HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Peshkopi Metropolit Imzot Theofan Stilian Noli
njė ekumenik vizionar pėr bashkimin e shqiptarėve

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova "Pėr herė tė parė, kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip pėr t'u shėrbyer tė krishterėve ortodoksė nė gjuhėn e tyre. Prifti ynė i parė dhe i paharruar, i cili mė vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonshme e tė gjithanshme nė vitin 1908 qė i shėrbeu popullit kėtu dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme. Gjatė dekadave nė vazhdim, ne kemi parė ngritjen e shumė juridiksioneve, ndėrhyrjen e revolucioneve laike nga jashtė vendit dhe efektin qė ato patėn te besimtarėt kėtu, ndėrthuerjen e konsideratave politike dhe patriotike tė cilat pėrbenė sfida pėr komunitetet tona dhe shpesh krijuan pėrēarje nė to, si me ēdo betejė tė pėrkohshme e laike ne pėrjetuam si dhimbjet ashtu dhe triumfet, humbjet dhe ringjalljet. Gjatė dhjetė dekadave tė fundit ne kemi mėsuar shumė mėsime dhe kemi dėshtuar nė pėrqafimin e njeri tjetrit me mė shumė ngrohtėsi. Ndarjet tona nuk kanė qenė si pasojė e rrethanave, por ato janė krijuar nga ne vetė. I kemi ndarė pėrvojat me tė tjerėt pasi ne jemi sa tė veēantė aq edhe tė ngjashėm me tė tjerėt…"

+ At Nikon (Liolin)
Episkop i Boston - it, New England dhe
Kryedioqeza Ortodokse Shqiptare ne Amerikė
+ At Ilia (Katre)
Episkop i Philomelion

Fortlumtia e Tij, At Arthur Lionil & Klajd Kapinova
Fortlumtia e Tij, At Arthur Lionil & Klajd Kapinova

"… Shqipėria, Kosova, do t'u jenė pėrherė mirėnjohės ShBA-sė padallim tė gjithė amerikanėve tė cilėt kanė ndihmuar kauzėn e Shqipėqrisė dhe tė Kosovės, tė cilat kanė bėrė tė mundur qė tė kemi njė lidhje shumė tė fortė midis nesh, jemi aleat dhe jemi partner pėr demokraci, prosperitet, paqe dhe siguri. Si President i Shqipėrisė, mė lejoni, nė emėr tė gjithė popullit shqiptar, kudo ku jetojnė nė tė gjitha sferat e jetės nė zonat e Shqipėrisė, tju them se ne jemi krenar pėr pėrfaqėsuesit tanė kudo ku jetojnė, pėr diasporėn shqiptare nė Amerikė, se kjo diasporė ka ditur tė ndėrtojė jetėn e vet nė njė vend shumė tė fuqishėm dhe demokratik nė ShBA, ka ditur tė kthej kokėn edhe nga hapat e Shqipėris, tė Kosovės, duke kontribuar moralisht, materialisht, financiarisht. Ky sukses qė Shqipėria ka sot, natyrisht ėshtė nė njė mėnyrė edhe roli i ndjeshėm i diasporėn nė Amerikė. Para 3 ditėve kam pasur rastin qė tė jem sėbashku me Presidentin e Kosovės z. Fatmir Sejdiu nė Selinė e OKB-sė. Tė dy sėbashku me delagacionet respektive kemi mbrojtur tė drejtat legjitime tė institucionit tė Shqipėrisė por edhe kauzės sė Kosovės, pėr tė qenė njė shtet i pavarur, sovran nė multietnicitetin, nė paqe dhe barazi, pėr tė qenė njė vend i cili do tė pėrjetohet nė mėnyrė tė sigurtė nė sfiden dhe rrugėn Euroatlantike. Me kėtė rast me lejoni tė pėrcjell edhe njė dėshirė tė Presidentit tė Kosovės z. Sejdiu, duke e ditur qė unė do tė merrja pjesė nė kėtė ceremoni, t'ju pėrcjell pėrshėndetjet e tij e pėrzemėrta dhe falėnderimet pėr ndihmen qė keni dhėnė pėr Kosovėn…"

Bamir Topi,
President i Shqipėrisė

Gazetarėt: Beqir Sina & Klajd Kapinova
Gazetarėt: Beqir Sina & Klajd Kapinova

BOSTON (Massachusetts). Mėngjezi i ditės sė shtune (27 nėntor 2008) filloi me njė shi tė lehtė, qė pėrkdhelte makinėn tonė. Nga New York-u po niseshim drejt Boston-it, aty ku zė fill vatra e parė e komunitetit shqiptar nė ShBA. Shiu i rrėmbyshėm vjeshtor nė Boston, qė pėr dy ditė do tė shoqėrohej me Stuhinė Kaja (Hurricane Kyle), nuk pengoi tubimin e amerikanėve dhe shqiptarėve nė zhvillimin e programit pėr celebrimit e 100-vjetorit nė kryekishėn e Shėn Gjergjit, ku filloi tė shkruhet historia e Arkidioqezit tė kishave ortodokse shqiptare nė Amerikėn e Veriut (1908-2008).
Sekretari i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė Prizrenit" nė mėrgim (1962), aktivisti e kryetari i kryesisė sė Federatės Panshqiptare "Vatra", dega nė Queens NY (1980-1992) z. Tomė Mrijaj, qė shoqėrohej nga bashkėshortja znj. Lisa Mrijaj shefe e stafit nė zyrėn e Bashkisė sė Yonkers-it NY, si gjithnjė me njė buzėqeshje dhe modesti flet pėr organizatėn, qė ka njohur udhė tė gjatė historie nga koha e krijimit, lulėzimit dhe dobėsimit nė ditėt tona.
Gjatė gjithė rrugės bisedonim shtruar. Si gjithnjė i kudogjenduri e i papėrtuari i sė pėrditshmes "Bota Sot" gazetari z. Beqir Sina, kėrkonte tė dinte mė shumė mbi historikun dhe figurat kryesore tė Vatrės (1912) nė Boston, me tė cilėt kishte patur fatin e nderin tė takohet kosovari i parė vastris z. Tomė Mrijaj, gjatė jetės sė tij prej shumė dekadave nė Amerikė… Dita e parė ishte organizuar me akomodimin e miqve nga shtete tė ndryshme tė Amerikės nė hotele, tė cilat, u bėnė tė mundur falė kujdesit pėrsonal tė Kancelarit tė kryekishės ortodokse tė Shėn Gjergjit nė Boston At Arthur Liolin, njė vijues i denjė i veprės sė paraardhėsit Metropolitan Imzot F. Nolit.
Nė hollin e Hotel Courtyard "Marriott", disa amerikanė me origjinė shqiptare qėndronin nė radhė, duke biseduar. Stephania nga Philadelphia, i uron shoqes sė vet mirėseardhjen nė Boston nė gjuhėn shqipe. Ajo ėshtė nė moshėn 74 vjeēe, por e mbajtur dhe buzagaz. Gruaja e moshuar na paraqet grupin e vogėl qė sapo mbėrriti tė besimtarėve prej 10 vetėsh, qė kishin ardhur nga dy kishat ortodokse dioqezane shqiptare tė Philadelphia-s. Mė pas biseda zhvillohet vetėm nė gjuhėn angleze, mbasi ajo kėrkoi ndjesė sė nuk dinte mė shumė shqip. Stephania, mė tha se tė parėt e saj katragjyshėrit kishin mbi 150 vjet qė ishin larguar nga katundi Drenova i Korēės. Ishte me tė vėrtetė njė bisedė e ngrohtė dhe miqėsore… Meqenėse po afrohej koha e kokteit u pėrshėndetėm…

Lisa Mrijaj, Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova
Lisa Mrijaj, Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Mikpritja e At Liolin-it nė sofrėn e madhe tė kishės

Koktei i organizuar pėr nder tė 1000 tė ftuarve nė "Grand Gala", Seaport Hotel World Trade Center Boston (Mass.) filloi nė orėn 6 p.m. (mbasdite), qė mė pas i la vendin darkės sė madhe festive tė shtruar nga kryekisha e Shėn Gjergjit nė bashkėpunim me komunitetin ortodoks shqiptaro-amerikanė. Programi ishte konceptuar nė dy ditė.
Dita e parė, filloi me koktejin dhe darkėn pėrkujtimore pėr 100-vjetorin e meshės sė parė nė gjuhėn shqipe dhe themelimin e kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė (1908), ku do tė mbahen fjalimet e rastit. Nė sallėn e koktejit ishtin vendosur dy monitorė dhe njė pikturė e prelatit ortodoks, burrit tė shtetit, patriotit tė shquar largpamės, studiuesit, poliglotit, pėrkthyesit, shkrimtarit, ekumenikut tė papėrsėritshėm, politikanit, enciklopedistit, kryevatristit dhe ish-kryeministrit tė Shqipėrisė Imzot Theofan Stilian Nolit.
Dita e dytė, ishte planifikuar me meshėn solemne pėrkujtimore nė kryekishėn e Shėn Gjergjit nė South Boston, e cila u bashkėcelebrua nė gjuhėn shqipe nga mėse 20 meshtarė tė kryesuar nga hierarkėt arqibishop tė arkidioqezit tė kishės ortodokse shqiptare nė Amerikėn e Veriut.
Sallė e madhe komode u bė vendi, ku At Arthur Liolin-i priti tė gjithė mysafirėt shqiptarė e amerikanė. Mikpritėsi me hijėshinė e veshjes sė hierakut si Kancelar i kishės orthodokse, me tė gjithė miqtė fliste dhe interesohej tė dinte se nga kishin ardhur. Ai u uronte mirėseardhjen tė gjithėve nė gjuhėn shqipe, mė njė buzėqeshje, qė fiksohej nga blicat e aparateve fotografik. Ishin mbledhur aty shqiptarė tė hershėm dhe ata qė kanė ardhur pas vitėve 90 nė Boston, Worcester, Natick, Southbrige (Massachusetts), Philadephia, Cleveland (Ohio), Trumbull (Connecticut), Farmington Hills (Michigan), Jamaica Estates, Jamestown (New York), Folsom (California).
Sėbashku me Komitetin e 100-vjetorit At Liolin-i, ėshtė marrė drejtpėrdrejtė me organizimin deri nė detaje mė tė vogla tė gjithė programit, i cili, u kurorėzua me sukses me meshėn solemne dhe koktejin e madh, tė mbajtur nė sallėn e katit tė dytė tė kryekishės sė Shėn Gjergjit.
Tė gjithė njoftimet dhe ecuria e aktivitetit, ėshtė bėrė pėrmes komunikimit me internet. Qė nga ftesat dhe deri tek vendi i parkimit tė makinave pėr mysafirėt e largėt, At Liolin i ka programuar nė mėnyrė tė pėrsorur, i mbėshtetur fuqishėm edhe nga grupi organizator.
Kleriku i lartė mbante nė qafė me pėrvujtėri kryqin e stolisur, qė ka mbajtur dikur paraardhėsi i tij prelat Noli. Ai ėshtė krenar qė mban reliken historike tė Metropolitanit Imzot Noli dhe ėshtė sot bari shpirtėror nė vreshtėn e Zotit, si vijues i denjė i burrit tė madh tė kombit shqiptar.
Dhe historia ka ngjashmėri. Kjo tė kujton kryqin nė gjoks tė prelatit katolik dhe martirit tė fesė sė Krishtit e Atdheun tė paharrueshmin Ipeshkvin e Durrėsit Imzot Vinēenc Prennushin (1885-1949), kryqin e bariut shpirtėror tė tė cilit e mban me nder e lavdi sot Shkėlqėsia e Tij Imzot Rrok Mirdita (1939), Arqipeshkėv Metropolitan Tiranė-Durrės.
Mirėseardhjen dhe paraqitjen e tė ftuarve nė tavolinėn e nderit e bėri zonja Lauren Gregory, drejtuese e programit festiv. Mbi historinė 100-vjeēare tė kryekishės sė Shėn Gjergjit nė South Boston foli z. Michael Gregory. Darka u pėrshėndet nga ylli i Hollywood-it Jim Belushi (1954). Fortlumturia e Tij Bishop Katre, i cili, foli mbi jetėn dhe veprimtarinė e eruditit intelektual shumėdimensional, e burrit tė shtetit largamės, klerikut paraardhės e themelues i kryekishės ortodokse shqiptare nė South Boston, Bishop Metropolit Imzot Theofan Stilian Noli.
Shumė vatranė tė vjetėr, qė janė edhe antarė tė kryekishės sė Shėn Gjergjit nė South Boston dhe tė ardhur posaēėrisht nga shtete pėrreth nderuan nė meshėn pėrkujtimore, themeluesin metropolitan tė parė, klerikun e arkidioqezit Peshkop Nolin. Ata kėrkonin tė takoheshin me drejtuesit kryesorė. Petrua njeri prej tyre, me qetėsi dhe buzėqeshje tha se edhe pse nuk njohim dhe s'kemi takuar asnjėrin prej drejtuesve tė Vatrės sot, ne jetojmė ende me kujtimet e bukura nostalgjike tė tė pavdekshmit Imzot Nolit. Zemra dhe shpirti i pashuar i Vatrės, ndėrhyri nė bisedė Sokrati njė burrė i thyer nė moshė, ėshtė dhe do tė mbetet vendlindja e saj kėtu nė South Boston…
Grupi i vogėl i vatristėve joortodoks nga New York-u (ku ėshtė edhe Qendra kryesore sot me zyrat e saj nė Bronx, NY) dhe shtetet pėrreth, nuk mori pjesė nė ditėn e dytė kushtuar meshės solemne (qė ishte dhe programi final i pėrkujtimit tė kryekishės sė Shėn Gjergjit nė South Boston) tė kryebariut e kryevatristit themelues Noli, qė sėbashku me patriotin e shquar Faik Konica (1876-1942), i japin jetė Vatrės nė kėtė kishė ortodokse, qė pėr shumė dekada e kthyen nė vatėr tė zjarttė tė shqiptarizmės dhe ekumenizmit.
Pėr miqtė dhe besimtarėt u shpėrndanė falas libri pėrkujtimore: "Celebrating 100 Years 1908-2008 Albanian Orthodox Archdiocese in America" (Boston, 2008). Nė faqen e dytė tė saj me ngjyra janė dhėnė shpėrndarja gjeografike e tė gjithė kishave ortodokse shqiptare tė arkidiozeqit nė Amerikė si dhe njė foto e Bishopit Metropolitan Imzot Nolit.
Duke lexuar me kujdes librin pėrkujtmor, shohim se mesazhe kanė shprehur At Nikon Bishop i Bostonit, New England dhe Arkidioqezit Shqiptar nė Amerikėn e Veriut; Presidenti i ShBA-sė z. George W. Bush, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė z. Bamir Topi, si dhe ėshtė botuar fjalimi predikues i At Arthurit E. Liolinit nė kryekishėn e Shėn Gjergjit (duke e quajtur atė si Muaji i Ndjeses dhe Muajin Nolian). Aty ėshtė botuar letra origjinale e Senatorit tė Massachusetts z. John Kerry, Kryetarit tė Bashkisė sė Boston-it z. Thomas M. Menino, nga Komunuethi i Massachusetts Governatori i Shtetit z. Deval L. Patrick, Presidentja e Kėshillit tė Qytetit Boston zj. Maureen E. Feeney, Bishop Ilia Katre, miku special, qė kishte ardhur nga Los Angeles (California) Ylli i Hollywood-it aktori i famshėm komedian me origjinė shqiptare Jim Belushi, familja e fėmijėve tė Anthony dhe Esther Athanas: Anthony Jr. & Maureen Athanas, Michael Athanas, Robert Athanas, Paul & Jane Athanas, Harry Bajraktari, Ekrem Bardha etj.
Pothuajse tė gjithė klerikėt ortodoksė tė arkidioqezit tė kishės shqiptare nė Amerikėn e Veriut kishin ardhur tė ndanin gėzimin e pėrbashkėt tė kryesuar nga Bishopi i Bostonit, New England dhe arkidioqezit shqiptar Fortlumturia e Tij Rt. Rev. Nikon (Liolin), At Ilia Episkop i Philomelion-it dioqeza e ortodoksisė shqiptare, At Dimitri Arqibishop Metropolitan i Dallas-it dhe South Locum, At Seraphim Archibishop Metropolitan i Ottawa-s dhe Canada-sė. Ishte i pranishėm edhe Hirėsia e Tij, Mitropoliti Joan (Pelushi) i Korēės. etj. Por ishte i pranishėm Baba Edmond Ibrahimaj nga Kryegjyshata e Tiranes, si dhe Imam Gazmend Aga nga xhamia e Waterbury-t. Don Ndue Gjergj, erdhi nga Detroiti dhe pėrfaqėsoj kishės katolike shqiptare nė Amerikė.
Mė sėshumti kishte njerėz tė thyer nė moshė, qė flisnin anglisht dhe pak tė rinj tė ardhur nga Shqipėria qė bisedonin nė shqip. Sigurisht gjenerata e dytė dhe e tretė, qė pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė komunitetit tė dy kishave ortodokse nė Boston dhe disa shtete e qytete rreth Massachusetts.

Klajd Kapinova pėrballė restorantit tė Anthony Athanas Pier 4, nė Boston
Klajd Kapinova pėrballė restorantit tė Anthony Athanas "Pier 4", nė Boston

Noli Apostull i Fesė e Atdheut
i pėrjetshėm edhe mbas 100 vjetėve

"Dijmė se Fan Noli nuk qe vetėm Ipeshkvi i Ortodoksvet Shqiptarė n'Amerikė. Ai qe njeriu i aktivitetevet tė mėdhaja e tė shumta… Takimin e parė mjaft tė pėrzemert, e bamė nė rezidencėn modeste tė Imzotit. Ai u interesue pėr klerin katolik. Natyrisht, mosha dhe peripecitė e jetės sonė kishin qenė tė ndryshme. Kishte simpati, sidomos pėr disa tė klerit katolik, qė kishin qenė afėr me idetė e tija pėr nji Shqipni demokratike… Ai, tue i parapa ma sė mirit kohnat, i dikutonte me njifarėsoj kėnaqsijet shpirtnore ēashtjet e ditės. As qė i ndejti larg idesė s'afrimit nė mes tė Kishės Orthodokse dhe Katholike, sidomos nė nji formė interkomunikimi. Sigurisht, nė nji formė, ku secila kishė tė ruente individualitetin e vet me normė, ligje e tradita, deri ku t'ishte e mundun… Kėshtu, nė muejin e marsit 1962, qe pregatit nji takim zyrtar ne pallatin e Kardinalit, ku morėn pjesė, posė Kardinalit, Imzot Noli, famullitari i Kishės sė Shėn Gjergjit At Christ Ellis, thelologu i theologjisė Orientale i St. John's Semminary nė Boston dhe i nėnshkruemi… Menjiherė mandej filluen kuvendimet rreth mundesivet t'afrimit tė dy kishavet. Imzoti, i tha Kardinalit, se ai kishte qenė gjithmonė nji studjues i afėrt i Kishės Katolike dhe se kishte qenė gjithmonė nji admirues i sajė, nė Shqipni dhe jashtė… "

Mons. Dr. Zef J. Oroshi (1912-1989)

Nė orėn 10:00 a.m. (28 shtator 2008) nė katedralėn e Shėn Gjergjit nė South Boston, u mbajt mesha solemne nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė krijimit tė kishės sė parė shqiptare nė gjuhėn shqipe. Kjo meshė e pėrshpirtshme nė gjuhėn shqipe, u organizua nga Kancelari At Arthur Liolin dhe u udhėheq nga Fortlumturia e Tij Peshkopi Nikon Liolin dhe Peshkopi Ilia Katre. Nga hierarkia e kishės viti 2008, ėshtė quajtur ndryshe si Viti i Apostolatės sė Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikėn e Veriut. Pranvera e luleve, ka qenė edhe pranvera e kishės sė Shėn Gjergjit, shejtit tė mirėnjohur (Kreshmėn e Madhe, Pashkės sė Madhe, Ringjalljes sė Krishtit-Zot) nė besimin e krishterė nėpėr botė.
Nė predikimin e tij nė kryekishėn e Shėn Gjergjit nė South Boston, para besimtarėve ortodoksė dhe botuar nė librin pėrkujtimor, At Liolin, ka thėnė, se: "…Gjithashtu muaji mars ka qenė pėr fat dhe mbarėsi njė muaj i veēantė Nolian. Mė 8 mars, F.S. Noli u shugurua prift - me hirin e Shpirtit tė Shenjtė dhe me pėrkrahjen e popullit tonė. Nė muajin mars nisi misionin e tij tė mrekullueshėm e tė shenjtė fetar, letrar, patriotik dhe kombėtar. Mė 15 mars meshoi pėr tė parėn herė nė Malboro dhe Hudson, atje ku Kristaq Dishtnica ndėrroi jetė njė vit mė parė, pa shėrbim fetar. Mė 22 mars, mblodhi shqiptarėt e mbarė Bostonit pėr meshėn kryesore nė kėtė kryeqytet tė mėrgimit pėr t'a meshuar nė gjuhėn shqipe. Kjo ngjarje u parashikua nga Abdyl Frashėri si e nevojshme pėr tė formuar njė shtet tė lirė e tė pandarė. Ishte ngjarje tė cilėn Faik Konica e cilėsoi "pikėthimi e historisė sonė". Nė muajin mars kisha e jonė mori emrin e Shėn Gjergjit, pasi ishte shenjti adash i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Sot katedralja e jonė mbetet institucioni mė i vjetėr i pandėrprerė shqiptarė, jo vetėm nė ShBA, por edhe nė mbarė botėn. Nė kėtė vend liridashės, Noli gjeti njė mjedis pėr tė shprehur dhe plotėsuar potencialin e tij nė shumė fusha. Nuk ka institut shqiptar mė tė vjetėr qė pėrfshihet nė kėtė pėrshkrim. Dhe mė 13 tė muajit mars mbylli sytė i madhi Fan Noli dhe hyri nė histori si burrė shteti, pėrkhtyes, dhe peshkop i kishės, dhe njė njeri i jashtėzakonshėm jo vetėm pėr ne, por edhe pėr tė tjerė nė shumė fusha njerėzore."
Nė qarkulloren e njėqindvjetorit tė shkruar nga klerikėt e lartė: Fortlumturia e Tij At Nikon Episkop i Bostonit, New England dhe Kryedioqeza Ortodokse Shqiptare nė Amerikė dhe Fortlumturia e Tij At Ilia Episkop i Philomelion Dioqeza Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, ndėr tė tjera thuhet se:
"Pėr herė tė parė, kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip pėr t'u shėrbyer tė krishterėve ortodoksė nė gjuhėn e tyre. Prifti ynė i parė dhe i paharruar, i cili mė vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonshme e tė gjithanshme nė vitin 1908, qė i shėrbeu popullit kėtu dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme.
Gjatė dekadave nė vazhdim, ne kemi parė ngritjen e shumė juridiksioneve, ndėrhyrjen e revolucioneve laike nga jashtė vendit dhe efektin qė ato patėn te besimtarėt kėtu, ndėrthuerjen e konsideratave politike dhe patriotike tė cilat pėrbenė sfida, pėr komunitetet tona dhe shpesh krijuan pėrēarje nė to, si me ēdo betejė tė pėrkohshme e laike ne pėrjetuam si dhimbjet ashtu dhe triumfet, humbjet dhe ringjalljet. Gjatė dhjetė dekadave tė fundit ne kemi mėsuar shumė mėsime dhe kemi dėshtuar nė pėrqafimin e njeri tjetrit me mė shumė ngrohtėsi. Ndarjet tona nuk kanė qenė si pasojė e rrethanave, por ato janė krijuar nga ne vetė. I kemi ndarė pėrvojat me tė tjerėt pasi ne jemi sa tė veēantė aq edhe tė ngjashėm me tė tjerėt.
Ne kemi qenė pasionantė dhe tė arsyeshėm, kėmbngulės dhe elastikė nė gjetjen e mėnyrave pėr tė kapėrcyer mosmarrėveshjet. Megjithatė kohėt e pėrēarjes nuk arritėn tė mjegullonin ose tė pengonin paraardhėsit tanė nė misionin e tyre, pėr tė pėrmbushur rolete tyre peshkopale para Krishtit: tė shkoni, tė mėsoni, pagėzoni dhe tu shėrbeni atyre qė ju janė besuar juve dhe tė parėve tanė.
Nė kėtė moment, ne kujtojmė me lutje hierarkėt qė na kanė udhėhequr, Peshkopin Theofan (Noli), Peshkopin Mark (Lipa), Peshkopin Stefan (Lasko) si dhe priftėrinjtė dhe besimtarėt e shumtė tė fesė tonė, qė kanė shkuar para nesh nė prehjen e tyre tė pėrjetshme. Qoftė i pėrjetshėm kujtimi i tyre!..."
Klerikėt dhe besimtarėt ortodoksė nė Amerikė dhe veēanėrisht nė Boston asokohe dhe sot e kanė pėrqendruar vėmendjen tek shpallja e Ungjillit sė Krishtit, duke pėrkujtuar kėtė shekull me pėrulje, gjithēka qė ka ndodhur mė pėrpara me shpresėn se i qėndrojnė besinik aspiratave dhe nevojave tė brezave tė ardhshėm, pėr shpėtimin dhe pėrjetimin e tyre tė ushqyer nga besimi.
Nė Amerikė gjenden 13 kisha ortodokse tė shpėrndarė nė disa shtete, si nė: St. George Church South Boston (MA, 1908), St. Thomas Church Farmington (MI, 1929), St. John Chrysostom Philadelphia (PA, 1931), St. E. Premte Church Cleveland (OH, 1938), St. Nicholas Church Jamaica Estates (NY, 1941), St. Elia Church Jamestown (NY, 1911), St. Nicholas Church Southbridge (MA, 1912), St. Mary's Assumtion Church Worcester (MA, 1915), SS. Peter and Paul Church Philadelphia (PA, 1915), Church of the Annunciation Natick (MA, 1919), St. George Church Trumbull (CT, 1925), St. John the Babtist Church Boston (MA, 1936), Holy Trinity Mission Folsom (CA, 2004).

Jim Belushi, aktor i famshėm komedian nė Hollywood nė darkėn e Boston-it
Jim Belushi, aktor i famshėm komedian nė Hollywood nė darkėn e Boston-it

Nga Worcester dhe New York-u
ishte grupi mė i madh i miqve

Nė tavolinėn #39, me miqtė e mi kishin zėnė vend shumica e bashkėatdhetarėve, qė kishin ardhur tė organizuar nga dy kishat shqiptare ortodokse St. John Chrysostom (1931) dhe SS. Peter and Paul Church (1915, Philadephia PA). Pranė meje ishte njė grua e moshuar rreth 70 vjeēe me origjinė nga Permeti, qė kishte lindur nė Philadelphia. Ajo tha, se komuniteti i kishės ortodokse nė Philadelphia janė pothuajse tė gjithė sot nė kėtė pėrkujtim historik. E emocionuar ajo pėrpiqej tė nxirrte pak fjalė shqip dhe ato tė nėndialektit tė njė fshati nga ku prindėrit e saj kishin emigruar. Edhe tė tjerėt ishin nga Korēa dhe Permeti.
Njė ēift i ri qė kishte ardhur nga Philadelphia, qė respektivisht kishin nga njė motėr dhe vėlla dhe njė mike e tyre qė kishte 6 muaj qė kishte ardhur nė Amerikė flinin gjatė gjithė kohės me ne shqip, ndėrsa mė tė moshuarit dėgjonin dhe pėrpiqeshin tė mesonin ndonjė fjalė mė tė pėrdorur nė gjuhėn shqipe.
Grupi me i madh erdhi nga Worcester me 100 vetė dhe e dyta nga kisha ortodokse e New York-ut me 70 besimtarė, ishin edhe grupet mė tė madh me mysafirė, qė kishin ardhur pėr tė ndarė me bashkėatdhetarėt e Bostonit gėzimin e pėrbashkėt, qė edhe mbas 100 vjetėve kryekisha e Shėn Gjergjit, mundi tė mbijetoi qėllimit tė idesė fisnike: tė bashkimit tė shqiptarėve rreth vatrės sė ngrohtė, qė Noli mendjendritur themeloi.
Integrimi nė jetėn amerikane i shumė gjeneratave tė emigrantėve, qė kanė ardhur nga shtete tė ndryshme tė botės dhe mė sėshumti nė rastin konkret ato tė ardhur nga Shqipėria e Jugut, ka bėrė tė mundur qė tė harrohen gradualisht gjuha e kultura shqiptare, ndonėse shoqėritė, klubet dhe institucionet fetare e kulturore me sforcė kanė mundur tė mbijetojnė. Kėtė mė sė miri na e tregon historia e emigracionit amerikan tė shumė banorėve, qė u vendosėn pėr herė tė parė si kolonė nė Amerikė. Kėshtu miliona gjermanė, irlandezė, italianė, ebrej, francez apo vendet aziatike, afrikane dhe mė sėshtumti nga Amerika Latine, sot nė pjesėn mė tė madhe janė asimiluar ose janė tė shkrirė gradualisht nė jetėn amerikane, duke ruajtur si relike respektin pėr kulturėn e shteteve nga ato kanė ardhur.
Amerika, ėshtė njė shtet gjigand multietnik, qė me zhvillimin e shpejtė progresiv pėrfshinė nė vorbullėn e adaptimit popuj e kultura, duke lėnė gjurmė nė mijėra muzeume, dokumente dhe arkiva qė pėrbėjnė historinė e kombit tė ri amerikan (1492 -2008).

Kisha katedrale e Shėn Gjergjit
vatėr e ngrohtė e emigrantėve nė Boston

"Kohėt kėrkuan pėrpjekje tė ngutshme, pėr tė krijuar njė kishė, qė t'u drejtohej emigrantėve shqiptarė nė gjuhėn e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe duke ruajtur ndėrgjegjeshmėrinė e parimeve si nė atdhe dhe vetėkėmnguljen e mėsuar kėtu nė Amerikė."

Kancelari At Arthur Liolin

Nė Boston sot jetojnė rreth 600, 000 vetė, ku nė pjesėn mė tė madhe janė tė pėrqėndruar objektet e kultit tė ritit roman. Besimtarėt katolikė, pėrbėjnė edhe pėrqindjen mė tė madhe tė shpėrndarjes gjeografike, gjė qė ka lėnė gjurmė nė historinė e kėtij qyteti tė madh. Kėtu gjenden pak kisha ortodokse.
Kur i afrohesh kryekishės katedrale tė Shėn Gjergjit nė South tė Bostonit, nga pamja e parė e saj tė duket se kemi tė bėjmė mė njė objekt kulti, qė ka strukturė e nuance arkitektonike tė kishave simotra ortodokse qė ndodhen nė Shqipėri, ndėrsa nė brendėsi tė saj tė gjithė ambientet janė tipike tė ritit bizantik oriental.
Edhe ndėrtesat pėrreth saj janė tė vjetra nga ana e stilit strukturor, qė janė ndėrtuar ndoshta disa shekuj mė parė, qė ndėrthuren me rrugė tė ngushta dhe shumė kthesa. Vetė kryekisha e Shėn Gjergjit ka njė moshė 100-vjeēare.
Ajo ėshtė e vogėl dhe pa parking makinash, jo sikurse ndėrtohen sot objektet e reja tė kultit kristian me fusha parkingu. Vlerat historike dhe ruajtja e origjinalitetit tė ambientave tė saj, ka bėrė qė katedralja e Shėn Gjergjit (St. George South Boston Massachusetts), tė pėrfshihet mė 25 nėntor tė vitit 1998 nė Rregjistrin e Vendeve Historike Kombėtare.
Sapo i ngjitesh shkallėve nė krahė tė majtė ėshtė hyrja kryesore, ku menjėherė tė bie nė sy busti i themeluesit tė kryekishės sė Shėn Gjergjit hierarkut Peshkop Theofan Stilian Noli (1882-1965), i derdhur me mjeshtėri nė bronz me veshjen e klerikut si peshkop metropolitan.
Ai qysh nė ditėn e parė filloi tė kryej shėrbesat fetare meshėn, leximet liturgjike, dhe ritet ortodokse, si: pagėzimin, kungimin, krezmimin, rrėfimin, vajimim, kurorė martese, pagėzimin e shtėpive, pėrcjelljen e tė vdekurve nė amshim etj., vetėm nė gjuhėn e ėmbėl shqipe.
Kupola e vjetėr, ėshtė e ndėrtuar me material druri dhe e gdhendur me zbukurime me motive fetare tė ritit ortodoks. Edhe faqata kryesore ballore dhe ato anėsore janė prej material druri tė gdhendur nga mjeshtėr tė ikonografisė bizantine, qė kanė lėnė gjurmė nė kulturėn fetare ortodokse edhe nė Boston.
Jezu Krishti, ky idhull i besimtareve tė krishterė, qėndron madhėshtor nė faqatėn ballore tė kishės kathedrale tė Shėn Gjergjit, qė shoqėrohet pėrrreth nga afreske me motive tė pastra fetare. Organoja e vjetėr dhe kori i kishės, gjenden nė krahun e majtė. Njė pjesė e besimtarėve mund tė ngjiten pėrmes shkallėve tė drunjta e tė shtruar me karpet nė katin e dytė, ku gjenden disa stola tė gjatė pėr tė ndjekur meshėn me pėrvujtėri.
Nė tė dy krahėt hyrėse tė kishės, janė tė vendosur objektet historike nė disa vitrina prej xhami dhe nė mure gjenden tė varura shumė foto origjinale, qė dėshmojnė bindshėm pėr historinė e hershme tė Shtėpisė sė Zotit nė Boston. Kudo ėshtė themeluesi dhe meshtari i parė i kėsaj kishe Peshkop Noli, qė si njė baba i mirė shpirtėror, ka mbledhur rreth kryekishės emigrantėt bashkėkombas, qė u vendosėn aty si kolonė e parė pėr njė jetė mė tė mirė.
Kjo pamje muzeale tė shoqėron edhe nė sallat e tjera. Nė katin e nėndheshėm, gjendet kuzhina, disa tavolina tė stilit tė vjetėr mbuluar me mushama, tė cilat jatė tė njėllojta me ato tė fototove tė vjetra historike tė kryekishės kathedrale. Por duhet thenė, se jo tė gjithė darkat festive me pjesėmarreje shumė tė madhe pėr kohėn janė mbajtur kėtu.
Kėshtu Imzot Fan Noli, ėshtė i fiksuar nė celuloid me shumė bashkėatdhetarė kryesisht nga Shqipėria e Jugut. E tillė ėshtė njė foto e vitit 1923, ku Noli gjendet nė mes tė dhjetra emigrantėve, qė jetonin dhe punonin me familjet e tyre nė South Boston.
Sėrisht aktiv. Ky ėshtė Noli, qė vijueshmėrisht donte tė mbante tė bashkuar shqiptarėt asokohe. Dhe kėtė e shpreh edhe me piknike tipike shqiptare, duke ruajtur traditat dhe zakonet e trevave nga vinin emigrantėt bashkėkombas. Njė rast i tillė, ėshtė organizimi i piknikut prej Shoqėrisė Katundi e pagėzuar me emrin kuptipmlotė shqiptar "Fatmbarėsia", nė 31 korrik 1927.
Nė kuzhinė gjenden edhe fotoja, kur me nė krye Peshkop Nolin, ėshtė bėrė pėrkujtimi i 40-vjetorit tė gazetės sė Federatės Pan-Shqiptare "Vatra" e pagėzuar me emrin "Dielli" (1909). Ajo mban datėn 14 tetor 1949.
Nė vitrinat prej xhami, ishin pasqyruar nėn kujdesin e At Liolin-it edhe shumė libra nė gjuhėn shqipe, shkrime, dokumente, albume, revista, gazeta, tė cilat sot ruhen me pėrkujdesje tė veēantė nė Bibliotekėn dhe Arkivin e Nolit. Aty mund tė shikosh tė ekspozuar librat arkivor mbi Federatėn "Vatra", pėr periudhėn e vitėve 1876-1976, "Albumi Pėrkujtimor i Federatės Pan-Shqiptare "Vatra" 1953-1954", "Federata Pan-Shqiptare "Vatra" Dega Nr.1 1992 nė Boston" etj.
Sėrisht njė foto e rrallė dhe origjinale, gjendet e varur nė murin e sallave tė Kishės, nė tė cilėn ėshtė fiksuar 50-vjetori, nė nderim tė Imzot F.S. Nolit organizuar nga Federata "Vatra", mbajtur mė 3 shtator tė vitit 1956 nė ambientet e Hotel "Statler" Boston, Mass.
Njė kremtim solem tjetėr i rėndėsishėm, ka qėnė darka e mbajtur pėr nder tė Imzot Nolit, sponsorizuar nga miqtė e tij amerikanė. Njė ndėr kėto sponsorizuese, janė edhe vajzat e Geroge Statler Hotel, qė nė muajin nėntor tė vitit 1956 japin njė darkė tė madhe pėr tė nder tė Nolit.
Pak me tutje ėshtė njė foto interesante, me disa emigrantė dhe njė dėshmi historike e shkruar me sa duket nga vetė Noli, gjendet nė ambientet e kuzhinės nė pjesėn e nėndheshme tė kryekishės. Kėshtu thuhet nė shkrimin e ekspozuar pėrmes njė faqe libri tashmė tė zverdhur nga koha, se shqiptari i parė qė ka mbėrritur nė Amerikėn e Veriut dhe konkretisht nė ShBA, ėshtė katundari Kol Christoferi, nė vitin 1886.
Pėr nder tė konsakrimit me titullin mė tė lart si Bishop (Peshkop, qė ėshtė e barabartė me misionin kryebariut ose Ipeshkėvit, sikurse ėshtė traditė nė ritin roman latin (katolik), shėnimi im K.K.), detyrė tė hierarkut tė lartė tė cilėn kleriku shqiptar e mbajti me nder deri sa ndėrroi jetė nė vitin 1965.
Miqtė dhe bashkėpunėtorėt e Nolit ishin tė shumtė, por nė Boston, kanė mbetur nė kujtesėn e historisė: Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Nani Theodore, Llambi Misho, Anthony Athanas, Koli Christofori, Kristo Kirka, Kristo Dako, Josif e Vasil Pani, dhe klerikėt katolikė qė e vizitonin e bisedonin shpesh Nolin, Dom Prek Ndrevashaj (Detroit), Mons. Zef Oroshi (New York) etj.

Opinione

Fortlumturia e Tij At Arthur E. Liolin, meshtar nė kryekishėn katedrale tė Shėn Gjergjit nė South Boston: "Asnjė prej nesh nuk mund tė krahasohet me njeriun qė ishte Noli ynė, por marrim shembullin e tij pėr tė ndėrtuar njė imazh mė tė mirė pėr popullin tonė, pėr tė pėrgatirur njė vizion tė ri pėr tė ardhmen, ashtu si Noli veproi, me mish e me shpirt, nė kohėn e tij pėr tė gjetur njė rrugė mė me vlerė. Ai e kuptoi dhe na mėsoi, qė nė fėmijėri, se mikpritja nė shqiptarėt ėshtė parim themelor i traditės sė lashtė. Madje mė e rėndėsishme ėshtė se kėtė parim e kemi jo vetėm pėr miqtė, por edhe pėr ata me tė cilėt nuk kemi tė njėjtat qėndrime apo mendime, pėr tė gjithė qė na trokasin nė derė. Edhe kur njė kundėrshtar na nderon, duhet tė pėrgjigjemi nė sjellje tepėr tė veēantė."
Presidenti i Shqipėrisė z. Bamir Topi: "Pėrkujtimi i i 100-vjetorit tė Liturgjisė sė Parė Hyjnore nė Gjuhėn Shqipe, tė Meshės sė parė Shqipe nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston dhe tė Krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ėshtė homazhi mė i lartė dhe nderi i merituar qė i bėhet tingėllimit tė njėqindė tė Kėmbėnės Kishės sė Imzot Fan Stilian Nolit nė South Boston. Muzika kėmbanore njėqindvjeēare na bėn tė gjithėve tė rikthejmė kujtesėn tonė nė ato vite tė veshtira tė kombit shqiptar, tė luftės sė tij pėr pavarėsi politike, pėr pavarėsi shpirtėrore dhe tė pėrpjekjeve tė rilindasve shqiptarė pėr tė ruajtur gjuhėn e bukur shqipe…"
Jim Belushi, aktor i famshėm komedian nė Hollywood: "Jam shqiptar! Kam ardhur kėtu pėr t'a treguar kėtė krenari dhe dėshiroj, qė edhe shqiptarėt e tjerė ta shfaqin kėtė krenari kudo qė shkojnė, duke thėnė: Unė jam shqiptar! Kur isha nė vendlindjen e babait nė Shqipėri nga tė gjithė anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn time. Tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė. Babit tim i kishte hyrė frika nė trup nga rregjimi i Enver Hoxhės. U nisėm nė vendin e tė parėve tanė me ftesė tė Presidentit z. Sali Berisha, ku na u rezervua njė pritje e madhe deri tek shtrimi i tapetit tė kuq. Ishte njė befasi pėr mua nga pritja qė na u bė… Nė fund tė takimit z. President e pyeti babain tė tregonte pėrshtypjet, por ai ishte ende i frikėsuar nga ato qė kishte dėgjuar qė ndodhnin nė Shqipėri. Ai shtangu. Unė i dhashė zemėr, duke i thėnė: Fol baba se nuk ka mė komunizėm kėtu dhe nuk tė fut njeri nė burg…"
Don Ndue Gjergji, famullitar i kishės katolike "Zoja Pajtimtare" nė Detroit, Michigan: "100-vjetori i pėrkujtimit tė themelimit dhe thėnies sė meshės sė parė nė gjuhėn e bukur shqipe nė South Boston, ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme nė mbarė historinė e popullit shqiptar, pėr kishėn ortodokse shqiptare dhe pėr ne katolikėt, sepse jemi vėllezėr tė njė besimi nė Krishtin. Vetė Imzot Fan S. Noli me At Shtjefen Gjeēovin O.F.M., edhe me tė tjerė klerikė nė Shqipėri, kanė punuar pėr lėvizjet ekumenike. Ata me punėn e tyre, kanė synuar tė bėjnė bashkimin e kishave motra katolike me atė ortodokse. Prandaj Imzot Noli, me formimin e autoqefalisė, njė pavarėsi e madhe shpirtėrore, mbesi njė njeri i madh. Ai ėshtė i madh, sepse deshti bashkimin, pra ekumenizmin. Kisha katolike dhe ortodokse, janė dy kisha motra. Ai ishte njė pėrsonalitet i madh i kombit shqiptar, diplomat e burrė shteti, letrar e pėrkthyer i shquar, mendimtar dhe peshkop i ndritur. Ai nė kėtė mėnyrė reflektoi shumė bukur, pėr afrimin e bashkimin e gjithė shqiptarėve dhe nė veēanti pėr ekumenizmin, midis tė krishterėve shqiptar nė emigracionin. Pėr mua, ėshtė njė gėzim i madh dhe uroj, qė ky pėrvjetor, tė sjellė diēka tė bukur mes nesh, njė kėndellje tjetėr tė jetės fetare, njė lidhje mė tė ngushtė mė tė mirė mes kishave tona. Nė Amerikė, kemi disa kisha katolike dhe po kėtu ka shumė mė tepėr kisha ortodokse. Do tė ishte mirė, qė tė bėjnė njohjen e metejme mes njeri tjetrit, duke bashkėpunuar, ashtu sikurse kanė bėrė paraardhėsit tanė klerikė tė ndritur dhe tė vlerėsojmė traditat e ndryshme tė krishterimit tonė. Unė Fan Nolin e kam njohur vetėm pėrmes shkrime. Paraardhėsi im Don Prek Ndrevashaj e ka takuar dhe gjithnjė fliste me admirim pėr te. Ai e ka njohur personalisht, janė takuar dhe kanė biseduar pėr njė kohė tė gjatė pėr ēėshtje tė ndryshme. Kam dėgjuar, se edhe Mons. Zef Oroshi e ka njohur Nolin. Don Preka thoshte, se takimet e tija me Nolin kanė qenė aq tė mėdhaja, sepse ai ishte njė shpirt shumė i madh. Noli ynė, ka ditur tė vlerėsojė ēdo gjė, tė zbulojė ēėshtjet shqiptare delikate dhe t'i trajtoi me kulturė e kujdesin e njė mjeshtėri tė madh. Nė atė kohė ekumenizmi nuk ka qenė njė ēėshtje shumė e dikutueshme, por klerikėt shqiptarė, kanė qenė vizionar pėr tė ardhmen e besimtarėve tė krishterė, duke u pėrpjekur qė tė shohin ato se ēfarė na bashkojnė dhe jo ato gjėra qė ne na ndajnė. Noli, me shpirtin e pastėr tė tij, ka synuar bashkimin e tė krishterėve. Nė Koncilin e Dytė tė Vatikanit, kisha katolike hapet ndaj krishtėrimit dhe sidomos ndaj kishave simotra, pėr tė krijuar ura lidhje dhe bashkėpunimi. Noli, mbetet njė ndėr figurat mė tė mėdha e tė ndritura tė popullit shqiptar, sepse ai nė tė gjithė lėmit ka shkėlqyer."
Tomė Mrijaj, studiues, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim me qendėr nė New York: "Pėr mua ėshtė njė kėnaqėsi e madhe, qė sot gjendem kėtu me ftesė tė Kancelarit tė kryekishės ortodokse tė Shėn Gjergjit nė South Boston At Arthur Liolinit. Kam qenė kryetar pėr 12 vjet nė Queens New York dhe antar i bordit tė Federatės Pan-shqiptare "Vatra" kėtu nė Boston. Pėr ēdo vit 2-3 herė nė vit kam ardhur nė Boston, pėr t'u takuar me vatristėt e vjetėr dhe tė rinj. Ėshtė kėnaqėsi pėr mua, qė po vijojnė pėrkujtimet e figurave tė shquara tė Vatrės dhe punės sė madhe qė ka bėrė Imzot Fan Noli nė kryekishėn e Shėn Gjergjit nė South Boston. Sot ndoshta ėshtė pak mė lehtė, por asokohe ka qenė shumė e vėshtirė pėr Nolin dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, sepse pengesat kanė qenė tė ndryshme, por Noli i madh, falė largpamėsisė dhe gjakftohtėsisė ka ditur t'ia dalė mbarė. Vetė numėri i madh i shqiptarėve nė ditėt e sotme, tregon respektin qė ata kanė pasur dhe kanė ende pėr Nolin. Kėtu sot jemi mbledhur nga tė gjithė trojet etnike shqiptare. Para disa ditėve, unė kam nxjerrė njė libėr, me titull: "Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Njė jetė e shkrirė pėr Fe e Atdhe". Mons. Oroshi, ka qenė njė mik i madh i Imzot Nolit. Ai pėr 8 muaj ka jetuar nė Boston dhe ēdo ditė takohej me Nolin, ku diskutonin tema tė ndryshme shqiptare dhe ekumenike, qė nga dy klerikėt e lartė shqiptarė janė parė si nevojė e domosdoshmėri e bashkimit tė kishave katolike e ortodokse. Mjerisht Noli ndėrroi jetė dhe nuk u bė i mundur bashkimi i dy kishave. Pėr njė diēka mė vjen keq si vatrist: Pse Vatra u largua nga Bostoni!?"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara