HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare rrėfen pėr veprėn e tij tė fundit, marrėdhėniet me Enver Hoxhėn dhe Kosovėn

-- intervista nga Eni VASILI, 06 December 2008

Ismail Kadare Pėr herė tė parė, shkrimtari i madh Ismail Kadare rrefen nė emisionin “Studio e Hapur” pėr librin e tij mė tė fundit. Kadare flet pėr procesin e shkrimėsimit tė veprės sė tij, marrėdhėnien e tij me lexuesin, regjimet, takimin e tij me diktatorin Hoxha dhe shumė tema tė tjera qė shqetėsojnė sot shoqėrinė dhe mendimin intelektual nė Shqipėri.

Nė panairin e librit doli libri juaj mė i ri, "Darka e gabuar". Sipas informacioneve ky libėr ka shėnuar njė rekord shitjesh, gjė qė hedh poshtė edhe idenė qė lexuesit shqiptarė nuk janė mė lexues tė mirė?

- Mendoj se ky ėshtė nje mendim i gabuar. Pėrgjithėsisht eshte nje paragjykim planetar qe lexuesi i sotem ka pėsuar njė degradim bashke me tė edhe lexuesi shqiptar. Ky mendim bie ndesh me realitetin. Sot mė shumė se kurrė ka libra qė botohen, ka letėrsi qė botohet dhe pėr pasojė mė shumė se kurrė ka lexues. Ka ndodhur njė ndryshim nė ish- boten ish-lindore, ish-komuniste, ku leximi ka qenė mė i zhvilluar pėrpara pėr arsye tė kufizimit tė jetės, pėr arsye fatkeqe. Tani lexohet mė pak sepse lexuesi ka mundėsi pėr tė ndjekur njė zhvillim kulturor normal, jo vetėm me leximin. Por lexuesi shqiptar mbetet sic ka qenė; unė e kam thėnė gjithmonė, njė nga lexuesit mė tė mirė nė Europė, me njė bonsens tė zhvilluar. Por pas njė traumatizimi kaq tė gjatė tė njė izolimi tragjik, leximi pėsoi njė humbje drejtpeshimi. Tani ai ėshtė duke u rikthyer ngadale, lexuesi eshte duke u rikthyer tek libri. Janė gjėra qė nuk ndodhin menjėherėsh, por varet edhe cfarė i ofrohet lexuesit. Me kėtė libėr pata pak a shumė lexuesin e mėparshėm, pra njė lexues tė konsiderueshėm. Kuptova qė bonsensi vazhdon dhe lexuesit nėse i ofrohen gjėra me vlerė ai do tė rikthehet, pra nuk ka kokėfortėsi apo braktisje tė letėrsisė.

“Darka e Gabuar”, si vepra mė e arrirė. Keni kulminacion nė mjeshtėrinė e shkrimit. Ju vetė e keni ndjerė kėtė nė procesin e shkrimit?

- Zakonisht ndodh njė gjė e tillė, qė shkrimtari cdo vepėr tė fundit kur e fillon kujton se po bėn nje kulminacion, pastaj shumė shpejt e qorton kėtė mendim dhe e ndjen shumė shpejt vendin. Kėshtu qė nė fillim nuk ka vlerė vlerėsimi qė i bėn shkrimtari veprės sė tij te fundit qe ėshtė e favorizuar nė kokėn e tij. Tani qė ka kaluar njė farė kohe qė ėshtė botuar vepra dhe vėrtetė ėshtė njė nga librat e mi mė tė mirė.

Ēfarė ndodh nė fillesėn e shkrimit tuaj? E keni ngjarjen nė kokė nga fillimi nė fund? Si lindin personazhet?

- Kjo ėshtė njė pyetje nga ato qė quhen profesionale. Zakonisht pėrgjigja ėshtė e ndryshme pėr shkrimtarė tė ndryshėm sepse ashtu ėshtė e vėrteta, por unė do tė bėja njė ndarje tjetėr. Pėr zona tė ndryshme tė letėrsisė pėrgjigja ėshtė e ndryshme sepse nė zona tė ndryshme tė letėrsisė, pra, letėrsisė sė rėndomtė, letėrsisė serioze mbi seriozen, letrėsisė sė madhe, shpjegimet janė tė ndryshme. Ligjet e letėrsisė ndryshojnė, sipas kėtyre qė unė i quajta zona tė saj cka ėshtė ligj pėr njėrėn zonė nuk ėshtė pėr tjetrėn. Ligjet absolute janė tė asaj qė quhet letėrsi e madhe. Sa mė e thjeshtė tė jetė letėrsia, sa mė e rėndomtė aq mė e shpjegueshme ėshtė. Sa mė e ndėrlikuar tė jetė letėrsia, sa mė vlera tė mėdha, aq mė pak e shpjegueshme ėshtė.

Shkrimtarėt qė pretendojnė tė kenė njė letėrsi serioze, jo se refuzojnė, por mundohen tė mos japin shpjegime pėr veprėn e tyre sepse e dinė qė shpjegimet nuk janė tė sakta. Kjo lloj letėrsie ka shpjegim shumė tė kufizuar dhe tė mjegullt pėr fat tė saj, dhe kėshtu duhet tė jetė. Prandaj cdo shpjegim qė do japė shkrimtari ėshtė i pasaktė, pėr tė mos thėnė qė duke folur para publikut ai do tė thojė me mendjen e tij "o zot cpo them, nuk po them tė vėrtetėn”; sepse e vėrteta e krijimit ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u shprehur, pėr t’u treguar. Dhe e kam pėrsėritur nė njė ese, ėshtė e patregueshme, dhe prandaj ėshtė mendimi qė kam shprehur dhe unė se cėshtjet e laboratorit shkrimtari ska pse pėrpiqet t’i tregojė sepse laboratori ka lindur pėr tė dhe do tė vdesė bashkė me tė.

Nė fakt "Darka e gabuar" ka dhe personazhe qė kanė ekzistuar vėrtetė…

- Po ėshtė e vėrtetė, po baza nė letėrsi nuk ka asnjė rėndėsi. Nisesh nga njė fakt krejtesisht i rrokshėm i jetės, nisesh nga njė fakt i shpikur prej teje. Letėrsia pėrfundon qė pjesa mė e bukur e saj dhe me mė vlerė ėshtė ajo cka trillon shkrimtari nė mendjen e vet. Edhe kur bazohet nė njė fakt tė vėrtetė. Ka qindra fakte tė vėrteta tronditėse nė historinė e botės qė nuk kanė dhėnė letėrsi sepse nuk janė trajtuar nga shkrimtarėt. Ka fakte mė tė thjeshta qė kanė dhėnė letėrsi tė madhe sepse janė trajtuar.

Ēfarė ndodh me procesin e shkrimėsisė sė Kadaresė pas njė kulminacioni tė tillė sic e quajtėm dhe mė parė, qė ėshtė “Darka e gabuar”, cfarė ndodh me veprėn pastaj?

- Mendimi i parė ėshtė qė tashmė unė duhet tė shkruaj njė vepėr sė paku si kjo, po jo mė pak tė mirė ose s’do shkruaj. Mendimi i pare i shumė shkrimtarėve qė shkruajne ėshtė se ndoshta kjo ėshtė vepra e fundit.

Ju e keni menduar kėtė?

- Po.

Qė “Darka e gabuar” mund tė jetė vepra juaj e fundit?

- Kam menduar dhe pėr shumė vepra, jo vetėm pėr kėtė. Ėshtė normale pėr njė shkrimtar.

Deri nė boshllėkun, nėse kemi… Do tė kemi apo jo njė vepėr tjetėr, cfarė ndodh? Ju prisni tė keni njė vepėr tjetėr? Nese kjo do tė jetė, ku ndodhet?

- Shkrimtari ka nė ndėrgjegjen e tij shumė vepra qė ai e di fare mirė qė nuk do tė dalin kurre nė dritė se nuk ėshtė ndonjė gjė e re pėr shkrimtarin tė jetė i zbrazėt ose i mbushur. Gjendja e tij natyrale ėshtė qė ai ka njė rezervė qė ajo qė mund tė quhet njė vepėr negative qė s’ka parė dritėn e botimit e qė nuk do ta shohė ndoshta asnjeherė. Gjithė puna ėshtė qė shkrimtari talentin e tij ta nxjerr nga ai bodrumi i tij; atė qė duhet tė mos nxjerr vepra qė mund tė rrinė atje duke i ngrėnė kohėn njė vepre tjetėr. Kėshtu qė unė kėtė e kam quajtur disa herė nė shkrimet e mia, si tė thuash, njė lloj apologjie negative tė shkrimtarit.

Madje kam thėnė dhe kėtė, qė pėr tė prishur njė pjesė tė kėsaj vepre ajo ka nevojė tė prishet, tė mos e rėndojė ndėrgjegjen e tij, mendjen e tij. Do njė farė energjie; domethene shkrimtari harxhon energji kur krijon ose kur prish nje pjesė tė veprės. Sigurisht energjia qė harxhon pėr tė prishur ėshtė gjithmonė shumė mė e vogėl se ajo pėr tė ndėrtuar, dihet. Rėnimi ėshtė shumė i lehtė, por do njė farė pune sidoqoftė. Prandaj ndėrgjegjia e tij punon qė kjo vepėr dhe kjo tė zbrazet prej tyre, tė ndahet prej tyre dhe tė thotė "lamtumirė, mos mė shqetėsoni mė" dhe tė lejė ato qė duhet, qe kanė shans, qė mund tė dalin. Megjithatė shumė vepra ngelen pa dalė kurrė dhe kjo s’ka pse tė shkaktojė ndonjė keqardhje.

Keqardhje do tė ishte nėse vėrtetė “Darka e gabuar” do tė ishte vepra e fundit, tė paktėn pėr mua personalisht, po dhe pėr shumė lexues do tė ishte. Pėr juve, ndjeni keqardhje nėse kjo do tė ishte e vėrtetė?

- Jo, derisa ajo mund tė kthehej nė veprėn e fundit. Le tė kthehet ashtu e kėrkonte... Kjo botė ėshtė shumė e egėr, bota e letėrsisė. Bota e letėrsisė ėshtė nga mė tė ashprat sepse seleksionimi i saj ėshtė mizor. Ajo nuk ka mėshirė. Letėsia s’ka mėshirė, nuk mund tė bėsh tolerant me tė. Ajo qė nuk duhet tė ekzistojė le tė mos ekzistojė, ska asgjė tė keqe.

Ėshtė njė filtėr i vetvetes, njė filtėr qė e ben vetvetja apo ...

- Po filtėr qė e bėn ndėrgjegjia e shkrimtarėve njė pėr njė dhe njė farė lloj ndėrgjegjie nėse do ta pranojmė e letėrsisė kolektivisht.

Ju vazhdoni tė shkruani nė kafene. Ėshtė njė pyetje me tepėr pėr tė shuar njė kuriozitet. Ėshtė njė mani, sepersticion, njė komoditet?

- Keni tė drejtė t’i pėrdorni tė gjitha epitetet, mani, supersticion, trill kaprico, megalomani, budallallėk, vanitet, tė gjitha janė pėrdorur pėr shkrimtarėt qė punojnė nė kafene. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu. Mund tė ketė shkrimtarė qė venė nė kafene, nuk i shtyn asgjė, venė se kėshtu kanė shkuar tė tjerėt para tyre dhe kanė qenė shkrimtarė interesantė dhe kanė krijuar njė farė legjende qė punojnė nė kafene. Kryesisht sa kanė krijuar Parisi, Vjena, kryeqytetet e para tė Evropė. Tani kjo, universi i kafeneneve po pėrhapet dalengadalė nė botė, po pushton vende qė se kanė njohur, por kjo ėshtė... Ata qė janė mėsuar ose ata qė kanė shkuar mė parė nė kafene tė punojnė, ėshtė njė nga vendet mė komode pėr tė punuar. Nuk ėshtė problemi thjesht sic thuhet, jo nė shtėpi tė pengon telefoni, tė mungon dikush qė hyn ose del.

Jo! Kafeneja ėshtė njė lloj posti i luftės, atje shkon si ushtari qė shkon nė luftė e s’ka punė tjetėr, do tė bėjė luftė ose jo. Atje shkrimtari shkon pėr tė punuar, mendja e tij zhvishet mė mirė se nė cdo mjedis tjetėr nga trysnia e kot e jetės. Atje stereotipet janė tė gatshme, aroma e kafenesė ku hyn kamarieri qė tė njef pa tė pyetur "Zotėri cfarė doni", e di fare mirė, ta sjell atje, t’i punon. Krijohet njė gjendje pune qė nė njė mjedis tjetėr do tė kėrkonte disa dhjetra minuta qė ajo qė quhet e famshmja e ardhur nė formė, ose nė mėnyrė mė vulgare frymėzim, qė pėr mua ėshtė shumė e dyshimtė si shprehje, ėshtė njė tjetėr gjė qė quhet frymėzim, sigurisht. Ėshtė dicka po ashtu sic mendohet jo qė doli hėna, iku hėna u frymėzua shkrimtari, kėto janė gjėra shumė...

Le tė flasim pėr frymėzimin, cfarė ėshtė frymėzimi pėr Kadarenė?

- Hyn nė atė shpjegimin e vėshtirė qė thashė unė. Janė njė sėrė faktorėsh qė krijon atė qė quhet frymėzim. Kėshtu qė kafeneja ėshtė vėrtetė mė komode dhe me njė efikasitet tepėr tė lartė tė punuari. Atje nuk rri kot njeriu kur shkon pėr punė.

I keni shkruar tė tėrė librat tuaj atje?

- Jo. Nė Shqipėri pėr shembull nuk punoj dot nė kafene sepse meqėnėse ėshtė vendi i vogėl dhe njohja ėshtė e tillė, kjo gjė bėhet e pamundur, nuk punohet. Njerėzit nuk tė shqetėsojnė sigurisht, po mjafton qė tė shikojnė nė dritė tė syrit dhe nuk shkruhet.

Zoti Kadare a mund tė ndajmė sonte sė bashku mendime pėr dashurinė, pėr vdekjen, pėr pavdekėsinė, e njė shkrimtari? Ju tremb vdekja ju pėr shembull?

- Jo, zakonisht unė mendoj se shkrimtarėt nuk i tremb vdekja, zakonisht. Sigurisht si grup shoqėror, si njė kastė, si t’i quajmė njė shoqėri, komunitet njerėzor, shkrimtarėt janė mė pak tė ndjeshėm, ose krijuesit pėrgjithėsisht nga vdekja sepse punojnė me tė, janė mėsuar shkruajnė pėr tė. Vetė letėrsia ėshtė njė art qė njė pjesė tė trupit tė saj, e ka nė vdekje vetvetiu. Ėshtė shumė e lidhur me mosjetėn, mos tė pėrdorim fjalėn vdekje. Kėshtu qė derisa punon me kėtė lėndė, derisa i ke futur duart nė kėtė lend, vetvetiu je mėsuar me tė, vetėvetiu.

Flasim pėr dashurinė, po me dashurinė a mėsohet shkrimtari? Sa dashuri kanė veprat e Kadaresė?

- Mua disa herė mė kanė bėrė vrejtjen qė s’para ka dashuri shumė. Nuk ėshtė e vėrtetė. Unė mendoj se ka, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u pėrcaktuar ka a s’ka dhe tė bėsh njė gjė jo fort te nevojshme, nė kuptimin qė tė diskutohet njė gjė e tillė. Unė mendoj se mė kanė kritikuar disa herė qė ka pak femra qė zėnė vend, ose dhe kur zėnė vend janė si tė thuash tė pakta, disa janė me difekte, nuk e di si. Po unė nuk mendoj kėshtu. Mendoj se ka aq sa duhet. Une s’e kam menduar fare kėtė pėrqindje se sa duhet tė ketė sepse letėrsia nuk ėshtė si tė thuash filxhan kafeje, disa e duan me pak sheqer, disa me shumė. Letėrsia ėshtė tjetėr gjė. Por pėr shembull ky libri i fundit pėr fat tė keq ėshtė pėlqyer nga lexuesi shumė. Po e mendoja njė ditė. Ky nuk ka dashuri ose ka pak, ka shumė pak, pėr cudi kėshtu ka qėlluar. Nė librat e tjera unė kam personazhe femėrore, kam histori dashurie, nuk janė zotėruese sic ndodh, po janė pėrsėri zonat e letėrsisė, zonat e poshtme tė letėrsisė kanė shumė mė tepėr dashuri ose kujtojnė se kanė.

Zonat e larta bėhen gjithmonė e mė tė vėshtira…

- Ėshtė e vėrtetė ka shumė. Po tė shikoni zona e larta tė letėrsisė, ta zėmė njė kryevepėr tė padiskutueshne botėrore, “Don Kishoti”, s’ka dashuri fare ose ka njė dashuri njė karikaturė tė dashurisė, njė tallje, e pengon kėtė vepėr? Jo. Po tė marrim njė vepėr si “Hamleti” ka njė dashuri tė dėshtuar ose njė moskuptim, asgjė tjetėr. Nuk ėshtė e thėnė qė tė ketė. Mund tė ketė fare mire. E gjithė vepra e Dantes ėshtė e mbrojtur nga njė dashuri e tėrthortė, por veprat e tjera tė mėdha… Kafka ka shumė pak, qė tė vijmė tė shkrimtarėt modernė, Xhojsi ka shumė pak; se janė shkrimtarėt e sotėm qė duhet relativisht tė kishin mė tepėr meqėnėse dashuria ėshtė njė ndjenjė qė nė botė ėshtė shtuar.

Tė flasim pėr letėrsinė. Cfarė ėshtė letėrsia pėr ju Kadare? Ėshtė realitet i gjithėhershėm apo mė tepėr se kaq? Mė pak se kaq?

- Letėrsia ėshtė pėr mua njė lloj jete paralele. Disa herė i ngatėrroj me jetėn. Quhet vlerė e letėrsisė sa e pasqyron ose jo jetėn. Unė mendoj se ėshtė pak e kundėrta. Letėrsia nuk ka merak sa e pasqyron ose jo jetėn. Ajo mund tė jetė e fuqishme, duke e pasqyruar jetėn, po dhe aq e fuqishme duke mos e pasur aspak. Me njė fjalė marrėdhėniet e saj me jetėn, janė shumė tė ndėrlikuara. Unė njeherė diku e kam shkruar, “Jeta saē ėshtė mikja mė e madhe e letėrsisė aq dhe armikja mė e madhe e saj”, sepse ajo kur hyn nė mėnyrė tė dhunshme nė letėrsi, kur e ka pjesėn e vet mė shumė se c’duhet ta ketė e dėmton letėrsinė. Ashtu sikurse mungon e dėmton letėrsinė. Letėrsia ėshtė njė jetė paralele, sepse po tė ishte pasqyrim i jetės, njerėzit s’do kishin shumė nevojė pėr tė. Ajo ėshtė jetė qė ndryshon nga jeta dhe kėtu ėshtė gjithė misteri i saj. Ėshtė njė jetė qė ... dhe ngjan pra, dhe nuk ngjan me jetėn. Njė letėrsi qė ėshtė ajo qė ėshtė quajtur njė letėrsi natyraliste.

Ka qenė njė letėrsi e dėshtuar, qė e pasqyronte jetėn me shumė besnikėri. Nuk ka nevojė lexuesi pėr atė jetė, s’ka nevojė t’i tregosh t’i ē’bėn ai nga mėngjesi nė darkė. Disa herė ka pas njė keqkuptim tragjik, duke thėnė pse kjo ėshtė jeta kur ka vepra, mjedise ose gjendje tė ndėrlikuara dhe thonė se kjo sidomos nė komunizėm mė kujtohet, problemi numėr nje i shkrimtarėve ishte se kjo ėshtė jetė e punėtorėve, fshatarėve, intelektualėve. Po ēfarė i duhet njeriut tė lexojė nė libra atė qė jeton nga mėngjesi nė darkė. Aspak si duhet. Mirėpo keqkuptim ka qenė tragjik. Dukej sikur kjo i duhej njeriut. Nė fakt kjo ishte pėr ta shkatėruar letėrsinė, pėr tė dhėnė njė letėrsi tė pa vlerė qė nuk i hyjnė nė punė askujt. Prandaj pjesė tė jetės janė interesante pėr letėrsinė, kurse pjesė tė mėdha janė tė pavlera. Cilat janė kėto pjesė tė jetės? Kėtu ėshtė pastaj talenti i shkrimtarit, projeksioni i tij ku bie, drita e tij? Pėr dikė ndricohet ajo pjesė e jetės qė atij i duket me vlerė pėr letėrsinė, minierė, dhe tjetrit i duket asgjė. Kėtu pastaj ndahen shkrimtarėt, prandaj letėrsia ėshtė interesante, prandaj po theksoj ėshtė njė jetė paralele, njė plotėsuese e jetės dhe jo njė vazhdim i jetės, njė pasqyrim i saj, njė plotėsuese e saj, nje jetė tjetėr, njė planet tjetėr.

Meqe jemi kėtu, Ismail Kadare pėr se shkruan? Letėrsia ėshtė fati juaj?

- Letėrsia ėshtė njė vlerė nė vetvete. Ėshtė e pavarur nga detyrimet misionare, nga detyrimet e tjera tė shkrimtarit, etj etj. Shkrimtari do tė lozi edhe njė rol shoqeror nė jetė. Nuk pėrjashtohet tė ndihmojė shoqėrinė, jetėn e vet, popullin e vet, kombin e vet. Po nė qoftė se letėrsia ka vetėm kėtė qėllim ajo do tė jetė njė letėrsi tepėr e kufizuar. Nė historinė e popujve ekzistojnė tė tilla letėrsi. Ato janė letėrsi tė fisme nga morali i tyre, ato janė krijuar nga shkrimtarė qė quhen kombetarė, qė do tė thotė nė rradhė tė parė shkrimtar i flijuar pėr hir tė misionit qė ata marrin pėrsipėr ose qė u ngarkohet. Koha ua ngarkon dashur pa dashur. Ata sakrifikojnė artin e tyre. Pėr shembull Naim Frashėri njė pjesė e veprės sė tij nga ana profesionale ėshtė me njė vlerė tė diksutueshme artistike. Shkrimtarė tė tillė ka plot nė letėrsinė shqipe. Shpesh shkrimtarėt kombėtare, dy shkrimtarė kombėtar ka Shqipėria, Naim Frashėri dhe Gjergj Fishta, kanė sakrifikuar shumė nga arti i tyre pėr t’u shkrirė me peisazhin kombėtar, historic, shoqėror tė vendit tė tyre dhe pėr mua kėta janė shkrimtarėt e fundit kombėtar tė papėrsėritshėm, sepse besoj se nuk do ta kėrkoj koha. Nuk do tė ketė kohė tė tillė tė kėrkojė kėtė mision kaq tė madh tė shkrimtarit, si tė thuash shkrimtar- martir, kombėtar dhe martir, ose i flijuar.

Le tė flasim pėr regjime tė ndryshme dhe marrėdhėniet e shkrimtarit. Z. Kadare nė regjime tė ndryshme si ėshtė ky raport? Si ėshtė kjo marrėdhėnie?

- Kėtu ka shumė diskutime. Pėr kėtė gjė, zakonisht unė kam mendimin qė letėrsia nuk duhet asnjėherė ta quaje veten, ose tė pranojė tė quhet viktimė. Letėrsia botėrore ka njohur vec regjime tė egra zakonisht. Letėrsia ka 3 mijė vjet qė ekziston, ndėrsa historia moderne e njerėzimit ka 2 mijė vjecarė, letėrsia ka 3, ėshtė mė e vjetėr. Ajo zakonisht ka njohur periudha tepėr tė vėshtira, tepėr tė errata, ėshtė mėsuar me to. Letėrsia nuk ka frikė nga regjimet, qoftė dhe diktatoriale. Ėshtė ndryshe nga c’thuhet. Qe njė ide qė ne do tė ishim shkrimtarė tė shquar, tė mėdhenj, po ne na qėlloi njė kohė e keqe. Zakonsiht ka qenė kohė e keqe. Pėr letėrsinė nuk ka qenė kohė e mirė, zakonisht. Prandaj letėrsia nuk ka frikė nga kjo. Letėrsia nuk ėshtė viktimė. Letėrsia ėshtė po aq e ashpėr sa tirania dhe ky ėshtė fakti qė ajo mund tė luftojė me tė.

Ju a i keni bėrė retushime veprės tuaj? Retushime politike?

- Ėshtė njė nga spekullimet qė zakonisht bėhen ndaj shkrimtarėve. Janė disa klishe, njėra nga klishetė qė bėhet sė paku me mua ėshtė kjo cėshtja e retushimeve. Ėshtė njė gjė e pavėrtetė absolutisht nė thelb. Parimi i parė qė ėshtė absolut pėr tė gjithė shkritmarėt ėshtė qė shkrimtari ėshtė zot i veprės. Bėn ctė dojė me veprėn e vet. Po ndėrkaq ka njė parim moral, qė nuk ėshtė i pari po qė vjen paralel me to. Ose e kur ka kalime dramatike nga njė epokė nė tjetrėn sidomos nga njė tirani nė njė demokraci asnjė shhkrimtar serioz nuk retushon veprėn e tij me qėllime politike. Ajo veppėr qė ka nevojė pėr retushime politike ajo zakonisht ėshtė e dobėt, ajo nuk ka nevojė, bie vetė. Kurse vepra e vėrtetė nuk ka nevojė edhe kur ka mendime tė gabuara politike. Ashtu ishin mendimet. Shkrimtari ashtu e ka shkruar veprėn dhe nuk ka pse ta retushojė veprėn sepse moralisht ėshtė e dėnueshme. Shkrimtari veprėn e ka publike. Cdo lexues mund ta krahasojė dhe asnjė shkrimtar nuk do qė tė thotė lexuesi kėtu paska patur njė mendim prodiktatorial dhe e ka bėrė kundėr. Asnjė nuk e bėn kėtė gjė. Dhe nė veprėn time nuk ka tė tilla. Por retushe artistike shkrimtari bėn gjithė jetėn kur ka mundėsinė cdo rast tė botojė veprėn e tij ose ta ribotojė. Nuk ka shkrimtar, vetėm tė jetė ndonjė budall qė tė mos ta dijė, ka paragraf tė dobėt nga ana e teknikės sė tė shkruarit dhe tė mos i shmang me rastin e ribotimit. Kėtu janė dy probleme qė janė tė ndryshme nga njėra-tjetra. Nė veprėn timė ka retushe artistike gjuhėsore dhe nuk ka retushe politike. Keni vėllimin e pestė mė duket ėshtė "Dimri i vetmisė sė madhe".

Unė nuk mund tė them atje se me Hrushovin nė sallė nuk hyri Enver Hoxha, por hyri Enver Prifti. Ai ishte sic ka qenė. Nuk mund tė ndryshojė asgjė. As nuk mund tė ndryshojė fjalėn qė janė kėmbyer, janė historike. Pra unė kur lė personazhin e atij qė quhet diktator pėrse do tė kem frikė nga ngjyrime tė tjera tė kohės? Ėshtė fare pa kuptim. Ėshtė nė radhė tė parė njė mashtrim. Cdo t’i ndryshoja unė "Prillit tė thyer" qė ėshtė njė vepėr me gjakmarrje? Do t’i ndryshoja kėndin e pushkės kur qėllon ai, apo ku di unė peisazhin e malit ku ecėn? Ose “Kush e solli Doruntinėn”, cfarė do tė ndryshoja? Cfarė mund tė ketė? Ku janė ndryshimet politike?. Kur nė kėto vepra ka ngjyrime politike tė theksuara nuk ka ndryshime si “Dimri i Vetmisė sė madhe” ose romani im i famshėm pėr tė keq “Dasma” qė ka marrė namin tani si vepra ime mė e dobėt. Kur unė botoj veprėn mė tė dobėt, ia jap publikut, nuk i heq asnjė presje sepse e kam botuar si njė model. Ja njė vepėr qė quhet e dobėt e imja dhe nuk ka asgjė tė ndryshuar, as teknike dhe as gjuhėsore…dhe ka disa vepra. Dhe romani im i pare, “Qyteti pa reklama” nuk ka asnjė presje te ndryshuar sepse ėshtė romani iim i parė kur unė isha student 23 vjec. Pra ėshtė gjithė problemi fiktiv, i kotė dhe i pavėrtetė nė thelbin e tij.

Ju pėrmendet pak mė parė Enver Hoxhėn. Cila ka qenė marrėdhėnia juaj me tė. Ju e keni takuar atė?

- Njėherė ne jetėn time; midis klisheve qė thuhen se Kadareja hynte dhe dilte tek shtėpia e Enver Hoxhės. Kam hyrė njėherė nė jetėn time, nė vitin 1971, gati 40 vjet pėrpara. Dhe kjo ka qenė e para dhe e fundit. Mund ta kem takuar kur vinte tek Kongresi i Shkrimtarėve apo nė ditelindjen e tij kur shkonin 30 shkrimtarė dhe i jepnim dorėn tė gjithė.

Mund tė na thoni dicka mė shumė pėr kėtė takim?

- Takimin e kam pershkruar nė njė si mund ta quaj “kujtim ese”. Edhe pėr kėtė ka paturspekullime. Enver Hoxha para se tė vdiste, jo ai vetė, ndoshta ai vetė, por Instituti i Marksizmit i kėrkoi njerėzve qė kishin takuar Enver Hoxhen tė pėrshkruanin takimin me tė. Ishte e cuditshme se tė tėrė ata qė do tė pėrshkruanin takimin e dinin se ai tė tėra do t’i lexonte vetė. Dhe kuptohet se si tė gjithė ranė nė njė gjendje jo komode tė shkruash, tė bėsh njė farė portreti ose nje reportazh tė asaj qė ka ndodhur dhe tė bėsh portretin e tij si e ke parė ti duke e ditur qė ai do ta lexojė. Dhe unė kam shkruar takimin me tė, dhe ėshtė botuar pas vdekjes dhe kėtu ka qenė pabesia se u kėrkua para vdekjes dhe e botuan pa u dhėnė sqarimi se kur janė shkruar. Mirėpo ky fakt ėshtė i njohur dhe mund tė verifikohet plotėsisht. E kam pėrshkruar mė duket saktėsisht takimin, nuk ka elozhe ka njė pėrshkrim tė saktė duke thėnė kryesisht pėrshtypjen e mirė, mund tė them se pėrshtypja ashtu ka qenė nuk mund tė them se pata nga ky takim njė pėrshtypje tė keqe. Takimi ishte dy orė e gjysėm, ku unė kam folur disa minuta dhe ai ka folur dy orė e gjysėm. Po, ėshtė e vėrtetė.

Ēdo tė thotė kjo, se raporti ėshtė kaq shumėfish sa sigurisht duhet tė ketė edhe njė domethėnie?

- Nėse do kėrkohej njė domethėnie, ėshtė kjo qė ai kėrkoi tė linte njė pėrshtypje tė mire. Tregoi pėr mbledhjen e Moskės njė sėrė detajesh shumė interesante, bėri portretizime tė personazheve, tregoi gjendjen e vet shpirterore, trazimet e tij. Tregoi kujtime nga Gjirokastra, domethene foli, foli vazhdimisht ,duke dashur kryesisht, jam i sigurt normale qė njė shef shteti, partie epoke qė do tė merrte emrin e tij, do tė dėshironte tė linte njė pėrshtypje tė mirė ndaj shkrimtarit. Tani lind pyetja, po shkrimtari ndaj tij? Fakti qė unė fola shumė pak do tė thotė se me sa duket pėrshtypjen e kisha dhėnė me librat e mia dhe ndoshta nuk e kisha nė dorė tė flisja ose jo, se dhe nuk mund t’i prisja fjalėn, por edhe mund tė ndėrhyja. Njėherė i thashė “jam dakord me ju shoku Enver” dhe aty pėr aty thashė qė ky njeri nuk ėshtė mėsuar tė dėgjoj kėtė “jam dakord”. Njė gjė qė ne e themi nė jetėn e pėrditshme dhe thashė mė mirė ta kufizoj fare tė folurin dhe e kam dėgjuar.

Ka njė debat shumė tė madh pėr rishkrimin e historise, sidomos duke pėrfshirė periudhėn e komunizmit nė Shqipėri. Si mendoni se ėshtė parė kjo periudhė 18 vite pasi e kemi lėnė?

- Diskutimi ėshtė farė i qartė. Sigurisht qė njė epokė e caktuar qė quhet plotėsisht e gabuar nė jetėn e njė kombi ėshtė shkruar gabim sepse ėshtė shkruar nga fitimtari. Natyrisht qė historia e komunizmit do tė rishihet. Tė gjitha fazat e komunizmit janė shpjeguar nė mėnyrė tė gabuar dhe e vėrteta duhet rivėnė nė vend. Forcat shoqėrore qė kanė luftuar nė Shqipėri, lėvizjet komuniste, antikomuniste, lėvizja balliste, ajo mbretėrore tė gjitha kėto janė shkruar gabim dhe e vėrteta kėrkon qė ato tė rishihen. Prandaj mė duket kėmbėngulja qė tė mos rishkruhet historia. Cila histori? Kjo pjesė e historisė natyrisht qė do tė rishkruhet. Pjesa e mbretėrisė ka disa variante. Ajo qė ėshtė shkruar nė kohėn e mbretėrisė, ndoshta dhe ajo kėrkon retushim. Historia gjithmonė kėrkon saktėsime tė mėvonshme, nuk ka asgjė tė keqe. Por ajo ka mė pak nevojė, e aq mė pak ka nevojė historia mijėvjecare e Shqipėrisė, qė pėrgjithesisht nuk e kemi bėrė vetėm mė tepėr e kanė bėrė tė huajt se ne, pėrgjithėsisht ėshtė e saktė. Prandaj kėtu ėshtė spekullimi qė ngatėrrohet termi rishkrim i historisė. Thuhet nė mėnyrė mjegullore dhe nuk kuptohet. Dikush kupton njėrėn faze, dikush tjetrėn. Rishkrimi ėshtė i nevojshėm pėr njė pjesė dhe i panevojshėm pėr njė pjesė tjetėr dhe rishkrimi disa herė ėshtė skandaloz, sic ėshtė debati qė po bėhet tani qė unė do ta quaja tė turpshėm, debati pėr revizionimin e Skėndėrbeut. Nuk kuptohet qellimi ku ėshtė. Ėshtė shumė i errėt si qellim. Nuk kuptohet pse. Nuk kuptohet si dhe cili ėshtė shkaku themelor qe shtyn kėtė gje nė mos qoftė njė shkak tepėr banal, por i shėmtuar.

Cili ėshtė qendrimi qė sipas jush po mban shoqėria shqiptare pėr regjimin e kaluar?

- Qendrimi duhet tė jetė i qartė, ende nuk ėshtė. Ėshtė e kuptueshme. Ėshtė kėrkuar nga tė gjitha vendet ish komuniste tė dėnojnė krimet e komunizmit si njė proces qė do tė cojė kėto vende pėrpara. Ne jemi ndėr mė tė fundit pėr tė mos thėnė i fundit, prandaj shoqėria shqiptare duhet ta zgjidhė kėtė problem.

Rikthehemi tek marrėdhėnia e shkrimtarit me strukturat shtetėrore. Shpesh flitet pėr njė lloj servilizmi nė kėto marrėdhėnie?

- Zakonisht flitet pėr servilizmin e letėrsisė nė regjimet totalitare ndaj regjimit totalitar. Dhe ėshtė e drejtė sepse njė pjesė e madhe e letėrsisė kėshtu ka qenė. Ka qenė e pėrulur dhe kemi ende sot si nė Korenė e Veriut qė as nuk bėhet fjalė qė letėrsia tė ketė mė tė voglėn pavarėsi apo dinjitet. Por mendoni si ka qenė pėrpara kur gati gjysma e botės ka qenė komuniste. Sepse harrohet gjithmonė se njė hapėsirė e madhe gjigande ėshtė shumė mė shtypėse se sa diktatura tė vecuara sic janė tani. Dhe prapė flitet pėr servilzmin e artit dhe letėrsise ndaj regjimeve, por rrallėherė flitet pėr servilizmin e kundėrt sepse servilizėm ka pas dhe tė kundėrt. Ėshtė i njohur servilizmi i regjimeve tė ashpra diktatoriale ndaj artit. Eshtė mė i pakėt, po i njohur. Di t’u them njė shembull kurioz, tė kuptohet thjesht kjo gjė nga publiku. Nė kohėn e nazizmit, qė nazizmi nė disa gjėra dhe fashizmi kanė qenė paralele dhe jo pa arsye me komunizmin, vetėm se nazizmi ėshtė mė i koncentruar e koha ėshtė mė e shkurtėr, ka qenė njė shkrimtar i madh gjerman, Herct Hunger, shqip Ernset, ka qene shkrimtari kombetar zyrtar nė kohėn e nazizmit. Flitet ende pak pėr tė sepse ėshtė nė periudhėn e rikthimit nė jetė. Historia e tij ėshtė shumė interesante. Idetė e tij jo se krijoi ide pėr nazizmin, po idetė e tij u shfrytėzuan nga nazizmi dhe vetvetiu morri aureolėn e shkrimtarit pėrfaqėsues tė Gjermanisė naziste, shumė i njohur kudo, sidomos ne Gjermani. Dhe ndodhi me kėtė dukuria e cuditshme e servilizmin se gjer atehere quhej seJungeri qe servil i Hitlerit, dhe nė njė farė mėnyrė u vėrtetua e kundėrta ku Hitleri dihet iu bė njė komplot, desh e vranė, e plagosėn, nė 1944 mė duket. Hitleri dėnoi mijėra oficerė tė komplotit, i cili desh fitoi.

Midis tė dėnuarve u zbulua mė pas qė ishte pjestar i komplotit, por nuk u dėnua haptaz po fshehtasi, Romeli, marshall hero i ushtrisė. Hitleri bėri lėshimin e pare. Njė nga komplotistėt kryesor e detyroi tė vrasė veten dhe e varrosi me nderime. Pra bėri njė llogari. Ai Hitler qė ishte aq i marrė nė krimet e tij erdhi nė vete kėtė moment, por njė nga komplotistėt e tjetėre mbeti gjatė, qė ishte Herct Jugneri, shkrimtari gjerman. Atehere Hitleri mbylli sytė. Ai qė nuk mbyllte sytė kollaj, tė merrje pjesė nė komplot pėr tė vrarė Hitlerin edhe tė faleshe. Ai e fshehu nė mėnyrė absolute dhe njė kohė tė gjatė. Gjermania nuk e dinte qė Junger ishte komplotist. Pra, shikoni ky tiran qė dukej qė s’falte kėnd e uli kokėn pėrpara shkrimtarit. Shumė vite me pas doli e vėrteta. Jungeri u tėrhoq nga jeta nė Gjermani. Ka vdekur para disa vjetėsh, 102 vjeē, por mesa duket shėrbimet e fshehta perėndimore e dinin tė vėrtetėn dhe ndaj tij u mbajt njė qėndrim, qė mund ta quash enigmatik. Nuk u tha kjo gjė nė fillim, po dėnimi i tij ishte i butė. Nuk u bė ai dėnim qė mund tė pritej, ky rapsodi kryesor i nazizmit qė u quajt ndoshta pa tė drejtė ndoshta deri nė fund, se nuk ishte krejt ashtu, por u shfrytėzua vepra e tij. Shikoni pra njė shembull se si njė diktator kaq i egėr, kaq i pasprapsur pėrpara asgjėje e uli kokėn pėrpara atij qė deshi ta vriste, e harroi dhe vetė, u mundua ta harronte, t’i mbushte mendjen vetes qė s’ishte e vėrtetė kjo gjė.

Mė lejoni nėse jam korrekte tė bėj dhe njė lloj paralelizmi. Ju thatė pak mė para se keni takuar Enver Hoxhėn dhe raporti i bisedės suaj ka qenė 2 orė e dy minuta. A mos ėshtė pasqyrim i pak a shumė tė njėjtit fenomen?

- Nuk do ta pėrdorja fjalėn servilizėm. Do tė ishtė njė mendjemadhėsi nga ana ime, por njė tolerancė e tepruar ishte dhe shpesh kjo ėshtė folur nė publik pėrse Kadaresė i janė lejuar ca gjėra qė nuk i janė lejuar tė tjerėve. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe ka dalė njė pėshpėrimė, njė mendim, qė Kadare ėshtė mbrojtur nga Enver Hoxha. Unė nuk e kam mohuar njė gjė tė tillė. Ndoshta vite mė parė kam dhėnė intervistė. Mė ėshtė bėrė direkt pyetja nė televizion dhe kam thėnė "Po mė ka mbrojtur". Kam shtuar dhe atė, “po nga kush mė ka mbrojtur? Nga regjimi i vet, nga besnikėt e vet, nga vetė Enver Hoxha, nga pjesa e ashpėr e tij, nga pjesa e keqe e tij”, po kėshtu ėshtė fakti. Dikush shkruante njė shkrim para ca kohe qė si ėshtė e mundur qė nė "Pallatin e ėndrrave" hapur del Tirana dhe iu fal kėtij shkrimtari kjo? Iu ndalua vepra sigurisht, po u fal. Pėr kėto gjėra shkoje nė pushkatim.

Pyetja sot ėshtė pse ju ka mbrojtur?

- Mė ka mbrojtur sepse mesa duket shkrimtari e ka me vete mbrojtjen. Kjo ėshtė pak a shumė jo nė atė shkallė si Hitleri me Jungerin, por nė njė farė mėnyrė ngjan. Ėshtė njė farė pasqyrimi. Domethene qė njė shkrimtar mund tė ketė mbrojtjen me vete shumė mė tepėr se dikush tjetėr. Jam i sigurt se koha do ta tregojė kur tė hapen dokumentacionet, cfarė kishte nė dokumentacion ai pėr mua dhe sa mė ka toleruar. Mesa duket ka toleruar shumė dhe kjo thuhet tani dhe nga ithtarėt e tij si njė gjė qė sa zemėrgjerė ka qenė shoku Enver me Kadarenė dhe sa mosmirėnjohės ėshtė shkrimtari. Nuk ėshtė punė mosmirėnjohje kėtu. Unė jam shkrimtar do e them atė qė mendoj. Dhe nė qoftė se jam mbrojtur prej tij mė ka mbrojtur pėr interesin e tij dhe jo pėr sytė e bukur tė shkritmarit.

Ju thatė pak mė parė nėse do tė hapet dokumentacioni. Nė fakt ju jeni pro apo kundėr kėtij debati qė vjen herė pas here nė Shqipėri pėr hapjen e dosjeve?

- Absolutisht. Ėshtė barbare tė thuash qė tė jemi kundėr hapjes sė tė vėrtetės sido qė tė ketė ndėrlikimet ajo. Ėshtė mė mirė gjithmonė ajo tė hapet sesa tė rrijė e mbyllur. Tė propozosh mbylljen ėshtė njė gjė si tė propozosh jetėn dhe vdekjen, dua errėsirėn, dua vdekjen.

Le tė flasim pėr njė moment tjetėr shumė tė rėndėsishėm pėr shumė shqiptarė. Se di sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju marrja e cmimit Nobel. Njė nobel i munguar deri tani pėr ju. Sa e rėndėsishme ėshtė pėr vlerėsimin e veprės suaj?

- Prapė duke rrezikuar tė krijoj njė keqkuptim pėr ata qė e ndjekin kėtė emision po ju them njė gjė tė sigurtė, ėshtė mė shumė e rėndėsishme pėr ju se pėr mua. Ju nė kėtė rast jeni shoqėria shqiptare dhe ėshtė e natyrshme. Popujt e vegjėl, popujt qė kanė vuajtur nga mosnjohja, nga izolimi, i japin njė dramacitet mė tė madh sic duket kėtij cmimi dhe gati gati e tragjedizojnė ndonjėherė dhe festa bėhet tepėr e madhe nė rastin pozitiv. Tė them qė shkrimtari vetė nuk e ka plotėsisht atė qė ka shoqėria, ndoshta duket e pabesueshme por ėshtė e vėrtetė. Unė jam professional. Jam profesionist. Unė e di sė c’ėshtė letėrsia qė do tė rrojė, qė nuk do tė rojė. Sa rol lot cmimi “Nobel” nė kėtė gjė dhe sa rol nuk luan. Pėr shkrimtarin ka gėzime tė tjera tė mėdha qė ju garantojne qė janė mė tė mėdha se cdo cmim qė mund tė marri. Kush janė kėto gėzime qė mos tė flasim nė mėnyrė mistike?

Gėzimet mė tė mėdha nė jetėn e njė shkrimtari janė gjetjet e tij, ato qė quhen gjetje. Xhojsi i ka quajtur epifani njė gjendje eksitante mendore, kur ai ėshtė i aftė, truri i tij me njė lehtėsi tė habitshme bėn zbulime ose struktura veprash tė ardhshme. Ėshtė njė mrekulli qė zgjat jo shumė, po kėto janė momente shumė tė bukura pėr shkrimtarin qė ai nuk i ndan me askėnd, po qė ai i shėnon nė fletoren e tij dhe i pėrdor pėr veprat e ardhshme. Se ato nuk mund tė botohen kurrė, janė tė pabotueshme, ashtu sic ėshtė shumė e vėshtirė tė botohen. Pra shkrimtari ka gėzime tė mėdha ne jetė. Sigurisht cmimi Nobel ėshtė njė trill tė them, qė aq mė bėn mua, punė e madhe, ėshtė njė kėnaqėsi tepėr e madhe, ėshtė si tė thuash kurorėzim, po dihet ndėrkaq qė ka shkrimtar nobelist qė kanė qenė shkrimtare tė mirė me fat dhe ai e ka shtuar fatin. Kane qenė shkrimtare jo shumė me fat dhe ai nuk e shton kollaj fatin. Pas ca kohe fillon njerėzimi dhe pėrsėri shkon nė statusin e mėparshėm, po ju kujtoj...

Nė fakt ka nga ata qė e kanė refuzuar, ka nga ata qė e kanė vlerėsuar vetėm pėr paratė qė sjell?

- Refuzime ka pasur shumė shumė pak. Sartri e ka refuzuar vetėm. Pastėrnaku e ka refuzuar i detyruar nga shteti sovjetik, por nuk ėshtė ajo. Ėshtė kjo me tepėr qė ju kujtoj; njė shkrimtar kinez e morri para 4 vjetėsh, ju siguroj nuk i di njeri emrin atij dhe unė e di dhe e harrova. Kina nuk e pranoi, e quajti kot, Franca e quajti shkrimtar francez pastaj doli qė ai vetė tha nuk jam francez edhe ju nuk e dini besoj. E morri njė kinez i cili nuk u pranua nga asnjė vend, se si e morri njė zot e di, pa dyshim nuk ishte shkrimtar i keq, por humbi shkrimtari, nuk e nxorri dot nė dritė nobelin.

Sė fundi keni deklaruar nė shtyp se pėr mosmarrjen e ēmimit Nobėl ka kontribut tė drejtpėrdrejtė ambasadori i Shqipėrisė ne Suedi asokohe. Duket e pabesueshme, porse pėr kėtė kemi edhe dėshminė publike tė shkrimtares Natasha Lako. Mund tė na tregoni dicka pėr kėtė?

- Njėherė po ju them me njė bindje, kėshtu ėshtė e vėrteta; se kėtė gjė nuk e kam marrė ndonjėherė seriozisht dhe fakti qė kjo ka ndodhur nė ‘94, 14 vjet pėrpara dhe unė nė intervistat e panumėrta qė kam dhėnė nuk e kam kujtuar kurrė; dhe ra rastėsisht fjala nė Gjirokastėr, tregon se unė vėrtet nuk i kam dhėnė ndonjė rėndėsi jo se dua tė hiqem se qė unė nuk caj kokėn pėr gjėra tė tilla. Akti ėshtė shumė i shėmtuar si dukuri, dukuri shqiptare ku ne nuk duam, nuk kemi dėshirė tė vlerėsojmė atė qė duhet tė vlerėsojmė qė ėshtė normale pėr cdo popull. Sa mirė shtetet, popujt cmenden pėr futbollin ėshtė e drejtė ėshtė normale ca thonė c’janė kėta tė cmendur, jo nuk ka gjė do qė tė fitoj vendi vet, ndjenja ėshtė e shėndetshme ėshtė njerėzore. Kur vjen puna nė disa tė tjera nuk duan njė pjesė, aq mė keq kur njė pjesė e shtetit nuk do. Prandaj nė rastin e njė ambasadori ai nuk mund tė ndikonte vėshtirė vecse nė qoftė se Shqipėria sa kishte pėrmbysur regjimin dhe mund tė merrej parasysh mendimi shtetėror, mendim i njė tė vėrtete tė munguar

Sa keq ju ka ardhur pėr kėte si fenomen?

- Si fenomen ju vjen keq tė gjithėve mendoj. Unė jo, vetėm mua. Shqiptarėt preken nga kjo gjė, nuk e duan dhe prapė e pėsojnė

Njė fenomen i ngjashėm i ka paraprirė marrjes se njė ēmimi prestigjioz nga ana juaj “International Booker Priser”? Nė faqen e internetit vinin pėr ju komente negative tė vetė shqiptarėve?

- Ky ka qenė shembull mė i shėmtuar. Ky ėshtė ēmimi mė i madh qė jep Britania e Madhe, i dyti pas Nobelit, pati kėtė tipar: qė ēmimi u shpall nė internet, u shpallen 18 kandidatėt, tre muaj pėrpara dhe njerėzit jepnin mendime pėr ta, dryshe nga Nobeli qė ėshtė sekret. Isha nė listė e cila ishte shumė e zgjedhur, me shkrimtarėt mė tė shquar nga gjithė bota dhe i vetmi shkrimtar qė kishte komente negative nga vendi vet isha unė. Sulme tė shėmtuara shumė dhe ėshtė fati im qė ishin aq tė shėmtuara sepse ishin tė pabesueshme dhe unė e mora cmimin. Ndoshta ka ndikuar pėr tė kundėrtėn. Ai site u ndoq nga mijėra lexues nė botė dhe ajo u komentua shumė keq pėr popullin shqiptar. Ajo ishte njė e gjysėmmilionta e popullit shqiptar, madje disa ishin po ata qė e benin me emra tė ndryshėm, por pėr njė lexues qė ndjek kėtė garė thotė ē’ėshtė ky popull i ligė qė nuk do shkrimtarin e vet. Mua ndoshta mė bėri mirė ose nuk mė bėri aspak keq, por i bėri keq imazhit shqiptar, nė mėnyrė tė padrejtė. Cfaj ka kombi shqiptar qė dalin ca zuzarė atje, por nuk mund t’ua sqarosh tė tjerėve. Nuk doli askush ta kundershtonte dhe e mori Shqipėria atė njollė.

Sė fundmi, pas botimit tė monografisė “Skėndėrbeu” tė Oliver Jens Schmitt ėshtė hapur njė debat pro dhe kontra figurės sė Skėndėrbeut. Sipas jush pse tani ky debat dhe ēfarė synon?

- Debati ėshtė krejtėsisht i gabuar, turpėrues pėr Shqipėrinė, pėr kombin shqiptar, pėr dinjitetin e kombit shqiptar. Do tė kujtohet si njė gjė e neveritshme mė vonė sic kujtohen barbaritė e Haxhi Qamilit ose tė Esat Toptanit. Ky ėshtė njė debat qė pėrsėritet nėpėr shekuj. Problemi ėshtė shumė i thjeshtė. Ėshtė njė mashtrim kolosal nė rradhė tė parė. Skėndėrbeu ėshtė njė figurė qė nuk ka ē’ti qortohet. Ka figura kundėrthėnėse nė botė sic ėshtė Napolon Bonaparti. Ka lavdi, ka dhe vėrejtje tė shumta. Megjithatė e ka zėnė vendin e tij nė historinė e Francės, nė qytetet franceze me bustet e tij. Tė kthehemi nė Ballkan; i famshmi Drakula i rumunėve. Ka qenė njė prijės rumun qė ka luftuar nė perandorinė osmane, por duke qenė tepėr i egėr e liga, mizoritė e tij, e errėsuan figurėn dhe ndėrsa rumunėt mundohen mė kot ta mbrojnė disa natyrisht e kanė mohuar. Europa e ka hedhur poshtė me pėrcmim dhe ai ėshtė bėrė simbol i sė keqes. Pra komuniteti europian ka qenė i pamėshirshėm me figurat qė ndonėse kanė kryer njė rol heroik nga ana e jashtme kanė qenė tė papranueshėm saqė janė mohuar.

Tani cfarė ka bėrė ky Skėndėrbeu tė keqe qė ne shqiptarėt duhet ta vėmė nė diskutim? Dhe del njė gjerman nė mėnyrė tė papritur qė ka nja njėmijė e pesėqind libra pėr tė dhe ne duhet si servil tė ulim kokėn tė gjithė dhe tė shohim cthotė ky gjerman kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerėsim tė padiskutueshėm tė Skėndėrbeut. Ka qenė njė kohė kur ai ishte mė i njohur nė Europė se nė Shqipėri. Figura e tij ėshtė zbėrthyer nga tė gjitha anėt. Cfarė i qortohet Skėndėrbeut? Eshtė vėrtet pėr tė vėnė duart nė kokė. Si ėshtė e mundur qė kjo cmenduri tė ndodh nė Shqipėri. Ose kjo lidhet mė njė shėmti mė tė madhe qė neve sot nuk e kuptojmė, por qė do tė dalė mė vonė. Ėshtė njė lloj pėrpjekje pėr destabilizim psikotik tė brendshėm tė vendit. Se cfarė? Ku e gjetėn tė keqen tek Skėnderbeu? Disa e qortojnė se tradhtoi Turqinė. Del shqiptari avokat i perandorisė osmane qė vetė Turqia e ka hedhur poshtė. C’ėshtė kjo Shqipėri e sotme? Disa kėrkojnė heqjen e tij nga historia e Shqipėrisė dhe vendosjen e Ballaban Pashės nė vend tė tij. Shikoni pra njė kthim kokėposhtė njė tallje me kombin shqiptar.

Disa thonė qė emri i babait ėshtė Ivan dhe jo Gjon?

- Domethėnė Skėndėrbeu ka kėto dy alternativa qė i lejohen tani nga renegatėt tanė ose tė Kosovės se edhe kėta nuk janė mė pak aktivė nė kėtė gjė. Dhe ėshtė njė turp gjithashtu pėr Kosovėn qė ka problemin themelor sot qė tė mbajė pavarėsinė, ta ushqejė pavarėsinė dhe lirinė e sapofituar dhe si pėr cudi disa prej gjoja intelektualėve tė Kosovės i vėnė njė njollė kėsaj aspirate pėr tė cilėn u derdh gjak, e vėnė nė dyshim papritur dhe duan tė tregojnė qė edhe nese do ta mbajmė Skėndėrbeuan ose do ta hedhim si figurė negative qė paska tradhtuar perandorinė osmane se njerėzve u vika keq pėr kėtė perandori. Unė nuk e kuptoj pse? Ose nėse do ta mbajmė do ta mbajmė si serb. Kjo ėshtė shpifje monstruoze. Nė fillim u gjet qė babai i Skėnderbeut paska pasur njė grua sllave. Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Tėrė feudalėt, tėrė princat e Europės merrnin gra tė huaja dhe asnjėherė gruaja e huaj nuk kthente identitetin e vendit. Tani i gjetėn edhe babanė, na e paska serb. Ky ėshtė kuptimi shėmtuar i kėsaj, domethene qė nėse kjo figurė do tė mbahet, do tė mbahet si figurė me zanafillė slave, qė nuk ėshtė e vėrtetė fare. Domethene qė Kosova do tė kthehet pėrsėri nė statusin e provincės serbe dhe normalisht kryezotin e saj, heroin e saj do ta ketė serb. Shikoni pra "harmonia" do tė kthehet si mė parė, Kosova ka qenė provincė e Serbisė dhe heroin tani ia gjetėn e paska patur serb, dhe ėshtė normale statusi i pėrjetshėm i saj qė duhet tė kthehet pėrsėri aty ku ka qenė dhe ėshtė turp pėr Kosovėn pėr intelektualėt e saj qė nuk gjejnė energji pėr tė vėnė nė pozitė tė vėshtirė ata qė janė bashkuar nė kėtė shėmti. Nė radhė tė parė mendoj se pėrgjegjėsia ėshtė kėtu tek ne.

Duket si njė konspiracion universal po tė flasim edhe pėr situatėn nė tė cilėn ėshtė Kosova?

- Atė unė nuk e them, se po tė them gjysėm fjalė do tė thonė tė gjithė se ne kėto teori konspirative nuk besojmė mė nė to. Ėshtė nje alibi nė kėtė zonė qė jetojmė ne shqiptarėt se tė bėhen tė gjitha poshtėrsitė e dheut me kėtė mbrojtje qė as mos dyshojnė; se nuk duhet dyshuar; se kėshtu dyshonte Enver Hoxha

Kujt i bėn mirė dhe keq ky debat?

- Ky i bėn keq Shqipėrisė. I bėn mirė tė gjithė atyre qė duan ta shohin mundėsisht kombin shqiptar tė pėrmbysur, edhe jashtė Europės. Ėshtė debat antishqiptar dhe antieuropian. Skėnderbu nuk ėshtė vetėm njeri i shpatės, por edhe i vizioneve tė mėdha proeuropiane. Ėshtė vizionari mė modern, jo vetėm i Shjqipėrise, por edhe i Ballkanit. C’ėshtė Ballkani? Sot po psherėtin. Mezi po pret tė hyjė nė Europė. Kush nga tė parėt prijės tė Ballkanit ktheu sytė nga Europa? Nuk ka tjetėr si Skėndėrbeu. E kam thėnė nė njė intervistė tjetėr. Homologu i tij mė i afėrt ishte Gjon Huniadi i Hungarisė bashkėkohės, bashkėluftėtar, aleati i tij mė i ngushtė e megjithatė Huniadi qė ėshtė nga qendra e Europės nuk ka atė njohje qė ka Skėndėrbeu. Pra kemi gati dy binjakė dhe Skėndėrbeu e ka marrė gati nje aureolė tė pėrgjithshme nė kontinent dhe ne pėr turpin tonė duam ta rrėzojmė. Kurse hungarezėt e kanė heroin e tyre dhe me tė drejtė e nderojnė.

Para kėtij debati dhe pothuaj nė tė njėjtin rrafsh, ka qenė ai me Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarėve. Pse ky rikthim i herėpashershėm i debatit pėr identitetin tonė kombėtar. Ēfarė ka tė paqartė?

- Nuk ka asgjė tė paqartė. Paqartėsinė e krijojmė vetė ne, nė mėnyrėn mė monstruoze qė mund tė mendohet. Problemi ėshtė shumė i thjeshtė. Problemi ėshtė i zgjidhur nga tradita e mendimit njerėzor. Popujt kanė njohur sundime. Popujt europianė tė Ballkanit se kėshtu janė pjesė e Europės kanė patur njė fat tė pėrbashkėt, jemi sunduar shumė gjatė. Asnjė popull nuk e ka modifikuar indentitetin e vet duke ju pėrshtatur identitetit tė sunduesit. Tani do tė dalė Shqipėria me tezėn se ne po e bėjmė kėtė novacion. Domethene ne po shpallemi mė tė padenjėt e Europės, ctė them zuzarėt e Europės, tė cilėt meqė na pushtoi ky pushtues, jemi tė detyruar tė quhemi gjysėmturq, gjysėmlindorė. Pse ne hoqėm dorė nga kontinenti ynė? Ē'na shtyu? Dhe kjo ėshtė tragjedia qė kthehet nė njė spekullim tė madh politik.

Feja myslimane nuk ka asnjė lidhje tė identifikohet me sundimin turk. Feja ėshtė tjetėr gjė dhe administrata dhe sundimi turk ndonėse ishte edhe ajo qė kontribuoi pėr hapjen gjerėsisht, kėto janė tė ndara. Kur Serbia bėri plane dhe llogariti qė po e vė poshtė Kosovėn dhe Europa do tė rrijė duarlidhur shpresa e saj vetme ishte qė do tė shfrytėzontė myslimanizmin e shqiptarėve pėr t’i thėnė “kėta luftojnė pėr myslimanizėm dhe jo pėr liri”. Shqiptarėt e Kosovės luftonin nė rradhė tė parė absolutisht pėr liri dhe pėrpara se tė ishin myslimanė ishin shqiptarė dhe pastaj ishin myslimanė dhe katolikė. Katolikėt e Kosovės e dėrmuan, u masakruan, njė lloj si myslimanėt, dhe tė dy nuk luftuan pėr fenė, por pėr lirinė.

Kurse Serbia donte tė corientonte Europėn, “tė mos lejojmė krijimin e nje republike islamiste nė Europė ndaj na lerni neve tė lajmė duart me shqiptarėt”. Europa nuk i la dhe ajo tregoi njė faqe te ndritur te historisė sė saj, njė emancipim tė jashtėzakonshėm qė goditi ata tė "krishterėt" pėr tė mbrojtur ata "myslimanėt". Tani duke dalė kjo, kompromentimi me identitetin thua se shqiptarėt duan tė tregojnė se ata paskan patur tė drejtė, qė atje e kemi mendjen, tek identiteti i gjymtuar dhe e lidhin cuditėrisht me fenė sepse Turqia ėshtė larg, e ka rrėzuar perandorinė osmane nuk ka punė me tė. Prandaj bėjnė njė ngatėrresė tė cuditshme, qė nuk mund tė bėhet. E kam thėnė se tre grupet besimtare nė Shqipėri, myslimanė, ortodoksė, katolikė janė barazisht shqiptarė, barazisht europianė. Nuk ka njė portė tė hapur mė gjerė pėr katolikėt, njė mė pak mė tė ngushtė por prapė e gjerė pėr ortodoksėt dhe njė portė fare tė ngushtė pėr myslimanėt. Nuk ka porta tė tilla Europa. Ka vetėm njė portė pėr kombin shqiptar qė do tė hyjė me tre besimet e tij, me katėr komunitetet e tij. Dhe kėtė ne duhet ta mbrojmė si njė gjė tė shenjtė. Dhe kėtu janė tė tėra spekullimet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara