HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė mbrojtje tė autorit

-- nga Eric Donald Hirsch, Jr.

Eric Donald Hirsch, Jr. 1. Mohimi i autorit

Ėshtė detyrė e historianit tė kulturės qė tė shpjegojė se si ka ndodhur qė nė katėr dekadat e fundit tė ketė ekzistuar njė sulm aq i ashpėr ndaj besimit tė ndjeshėm se teksti e thotė atė qė ka dashur ta thotė autori i tij. Nė valėn mė tė hershme dhe mė tė fortė tė kėtij sulmi (i nisur nga Elioti, Paundi dhe ndihmėsit e tjerė tė tyre) fushbeteja ishte letrare: propozimi se domethėnia e tekstit ėshtė e pavarur nga kontrolli i autorit ėshtė shoqėruar me njė doktrinė letrare, sipas sė cilės thuhej se poezia mė e mirė ėshtė ajo qė ėshtė impersonale, objektive dhe autonome; e cila vazhdon jetėn e saj nė vetvete, pra e vazhdon jetėn totalisht e shkėputur nga jeta e autorit. Ky nocion programatik, pra pėr atė se si duhet tė jetė njė poezi, ėshtė shndėrruar nė njė identifikim se si duhet tė jetė e gjithė poezia, bile edhe tė gjitha format e tjera te letėrsisė. Nuk ishte thjesht e dėshirueshme qė letėrsia ta shkėpuste vetveten nga trualli subjektiv i mendimeve dhe ndijesimeve personale tė autorit. Kjo ishte mė shumė njė fakt i padyshimtė se e gjithė gjuha e shkruar mbetet e pavarur nga ky truall subjektiv. Duke rrėshqitur drejt njė periudhe tjetėr, tė mėvonshme, por edhe duke u bazuar nė arsye tė tjera, i njėjti nocion i autonomisė semantike ėshtė avancuar nga Hajdegeri dhe pasuesit e tij.

Kjo ide gjithashtu ėshtė mbrojtur edhe nga shkrimtarėt qė besonin nė Jungun, pra nė mendimin se ekspresionet individuale ėshtė e mundur qė thjesht e pashkrueshėm tė shprehin domethėniet arketipore, tė pėrbashkėta. Nė disa degė tė linguistikės, veēanėrisht nė tė ashtuquajturėn teori e informacionit, autonomia semantike e gjuhės ka qenė njė supozim qė ka hyrė vazhdimisht nė punė. Kjo teori e ka gjetur edhe njė strehė tjetėr, kryesisht nė veprat e jo-jungianėve, tė cilėt vetvetiu (siē kishte bėrė edhe Elioti mė parė) interesoheshin pėr simbolizmin, dhe kėtė e bėnin nėpėrmjet Kasirerit, emri i tė cilit pėrmendej nganjėherė nga po kėta shkrimtarė, pėr tė cilin thuhej se nuk besonte nė autonominė semantike tė gjuhės. Por, siē thashė, ėshtė detyrė e historianit tė kulturės qė tė shpjegojė pėrse kjo doktrinė kishte marrė vlerė nė kėtė kohė, por gjithashtu ėshtė detyrė edhe e teoricienėve qė tė pėrcaktojnė se deri ku mund tė shkohet nė pranimin e teorisė sė autonomisė semantike.

Studiuesit e letėrsisė shpeshherė pretendonin se teoria e irelevances autoriale nė pėrgjithėsi ėshtė me dobi pėr kritikėn letrare dhe pėr njohuritė nė pėrgjithėsi, sepse ajo e ndėrron fokusin e diskutimeve nga autori te vepra e tij. Duke marrė besim nga kjo teori, kritiku modern besueshėm dhe nga afėr e heton tekstin me qėllim qė ta hapė, ta zbulojė, ta hedhė nė dritė domethėnien e pavarur tė tij, nė vend tė shenjėzimit tė supozuar me jetėn e autorit. Kjo lėvizje drejt ekzegezės ka qenė shumė e dėshirueshme dhe shumė kritikė do tė pajtohen se kjo ndėrlidhet me teorinė e autonomisė semantike. Por, kjo ndėrlidhje me ekzegezėn si lėvizshmėri ėshtė bėrė pėr arsye historike dhe jologjike, qė kur ėshtė kuptuar se nuk ekziston asnjė domosdoshmėri logjike qė e detyron njė kritik qė ta mohojė autorin me qėllim qė ta analizojė tekstin e tij. Megjithatė, nėpėrmjet asocimit tė saj historik me ekzegezat e afėrta, teoria thuajse ka ēliruar finesa dhe intelegjencė.

Fatkeqėsisht, nė anėn tjetėr kjo qasje ka inkurajuar njė arbitraritet kokėfortė dhe njė lloj ekstravagance nė kritiken akademike, gjė qė ėshtė shndėrruar njė njė kauzė tė rėndėsishme tė pėrhapjes sė skepticizmit, nėpėrmjet sė cilit vihet nė dyshim mundėsia e njė interpretimi valid objektiv. Kėto mospėrparėsi do tė mund tė shiheshin si tė tolerueshme, nėse teoria do tė ishte e saktė. Por, nė qarqet dhe ēėshtjet intelektuale skepticizmi shihet edhe si iluzion. Mospėrparėsitė e teorisė gjithashtu nuk mund tė parashikohen lehtė, sidomos nė ditėt tona kur rregulli i vjetėr akademik tashmė thuajse ėshtė pėrmbysur. Nė atė kohė, si pėr shembull, naiviteti i njėanshmėrisė pozitiviste nė historinė letrare, ecja pas influencės dhe modeleve tė rastit, si dhe fascinimi post-romantik me zakonet, ndijesimet dhe eskperiencat qė nė njėfarė forme e rrethojnė aktin e kompozicionit ishin vėnė para sulmit. Ishte bėrė tepėr e qartė se themelet teorike tė kritikės sė vjetėr ishin tė ligėshta dhe joadekuate.

Mirėpo, nuk mund tė thuhet se teoria e irelevancės autoriale ishte inferiore ndaj teorive apo kuazi-teorive qė i zėvendėsonte, por as qė mund tė dyshohej e mendohej se efekti imediat i mohimit tė autorit ishte krejtėsisht me pėrfitim dhe gjallėrues. Por, tash, shikuar nė njė distancė prej disa dekadash, vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet teoria e autonomisė semantike janė evidente, megjithėse pėr njė kohė tė gjatė kjo teori ishte nė fronin fitimtar. Gjendja e skepticizmit akademik dhe rrėmujave tė ndryshme, qė rrjedhin si rezultat i teorisė sė irelevancės autoriale, ėshtė njė fakt i historisė sonė intelektuale. Prandaj, qė kur autori me keqardhje ėshtė mohuar si njė pėrcaktues i domethėnies sė tekstit tė tij, kanė dalė nė shesh mungesat e parimeve adekuate, nėpėrmjet tė cilave mund tė gjykohej validiteti i njė interpretimi. Me anė tė njė domosdoshmėrie tė brendshme studimi i asaj se "ēka thotė teksti" ėshtė shndėrruar nė studim tė asaj se ēka thotė njė kritik i vetėm. ėshtė bėrė modė tė flitet pėr "leximin" e tekstit nga kritiku, ku mėpastaj punimet e tij tė dalin edhe si punime apo tituj tė veprave shkollore. Por, sipas kėsaj del se, nėse ėshtė mohuar autori, atėherė gjallė ka mbetur kritiku dhe se "leximi" i tij i ri, origjinal, urban, i zgjuar ose relavant, ka fituar rėndėsinė e vet.

Mirėpo, ajo qė nuk ėshtė hetuar nė kohėn e entuziazmit tė hershėm, pra sa i pėrket asaj se "ēka thotė teksti", ėshtė se, megjithatė, teksti duhet tė reprezentojė domethėnien e dikujt - nėse jo tė autorit, atėherė tė kritikut. ėshtė e vėrtetė se kjo teori ėshtė ngritur nė atė mėnyrė qė domethėnia e tekstit ėshtė barazuar me gjithēka qė bindshėm mund tė merret si e thėnė. Teoria e autonomisė semantike e ka shtyrė vetveten nė formulime tė tilla ad hoc dhe tė pakėnaqshme, sepse nė pėrkushtimin e saj qė ta mohojė autorin nė tė njėjtėn kohė ka injoruar faktin se domethėnia ėshtė njė ēėshtje e vetėdijes e jo e fjalėve. Pothuaj se ēdo fjalė, nėn konventat qė i pėrcakton gjuha, nė mėnyrė legjitime mund tė pėrcaktojė mė shumė sesa njė kompleks tė domethėnies. Sekuenca e fjalės nuk do tė thotė asgjė nė veēanti, nėse dikush me anė tė saj do tė thotė diēka me tė ose tė kuptojė diēka nga ajo. Nuk ekziston njė truall magjik i domethėnieve jashtė vetėdijes njerėzore. Pasi domethėnia ėshtė e ndėrlidhur me fjalėt, njė person arrin ta bėjė lidhjen e tyre, dhe nė tė njėjtėn kohė domethėnie tė veēanta hidhen nė to, por asnjėra prej tyre, sipas normave dhe konvencave tė gjuhės, nuk mund tė shihet si legjitime. Dėshmia se konvencat e gjuhės mund tė sponsorojnė domethėnie tė ndryshme, qė dalin nga e njėjta sekuencė e fjalėve, mbėshtetet nė njė fakt pėr tė cilin interpretuesit mund tė pajtohen, por edhe tė mospajtohen. Por, kur kėto mospajtime dalin nė shesh, atėherė si mund tė zgjidhen ato?

Sipas teorisė sė autonomisė semantike nuk mund tė ketė zgjidhje, qė kur, sipas saj, domethėnia nuk ėshtė ajo qė e ka menduar autori, por "ajo qe e thotė poezia pėr njė numėr tė ndryshėm tė lexuesve tė ndjeshėm". Prandaj, sipas kėsaj, njė interpretim ėshtė valid sikur njė interpretim tjetėr, aq sa tė jetė "sensitiv" ose "bindės". Ende mėsuesi i letėrsisė, qė mbėshtetet nė teorinė e Eliotit, mbetet njė ruajtės i trashėgimisė dhe njė pėrcjellės i dijes. Mirėpo, mbi ēfarė baze ky mėsues do tė thoshte se "leximi" i tij ėshtė mė valid sesa leximi i ēdo nxėnėsi? Nuk do tė kishte ndonjė themel tė fortė kėtu. Prandaj, kjo zbrazėti ėshtė njė shkak parimor i humbjes sė durimit qė shpeshherė ėshtė hetuar, por edhe pranuar nga kritikėt akademikė. Njė teori ad hoc, e cila ishte nisur tāˆšā‰ ia vinte rrethin kėsaj demokracie kaotike "tė leximeve" meriton njė vend tė posaēėm, sepse ajo pėrfshin nė vetvete problemin e vlerėsimit, qė ėshtė njė problem qė i preokupon disa teoricienė modernė tė letėrsisė. Leximi mė valid i njė teksti ėshtė leximi mė i mirė. Por, edhe nėse ne do tė pranonim se njė kritik ka arritur tė ketė qasje nė njė varg kriteresh, nėpėrmjet sė cilave do tė arrinte ta fokusonte dhe pėrcaktonte leximin mė tė mirė, ai prapseprapė do tė mbetej midis dy idealeve tė njėjta dhe garuese normative - domethėnies mė tė mirė dhe domethėnies sė autorit. Pėr mė tepėr, nėse domethėnia mė e mirė nuk do tė ishte ajo e autorit, atėherė ajo do tāˆšā‰ i pėrkiste kritikut - rast nė tė cilin kritiku do tė ishte autori i domethėnies sė mirė. Pa marrė parasysh qė domethėnia i bashkangjitet sekuencės sė fjalėve ėshtė e pamundur tė ikim nga njė autor.

Prandaj, kur kritikėt qėllimshėm e kanė mohuar autorin origjinal, ata vetė e kanė uzurpuar vendin e tij, dhe, sipas tė gjitha gjasave, kjo ka ēuar nė konfuzionet teorike tė kohės sonė. Mė parė nuk kishte mė shumė sesa njė autor, ndėrsa tash dalin shumėsi autorėsh, secili duke bartur autoritet tė njėjtė. Tė mohosh autorin origjinal si vendosės tė domethėnies ishte hap qė ta hedhesh poshtė tė vetmin parim normativ nėpėrmjet tė cilit do tė rridhte validitet pėr ndonjė interpretim. Nė tė kundėrtėn mund tė ndodhė qė tė mos ekzistojė njė ideal normativ i zbatueshėm qė udhėheq interpretimet e teksteve. Kjo do tė ndodhte, nėse ēdonjėri nga argumentet e ndryshme qė ndėrlidhen me kundėrshtinė ndaj autorit do tė mbaheshin gjallė. Atėherė, nėse domethėnia e tekstit nuk ėshtė e autorit tė tij, nuk do tė ketė edhe interpretim qė mundshėm do tė korrespondonte me domethėnien e tekstit, qė kur dihet se teksti nuk mund tė ketė domethėnie tė pėrcaktuar apo tė pėrcaktueshme. Nėse njė teoricien do qė ta ruajė idealin e validitetit, atėherė ai duhet ta ruajė edhe autorin, dhe mund tė themi se nė kontekstin e tanishėm, detyra e parė e tij do tė duhej tė ishte ajo qė argumentet rrjedhėse kundėr autorit janė tė diskutueshme dhe tė brishta.

2. "Domethėnia e tekstit ndryshon - edhe pėr autorin"

Nė kohėn tonė ėshtė e gjallė dhe e pėrhapur, por edhe e pranuar, njė doktrinė, e cila thotė se domethėnia e tekstit ndryshon. Sipas pikėpamjes radikale historike, domethėnia e tekstit ndryshon nga era nė erė (nė kuptimin e periudhave historike āˆšĀ± Shėn. i N. K.), ndėrsa sipas pikėpamjes sė psikoanalitikės, kjo domethėnie ndryshon nga leximi nė lexim. Mirėpo, nė kėtė analizė neve mė shumė na intereson kjo e dyta, pra pikėpamja e psikanalitistėve. Natyrisht, nėse ndonjėra nga teoritė e pėrzierjeve semantike cilėsohet si e vėrtetė, atėherė si rrjedhojė do tė kishim edhe legjitimimin e mohimit tė domethėnies sė autorit, shikuar nė raport normativ, apo nė parim, sa i pėrket interpretimit tė tij. Megjithėkėtė, nėse do tė kishim njė ndėrrim tė vazhdueshėm tė domethėnies, atėherė nuk do tė kishim mundėsi tė niseshim nga asnjė parim, sipas tė cilit do tė mund tė hetonim dallimin midis njė interpretimi valid dhe njė interpretimi falso tė njė teksti. Mirėpo, kėtu na del edhe njė problem tjetėr, me tė cilin ne duhet tė merremi. Neve, kėtu, nuk na nevojitet tė marrim nė shqyrtim dhe tė diskutojmė pėr problemet e pėrgjithshme normative, tė cilat mund tė dilnin si pasojė e shpėrndėrrimit tė domethėnies, por ne do tė merremi mė shumė me kushtet, tė cilat kanė ndikuar qė kritikėt t'i akuzojnė autorėt pėr kėto lėshime.

Ēdokush qė ka shkruar dhe shkruan e di se opinioni (reflektimi) i veprės sė tij ndryshon dhe pėrgjigjja (nė kuptimin e qasjes) ndaj tekstit tė tij ndryshon lexim pas leximi, pra pas ēdo rileximi. Nė mėnyrė tė vazhdueshme e dimė se autorėt e ndryshėm nuk pajtohen me mendimet e tyre, shprehėsitė e tyre, tė mėparshme, tė shprehura nė tekste dhe i rishqyrtojnė e i rishkruajnė tekstet e tyre. Mirėpo, natyrisht, problemi ynė qė po e shtrojmė kėtu, nuk ka tė bėjė asgjė me revizionin, rishqyrtimin e teksteve, e gjithashtu nuk ka tė bėjė asgjė edhe lidhur me mundėsinė qė njė autor mund ta shpjegojė ndryshėm domethėnien e tekstit nė kohė tė ndryshme. Kjo pėrforcohet edhe mė shumė kur dihet se autorėt konsiderohen si "tė paaftė", nėse i shpjegojnė tekstet e tyre dhe kėtė dukuri e ka vėrejtur mirė qysh moti edhe Platoni. Bile mund tė themi se ėshtė jorelevante pėr problemin tonė edhe nėse autori ka harruar se ēka ka dashur tė thotė kur ka shkruar. Kjo pėrforcohet edhe mė shumė kur dihet se ka momente kur autori mund tė ketė harruar se ēka ka dashur tė pėrcaktojė. Prandaj, mund tė themi se kėto nuk paraqesin ndonjė interes teorik qė do tė ndėrlidhej me qėllimin tonė.

Kur kritikėt theksojnė se venerimi i autorėve se domethėnia e teksteve tė tyre ndryshon, ata i referohen njė pėrvoje qė e posedon gjithsecili qė nė momentin qė e rilexon veprėn e vet. Pėrgjigjja (ndijesimi, qasja) ndaj asaj vepre ėshtė e ndryshme. Ky ėshtė njė fenomen qė sigurisht se ka rėndėsi teorike, megjithėse jo edhe aq tė madhe sa theksohet dhe i pėrngjitet. Fenomeni i ndėrrimit tė pėrgjigjjes (qasjes) autoriale ndaj tekstit ėshtė i rėndėsishėm pėr faktin se nėpėrmjet tij ilustrohet diferenca midis domethėnies sė tekstit dhe asaj qė thjesht ėshtė pėrcaktuar si "pėrgjigjje" ndaj tekstit. Ndoshta shembujt mė ekstremė tė kėtij fenomeni janė rastet e mospranimit autorial, siē kishte ndodhur me mohimin publik qė Arnoldi i kishte bėrė kryeveprės sė tij Empedokli nė Etna, ose edhe heqja dorė e Shelingut nga tė gjitha shkrimet e tij filozofike, tė cilat i kishte shkruar para vitit 1809. Po t'i hetojmė kėto raste nuk mund tė fillojmė e tė dyshojmė se reagimi i mėvonshėm i autorit ndaj veprės sė tij ėshtė shumė i ndryshėm, apo i ndryshėm nga reagimi i parė, pra ai qė vjen menjėherė pas shkrimit tė veprės.

Por, me kalimin e kohės, nė vend qė vepra tāˆšā‰ i duket e bukur, e thellė ose edhe brilante, po ajo vepėr tashmė atij i duket e ēorientuar, triviale e ndoshta edhe false, dhe domethėnia e saj mė nuk i pėrngjet asaj qė autori ka dashur qė ajo ta pėrmbajė. Mirėpo, kėta shembuj nuk bėjnė tė ditur, nuk tregojnė, se domethėnia e veprės ka ndryshuar, por mendoj se e tregojnė njė fenomen tė kundėrt. Nėse domethėnia e veprės do tė kishte ndryshuar (nė vend tė autorit dhe pikėpamjeve tė tij), atėherė autorit nuk do tāˆšā‰ i ishte dashur qė tāˆšā‰ i mohonte mendimet e tij dhe tė mos qėndronte komod, tė merrte shqetėsime qė ēojnė deri nė mohim. Prandaj, nuk ka dyshim se nė masė tė madhe pėr autorin ka ndryshuar kuptimi i veprės, por kurrsesi nuk ka ndėrruar domethėnia e saj. Ky ėshtė kryqėzimi i kėsaj ēėshtjeje nė raport me tė gjitha kėto mutacione autoriale me tė cilat mund tė them se jam shumė i afėrt.

Nuk ėshtė domethėnia e tekstit ajo qė ndryshon, por ėshtė kuptimi i saj nė raport me autorin, ajo qė ndryshon. Ky distinksion shumė shpesh ėshtė injoruar. Domethėnia ėshtė ajo qė pėrfaqėsohet nga teksti, pra ajo ėshtė ēka ka dashur tė theksojė autori me anė tė pėrdorimit tė shenjave tė veēanta, pra ajo qė e pėrfaqėsojnė shenjat. Kuptimi, nė anėn tjetėr, emėrzon ndėrlidhninė ndėrmjet domethėnies dhe njė personi, koncepcioni apo njė situate, si dhe njė korpusi vlerash qė sundojnė nė njė kohė, qė nė mėnyrė tė qartė dėshirojnė ta shohin veprėn nė kontekste tė tjera. Qartė, ajo qė ndryshon nė kėtė mes nuk ėshtė domethėnia e veprės, por relacionet nė raport me atė domethėnie. Kuptimi gjithnjė pėrfshin nė vete edhe relacionet, dhe njė pol, njė konstantė e vazhdueshme, e kėtyre relacioneve ėshtė edhe ajo se ēka do tė thotė teksti. Prandaj, dėshtimi nė pėrcaktimin e kėtyre dallimeve esenciale ka rezultuar me njė konfuzion tepėr tė madh nė teorinė hermeneutike.

Nėse ne do tė besonim se me tė vėrtetė ka ndryshuar domethėnia e tekstit edhe pėr vetė autorin e tij, do tė mbetej vetėm njė rrugė nėpėrmjet sė cilės do tė mund ta merrnim vesh kėtė: Ai (autori) do tė duhej tė na tregonte vetė pėr kėtė. Si do tė ishte e mundur qė nė njė mėnyrė tjetėr ta merrnim vesh se ka ndryshuar domethėnia e tij, kur dihet se kemi tė bėjmė me njė fenomen tė heshtur dhe privat? Edhe nėse ndonjė autor ka njoftuar se mendimi i tij ka ndėrruar, ne nuk do tė mund tė rrinim dhe tė shikonim qetas, por do tė na nevojitej njė hetim. Prandaj, sipas kėsaj, autori do tė duhej tė vihej nė shpjegime tė llojit: "Me kėto fjalė kam dashur ta them kėtė e kėtė, por tani po e hetoj se nė tė vėrtetė paskam menduar diēka tjetėr", ose "me anė tė kėtyre fjalėve e kam menduar kėtė e kėtė, por insistoj se kėtu e tej ato marrin njė domethėnie tjetėr". Njė ndodhi e tillė ėshtė e pazakontė, pra nuk mund tė ndodhė, sepse autorėt qė e ndiejnė kėtė zakonisht ndėrmarrin rishqyrtimin, rishkrimin e teksteve tė tyre, me qėllim qė ato tė marrin edhe domethėnie tė tjera, ose tāˆšā‰ i pėrforcojnė ato tė mėparshmet.

Mirėpo edhe kjo ėshtė njė dukuri qė mund tė ndodhė, dhe e bėn tė qartė edhe njėherė se e njėjta sekuencė e shenjave gjuhėsore mund tė pėrfaqėsojė mė shumė sesa njė kompleks domethėniesh. Por, edhe nėse mendohet se autori e ka ndėrruar mendjen lidhur me domethėnien qė ka dashur ta pėrēojė nėpėrmjet veprės sė tij, ai megjithatė nuk ka arritur ta ndryshojė mendimin e tij tė mėparshėm. Kjo shumė lehtė mund tė vėrtetohet edhe nga njoftimet qė i bėn vetvetiu. Ai do tė ishte nė gjendje tė njoftonte ndryshimin e mendimit tė tij, vetėm nėse do tė ishte i aftė tė arrinte tė krahasonte konstruksionin e mėhershėm tė mendimit tė tij me konstruksionin e mėvonshėm tė po atij mendimi. Kjo ėshtė edhe e vetmja mėnyrė pėr ta hetuar e kuptuar se ka ndodhur me tė vėrtetė njė ndryshim: kur pėrpara e ka njė mendim tjetėr dhe e hedh poshtė atė qė e ka pasur mė parė. Por, ky mendim, i dikurshėm, nė asnjė mėnyrė nuk ka ndryshuar. Prandaj, njė gjest i tillė, nga ndonjė autor, vetėm sa do ta shtonte forcėn apo preokupimin e ndonjė interpretuesi tė mundshėm, sa i pėrket asaj se cilin nga kėto dy mendime (domethėnie) do ta merrte nė shqyrtim, pra cila do ta "brengoste" mė shumė. Ai (interpretuesi) do tė duhej tė zgjidhte se cili "tekst" do tāˆšā‰ i pėrgjigjej nė atė moment pėr ta interpretuar.

Mirėpo, kritiku do tė binte nėpėr dyshime tė thella, nėse do tė pėrziente njė tekst me njė tjetėr, ose edhe tė mendonte se dėshira autoriale ėshtė krejtėsisht jorelevante sa i pėrket detyrės sė tij. Kjo qė e thamė deri kėtu, lidhur me reagimin e autorit, ėshtė shumė e pamundshme. Sepse nuk njoh asnjė rast tė vetėm kur njė autor ėshtė bėrė shumė ekscentrik duke thėnė se tani teksti i tij ka marrė domethėnie, tė cilėn nuk e ka pasur mė parė. (Gėnjeshtrat e qėllimshme, natyrisht, janė njė ēėshtje tjetėr, por ato nuk posedojnė asnjė interes teorik). Mirėpo, u futa nė kėtė shembull tė pamundshėm gjithnjė duke e pasur tė qartė njė tezė tė pamundshme, pra atė se ndryshon domethėnia e tekstit pėr autorin. Prandaj, me anė tė kėtyre shembujve shfaqet e kundėrta, se, mendimi origjinal i autorit nuk mund tė ndryshojė, edhe pėr vetveten e tij, me gjithė mundėsinė e mohimit. Kur kritikėt flasin pėr ndryshimet nė domethėnie ata zakonisht u referohen ndryshimeve nė kuptime. Kėto ndryshime, natyrisht se janė tė pritura dhe tė pashmangshme, dhe pėrforcohen edhė mė shumė kur dihet se objekt primar i kritikės, si dalluese nga interpretimi, ėshtė vetė kuptimėsia. Prandaj, mund tė themi se rivlerėsimi autorial i kuptimėsisė sė veprės sė tij nuk e ndryshon domethėnien e tij. Pra, argumentet qė mbėshteten nė kėta shembuj nuk mund tė mirren si armė efektive pėr ta sulmuar autoritetin normativ e ndoshta edhe stabil tė domethėnies origjinale autoriale.

3. "Nuk ėshtė me rėndėsi se ēfarė mendon autori - ajo qė e thotė teksti i tij"

Siē e theksova nė pjesėn A, ky parim qendror nė doktrinėn e autonomisė semantike ėshtė thelbėsor sa i pėrket problemit tė validitetit. Nėse ky parim do tė ishte i vėrtetė, atėherė ēdo lexim i tekstit do tė ishte "valid", sepse ēdo lexim do tė korrespondonte me atė qė e "thotė" āˆšĀ± pėr atė lexues. ėshtė e padobishme qė kėtu tė futen konceptet normative, si psh: "sensitiv", "bindės", "i ēmuar" dhe "interesant", kur dihet se ajo qė mund "ta thotė" teksti mund tė mos jetė njėra prej kėtyre gjėrave. Validiteti i interpretimit nuk ėshtė i njėjtė sikur shpikshmėria e interpretimit. Validiteti pėrfshin korrespondimin e njė interpretimi me domethėnien, e cila pėrfaqėsohet nga teksti, dhe asnjė nga kriteret e lartpėrmendura pėr dallim midis interpretimeve nuk do tė zbatoheshin nė njė tekst qė ėshtė bajat, i thjeshtė, josensitiv, jobindės dhe jointeresant. Njė tekst tė tillė nuk do tāˆšā‰ ia vlente ta interpretosh, por kriteri i validitetit, i cili nuk mund tė bashkėngjitet me njė tekst tė tillė nuk do tė ishte e dobishme qė tė pėrkrahej.

Ithtarėt e autonomisė semantike nė Angli dhe Amerikė gjithmonė mund tė mbėshteten (mbahen) duke pėrmendur shembullin e T. S. Eliotit, i cili shumėherė kishte refuzuar tāˆšā‰ i komentonte domethėniet e teksteve tė veta. Refuzimet e Eliotit ishin tė bazuara nė pikėpamjen e tij se autori nuk ka kontroll mbi fjalėt qė i ka shprehur mbi botėn dhe nuk posedon privilegj special si njė interpretues i tyre. Prandaj, do tė ishte krejtėsisht e parregullt nė raport me kėtė pikėpamje nėse Elioti do tė ishte ankuar kur dikush mund tāˆšā‰ i kishte keqinterpretuar shkrimet e tij, dhe, me aq sa di unė, Elioti, me njė pajtueshmėri stoike, kurrė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė. Mirėpo, Elioti megjithatė nuk ka shkuar aq larg sa tė pohojė se nuk ka menduar asgjė nė veēanti me anė tė shkrimeve tė tij. Me sa duket ai ka menduar diēka kur i ka shkruar ato, dhe ėshtė njė detyrė e lejueshme (e pranueshme) qė tė pėrpiqesh tė zbulosh se ēka ka dashur tė thotė me anė tė tyre. Njė detyrė e tillė e ka njė objekt tė pėrcaktuar dhe sipas kėsaj mund tė pėrmbushet nė mėnyrė korrekte ose jokorrekte. Mirėpo, detyra e tė hetuarit se ēka thotė teksti nuk ka objekt tė pėrcaktuar, kur dihet se teksti mund tė tregojė gjėra tė ndryshme pėr lexues tė ndryshėm.

Njė lexim ėshtė valid apo invalid sa leximi tjetėr. Prandaj, mohimi i prerė i teorisė sė autonomisė semantike nuk bėhet si pasojė e papėrshtatshmėrisė sė saj, pra dėshtimit qė tė sigurojė njė kriter adekuat tė validitetit. Mohimi i prerė duhet tė shihet si njė mohim brenda vetė kėsaj teorie dhe nė tė metat e argumenteve qė janė pėrdorur pėr ta pėrkrahur atė. Tash pėr tash argumenti mė i njohur ėshtė i bazuar nė distinksionin midis qėllimit thjesht pėr tė bėrė diēka dhe arritjes konkrete tė kėtij qėllimi. Dėshira e autorit ta komunikojė njė domethėnie partikulare nuk ėshtė domosdoshmėrisht e njėjtė me suksesin pėr ta bėrė kėtė gjė. Qė kur performanca aktuale e tij ėshtė e prezantuar nė tekstin e tij, ēdo tentim special qė tė zbulojė qėllimin e tij nė mėnyrė false do ta barazojė dėshirėn e tij private me arritjen e tij publike. Domethėnia e tekstit ėshtė ēėshtje publike.

Pėrhapja e gjerė e kėtij argumenti dhe pranimi i tij si njė aksiomė e kritikės sė tanishme letrare, mund tė kėrkohet nė influencėn e esesė sė fuqishme Gabimi i qėllimshėm i shkruar nga W. K. Wimsatt dhe Monroe Beardsley, botuar pėr tė parėn herė mė 1946. Kritiku i argumenteve qė gjenden nė atė ese do tė pėrballet me problemin e dallimit tė vetė esesė dhe shfrytėzimit popullor tė saj, i cili ka rrejdhur po nga ajo, pra pėr atė qė ėshtė marrė si njė e vėrtetė e garantuar e thėnė nė atė ese dhe pėr atė qė nuk ėshtė argumentuar suksesshėm nė tė. Megjithėse Wimsatt dhe Beardsley me kujdes kishin bėrė dallimin midis tri tipeve tė evidencės sė qėllimshme, duke e ditur se dy prej tyre janė tė duhura dhe tė lejuara, distinksionet dhe kualifikimet e tyre tė kujdesshme tashmė janė shuar dhe kanė hyrė nė versionin popullor, i cili konsiston nė njė dogmė tė cekėt dhe false, ku thuhet se ajo qė ka menduar njė autor i mundshėm ėshtė jorelevante pėr domethėnien e tekstit tė tij.

Rruga mė e mirė pėr tė hetuar se ēka ka tė gabuar nė kėtė version popullor ėshtė qė tė fillohet me diskutimin e dimensionit nė tė cilin ai nė mėnyrė perfekte ėshtė valid - pra vlerėsimi. Mirėpo, do tė ishte absurde tė fillohej me vlerėsimin e shprehėsisė stilistike tė njė teksti pa e bėrė dallimin midis qėllimit tė autorit pėr ta bartur njė domethėnie dhe, nė anėn tjetėr, aftėsisė sė tij gjatė po kėsaj bartjeje tė kėsaj domethėnieje. Do tė ishte njėsoj absurde tė gjykosh pėr thellėsinė e njė traktati lidhur me moralin pa dallimin midis qėllimit tė autorit pėr tė qenė i thellė dhe suksesit tė tij pėr tė qenė i tillė. Vlerėsimi ėshtė dallim konstant midis qėllimit dhe arritjes. Ta marrim njė shembull: Poeti nė njė strofė katėrshe dėshiron tė pėrēojė sensin e vetmisė, por ajo qė arrin ai ta pėrēojė te disa lexues ėshtė edhe sensi se deti ėshtė i lagėsht, ndėrsa pėr tė tjerėt edhe afrimin e mugėtirės. Qartė, qėllimi i tij qė tė pėrēojė vetminė nuk ėshtė identik me aftėsinė dhe efikasitetin e tij stilistik pėr ta arritur kėtė pėrēim, gjė qė e hedhin poshtė me ngulm kritikėt antiqėllimorė. Por, dėshtimi intencional (i qėllimshėm) ėshtė ndoshta i aplikueshėm vetėm nė kuadėr tė suksesit artistik si dhe te disa kritere tė tjera normative, siē janė thellėsia, konsistenca, e kėshtu me radhė.

Anti-intencionalistėt me tė drejtė mbrojnė tė drejtėn dhe detyrėn qė kritiku tė gjykojė lirshėm duke i pėrdorur kriteret e veta dhe duke ekspozuar diskrepancat ndėrmjet dėshirės dhe faktit. Megjithatė, dėshtimi intencional nuk mund tė thuhet se posedon aplikim tė rregullt nė ēfarėdo domethėnie verbale. Nė shembullin e lartpėrmendur e vetmja domethėnie valide universale e poemės ėshtė vetėm sensi i saj i vetmisė. Nėse kritiku i mundshėm nuk ka arritur tė kuptojė kėtė pikė, ai nuk do tė mund tė arrijė te njė gjykim i saktė - kryesisht sepse domethėnia nuk ėshtė dhėnė pėrshtatshėm dhe ndoshta nuk ia ka vlejtur qė tė thuhet nė vendin e parė. Nėn tė ashtuquajturin gabim intencional dhe, nė pėrgjithėsi, nė doktrinėn e autonomisė semantike, shtrihet njė supozim, i cili nėse do tė ishte i saktė, sė paku do tė ndihmonte bindshėm pikėpamjen se domethėnia e njė teksti ėshtė e pavarur nga qėllimi i autorit. Kėtu i referohem konceptit tė konsensusit publik. Nėse njė poet ka menduar qė poezia e tij ta shprehė vetminė, si dhe pėr ēdo lexues kompetent e njėjta poezi tė bartė apo shprehė vetėm sensin se muzgu ėshtė duke u afruar, atėherė ky unanimitet publik do tė krijonte njė rast apo njė shkas shumė tė fortė (nė kėtė rast tė veēantė) pėr irelevancėn praktike tė qėllimit tė autorit. Por, kur mund tė thuhet se ka ndodhur njė unanimitet i tillė? Nėse nė pėrgjithėsi do tė ketė ndodhur, atėherė nuk do tė kishte probleme as me interpretimin.

Miti i konsensusit publik ka qenė thuajse vendimtar nė arritjen e pranimit tė gjerė dhe tė hapur tė doktrinės, sipas sė cilės thuhet se qėllimi i autorit ėshtė irelevant nė raport me atė qė e thotė teksti. Ky mit lejon njė besim tė fshehtė se "ajo qė thuhet" nė tekst ėshtė njė fakt publik, fakt qė zotėrohet krejtėsisht me anė tė normave publike. Por, nėse ekziston domethėnia publike, atėherė pse ne, qė nė njėfarė mėnyre jemi vetė publiku, nuk pajtohemi? A thua ėshtė njė grup nė mesin tonė qė e konstituan publikun e vėrtetė, ndėrsa tė tjerėt janė heretikė apo tė jashtėm? Me anė tė sė cilit standard ėshtė gjykuar se mungon qasja korrekte normave publike pėr tė gjithė kėta lexues, tė cilėt janė (pėrveē tekstit nė duar) lexues kompetentė tė teksteve? Ideja e domethėnies publike nuk ėshtė sponsoruar nga qėllimet e autorit, por nga njė konsensues publik, i cili ėshtė bazuar nė njė gabim fundamental tė logjikės dhe vėzhgimit. ėshtė njė fakt empirik se nuk ekziston konsensues e gjithashtu ėshtė edhe gabim logjik qė tė tentosh tė ngritėsh njė koncept stabil normativ (si p.sh. domethėnien publike) jashtė njė koncepti deskriptiv jostabil. Domethėnia publike e njė teksti nuk ėshtė as mė pak e as mė shumė sesa ato domethėnie qė publiku arrin tā€™i konstruktojė nga teksti. Ƈdo domethėnie qė konstruktohet nga dy apo mė shumė anėtarė tė publikut ėshtė njė fakt ipso pėrbrenda normave publike qė e zotėrojė gjuhėn dhe interpretimet e saj.

Vox populi: vox populi.

Nėse teksti e nėnkupton vetėm atė qė e thotė, atėherė thuajse ai nuk thotė asgjė. Atėherė thėnia e tij nuk ka vetekzistencė, por do tė jetė njė e thėnė e autorit apo e lexuesit. Prandaj, teksti nuk ekziston as si njė sekuencė e fjalėve, pėrderisa ai tė mos konstruktohet; deri nė kėtė gjendje ai mė shumė ėshtė njė sekuencė e shenjave. Nganjėherė fjalėt mund tė kenė edhe homonime (sikur qė me anė tė analogjisė mund tė kenė homonime edhe tekstet ndėrmjet tyre), por nganjėherė e njėjta fjalė mund tė marrė kuptime tė tjera dhe tė bėhet thuajse njė fjalė tjetėr. Pėr shembull, kur ne e lexojmė Oden e Wordsworthit nė frazėn "most worthy to be blessed" nuk dimė se a duhet ta nėnkuptojmė "most" si njė superlativ, apo ta marrim si njė intensifikues, pra si njė "very". Prandaj, edhe nė kėtė rrafsh tė thjeshtė, hetojmė se shenjat mund tė organizohen dhe konstruktohen nė mėnyra tė ndryshme, dhe pėrderisa ato nuk konstruktojnė njė tekst tė caktuar nuk "thonė" asgjė.

4. "Domethėnia e autorit ėshtė e paarritshme"

Ne tė gjithė e dimė se jemi tė ndryshėm nga autori, dhe kur e dimė kėtė fakt ne nuk mund tāˆšā‰ i reprodukojmė mendimet e tij nė veten tonė, por edhe nėse kjo gjė do tė ndodhte me anė tė ndonjė aksidenti, prapseprapė nuk do tė ishim tė sigurt tė konstatonim se e kemi arritur njė gjė tė tillė. Por, fundi i fundit, pse tė merremi ne me kėtė punė, thuajse tė pamundur, kur dihet se energjinė tonė mund ta derdhim pėr ta realizuar njė detyrė mė tė dobishme, siē mund tė jetė pėr shembull bėrja e njė teksti relevant pėr brengat dhe gjykimet tona prezente. Qėllimi pėr tė reprodukuar njė tė kaluar private dhe tė paarritshme duhet tė pėrjashtohet duke u cilėsuar si njė ndėrmarrje e pavlerė. Natyrisht, ėshtė esenciale tė dihen disa fakte publike pėr gjuhėn dhe historinė me qėllim qė tė mos i humbim aluzionet ose ta bėjmė ndonjė gabim nė raport me kuptimin modern tė fjalėve, por kėto detyra tė parakohshme mund tė themi se mbesin kryesisht nė domenin publik dhe nuk kanė tė bėjnė shumė me botėn private, e cila thuajse e tejkalon atė qė mund ta arrijė gjuha e shkruar.

Para se tė fillojmė e tė prekim nė ēėshtjen kryesore tė kėtij argumenti - pra kryesisht pėr atė qė po themi se domethėnia apo qėllimi i autorit ėshtė diēka qė nuk mund tė dihet - do tė dėshiroja qė ta filloja njė vėzhgim lidhur me argumentin ndihmės pėr tė respektuar dimensionet publike dhe private tė domethėnies sė tekstit. Sipas kėtij argumenti, do tė ishte gabim qė ta pėrziesh kėtė fakt publik - kryesisht gjuhėn, - me njė fakt privat - kryesisht mendjen e autorit. Por, unė kurrė nuk kam ndeshur nė njė interpretim qė ka nxjerrur domethėnie tė pastėrta private nga njė tekst. Natyrisht se njė interpretues mund tė nxjerrė domethėnie tė cilat sipas gjykimit tonė mund tė mos nėnkuptohen domosdoshmėrisht nga fjalėt qė i vendos autori, por nė kėtė rast ne do ta hidhnim poshtė kėtė interpretim jo pėr faktin se ėshtė privat, por pėr faktin se do tė mund ta cilėsonim si tė gabuar. Kjo domethėnie, do tė thoshim ne, nuk mund tė nėnkuptohet me anė tė kėtyre fjalėve. Nėse skepticizmit tonė do tā€™i bashkangjiteshin tė gjithė lexuesit e interpretimit, atėherė do tė ishte e arsyeshme tė thuhej se interpretimi ėshtė privat. Megjithatė, janė tė rralla interpretimet tė cilat nuk kanė sė paku disa pėrkrahės, dhe nėse do tė kishte vetėm disa sish, atėherė edhe domethėnia nuk mund tė cilėsohet si private; do tė ishte e pamundshme.

Pa marrė parasyush se a arrin njė interpretim ta bindė njė person tjetėr, ai nė vetvete dėshmon pėrtej dyshimit se fjalėt e autorit publikisht mund tė nėnkuptojnė njė domethėnie tė tillė. Qė kur domethėnia e interpretuar i ėshtė bartur njė personi tjetėr, nė fakt te dy a mė shumė persona, pyetja mė sinjifikative qė do tė bėhej me kėtė rast do tė ishte: "A thua a autori mė tė vertetė e ka pasur pėr qėllim ta arrijė kėtė domethėnie publike me anė tė fjalėve tė tij?". Tė kundėrshtosh dhe ta cilėsosh kėtė domethėnie si shumė personale dhe mosarritje e asaj qė ėshtė synuar ėshtė gjykim legjtim estetik dhe moral, por kjo ėshtė jorelevante sa i pėrket ēėshtjes sė domethėnies. Kjo domethėnie - nėse autori ka dashur ta nėnkuptojė atė - e ka dėshmuar vetveten duke u bėrė publike, dhe nėse interpretuesi arrin qė kėtė punė ta bėjė bindshėm, domethėnia mund tė bėhet e pranuar dhe e hapur pėr njė publik shumė mė tė gjerė. Thjesht do tė ishte vetėmohuese nėse ndonjė anėtar i po kėtij publiku tė thoshte se "po, po e hetoj se autori e ka menduar kėtė, por ky ėshtė njė mendim privat e nuk ėshtė mendim publik".

* Ky kapitull ėshtė marrė nga libri i E. D. Hirsch, Jr. Validity in Interpretation, Yale University Press, 1967 ku mėpastaj kanė vazhduar ribotime tė shumta tė tij (nėnvizim i pėrkthyesit N. K.)

Pėrktheu nga anglishtja: Nysret Krasniqi

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara