HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pak histori nga esenca e krishtėrimit ndėr shqiptar

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Edhe autorėt amerikanė, nė studimet dhe pėrfundimet analitike, duke analizuar eksplorimin e substratit e pėrhapjes sė Krishtėrimit nėpėr botė (institucion mė me prestigj dhe autoritet nė botė, qė i ka rrėnjėt 2005 vjet mė parė nė kufi tė dy epokave), ripohojnė vėrtetėsinė e faktit biblik, se feja e re e Krishtit depėrtoi nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė pėrhapjes sė Tij. Ajo u bė tėrėsia e fakteve dhe ngjarjeve qė karakterizuan jetėn e gjithė njerėzimit…

Historiani shquar i Mesjetės sė Ballkanit, albanologu kroat Dr. Milan Shuflaj (1879 - 1931), nė veprėn: Serbėt dhe shqiptarėt(1926), ėshtė shprehur se: “Fillimi i Krishtėrimit ndėr kėto vise (Iliri) bėn pjesė nė historinė e shekullit tė parė tė kėtij besimi” (Shuflaj, f. 12). Historia e krishtėrimit ndėr shqiptarė, ėshtė e hershme. Apostulli Shėn Pal (Paulus), si kėmbėsor i pėrmendur, bėn tė ditur, se nė vitin 65, dimėroi nė trojet e Shqipėrisė sė sotme, nė Prevezė e Nikopol (ku do tė dalė mė vonė nė Nikopol (Preveza e Vjetėr) njė dėshmor feje me emrin Papa Eleuterin (182 – 193), duke predikuar krishtėrimin: “Kėshtu, qysh prej Jerusalemit e pėrqark nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom. XV, 19), “Athenis non diu commaratus sedem fixit corinthi, qua in urbe florentissimam ecclesian fundavit. Turba a Indacis excitateae cum permovisse.” (Rom. XV, 19), Cornely, Intred. Compend. in S. Scripturas, pag. 453).

Ai kaloi 5 etapa kryesore nė Shqipėri: etapa I, prej viteve tė para apostolike (shek. I) deri nė vitin 731 mbas Krishtit; etapa II, prej 731 deri nė fillim tė shek. XI; etapa III, shek. XI – 1767; etapa IV, 1767 – 1937; etapa V, 1937- sot… Jo histori e gjatė, por njė sintezė e krishtėrimit, ėshtė mirė tė thuhet esencialisht shkurt e saktė. Telegrafikisht, duhet thėnė, se krishtėrimi nė Shqipėri kishte tre karakteristika themelore. E para, ishte njė krishtėrim perėndimor, bazuar nė latinicitet; e dyta, ishte njė krishtėrim lindor ortodoks bazuar nė greqizicitetin bizantin; e treta, ishte njė krishtėrizėm, qė u pėrpoq pėr njė kohė tė kthehet nė krishtėrizėm unik, bashkues i Kishės Perėndimore me Kishėn Lindore. Nė periudha tė caktuara kohore ndėr shekuj, krishtėrimi u pėrputh nė mėnyrė tė plotė me forcėn e karakterit dhe humanizmin tė njė populli tė vogėl, tė lashtė dhe fisnik.

Nė kėtė mėnyrė, burimet e hershme historike pėrputhen tėrėsisht me deshmitė biblike, si p.sh., dėshmia e shkrimtarit pagan Plinit tė Ri(111 - 113 mbas Krishtit), dhe mbas vijnė shkrimtarėt e krishterė asokohe, si Tortuliani(200 – 206 mbas Kr.),duke u pasuruar nga shumė autorė tė tjerė.

Kjo ėshtė verejtur edhe kėtu (ShBA), kur Kryepeshkopi i Kishės Orthodokse Autoqefale, Hirėsia e Tij, Fan Stilian Noli e kleriku katolik Imzot Dr. Jozef Oroshi nė Boston e New York, janė pėrpjekur disa herė tė bėjnė takime ndėrfetare (ekumenike), pėr tė ngushtuar dallimet e krijuara (pas shkizmės nė vitin 1054) dhe rilindur premisa afrimi, mdis Kishės Perėndimore e Kishės Lindore ndėr shqiptarė nė emigracion…

Kėsisoj kemi tė bėjmė me probleme doktrinare teologjike, por qė kanė ndikuar nė historinė nacionale shqiptare. Nė rastin konkret, qytetėrimi shqiptar ėshtė njė fragment, pjesė e spirales historike tė qytetėrimit botėror. Nė kėtė vėshtrim, mendoj se krishtėrimi nė vetvete merr prej pasurisė tradicionale tė fesė sė Krishtit epėrsinė e zakonit tė vet juridik, dhe pasurinė e parimeve dalluese e gjallėruese tė qytetėrimit tė vet.

Ky nuk ėshtė njė kufizim etnik, sesa njė lloj pėrcaktimi shkencor i domosdoshėm, ku, e pjesshmja shpjegon pėrherė tė pėrgjithshmen, e veēanta universalen. Atdheu ynė, ėshtė njė ndėr vendet me krishtėrim gjenetik, sintezė e njė fermetimi tė brendshėm historik, aq sa i menēuri i lartė Shuflaj, ka thėnė, se dy qendra ilire, Salona (Dalmaci) e Durrėsi, janė djepe tė krishtėrimit nga mė tė vjetrit nė Evropė. Kujtojmė Shėn Albanin nga Iliria, i cili, nė vitin 286 nė hapėsirėn gjermane kishte pėrhapur kristianizmin, e Kisha gjermane e kishte shpallur tė Shenjtė…

Megjithatė ėshtė e nevojshme tė bėhet dallimi midis krishtėrimit nė Shqipėri dhe Krishtėrimit mes shqiptarėsh (sikurse duhet dalluar historia e Shqipėrisė dhe historia e shqiptarėve), duke interpretuar me objektivitet saktė dhe drejtė historinė e krishtėrimit dhe se jo gjithēka i pėrket shekujve tė kaluar i duhet venė identiteti shqiptar, ē’ka do ta dėmtojė shumė seriozitetin e shkencės shqiptare.

Ungjillin e predikuan nė Iliri martirėt e fesė, midis tė cilėve kishte ilirė dhe tė huaj. Gjatė kohės sė pėrndjekjeve tė Perandorit romak Trojan (sundoi viti 98 para Krishtit 117 mbas Kr.), shumė tė krishterė u arratisėn nė Iliri, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve nė Itali. Feja e Krishtit u pėrhap nga: Apostulli Shėn Pali, Apostulli Shėn Qesari, Apostulli Shėn Ndre (Andrea), Peshkopi i Durrėsit Shėn Asti (Astius), Shėn Lefteri (me prejardhje nga Roma dhe u bė Peshkop i Mesines dhe i Ilirisė nė moshėn 20 vjeēare. Ai ka jetuar nė Vlorė), Shėn Therini (Therinus), Shėn Isavri, Shėn Trifoni (shek. III nga Sheqishtja), Shėn Donati (Donat) episkopi i Evoresė ose Eurias (nga qyteti Paramithisė nė Ēamėri, fjeti nė vitin 387), Shėn Joan Vladimiri (shek. XI), Oshėnar Nifoni (shek. XV, nga Lukova), Oshėnar Nikita shqiptari (shek. XIX), Martiri Kristo Kopshtari (shek. XVIII) Shėn Nikodhimi i Beratit (shek. XVIII), Shėn Kozmai (shek. XVIII) etj.

Merita e madhe e krishtėrimit ndėr shqiptarė, ėshtė ndėr tė tjera tek ndihma e madhe qė ka dhėnė nė lėmin e gjuhės shqipe, historisė, kulturės, artit, etj., zhvillimin e muzikės dhe tė kulturės muzikore, vepra tė karakterit teologjik, por edhe studimor kritik.

Pesė papė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan (Shėn Piu (Pius) I (140 – 155), Shėn Lefteri (Eleutherus) (175 – 189), Shėn Caius (Kaji) (283 – 296), Gjoni (Johannes) IV (640 – 642), Sisti V (Pareti) (1585 – 1590), Klementi XI (1700 – 1721), Klementi XII (1730 – 1740)), kanė qenė me origjinė ilire, sikurse edhe disa patriark tė mėdhenj (Atenagora I (1886 – 1972)), qė respektivisht nė tė dy kishat Perėndimore e Lindore, kanė dhėnė traktate teologjike tė nivelit evropian, si dhe njė radhė studimesh pėr muzikėn parakristiane, sikurse mė vonė kontribuan nė krijimin e perlave pėr muzikėn gregoriane e bizantine… Shqiptarėt katolikė, janė pėrpjekur pėr shekuj me radhė tė sjellin nė Shqipėri frymėn civilizuese tė Evropės, mendjet e ndritura tė kontinentit, arritjet e pakrahasueshme nė fushėn e mendimit njerėzor, krijimtarisė letrare artistike, shkencės e teknologjisė, organizimit politik tė shtetit modern, qė siguron zhvillimin e pėrparimin e njeriut tė lirė.

Vlera qenėsore mė e rėndėsishme, qė kemi trashėguar ne shqiptarėt ėshtė gjuha shqipe. Njė nacion i ndarė politikisht, gjeografikisht e fetarisht, ka ruajtur tė paprekur pasurinė e pėrbashkėt tė gjuhės shqipe. “Ky visar i paēmueshėm u ruajt nga klerikėt katolikė me edukim perėndimor. Kurteti Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, katėr apostujt e shqipes sė shkruar, ka dalė nga gjiri i shqiptarėve katolikė, nga kleri katolik qė me Formulėn e Pagėzimit nxori nė dritė shkrimin shqip, e mbajti tė gjallė dhe e kultivoi atė deri nė ditėt e Pavarėsisė mė 1912… Ishte e natyrshme qė dy figurat mė tė shquara tė historisė sonė, Skėnderbeu, kalorės i krishtėrimit perėndimor dhe Nėnė Tereza, mishėrimi i idealeve tė krishtera, Shenjtorja e ardhshme, tė dalin nga gjiri i Kishės Katolike, sepse atje kanė marrė ata frymėzimin dhe kanė gjetur mbėshtetjen pėr punėn e tyre nė fushėn e heroizmit ushtarak dhe shenjtėrisė… Nė kėtė orientim dhe marshim qė jemi angazhuar sot, shqiptarėt katolikė janė seksioni mė perėndimor i shoqėrisė shqiptare pėr hir tė traditės sė tyre dymijėvjeēare, besnikėrisė sė tyre ndaj kėsaj tradite, si dhe pėrpjekjeve e sakrificave tė bera pėr ruajtjen e kėsaj tradite. Shqiptarėt katolikė mbetėn pararoja e hyrjes shqiptare nė Evropė…”,vlerėson Prof. Sami Repishti, ish i burgosuri politik (1946 – 1956) nė Shqipėri dhe aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut nė New York. (Prof. Sami Repishti, “Krishtėrimi - pararojė e hyrjes shqiptare nė Evropė”, revista “Drita”, #2 - 3 (149 – 150), Viti I (XXIII), Ferizaj - Kosovė)

Selia e Shenjtė nė Vatikan dhe papėt e Romės, tradicionalisht kanė ndihmuar Arbėrinė dhe ndanė ndėr shekuj me popullin shqiptar vuajtjet e tij. Tė tillė ishin: Papa Eugjeni (Eugenius) IV (1431 1447), Nikolla (Nikolaus) V (1447 – 1455), Kalisti (Calixtus) III (1455 – 1458), Piu (Pius) II (1458 – 1464), Pali (Paulus) II (1464 – 1471), Papa Klementi (Clements) VIII (1523 – 1534), Gregori (Gregor) XIII (1572 – 1585) Pali (Paulus) V (1605 – 1621), Urbani (Urban) VIII (1623 –1644), Klementi (Clements) XI (me anė tė Venedikut ndihmoi malėsorėt e Kelmendit nė luftėn kundėr turqve), Klementi (Clements) XII (1730 – 1740), Benedikti (Benedict) XV (1914 – 1920) ndėrhyri pranė ShBA – sė, qė tė shpėtojnė qytetet shqiptare Korēa e Gjirokastra, qė donin t’ia dhuronin grekėve; Gjoni (Johannes) XXIII (1958 – 1963), Pali (Paulus) VI (1963 – 1978), Gjon Pali (Johannes Paul) II (1978 – 2005), Benedikti (Benedict) XVI (2005), nė procesin e kanonizimit dhe shpalljes sė 40 martirėve tė Kishės katolike nė Shqipėri, tė cilėt, janė masakruar barbarisht nė kohėn e inkuizicionit komunist. Kujtojmė nga historia e papatit nė Romė, se papa Aleksandri (Alexander) VIII (1689 – 1691), e emron prelatin e lartė Gjon Franēesk Albaninme origjinė shqiptare si Cardinal. Mbas vdekjes sė papa Inocentit (Innocenz) XIII, Gjon Francesk Albani (1649 – 1721) u zgjodh njėzėri si pasardhėsi i 245 – tė nė Selinė Apostolike si papa Klementi (Clements)XI nė Vatikan (23.XI.1700 – 19.II.1721)…

Sėfundi, klerikėt shqiptarė, si apostuj tė vėrtetė tė fesė sė Krishtit e tė jetės sė popullit, lindėn, u formuan, jetuan e punuan nė vende e institucione tė ndryshme, me ideale e qėllime tė shumta, prapseprapė mbetėn bijtė e popullit dhe tokės arbėrore. Krishtėrimi, ėshtė njė fe e pėrbotshme e hershme, qė me ndėrgjegje (vullnet tė lirė) ka ardhur tek shqiptarėt, mbasi fatmirėsisht, ka nė thelb Jezu Krishtin e mrekullueshėm, tė njėsuar me Zotin...

_________________
Shėnim: Nje shkrim/studim qe ve ne dukje te verteta te Krisherimit, qe duhet t'i dije c'do shqiptar. Studimi deshmon per nje pune kerkimore serioze, por qe ia vleu mundimit sepse dha fruta. Studimi shquan dhe per nje sere shprehjesh te goditura, si nga ana gjuhesore, ashtu dhe per te vertetat shkencore qe pasqyrojne.

Me pak fjale, eshte nje studim qe ka zgjeruar njohurite e mia per historine e Krishterimit ne boten shqiptare. Mendoj se ai meriton perhapje te gjere ne forumet e publicitetit te diaspores sone, qe te perfitojne edhe te tjere, ashtu sic perfitova une.

Peter Prifti
San Diego, Kalifornia

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara