HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Malėsia tokė e begatė trimash, Trieshi ndėr shekuj dhe Baca Nikė Gjokaj

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

"Shpata e malsorit, asht ndera e vatanit"

Imzot Pjetėr Arben Todori

Nuk ėshtė aspak e lehtė tė shkruash pak rreshta historike pėr Trieshin dhe Malėsinė, historia e sė cilės ėshtė e lidhur si mishi me kocin. Tė pėrmendesh fjalėn Malėsi, do tė thotė se ke pėmendur Trieshin, njė ndėr krahinat mė heroike tė popullit shqiptar.
Emri Trieshi dhe banorėt malėsorė tė tij, pėrmenden qysh herėt, nė analet e historisė sė popullit shqiptar. Vendasit autoktonė, morėn emrin trieshianė, sepse shtėpitė e tyre gjenden pranė tre maleve tė larta, tė njohur nė histori si dėshmitare e luftrave dhe pėrpjekjeve tė pareshtura tė banorėve vendas, pėr tė ruajtur trojet stėrgjyshore ndėr shekuj nga synimet grabiqare e asimiluese tė tė huajve.

Jeta e vėshtirė ekonomike, mes malėve me dėborė nė dimėr dhe thatėsirės nė verė, ka bėrė qė nė fillim tė shekullit XX, shumė nga banorėt vendas tė marrin rrugėn e emigracionit nė drejtim tė shteteve tė ndryshme tė Europės dhe ShBA, ku ėshtė i pėrqendruar edhe numėri mė i madh i banorėve malėsorė.
Trieshi dhe Malėsia e Madhe deri nė vitin 1476, mbante lidhje tė mira dhe tė ngushta me Republiken e Venedikut. Janė tė njohur personat historik, qė mbanin lidhje dhe mbėshteteshin nė Venedik (Itali), si: Anaro Hoti (Hot), Sum Gruda, Llesh Tuzi, Pjetėr Kuqi, si dhe Vuksan Gjeca (Kelmend) etj. Po ashtu asokohe Malėsia, mbante marrėdhėnie tė mira edhe me Dinastitė e Ballshideve dhe Cernocekase (Balshajt e Cernojeviqet) tė etnosit shqiptarė.

Imzot Pjetėr Arben Todori, njė arqipeshkėv shqiptarė (Shih dokumentet arkivore Nr. AP S12 faqe 115), ndėr tė tjera, shkruan: "Shpata e malsorit, asht ndera e vatanit". Ai pėrshkruan luftrat e pėrgjakshme tė malėsorėve, kundėr pashavė dhe vezirėve turq, qė ishin tė stacionuar nė qytetin e lashtė tė Shkodrės. Nė lėvizjet antiosmane me armė nė dorė, morėn pjesė shumė malėsorė prej Hotit e Grudės, Trieshit, Kelmend e Kastrat, Shkrel etj. Prelati i lartė shqiptar, midis tė tjerave pėrmend me respekt edhe banorėt trieshianė.

Nė kohėt e lashta, nėpėr Triesh e Malėsi, kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme edhe pėr Europėn. E tillė ishte rruga qė kalonte nga Norana nėpėr Dinoshė - Tėrgajė - Vėrmosh - Gusi dhe tjetra Tuz - Koplik - Shkodėr - Lezhė.
Historia e Trieshit, ėshtė e shkruar me gjak trimash malėsor. Vendasit pėrmes bijve trima ndėr shekuj, i kanė dalė zot me besė gjithmonė kėtyre malėve, qė ishin fole e ngrohtė e jetės sė tyre. Kėtu gjetėn strehim shumė luftėtarė tė lirisė, kėshillime e kuvende burrash, bujari e mikpritje tradicionale shqiptare, pėrkrahje, mbėshtetje me vullnetar trima e besnik, ndihma materiale e veshmbathje, duke kaluar nėpėr kėto shtigje tė vėshtira, por tė dashura pėr mikun e dashamirin, dhe flakė e barut pėr armikun qė shkeli me egėrsi kėto kreshta tė trimave shqiptarė.

Duke shfletuar arkivat historike tė historianėve, shkrimtarėve, udhėtarėve tė huaj dhe klerikėve misionarė, qė kanė shkelur dhe qėndruar Triesh e treva tė tjera tė Malėsisė, ndėr tė tjera, shohim shumė relacione, qė ata i dėrgojnė vendeve nga ata kanė ardhur mbi gjithēka qė po ndodhte ndėr kėto zona.
Sipas njė shkrimtari hungarez Chester Ammeri, i cili, nė pėrshkrimet e veta shkruan pėr luftrat e malėsorėve, kundėr vezirėve tė Shkodrės dhe qėndresen stoike tė banorėve tė maleve tona. Nė vitin 1630, Cheter Ammeri, shkruan: "Nė malet e thepisuna malėsorėt luftojnė me heroizėm nė mes tė zjarrit turk. Turqit, kėrkonin tė zhduknin tė gjithė banorėt vendas pėrmes krimeve qė bėrė edhe nė zona tė tjera ku kėmba e tyre shkeli. Ata kishin njė urretje tė madhe pėr besimtarėt katolik, dhe kudo ku shkonin djegnin kishat dhe thyenin fuguret kristiane. Ata po asimilonin ngadalė e ngadalė gjithēka autoktone tė popullit tė vjetėr shqiptar." (Ch. Ammeri, O12PS f.13)

Imzot Simoni, njė arqipeshkėv shqiptar, nė Kishėn e Zojės nė Athinė tė Greqisė, nė librin e vet me shėnime historike, pėrshkruan objektet e kultit kristian asokohe, duke theksuar se kishat nė zonėn Trieshit dhe Malėsi, ishin gjithnjė nėn presionin e pushtuesve turq, pėr ti shkatėrruar e djegur ato. Ai ndėr tė tjera, pėrshkruan edhe mbrojtjen shembullore, qė vendasit i bėjnė synimeve turke, tė cilėt, kėrkonin tė turqizonin banorėt malėsorė. Ata me armė nė dorė gjithnjė iu kundėrpėrgjigjen synimeve dhe dhunės nė rritje, qė ushtronte ushtria mizore turke askohe. Nė kėtė mėnyrė, malėsorėt, mundėn tė ruajnė si sytė e ballit, gjuhėn, fenė e lėnė trashėgim nga tė parėt tanė, zakonet dhe traditat e pastra arbėrore etj. (Shih Imzot Simoni, "Ushtima e maleve" OUM-OP12, f.237)

Sipas shkrimtarit shqiptar Imzot Simoni, malesoret jane dalluar ne luftrat e njepasnjeshme, qe kane zhvilluar pr mbrojtjen e trevave te tyre. Midis tyre spikat luftetari i pamposhtur Tom Nika, i cili, ishte njė burrė i nderuar nė tė gjithė krahinėn e Malėsisė. Ai gjithnjė me trimat, qė e kanė shoqėruar gjithnjė, ka luftuar kundėr taborreve tė ushtrisė turke, duke shkruar faqe tė lavdishme nė historinė e krahinės. Ky burrė i Malėsisė, ra dėshmor nė vitin 1912, nė Qafė tė Ugėls, nė mbrotje tė trojeve shqiptare.

Ndėrsa njė autor tjetėr i njohur sllav Draqeqeviq Risto, nė pėrshkrimet e veta historike jep kryengritjet e njėpasnjėshme tė malėsorėve me armė nė dorė nė vitin 1911, kundėr taborreve aziatike tė Turqisė. Rezistenca e malėsorėve trima, ishte njė shembull shumė i mirė pėr vetė vendet koloniale, qė ishin nėn thundrėn shtypėse tė pushtetit tė egėr osman. (Shėnime, 1941, Libri XIV, f.49)

Vite mė vonė, gazetari i njohur austriak Jellberg, nė kryeqytetin e vendit tė vet Vjenė, boton disa artikuj shumė tė rėndėsishėm, pėr luftrat e pėrgjakshme antiturke, qė malėsorėt po zhvillonin nė tokat e veta stėrgjyshore. Kėshtu ai pėrshkruan kryengritjen e 6 maj dhe ditėt nė vijim nė (posaēėrisht ndalet mė hollėsi nė ditėn e 14 maj 1911) Malėsi, tė udhehequr nga fatosi i lirisė Dedė Gjon Luli dhe trimat malėsorė.

Aty jepen pėrshkrime historike, kur Turgut Pasha sulmon me ashpėrsi e ushtri tė madhe malėsorėt. Shkodra dhe Malėsia e Madhe ngrihen nė kėmbė dhe ngrenė prita ushtrisė turke, gjatė kohės sė marshimit tė ekspeditave turke ndėshkuese ndaj malėsorėve. Humbjet e ushtrisė turke askohe ishin shumė tė mėdha, por nga rradhėt e malėsorėve pati disa tė vrarė dhe tė plagosur. Ishte me tė vėrtetė njė luftė e rreptė, pėr jeta a vdekje. Ishin vėnė pėrballė njėri - tjetrit, pushtuesit turq dhe bijtė e malėsisė, qė i vunė gjoksin tytave tė pushkėve pushtuese, pėr tė mos lejuar depėrtimin nė thellėsi tė Malėsisė tė taboreve turke.

Edhe shkrimtari australian Richard Smith, nė librin e vet: "Historia e Ballkanit dhe e shqiptarėve", botuar nė Neė York, 1971, ashtu sikurse shumė shkrimtarė tė tjerė pėrpara tij, jep pėrshkrimin e zonave malore tė Alpeve tė Shqipėrisė Veriore dhe posaēėrisht sjellė me hollėsi pėrshkrimin e krahinave tė Malėsisė sė Mbishkodrės. Nė qendėr tė vėzhgimeve tė tij historike, janė luftrat e njėpanjėshme, qė malėsorėt e pamposhtur, kanė zhvilluar nė trojet e tyre, qė zėnė fill qysh prej vitit 1362 dhe deri nė vitin 1920.

Ne Triesh e ne mbare Malesine, kanė gjetur mikpritjen dhe bujarinė shqiptar e shtegtar, duke treguar me shembuj konkret, se janė bij tė denjė tė tokės sė Arbėrit, duke ruajtur brez mbas brezi doket dhe zakonet e lashta shqiptare. E tėrė Malėsia, zhvilloi luftė heroike, kundėr turqve pandėrprerje deri nė vitin 1912.

Sipas dokumentave arkivore, mė tėnjohura, janė luftimet ose kryengritjet malėsore tė viteve 1565 - 1575 nė Hot e Grudė, nė vitin 1883 sėrisht nė Hot e Grudė, nė vitin 1869 nė Grudė, dhe kryengritja prej 24 marsit deri mė 2 gusht 1911. Pjesa mė e madhe e Malėsisė, kurrė nuk do tė pranoj pushtetin turk dhe nuk do tė paguaj taksat dhe tatimet (haraēin). Duke shfletuar dokumentet historike te kohės, shohim se nė vitin 1641, Ipeshkėvi i Grudės dhe i tėrė Malėsisė Imzot Carlo Della Mirandella, do tė organizojė nė brigjet e lumit Cem (Tėrgajė) besėlidhjen nė mes malėve si dhe do tė jetė pionieri i parė, qė hapi dyer e shkollės pėr gjuhėn shqipe nė Prift tė Grudės.

Por sikurse dihet asokohe dhe nė shekujt qė do tė vijnė turqit, punonin me zell pėr asimilimin e kolonive tė tyre, e mbyllen kėtė dritare rreze tė dijės dhe diturisė sė gjuhės amtare. Errėsira kulturore do tė vijojė ritin e saj tė zakonshėm nė kėtė trevė malore.
Trieshianėt dhe malėsorėt e tjerė, me heroizėm tė pashoq pėrballuan furtunat e jetės, qė dallgėt e kohės i pėrplasen nė kėtė krahinė martire. Shumė bij tė shquar trieshian i dhanė emėr e lavdi tė madhe krahinės, duke mbetur tė pėrjetshėm nė analet e historisė sė Trieshit dhe tė popullit shqiptar.

Ata u shquan nė Triesh, pėr burrėri, urti, besnikėri, bujari e dashuri tė madhe, pėr trojet e veta stėrgjyshore. Tė tillė burra trima, qė kanė hyrė nė historinė e krahinės, janė: Baca Nikė, Makal Raku, vojvodė i parė i Trieshit, Marku i Marget, Lekė Ivanit, Mark Gil Doshit, Lul Nika, Gilė Maēku, Bardh Nikė Ivani, Smajl Hasani, vėllezėrit Ivanaj: Marashi, Kola e Nikolla, Marash Marku, Dedė Husi, Vatė Bici, Gala Smajli, Gjeto Gjekė Martini, Nikė Zeka Lokja, Dul Gjeloshi, Prelokė Gjeloshi, Gjon Gjeka, Gjon Nikė Gjeloshi, Ucė Deda, Kolė Dedėn etj.

Dihet se Trieshi, do tė mbajė njė peshė tė rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptar pėr luftrat e njėpashnjėshme, qė do tė zhvillohen mbi truallin e saj. Aty do tė shquhen shumė trima, qė asnjėherė nuk e lėshuan armėn nga dora, por luftuan krah pėr krah me njėri - tjetrin.
Trieshi dhe Malėsia e Madhe, gjithnjė ka patur bajraktarėt e vojvodėt e vet, qė ishin ndera dhe krenaria e tėrė malėsisė brez mbas brezi.

Bajraktari i parė, qė ishte nė Triesh, me forcimin e Vezirit tė Shkodrės, ishte Pepė Prela, i cili, pėrmendet qysh nė vitin 1750 - 1775. Mbas tij, do tė vijojnė edhe bajraktarė tė tjerė, duke shkruar kėshtu historinė e krahinės sė Trieshit ndėr shekuj. Kėshtu nė historinė kombėtare, Trieshi dhe bajtaktarėt e vet, ishin dhe mbetėn shtėpia e nderuar e Gilė Maēkut. Sot barku i Gil Maēkut, Lucaj e Stjepohit.

Sėrisht nga arkivat e kohės, vijnė burime tė reja, tė cilat dukshėm, flasin pėr Malėsinė dhe Trieshin. Duke parė shumė vite mė parė historinė e tyre, shohim se gjatė viteve 1862 - 1880, ata ishin figura tė dalluara e qendrore e bajraktarėve tė kohės. Midis tyre, mund tė pėrmendim edhe malėsorin e njohur pėr besė e burrėri, mikpritje dhe heroizėm tė pashoq nė shumė luftra, pėr liri tė vendit trimi i njohur Nishk Gila Lucaj.

Trieshi, ka nxjerrė shumė burra me famė e me zė, tė mirėnjohur nė tėrė krahinėn e pėrtej saj, qė i ka njohur malėsori e Malėsia. Virtytet e tyre mė tė vyeshme, kanė qenė shembull frymėzimi edhe brezat e mė tė rinjve tė kohės, duke u pėrmendur gjithnjė si shembull i mirė e burim frymėzimi, nė luftrat heroike, qė ka zhvilluar Malėsia asokohe.

Shkurtimisht po tė shohim shembullin heroik tė malėsorėve, shumė prej tyre janė ndera dhe krenaria e tėrė Malėsisė. Kėshtu Gil Doshi, nė vitin 1716, ishte fytyra mė e njohur dhe legjendare e krahinės sė Trieshit. Ai luftoi heroikisht me armė nė dorė, kundėr krerėve tė ekspeditave mizore turke, qė mėsynin herė mbas here trevat e malėsisė.
Njė goditje tė fortė dhe shpartalluese mori edhe ushtria turke e drejtuar nga njė shqiptar, qė shėrbente si mercenar nė Portėn e Lartė, i quajtur Mustafė Pashė Bushatlia. Burrėria dhe patriotizmi i lartė i Gil Doshit, ishte shumė e madhe dhe mori njė emėr mė tė madh, kur ushtria turke e ē'orientuar u kthye mbrapa nga kishte ardhur.

Tashmė Malėsia, ishte bėrė njė barrierė e pakalueshme pėr ushtrinė otomane. Gil Doshi, asnjėherė nė jetėn e tij nuk i njohu zakonet e vezirit tė Shkodrės. Mėvetėsia e tij ishte njė shembull shumė i mirė edhe pėr krahinat e tjera tė Malėsisė dhe tė tėrė trojeve etnike shqiptare.
Gojė mė gojė, ėshtė pėrcjellur shembulli burėror i trimit Gil Doshit. Ai me njė guxim tė madh dhe vendosmėri arrin t'i presė konopin e venė nė fyt nga xhelatėt turq probatinit tė vet, duke e liruar. Ai kishte bėrė shumė kilometra rrugė, pėr tė mbėrritur tek vendi ku do tė ekzekutohej me varje nė litar probatini i vet. Si njė luan versulet mbi bishat turke dhe me njė shpejtėsi rrufe ia pret litarin nė fyt probatinit tė vet.

Turqit, mbesin tė hutuar dhe ai largohet menjeherė nga vendi i ngjarjet duke liruar njeriun e vet dhe e merr me vete nė Malėsi. Ai kishte kurajon, qė ti drejtohet Vezirit tė Shkodrės me shpatė nė dorė, duke i thėnė: "Vezir! Pėr malėsorin e pėr kėto male tė Malėsisė, nuk ekziston litari i vdekjes. Pėr malėsirin vėllai ėshtė gjėja mė ė shtrenjtė, sidomos probatini…" Mė vonė Gil Doshi zihet rob dhe turiqt e internojnė nė Jedren nė vitin 1786.
Njė tjetėr figurė e rėndėsishme e Trieshit, ėshtė edhe patrioti i shquar malėsor Marash Marku i Trieshit. Ai sėbashku me njė grup luftėtarėsh trima dhanė jetėn, pėr tė mbrojtur trojet shqiptare. Trieshi, ishte i mbushur me trima legjendarė, qė herė mbas herė dalin nė kėtė trevė tė begatė tė heroizmit kombėtar shqiptar.

Kėshtu nė vitin 1876, ushtria turke kishte hartuar njė plan tė detajuar, sipas sė cilės, Malėsia, duhet tė ndahen nė dy pjesė. Nė kėtė mėnyrė, turqit e kishin mė tė lehtė pėr ti sunduar dhe vrarė njė e nga njė tė gjithė kryengritėsit e Portės sė Lartė. Nė kėtė plan qėllimkeq, ishte menduar qė Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli, tė jenė nėn sundimin e vezirėve tė Shkodrės, kurse Trieshi e Koja e Kuēit ti jepet sundimit sllavė. Trieshianėt, ishin gjithnjė tė gatshėm nė luftrat e tyre dhe herė mbas herė sulmonin garnizonet turke, qė ishin tė instaluar nė disa zona tė Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės.
Nė vitin 1907, bajtaktarėt e vojvodėt trima e djemtė sokola tė Trieshit, rrėmbyen armėt dhe sulmuan postėn e kėshtjellės turke, nė Urėn e Lemajės. Ata pėr shtatė ditė e nėtė me radhė luftuan si luanj kundėr garnizoneve turke. Aty u dalluan shumė trima trieshian, ku ushtria turke mori ikjen e arratinė nga kishte ardhur mė parė. Ata gjatė ikjes me turp tė shpartalluar dogjen dhe plaēkiten ēfarė gjeten pėrpara. Kjo ishte njė metodė e vjetėr e ushtrisė barbare turke.

Kjo luftė heroike, shėnoi edhe datėn mė tė rėndėsishme tė lavdisė sė trieshianėve. Tė gjithė malėsorėt, sikurse edhe herė tė tjera u bashkuan, kundėr armikut tė pėrbashkėt turk.
Me gėrma tė arta, janė tė shėnuar nė analet e historisė sė popullit shqiptar e tė Malėsisė, emrat e luftėtarėve trima tė lirisė, qė u dalluan nė Luftėn tek Ura e Lemajės, si:

Maluk Vata
Luk Toma
Baca Nika
Mirash Preka
Luc Deda
Fran Baci
Mal Kaculi
Mark Gjeka
Zef Lek Staka
Tom Leka
Nik Zeka
Gjelosh Toma
Mark Milli
Stak Ēaku
Kol Duli
Sokol Luci
Nik Luca
Marash Duli
Prek Uci
Ded Preēi
Stojan Nikolla
e tė tjerė. Tė gjithė trimat trieshianė luftuan heroikisht si dragoj tė pamposhtur kundėr ushtrisė sė armatosur gjer nė dhėmbė turke tek Ura e Lemajės.

Trieshianėt, ishin gjithnjė trima e fatosa nderi tė lirisė sė popullit nė Malėsi. Midis tyre mund tė pėrmendim edhe Ivanajt e Trieshit, si njerėz tė njohur nė tokat shqiptare. Si i tillė u dallua Marash Ivanaj, qė punoi nė Ministrinė e Arsimit Shqiptar nė Tiranė. Ai ishte i vėllai i Nikoll Ivanaj, i cili, luftoi me arnė nė dorė pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe ishte njė nga figurat mė tė spikatura tė Rilindjes, duke bashkėpunuar me fytyrat e ndritshme tė kombit tonė pėr njė pėriudhė tė gjatė kohe.

Ai ishte ndėr gazetarėt mė tė njohur nė tėrė bregdetin shqiptar dhe dalmat. Ishte njė ndėr pendat e spikatura, duke bashkėpunuar pa u lodhur me njerėzit e shquar tė kombit shqiptar, si liberatorin e madh Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, Risto Siliqin, Pashko Vasėn, At Gjergj Fishtėn O.F.M., etj.

Sėrisht Trieshi, ishte vatėr e atdhetarizmit dhe patriotizmit jo me fjalė pėr me sakrifica konkrete nė tė mirė tė kombit shqiptar. Kujtojmė kėtu me respekt e krenari pikėn kulmore historike, qė ka tė bėjė me hartimin e Memorandumit tė Greēes, tė hartuar nė Triesh nė vitin 1911, ku, morėn pjesė patriotėt mė tė dalluar tė kombit shqiptar asokohe, qė ishin pėrkushtuar me mish e shpirt pėr interesat e larta tė kombit. Ndėr burrat mė tė shquar ishin:

Dedė Gjon Luli i Hotit,
Dedė Nika, Bajraktar i Grudės,
Dedė Preēi, Bajraktar i Kastratit,
Tomė Nika i Shkrelit,
Kol Deda i Selcės,
Lul Rapuka i Vuklit,
Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikēit,
Gjeto Marku i Hotit,
Mehmet Shpendi i Shalės,
Martin Preka i Shkrelit,
Prel Marjani, Bajraktar i Shalės,
Avdi Kola, Bajraktar i Gimaj,
Nik Mhilli i Shllakut,
Pup Ēuni,
Binak Lulashi i Tiplanės,
Gjon Gjeka i Trieshit,
Dash Baorami, Bajraktar i Nikaj,
Bec Delia,
Gala Smajli i Trieshit,
Luigj Gurakuqi, patriot i kombit,
Hil Mosi intelektual i njohur,
Risto Siliqi, patriot
Sali Hoxha Hidri
nga Elbasani, i cili, pėrfaqėsonte plakun e urtė tė Vlorės heroike Ismail Qemalin.

Nikoll Lako nga Korēa, e shumė tė tjerė malėsorė nga tė gjithė malet e Malėsisė asokohe, tė cilėt kishin si synim lirinė e vendit nga pushtuesit e huaj shumėshekullorė turq dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė truall tė vetėm tė Nėnės Shqipėri.
Trieshianėt trima, luftuan gjithmonė me armė nė dorė pėr ēlirimin e tokave tona. Bijtė e Trieshit, me nė krye kapidanin Nik Zekėn e Trieshit, morėn pjesė nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe, me 6 Prill 1911 nė Kalanė e Deēiqit, ku, luftuan pėrkrah fatosit tė lirisė trimit tmaleve Dedė Gjon Lulit, pėr ngritjen e flamurit kuq e zi nė kėtė istikam, duke larė me gjak truallin e Malėsisė. Kėtu spikati dhe fisi i Gjokajve tė Trieshit si kryefis Baca Nikė.

Malėsorėt, do tė mbrohen me luftė dhe rezistencė tė vendosur me ato pak mjete luftarake tė kohės. Mbi tė gjitha tek ato shquhej shpirti liridashės, mosnėnshtrimi dhe mikpritja e bujaria e pėrhershme nė shpitė malėsore.
Midis shumė luftėtarėve, do tė bėjnė njė emėr shumė tė mirė nė Malėsi e trojet etnike shqiptare, shumė luftarė sypatrembur tė lirisė, si: Baca Kurti Gjokaj, Palokė Gjokaj Vukaj, Halil Haka Nikaj, etj.

Betejat mė tė njohura janė ato tė zhvilluara nė Deēiq mė 6 dhe 22 prill dhe 3 maj tė vitit 1911, nė tė cilat, u dalluan shumė pėrsona, por sidomos spikati Tring Smailja Ivezaj.
Simbas pemes gjeneaologjike Fisi i Gjokajve tė Trieshit, ėshtė ndėr fiset e njohura tė krahinės me burra e trima me za, patriotė luftėtarė, qė u dalluan pėr ēėshtjen e madhe tė Atdheut dhe pėr mbrojtjen e flamurit kuq e zi tė Gjergj Kastriotit. Ata shquhen ne betejat e pergjashme, si: ne Rozafatin e Shkodres, ne luften e Spushit, te Vranes, ne kalane Rozafat te Shkodres, ne kryengrijtjen e madhe te Kalase se Deiqit e ne shume e shume luftra te tjera ne Malesi.

Fisi Gjokaj, rrjedh prej Nikvuēit tė Muzheēkut.
Ky fis i nderuar e mori emrin nga paraardhėsit e tyre Gjok Luma (Gjokaj), kurse katundi Muzheēk e mori emrin nga paraardhėsit e tyre Muzh Baku. Ky fis djale mbas djalit, nxorri burra te nderuar, me fame e me za, te nderuar prej te gjitha krahinave te tokave etnike shqiptare. Tė tillė ishin:

Tom Nika
Baca Nika
Gjon Nika

Kėto janė tė bijtė e Nik Prekės Gjok Lumės, qė treguan, qė gjithnjė u dalluan pėr nderė, besė, burrėri, trimėri, qė i njohu malėsori e Malėsia brez mbas brezi.

Baca Nikė, sėrisht njė burrė i njohur me tė gjitha virtytet pozitive tė malėsorit fisnik, trim, tė zgjuar, sypatrembur, bujar e shumė largpamės pėr tė ardhmen e mirė tė kombit shqiptar pas largimit nga trojet tona tė pushtuesve turq. Ai ishte shumė i njohur dhe i respektuar nė tė gjithė krahinėn e Malėsisė e i bajrakut tė Trieshit.

Ai ishte aty ku e desht interesi i kombit shqiptar, i gatshėm si ushtar besnik i Atdheut, pėr tė dhėnė jetėn pėr interesat e shenjta tė kombit tonė. Tė tillė trima kishte rritur vetėm Malėsia. Nė tė gjithė luftrat kundėr ushtrisė turke, Baca Nikė, do tė jetė i pari, qė rrok armėt dhe vihet nė ballė tė frontit antiturk.
Bacės Nikė e Gjon Nika, ishin trima qė kishin lindur pėr tė mbajtur nė krah armėt pėr liri. Bujaria tipike shqiptare, ishte e mbeti nė nderin e kėsaj shtėpie tė njohur nė tėrė Malėsi. Ai mik e i dashur me tė gjithė malėsorėt dhe mysafirėt e largėt, tė njohur e tė panjohur dhe pushkė e zjarr i pashuar pėr armikun e vendit tonė, qė pėr shumė shekuj mbajti tė robėruar popullin e lashtė shqiptar.

Tek kjo familje e shquar shqiptare, kanė gjetur bukė e kryp e zemėr shumė patriot tė shquar tė kombit shqiptar. Ata ishin me zė nė gjithė krahinėn, mbante pėr krenari veshjet dhe traditat mė tė mira popullore, duke respektuar gjithnjė me nder e krenari zakonet e kanunit tė Lekė Dukagjinit.

Nė historinė e popullit shqiptar, historia e familjes sė Bacės Nikė, me dinjitet zė njė vend tė merituar, pėr luftrat heroike tė njėpasnjėshme, qė ata kanė zhvilluar kundėr pushtuesve tė huaj turq. Kjo familje me tradita tipike shqiptare, diti ndėr shekuj tė ruaj miqėsinė me tė gjithė figurat e shquara tė Rilindjes Kombėtare, qė kanė bujtur gjithnjė nė kėtė konak burrash tė urtė e tė zgjuar, tė besės e pushkės sė ngrehur kundėr tė huajve mizorė turq.

Historia e kėsaj familje me nder e lavdi, ėshtė edhe historia e popullit tė krahinės sė Malėsisė, qė e nderon dhe respekton ndėr shekuj shembullin e mirė tė bijve tė vet, qė gjithnjė i dolėn zot vatanit me armė nė dorė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara