HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHEFKI OLLOMANI, POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR

KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI

-- nga Hysen Ibrahimi, politolog, Suedi-Förslöv, 15-04-2008

Hysen Ibrahimi Krijimtarija dhe veprimtarija e z. Shefki Ollomani, tani mė ka lėnė gjurmėt e tijė nė krijimtarinė e tijė poetike, publicistike dhe atėdhetare.

Nė fushėn poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi tė zgjedhura 1995-2000, libėr ky i titulluar "…Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė".

Vet titullimi "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė", nga autori Ollomani, le tė kuptoi, prirjen e poetit nė ndėrtimin e fushės poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, tė cilat nuk mund tė mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombėtare.

Gjatė leximit tė kėtij libri, me poezi tė zgjedhura nga poeti Ollomani, kemi me vėrejtur se nė krijimtarinė e tij (i referohemi librit nė fjalė) ka preokupime tė natyrės patriotike e Kombėtare, e qė janė tejet frymėzuese pėr lexuesin dhe kanė vlerė artistike e poetike.

Tė gjitha kėto preokupime tė ēėshtjes Kombėtare, duke ju pėrshtatur ngjarjeve aktuale tė kohės, arrinė mjaft suksesshėm t'i paraqet pėrmes poezisė, donėse ka njė stil tė veēant nga krijuesit e tjerė, qė ai nė poezinė e vet futė edhe paknaqėsit aktuale tė kohės, si njė kritik i rrept, duke i bėrė roje ēėshtjes madhore Kombėtare. Ngjarjet e lėvizjeve Kombėtare, prekun thellė shpirtin e poetit Ollomani, e frymėzojnė pėr tė krijuar dhe pėr t'u ballafaquar me realitetin herė tė dhimbshėm e herė tė arsyeshėm, por rrallė shumė rrallė tė arritshėm.

Libri i poetit Ollomani "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė", evidenton dėshmitė e gjalla nė botėn e ngjarjeve tė kohės, e qė poeti tregon njė prirje vėrtetė krijuese, tejet kuptimore me njė pėrjetim tė thellė shpirtėror, qė bėjnė me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni nė pėrcjellje tė ēdo "veprimi" tė punės suaj, rreth ēėshtjes Kombėtare.

Nė poezinė "JAM…", poeti Ollomani, bėnė njė prezentim, njė hyrje modeste, por domethėnėse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

Lexo :

JAM…

Shkruan: Shefki Ollomoni

Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nderė, jam krenar.

Jo rastėsisht poeti cekė, "Jam njeri dhe shqiptar", "Jetoj me nderė, jam krenar". Kjo pėr lexuesin tingėllon pėr tė ndikuar nė natyrėn e qenies individuale, pėr tė menduar secili pėr veten e tij, se ēfar ėshtė, ēfar jete e jeton, ēfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon mė tutje:

Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall digjem si zjarr.

Jam patriot dhe luftėtar,
Atdheun me zemėr, lirinė nė ballė.

Jam flakadan dhe zemėrluan,
Pėrmes errėsirės me penė e jatagan.

Poezia e cituar nė tėrėsi (gjė qė nuk praktikohet gjatė vlerėzimeve poetike), ka njė mesazh pėr njerėzit, pėr botėn e njeriut tė sotėm, qė t'i kėthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e mė postaj tė krijohen hapėsirat real tė veprimit tė mėtutjeshėm. Bie nė sy formulimi i kėsaj poezie : "Jam poet dhe pishtar", "Shkruaj me mall digjem si zjarr", ide sygjeruese, qė realizon idenė : "Jam patriot dhe luftėtar", "Atdheun me zemėr, lirinė nė ballė", "Jam flakadan dhe zemėrluan","Pėrmes errėsirės me penė e jatagan". Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk ėshtė e krijuar e pėrjetimeve tė poetit, por ėshtė njė "Himn", i librit "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė", e poetit Shefki Ollomani.

Nė poezinė e poetit nė fjalė: "MOS E LENI…"!

Lexo :

MOS E LENI…!

Shkruan : Shefki Ollomani

Mos e leni idealin tė vyshket !
Mos e leni pushkėn tė ndryshket !
Mos e leni plisin tė pėrlyhet !
Mos e leni fytyrėn tė nxihet !

Titullimi i kėsaj poezie "MOS E LENI…", nga poeti Ollomani, ėshtė titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymėn origjinale tė pėrjetimit tė autorit, qė presupozon mundėsin e "lėnjes" tė idealit, tė pushkės, pėrlyerjen e plisit dhe fytyrėn e nxirė po qe se largohemi dhe e lėmė rrugėn drejtė arritjeve dhe synimeve Kombėtare pėr Liri dhe Pavarėsi. Kėtu hetohet njė prirje e poetit nė formulimin poetik. Prek ngadal por me kujdes ngacmon ndjenjen e lexuesit duke provokuar shpirtin kombėtar, nė zgjimin nga njė amulli e mundshme sipas poezisė "MOS E LENI…".

Nė strofėn e pestė tė kėsaj poezie "MOS E LENI…" autori shkruan:

Lexo :

Mos e leni shpresen tė shuhet!
Mos e leni besėn tė zhduket !
Mos e leni krenarinė tė kėrruset !
Mos e leni zjarrin tė fiket !

Kjo vjershė e ndėrtuar si njė "apel", qė thėrret tė mos e leni, lidhet gjithnjė me titullin e kesaj poezie "MOS E LENI…" qė nė vetvete ka njė pastėrti poetike me mesazh pėr ardhmėrinė. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhė tėrė poezinė me "Mos e leni"? Pse nuk e ka titulluar me njė teskt tjetėr ?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrė njė kuptim krejtė tjetėr nė krahasim me kėtė qė tani ėshtė e formuluar. Poezia e poetit Ollomani, manifeston njė protestė nė mbrendėsi, artikullon frigėn e ramjes morale e njerėzore tė mundshme drejtė rrugės pėr Liri. Kėshtu qė pėr ta mbajtur moralin Kombėtar, autori e piketon me iden e tė formuluarit tė kėsaj poezie.

Lexojmė me vėmendje: "Mos e leni shpresen tė shuhet", "Mos e leni besėn tė zhduket", "Mos e leni krenarinė tė kėrruset", "Mos e leni zjarrin tė fiket"!
Poeti Ollomani prekė ndjenjen kur thot: "Mos e leni shpresen tė shuhet"! Pse pikėrisht potencon "shpresen"!? Sepse besimi i krijuar pėr arritjen e qėllimit dhe synimeve tona Kombėtare, dhe kur krijohet njė ndjenjė shpirtėrore nė arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet "shpresa", optimizmi real.

Poeti njef mirė mundėsinė e arritjeve tė veēanta, prandaj ai futė nė strofė kur thot: "Mos e leni besėn tė zhduket" !? Ēfar lidhshmėrie tė vargjeve bėnė poeti Ollomani, nga "shpresa" del menjėherė tek "besa"!? Ēfar don tė thot poeti me vargun e krijuar tė poezisė "mos e leni besėn tė zhduket" ? Sigurisht, se poeti ka njohuri tė thella nė krijimin e letėrisė poetike dhe kap fjalėt mė me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalėn pėr "besėn". Fjala "besė", tek populli Shqiptar, ėshtė fajlė me peshė tė madhe, qė zoton veprimin e pėrbashkėt pėr njė qėllim tė caktuar, fjalė qė lidhet ngusht pėr tė pėrkrahur deri nė arritjen e synimit, fjalė qė pėr asnjė moment nuk guxon tė prish marrėveshjen pavarėsisht svidave…!
Ose poeti kur thot, po e citojmė : "Mos e leni krenarinė tė kėrruset", "Mos e leni zjarrin tė fiket" ! Edhe "krenaria" ka sombolikėn e vet, por gjithėsesi ėshtė prekėse dhe emocionale vargu i poezisė :"Mos e leni zjarrin tė fiket" ! Fikja e zjarrit nė voter, simbolizon idenė e mbarimit tė asaj familje qė vdesin tė gjithė burrat, e qė mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashigimija Kombėtare…..etj !

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftėsi poetike, arrinė shumė lartė tė prekė opinionin duke krijuar ndjenjėn e pėrjetimit. Orjentimi i poetit Ollomani, ka pėr synim, qė tragjika e krijuar, tė mos mbetet mbrenda pėrmbrenda tė kufijėve tė caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnė tė merret me mesazhe.

Nė strofėn e parafundit dhe tė fundit tė poezisė "MOS E LENI…", shkruan :

Lexo :

Mos e leni betimin pa realizuar !
Mos e leni lirinė pa e fituar !
Mos e leni atdheun pa e ēliruar !
Mos e leni Shqipėrinė pa e bashkuar !

Mos e leni as sot, as mot !
Mos e leni atdheun pa zot !
Mos e leni mos, mos, mos !
Mos e leni armiku t'ju sos !

Nė tė dya strofat, shifet se poeti Ollomani, nuk ka probleme e tė formuluarit nė fjalė tė reja shprehėse poetike. Ka shtrirje tė gjėrė dhe secila fjalė ka kuptimin e vet, qė lidhet ngusht me titullimin e poezisė. Edhe nė kėto dy strofa nė vargjet e poezisė "MOS E LENI…", inkuadron shprehje me ndikim qė e prekun jetėn konkrete tė ngjarjeve. Lexo me vėmendje, "Mos e leni betimin pa realizuar", kėshtu qė poezia arrinė formėn e pėrpjekjeve tė poetit. Betimin! Ēfar don te thot poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !
E dinė ai se ėshtė dhėnė "betimi" ? Pa tjetėr se po. Shifet se poeti ėshtė i implikuar nė mėnyrė direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo ėshtė njė njohės i mirė i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon "betimin", si njė fjalė me peshė tė njejtė qė e cekėm te fjala "besė". Betimi, ėshtė njė premtim, qė lidhet shumė ngushtė pėr kryerjen e njė pune deri nė mbarim. Pėr tė mos e lėnė punėn pa kryer, duhet tė betohet njeriu. Betimi, bėhet solemn dhe krejtė hapur pėr tė kryer njė detyrė, ose pėr tė luftuar nė pėrputhje me kėrkesat Kombėtare.

* * *

Poeti Shefki Ollomani, aplikon njė rregullativ tė ndėrtimit tė poezisė, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombėtar, sė paku kjo qėndron nė kėtė libėr "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė", duke dėshmuar njė prirje poetike. Poeti i pėrkushtohet edhe fatit jetėsor personal, sikurse nė poezinė e shkruar gjatė kėthimit tė tij nė vendėlindje pas 13 vitesh nė Tuhin, nė vitin 1995, tė cilėn poezi e titullon : "MBI TROJET TUA - ILIRIDĖ"!

O Zot i bekuar, jemi vetėm ne shqiptarėt, qė pėrjetojmė drama tė tilla?! Kjo poezi, pa tjetėr se krijon emocione rrėnēethėse, edhe tek lexuesit qė lexojnė me njė vėmendje tė pėrkushtuar, do tė vėrejnė se kjo poezi ka vlerėn e kirijmtarisė, e ndėrtuar mbi mallin e 13 viteve tė mėrguara, qė u ndalua nga njė pushtet barbarė, pėr vizitė vendit tė vet vendėlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekė tri fjalė kryesore nė tė tri strofat e qė fillon me : "Ecė", "Ulem" dhe "endem". Pa tjetėr se kjo poezi, ėshtė njėra ndėr poezitė mė prekėse, qė lidhė kryesisht problematikėn qė ėshtė trajtuar poeti nga barbarėt sllavo/maqedonas.

Po e marrim strofėn e parė tė poezisė :

Lexo :

"MBI TROJET TUA - ILIRIDĖ"!
(Nė vendlindje, pas 13 vitesh)

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Ecė mbi tokėn tėnde tė bekuar,
Ecė mbi malet e gjelbėruara,
Ecė mbi lėndinat e tua tė bukura,
Ecė mbi fushat me lule e flutura,
Ecė mbi trojet tua - Iliridė,
Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė,

Ēka mund t'i shtohet tjetėr kėsaj strofe ?! Asgjė. Pėrveq pėrshkrimit nė vargje tė kėsaj tragjedije, kjo me aftėsinė e krijimit tė poetit Ollomani, poezia vetvetiu shėndrrohet nė dramė tė llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me kėmbėt e tij, hecė nėpėr tokėn e vet tė bekuar. Hecė mbi truallin e vet etnik. Poezia "MBI TROJET TUA - ILIRIDĖ", mbrenda pėrmbrenda poezisė, krijohet pėrshtypja e mundėsisė sė njė paraqitje para syve, duke hecur poeti mbi tokėn e bekuar tė stėrgjyshėve tė tij, mbi malet e gjelbėruara, tė bekuara me lule e flutura, mbi truallin - ILIRIDĖ, dhe zemra dhe sytė e poetit vjen drita ! Kėtu poeti errinė aq lart, qė kėsaj poezie ja jep shpirtin, e "shpirtėzon", e ngjallė duke dėshmuar se ėshtė njė poet i veēant me prirje poetike. Kėtu nė kėtė poezi shofim, se poeti gjatė ndėrtimit tė poezisė "MBI TROJET TUA - ILIRIDĖ", arrinė qė tė shprehė nė vetvete : "Ecė mbi tokėn tėnde tė bekuar", hecje me bekimin e Zotit qė e ka bekuar kėtė tokė ILIRE, "Ecė mbi malet e gjelbėruara", "Ecė mbi lėndinat e tua tė bukura", "Ecė mbi fushat me lule e flutura", "Ecė mbi trojet tua - Iliridė","Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė" !

Vallė, poeti e cekė nė vargun e fundit "dhe zemra e sytė mė mbushen dritė", ēfar don tė thot me kėtė poeti Ollomani ? A thua se 13 vite, poeti e konsideron njė terr pa dritė ?! Pa tjetėr se po. Duke i munguar vendėlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritė e cila lėshon rrezet e energjisė atdhetare, qė vinė nga dielli i bekuar. Dritė qė poeti e vlerėson njė rrezatim, njė shkėlqim qė e ka ndriquar edhe syrin edhe zemren me t'u kthyer nė Atėdhe.

Nė strofėn e dytė poeti vazhdon me tė njejtin pėrjetim dhe "shpirtėzim"poetik, duke ndryshuar nė formulim dhe shprehje tė tjera poetike. E lexojmė strofėn e dytė tė poezisė "MBI TROJET TUA - ILIRIDĖ :

Lexo :

Ulem mbi livadhet tua tė lukėzuara,
Ulem mbi gurėt e kalave tė lartėsuara,
Ulem mbi bregoret nė formė plisi,
Ulem pranė varreve tė t'im fisi,
Ulem pranė votrės me oxhak,
Ulem pranė kullės me bajrak,
Ulem e pėrkulem para teje - Iliridė,
Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė.

Poeti Ollomani, nuk fshehė aspak mallėngjimin nė kėtė poezi, pėrkundrazi shprehė hapur brengen e mallit pėr vendin e lindjes, pėr livadhet, pėr gurėt e e kalave tė lartėsuara..., duke pasqyruar pėrmallshėm pėrjetimin e tij tė kėthimit nė Atėdhe pas 13 viteve, e qė e pasqyron nė vargje poetike duke futur elemente prekėse poetike.
Poeti pėr asnjė moment nuk arrinė tė lirohet nga ballafaqimi i pėrjetimit nė Atėdhe, gllabėrohet i tėri nė ambjentin e pėrjetimit dhe vuajtjeve tė viteve qė pėr asnjė moment nuk e ka harruar vendin. Ulem ! Ēka paraqet poeti ketu !? Lexo me vėmendje, me pėrqėndrim:

"Ulem mbi livadhet tua tė lukėzuara", "Ulem mbi gurėt e kalave tė lartėsuara", "Ulem mbi bregoret nė formė plisi", "Ulem pranė varreve tė t'im fisi" ! Nė secilin varg, kemi me vėrejtur se poeti gjenė shprehje qė i dalin nga thellėsia shpirtit. Ėshtė pėr t'u quditur se si ka mundur qė aty pėr aty tė rėnditė vargjet, gjė qė kjo nuk ka mundur tė ndodhė. Por, ėshtė ma se e vėrtetė se ideja e thurjeve tė vargjeve, janė aty pėr aty tė krijuara, gjatė pėrjetimit tė poetit nė vėndėlindjen e tij. Prandaj janė shumė origjinale, poetike dhe me njė vlerė tė thellė artistike. "Ulem mbu gurėt e kalave tė lartėsuara, mbi bregoret nė formė plisi, pranė varreve tė t'im fisi" tė gjitha kėto te krijuesi kanė ēliruar tensione shpirtėrore, dridhje shpirtėrore, lot shpirtėror, sidomos kur poeti pėrkulet para ILIRIDĖS, e pastaj ėshtė ulur mbi varret e fisit tė tij.

Edhe strofa e tretė e poezisė ėshtė tejet domethėnėse, tejet me njė fuqi poetike tė rrallė. Kėtė lloj poezie tė njė stili tė veēant tė tė krijuarit, nuk mund ta gjeshė tek secili poet. Pėr kėtė po ja lėmė lexuesit qė tė lexoj vet, kėtė poezi dhe krijimtari tė poetit tė shquar Shefki Ollomani, nė librin e tij, "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė".

* * *

Nė librin e poetit Shefki Ollomani "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė", me poezi tė zgjedhura, do tė hasim shumė poezi, qė kanė vlerė poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund tė themi se krijimtarija e poetit Ollomani, ka njė disiplinė, ka plan me njė strukturė tė caktuar tė krijimtarisė poetike.
Lexuesi do tė hasė nė shumė periudha, ngjarje qė janė pėrfshi nė poezinė poetit Ollomani, qė bėjnė pėrshtypje se janė tė krijuara nga njė poeti tejet meritor dhe krijues i vėrtetė, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, nė shumė poezi precizon idenė dhe kuptimin, bėnė radhitjen e tyre sistematike nė kohė dhe ndodhi tė ngjarjeve.

Po e marrim poezinė e poetit Ollomani "KĖSHTJELLA E LIRISĖ":

Lexo :

"KĖSHTJELLA E LIRISĖ"

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Kėshtjellė prej gurėsh tė Ilirisė,
Kėshtjellė prej gjakut tė rinisė,
Kėshtjellė prej eshtrash tė shqiptarėve,
Kėshtjellė prej kafkash tė luftėtarėve,
Kėshtjellė prej betoni e qėndrese,
Kėshtjellė prej prej hekuri e bese.

Edhe kuptimi i kėsaj poezie ka karakter Kombėtar. Kėshtjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si njė dėshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se nė kėshtjellat shqiptare, tė ndėrtuara me mure tė larta prej guri, tė trasha dhe tė pajusura me bedena, vetėm pėr mbrojtjen e identitetit Kombėtar nga armiq shekullor, vend ky qė kemi mundur tė sigurohemi nga armiqėt barbarė sllav. Nė kėshtjellat tona ėshte bėrė luftė e tmerrshme, gjė qė poeti jo rastėsisht komunikon me "Kėshtjellėn" pėrmes vargjeve poetike, pėr kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me tė drejtė : "Kėshtjellė prej gurėsh tė Ilirisė", sepse vėrtetė kėshtjallat tona janė tė ndėrtuara me gurė tė truallit ILIR.

"Kėshtjellė prej gjakut tė rinisė", "Kėshtjellė prej eshtrash tė shqiptarėve","Kėshtjellė prej kafkash tė luftėtarėve, "Kėshtjellė prej betoni e qėndrese", "Kėshtjellė prej prej hekuri e bese", kanė njė kuptim logjik, sepse kėshtjellat tona e kanė edhe gjakun e rinisė, eshtrat e shqiptarėve, kanė edhe kefkat e luftėtarėve e qė poeti e rrumbullakson kėtė strofė me vargun, kėshtjellė prej betoni e qėndrese. Leximi i vėmendshėm, tė thellon nė parim dhe ėshtė shumė imponuese, pėrshkrimi poetik i tragjikės shekullore tė Kombit. Poeti Ollomani, nė varg, ljedh fjalėt poetike me njė cilėsi dhe kuptim tejet vlerėsues. Kėtu gjenė pėr kėshtjellėn fjalė qėndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjė qė nėnkupton se sikurse kėshtjellat qė ishin tė forta , edhe tė parėt tanė qėndruan stoik nė istikamet e kėshtjellave. Qė kėtė Kėshtjellė ILIRE, mund tė kishim quajtur, "KĖSHTJELLĖ FISNIKRORE".

Prandaj, poeti Ollomani, me pėrsosshmėri gjenė metoden e tė formuluarit poetik.

Nė strofėn e katėrt tė poezisė "KĖSHTJELLA E LIRISĖ", poeti Ollomani, shkruan:

Lexo :

Kėshtjellė prej kullash tė rrėnuara,
Kėshtjellė prej fisesh tė dėbuara,
Kėshtjellė prej librave tė djegura,
Kėshtjellė prej lėkurave tė djegura.

Ose nė strofėn e fundit:

Kėshtjellė me themele nė tokėn arbėrore,
Kėshtjellė me majat a lartėsive qiellore
Kėshtjellė me bedenat e shqiptarisė
Kėshtjellė e pėrjetshme, kėshtjella e lirisė.

Ēfar dallimi aq i madh nga strofa nė strofė qė i bėnė poezisė, poeti Shefki Ollomani. Strofa e mė epėrme, poeti paraqet njė zhgėnjim, nuk mund pa a pėrmendur realitetin sado i hidhur qė ėshtė, pėr derisa poeti e din mirė se Kėshtjellat tona prej kullash kanė qenė tė rrėnuara, lexo:
"Kėshtjellė prej kullash tė rrėnuara", pastaj vazhdon vargu tjetėr i poezisė, "Kėshtjellė prej fisesh tė dėbuara", gjė qė ėshtė njė realitet se fiset ILIRE, kanė qenė tė dėbuara nga kėshtjellat e tyre, "Kėshtjellė prej librave tė djegura", "Kėshtjellė prej lėkurave tė djegura".

Pa tjetėr se poeti nė imagjinatėn e tij poetike, dallon strofėn prej strofe. Strofa e fundit me tė parafundit dallojnė, nė dy aspekte nė :

a) Pesimizėm, zhgėnjim, ankim, vajtim.
b) Optimizėm, krenari, lartėsi, kėndim.

Aftėsia e poetit Ollomani, pėr tė krijuar, shifet se ka njė pėrvojė tė hershme dhe din tė identifikoj krijimtarinė, si nė ngritje tė poezisė, nė rrafshin e poezisė dhe nė ramjen e poezisė. Pėrveq kėsaj, ka njė prirje tė thukėt nė ilustrimin e poezive mbi bazėn e realitetit tė kohės.

* * *

Nė poezinė e poetit Ollomani "…ILIRIDA IME", pėrkon me njė realitet tė hidhur, qė implikon relitetin dhe na bėn tė mendojmė se kjo poezi nuk ka tė bėj fare me imagjnatėn, duke marr parasysh formulimin e poezisė me shembuj konkret dhe tejet real. Poetin e mundon realiteti i krijuar nė rrethana me tė cilėn gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vėshtėrsit e krijuara tė jetės sė fėmiut, rinisė, cucės iliridjane, vajzės…etj.

Po marrim strofėn e parė tė poezisė "…ILIRIDA IME" dhe duke e lezuar me vėmendje, do t'i zbulojmė qėllimet e poetit Ollomani.

Lexo :

ILIRIDA IME"

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Lindur nė stuhi !
Rritur n'Iliri !
Fėmijė pa fėmijėri !
Vajzė pa vajzėri !
Cucė pa rini !
Vashė pa nusėri !
Ēikė me pikėllime !
Ilirida ime !

Poeti Ollomani, nė kėtė poezi, evokon jetėn qysh nga fėmijėria e hershme e tij, dhe lirisht mund tė themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit qė poezinė e vet ta lidhė me kontaktin e jetės rinore nė pėrshtashmėri tė plotė tė jetės sė ILIRIDĖS, gjė qė kėtė ja arrinė me plot sukses, pėrmbush edhe njė obligim ndaj Atėdheut tė vet lindjes. Teksti i hyrjes sė kėsaj poezie, prekė ngadal, shumė ngadal lindjen, kur thot: "Lindur nė stuhi", qė don tė thot se stuhitė e asaj kohe kanė qenė luftėra fizike, psiqike, tė ILIRIDĖS, pėr tė rezistuar regjimeve tė huaja, qė e kanė pllakosur trullin e ILIRIDĖS, e pastaj del tek : "Rritur n'Iliri", "Fėmijė pa fėmijėri". Shiqoni sa bukur e bėn lidhshmėrinė e vargjeve poeti, shifet se thuarja e vargjeve ėshtė bėrė me njė kujdes tejet tė pėrpikt dhe tė njejten kohė bėn pėrshtashmėrinė e tyre. Lindja, rrita, fėmijėria, dhe vazhdon kur thot : "Vajzė pa vajzėri", "Cucė pa rini", "Vashė pa nusėri", "Ēikė me pikėllime", Ilirida ime !

Pse poeti Ollomani, pėrkushtohet nė gjinin femėrore nė kuptimin e poezisė. A mos don tė jetė mė i hapur pėr lezuesin apo ka tendencė. Jo, poeti nė kėtė poezi i kushtohet tėrėsisht ILIRIDĖS, dhe nuk ka tendenca nė raport me lexuesinė, duke futur filozofi poetike, me ide tė imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisė "…ILIRIDA IME", ka njė kuptim tejet domethėnėnės, dhe mbrenda pėrmbrenda vargut mund tė themi se ka filozofi tė tė shprehurit poetik, qė poeti Shefki Ollomani tregon aftėsi prej vizionari. Vargjet e kėsaj poezie, kanė porosinė e vet, duke vu nė spikamė gjendjen e sė kaluarės, sė tashmės, e po ashtu poeti prekė edhe mundėsit e sė ardhmes, tė cilat nuk i pėrjashton nė asnjė varg tė tij. Marrim strofėn e fundti tė kėsaj poezie "…ILIRIDA IME", ku poeti Ollomani shkruan:

Lexo :

Vend i bekuar !
Tokė e paēliruar !
Liri e pafituar !
Shqipėri e pabashkuar !
Nėpėr shekuj, mijėvjeēarė...!
Herė plagosur, herė zemėrvrarė !
Herė pėr tokė, herė nė marshime!
Ilirida ime!

Marr nė pėrgjėthsi, poezitė e poetit Shefki Ollomani, trajtojnė faktin e ēėshtjes Kombėtare me njė shtrirje poetike, me hapėsirėn ekzistenciale tė popullit Shqiptar, me formulime moderne qė shprehin nė pasqyrim rrethanat universale shqiptare.

Vetėm poezitė tė cilat janė tejet kuptimore, e qė arrijnė tė paraqesin kuptimėsinė e mirėfillt nė krijimtari, sikurse qė janė poezitė nė librin "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė" tė poetit Shefki Ollomani, rrėnojnė ēdo gjė qė ėshtė antivlerė, dhe ndėrtojnė ēdo gjė qė ėshtė vlerė.

E tėrė poezia dhe krijimtarija e poetit Shefki Ollomani, priret pėr kah kjartėsia e kuptimit tė poezisė, futė nė pėrdorim logjikėn e tė kuptuarit duke i kjartėsuar fenomenet dhe qėllimet, pėr :

ĒLIRIMIN E TOKAVE ARBĖRORE

* Hysen Ibrahimi,
15-04-2008
Förslöv-Suedi.

FUND

____________________________________________________________________
PS

I nderuari Shefki,

Unė edhe njė herė ju pėrgėzoi pėr punėn tuaj, dhe ky vlerėsim poetik nė kritkėn poetike, le tė ju shėrbej si njė isnpirim tė mėtutjeshme tė punės suaj nė mdėrtimin e krijimtaris suaj, si nė poezi, publicistikė, romane, dramė etj. Besoi, se sado pak, kam dhėnė njė opinion timin, me pėrpjekje pėr t'i kontribuar poezisė suaj pėrmes kritikės sime, duke marrė nė konsideratė tė lartė kontributin e juaj dhe tė vėllezėrve tanė tė ILIRIDĖS nė pėrgjėthėsi, qė dhanė pėr Pavarėsinė e Kosovės, duke mos kursyer as veprat, e as gjakun.
Ky opinion i imi, le tė shėrbej si mesazh i shumė kritikėve, pėr tė dhėnė opinionet e tyre rreth krijimtarive tė poetėve tanė, qė kishin me qenė njė nxitje edhe mė e madhe nė punėn e tyre tė poetėve dhe shkrimtarėve nė pėrgjėthėsi.

Ėshtė koha qė shqiptarėt e mėrgatės, tė mendojmė dhe tė japim alternativa, pėr ngritjen e zėrit pėr tė drejtatė e popullit tonė shqiptar nė ILIRIDĖ.
Duke u nisur nga kjo, unė kam njė propozim kokret rreth kėsaj:
Tė formohet njė subjekt p.sh. "LOBI PĖR ILIRIDĖN" dhe tė njoftojmė opinionin e gjėrė tė Europės Prendimore pėr tė drejtatė e popullit shqiptar nė ILIRIDĖ. Pėrderisa nė Kosovė pakica Serbe sipas planit Ahtisari ėshtė e trajtuar si pakicė prej 5 % ka tretman shtetformues, pse mos tė kenė tė drejta populli shqiptar nė ILIRIDĖ, prej 30 % dhe tė trajtohet si popull shtetformues dhe gjuha shqipe tė jet gjuhė zyrtare. Pėrndryshe duhet gjetur alternativat tjera.

Me qė Ju z. Ollomani, keni cekur nė shkresėn tuaj, qė ma keni dėrguar pėrmes e-mailit ku ndėr tė tjera shkruani : "Mė keni befasuar pėr tė mirė dhe t'ju them tė vėrteten, ju jeni i pari kritik letrar qė shprehni me aq profesionalizėm e ndjenjė artistike, mendimin pėr krijimtarinė time poetike. Ky ėshtė njė nderė qė ma bėni dhe unė mendoj, me lejen tuaj, qė kėtė opinion tuajin ta botoj si Parathėnje nė pėrmbledhjen e tretė poetike, tė cilėn do ta botoj kah fundi i kėtij viti ose fillimi i vitit 2009" pėrfundon citati.

Po e ndjej veten tė nderuar me falenderimin tuaj, kurse opinionin (kritikėn) ju e keni at tė drejtė nga unė, bile do tė ndihesha i priviligjuar dhe i respektuar, qė t'a botoni nė Parathėnjen e librit tuaj tė tretė.

Krejtė nė fund, ju pėrshėndes pėrzemėrsisht, me shpresė se edhe nė tė ardhmen tė rrimė nė kontakt vėllazėror, e shoqėror.

E bekuar ēoft vepra "…. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė" dhe veprat tė tjera tė z. Shefki Ollomani. Zoti e bekoft familjen Ollomani, ILIRIDĖN dhe tėrė popullin Shqiptar, anekėndė botės kudo qė ndodhet.

Me konsideratė tė lartė pėr ju, Hysen Ibrahimi.
2008-04-24, Förslöv-Suedi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara