HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė dhėnat e BE dhe modeli ekonomik Fazllic

-- nga Fitim Zekthi, TemA, 22.12.2008

ZYRA E STATISTIKAVE tė Bashkimit Evropian (Eurostat), publikoi pak ditė mė parė tė dhėna tė jashtėzakonshme pėr tė kuptuar zhvillimet ekonomike nė Shqipėri dhe pėr tė kthjelluar pamjen qė vjen nga pasqyra me krisa e tė dhėnave tė qeverisė shqiptare. Shqipėria kishte pėr vitin 2007 tė ardhura pėr frymė sa 24% e tė ardhurave tė njė qytetari tė BE dhe ishte vendi i fundit nė Evropė. Edhe shifrat e konsumit e linin Shqipėrinė tė fundit, me 27% tė konsumit pėr frymė nė vendet e BE. Vendi qė e kishte lėnė Shqipėrinė nė fund ishte Bosnja, e cila kishte tė ardhura pėr frymė sa 29% e BE dhe konsum pėr ftymė sa 36% e mesatares sė kėtyre vendeve. Dhe e dhėna mė e habitshme: tė ardhurat pėr frymė nė Bosnjė rriten me 2 pikė nė vit, ndėrsa nė Shqipėri me 1 pikė nė vit pėrkundrejt mesatares sė BE. Shqipėria nga 2005 deri nė 2007 i ka rritur tė ardhurat pėr frymė nga 22% nė 24% e mesatares sė BE.

Bosnja i ka rritur nga 24 nė 29%, pra me dy herė mė shumė sesa ne. Ndonėse ėshtė e padrejtė tė bėsh krahasime me Bosnjėn, pėr shkak tė sė drejtės qė ajo ka tė jetė ndėr vendet e fundit, pasi historia e saj ėshtė mė dėshpėruesja nė Evropė, po e marrim atė pėr krahasim, ngaqė vendet e tjera, si Maqedonia dhe Mali i Zi apo Serbia, janė me tė dhėna shumė mė tė larta se ne. Bosnja ėshtė vendi me fatin mė tė keq nė Evropė, ajo pėrjetoi njė luftė tė tmerrshme nga viti 1992 deri nė vitin 1995. Kjo luftė e egėr, qė i kujtoi botės pėrsėri Holokaustin, me varre masive, bombardime nėpėr qytete e fshatra, sigurisht qė shfarosi edhe gjithēka qė mund tė kishte lidhje me ekonominė atje. Veē kėsaj, Bosnja ka qenė pjesė e njė vendi komunist, me ekonomi tė centralizuar dhe ēdo studim pėr ekonominė e Bosnjės nis me fjalėt se ajo u pėrball me njė problem tė thellė ekonomik, pasi i duhej tė ndėrtonte vendin e djegur nga lufta dhe tė shndėrronte ekonominė e saj komuniste nė ekonomi tregu.

Sot, qėndrueshmėria politike nė Bosnjė ruhet me protektorat, aq e brishtė ėshtė dhe brenda saj gjendet njė republikė serbe, e cila paprerė kėrkon tė bashkohet me Serbinė duke bėrė ēmosh qė ta shpartallojė pėrsėri Bosnjėn. Ky vend nuk ka asnjė grimė bregdet dhe sigurisht nuk ka plazhe. Nga nėntoka e saj nuk dalin minerale kromi e bakri, siē ngjet nė Shqipėri. Nga ai vend nuk ka njė kompani nafte, ARMO, qė merr miliona tonė naftė nga nėntoka e atij vendi. Pavarėsisht tė gjitha kėtyre, Bosnja rritet dy herė mė shpejt sesa Shqipėria dhe ka tė ardhura ekonomike mė tė larta. Qytetarėt atje jetojnė mė mirė dhe punojnė mė shumė. Investimet e huaja direkte, tė cilat nė vitin 2005 ishin 420 milionė euro, nė vitin 2007 arritėn nė 1,6 miliardė euro duke u rritur me 4 herė nė tre vjet. Investimet e huaja direkte nė Shqipėri pėr vitin qė shkoi ishin rreth 350 milionė euro, ndėrkohė qė nė vitin 2005 ishin rreth 270 milionė euro.

Shqipėria, sipas qeverisė shqiptare, po pėrjeton zhvillim ekonomik qė po befason botėn, me investime tė huaja qė rriten fuqishėm, me klimė biznesi tė jashtėzakonshme. Qė t'i kėrkosh qeverisė shqiptare t'i shohė ndryshe tė dhėnat ekonomike, do tė ishte njėlloj si t'i kėrkosh Fidel Kastros tė sillet butė me disidentėt. Kjo, megjithatė, nuk pengon tė thuhet se Shqipėria ka bregdet prej qindra kilometrash e po kaq edhe plazhe.

Shqipėria eksporton krom, nxjerr naftė, ka burime hidrike pėr energji etj. Megjithatė, investimet e huaja direkte rriten me 0,3 herė, pavarėsisht projekteve me miliarda qė nuk nisin asnjėherė dhe qė shfaqen thuajse ēdo javė. Korrupsioni nuk ėshtė i dėmshėm thjesht pse ėshtė poshtėrsi dhe i dėnueshėm si vjedhje, por sepse ai shkatėrron vendim-marrjen dhe tė gjitha burimet e tua kthehen nė problem dhe mbjellin varfėri. Krahasimi me ekonominė e Bosnjės gjen edhe njė shembull qė nė fakt duket se dėshmon modelin se si kėrkojnė kėto dy vende tė rrisin ekonominė. Bosnja biznesmenin e fuqishėm Fazlliē e arreston, e pėrzė, nuk e afron. Dhe megjithatė investimet e huaja katėrfishohen, tė ardhurat pėr frymė rriten. Shqipėria, biznesmenė si ky i quan investitorė tė mėdhenj, me projekte tė mėdha qė do hapin vende pune dhe bėjnė tė buisė prodhimi dhe ekonomia. Biznesmeni Damir Fazlliē, ky model nė fakt, paraqitet nė Shqipėri si model i ekonomisė mė tė mirė tė tregut.

Biznesmeni Fazlliē si model ka qenė i pranishėm nė Shqipėri prej kohėsh, kjo ėshtė e qartė dhe ky model ėshtė parė nė Gėrdec, ėshtė parė nė ndėrtim rrugėsh e spitalesh, ėshtė parė nė shkatėrrimin e territorit, nė blerjen e kompanive tė naftės, nė hidrocentralet me koncesion etj. Ky model i ka tė gjitha cilėsitė pėr ta bėrė njė vend me burime tė qenėsishme ekono-mike dhe qė nuk i ka sjellė botės me historinė e tij kujtimet e Holokaustit, qė tė shėmbėllejė me njė vend qė gjendet thjesht me irnagjinatė (tė gjitha republikat e Kaukazit pa dallim rriten ekdnomikisht shumė mė mirė se Shqipėria, shih tė dhėnat e Eurostat). Nuk ka dyshim se modeli i njė biznesmeni boshnjak qė arrestohet, zbohet nė Bosnjė - njė vend qė rritet mrekullueshėm nė tė gjithė treguesit e ekonomisė - nuk mund tė vlejė pėr Shqipėrinė. Sigurisht, pėr askėnd nuk mund tė vlejė ky model, pasi, veē tė tjerash, na bėn me krisa edhe pasqyrėn ku shihemi. Dy fytyrat e Janusit nė kėtė pasqyrė nuk tregojnė thjesht hyun romak mitologjik tė dyerve, por ndoshta zotin e sotėm tė dyerve nė kėtė vend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara