HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia e Rozafati nė New York, qė filloi 30 vjet mė parė

-- bisedoi Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Bisedė me z. Tonin Mirakaj pėrkrahės nė krijimin e grupit artistiko - kulturor "Rozafat", pranė Qendrės Katolike Shqiptare "Zoja e Kėshillit tė Mirė" nė New York

Mė 31 maj 2008 Qendra Kulturore "Nėnė Tereza", pranė kishės katolike "Zoja e Shkodrės" nė New York, pėrkujtoi 30 - vjetorin e kirjimit tė grupit tė parė artistik "Rozafati", nė Qendrėn Katolike Shqiptare "Zoja e Kėshillit tė Mirė" nė vitin 1978 nė New York. Dihet se institucionet e hershme tė artit dhe kulturės nė Shqipėri e kanė pasur zanafillėn e tyre nga kisha katolike, gjė qė dėshmohet nga burimet e shumta historike ndėr shekuj. Kurse nė diasporėn shqiptare nė ShBA dhe posaēėrisht nė shtetin e New York - ut dhe rrethina nė kėto pėrgatitje si gjithėmonė rol tė rėndsishėm kanė luajt Tė Pėrndershmit klerikė: Mons. Dr. Zef Oroshi (1912 - 1989), Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetėr Popaj, aktivistit tė palodhur Fran Shala dhe kryetari i kėshillit tė kishės z. Tonin Mirakaj etj. Ndėrsa nė New York komuniteti i vogėl katolik shqiptar (i pėrbėrė krysisht nga emigrantė politik (1944 - 1990), ėshtė vendosur vonė nė krahasim me komunitetin e hershėm ortodoks shqiptar (shekulli XVIII nga emigrantė ekonimik dhe me 1944 - 1990 ato politik dhe mbas vitit 1990 ato ekonomik) me qendrėn e saj nė Boston rreth kishės sė Shėn Gjergjit, themeluar nga Peshkopi Metropolitan Fortlumturia e Tij Theofan Stilian Noli mė 1908.

Grupi muzikor Rozafati
- Grupi "Rozafatit" nė vitin 1980, nga e majta nė kėmbė Martin Merturi, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Marjan Merturi, Loro Lulaj, Fran Shala, (ulur) Linda Shala, Deda Markic, Hajrajdin Cekaj, dhe Mirko Shala.

Krahas ndėrtimit tė kishės sė re, Qendrės Katolike Shqiptaro - Amerikane dhe themelimit tė shtypit pra revistės "Jeta Katolike" (1966) udhėheqėsit shpirtėror meshtarėt katolik shqiptarė dhe artėdashėsit e kulturės tradicionale popullore, qė kishin emigruar nė Amerikė, bashkėpunuan dhe vendosėn tė themelojnė shoqėri, klube dhe grupe kulturore. I tillė edhe grupi artistik "Rozafati" (1978), qė ėshtė edhe bėrthama e krijimit tė Festivalit tė Parė Shqiptar nė New York, qė kėtė vit mbush vitin e 18 - tė nė New York (1991). Kėshtu viti 1986 shėnon dhe njė ngjarje me shumė rėndėsi nė veprimtarinė e grupit "Rozafati", me pjesėmarrjes kulturore nė "Statue of Liberty Centenial" Harbor Festival, mbajtur nė New York City nga 4 - 6 Korrik 1986, duke ngritur lart flamurin shqiptar, por pa yllin komunist rus. Nė kėtė festival tė famshėm, morėn pjesė mė se 100 grupe nga shtete tė ndryshme, nė mes tė tyre edhe grupi shqiptar "Rozofati".

Njė vit mė pas grupi artistik, u ftua nė Boston, nė njė mbrėmje tė organizuar me rastin e 75 - vjetorit tė lindjes sė aktivistit tė vjetėr vatrist dhe njė ndėr mė tė mirėnjohurit personalitet i nderuar dhe respektuar nė komunitetin shqiptar nė Amerikė tė ndjerit z. Anthony Athanas (1911 - 2005), njė pėrkrahės dhe dashamirė i kishės katolike qė prej fillimit. Meshtarėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre, menduan se tashti ishin nė gjendje tė organizojnė njė Festival mė vehte. Nė kėtė drejtim ata patėm inkurajim dhe mbėshtetjen dashamirėse edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim tė "Ethnic Folk Arts Center", me tė cilėt kishin bashkėpunuar nė festivale. U vendos tė mbahej Festivali i Parė Shqiptar. Pėr tė mėsuar mė shumė mbi historinė e jetuar tė grupit "Rozafat" deri tek Festivali I - rė, mendova tė zhvilloj njė bisedė me aktivistin e hershėm tė komunitetin tonė, publicistin veteran dhe ish kryetarin e kėshillit tė kishės "Zoja e Kėshillit tė Mirė" (sot "Zoja e Shkodrės") punėtorin e palodhur tė komunitetit shqiptaro - amerikan z. Tonin Mirakaj.

Grupi muzikor Rozafati
Grupi "Rozafati" mė 24 Nėntor 1985, nė darkėn e shugurimit meshtar tė fort Tė Pėrndershmit Dom Pjetėr Popaj (mes).

Kėtė vit u mbushėn 30 vjet nga koha e krijimit tė grupit artistiko - kulturor shumė kuptimplotė "Rozafati", tė organizuar nga kisha dhe Qendra Katolike nė New York, e cila po pėrkujtohet me njė mbrėmje argėtuese. A mund tė na pėrshkruani pak atmosferėn e asaj kohe?

Ju falėnderoj nga zemra, pėr kėtė nismė tė rėndėsishme, pėr tė hedhur dritė mbi ngjarjet e rėndėsishme historike dhe kulturore tė komunitetit tė vogėl shqiptar asokohe. Ishte pranvera e vitit 1978, kur nė New York me inisiativėn e asokohe Tė Pėrndershėmve: Mons. Zef Oroshit dhe Dom Rrok Mirditės, (sot Shkėlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Argjipeshkėv Metropolitan i Arqipeshkėvisė Metropolitane Tiranė - Durrėsi), qė filluan krijimin e korit tė kishės, me aktivistin Fran Shala dhe njė grup tė vogėl bashkėatdhetarėsh, por qė kishin dėshirėn e madhe tė bėjnė diēka tė dobishme pėr kishėn e tyre. Ky grup i vogėl qėllimmirė asokohe pėrbėhej nga aktivistėt: Fran Shalaj, Miliana Mirakaj dhe Gjon Junēaj, filloj shpejt tė shtohej dhe me repertorin e pasur t ė kėngėve popullore qė interpretonin, sollėn njė kėnaqsi tek besimtarėt qė frekuentonin meshėn tė dielave, sa u duk se edhe pjesėmarrja nė meshė ēdo tė diele po shtohej.

Nga ana e tjetėr, meshtarėt e palodhur dhe kudogjendur Tė Pėrndershmit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, gjithėmonė kėrkonin diēka me shumė pėr tė mbajtur tė bashkuar komunitetin e vogėl shqiptarė, ngaqė kishin njė vizion pėr tė ardhshmen. Kėta largpamės qėllimmirė u provuan shumė herė ndėr aktivitete qė pasuan mė vonė nė Qendrėn Kulturore tė kishės katolike shqiptare nė New York. Pra, lindi ideja e formimit tė njė grupi muzikor, me antarėt e korit dhe tė tjerė, qė po afroheshin, duke menduar kėsisoj qė t'i shėrbenin kishės dhe komunitetit ndėr gėzime e festa, dasma e kremtime tė ndryshme. Nė atė kohė, nė komunitet ekzistonin dy grupe, tė cilėt i merrnim ndėr darka tė kishės. Njeri nga grupet drejtohej nga Ejup Mehmeti dhe tjetrin Isa, tė cilit nuk ia mbaj mend mbiemrin. Asnjėri nga kėto grupe nuk mund t'i kėndonin hymnet kombėtare tė Amerikės dhe Shqipėrisė. Pėr tė kėnduar hymnet, perdornim tape recorders. Organizatat shqiptare, si: "Vatra", "Albanian Center", "Kisha Orthodokse", merrnin nė kremtime njė orkester greke me emėrin "Michael Papas Orchestra". Ishte e kjartė dhe e nevojshme se kishte hapėsirė pėr njė grup tė ri artistik me kostumet etnike popullore.

Grupi muzikor Rozafati
Rozafati nė Festivalin e 100-vjetorit tė Statujės sė Lirisė, mbajtur nga 4-6 korrik 1986. Imzot Shkėlqėsia e Tij Mons. Rrok Mirdita.

Si ju lindi idea dhe kush ishin nismėtarėt e parė tė saj?

Tė inkurajuar nga Mons. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirdita, Fran Shala me Loro Lulaj, Martin Gjelaj, Miliana Mirakaj, Martin Merturi dhe tė tjerė, u formua grupi muzikor "ROZOFATI", qė kėtė vit mbushi 30 vjet. Rozofati, aktivitetin si grup muzikor e filloj sėpari ndėr darka tė kishės, mandej nė kremtime tė 28 Nėntorit dhe nė ndonjė dasėm, dhe raste tė tjera gezimi nė komunitetin tonė. Frani dhe Miliana, filluan tė kėndojnė rregullisht hymnet kombėtare tė Amerikės dhe Shqipėrisė, si edhe hymnin e Fishtės "Por si Fleta e Ejllit t'Zotit". Tashmė nuk kishim mė nevoj pėr "tape recorder".

Dhe mė pas si vijoi puna me grupin Rozafati?

Nė shtator tė vitit 1978, u pėrfundua ndėrtimi i kishės se re, ngjitur me lokalin e vjetėr, ku thuhej mesha mė parė, kėshtu qė kjo sallė prej kėsaj kohe mund tė pėrdorej normalisht pėr shkollė shqipe, mbledhje tė ndryshme si edhe pėrgatitje tė korit dhe grupit muzikor. Natyrisht se kėto aktivitete bėheshin gjithėmonė me pėlqimin e meshtarėve. Kurdo qė kishin mbledhje ose pėrgatitje, te dera e kishės i prisnin mikpritėsit: Mons. Zef Oroshi dhe Imzot Rrok Mirdita, me buzėqeshjen e tyre tė zakonshme. Me shtimin e grupit me tė reja dhe tė rinj, shpejt lindi dėshira qė tė mėsohen valle dhe kėrcime, por duhej dikush qe t'i mėsoj. Kėtė problem e zgjidhi I Pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, asokohe seminarist nė Dun Woodie, ku po pėrgatitej pėr shugurim meshtarak. Ky, u mėsoj pjestarėve tė Rozofatit disa valle tė bukura, qė sollėn kėnaqėsi ndėr kremtime tė kishės dhe komunitetit.

Kur gurpi i vogėl i artistėve amator ishte i gatshėm tė dalė para publikut bashkatdhetarė me programin modest asokohe?

Mbas pėrgatitjeve tė vazhdueshme dhe sukseseve tė arritura, Rozofati dha njė koncert jashtė shtetit tė New York - ut dhe doli para publikut bashkėatdhetarė nė qytetin e Detroit (Michigan), me datėn 16 Maj 1982. Nė Detroit u pritėn ngrohtėsisht nga ata mikpritėsa qė morėn pjesė, ndonėse nuk ishte njė numėr i madh bashkėatdhetarėsh, pėr faktin se organizatorėt (menaxherėt) atje nuk kishin bėrė lajmėrimet nė kohėn e duhur pėr mysafirėt. Por gjithėsesi Rozofati, me koncertin e vet tė pasur tė muzikės popullore shqiptare u tregua nė njė lartėsi tė kėnaqshme profesionale.

Tashmė grupi artistik e pasuron hartėn gjeografike tė shfaqjeve?

Grupi punon shumė pėr pasurimin e repertorit dhe se tė gjithė shafqjet e saj jepen me kostume popullore, qė shpesh janė pėrshėndetur me duatrokitje tė ngrohta edhe nga spektatorėt amerikanė. Rozofati, vazhdoj tė kėrkohej ndėr aktivitete tė komunitetit shqiptar nė New York me rrethe. Njė rast tjetėr me rėndėsi, ėshtė darka qė u organizua me rastin e shugurimit meshtararak tė Tė Pėrndershmit Dom Pjetėr Popaj, me datėn 24 Nėntor 1985, mbajtur nė "Imperial Manor" nė Rt. 4 New Jersey, me njė pjesėmarrje prej 1013 personash. Ishte darka mė e madhe qė mbahej mend deri asokohe nė komunitetin tonė. Rozofati me vallet dhe koloritin e pasur tė kostumeve popullore i dhanė mbrėmjes njė pamje vėrtetė festive. Governatori i shtetit tė New York - ut I Ndershmi z. Mario Cuomo lėshoi njė proklamatė, me tė cilėn shėnonte rastin e parė nė histori, qė njė shqiptar shugurohej prift katolik ne shtetin e New York - ut.

Cili ėshtė evenimenti mė i rėndėsishėm asokohe?

Mė 8 Maj 1976, komuniteti shqiptar mori pjesė nė "Festivalin e Arteve Ballkanike", mbajtur nė "DeWitt Clinton High School", nė Bronx, organizuar nga "Ballkan Arts Center", me pjesėmarrje tė tre komunitetėve ethnikė: shqiptar, grek dhe jugosllav asokohe. Shqiptarėt ishin mjaft tė sukseseshėm. Nė atė kohė nuk e kishim grupin "Rozafati". Mbas 10 vjetėve eksperiencė vallėtarėt, intrumentistėt dhe kėngėtarėt ishin tė gatshėm tė pėrfaqsonin komunitetin shqiptar nė aktivitetet pėrkrah kombeve tė tjera nė Amerikė. Kėshtu viti 1986 shėnon njė ngjarje me shumė rėndėsi nė veprimtarinė e antarėve tė grupit kulturėdashės "Rozafati". Kjo ishte pjesėmarrja nė "Statue of Liberty Centenial" Harbor Festival, mbajtur nė New York City nga 4 - 6 Korrik 1986. Nė kėtė festival tė famshėm, morėn pjesė mė se 100 grupe nga shtete tė ndryshme, nė mes tė tyre edhe grupi shqiptar.

A u afruan pranė grupit Rozafat kėrcimtarė profesionist pėr tė rritur nivelin e interpretimit tė vallėtarėve?

Nė pėrgatitjen pėr kėtė festival, "Rozofati" pati ndihmen e kėrcimtarit dhe korografit profesionist Gjergj Sinishtaj, kontributi i tė cilit ishte shumė i ēmueshėm. Grupi artistik pėrformoj nė stage # 4, e ngritur nė Maiden Lane, pėrpara mijėra spektatorėve amerikanė pėr 13 minuta. Njė pjesė e valleve popullore u shfaq nė televizionin nacional. Me lejoni tė them se nė kėtė pėrgatitje si gjithėmonė rol tė rėndsishėm kanė luajt Tė Pėrndershmit klerikė: Mons. Dr. Zef Oroshi, Imzot Rrok Mirditės, Dom Pjetėr Popaj, aktivistit tė palodhur Fran Shala (dhe kryetari i kėshillit tė kishės z. Tonin Mirakaj, shėnimi im K.K.) etj. Zonja duarartė Prenda Shala, mundi nė njė kohė tė shkurtė, tė pėrgatisė kostumet e nevojeshme pėr gjithė pjesėtarėt e grupit aq bukur dhe nė menyrė profesionale, gjė qė u bė njė kontribut i rėndėsishėm nė suksesin qė u arrit. Nė kėtė rast, grupi "Rozafati" nderoj kishėn dhe komunitetin shqiptarė nė pėrgjithėsi.

Dhe sėrisht kishit ftesa?

Po. Nė vitin 1987, grupi artistik "Rozofati", u ftua nė Boston, nė njė mbrėmje tė organizuar me rastin e 75 - vjetorit tė lindjes sė bisnesmenit tė suksesshėm, aktivistit tė vjetėr vatrist dhe njė ndėr mė tė mirėnjohurit personalitet i nderuar dhe respektuar nė komunitetin shqiptar nė Amerikė tė ndjerit z. Anthony Athanas, pėrkrahės dhe dashamirė i kishės sonė qė prej fillimit. Nė kėtė kohė, shpesh paraqiteshin ide pėr organizime kulturore, ku mund tė paraqesim anėt positive tė vlerave atdhetare autoktone tė komunitetit tonė, si: folklorin e pasur, kostumet e traditat e bukura, por eksperienca pėr aktivitete tė tilla na mungonte.

Tashmė numėri i emigrantėve shqiptarė nė Amerikė nga Shqipėria dhe trojet e tjera etnike, mbas shkėlmimit tė gjumit letargjik tė komunizmit dhe hapjes drejt botės vjen e rritet. A kishit menduar qė tė bėnit njė festival mbarėkombėtar?

Po ėshtė e vėrtetė. Ne ndiqnim me shumė vėmendje gjithė zhvillimin e ngjarjeve politike nė trojet etnike shqiptare dhe nė veēanti nė Kosovė e Shqipėri. Me dhimbje kemi pėrcjell eksodin e madh dhe futjen e shqiptarėve nė ambasadat e huaja nė Tiranė (2 korrik 1990), eksodet masive me anije drejt Italisė… etj. Por nga ana e tjetėr ishim tė gėzuar qė edhe Shqipėria tashmė e kishte shkelmuar komunizmin dhe kėrkonte njė jetė mė tė denjė pėrkrah familjes sė madhe tė Europės Perėndimore dhe vendit mė demokratik nė botė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sigurisht qė asokohe shumė intelektualė, artistė, kėngėtarė, piktorė, skuptorė, valletarė, shkrimtarė tė dėshpėruar nga jeta mizerabėl nė komunizėm braktisėn atdheun pėr njė jetė mė tė mirė… Nė vitin 1990, pranė kishės u formua " Shoqata e Prindėrve", qė pėrbėhej nga prindėrit e tė rinjve dhe tė rejave, qė merrnin pjesė nė korin e kishės, dhe nė grupin muzikor "Rozofati". Shoqata nė fillim u kryesua nga zonja Vera Lekocaj, e mė vonė nga aktivistėt e palodhur z. Marian Cubi dhe z. Tomė Mrijaj. Kėta gjatė pėrgatitjeve, mbanin qetėsinė e nevojshme, bisedonin pėr aktivitete e organizime, kishin kujdes makinat nė rrugė, qė shpesh u vidheshin gomat e baterit…. nga se vendi nuk ishte aq i pėrshtatshėm… Meshtarėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre mendojnė se tani jemi nė gjendje tė organizojmė njė Festival mė vehte. Nė kėtė drejtim patėm inkurajim edhe nga Martin Koenig dhe Ethel Raim tė "Ethnic Folk Arts Center", me tė cilėt kishim bashkėpunuar nė festivalet qė pėrmenda mė parė. U vendos tė mbahej "Festival Shqiptar", dhe u zgjodh komisioni pėrgatitės. Komisioni filloj punėn pa vonesė. U bėnė disa mbledhje, ku merrnin pjesė meshtarėt Tė Pėrndershmit: Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetėr Popaj, Djakoni Marash Shkreli, si edhe Martin Koenig dhe Ethel Raim tė "Ethnic Folk Arts Center". U rezervua salla e pėrformancės nė Lehman College, dhe u caktua data 20 Tetor 1991.

Pra 20 tetori i vitit 1991 shėnon edhe ditėlindjen e Festivalit tė Parė mbarėshqiptar, ku nga shumė shtete tė Amerikės mblidhen ēdo vit nė metropolin e kulturės botėrore nė New York grupe artistike bashkėatdhetarėsh, dhe shpalosinme krenari lashtėsinė e instrumentėve, muzikėn, vallet, larushia e veshjeve tė bukura popullore nga tė gjithė trojet etnike shqiptare. Ēfarė kujtoni nga ajo kohė?

Po ėshtė e vėrtetė. "Rozofati", qė ishte grupi kryesor nė festival, kishte filluar pėrgatitjen nėn drejtimin e z. Fran Shalės dhe zonjės Shpresa Uli, kėrcimtarė dhe koreografia e shquar, qė kishte ardhur nga Shqipėria pak kohė mė parė. U bėnė kontakte me kėngėtarėt dhe orkestrėn, qė do tė pėrformonin dhe u njoftua komuniteti me anė tė mjeteve tė komunikimit tė asaj kohe, pėr datėn dhe vendin e Festivalit tė Parė mbarėshqiptar. Shoqata e prindve e drejtuar nga Vera Lekocaj, Nik dhe Zoja Gjurafshaj e tė tjerė, pėrgatitėn ushqime me meny tradicionale shqiptare, qė do tė shiten, nga se hymja ishte pa pagese. Se ēfarė numėri pjesėmarrjeje artdashės do tė kemi, nuk e kishim idenė. Nė kohėn e caktuar, u mbush salla, dhe kafeteria ku kishim pėrgatitė ushqimet. Pjesėmarrja ishte dy herė mė shumė sesa kishte vende. U desht qė pjesėt kryesore tė festivalit tė pėrsėriteshin nė kafeteri, nga se salla kryesore nuk kishte vend pėr tė gjithė. Moderatorėt e festivalit ishin zonjusha amerikane Jane Sugerman dhe z. Gjovalin Nikēi. Rozofati dhe pėrformuesit tė tjerė, u pritėn me shumė kėnaqsi nga spektatorėt bashkėatdhetarė e amerikanė. Atė qė se prishtshim duhet thenė me gezim e krenari, se festivali kishte me tė vėrtetė sukses. Presidenti i Bronx - it z. Fernando Ferrer lėshoj njė proklamatė, nė tė cilėn deklaroj datėn 20 Tetor 1991 si Ditė e Shqiptarėve nė Bronx, tė cilėn e solli nė mes tė festivalit z. Bill Aguado, drejtor Ekzekutiv i Zyrės sė Arteve nė Bronx dhe ia dorėzoj kryeratit tė komisionit pėrgatitės tė Festivalit I - rė Shqiptar. (Kryetar i Festivalit I - rė ishte z. Tonin Mirakaj, shėnimi im K.K.)

Dhe tashmė festivali ėshtė nė vitin e 18 - tė tė tij?

Po. Kėtė nėntor mbahet Festivali XVIII Shqiptar nė New York. Suksesi qė u arrit, bėri qė Festivali Shqiptar tė kthehet nė traditė, dhe festivalet kanė vazhduar ēdo vi.. "Rozofati", ka qenė grupi kryesor, qė ka pėrfomuar nė Festivalin e Parė, dhe nė tė gjitha festivalet qė vijuan. Nė pėrgatitjen e "Rozofatit" dhe tė korit tė kishės, janė disa emra, qė sipas mendimit tim, kanė dhėnė kontribut shumė tė ēmuarshėm, si: Z. Fran Shala, znj. Shpresa Uli, z. Vasil Marku, znj. Tatiana Petrela, zonjusha Liza Shala, znj. Angjelina Nika, nė instrumentin e organos, Joana Parubi dhe profesionisti Agim Kola si edhe organizatori kryesor i festivaleve z. Mark Shkreli, skenografit z. Astrit Toto dhe gazetarja zonja Mimoza Dajēi. Gjithė kjo veprimtari si pėrgatitja e vallėtarėve tė rinj dhe e korit tė kishės, kanė kėrkuar punė e pėrpjekje tė vazhdueshme tė njė grupi tė madh aktivistėsh pjestarė tė kishės dhe tė komunitetit, prandej tė gjithėve u jemi mirėnjohės, dhe duhet t'i falėnderojmė me sinqeritetin mė tė madh. Duhet t'u jemi mirėnjohes famullitarit Tė Pėrndeshmit Dom Pjetėr Popaj, kryetarit tė Qendrės Kulturore "Nėnė Teresa", nė Hartsdale New York z. Mark Shkrelit, kėshillit tė kishės dhe tė tjerėve, qė bėnė tė mundur pėrkujtimin e 30 - vjetorit tė krijimit tė grupit "Rozafati", e cila po na e jep rastin tė kujtojmė njė histori e ngjarje qė filloj 30 vjet mė parė.

Bisedoi: Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara