HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ka etje Nėna e Dritės

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi Sa herė qė flitet pėr Nėnėn Terezė, ma thotė mendja, kujdes me fjalėn. Kujdes, sepse sado qė tė mundohem tė them diēka pėr figurėn e ndritur, qė njerėzimi i shekullit e thirri Nėnė Tereza, fuqia e fjalės ėshtė e vogėl pėr tė pėrshkruar madhėshtinė e saj.

Pėr humanizmin e saj u mahniten njerėzimi, u shkruan qindra libra nga autor tė ndryshėm. Mirėpo nėse lexojmė me vėmendje letrat qė Gonxhja kishte shkruar, na del jo vetėm njė njeri nė shėrbim tė Zotit dhe njeriut, por edhe njė mendje aq e kthjellet sa qe me etikė dhe filozofi pėrshkruan rrugėn e Zotit, "Jeta ėshtė vet jeta e Zotit nė ne".

Studiuesi i madh, Profesor Anton Nikė Berisha, duke pasur parasysh figurėn e Gonxhe Bojaxhiut dhe njohuritė jo tė mjaftueshme qė kemi ne populli i Nėnė Terezės, pėr shenjtoren, me njė punė pėrkushtuese dhe argumente shkencore e bėnė edhe njė hap pėrpara nė njohjen e nėnės tonė tė dritės. "Jeta ėshtė vet jeta e Zotit nė ne", ėshtė njė libėr qė donė koncentrim maksimal dhe njohuri tė tė kuptuarit pėr ta marrė vesh filozofinė mbi njeriun dhe humanizmin si virtyt mė i lart i njerėzor. Profesor Berisha duke qene edhe njohės i mirė i Italishtes, popull ky qė bėri shumė pėr figurėn e Nėnė Terezės nė pėrkthimin e letrave dhe shkrimeve e librave nga njohės tė shenjtores dhe persona tė dorės sė parė, Berisha sjell para lexuesit shqiptar nė mėnyrė ta argumentuar dy cilėsitė me pėrmasa brilante: veprimin dhe pėrmasėn hyjnore.

Kėshtu na del konkretja ose ajo qė shihet. Qė kur ajo vendos ta vej vetėn nė shėrbim tė shtresave mė tė ulėta dhe mė tė harruara, varfanjakėve dhe tė sėmurėve, Nėna Terezė kapėrcen mundėsinė dhe bėhet vet veprimi. Nė esencė kjo paraqet njėrėn nga anėt e saj nė dimensionet e pėrmasave madhėshtore qė rrallė herė njeriut i vije njė njeri i tillė. Ndonėse kemi parė disa shkrime e libra pėr Nėnė Terezėn, shumica merren me anėn tjetėr. Pra me Gonxhen shenjtore, me Nėnėn Terezė kur ajo veē ishte bėrė e njohur si personalitet. Pėr mua libri "Nėnė Terezė: Jeta ėshtė vet jeta e Zotit nė ne" e autorit Anton Nikė Berisha ėshtė njė hap mė afėr njohjes me Gonxhen Dardane, me dy shpirtra njėrin pėr Zotin tjetrin pėr njerėzimin. Pėr ēka mendoj se ne na duhet, si buka qė e hamė, njohja mė e madhe me figurėn prej mė tė ndriturave nė shekullin qė lamė pas nė mbarė botėn.

Kėtu Berisha ka kujdes dhe me zgjuarsi ka depėrtuar nė leximin e komunikimeve tė Nėnė Terezės me Zotin, kur ajo thotė me ketė dhe atė datė, Zoti ka ndėrhyrė qė tė shėrbej kėtu, pastaj nė Indi, atje ku njerėzimi kishte mė sė shumti nevojė pėr Nėnė Terezėn.

"Kam etje"

"Pėr tė dalė i suksesshėm nė rrugėn qė ke marruar, gjithmonė duhet pasur njė koncept tė sigurt dhe atėherė do ta arrish", e kishte thėnė filozofi Anglez Xhejms Eduards nė vitet e tridhjeta nė njė studim filozofik pėr tė arriturat e njerėzve dhe sukseset e mėdha.

Nėna ishte tepėr e siguritė nė rrugėn qė kishte marr, madje vendosmėria e saj ishe aq e madhe sa qė me po aq fuqi ėshtė pėrmbushur ideja dhe pėrkushtimi nė shėrbim tė njeriut tė varfėr.

Sipas kėtij parimi Nėnė Terezė mbante nė mend dhe nė shpirt atė thėnien e Krishtit "Kam etje". Nė ketė kuadėr Ajo mė shumė vepron se sa thotė fjala. Sado qė tė thuhet e thuhet, veprimi ėshtė shumė herė mė i fuqishėm, sidomos sipas konceptit tė saj qė ishte koncepti i Krishtit, gjithēka pėr Zotin dhe tė varfrin. Anton Nikė Berisha duke iu referuar shkrimeve tė shumta pėr Shenjtoren, stis tė vėrtetėn pėr njė tė vėrtet tė madhe - Nėnėn Tereze.

Autori nxjerr disa tė thėna tė shenjtores si: Hyji dashuria banon brenda nesh, Hyji ėshtė dashuri dhe kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė, fuqia mė e madhe mbi tokė ėshtė muzika e shpirtit, vuajtja e pėrtėrinė dashurinė nė shpirt, e tė tjera, qė njėherit janė dėshmi e mirė pėr ta njohur gjenialitetin e Nėnės nė mendime dhe shprehje. Kurse sa i pėrket anės tjetėr apo Hyjit, vet shenjtėrimi dhe dėshmitė nga njerėzit nė procesin e shenjtėrimit tė saj, por qė ėshtė mė esenciale cilėsimi i saj si shenjtore pėr sė gjalli, flet pėr njė veēanti. Ėshtė me rendėsi poashtu mėnyra e qasjes sė Berishės pėr Nėnėn e Dritės. Ai ėshtė i vetėdijshėm se ka tė bėj me njė personalitet tė madh, prandaj del nga vetja dhe subjektivizmi dhe shtron me fakte, pa ndonjė ngarkese tė tepruar gjithė atė qė ai e sheh tė nevojshme pėr lexuesin dhe studiuesit e rinj tė Nėnė Terezės.

Duke u bazuar nė parimin " e vėrteta ėshtė mė e madhje", Anton Nikė Berisha i sjell disa analiza qė spikasin Shenjtoren si personalitet i tė gjithėve. Pėr ketė edhe ėshtė Nėna e Dritės. Ajo lutej sepse besonte fuqishėm, por edhe pse i shėrbente pėr tejkalimin e sėmundjeve, dhėmbjeve tė veta dhe tė tjerėve, por ē'ėshtė e vėrteta ajo kishte gjėnė mė tė fuqishėm lutjen, konstaton Berisha. Janė poashtu me rėndėsi edhe vlerėsimet e njerėzve qė e dhanė pėr tė, si ai "mė shkonte mendja nganjėherė se ajo nuk ėshtė vetėm njerėzore por diē mė shumė", gjėra kėto qė kanė bėrė, qė vet njeriu qė njohu nga afėr Nėnėn, tė ndihet mė afėr me Zotin.

Letrat e Nėnės

Janė tė njė rėnėsie tė veēantė edhe letrat e saj dėrguar Kryeipeshkvit tė Kalkutės Ferdinand Périer-it dhe priftit Celeste Van Exmit.
Anton Nikė Berisha sjell pėr lexuesin shqiptar edhe testamentin shpirtėror tė Nėnės Terezė qė ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr tė.
Nėse i bėjmė njė vėshtrim pak mė tė thuket letrave qė ajo ua shkroi kryeipeshkvit tė Kalkutės dhe priftit, pėrveē se ka nivel tė larte tė komunikimit njerėzor, vėrejmė njė pėrkushtim, vendosmėri dhe vullnet tė madh. Autori Berisha i ka marrė nga shumė libra, letrat dhe shkrimet e saj duka na sjellė njė libėr qė siē e vlerėson edhe vet Ai ėshtė vetėm njė pikė, bėrė pėr Nėnėn Terezė, kurse Unė mendoj se kjo pikė ėshtė njė pikė madhe qė pėr ne deri me sot prej mė tė mėdhave pika. Edhe po tė shkruajmė me ditė e me vite, pėr Gonxhen tonė e tė botės, prapė nuk kemi me mujt me thanė tamam, kurse pėr librin e Profesor Berishės shkurt do tė them: "Njė qiri pėr Nėnėn e Dritės.
Kurse esenė do ta pėrmbylli me thėnien e Nėnės "Unė jam vetėm njė vegėl nė dorėn e Zotit", qė nuk di shprehje mė tė fuqishme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara