pasurimi duke shfrytėzuar rritjen e vlerės sė aseteve ėshtė njė gjė e njohur gjithkund nė ekonomitė e tregut tė tė gjitha vendeve. Ajo qė ndryshon ėshtė fakti se nė tė gjithė botėn rritja ekonomike vjen pėr shkak tė punės, domethėnė pėr shkak tė rritjes sė numrit tė njerėzve qė punojnė, tė rritjes sė orėve tė punės dhe tė eficiencės sė punės.

Nuk ėshtė biznesmeni nga Bosnja njė pėrjashtim, por ai ėshtė njė dukuri nė Shqipėri dhe tregon se si nė fakt rritet ekonomia shqiptare dhe cili pėrfiton nga kjo rritje. Shqipėria rritet ekonomikisht me 6% nė vit prej disa vitesh. Numri i punonjėsve nė Shqipėri ėshtė po i njėjti prej po kaq vitesh. INSTAT para pak ditėsh tha se Shqipėria ka 0,1% vende tė reja pune krahasuar me vitin 2005. Pagat mesatare nė sektorin privat qė prej asaj kohe janė tė njėjta dhe janė rreth 45% mė tė ulėta sesa nė sektorin publik (inflacioni i ka bėrė mė tė ulėta nė vlerė reale). Kevin Filips (njė ish-kėshilltar i presidentit Nikson), njė prej studiuesve mė tė rėndėsishėm tė ndarjes sė pasurisė nė njė ekonomi, thotė se, kur rritja ekonomike nuk shoqėrohet me rritje tė numrit tė punonjėsve dhe nuk shoqėrohet me rritje tė pagave nė sektorin privat, atėherė ajo shkon e tėra pėr njė grup tė vogėl njerėzish. Rritja ekonomike thjesht thellon hendekun social.

Njė ekonomi duhet tė rritet nga puna dhe jo nga asetet. Dhe kjo ėshtė dėshmia e frikshme e rastit Fazlliē. Pati njerėz, madje dhe ekonomistė dhe zyrtarė tė lartė qė thanė se pasurimi i Fazlliēit ėshtė njė gjė normale dhe se ata do tė donin ta bėnin njė gjė tė tillė, por thjesht nuk kishin mundur. Kjo ėshtė e turpshme pėr dikė qė ka sedėr profesionale dhe mbron njė pikėpamje tė qartė pėr ekonominė dhe kapitalizmin. Kapitalizmi ėshtė gjetur si njė mėnyrė qė ndrydh maninė pėr pėrvetėsim. Kapitalizmi ėshtė antitrupi i manisė pėr pėrvetėsim. INSTAT thoshte pėrpos tė tjerash pak ditė mė parė se 90% e shqiptarėve konsumojnė 65% tė totalit tė konsumit ndėrsa 10% - pjesa qė mbetej - konsumonte 35% tė konsumit tė pėrgjithshėm nė vend.

Kėto shifra janė dėshpėruese dhe do tė bėnin ēdo ekonomist nė botė tė denonconte plutokracinė. Pėr opozitėn nuk do tė kishte tjetėr betejė veē kėsaj, por edhe pėr shumėkėnd tė kthjellėt nė qeverisje. Njė rritje ekonomike qė nuk rrit numrin e punonjėsve, i bėn pagat nė sektorin privat tė rrinė nė vend ose tė ulen, pasuron biznesin vetėm pėr shkak tė vlerės sė rritur paprerė tė aseteve ėshtė qartė njė plutokraci. Ky pėrfundim nuk ka dyshime qė ėshtė joshterues, por megjithatė i mbėshtetur, sidomos kur sheh mėnyrėn se si sillet kjo plutokraci. Ellen Frank, njė tjetėr studiuese e njohur dhe analiste pėr ēėshtje tė ekonomisė, thotė se e keqja e plutokracisė ėshtė se ajo mban nėn kontroll politikėn. Plutokracia jep parį pėr fushatat e partive, bėn mashtrime ekonomike, ngre monopole dhe paguan ryshfet. Kėto janė ato qė quhen ndėrhyrjet “pozitive”.

Plutokracia bėn edhe ndėrhyrje “negative”, si refuzon qartė tė paguajė taksat, kėrcėnon dhe me anė tė blerjes sė mediave apo zotėrimit dhe pėrdorimit tė tyre i jep njė tjetėr trajtė debatit publik dhe perceptimit tė tij nga njerėzit. Shqiptarėt, jo vetėm qė nuk pėrfitojnė nga ana ekonomike, siē thonė tė dhėnat e INSTAT, por pėrherė e mė shumė gjenden nėn peshėn e kėsaj klase qė pasurohet dhe qė pėrfiton tė gjithė rritjen ekonomike. Qeveria ka disa mėnyra pėr ta ndryshuar kėtė gjendje nga pikėpamja ekonomike. Ajo mund tė bėjė qė pasuria tė mos jetė i vetmi mjet pėr tė patur akses te shėrbimet bazė. Qė ta bėjė kėtė, ajo duhet tė ndryshojė disa elementė tė legjislacionit fiskal dhe tė mėnyrės se si i shpenzon paratė. Ėshtė dėshpėrimisht e nevojshme qė tė rritet puna dhe pasuria qė krijohet nga ajo, pėrndryshe kemi njė ekonomi piramidale, asgjė mė shumė. Ėshtė fatkeqėsi qė ekonomistėt qė rrinė nėpėr zyra OJF-sh dhe katedra universitetesh me gjithfarėsoj emrash evropianė e amerikanė nuk bėjnė njė gjė kaq tė thjeshtė dhe kaq amerikane: tė flasin pėr punėsimin dhe pėr pasurinė qė krijohet nga puna.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara