HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


At Antoni Luli S.J. (1910)
- dėshmitar e mbijetues i torturave ēnjerėzore

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

"Njė herė, sa pėr tė treguar njė episod, po shkonim pėr tė hapur kanale tė thella. Ishte stom kanali prej 7 - 8 metrash. Unė isha nė buzė tė tij dhe nga dobėsia u rrukullisa e rashė nė fund tė fundit. Brigadieri, qė ishte njė mysliman shkodran, njoftoi rojėn: "Ai mund tė punojė, por shtiret se nuk mundet, dhe nuk punon." Vjen roja e mė thotė: "Pse nuk punon?". Priftėrinjtė atėherė urreheshin dhe luftoheshin. Roja i thotė brigadierit: "Bjere kėtu njė hu, ngule nė majė tė stomit tė kanalit, merre kėtė kėtu, bėje tė shtrihet mbi stom me krye teposhtė e lidhja kėmbėt pėr hu." I gjithė gjaku mė ra nė krye, por isha kaq i lodhur e i sfilitur sa qė ndjeva njė farė lehtėsimi, sepse munda tė pushoj paksa. Pėr shtatė vjet nuk kam mundur tė bėj dush asnjėherė. Kur ecnim nė rresht i numėronim morrat nė supet e shokėve, pa folur pėr pleshtat e pėr ēimkat, qė na torturonin ditė e natė."

"Ashtu ėshtė, por pastaj e nxorėn. Roja deshti ta torturonte jezuitin, At Mark Harapin, njė shkrimtar i pėrmendur shqiptar e profesor i merituar i Shkodrės, qė nuk mund tė qėndronte mė nga lodhja dhe pleqėria. Pėr kėtė arsye i detyroi meshtarėt e tjerė tė hapnin njė gropė nė kėnetė e ta mbulonin me baltė deri nė fyt. Priftėrinjtė formonin njė brigadė tė posaēme nja pesėmbėdhjetė vetėsh. Punonin gjithmonė bashkė e i pėrdornin nė punimet mė tė vėshtira. Salvimi kundėr priftėrinjve qe i tmerrshėm: donin tė na shkatėronin, tė na zhdukshnin."

At Anton Luli S.J.

Tė gjithė jashtė burgut ferr komunist tė Shqipėrisė e dinin tė vdekur. Pėr mė tepėr revista "Albanian Bulletin Catholic", nė njė nga numėrat e saj botoi foton e meshtarit, duke vendosur shėnimin "Martir pėr fe", ndėrsa njė gazetė tjetėr italiane "Avvenire" mė 2 nėntor 1983, boton njė shkrim me titull "Historitė e At Lulit". 10 vjet mė vonė At ēesar Gjiraudo (Cesare Giraundo), nė Tiranė pėr herė tė parė mundi tė zhvillonte njė intervistė tė gjatė mbi historitė e At Anton Lulit S.J., i mbijetuari i rregjimit komunist. Thjeshtėsia nė komunikim dhe zotėrimi shkėlqyeshėm i gjuhės italiane, bėnė qė intervistuesi At Gjiraundo ti botoj kujtimet nė librin: "Gia dato Per Martire. I Fioretti di un gesuita albanese" ("Atė Anton Luli S.J. Ne e dinim martir."), shtypur nė Shtėpinė Botuese "At Gjergj Fishta" nė Lezhė. Libri ėshtė pėrkthyer nga Gjergj Laca. Kopertina e librit ka tė fiksuar njė foto tė At Anton Lulit S.J. me Papa Gjon Pali II gjatė audiencės nė rezidencėn e Tij nė Vatikan. Papa, po prekte mė duart e Tij tė shenjta plagėn e gjallė tė njė martiri stoik tė fesė sė Krishtit dhe Shqipėrisė.

Jeta e antarit tė Shoqėrisė Jezuite

Katundi Lohe ndodhet rrėzė Alpeve Shqiptare, mbi Koplik tė Sipėrm. čshtė njė katund i vogėl, qė ndahet nė dy pjesė: Lohja e Poshtme dhe e Sipėrme. Gjatė shekujve shumė bij trima i janė bashkuar luftrave liridashėse kundėrturke, duke treguar trimėri dhe dashuri tė madhe pėr tokat e tė parėve tė tyre. Jo tė pakėt kanė qenė edhe klerikėt katolik, qė kanė dalė nga kjo pjesė e krahinės sė Malėsisė sė Madhe, tė cilėt, kanė vijuar studimet nė Kolegjen Saveriane dhe Kuvendin Franēeskan nė qytetin e lashtė tė Shkodrės, qendėr e hershme e krishtėrimit dhe e kulturės kombėtare nė Shqipėri.

Nė katundin e vogėl malor Lohe u lind fėmija Anton. Ai kujton fjalėt e nėnės, qė i thoshte miqve, se djali i vogėl nuk kishte shėndet tė mirė, se ishte shumė i dobėt dhe gjithnjė e mbante frika se mund tė largohej nga kjo jetė tokėsore. Ishte fėmija i parė dhe mbas tij lindėn edhe dy tė tjerė. Pikėrisht nė ditėn e Shėn Antonit, foshnja, mori emrin e pagėzimit qė gėzon. Nė moshėn 19 vjeēare, fillon studimet nė Seminarin Dioēezan ose sikurse njihet nga tė gjithė Shkolla Apostolike e Etėrve Jezuitė. Pas klasės sė pestė nė gjimnaz e dėrgojnė nė Goricje, pėr tė bėrė dy vitet e rishtarisė, ku, kreu edhe liceun e filozofinė deri nė vitin 1936.

At Antonin, eprorėt e dėrgojnė sėrisht nė Seminarin e Shkodrės, ku filloi tė jap mėsim nė gjuhėn italiane, shqip, histori e gjeografi. Aty qėndroi pėr tre vjet, njė prej tė cilėve e kaloi nė Tiranė si mėsimdhėnės. Eprorėt e dėrgojnė pėr tė bėrė teologji nė Shtėpinė e Shėn Antonit nė Kievi (afėr Torinos), dhe shugurohet meshtar mė 13 maj 1942. Mė 1943 kthehet pėrfundimisht nė Shkodėr.
Nėna, nuk donte qė djali saj i madh tė behet prift dhe ēdo ditė pėrpiqej ta bindte, qė tė qėndronte nė shtėpi dhe kėshtu mund ta ndihmonte mė shumė atė nė shtėpisė. Shumė vite mė vonė, para se ajo tė vdiste, u kishte thenė vėllezėrve tė At Antonit, se ishte e lumtur qė djali i saj i shėrben Krishtit.

Shėrbesat fetare dhe udha e vėshtirė e kalvarit komunist

Situata nė Shqipėri, nė kohėn e barbarėve komunistė ishte tepėr e nderė. Komunistėt me fjalė tė bukura, kishin mundur tė mashtronin pjesėn e mirė tė popullit, qė ishte analfabet dhe nuk e dinte se ēfarė ishte komunizmi dhe kėshtu u bėnė viktimė e tij. Kleri katolik, gjithnjė ishte pėrpjekur ti hapte sytė popullit shqiptar, qė tė mos gėnjehet nga ideologjia mashtruese e komunizmit.

Pėr ketė nė shumė revista dhe gazeta tė kohės ishin sjellė shembuj negativ, tė dhunės sė tėrbuar qė komunizmi kishte ushtruar e vijonte me tėrbim ndaj vendeve ku kjo ideologji e hurit dhe litarit ishte berė forcė shkatėrruese.

Ish Bashkimi Sovjetik, qė drejtohet nga tiranėt Lenin - Stalin, ishte shembulli mė i mirė i rrezikut qė e kėrcėnonte botėn demokratike dhe nė veēanti Shqipėrinė, qė shumė shpejt u bė viktimė e demagogėve marksist tė grupeve komuniste, qė fillojnė tė mbijnė si kėrpudhat mbas shiut.

Mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga ideologjia dhe rendi komunist, filluan arrestimet nė popull tė kundėrshtarėve politik tė rregjimit. Rradha u erdhi tregtarėve tė ndershėm, qė me mund e sakrifica kishin arritur nė bisnesin e tyre tė vogėl. Mbi bazėn e orientimeve ruse, filloi sulmi frontal kundėr institucioneve fetare, ku, nė epiqendėr tė goditjeve staliniste u vu Kisha Katolike dhe hierarkia e lartė nė Veri Perėndim tė Shqipėrisė.

Por nga ana e tjetėr edhe rezistenca antikomuniste ishte e fuqishme. Kjo u duk nė institucionet fetare dhe prelatėt e Kishės. Qėndrimi burrėror i seminaristit Mark ēuni, gjatė gjyqit tė zhvilluar kundėr eprorėve tė tij etėrit jezuit At Gjon Fausti S.J. dhe At Daniel Dajani S.J. Seminaristi i ri student ēuni, mbrojti me dinjitet profesorėt e vet.

E njėjta panoramė e zymtė po zhvilloheje dhe tek Kuvendi Francekan, ku etėrit At Gjon Shllaku e At ēiprian Nikaj, pushkatohen nga toga e zezė partizane. Kėtė fat tragjik e patėn pjesa dėrmuese e zėvendėsrektorėve, rektor e famullitar tė thjeshtė nė shkollat klerikale dhe famulli ose dioēeza si nė qytet e katund.

Burgosja e zėvendėsrektorit tė Kolegjės Shėn Franēesk Saveri tė Shkodrės

Gjatė kohės qė komunistėt kishin fillluar raplezarjet nė institucionet klerikale katolike dhe qendrat fetare e kulturore tė tyre, At Anton Luli S.J. askohe ishte me detyrėn mėsimdhėnės dhe zv/rektor i Kolegjės Saveriane nė Shkodėr.
Ai kujton: "Nė janar tė vitit 1946 i nisėn pėr nė atdhe tė tyre tė gjithė italianėt, etėr e fratela. Nė Shkodėr mbeta vetėm unė bashkė mė Imzot Frano Gjinin, qė ishte delegat Apostolik pėr Shqipėrinė, nė mungesė tė Imzot Gjon Batista Nigris, tė cilit, ia kishin ndaluar tė hynte pėrsėri. Atėherė Imzot Gjini mė emėroi rektor tė Kolegjit Saverian e tė Seminarit Papnor tė Shkodrės, detyrė kjo qė nuk m'u hoq deri nė vitin 1991. Ndoshta kurrkush nuk ka pasur e grumbulluar detyra kaq tė rėndėsishme gati pėr 50 vjet rresht!

Kur u pushkatuan At Fausti e At Dajani, mė 4 mars 1946, u mbyll seminari e kolegji. Nė atė ēast ndėrhyri njė ushtri e vėrtetė, e pėrbėrė prej plot 8000 partizanėsh komunist. Kėta, pasi na kishin ndyrė nė sallėn e ngrėnies sė seminarit, bėnė njė kontroll tė imėt qoftė nė seminar, qoftė nė kolegj. Pastaj, pa na lejuar tė ngjiteshim nė dhomat tona na nxorėn jashtė, ne e seminaristėt vetėm me tesha, qė kishim veshur e kurrgjė tjetėr. U sekuestruan gjithēka, duke pėrfshirė bibliotekėn e seminarit me 40.000 vellimet e saja, mė e madhja e mė e pasura e tė gjithė Shqipėrisė. Ne pak shqiptarėve qė kishim mbetur, na thanė: "Shkoni nė shtėpitė tuaja, ose shkoni kah tė doni" Ipeshkėvi atėherė mė emėroi famullitar nė famullinė e Shkrelit, tridhjetė kilometra nė veri tė Shkodrės".

Arrestimi dhe burgimi i parė (1947 - 1954)

Gjithnjė At Luli jetonte me ankthin se njė ditė ai do tė burgosej. Kėtij fati tė keq i ishin nėnshtruar pjesa dėrmuese e klerikėve nė tė gjithė Shqipėrinė, por epiqendra e goditjeve antikatolike e antishqiptare ishte pėrqendruar nė Shkodėr e malėsinė e saj.

Pėr 18 muaj At Anton Luli S.J., ishte famullitar mes malėsorėve besimtar dhe bujar, trima dhe pėrbuzės tė rregjimit komunist ateist. Njė javė para Krishtlindjeve tė vitit 1947, meshtari i katundit arrestohet nga forcat partizane, me arsyen se ka zhvilluar "agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor". Atė e dėrguan nė komunėn e Koplikut dhe e ndrydhen pėr 8 muaj nė njė banjo, qė kishte shumė kohė qė nuk ishte pastruar. Asnjėherė nuk e pa dritėn e diellit. Pastaj erdhi procesi gjyqėsor. Nė gjyq tė Shkodrės u dėnua me 7 vjet punė tė detyrueshme, duke u larguar nga burgu i sigurimit nė Koplik, qė ishte qendėr paraburgimit, pėr malėsorėt dhe klerikėt katolik tė atyre krahinave. Filluan torturat ēnjerėzore mbi trupin e tij tė brishtė. Zv/rektori kujton: "Tashti po flasim pėr tortura. Nga nevojtorja ku isha, mė thirrėn, njė ditė lart nė katin e dytė, nė zyrėn e Sigurimit ose tė Shėrbimit tė Fshehtė. Kishin hyrė katėr e pesė policė tė Sigurimit, tė cilėt filluan tė luanin me trupin tim si me njė top futbolli, dhe mė lodhėn e dėrmuan, saqė u rrėzova pėr tokė. Atėherė njė alamet burri me ēizme tė mėdha nisi tė kėrcejė mbi trupin tim deri sa ndjeva se m'u thye njė brinjė. Pastaj shefi i policisė u vėrsul mbi mua e mė shtrengon aq fort nė fyt saqė gati mė mori frymėn. Mbeta ashtu shakull, pa mundė tė lėviz. Pastaj, me shqelma e me sharje, me mori njė polic e mė ēoi pėrsėri nė qelinė time plot erė tė keqe.

Kur mė merrnin nė pyetje, mė duhej nganjėherė tė rrija nė zyrė me shefin e policisė nga mbrėmja e deri nė mėngjez, vazhdimisht me kėmbė e duar lidhur mbas shpine. Shefi i policisė pyeste e unė mohoja. Nganjėherė lodhej aq shumė saqė i shkapetej kryet pėr tavolinė nga gjumi. Atėherė urdhėronte njė xhandar: "Merre kėtė. (njė fjalė tė ndrytė), e ēoje poshtė!" Gjatė 24 orėve nuk me jepnin mė tepėr se 600 gr bukė.Pėr tetė muaj e gjysėm nė atė ambjent ku xhandari kur vinte tė mė binte racionin, mbyllte hundėt, sepse nuk mund tė duronte erėn e keqe, dhe ma hidhte bukėn aty nė mes tė jashtqitjeve."

Ndėrsa nė Natėn e Krishtlindjeve, shefi i policisė e dėrgoi At Anton Lulin S.J., nė njė tjetėr banjo nė katin e sipėrm. "Aty, nė atė gjiriz mė dha urdhėr tė zhvishesha, pastaj lidhi njė konop pėr tra, ma qiti nėn sqetull, mė urdhėroi tė ngrihesha nė majė tė gishtave dhe mė lidhi nė mėnyrė tė atillė, qė trupi im tė mos pėrkite nė tokė, por tė mbetej pezull nė majė tė gishtave.
Ishte natė Krishtlindjeje: Njė kohė me shi e ftohtė. Qėndrova pa folur pėr njė gjysmė ore, e ndoshta mė tepėr, s'mė kujtohet. Pastaj ndjejva se po mė ngriheshin kėmbėt e acari po ngjitej dalė e ngadalė deri sa mbėrriti nė stomak. Fillova tė rrėnqethesha, tė dridhesha dhe nuk munda tė qėndroja mė. Thashė me vete: "Vdekja ėshtė e sigurtė", sepse edhe pak dhe tė ftohtit po mbėrrinte nė zemėr. Bėrtita si njė i dėshpėruar. Shefi i policisė ndjeu e ngarendi: Mė qėlloi kėtu nėn gjunj. E kuptoi se isha nė rrezik, mė zgjidhi menjėherė e mė ēoi nė dhomė tė vet. Ary kishte njė stufė tė vogėl tė ndezur. I hypa sipėr e u desh njė gjysmė ore qė trupi im ta merrte veten, aq shumė kishte vuajtur.."

Turturat mė tė tmerreshme se ato tė nazistėve

Nėse gjelatėt nazistė Gestapos tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, do tė jetonin ende dhe tė lexonin kujtimet dhe torturat qė ka kaluar ai nė burgjet e ferrit komunist, patjetėr se do tė thonin se krimet tona nuk janė asgjė pėrpara atyre tė Enver Hoxhės mbi popullin e vet.
At Zef Luli S.J., ka kaluar njė kalvar tė vėrtetė me tortura dhe ka mbijetuar si Krishti, duke dėshmuar se feja e atdheu janė binome tė pandame dashurie, me tė cilėn janė ushqyer qysh fėmijė tė gjithė ata qė kanė marrė rrugėn e bukur tė meshtarisė. Ndaj meshtarit jezuit janė pėrdor tortura tė tilla, si: rrymė elektrike tė telefonit, meqenėse mungone rryma elektrike nė dhomėn e torturave mbi trupin e tij. Shpesh i viheshin kėto fije te telefonit i vendosėn pėr 30 sekonda nė tė dy veshėt e tij dhe rryma depėrtonte deri nė tru duke e acaruar meshtarin.

Kėtė fat tė keq kishte patur edhe prifti tjetėr Dom Pjetėr ēuni, i cili, vdiq nė tortura si pasojė e rrymės eletrike nė trup dhe mė sė shumti nė vesh. Mes torturave vdiq edhe famullitari i Bogės, Dom Aleksandėr Sirdani dhe trupin e tij e hodhėn nė gropėn e madhe tė gjirizit. Ndaj grave nacionaliste, xhelatėt komunistė, kanė pėrdor torturėn me maēok (dac), duke ua futur nė trupin e tyre dhe macokun e rrihnin me shkop.

Padėr Luli, kujton: "Mė kanė thėnė se disa, prej urie kanė mbėrritur tė hanė jashtėqitjet e veta e tė pinė urinėn e vet pėr tė shuar etjen. Janė gjėra qė nuk mund tė harrohen.Mė kishin lidhur kėmbėsh e duarsh mes errėsirės pus. Minj tė mėdhenj gjirizi mė hidheshin nė trup e fytyrė. Nuk mund t'i dėboja se i kisha duart e lidhura dhe kisha frikė se mė hanin veshėt, o hundėn, duke mė kujtuar tė vdekur. Isha i lidhur me dysheme. Kėtė gjė e bėnin pėr tė mė lodhur e pėr tė mė shtyrė tė deklaroja ēka donin ata. Mė kishin lidhur shtrėngueshėm me tel. Ende i kam shenjat pas 40 vjetėsh. Rreth kyēit ishte krejt mish i gjallė. Kur mė zgjidhnin pėr nevojat vetjake, duart mė kullonin gjak. Pastaj m'i lidhnin duart nė tė njėjtin vend, aq sa ishte formuar njė plagė gangrenare."

Mes skllevėrve nė punėn e detyrueshme, drejt vdekjes sė pėrshpejtuar

Para disa kohe kam lexuar edhe librin e meshtarit italian Pader Giacoma Gardini-t (nė Shkodėr ėshtė thirrė me emrin Pader Jaku) "Djetė vjet burg nė Shqipni". Ky misionar italian, pėrshkruan tmerrenin, qė kishte pėrjetuar e vijonte tė ndodhte nė kampet e punės sė detyrueshme nė kampet e internimit dhe burgje. Edhe ngjarjet qė vėllai i tij nė Krishtin, At Anton Luli S.J. rrėfen pėrputhen me tregimet origjinale tė At Jakut, qė pas dėnimit dhe me insistimit e Qeverisė italiane riathesohet nė Italy. Tė gjitha ngjarjet, qė pėrshkruan Pader Luli, kanė ndodhur nė nėntorin e vitit 1948.

Pas gjyqit ai dėrgohet nė Beden, nė fushė tė Kavajės, ku ishin disa kėneta pėr t'u tharė. Qė nga mėngjezi deri nė darkė punonin skellevėrit e burgosur shqiptarė, pėr tė siguruar 750 gram bukė dhe supė me disa kokėrra orizi.

Martiri i gjallė Pader Luli, i mbijetuari i sketerrit komunist, tregon: "Njė herė, sa pėr tė treguar njė episod, po shkonim pėr tė hapur kanale tė thella. Ishte stom kanali prej 7 - 8 metrash. Unė isha nė buzė tė tij dhe nga dobėsia u rrukullisa e rashė nė fund tė fundit. Brigadieri, qė ishte njė mysliman shkodran, njoftoi rojėn: "Ai mund tė punojė, por shtiret se nuk mundet, dhe nuk punon." Vjen roja e mė thotė: "Pse nuk punon?". Priftėrinjtė atėherė urreheshin dhe luftoheshin. Roja i thotė brigadierit: "Bjere kėtu njė hu, ngule nė majė tė stomit tė kanalit, merre kėtė kėtu, bėje tė shtrihet mbi stom me krye teposhtė e lidha kėmbėt pėr hu." I gjithė gjaku mė ra nė krye, por isha kaq i lodhur e i sfilitur sa qė ndjeva njė farė lehtėsimi, sepse munda tė pushoj paksa.Pėr shtatė vjet nuk kam mundur tė bėj dush asnjėherė. Kur ecnim nė rresht i numėronim morrat nė supet e shokėve, pa folur pėr pleshtat e pėr ēimkat, qė na torturonin ditė e natė."

Mes diellit pėrvėlues pa asnjė hije pėrreth punonin tė burgosut dhe Pader Luli deri nė sa vinte mbrėmja. Asnjė gotė ujė e freskėt nuk u ofrohej. Edhe atė pak ujė tė ngrohėt qė ia sillnin pėr tė pirė nė vapėn pėrvėluese ishte i ndryrė plot krimba qe notonin nė fund tė tasit.

Njėn ditė Pader Luli u nis pėr tė shkuar nė banjo, pėr tė kryer nevojat pėrsonale. Iu afrua gropės dhe kėmba i rrėshqiti e buka qė mbante nė duar i ra nė gropė tė gjirizit. Ai e mori bukėn e ndryrė shkoj tek burimi dhe e lau. U nis na kapanon dhe pa menduar shumė filloi ta hante nė shtrat. "Pas njė jave, ia tregova, - kujton ai - ia tregova ngjarjen At Jak Gardinit, njė jezuit friulan, qė ishte i burgosun me mua nė tė njėjtin kamp. "A ke ndjerė shqetėsime? Mė tha. "Jo aspak! U pėrgjigja. E At Gardini shtoi: "čshtė njė dorė e fortė qė i mbron tė burgosurit!"

Kur tė burgosurit shkonin nė punė, tė gjithė duhet tė vraponin dhe kush qėndronte i fundit rrihej me shkop tė gardianit tė burgut.

Pader Luli, tregon njė histori shumė tė dhimbshme dhe kriminale qė xhelatėt komunist bėnė ndaj njė tė burgosurit duke e varrosur tė gjallė.

"Ashtu ėshtė, por pastaj e nxorėn. Roja deshti ta torturonte jezuitin, At Mark Harapin, njė shkrimtar i pėrmendur shqiptar e profesor i merituar i Shkodrės, qė nuk mund tė qėndronte mė nga lodhja dhe pleqėria. Pėr kėtė arsye i detyroi meshtarėt e tjerė tė hapnin njė gropė nė kėnetė e ta mbulonin me baltė deri nė fyt. Priftėrinjtė formonin njė brigadė tė posaēme nja pesėmbėdhjetė vetėsh. Punonin gjithmonė bashkė e i pėrdornin nė punimet mė tė vėshtira. Salvimi kundėr priftėrinjve qe i tmerrshėm: donin tė na shkatėronin, tė na zhdukshnin."

I vetmi kujtim dhe respekt, qė At Luli kishte nė Beden tė Kavajės, ishte njė shpend ose lejleku i kampit. Njė episod i lezetshėm, por edhe shumė domethanės. Lejleku i donte tė burgosur dhe ata e donin atė. Shpendi i shoqėronte nga mengjezi deri nė darkė kudo qė ata ishin. "E pritnim me gėzim dhe ndienim njė kėnaqėsi tė madhe, duke menduar se sė paku zogjtė e ajrit kishin simpati pėr ne."

Ndėrsa kampi i shfarosjes sė Burrelit, ishte bėrė njė ferr i vėrtetė pėr tė gjithė tė burgosurit. Mbas 6 vjet pune nė kampin e Bedenit, At Lulin e dėrgojnė nė burgun famkeq tė Burrelit, ku ēdo ditė vdisnin tė burgosur politik, pėr shkak tė vuajtjeve dhe torturave. Komunistėt pėr hir tė nostalgjisė, qė kishin pėr nazizmim i hapen dyer Mant'hauzen-it ose Aushvic-in shqiptar. "Mua mė dėrguan aty, vetėm pėr tė zevendėsuar njė tjetėr, tė cilit ia kursyen njė dėnim tė tillė - nga dallaveret e hatėrlleqet personale. Duke qenė se Tirana kėrkonte 17 tė burgosur pėr Burrel, unė qeshė i 17-ti.", rrėfen At Luli.

Mbas 7 vjetve burg

Mė 20 tetor tė vitit 1954, At Luli lirohet nga burgu i Burrelit. Ai niset me ata pak plaēka tė rreskosura nė Shkodėr tek ipeshkėvi dhe i kėrkoi tė ushtronte shėrbimin fetar, mbasi mendonte se tashmė ishte i lirė. Por ipeshkėvi nuk mund tė vepronte me liri tė plotė. Atij i duhej tė merrete leje pėr meshtarėt, qė kishin dalė nga burgu nė istancat e larta tė qeverisė komuniste. Pas kėtij formaliteti pėrgjigja ishte pozitive dhe kėshtu nga eprori ai caktohet nė Shėnkoll afėr Lezhės. Aty ai qėndroi 15 vjet e gjashtė muaj (1954 - 1979). Meshtarit i duhej tė ruhej se kurdoherė kishte provokime, njerėz tė sigurimit, qė e shoqėronin kudo ku shkonte dhe kryente shėrbesat fetare pranė besimtarėve.

Nė famullinė e Shėnkollit, ai qėndroi prej vitit 1955 - 1966, kur Kisha ku shėrbente u mbyll e u kthye nė "sallė kulture". Ishte kisha e parė qė u mbyll nė tė gjithė Shqipėrinė e menjėherė u kthye nė stallė kulture. Ndėrsa pėr tė gjithė kishat e tjera, data e mbylljes ishte 19 marsi 1967, e Diela e Larit. Po nė kėtė vit Shqipėria u shpall zyrtarisht "shteti i parė realisht ateist nė botė". Kleri u shpėrnda.

Filloi puna e rėndė me meditje. Tė gjithė klerikėt kėrkonin punė pėr tė mbijetuar. Sigurisht qė ata nuk kėrkonin punė nė zyre apo nė administratė, por punėtor krahu nė bujqėsi, ndėrtim, hapje kanalesh.

At Anton Luli, pas shumė vitesh rikthehet nė vendlindjen e vet nė Lohe mbi Koplik tė Sipėrm nė Malėsinė e Madhe tek i vėllau i vet, ku qėndroi 10 muaj dhe punoi nė bujqėsi. Gjithnjė ishte nėn mbikqyrje tė Sigurmit, qė kishte shpėrndarė afijet e veta edhe nė kooperativė. Pritej nga frati njė gabim i vogėl pėr t'i rivėnė sėrisht prangat.

Edhe familja e vėllai e ndjente pėrsekutimin nė tė gjitha format, qė e ushtronte rregjimi komunist. Farefisi i tij gjithnjė ėshtė pėrkujdesur pėr At Anton Lulin, duke i bėrė vizita gjatė kohės qė vuante dėnimin me burg, nė kampet e pėrqendrimit. Pėr tė mos rėnduar edhe mė shumė vėllain, ai largohet nga malėsia dhe niset pėr Shkodėr, ku kėrkon punė.

Pėr 12 vjet punoj si punėtorė krahu nė bujqėsi, gjithmonė me kazėm e lopatė midis baltės e moēalit. "Mė kujtohet se njė herė, nė ditėt e para, ndėrsa po mblidhja misėr, u zhyta nė baltė me gjithė ēizme e nuk mund tė dilja, mbasi nuk e njihja vendin. Po humbja pėrherė e mė tepėr. Thirra shokėt e punės dhe erdhėn e mė nxorėn. Puna ishte e rėndė, por mė pėrkrahnin brigadierėt, tė cilėt, mė respektonin, si meshtar. Por nuk mund tė bėnin shumė, pasi gjithmonė i kishin frikė spiunėt."

Burgimi i dytė (1979 - 1989)

At Anton Luli S.J., po priste marrjen e tė ashtėquajturit pension, pėr 11 vjet punė skllavi mes diellit e shiut, breshėrit e borės, acarit dhe streseve tė pėrndjekjeve, nė ndėrrmajen bujqėsore shtetėrore. Midis fushės ndėr orizore, erdhi makina ushtarake dhe i afrohet punėtorit dhe njė nga policicėt i thotė "Hyr nė makinė. Nė emėr tė ligjit je i arrestuar!". Ishte data 30 prill 1979, kur ai dėrgohet nė burgun e Sigurimit nė Shkodėr, ku e kontrolluan fije pėr pe.
At Luli, kallzon: "Mora vesh se nė burgun e sigurimit nė Shkodėr gjendej prej katėr vjetėsh arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Ernest ēoba. I gjithė qyteti kujtonte se kishte vdekur. Njeri qė rrinte nė qeli me mua mė tha: "Imzot ēoba ėshtė kėtu e po ta dėftoj unė". Mund tė shihej nga njė plasė e vogėl e derės. Por ma pėrshkroi nė mėnyrė kaq tronditėse sa qė unė nuk desha ta shihja. Ishte shndėrruar, zvogėluar, zverdhur, gungaē, nuk njihej mė. Kaloi katėr vjet nė burgun e tmerrshėm tė sigurimit e kush e di sa ka vuajtur! Pastaj e dėrguan nė spitalin e Tiranės, nė njė repart tė caktuar pėr tė burgosur, dhe aty vdiq mė 1980."

Pader Luli ishte nė pritje tė procesit. Hetuesit i bėnin tė njėjtat pyetje, por edhe ai jepte tė njėjtat pėrgjigje mohuese pėr gjithēka. Pas 9 muaj nė burgun e sigurimit nė Shkodėr erdhi radha e procesit. Atij i dolėn dėshmitarė 10 vetė. Tė gjithė ishin tė rinj, qė kishin punuar pėr disa kohė nė ndėrmarrjen shtetėrore bujqėsore. Ata pėrdoren njė tekst tė njėjtė tė gjithė: "Ka bėrė propagandė kundėr qeverisė! Ka bėrė sabotim ekonomik! Ka shkelur bukėn e popullit! Ka demtuar shumė qeverinė!" Prokurori nė Gjyqin e Shkodrės mė 6 nėntor 1979, kėrkoi nė pretencė pushkatim pėr At Anton Lulin S.J.. Mbas dy ditėsh, dėnimi iu kthye me 25 vjet burg, qė ishte i barabartė me burgim tė pėrjetshėm. Asokohe meshtari ishte 70 vjeē.

Sėrisht punė tė detyrueshme skllavi, nė kampin e Ballshit (Fier). Aty qėndroi pėr 4 vjet, ku vuanin dėnimin edhe 15 meshtarė tė tjerė. Kampi kishte 1600 tė burgosur politikė. Njė kapanon kishte deri nė 200 vetė, qė flinin mbi dėrrasa nė dyshek kashte. Kishte spiunė, qė e bėnin kėtė pėr tė pasur lehtėsira nė burg dhe ai qė paditej ridenohej edhe 10 vjet tė tjera. Rruzaren pėr shumė vjet e ka thėnė me gishta, mbasi nuk kishte mundėsi tė bėnte as kryq.
Ai transferohet nė kampin e Shėnkollit, nė vendin ku pėrpara kishte qenė famullitar. Aty qėndroi pėr 4 muaj, ku mori dhe ftohje (pseomuni) nė tė dyja anėt. Njė doktor zemėrmirė e ndihmoi. Nga veriu nė jug. Filloi transferimi nė Sarandė, nė katundin e emėruar nga komunistėt, si Perparimi, por qė emri i tij i vėrtetė ishte Shėn Bazili. Aty qėndroi 2 vjet. Vitet kalojnė.

Mesha e parė nė popull pas lirimit mė 15 prill 1989

Nė liri, nė mėnyrė qė tė mos e shohin hafijet e sigurimit Pader Luli, sikurse edhe meshtarė tė tjerė, janė munduar tė bėjnė ndonjė pagėzim shpejt e shpejt dhe fshehurazi. Ai u rikthye tė jetojė afėr vėllait tė vet nė Bushat. Bėnte pagėzim fėmijėsh dhe thoshte meshė nė dhomė pa e marrė vesht tė tjerėt. Kjo gjė vijoi deri sa rikthehet liria e besimit nė Shqipėri. E dita erdhi. Mbas 24 vjetėve, mė 4 nėntor 1990 Dom Simon Jubani nė vorrezat katolike tė Rrmajit nė Shkodėr tha meshėn e parė, nė prani tė njė numėri tė madh besimtarėsh katolikė e muslimanė.

Pader Anton Luli S.J. e thotė meshėn e parė nė popull mė 25 nėntor 1990. Qė nga ajo ditė ai thotė meshė nė Kishėn e Bushatit, qė komunizmi e kishte kthyer nė sallė kinemaje.
Gradualisht jezuiti martir, po i rikthehet shėrbimit meshtarak. Ai rikthehet nė famullinė e Shėnkollit, e cila, sėbashku me pronat ose tokat pėrrreth ishte zaptuar nga tė ardhur nga zonat malore me miratim tė qeverisė komuniste asokohe. Ata nuk donin ta lironin pronat e Kishės, qė ua kishe dhuruar rregjimi komunist.
Pader Luli, kujton: "Pėr kėte arsye nuk donin tė lironin kishėn, sepse thonin: "Atėherė na shkon huq ēdo gjė, qė kemi berė pėr kulturėn dhe luftėn kundėr fesė". Kėshtu ata kanė qėndruar deri nė fund, duke u kėrcėnuar. "Do ta mbysim priftin, nėqoftėse vjen. Pastaj do tė shkojmė ditėn ose natėn e do ta rrėzojmė kambanėn!" Kėto mbrapshti mund t'i bėnin me tė vėrtetė, mbasi atėherė tregohej pak kujdes pėr rendin publik."

Tashmė At Anton Luli S.J., mbas shumė viteve burgu, mundimeve, vuajtjeve, salvimeve dhe keqtrajtimeve tė panumėrta, rikthehet nė Shoqėrinė Jezus nė Tiranė i emėruar nga Provinciali i tij nė Itali At Pjetėr Maione S.J.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara