HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Thethi - rikthimi te origjina

-- nga GJERGJ EREBARA, Shekulli, 29.09.2008

Udhėtim nė luginėn e Shalės, vendit tė mirėnjohur pėr turistėt e huaj dhe aspak tė njohur pėr shqiptarėt. Thethi gjendet 180 kilometra larg Tirands, nga tė cilat, 150 kilometra janė tė asfaltuara, ndėrsa 30 kilometrat e fundit janė tė paasfaltuara.

Ionikisht, nė Enciklopedinė shqiptare tė botuar kėtu e tre dekada mė parė, shkruhet: "Thethi ėshtė fshati i parė qė ėshtė lidhur e rrugė automobilistike me qytetin qė ne vitin 1923". Them ironikisht, pėr shkak se nė disa javė mė parė, kur u nisa pėr tė vizituar Alpet shqiptare, rrugėn pėr nė Theth e gjeta si nė gjendjen e vitit 1923, ku nuk pata mundėsi tė tejkaloj shpejtėsinė e 12 ki- lometrave nė orė, pėr mė shumė se 30 kilometra. Ato 30 kilometra ishin me tė vėrtetė njė rrugė e pėrshkuar metėr pas metri. Ecje aq ngadalė sa kishe kohė te dalloje ēdo gur mbi rrugė nga njėri-tjetri. Pėr mė shumė se dy orė e gjysmė, harroje se makina ka njė marrsh tė dytė, ndėrsa nervat duhet t'i kesh tė ēelikta.

Pamje nga qendra e Thethit

Por, ndėrsa ne shqiptarėt dembelė ankohemi vazhdimisht pėr mungesėn e rrugėve dhe e konsiderojmė si shkaku kryesor pse kemi harruar emrin e shumė zonave malore tė vendit, saqė vizita tė tilla tė na shfaqen nėpėr gazeta si reportazhe nga vende ekzotike, pėr mijėra tė huaj, duket se nuk ėshtė rruga problemi. Miku im Ismail Beka, njė njeri pasionant qė pėrpiqet tė krijojė biznes nė zona tė humbura si Thethi, mė kujtoi se qe e lehtė tė vizitoje zemrėn e Alpeve shqiptare, vendin ku thuhet se ėshtė origjina e tė gjithė shqiptarėve. Mjafton tė bėsh si qindra ēekė, tė ecėsh nė kėmbė pėr 70 a mė shumė kilometra, duke ndaluar ku tė mundesh e duke u kthyer nė Mesjetė. Njė eksperiencė e jashtėzakonshme qė zor se mund tė pėrjetohe gjėkundi tjetėr ne Europė.

Pamje nga mulliri i ujit nė Theth

Thethi
Thethi gjendet 180 kilometra larg Tiranės, riga tė cilat, 150 kilometra janė tė asfaltuara, ndėrsa 30 kilometrat e fundit janė tė paasfaltuara. Nuk kėshillohet tė nisesh pėr nė Theth me njė makinė tė ulėt. Rreziku i dėmtimit tė makinės ėshtė shumė i lartė. Thethi gjendet mu nė mes tė atij masivi shkėmbor prej 2400 kilometrash katrore, (tetė pėr qind e sipėrfaqes sė vendit), qė mbulohet nga Alpet. Merrni hartėn e Shqipėrisė, dilni nė veri dhe gjeni mesin. Pikėrisht aty, rrėzė maleve mė tė larta tė Shqipėrisė, gjendet Thethi. Nė fund tė gushtit, sido qė vera e kėtij viti qe goxha e nxehtė, sapo ngjit rrugėn e paasfaltuar nė Qafėn Buni i Thorės, dallohen nė horizont gropa tė stėrmėdha ma ore ende tė mbuluara nga dėbora. Nė Theth bie shi shumė mė shpesh sesa nė pjesėn tjetėr tė vendit.

Temperaturat zakonisht janė mė shumė se dhjetė gradė mė tė ulėta se nė Tiranė. Pėr vizitorin nga Tirana, kėshillohet se nėse vendosin tė udhėtojnė pėr nė Theth, duhet ta kenė parasysh se nuk ka shumė gjėra pėr tė bėrė pėrveēse pėr tė ecur, pėr tė ngjitur male e pėr tė ndenjur. Kur nbėrritėm, rreth orės dy tė pasdrekės pyetėm se ku gjendej qendra e fshatit. Prek Harusha, i zoti i shtėpisė sė mikpritjes ku ne qėndruam, na u pėrgjig shkurt: "Kėtu! Kėtu ka qenė gjithmonė".

Pamje nga Thethi

Shtėpia e familjes Harusha ėshtė njėra prej dhjetė a dymbėdhjetė familjeve tė Thethit qė mikpresin e strehojnė turistė. Siē dallohet edhe nga fotoja, ka tre dhoma me nga katėr krevate secila e nga dy banja. Gratė dhe vajzat e familjes, vėshtirė se mund tė shihen. Janė shumė tė zėna me punė. Burrat kanė me shumė kohė nė dispozicion pėr tė qėndruar nėn hijen e njė molle duke pirė kafe e duke kuvenduar. Me naivitet prisja qė Thethi tė kishte njė qendėr fshati, ku shqiptarėt mblidhen e kuvendojnė nė njė kafe. Nė Theth nuk qe njė e tillė. Gjithsejt 15 familje (ekonomi), jetojnė atje pėrgjatė gjithė vitit. Janė tė ndara nė katėr apo pesė lagje.

Fshati ėshtė vendosur nė skaj tė luginės sė Shalės dhe ėshtė rrethuar nga tė katėr anėt nga male tė larta me maja tė zhveshura. Dy rrugė tė dėrgojnė pėr ne Theth. Njėra nga Shkodra pėr nė Koplik e Razmė, tjetra pėrgjatė luginės sė Shalės. Tė dyja rrugėt kanė tė njėjtėn gjatėsi, rreth 80 kilometra nga Shkodra, me pėrjashtim tė faktit se ajo nga lugina e Shalės ėshtė e tėra e paasfaltuar dhe se mund tė hajė deri nė shtatė orė.

Pamje nga Thethi

Duket sikur ėshtė fundi i botės, por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Janė qindra dhe mijėra tė huaj, qė vijnė nė Theth gjatė verės pėr tė ngjitur male apo pėr tė kryer udhėtime rraskapitėse nė kėmbė. Shumica dėrrmuese e tyre janė nga Republika Ēeke. Disa prej tyre kishin hapur ēadrat nė oborrin e Prekės. Dy vajza po rrinin aty, ndėrsa tre djem ishin nisur qė pa gdhirė pėr tė kapėrcyer malet shqiptare pėr tė mbėrritur nė Valbonė. U habitėn kur panė vendės qė kishin shkuar nė Theth. Vendėsit na treguan pėr njė anglez, qė thuhet se ėshtė i fiksuar pas Thethit dhe kalon atje gjashtė muaj nė vit, duke kaluar nga njė shtėpi te tjetra. Nuk patėm mundėsi ta takonim se qe larguar dy ditė mė herėt.

Malet qė rrethojnė Thethin janė me tė vėrtetė mbresėlėnėse. Ato mė shumė se male janė shkėmbe tė stėrmėdha tė pėrhime. Kur bie shi, nuk arrin tė dallosh qiellin nga majat. Ato quhen "Bjeshkėt e Namuna" pėr shkak se janė krejtėsisht tė zhveshura nga bimėsia si dhe mungojnė burimet ujore mbisipėrfaqėsore. Pėrreth Thethit gjenden disa nga malet mė mbresėlėnėse tė Shqipėrisė, Jezerca, Radohima etj.

Pamje nga Thethi

Fshatari shqiptar nė kushtet e vetėmjaftueshmėrisė
Familjet qė jetojnė nė Theth nuk kanė ndonjė kontakt tė dukshėm me tregjet. "Vetėm familjet e varfra marrin mundimin tė shkojnė nė Shkodėr pėr tė shitur prodhimet bujgėsore", - thotė Sofia, vajza e vogėl e Prekės. Nuk ka se si tė ndodhė ndryshe, pėr shkak se rrugėt janė shumė larg. "Kėtė vit kėtu bėri shumė vapė. Rrushi, molla dhe gjithēka tjetėr u prish", - mė shpjegon Preka, ndėrsa bėhemi gati tė flemė sė bashku me largimin e diellit, pėr shkak se poēi me energji elektrike nė Theth ndriēon mė pak se njė qiri. Kur e pyes se pse nuk pėrdorin pesticide, mė thotė se arsyeja ėshtė mė e thjeshtė nga sa duket. Janė tepėr tė shtrenjta pėr xhepin e tyre.

Nė mungesė tė daljes nė treg dhe sigurimit tė parasė kesh nga shitja e prodhimeve, fshatarėt e zonės duket se pc kthehen nė kushtet e vetėmjaftueshmėrisė. Gjithēka qė nuk e prodhojnė dot vetė, e kanė me pakicė ose nuk e kanė fare. Nė vend tė sheqerit, pėrdorin mjaltin. Nga ushqimet e blera nė treg janė vetėm mielli, kripa e vaji. Nė kėto kushte, ndihma e USAID-it dhe Asistencės Teknike tė Qeverisė Gjermane GTZ, ngjan me njė mrekulli tė vėrtetė. Familjeve tė Thethit u janė dhuruar pajisje hidrosanitare, dyshekė e gjėra tė tjera tė nevojshme. I mėsuan tė hapin dyert pėr turistin bredharak tė ditėve tona, t'i japin strehė, bukė e zemėr dhe nė kėmbim tė marrin pak para. Turistėt qė mbėrrijnė aty, nuk e fshehin dot habinė kur gjejnė njė banja tė bollshme e tė pastėr, ujė tė ngrohtė e me persion.

Te libri i mbresave tė familjees Harusha, cilėsia e banjės qe pėrmendur nga njė numėr i madh turistėsh. Thethi mund tė vizitohet nė pak muaj verė. Malet e larta bėjnė qė dielli tė lindė shumė mė vonė nga pjesa tjetėr e vendit e tė perėndojė mė herėt. Gjatė dimrit, ka raste kur fshati izolohet tėrėsisht. Rruga e rregulluar nga Kopliku pėr nė Theth mbulohet nga dėbora, ndėrsa rruga tjetėr bėhet gjithashtu shumė e vėshtirė. Njė prift italian pėrgjegjės pėr zonėn e Shalės, shkon tė shtunave nė Theth pėr tė mbajtur meshė dhe gjatė dimrit, kur rruga bėhet e pakalueshme edhe pėr makinat e larta, pėrshkon 13 kilometra rrugė nė kėmbė pėr tė kryer detyrėn e tij shpirtėrore. Aktualisht, shumė organizata jofitimprurėse kanė projekt pėr gjallėrimin ekonomik tė luginės sė Shalės. Sė bashku me pak fonde, ato po sjellin edhe kulturėn e harruar tė punėve komunitare. Nė Theth, bashkėsja e vendėsve ka arritur tė ndėrtojė dy ura druri mbi lumin Shalė, dhe pėr kėtė nuk ka pasur nevojė pėr fonde, sepse gjithēka ka qenė produkt vendės.

Fshatarėt e Shalės ankohen tashmė para sė gjithash pėr mungesėn e shkollės fillore dhe pėr mungesėn e dritave. Thethi ka njė hidrocentral tė vockėl qė ka filluar punė nė vitet '60. Tashmė nuk ėshtė mė nė gjendje tė ndezė as poēe. "E si mund t'i shėrbejmė turistėve pa pasur energji elektrike?!", ankohet Preka. "Shkollėn e kemi rregulluar, po nuk ka mjaftueshėm nxėnės", - vijon ai

I marketizuar mė sė miri
Thethi dhe lugina e Shalės janė marketizuar mė sė mirė nė tregun ndėrkombėtar tė turizmit dhe duket se nuk ėshtė dashur shumė mund nga qeveria pėr njė gjė tė tillė. Punonjės organizmash tė huaj, aventurierė dhe dashamirės, kanė prodhuar njė sasi tė bollshme informacioni nė intemet mbi gjithēka qė ka nevojė ai, qė dėshiron tė udhėtojė pėr herė tė parė drejt Thethit. Fotot e bollshme tė publikuara krijojnė pėrshtypjen e njė vendi plot kanione, ujėvara dhe spektakle natyrore mbresėlėnėse. Alpet e Shqipėrisė ka gjasa tė kenė qenė qė nga kohėt e vjetra mė sė shumti tė marketizuara nė perėndim sesa nė Shqipėri. Qė nga koha kur Lord Bajroni. pėrshkoi Shqipėrinė me kuaj nė njė itinerar qė pėr ne sot ėshtė i paimagjinueshėm, pra nga Shkodra pėrmes Alpeve pėr nė Tropojė, Kukės, Peshkopi etj., shumė aventurierė perėndimorė e panė si njė mėnyrė e kėndshme pėr tė kaluar kohėn e lirė. Vitin kaluar njė ēift shkrimtarėsh britanikė kryen tė njėjtin udhėtim me atė qė pati pėrshkuar Bajroni dhe prodhuan njė film e njė libėr mbi udhėtimin. "Nga Thethi pėr nė Valbonė mban gjashtė orė nė kėmbė. Unė nuk kam shkuar kurrė, sepse nuk kam ndonjė punė pėr tė kryer atje, por turistėt ēekė e bėjnė shpesh atė udhėtim", - thotė njė banor i Thethit.

Sė fundmi, njė projekt kėrkimor nga kolegji Millsaps nė SHBA, qė kryen studime nė zonėn e luginės sė Shalės, ka rritur ndjeshėm shikueshmėrinė e zonė nė botėn e internetit. Antropologėt amerikanė arrijnė tė kapėrcejnė alpe edhe nė mes tė dimrit, duke sfiduar dėborėn dhe kushtet e vėshtira tė motit. Dhe ajo ēfarė mund tė na habisė ne shqiptarėt, ėshtė qė pėr tė bėrė Alpet tėrheqėse pėr turistėt e huaj, nuk ėshtė aq e nevojshme tė ndėrtosh rrugė, sido qė qeveria shqiptare ka prezantuar njė ide mbi tė ashtuquajturin "Korridori Transalpin" njė autostradė, qė duhet tė pėrshkojė malet pėr tė lidhur Kosovėn me Shkodrėn.

MĖ SHUMĖ TURISTĖ NĖ THETH
Rajoni i alpeve shqiptare, pėrbėn padiskutim njė destinacion tė rėndėsishėm turistik tė njohur edhe nė nivel ndėrkombėtar. Kombinimi i resurseve dhe bukurive natyrore tė jashtėzakonshme me traditėn e mikpritles sė komunitetit lokal, janė padiskutim kapaciteti mė i madh i zhvillimit tė turizmit nė kėtė rajon. Thethķ pėrbėn edhe njė model tė veēantė si njė destinacion turistik, qė vitet e fundit ka filluar tė njohė rritje tė ndjeshme. Natyrisht ėshtė krejt e pamundur tė evidentosh numrin e saktė tė turistėve, por banorėt e Thethit dhe veēanėrisht familjet pritėse referojnė pėr mė shumė se 4.000 turistė qė qėndrojnė pėr njė ose mė shumė net, qoftė nė familje ose me ēadra individuale. Alo qė ėshtė e veēantė pėr Thethin ėshtė fakti qė nė kėtė rajon dominojnė turistė tė rinj nga tė gjitha vendet e Europės dhe deri nė USA. E veēanta e dytė ėshtė fakti qė nėse nė Shgipėri nė ēdo 100 turistė, 90 janė shqiptarė, (nga Kosova, Maqedonia apo emigracioni), nė Theth nė ēdo 10 turistė, 9 janė tė huaj. Thethi ka arritur tė bėhet njė projekt model, si rezultat i njė bashkėpunimi tė mrekullueshėm tė realizuar me komunitetin lokal dhe me tė gjithė partnerėt shqiptarė e tė huaj, qė kanė kontribuar dhe vazhdojnė tė kontribuojnė pėr zhvillimin e turizmit nė Theth.
Burimi: GTZ

LOKALI MALĖSORJA
Gjergji ėshtė pronari i njė lokall simpatik, qė gjendet diku 30 minuta larg nė kėmbė nga Qendėr-Thethi. Duket se nuk ėshtė fort mirė me kujtesėn. Lokali ėshtė njė platformė druri pranė lumit. Njė sistem i thjeshtė rrote mulliri duket se ėshtė krijuar me qėllim qė ujėt e vrullta tė Shalės tė rrotullojnė hellin e qengjit a kecit tė pjekur.
Kur ne mbėrritėm, Gjergji na tha se qe mbyllur. Pasi kėmbėngulėm disi, tha: "po shkoj tė marr ēelėsin nė shtėpi". U desh nja njė orė qė ai tė kthehej. Jo se shtėpia qe larg, por se kishte pushuar ca, pasi kishte mbėrritur. Kur u kthye, pata rastin tė shoh magazinėn e lokalt tė tij. Njė arkė e vogėl ku gjendeshin ca kanaēe koka-kole e fante. Pasdreke, pesė tė rinj shkuan te lokali Malėsorja me njė mision tė veēantė. Do tė trajnonin Gjergjin si tė sillej me turistėt. Do t'i jepnin njė menu nė anglisht.

Plane pėr Valbonėn
Tashmė qė Thethi ėshtė bėrė njė magnet pėr turistėt Europianė, GTZ po mendon se si tė zhvģllojė aventurėn malore shqiptare, duke financuar riparimin e shtėpive dhe ndėrtimin e infrastrukturės turistike nė Valbonė, nė anė tė tjera tė Alpeve, duke iu mundėsuar turģstėve tė kryejnė udhėtime tė gjata dhe tė pėrshkojnė tė gjithė Alpet nga deti Adriatik deri nė Kosovė ose Kukės. Por synimi mė ėndėrrimtar duket se ėshtė zhvillimi i sporteve dimėrore. Zona mund tė kthehet nė njė destinacion turistik pėr ski e sportetė tjera, por pėr kėto lloj planesh, duhet tė presim edhe ca kohė tė tjera.

Menuja e Thethit
Pėr mėngjes, tė zotėt e shtėpisė ofrojnė pėr turistėt bukė shtėpie tė mrekultueshme, ēaj mali, mjaltė tė freskėt, gjalpė dhie dhe reēel. Siē ėshtė zakoni, pas mėngjesit mund tė pish njė kafe turke. Pėr drekė e darkė ofrohet njė gjellė me mish, sallatė e shumėllojshme me perime tė freskėta, patate tė mbushura si dhe njė gotė kos dhie. Kush e ka qejf pijen, mund tė shijojė verėn e shtėpisė sė Prekės ose raki.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara