HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga bashkėvuajtės nė bashkėfajtorė

-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, 22.06.2008

Kiēo Blushi Pėrherė i shtirur i sinqertė, i prerė nė luftėn antikorrupsion, i pamposhtur nė ambicie, i palodhur nėpėr pusira, nacionalist dhe antikomunist, shtetar i lindur pėr tė drejtuar nga fitorja nė fitore (pavarėsisht nga kostoja qė i shkakton herė pas here vendit), largpamės dhe dyshues, vizionar dhe miop, i pathyeshėm dhe kastastrofik, i pagabueshėm dhe peng i gabimit, strateg i paparė, qė dėshtimin e kthen pėrherė dhe menjėherė nė fitore pa i bėrė syri tėrr, (a s’e ktheu Gėrdecin nė sukses?), njeriu qė tashmė i pėrket historisė, udhėheqėsi qė pėrmbysi komunizmin, ai qė, pas Skėnderbeut, i dha Shqipėrisė shansin mė madhor, futjen tonė triumfale nė NATO (a s’na e pėrsėrit pėrditė kėtė?), ėshtė pra ai qė na ka premtuar se do tė jetė nė krye tė vendit, d.m.th se do tė kalaqafet edhe mė mbi zverkun tonė, tashmė tė rreshkur me metoda gjasme demokratike, edhe nja tridhjetė vjet tė tjera (me ymrin e Allahut, si na ka premtuar!), duke kaluar nė pushtetmbajtje edhe merhumin Enver…

Nė vija tė trasha, ky ėshtė portreti i ish-Presidentit dhe ish-kardiologut, tash kryetar i pazėvendėsueshėm i partisė, Kryeministrit tė vetėkarfosur, kryekuvendarit tonė kryekrenar nėpėr ekrane, kompetentit pėr gjithēka e pėr asgjė... Nė kėtė pasqyrė televizive e sheh veten udhėheqėsi ynė tashmė legjendar, e me sa duket, kėshtu e gjykojnė edhe ndjekėsit e tij, qė nga Topalli e tėhu, poshtė, nė bazė, teksa e shohin me adhurim Doktorin, para kamerave, teksa zė e dehet me fjalėt e veta, teksa shpalos idetė e tij pa ide, po qė gjithsesi nė kėtė terr verbojnė tė verbrit!…

Mosha dhe vetėkėnaqėsia e bėn qė, krejt papritur e pakujtuar ai tė qeshė me shakatė, hokatarllėqet e thumbat e veta, madje edhe kur shqipton tė thėna e tė pathėna qė tani nuk habisin e ēudisin kėrkėnd! O Zot, sa i vetėkėnaqur ėshtė ky njeri! Nė historinė tonė as ka pasur dhe as ka pėr tė pasur ndonjė kryetar partie kaq tė kapardisur e tė ngopur me veten. E me tė drejtė! Atij po i shkon prapa jo vetėm historia e partia, po edhe Kuvendi dhe Drejtėsia, mediat dhe analistėt, natyrisht, bashkė me popullin tonė liridashės qė e ndjek si manar, si hija tė zotin! Ne tani jemi transformuar, pas kėtij tranzicioni qė po zgjatet nė pambarim, nga bashkėvuajtės, nė bashkėfajtorė tė Berishės! Sepse ėshtė faji ynė qė ai ėshtė ai qė ėshtė! Qė ai sillet me ne si me njė kope gjallesash pa identitet dhe pa dinjitet! Ne e meritojmė pikėrisht njė udhėheqės tė tillė, qė shfaqet i suksesshėm dhe i pamposhtur edhe kur i pėlcet Gėrdeci disa kilometra larg zyrės sė tij!

* * *

Natyrisht qė pėr kėtė madhėshti (delir) tė arritur pėr sė gjalli, asesi nuk ka pse bėhet me faj Doktori. Ai nuk ka asnjė arsye qė tė shfaqet para nesh si gjoja modest, pėrkundrazi! Vetėdija qė ai tashmė i pėrket historisė, pra jo ne, bashkėkohėsve, bashkėvuajtėsve dhe bashkėfajtorėve mjeranė tė tij, atij i jep edhe mė shumė fuqi dhe energji, si dhe tė drejta tė pakufizuara pėr tė artikuluar nėpėr ekrane broēkulla dhe shifra realizimesh e suksesesh qė nuk ekzistojnė kurrkund e qė nuk do tė realizohen kurrė!

Ky njeri tani flet me historinė, nuk kuvendon mė me ne, frymorėt e gjallė, se ai tashmė na e di kokėn, na i ka blerė mendjen, e di qė do ta ndjekim dhe adhurojmė deri nė fund…Prandaj tani duket sikur ka filluar tė kuvendojė me ata qė ende nuk janė lindur! Vini re si e pėrqendron vėshtrimin nė horizont kur flet, si e shtrin dorėn, edhe nė mbledhjet e qeverisė, edhe kur i flet ndonjė katundari tė hutuar buzė njė kanali…Mjaft qė tė ketė njė kamera pėrpara…! Ai, fatmirėsisht shikon larg, shumė larg, oh sa larg vėshtron tani udhėheqėsi ynė legjendar! Paēka se ne mbetėm mė tė fundit e mė tė diskriminuarit edhe nė atė qė quhet Ballkan Perėndimor, pikėrisht prej “meritave” tė kėtij prijėsi karizmatik deri nė grotesk, qė na ka bėrė tė dukemi para Europės si popull pa kulturė, gati primitiv! Sepse logjika e thjeshtė tė ēon vetiu te ky arsyetim: Derisa shqiptarėt duan dhe mbajnė njė tė tillė udhėheqės, merreni me mend se nė ē’nivel janė qytetarėt e kėtij vendi!

* * *

Jo, asnjėherė dhe pėr asgjė tė llahtartė a tė mėnxyrtė qė ndodh nė kėtė vend, qė nga viti 1990 e kėtej, deri te Gėrdeci, nuk ka faj Berisha! Ai ose nuk di gjė, pra ia kanė hedhur, si nė rastin e Gėrdecit, ose ia punojnė pas krahėve, d.m.th nėn rrogoz, si nė rastin e vitit 97! Kėtė e them dhembshurisht, e natyrisht, edhe sinqerisht, sepse mė vjen vėrtet keq pėr veten kur shoh qė na pėrfaqėson nėpėr botė njė njeri qė sillet kaq madhėshtor kėtu, pra me ne, dhe aq puthador me autoritetet e huaja, qė sillet aq i vetėngrefur e lavdimadh me popullin e vet, dhe aq i leqendisur me tė huajt!

Mbi tė nuk ka ligj, nuk ka prokuror e gjykatės, nuk ka as media dhe as opinion publik, apo edhe opozitė qė tė mund tė veprojė e ndikojė sadopak! Berluskoni, edhe kur ėshtė nė pushtet, mund tė thirret i pandehur, po ama Berisha jo se jo! Ky njeri ėshtė i prirur pėr tė marshuar drejt madhėshtisė, si Napoleoni, i cili edhe pse u kthye nė pushtet nga internimi, u pėrmbys pas 299 ditėve! Ky njeri nuk mund tė gjykohet sot pėr sot as nga ambasadori amerikan dhe as nga ai britanik, e as nga ai i BE-sė! Kur takohet me ta Berisha me sa duket ua bėn mendjen dhallė, i bind, si me magji, sepse tė huajt nuk mund tė besojnė qė njė burrė shteti me karrierė politike 20- vjeēare mund tė gėnjejė aq sinqerisht, duke tė parė nė bebe tė syrit!

Edhe kur ndaj tij janė bėrė padi pėr shpifje publike, nuk gjen dot njė gjykatės qė mund tė guxojė tė hapė njė proces kundėr tij! Deri mė tash as edhe njė gjyq i bėrė publik kundėr tij nuk ėshtė kryer! Ai nuk shkon as nėpėr komisionet parlamentare pėr tė dėshmuar, qoftė edhe pėr vrasjen e Azem Hajdarit! Ai ėshtė njeriu mė i imunizuar nė rruzull! As edhe njė gjykatės a prokuror nuk mund tė guxojė tė pėrballet me tė pagjykueshmin tonė zulmėmadh! Le ta provojnė! Nuk ka shqiptar tė gjallė e tė vdekur qė mund tė besojė se njė ditė tė bukur kryeprokurorja Ina Rama do tė guxojė tė kėrkojė imunitetin e Berishės pėr Gėrdecin nė rast se, - qoftėlarg!, - hetimet do tė shkojnė vetė, pa dashjen e saj, mu nė zyrėn e Kryeministrit tonė syshqiponjė! Sepse nė muret e zyrės sė kryeprokurores, si fantazma vėrtiten portretet e tė gjithė kryeprokurorėve tė ekzekutuar e poshtėruar politikisht e publikisht nga Berisha! Po edhe sepse nuk mund tė gjendet as edhe njė prokuror apo gjykatės qė do tė guxojė tė pėrballet me tė papėrballshmin Berisha!

Ai jo pa qėllim u ka kallur datėn tė gjitha institucioneve dhe drejtuesve qė quhen tė pavarur! Njė zile celulari e tij nė mes tė natės, i fut dridhmat ēdo lloj burri qė ka ēelėsat e njė zyre! E drejta anon pėrherė nga ai, pavarėsisht se herė pas here paguhet me krime, me shpifje, me pasurim tė familjarėve tė tij, sepse ai nuk gabon kurrė. Kėshtu, po tė kishte faj pėr rropamėn e paparė qė na ndodhi nė 1997-ėn, po edhe nė 1998-ėn, ai, nė mos do tė ishte nė burg, si ndodh nė ēdo vend normal e demokratik, sot me siguri do tė gjendej nė arrati nė ndonjė vend islamik, si kanė ikur tė gjithė udhėheqėsit e ngjashėm me tė, edhe pėr faje mė tė rėndomta, si p.sh Kraksi qė u akuzua pėr korrupsion dhe u arratis nga Italia, apo si shumica e diktatorėve tė pėrmbysur afrikanė…

Kurse ai u rikthye nė pushtet dhe tani ka plotėsisht tė drejtė tė thotė se me votė tė “lirė” populli i dha tė drejtė atij, se ai nuk kishte as edhe njė faj pėr rropamėn tonė kombėtare! A nuk e organizuan rebelėt komunistė dhe sigurimsat vitin e mbrapshtė 1997? A nuk na bindėn analistėt e varur e tė pavarur para zgjedhjeve tė 2005-ės se Berisha nuk ėshtė ai qė kishim pas njohur, pra tė mos e paragjykonim, se para nesh po shfaqej njė tjetėr Berishė, njė babaxhan i pėrkorė qė “ka nxjerrė mėsim nga pėsimet”, njė burrė shteti “qė e urren me mish e me shpirt korrupsionin bashkė me monopolet e bash pėr kėto arsye ai kurrsesi nuk ka pėr tė bėrė gabimet qė pati bėrė kur ishte President?!” Ku janė kėta analistė sot? A keni dėgjuar ndonjė syresh t’i kėrkojė falje popullit?

E pse tė ndjehet Berisha fajtor qė erdhi nė pushtet me vota “tė lira”, duke thyer ēdo parashikim, sidomos te ndėrkombėtarėt, kur opinionbėrėsit e palodhur tė kėtij vendi tė vetėquajtur tė lirė e demokratik nė Ballkan e mė gjerė, na garantuan e na bindėn se ai ėshtė “njė tjetėr”, jo ai qė kishim pas njohur!? Andaj Berisha nuk ka asnjė faj, derisa jo vetėm analistėt e pavarur, as vetėm deputetėt e tij tė varur, madje edhe nga ata qė quhen opozitarė, tani psherėtijnė nėn zė, si me dėshpėrim: “Doktori nuk e ka shokun, kije mėri, po ama jepi hakun! Ėshtė burrė i zoti, sepse tani askush nuk i del dot pėrpara! Mė mirė ta kesh mirė, tė rrish urtė, se po tė futi Doktori nė rreth, u dogje!“

“Rasti Sefgjini” ėshtė dėshmia mė e mrekullueshme dhe mė e sinqertė pėr tė kuptuar se si dhe pse Berisha rri kaq gjatė nė pushtet. Sepse ai nuk i lė kurrė nė mes tė rrugės “qėndresėtarėt”, skifterėt, “mamurrsit” e famshėm me tė cilėt, si ka pas thėnė, mund tė rrėzojė ēdo qeveri! Mund tė jesh i inkriminuar, i korruptuar, njė lapėrdhar, po ama, po qe “qėndresėtar”, besnik i tij, nuk ka polici e gjykatė qė tė prek! A mund tė gjendet ndonjė skifter qėndresėtar qė ka mbetur pa post e pa ofiqe tė larta nė kėto vite? Pra, konkluzioni ėshtė fare i thjeshtė: fajtorė janė pikėrisht kėta analistė e opinionbėrės dhe pas tyre ne, ne silazhngrėnėsit qė besuam dhe e votuam, por jo Berisha! Me kėtė sy duhen parė e gjykuar edhe deputetėt qė votuan Topin President, e pas njė viti, votuan kundėr dekreteve tė tij! Me kėtė sy duhet parė edhe vetė Presidenti Topi. A nuk pranoi ai tė zgjidhej President me vota tė blera, pra me “ekzekutim” tė votės e tė demokracisė? Si guxoi ai, pasi u bė President, t’i tregonte pikėrisht atij, Doktorit, shefit tė tij tė pėrjetshėm, se me demek ėshtė “i pavarur, njė pėrfaqėsues me integritet i unitetit, njė President qė rri mbi palėt, qė mbron pavarėsinė e institucioneve, si na mėson Kushtetuta”… e tė tjera broēkulla tė ambalazhuara me citate demokratike?!…

Kush nuk e kupton “rastin Sefgjini”, keq ka pėr ta pėsuar!
Kėshtu mbahet pushteti nė Shqipėrinė e mė gjerė, jo me dokrra “demokratike”!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara