HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meditim (pėr librin me poezi tė Lekė Gjokės)

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova “Dallgėzim i oqeanit shpitėror” (Florida, 2008), i ka pagėzuar krijimet e veta tė vėllimit poetik autori shqiptaro – amerikan Lekė Gjoka, me banim nė Jacksonville, tė shtetit Florida. Vepra hapet me poezinė “Me dy nėna”, e cila i kushtohet ditės para betimit pėr nėnshtetėsi amerikane.
Titulli i librit me poezi, mund tė tingėllojė plot dhimbje dhe mall pėr vendlindjen, befasues nė takimin apo shikimin e parė. Por, nė tė vėrtetė, titulli i pėrshtatet veprės, sepse shpreh njė dėshirė tė zjarrtė tė autorit, qė gėrshetohet me temat e ndryshme qė trajtohen nė lėndėn e re poetike.
Njė rast fatlum, qė pėrcakton edhe hapėsirėn e larmishme tematike tė librit, ėshtė fakti qė eksperienca e poetit ėshtė e ndarė midis Shqipėrisė dhe Amerikės, ku ai jeton prej mėse dhjetė vjetėsh. Kjo gjė e ka ndihmuar atė tė sjellė njė tjetėr frymėmarrje nė tekstet poetikė, duke zgjedhur njė kėndvėshtrim mė real dhe prekės mbi botėn njerėzore e atė arbėrore nė veēanti tė shpėrndarė anė e kend rruzullit.

Lexuesve u ėshtė dhėnė mundėsia t’a kuptojnė dhe njohin edhe mė mirė botėn e ndjeshme letrare tė poetit, qė me thjeshtėsi perdorė shprehjen poetike, veēmas metaforėn. Ai i ka pėrdorur figurat letrare me kujdes dhe nikorēillek. Atij i vjen keq pėr ēdo luftė (poezia “Lufta”), qė bėhen shpesh me pakuptimėsi nė planetin tonė, kudo kjoftė nė Veri a Jug apo Lindje a Perėndim, sepse ato sjellin fatkeqsi, plagė, shkatėrrim…, ku shpesh viktima tė pafajshme janė fėmijėt dhe nėnat e tyre…

Lekė Gjoka - Dallgėzim shpirtėror

“Kacavirren mendimet”, “Lajmit i ka ngelur lajmi nė fyt” (vargje kushtuar Presidentit tė Parė tė Republikės sė Kosovės, tė ndjerit Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 2006)), “Jam i krishterė”, “Ikin ėndėrrat”, “I ftohti shpirtėror hap dritaren”, “Dhimbja ka ngarkuar brengėn nė shpinė”, “Gjumin e mora pėr dore”, “Ėndėrr mė lė rehat”, “Dhimbjen se mbajnė dot ndjenjat” (poezi kushtuar humoristit shkodran Mark Lekunda”, “Amerikės iu mbushėn sytė me lot” (vargje kushtuar ushtarėve amerikanė, qė ranė heroikisht nė kėrkim tė lirisė sė popullit irakian), “Jam malėsor”, “Shqipėri gėzohu pėr djemtė”, “Nėnat”, etj., etj. Janė kėto motive poetike, temash dhe frymėzimesh tė llojllojshme, me tė cilat autori e ka shpalos hijshėm botėn e vet tė brendshme, por gjithnjė duke medituar edhe pėr problemet qė e mundojnė njeriun e kėtij nėnqielli, qė e preokupojnė bashkėvendasin dhe bashkėkombasin e autorit.

Poeti, ėshtė i lidhur shumė me vendlindjen dhe mallin (“Kallmeti ėshtė mungesė”, “Kallmeti kish vrarė pak mėrzinė”, “Lezha” “Pėrsėri nė vendlindje”),pėr tokėn, ku ka lindur dhe rritur e vė gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit (“Rrugės sė mėrgimit djemtė po puthen me morden”, “Mėrgimi t’a vrau pak buzėqeshjen e ndjenjave” (vargje kushtuar poetit lezhian me banim nė Detroit Ndue Hila), “New York – u ka vrarė buzėqeshjen” (mikut poet Agim Bacelli), “O moj Shqipėri”).

Ai pėrmes vargut tė shpirtittė lirė dėnon poetikisht ato bashkėvendas tė pashpirt, qė shesin nė panairin e skllavėrisė sė mishit tė bardhė (prostitucionin tek semaforėt e kryqėzimeve rrugėve tė Europės Perėndimore) vajzat shqiptare (“O Zot pse po na vrasin vajzėrinė!?”), duke qenė tutor tė shfrytėzimit (bisnesit) tė tyre.

Poeti, vijon t’a lėvrojė lirikėn atdhetare edhe nė vėllimin e fundit, qė sot kemi nė duar. Kjo lirikė amtare, kur u drejtohet temave historike (“Kosovės duan t’i fusin ndėrkėmbzėn”, “Ėndėrr a je zgjuar!?” (Pavarėsisė sė Kosovės), “Pashė nė ėndėrr Migjenin”, “Frang Bardhi ėshtė inatosur”, “Mall pėr Shqipėrinė”, “Mė lėr edhe pak o Atė!” (kushtuar tė Lumes Nėnė Tereza (1910 – 2007)),merr njė karakter mė meditativ, ku nuk i shuhet e dobėsohet asnjėherė frymėzimi.

Por mbi tė gjitha, shumė prekėse janė krijimet e dhimbjes, qė i ka pėrkushtuar prindėrve tė dashur, tė cilėt, fatkeqėsisht u ndanė nga kjo botė pak vite mė parė. Ai e adhuron nėnėn dhe babain me fjalė tė pėrzgjedhura me kujdes nga thesari i poezisė. Dashuria pėr prindėrit ėshtė e pakufishme, ashtu siē ėshtė dhe dhembja zhuritėse (“Lamtumirė nėnė!”, “Krishtlindje nė mungesė tė nėnės”, “Nė apelin e dashurive a do mungojė nėna!?”, “Nėnės time qė nuk jeton mė”, etj.),qė ndjen ai dhe fėmijėt e poetit nga mungesa e tyre.

Nė poemat pėr nėnėn e babain, qė gjenden nė shumė faqe tė vėllimit, paraqitet para lexuesit si natyrė tepėr delikat, me fantazi tė pasur emocionale e me ndjenja tė brishta nė ēastet e hidhur tė ndarjes nga ata qė e sollėn nė jetė. Kemi kėtu figura apo mjete poetike qė pėrshkojnė dhe hijeshojnė shumė librin e ri.

Nė mes tyre janė poezitė e shkruara nė kohė e hapėsirė tė ndryshme, tė frymėzuara nga jeta dhe ngjarjet e ditėve tė caktuara. Sidoqė qė tė jetė kriterėt e autorit duhet respektuar dhe nderuar, sepse nė kėtė mėnyrė zbulojmė shpirtin e ndieshėm tė tij, zbulojmė botėn intime dhe gjithėsesi shpirtin krijues tė tij.

Tė njohėsh Lekė Gjokėn, do tė thotė tė njohėsh njė botė tė veēantė poeti, tė heshtur e pa bujė tė mbushur me gjithēka, qė jeta i ka ofruar, gėzime, hidhėrime, dhembshuri e forcė, lotė e buzėqeshje, mall dhe mbi tė gjitha dashuri e respekt pėr vendlindjen (Kallmetin) dhe Atdheun e dytė tė tij Tokėn e Bekuar tė Amerikės.

Poezia e Lekės ėshtė si ai vetė, - i dashur , i dhimbsur, i mbėshtjellė me botėn e babait tė mirė, tė shokut e mikut bujar. Tė lexosh poetin nė vargje, ke lexuar shpirtin e tij tė pamposhtur, qė nuk e theu dot asnjė lloj stuhie, qė erdhi furishėm rrugės sė tij qė nė fėmijėri.
Poezitė e tij tregojnė fazėn e konsolidimit tė konceptit krijues tė autorit, krijimtaria e tė cilit ndjek linjėn e thellimit tematik e pėrmbajtėsor tė vazhdueshėm nga njėri libėr tek tjetri.
Kėtu shihet koherenca e rrafshit semantik tė poezisė (pra ėshtė fjala) pėr shprehjen, tė figurės, tė vargut dhe tė ndjėsive nė pėrgjithėsi.

Lekė Gjoka (1970),ka lindur nė Kallmet tė Lezhės, njė nga fshatrat mė tė bukura nė Shqipėrinė e Veriut, me njė gjelbėrim tė pėrhershėm, me ujėra tė bollshėm, me njerėz punėtorė e fisnik, artdashės dhe bujar. Kėtė fshat e njohim edhe me veprėn "Kallmet", e tė tjerėt e indetifikojnė me leksikografin e parė shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Emzot Frang Bardhi (1606 – 1643).

Autori nė fillim tė vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit tė komunizmit, qė kėrkonin t’a merrnin nė varrin greminė qė po binte, me qindra jetė djaloshare, arratiset nga ushria nė Ersekė tė Kolonjės pėr nė Greqi, ku nė Athinė njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Ato sėbashku nisin tė botojnė reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi nė gazetėn "Egnatia", qė botohej nė Greqi nga z. Traboini.

Krijuesi Gjoka, ėshtė njė fitimtar i pėrhershėm mbi rropatjet e tramvajet e jetės. Nė vitin 2001, botoi vėllimin e parė poetik: "Lotėt e puthjes", qė pasoi me vėllimin e dytė: "Diellin e kapa pėr veshėsh" (2003). Kėto ditė, ai para lexuesve doli me vėllimin e tretė poetik: "Dallgėzim i oqeanit shpitėror" (2008).
Ėshtė njė risi sa i pėrket rrethit tematik, sferės sė preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi tė cilat kryekreje ndėrtojnė njė profil tė mvetėsishėm nė krijimtarinė elegante tė autorit.
Librat me poezi tė Gjokės, sjellin njė lloj tjetėr arome, pėr shkak tė rrethanave jetėsore. Deri nė ditėn e daljes nė dritė krijimet janė shikuar e lėmuar me shumė kujdes, duke arritė nė kėtė pėrzgjedhje, qė i ka bėrė vargjet mė tė komunikueshme e mesazhpėrcjellės.

Cikle me poezi shpesh autorit, i janė botuar nė antologjinė poetike: "Ballada e largėsive"(1995), “45 poetė pėr Lezhėn" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe nė gazetat e diasporės: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), Tiranė, Prishtinė dhe shumė faqe interneti dygjuhėsh shqip – anglisht.
Leka, falė pasionit pėr kompiuterin dhe pėrkitazi me letėrsinė, drejton nė internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe nė Yahoo, toplistėn mė tė madhe shqiptare Mėmėdheuetj.
Qė prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton nė Jacksonville, Florida, ShBA – sė, sėbashku me bashkėshorten Bardha dhe dy femijėt: Donald dhe Daniela Gjoka.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara