HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Veprimtari letrare i klubit "Drita" dhe revistės "Pelegrin" nė Athinė

Jepen ēmimet "KADMUS" - promovohet antologjia "Itaka e fjalės"

(Veprimtari tė tillė s'kemi parė as nė Tiranė)

Nė njė nga sallat "INTERAMERIKAN", nė Athinė u zhvillua mbrėmja letrare "Itaka e fjalės", organizuar nga Klubi i Shkrimtarėve tė Kudondodhur jashtė Shqipėrisė "Drita" nė bashkėpunim me Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe Shoqatėn e Botuesve tė Shqipėrisė. Mjedisi ishte i gjithi festiv dhe familjar, ku tė zinte syri portretin e zmadhuar tė Antologjisė "Itaka e Fjalės", "Ēmimi "Ali Asllani", "Pelegrin" nė Anfiteatrin Antik,... dhe deri tek e veēanta qė kishte sjellė nga Ankona poetja dhe piktorja, ku nė njė beze kishte pikturuar nė kompozim gjithė veprimtarinė sipas frymėzimit tė saj, ku nuk mungonin edhe urimet pėr Pelegrinin, Fituesit "Kadmus" dhe Klubin Drita... Nė tavolinėn ballore tė sallės syri tė zinte: Antologjinė "Itaka e fjalės", Revistat "Pelegrin 10 dhe 11, Librin Fitues i Ēmimit "Ali Asllani", shporta ku ishin vendosur Diplomat dhe Plaketat e Fituesve "Kadmus" dhe tre shporta me guaska-deti e qirinj... Kėto pamje, ēdokush e shihte dhe e mendonte sipas emocioneve qė i krijoheshin... Veprimtarinė e nderuan: Shkrimtarė, artistė dhe intelektualė shqiptarė me banim nė Greqi.

Ēmimet Kadmus

E ardhur nga Nju Jorku (SHBA), poetja Iliriana Sulkuqi... dhe nga Ankona-Itali znj. Mimoza Hametaj, poete-piktore dhe Presidente e shoqatės qytetare, pėrfaqėsuese e emigrantėve nė Kėshillin Teritorial tė Ankonės. Miqtė tanė, shkrimtarė, poetė e personalitete tė kulturės greke. Ambasadori i Shqipėrisė nė Athinė z. Vili Minarolli, sė bashku me zonjėn e tij dhe personeli i Ambasadės. Kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė dhe drejtor i Institutit tė Librit dhe promocionit "Toena", z. Fatmir Toēi. Si dhe miqtė tanė dashamirė tė letėrsisė e kulturės shqiptare. Dy fėmijė shqiptarė, tė veshur me kostume kombėtarė, me "shportėn e Kėsulėkuqes" nė dorė (tė mbushura me karamele e ēokollata,) qerasnin pėr mirėseardhje, ata qė hynin nė sallė... Znj. Flutura Tafillaku, qė e drejtoi veprimtarinė me kompetencė dhe kulturė, pasi falėnderoi pjesėmarrėsit, ftoi Kryetarin e Klubit tė Shkrimtarėve "Drita", z. Nase Jani pėr ta vazhduar sė bashku prezantimin e Fituesve. Duke nderuar, dy nga 140 pjesėmarrėsit e Antologjisė, poetėt Milla Bala dhe Zaho Balili, qė kanė ikur nga jeta, aktorja Eglantina Kume dhe Odise Goro recituan nga poezitė e tyre. Pastaj poeti Nase Jani prezantoi gjithė autorėt pjesėmarrės dhe falėnderoi pėr ndihmesėn e dhėnė qė nga redaktori z. Robert Goro, dhe deri tek z. Besim Mero dhe botuesi z. Fatmir Toēi, qė mundėsuan botimin e Antologjisė.

"Emėrimi i Veprimtarisė "Itaka e fjalės", nuk ishte rastėsi. Pėr poetėt e ndodhur jashtė Shqipėrisė dhe tė bashkuar nė njė Antologji Poetike, ky Emėr merr vlera tė veēanta: Vlerat e bashkimit, vlerat e kujtesės kombėtare-tha ndėr tė tjera z. Nase Jani. z. Besim Mero, pasi foli pėr veprimtaritė cilėsore tė Klubit "Drita" dhe Revistės "Pelegrin", shprehu vazhdimėsinė e ndihmesės financiare pėr botime tė kėsaj reviste.

Ēmimet Kadmus

Ndarja e Ēmimeve "Kadmus" nisi me recitimin e njė poezie tė poetit Kolec Traboini, fitues i Penės sė Artė. Drejtuesja e veprimtarisė ftoi Presidentin e Shtėpisė Botuese "Toena" z. Fatmir Toēi, pėr tė marrė "Plaketėn Gold" dhe diplomėn nė mungesė tė Fituesit Kolec Traboini. Ēmimin e Mirėnjohjes tė Gazetės ILIRIA dhėnė nga Klubi i Shkrimtarėve "Drita" dhe Revista "Pelegrin" iu dorėzua gazetarit tė mirėnjohur z. Robert Goro, i cili foli pėr kolegun e tij tė nderuar, gazetarin Dalip Greca dhe uroi punėn e tij. Ndarja e Ēmimeve vazhdoi me Diplomat e Ēmimeve tė para: shkrimtarit Faruk Myrtaj (proze), Odise Goro (poezi), Vasil Qesari (ese), Katerina Dhima-Aliaj (pėrkthim), Rudina Xhunga (Reportazh-Intervistė), Dionis Qirzidhi (Studim) si dhe Ēmimet e tjerė "Kadmus" qė u nderuan Eglantina Kume, Albana Mėlyshi, Bujar Muēa, Aida Bode, Ėngjėll Telegrafi, Merita Bajraktari, Albana Temali, Aida Dismondy, Raimonda Moisiu, Thanas Boēi e deri tek "Pranvera letrare" Ali Gjika, Erinda Llakaj e Argentina Tanushi. Pasi u lexuan dhjetėra vlerėsime nga poetė e studiues tė letėrsisė pėr poezinė e Iliriana Sulkuqit dhe veēas pėr librin e saj tė fundit: "Poezi", Ambasadori i Shqipėrisė Dr. Vili Minarolli i dha Ēmimin "Ali Asllani" Poeti mė i mirė i vitit", poetes Iliriana Sulkuqi. Poetja Sulkuqi pėrshėndeti me poezinė e vet "Pelegrin".

Ēmimet Kadmus

Gjithashtu z. Minarolli vlerėsoi punėn e Klubit "Drita", qė tashmė ka arritur tė ketė shtrirje nė gjithė botėn letrare, ku vete revista moderne "Pelegrin", me bashkėpunėtorė nga njėri kontinent tek tjetri, ku shkruajnė e botojnė shkrimtarėt shqiptarė... Violinisti i shquar Zeqir Sulkuqi, nuk ishte i vetmi qė u gjend nė urimin e motrės-poete. Bashkė me tė ishin, mjeshtri i muzikės Sandėr Ēefa, poetėt Stefan Martiko, Myslim Maska, Luan Xhuli e Algert Siqeca, aktorėt Lefter Simoni e Merita Dabulla, kompozitori i ėmbėl Spartak Tili, shkrimtari Murat Aliaj e Angjelina Xharo, biznesmenėt Pavllo Apostoli, Ari Stefa, Kozeta Vrusho, etj. Kryetari i shoqatės sė ushtarakėve Stavri Llusho, pėrshėndeti dhe i dhuroi njė buqetė-lulesh "Poetes ushtarake"... dhe shumė miq tė poezisė... E veēanta: Poetja Mimoza Hametaj, i dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi "Gjerdanin Stafetė", qė do kalojė tek Fituesit nėpėr vite...

Ēmimet Kadmus

Pėrshėndetjet e bashkėpunėtorėve dhe miqve tė revistės "Pelegrin" vinin nga tė gjitha anėt: Vasil Qesari dhe Aleko Likaj (Bordo-Francė). Albana Temali (Bolonjė-Itali), Ajshe Ramadani (Shqipja) dhe Radije Hoxha nga Prishtina, Dritėro Agolli, Faslli Haliti, Rudina Xhunga, Ardita Repishti, Fatime Kulli (Tiranė), Perikli Jorgoni (Durrės), Bardhosh Gaēe, Myrteza Mara (Vlorė), Robert Martiko (Korfuz), Farruk Myrtaj (Toronto-Kanada), Arben Kondi (Melburn-Austyrali), Fatmir Terziu, Amy Elizabet (Londėr-Angli), Julia Gjika (Naēi) Lika Pesha (Naēi) (Boston-SHBA), Primo Shllaku (Beograd-Serbi), Nehat Sopaj, Puntorie Ziba (Shkup), Ardita Jatru (Selanik), Vera Hanxhaku, Luēie Neēaj, Liliana Saliaj, Luan Pecani (Kretė), Miradie Maliqi (Zyrih-Zvicėr)... etj. Kryetari i Shoqatės sė Botuesve tė Shqipėrisė z. Fatmir Toēi lexoi Diplomėn e Mirėnjohjes qė Shoqata e Botuesve tė Shqipėrisė ka nderuar z. Nase Jani, President i Klubit tė Shkrimtarėve "Drita" nė Athinė: "Pėr arritje tė ndjeshme nė krijimtarinė letrare si shkrimtar e poet, veprimtar i dalluar dhe organizator i palodhur nė drejtimin e Klubit tė Shkrimtarėve "Drita", me qendėr nė Athinė dhe shtrirje nė gjithė botėn.

Ēmimet Kadmus

Pėr kontribut tė shquar nė ruajtjen pasurimin dhe mbajtjen gjallė tė traditave, vlerave, zakoneve dhe frymės patriotike nė rrethet e ndryshėm tė shqiptarėve nė emigracion". Dhe ftoi Ambasadorin Vili Minarolli pėr tė dorėzuar paketėn dhe diplomėn. Pastaj z. Fatmir Toēi nė emėr tė bashkėpunimit tė Institutit tė Librit dhe Promocionit "Toena", Klubin e Shkrimtarėve "Drita" dhe Revista letrare "Pelegrin" shpalli Konkursin e vitit 2008, ku krijuesit do tė paraqiten me vepra letrare nė gjininė e prozės (Roman, Tregime-Novela), vėllim me poezi dhe letėrsisė pėr Fėmijė. Librat fitues, sipas gjinive, do tė botohen nga Shtėpia Botuese "TOENA" dhe pjesėmarrėsit e tjerė do tė nderohen me diploma, sipas vlerave tė krijimtarisė sė tyre. E veēantė e kėtij viti ishte se "TOENA" shėnon 15 vjet veprimtari botuese, ku vetėm me Klubin e Shkrimtarėve "Drita" dhe krijuesit emigrantė ka pasur bashkėpunim botimi tė tre Antologjive dhe dy Konkurseve letrarė. Grupi lab "Lotėt e kurbetit" u duartrokit pėr kėngėt pėrshėndetėse... Nė hollin, jashtė sallės, u shtrua njė banket i pasur, nga z. Fatmir Toēi. Pjanua sa ndjeu mjeshtėrit Aleksandėr Ēefa, Spartak Tili, Andrea Ndreēka, i bashkoi krijuesit te kėnga qytetare shqiptare, nė vallėzime, recitime poezish, urime me trokitje gotash... "Veprimtari tė tilla nuk i kemi parė as nė Tiranė"- u shpreh Fatmir Toēi. "Vitin tjetėr i ftoj Ēmimet-Pelegrin, nė Ankona" tha Mimoza Hametaj... Dhe kėshtu do organizohen veprimtaritė e Ēmimeve "Kadmus", nga Athina, nė Prishtinė, Tiranė, Itali, etj. ... aty ku shkon Pelegrin-i dhe ku janė ata qė i japin jetė letrare "Pelegrini-"it. Korrespodenti "Pelegrin" Athinė, pranverė, 2008

Presidenti e Shtėpisė Botuese "Toena" z. Fatmir Toēi, u ftua pėr tė marrė "Plaketėn Gold" dhe diplomėn "Pena e Artė" nė emer tė Fituesit Kolec Traboini, i cili nuk kishte mundur tė vinte nga Amerika.

Ēmimin e Mirėnjohjes tė Gazetės ILIRIA dhėnė nga Klubi i Shkrimtarėve "Drita" dhe Revista "Pelegrin" iu dorėzua gazetarit tė mirėnjohur z. Robert Goro, i cili foli pėr kolegun e tij tė nderuar, gazetarin Dalip Greca

Ēmimi"Ali Asllani" Liriku i mirė i vitit 2007 ju dha poetes Iliriana Sulkuqi.

Poeti Odise Goro merr diplomen e ēmimit tė parė nė poezi.

Leon Lekaj duke marrė diplomen e ēmimit tė dytė nė esč.

Autori Festim Liti duke marrė ēmimin e tretė pėr esč.

Poeti dhe studiuesi Dionis Qirzidhi duke marrė diplomen e ēmimit tė parė pėr studim.

Thanas Boēi duke marrė diplomen pėr ēmimin e dytė pėr studim.

Botuesi i gazetės"Tribuna" Robert Goro, Kryeredaktorja e Pelegrinit Iliriana Sulkuqi dhe botuesi e drejtori Nase Jani.

Nė emer tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, presidenti i saj Fatmir Toēi i dorėzoi Nase Janit Diplomen e Mirėnjohjes.

Poetja I.Sulkuqi ndan dhurata pėr zonjat pjesmarrėse nė veprimtari.

Artistja dhe autorja Englantina Kume, fituese e ēmimit tė dytė nė prozė, duke recituar pjesė nga libri me poezi "Itaka e Fjalės" botim i Shtėpise Botuese "Toena".

Veprimtarja dhe poetja Mimoza Ahmetaj i ftoi pjesmarrėsit qė veprimtarinė tjeter ta bėjnė nė qytetin ku ajo jeton, nė Ankona tė Italisė.

Grupi lab "Lotėt e kurbetit" u duartrokit pėr kėngėt pėrshėndetėse...

foto-link: http://www.traboini.blogspot.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara