HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


POEZIA SI FLETĖ BIBLE E GJEKĖ MARINAJT

-- nga Dhurata Hamzai, TemA, 22.05.2008

- Pėr vėllimin e ri poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė poetit Gjekė Marinaj

Kur nė revistėn "The Brookhaven Courier" shkruhej se Gjekė Marinaj ėshtė shembull natyral i poetit tokėsor, njėkohėsisht, duke lexuar poezitė mė tė fundit tė tij, po mendoja se nuk kisha hasur ende njė natyrė poeti kaq nė harmoni me shpirtin, trupin, lėndėn dhe qiellin dhe nuk mė largohej ndjesia e habisė se si, edhe i bėrė kėshtu, ky njeri nuk jeton dot pa ritmin e poezisė. Habitesh edhe mė tepėr kur e di se poeti Gjekė Marinaj beson qė poezia:

"Digjet pa lėnė hi
Nė sytė e poetėve
E njelmėta e lotit tė njeriut dhe Zotit"

Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės Shih ("Poezia ", fq 71, nga libri "Lutje nė ditėn e tetė tė javės"). Jo vetėm poezia, por gjithēka qė i pėrkushton vargjet Gjekė Marinaj, ėshtė e prekshme, sa gjasė humane dhe tokėsore. Kjo pėrkon me aktin e kthjellimit poetik tė poetit qė ka mbėrritur nė prag guximi, ku ndjen se tashmė poezia e tij ėshtė e mbarsur me stilin vetvetiu, ėshtė kockėzuar me identitetin e autorit, lulėzon falė ushqimit me talentin.

Njė poet i pasigurt do tė kishte frikė tė zhyste imagjinatėn e tij nė njė materie perceptualisht mė pak poetike, pa u mbėshtetur mirė nė pjellorinė e fantastikes. Pra, edhe pse me materie kaq konkrete mbarsur, kaq e prekshme, e ngarkuar, e lėndėt, inpoetike nė dukje, poezia e Marinaj vjen tek lexuesi sėrish prej njė dukurie jo aq lėndore sa i pėrket atij inspirimit tė parė, prekjes sė parė tė imazhit, por mė tepėr ajo ndihet nė formėn e trandjeve tė disa frekuencave valore. Ajo sillet vėrtetė si njė valėzim rrėnqethės kur rrekesh tė bashkohesh nė kėndimin dhe aktrimin e saj. Po ta perifrazojmė njė varg tė kėtij vėllimi poetik, poeti na thotė se frekuenca e ndjenjave tė tij mirėpret transmentimin e zėrit tonė.

Duke u zhytur lexuesi nė frekuencat e kėsaj poezie trazohet si nė njė seancė kėndim-rrėfimi afėr shenjtėrimit. Tingujt muzikor kanė hyrė dukshmėn nė poezinė e Marinaj, duke zhvendosur fjalėt me kuptimin e tyre tė beftė zanor, pastaj zbulesat poetike, pasi tingulli ka lakuar melodinė e poezisė, sillen si fjalė nė formėn e rrathėve koncentrikė edhe shėnohen me njė vėrtetėsi tė ndjerė bukur nga poeti. Tė ndiesh bukur, ėshtė njė tjetėr e sjellė humane qė s'i ndodh kujtdo. Nėse rrėshqet vėshtrimimin mbi vargjet:

"Fryma e malėsores holluar nė tinguj.
zgjoi ngadalė bjeshkėt e pėrgjumura"

dėgjon konkretisht gjallimin e kėtyre tingujve poetikė:

"Pishė mė pishė e ah mė ah
rrėnjėt e njoma nėpėr lėndina
Ndjenė ardhjen e qumėshtit tė parė.
Luleshtrydhet u kthehen para kohe nė urtyta"

(Shih "Kėngėtarja e bjeshkėve").

Tingullit tė rrėfimit poetik tė Gjekė Marinaj i shtohet si zė muzikor edhe dukuria e metrikės sė vargjeve harmonike, nota muzikore tė sė cilės i pėrbashkohen njė kompozimi tė veēantė tingullor edhe mė tė plotė. Edhe pse stilemat poetike kanė ndėrruar modė sot, poeti Gjekė Marinaj nuk ka drojė se duke gdhendur vargje nė forma tė prera klasike do tė humbas sė paku shije pėr modėn ose modernitetin e sotėm poetik. Marinaj madje e pasuron lulesėn metaforike tė vargjeve me muzikalitet pėrbri tė jashtėzakonshmes deri nė nuanca sharmante. Vargjet qėndrojnė tė mahnitshėm edhe kur janė pėrplot me muzikalitet, ato sikur komunikojnė me formatin tjetėr tė vjershėrimit pėr tė mos e lodhur shijen e veshit tė lexuesit prej shpėrthimit tė muzikorit si njė instrument nė varg, sepse poeti Marinaj gjen metafora tė jashtėzakonshme pėr tė sjellė atė qė do-tė gjithėn poezi. Kjo ndodh shi tek poezia "Ku kam qenė mbrėmė " dhe poeti qė thotė :

"Ku lumi ndal tė lidh fjongon
Ku valėzimi i ujit ėmbėl rimon
Ku penat vijnė tė mendohen
Ku hėna gjatė natės pėrgjon"

Deri ku mundet tė shkojė frekuenca metaforike e kėsaj poezie, kur fryma tė mbahet edhe ritmikisht nga mahnitja prej lumit qė "ndal tė lidh fjongon".

Nė metamorfozėn poetike

Poezia e Gjekė Marinaj siē thashė mė lart tė pėrpin nė zhytje dhe kjo nuk qėndron larg asaj qė pėrjeton poeti nė vetvete, pėr vete dhe tė tjerėt. Nė tė gjithė vėllimin poetik poeti mban njė distancė tė bukur nga egoja e tij, ndėrsa rreket nė kėrkim tė dritės shpirtėrore qė sapo na e thotė me vargje e forma, e tema artistike, Ai, pra, rend tė pohoj nė vargje atė qė jo mė larg e ka parė e ditur nė jetė. Nė njė intervistė dhėnė pėr tė pėrditshmen "TemA" nė Shqipėri, ku pohon se "shpirtėrisht jam vendlindja ", Marinaj ėshtė shprehur se "si poet e gjej veten tė zhytur pėrherė e mė shumė nė dritėn e estetikės, tė studimit tė pėrhershėm tė artit tė bukurisė nė jetė". Duket se Gjekė Marinaj pėrballet me njė ndriēim tė atillė qė do tė na e thotė nė poezinė "Lutjet e sė dielės" derisa sa tė dalim tek metafora e ēuditshme "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" pėrdorur nė njė njėrėn nga poezitė qė ka pagėzuar edhe vėllimin poetik me emrin e saj. Le tė shkruajmė tė plotė kėtė poezi qė do tė zėvendėsojė njėkohshėm pohimin e poetit pėr veten nė publik:

"Kėtė tė dielė u luta pėr Republikėn.
Kanibalėt tė shpėrthejnė kthetra
e tė bėhen kafshė.
Kafshėt tė zbuten e tė bėhen humane.
Humanėt tė lėshojnė krahė
e tė bėhen engjėj.
Engjėjt tė zbresin nga Parajsa
e tė bėhen poetė.
Poetėt tė shkrihen nė vargje
e tė bėhen poezi.
Poezia tė pėsojė njė tjetėr metamorfozė
e tė bėhet
Prova e sė vėrtetės objektive tė Platonit"

Prore kėtyre vargjeve, logjikisht na del nė funksion tė zbulimit qė tė kuptojmė edhe se ēfarė ėshtė dita e tetė e javės. Nė metamorfozėn poetike tė Gjekė Marinaj, shpallur si njė lutje sublime nė formatin e saj pėrshkrues mund tė kuptojmė edhe shkakun e kėtij dėshirimi poetik pėr kėtė lloj metamorfoze tė ėndėrruar me aq shumė sinqeritet. E kėshtu gjejmė kuptimin, por edhe kėshtu saktė si lexues ndiejmė edhe nevojėn e "ditės sė tetė tė javės ". Abastraktimi i ditėve e ka njė arsye; ēbėrja e gjasave jetėsore dhe lutja pėr fenomenin e pėrmbysjes ka tė bėjė me konsumimimin e universit moral, shqisor e ndiesor tė njeriut, por Marinaj nuk shpėrfaq figuracione surreale pėr lexuesin nė kėtė shfytyrim, por kundėr "rrymės" nė mėnyrė tė habitshme ndėrron rrjedhėn e metamorfozės, qė rėndom nė arte e letėrsi shfaqet me rėnien, qoftė kjo edhe njė rėnie metaforike. Gjekė Marinaj si poet kėndell ngritjen, shpresėn, por nė njė variant tė besueshėm e organik, ai e shqetėson tė gjithė dukurinė e shdėrrimeve me njė shtyrje tė frekuencave shpirtėrore deri nė lartėsim (duhet t'i mbetemi besnik fjalės frekuencė deri nė fund, sepse siē e thotė edhe vetė poeti, poezia e tij nuk mund tė interpretohet pa frekuencat si dukuri). Pra, kemi rėnė tashmė nėn frekunecat e poezisė sė tij. Edhe nė njė grupim tė caktuar stilemash poetike me temė humane, filozofike e mė gjerė, poeti ka me vete besimin dhe energjinė e ekzekutimit tė asaj qė beson, sikur njė shenjt. Duhet thėnė se tė gjitha pėrcaktimet qė bėjmė pėr poetin nuk janė stisje tė rastit. Vetė gjurmėt e tė shkruarės nė poezi mbartin mesazhe tė kėsaj natyre, qė shquajnė poetin, vargun, metaforėn nė njė njė kod tė ngjeshur poetik, megjithatė tė shprehur qartė e tė perceptuar qartė.

Poezia digjet, pa lėnė hi nė sytė e poetėve…

Poeti ka tė drejtė kur thotė se ai na dhuron frekunecat dhe ne marrin zėrin prej poezisė sė tij. Poezia e tij ka ndikimin e njėjtė me njė prekje magjike ēudibėrėse. Fjala dhe frekunecat valore, turbulluese, drithėruese sido qė ta shkatojnė prekjen janė lėnda e parė e poezisė qė tė nxit aftėsinė pėr t'u perceptuar qartė. Shih tek poezia ku kam qenė mbrėmė, poeti dėshmon se kėto tinguj, kjo muzikė kėto frekuenca janė tė pranishme, ato duket sikur lundrojnė nė imagjinatė me shpejtėsi dhe na nxissin nė lėvizje, na zgjojnė njė ndjesi tė mirė dikur tė mrolur. Nė lundrim pas zhytjes sė ėndshme gjendemi atje ndaj vargjeve tė poetit:

"Ku brigjet janė mėse metafora.
Ku uji flet nė rrokje me saktėsi.
Ku yjet zbrazin shkėlqimin.
Ku dallgėt takohen nė fshehtėsi."

Besimi nė qenėsinė e jetės, frymės e shpirtit ka njė ligjėsi qė pasuron njeriun brenda poetit dhe pastaj poetin brenda njeriut. Kėshtu si mė sipėr foli ai poeti, ndėrsa i thotė Gjekė Marinaj njeriut:

"Ku zoti mban syrin e gjelbėr
Ku lumi rrjedh dhe vezullon
Ku poezia qiellin fort godet
Ku poeti fjalė tė reja flakėron."

Poezia sipas Marinaj ėshtė mė e brishtė se jeta, universi, Zoti vet.

"Digjet pa lėnė hi
Nė sytė e poetėve
E njelmėta e lotit tė Njeriut dhe Zotit
Mė shumė se njė grusht flakė pėr Feniksin"

Pėrveēse e drojtur pėr arsye se i nevojitet brishtėsia nė konsistencėn e saj si krijesė e ngjizur e gjallnuese, poezia e Marinaj nuk ėshtė inferiore nė rrafshin universal. Ajo mandej, ėshtė dukuri lėndore qė shkakton kaq shumė dukuri frymore. Poeti thotė tek "Poezia", fq 71 se :

"Ēdo fjalė
lėshon tinguj marramendės
nga kontakti i filozofisė
me ndjenjėn."

Marrėdhėniet intime me poezinė

Sapo u njohėm me rrethinat poetike tė Gjekė Marinaj, marrėdhėniet e tij intime me poezinė dhe prurjet e reja nė vargje, por nuk do tė mjaftonte kjo nėse do tė linim pa pėrmendur njė varg metaforash, hiperbolash e stilemash poetike tė rralla, befasuese, tė cilat e bėjnė edhe mė tė veēantė poezinė e Marinaj. Pėr shembull : vajza qė ka dashur dikur poeti- "diellin e dehte me fytyrėn e bardhė ", puthja e parė-"fijen qė mė lidhte me botėn e digjte " nga mungesa-"ėndrrat tė pėrlotura nė fytyrė u zbehnė ", pranvera-"i zhvishet si njė metaforė e shpikur prej diellit", poeti Gjekė-"si njė breg i zhgėnjyer nga magjitė e bukura tė detit", ndėrsa nė ėndėrr nėna i shfaqet mes dhimbjes paradoksale- "Ajo ėshtė tepėr e re qė tė vdes/E tepėr e lodhur qė tė rroj". Ende ke rast tė dallosh figurat letrare kur :

"Duart e nėnės janė mozaik hallesh
Duart e saj prej shenjti
Porte ku vaporėt e vuajtjeve
Ndalojnė pėr tė kaluara natėn"

E gjithė struktura tematike e kėtij vėllimi pėrmblidhet nė njė mozaik hallesh, gėzimesh e lumturish tė pėrbotshme, por poezia e Marinaj, nė thelb, nuk tė lė kurrrė kohė tė merresh gjatė me objektin tematik. Nė asnjė rast tema poetike pėr kėtė poet nuk ėshtė qėllim nė vetvete. Poezia e tij vjen e mbartur, madje pa kohė, pa moshė. Jo rrallė temat janė marrė nga Shqipėria ku kaloi rininė e hershme poeti, ndėrsa kėnga (vargu) kėndohet atje nė Amerikė, ku ai jeton prej 17 vjetėsh dhe ėshtė vlerėsuar nga poetėt e mėdhenjė amerikanė.

Polisferat

Tė flasėsh mbi poezinė e Marinaj tė duhet tė lundosh shpesh nėpėr poli-sferat e tė gjithė materies sė tij poetike. Sapo prek njėrin vėllim, me siguri ngel gjatė aty, zė bashkohesh me zėrin e vargut dhe nuk rresht sė zbuluari gjithandej, mėnyrėn si poeti kėngėzon poezinė, mėnyrėn si poeti tė elektrizon me ndjesitė, mėnyrėn si poeti tė shqetėson me shqetėsimin e tij, tė bėn tė dashurosh pėr dashurinė e tij, mėnyrėn se si poeti tė pėrul deri nė pėrbetim nė besimin e tij. Mėnyra si do e dashuron ky poet pėr shumė tė tjerė ndoshta ėshtė njė shpresė e sė ardhmes... ! Nė kėtė vėllim lexuesi do tė dridhet nga rezonancat e njė energjie ndijesore, inteligjente, erotike dhe hyjnore. Titulli i mėsipėrm imi, Poezia e Gjekė Marinaj si fletė bible, ndikohet nga shtresėzime tė vargut e tė poli-sferave parardhėse tė krijimtarisė sė tij, pėrveē zbulesave tė aktit poetik qė lė mė pas njė gjurmė besimi tė pėrkorė tek lexuesi. Akti poetik ėshtė i pėrkryer falė kėrkimeve nė strukturėn e figurėn poetike, po aq sa nė dashuri. Shi, janė kėto qė krijojnė edhe marrėdhėnien mė intime tė poezisė me poetin, sekretin e vetėm qė mezi shquhet nga lexuesi, ndėrsa shtresėzimet e mėpastajme shtyhen nė njė rreth tjetėr marrėdhėniesh, pas intimes si shkak, tek mendimet publike tė poetit pėr jetėn, njeriun dhe Zotin, tė cilat tė shtyjnė deri nė skajin e njė filozofie rishtare qė nė rastin konkret pėr tė mbetur kjo pėrvojė-pėrvuatje trashėgimi…-kryqėzohet sot jo mė Krishti, por Poezia, Poeti. Kėtu ndan dhe afron tepėr-poezia e Marinaj, sikur thashė, "si fletė Bible ".

Sugjerim me zė tė ulėt

Nė njė shtrėngatė paradoksesh mes lėvizjes sė imagjinatės dhe gjakut, poezia e Marinaj ofron njė dashuri tė madhe njerėzore, nėpėr vargjet e tij takon njerėzit e dashur ; nėna, babai, gruaja, nėna e shokut, miqtė dhe gjithėsecili qaset si njė zbulim i poetit-qė veē ai e njeh humanin tė krijuar veēanėrisht diku nė mister nė frymime tė shenjta. Dashuria e madhe e poetit pėr njerėzit spikat qashtėr nė ēastin kur zbulon se askush prej personazhit tė njė poezie nuk i ngjan tjetrit. Zemra e poetit e ndjeshme i sheh aq hollė kėto qenie tė dashura sa veē Krijuesi i tyre mund t'i shoh ashtu. Krijuesi i pėrbrendėsuar nė shpirt humani, me fill tė kapur nė tokėn ku jeton njeriu e poeti ėshtė ndoshta vėrtetė Zoti vetė. Pasi kemi kuptuar mė mirė vargjet interesante tek poezia "Sugjerim me zė tė ulėt " shtyhemi nė meditim gjatė leximit tė vėllimit poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" shkruar nga Gjekė Marinaj:

Njė 60 e ca vjeēar e pyeti
Nėse Zoti ėshtė njė fakt i madh
Apo thjesht njė ide e madhe
Duket se madje edhe pėr ty, nė njėrėn
apo nė tjetrėn formė Zoti jeton, - i tha.
Edhe nėse nuk je i sigurt se ka Zot
Ėshtė mirė tė besoh - vetėm nė rast se ka"

Ēfarė duhet thėnė pėr poezinė e Gjekė Marinaj, nuk mbaron kėtu…!

Botuar nė gazetėn TEMA (22-05-2008)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara