HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ta ēojmė botėn drejt stabilitetit financiar

-- nga Gordon Brown, “The Times”, tetor 2008

Gordon Brown Sistemi bankar ėshtė themelor pėr gjithēka qė ne bėjmė. Ēdo familje dhe ēdo biznes nė Britaninė e Madhe varet prej tij. Ja pėrse, kur tė kėrcėnuar nga trazira globale financiare qė filloi nė Amerikė dhe qė tani ėshtė pėrhapur nė tė gjithė botėn, ne nė Britani vepruam pėr tė siguruar bankat dhe sistemin financiar. Programi i stabilitetit dhe ristrukturimit pėr Britaninė, tė cilin ne e shpallėm kėtė javė, ėshtė i pari pėr tė zgjidhur sė bashku nė tė njėjtėn kohė tre komponentė esencialė tė njė sistemi modern bankar - likuiditetet e mjaftueshme, fondet dhe kapitalet. Kėshtu, Banka e Anglisė ka premtuar tė dyfishojė sasinė e likuiditeteve qė ajo iu jep bankave. Ne kemi garantuar kredi tė reja midis bankave, nė mėnyrė qė ato tė mund tė japin sėrish kredi pėr njėra-tjetrėn dhe tė paktėn 50 miliardė paund do tė jenė nė dispozicion pėr tė ri-kapitalizuar bankat tona.

Ne do tė marrim aksione nė banka, nė shkėmbim pėr njė rikthim dhe do tė garantojmė kredimarrjen, huamarrjen nė banka nė terma tregtare. Nė zemėr tė kėtyre reformave janė parimet e pastra tė transparencės, integritetit, pėrgjegjėsisė, administrimit tė mirė tė shtėpisė dhe bashkėpunimit ndėrkufitar. Por, pėr arsye se ky ėshtė njė problem global, ai kėrkon njė zgjidhje globale. Efektivisht kjo tani lėviz nė njė shkallė globale, me njė varg takimesh ndėrkombėtare duke filluar kėtė javė me G7 dhe FMN dhe ne propozojmė kulmimin nė njė takim tė udhėheqėsve, nė tė cilin ne duhet tė formulojmė parimet dhe politikat e reja pėr ristrukturimin e sistemit tonė bankar dhe financiar nė tė gjithė globin. Kur u bėra kryeministėr, nuk prisja tė merrja vendimin, sė bashku me Alistair Darling, pėr qeverinė qė tė ofrohej pėr tė marrė aksione nė bankat tona kryesore, ashtu sikurse askush nuk mund tė kishte parashikuar veprimet e marra nė Amerikė. Por, kėto kohė tė reja kėrkojnė ide tė reja.

Zgjidhjet e vjetra tė djeshme nuk do tė na shėrbejnė gjithashtu pėr sfidat e sė sotmes dhe tė nesėrmes. Kėshtu, ne duhet tė lėmė pas dogmat e vjetra dhe tė pėrqafojmė zgjidhjet e reja. Sigurisht, politikat qė secili vend ndjek, duhet tė jenė adaptuar nė bazė tė rrethanave tė tij tė veēanta. Por, mbėshtetur mbi metodėn britanike, unė besoj nė bashkėpunimin mė tė gjerė evropian edhe nė koordinimin midis ekonomive kryesore. Kėtu janė katėr hapa tė gjerė, tė cilėt ne duhet t'i ndėrmarrim pėr tė restauruar sistemin tonė financiar ndėrkombėtar.

Sė pari, ēdo bankė nė ēdo vend duhet tė plotėsojė kėrkesat e kapitalit qė sigurojnė besimin. Ashtu si nė Mbretėrinė e Bashkuar ne kemi vėnė nė dispozicion tė paktėn 50 miliardė paund kapital tė ri. Po kėshtu, vendet e tjera, ku bankat kanė kapital tė pamjaftueshėm, do tė duhet tė marrin masa pėr ta zgjidhur kėtė. Vetėm bankat e forta dhe solide do tė jenė nė gjendje t'i shėrbejnė ekonomisė globale.

Sė dyti, likuiditeti afatshkurtėr ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr tė ruajtur ecurinė e sistemit. Ajo qė realisht vlen pėr tė ardhmen, ėshtė qė tė hapen tregjet e parasė, tė cilat kanė qenė mbyllur pėr financimet afatmesme nga sektori privat. Deri disa javė mė parė, ēdokush vlerėsonte domethėnien e vėrtetė tė tregjeve financiare brenda krizės sė gjerė globale financiare dhe rėndėsinė e besimit nė kėto tregje. Por, ngrirja e tregut pėr financimet afatmesme reflekton njė humbje totale tė besimit midis bankave. Pasojat potenciale ekonomike nuk mund tė zvogėlohen. Roli i bankave ėshtė qė tė qarkullojnė kursimet nga depozitat, pensionet tona dhe nga kompanitė drejt atyre qė kanė nevojė pėr tė shpenzuar apo pėr t'i investuar ato. Kostoja me tė cilėn bankat mund t’i marrin hua kėto parį prek drejtpėrdrejt kostot e hipotekave pėr pronarėt e shtėpive dhe huamarrjes pėr biznesin. Kjo paralizė e huamarrjes nga humbja e besimit rrezikon fluksin e parave tė ēdo familjeje dhe ēdo biznes nė vend.

Garancia jonė pėr tė rifilluar tregjet me shumicė tė parasė, nė kėmbim tė njė pagese, besoj qė ka hapur terren tė ri pėr rifillimin e sistemit tonė financiar.

Sė treti, ne duhet tė kemi rregulla tė forta ndėrkombėtare pėr transparencėn, hapjen dhe standarde mė tė larta administrimi. Ekonomitė e suksesshme tė tregut kanė nevojė pėr besim, i cili mund tė ngrihet vetėm pėrmes vlerave tė pėrbashkėta. Kėshtu, ndėrsa ne reformojmė sistemin tonė financiar, duhet tė inkurajojmė punėn e madhe, pėrpjekjet, nismėn dhe marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsive ndaj rrezikut, cilėsi qė tregjet duhet tė garantojnė, kėshtu qė ēmimi pėr kėtė fluks do tė shihet se ėshtė i drejtė. Por, kur sjellja e pakujdesshme kalon kufirin midis sipėrmarrjes sė pėrgjegjshme, tė cilėn ne duam ta ngremė lart dhe sjelljes sė pakujdesshme, atėherė ne duhet tė veprojmė pėr tė parė qė tregjet tė funksionojnė nė interesat publike, pėr tė reflektuar vlerat tona tė pėrbashkėta.

Dhe, sė katėrti, sistemet tona kombėtare tė mbikėqyrjes janė thjesht tė papėrshtatshme pėr t'u pėrballur me fluksin gjigant ndėrkontinental tė kapitaleve nė kėtė botė tė re dhe gjithnjė e mė shumė tė ndėrvarur. Unė e di qė institucionet mė tė mėdha financiare do tė mirėpresin kolegjet ndėrkufitare tė mbikėqyrjes, tė cilat duhet tė ngrihen menjėherė. Forumi pėr Stabilitetin Financiar dhe njė Fond Monetar Ndėrkombėtar i reformuar duhet tė luajnė pjesėn e tyre jo vetėm nė zgjidhjen e krizave, por edhe nė parandalimin e krizave.

Dhe, mekanizmi pėr stabilizimin financiar duhet tė jetė shoqėruar nga njė bashkėpunim mė i gjerė ndėrkombėtar ekonomik, si ai qė filloi tė mėrkurėn e kaluar me veprimin e koordinuar mbi normat e interesit. Kam thėnė se tė gjithė duhet tė bėjnė gjithēka pėr tė siguruar stabilitetin e sistemit tonė financiar. Dhe ne nuk duhet tė zmbrapsemi prej marrjes sė vendimeve tė guximshme dhe me ndikim tė gjerė pėr tė mbėshtetur familjet dhe bizneset britanike gjatė kėsaj periudhe tė jashtėzakonshme.

Ne duhet tė veprojmė tani pėr njė afat tė gjatė me veprime tė koordinuara kombėtare. Zgjidhja dhe vendosmėria e qeverive dhe njerėzve nė tė gjithė botėn ėshtė vėnė nė provė. Por, pėrtej kufijve tė vjetėr, ne tani duhet tė dyfishojmė pėrpjekjet tona ndėrkombėtare. Kjo ėshtė e mundur vetėm pėrmes veprimeve nė shkallė tė gjerė dhe tė koordinuara nė tė gjithė globin, me anėn e tė cilave do tė mbėshteten nė mėnyrė tė pėrshtatshme familjet dhe bizneset nė kėtė epokė globale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara