HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dukuria 'Topalli' si njė risi

-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, gusht 2008

Kiēo Blushi Vitet e fundit nė PD e jashtė saj ėshtė vėnė re njė egėrsim i pajustifikuar i zonjės Topalli, egėrsi qė duket sikur nuk shkon paralel me qenien femėrore dhe aq mė pak me origjinėn e saj qytetare e katolike.

Tashmė ėshtė e qartė se Topalli ka meritėn qė Kuvendi tė jetė transformuar, sidomos vitet e fundit, nė njė shesh vulgar sharjesh e sherresh, dhune e intolerance, shpėrfilljesh e poshtėrimesh arrogante ndaj pakicės.
Shumėkush ka dyshuar se kėsisoj kryetarja e Kuvendit i shėrben me pėrkushtim kryeministrit, si njė kopje e Berishės, si njė vegėl e bindur dhe qorre nė duart e tij. Por nė fakt, po tė vėshtrosh mė nė imtėsi sjelljen e saj politike, del se nuk ėshtė tamam kėshtu. Kush ka parė ditėt e fundit dokumentarin pėr zonjėn Topalli nė RTSH (tė shfaqur jo rastėsisht nė ditėt kur Berisha ishte nė Kinė dhe ajo me pushime nė Kroaci), e kupton se Topalli ka ngritur njė 'shtab mediatik' nė RTSH, shtab qė i shėrben me 'specialet' dhe me 'lajmet', tė cilat dėshmojnė se ajo po ngulmon t'i imponohet opinionit publik si njė figurė tejet e rėndėsishme, po aq sa Berisha. Kėtė dokumentar do ta pėrmendim jo se ka ndonjė vlerė, porse ai provon qė Topalli i shėrben tė ardhmes sė vet me njė kėmbėngulje tė admirueshme dhe ambicie tė pafre, qoftė edhe duke varur nė muret e Kuvendit fotografi tė zmadhuara tė Marubit, ku 'rastėsisht' del edhe ndonjė gjysh i saj qė ka pas qenė nė sferat e larta.

Kjo do tė thotė se zonja Topalli synon pėr mė 'lart', gjė qė do tė thotė se ajo shpreson pėr njė zėvendėsim tė mundshėm tė Berishės, sigurisht jo nėpėrmjet luftės sė brendshme e tė shpallur, por duke amplifikuar me ekranin e RTSH-sė emrin e njė zonje qė vjen nga njė derė e madhe, tė njė 'zonje tė fortė', po aq 'tė fortė' sa edhe njė Berishė nesėr i munguar ose i mėnjanuar. Me 'specialet' ajo beson se do tė sigurojė mbėshtetjen e skifterėve nė parti, tė atyre qė edhe sot e kėsaj dite janė tė bindur se pa Berishėn nuk ka e nuk mund tė ketė PD! Me 'mbėshtetės' duhet pasur parasysh se nė PD, krahu i fortė, ekstrem,'i sė djathtės' ėshtė ai krah qė tė jep ose dėshtimin pėrfundimtar, ose fitoren e sigurt. Nėse si Kryetare Kuvendi, Topalli do tė ishte sjellė mė butėsisht, duke respektuar standardet demokratike dhe rregulloren e Kuvendit, ajo do tė ishte sot nė pozitat e zonjės Trashani. Por ajo beson se 'sukseset dhe meritat' e saj do ta ēojnė shumė larg, ndaj ajo nuk mund tė pranojnė tė jetė as si Trashani, as si Bregu, aq mė pak si Makbule Ēeēo!

Topalli nuk ėshtė mė njė provinciale e ndrojtur e viteve Ō97. Tashmė ajo e njeh nga brenda partinė dhe strukturat e saj dhe e di, ashtu si dhe Berisha, se vetėm po tė 'ushqesh' pėrditė me propagandė 'tė egėr' partinė dhe 'qėndresėtarėt' mund tė mbijetosh e mund tė pėrparosh nė PD. Ajo e ka tė qartė se Berisha, falė mbėshtetjes sė kėtij 'krahu' ka qenė dhe ėshtė i paprekshėm, i pagabueshėm,.i pathyeshėm. Dokumentari nė fjalė synonte tė ushqente pikėrisht kėtė 'krah', sepse pėrcillte me shumė pėrkushtim e pėrdėllim vizitat e saj tė pafundme anekėnd botės, duke lėnė tė vetėkuptohej ky synim 'i pafajshėm' i 'zonjės sė hekurt': Vllazėn tė dashtun, shifeni vetė, jam unė ajo qė ka siguruar mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtar! Binduni pra sa mė duan mua ndėrkombėtarėt e ē'po bėj unė pėr lartėsimin e partisė!

Nėse Berisha privatizoi NATO-n, Topalli po privatizon integrimin, qasjen tonė aq tė mundimshme pėr nė BE! Tė dy kėto 'privatizime' janė, sipas tyre, 'historike'. E, duke u trajtuar me vetėpropagandė si tė tilla, ato automatikisht do tė vilen nesėr edhe si 'merita historike' tė padiskutueshme.. Parė me kėtė sy, grumbullimi dhe shfaqja e vizitave nė njė dokumentar tė stisur enkas pėr ture-nuret e Topallit, dėshironte tė na mbushte mendjen se kryetarja e Kuvendit ka derdhur shumė mund e jo pak djersė pėr tė mirėn tonė, dhe se ajo ka mbėshtetje nga faktori ndėrkombėtar mė shumė se Berisha, i cili, pėr hir tė sė vėrtetės, edhe pse edhe ai ka bėrė shumė udhėtime jashtė vendit, ato nuk krahasohen me vizitat e Topallit, tė cilat nuk kanė qenė si vizita pėr Olimpiadėn nė Kinė e as nė Krans Montana, d.m.th nga shoqata dhe organizma ndėrkombėtare! Aq mė tepėr qė deklaratat e tij entuziaste pėr Kinėn dhe partinė komuniste lanė shijen e hidhur te tė djathtėt e diasporės se Berisha e pranoi mė nė fund qė ka dėshtuar me integrimin nė BE, ndaj po kėrkon integrimin me Kinėn dhe partinė komuniste, si njė nostalgji e vjetėr e tij.

Kurse Topalli ėshtė nė kėtė drejtim e pozicionuar si mė 'e djathtė', si njė udhėheqėse e vendosur qė nuk u bėn as edhe njė lėshim tė majtėve! Nė kėto tre vjet Berisha nuk ka marrė as edhe njė ftesė zyrtare nga Uashingtoni e as nga ndonjė kryeqytet i rėndėsishėm europian dhe kėtė natyrisht qė nuk e di vetėm Topalli; ja pėrse ajo po bėn tė pamundurėn tė udhėtojė sa mė shumė jashtė vendit, duke marrė me vete pėrherė ekipe televizive mė shumė se Presidenti, po edhe se kryeministriÉTopalli, nė fakt, ka pas qenė, deri para ca muajsh, kur Doktori i nervozuar bėri shkarkimemėrimet 'e domosdoshme' nė RTSH, drejtoresha e pėrgjithshme e RTSH! Megjithatė, ajo sinqerisht vazhdon tė faktorizohet e tė shpresojė se, ashtu si firmosi fotokopjet e dokumentit tė Pavarėsisė, do tė firmosė nesėr edhe anėtarėsimin tonė nė BE e kamerat do fiksojnė aktin e saj 'historik', duke i lėnė Berishės nė dorė 'dashurinė e tij tė vjetėr pėr Kinėn'!

Topalli e di fort mirė dobinė e kėsaj propagande, andaj i mėshon aq fort 'suksesit tė vizitave' tė saj nėpėr botė, herė me perēe nė botėn arabe e herė me luk sfilatash nėpėr sallonet e Europės. Ndryshe nga ata qė, qė nga viti 1992 janė hakatur tė dobėsojnė apo eliminojnė rolin e Berishės nė PD, Topalli e di se ky nuk mund tė largohet duke e luftuar, duke i dalė ballas si kundėrshtar, duke i marrė tinėz krahėt, duke bėrė 'fraksione' e 'puēe' (tė cilat pėrherė kanė dėshtuar), por duke e pėrkrahur, duke imituar sjelljet e trillet e tij, duke u shfaqur 'egėr' pėrditė e mė tepėr sa dhe si ai, si dhe duke e shtyrė me heshtje e pajtim tė bėjė sa mė tepėr gafa e gabime, faturėn e tė cilave, si pėrherė, do ta paguajė vetė ai...Ndaj 'dokumentari' synonte (pa shumė djallėzi jezuite), tė 'provonte' se Topallin pėrnjimend e duan dhe e pėrkrahin ndėrkombėtarėt, pavarėsisht deklaratės sė hidhur tė ambasadorit amerikan dhe atij tė OSBE-sė kundėr saj! Nė tė vėrtetė, dokumentari special pėr Topallin linte tė nėnkuptohej se edhe dy ambasadorėt nuk e kanė dhe aq me kryetaren e Kuvendit, se sa me Berishėn, sepse, po tė ishte ndryshe, ajo nuk do tė ishte aq 'e mirėpritur' nė kancelaritė europiane!

Kryetarja e Kuvendit e di fort mirė se Berisha nuk mund tė dalė nga skena prej gabimeve dhe gafave tė veta, as nga forca tė fshehta e konspirative brenda partisė, as nga trysnia e opozitės, as nga akuzat pėr korrupsion familjar e nepotizėm, as nga 'vota e lirė dhe demokratike', po vetėm nga 'faktori ndėrkombėtar', pas ndonjė precipitimi tė mundshėm e tė pritshėm tė 'ēėshtjes Gėrdeci' nga amerikanėt. Duke i mėshuar idesė se ajo, nga radhėt e PD-sė, ėshtė mė 'besnikja' e Doktorit dhe njėkohėsisht edhe mė e preferuara nga qarqet ndėrkombėtare, Topalli e sheh veten qė tani nė karrigen e parė tė PD-sė, ėndėrr qė me sa duket, padurimi nuk e lejon tė fshehė ambicien. Sjellja e ashpėr dhe brutale e saj kundėr opozitės nė Kuvend jo vetėm qė e neutralizon Berishėn, ja zė me lezet sytė Doktorit , sepse duke kėnaqur e pėrkėdhelur famėn e tij, vė nė gjumė shqisėn paranojake tė tij pėr tė zbuluar pėrditė armiq! Ajo, kėsisoj, i heq atij edhe tė drejtėn dhe mundėsinė qė Berisha tė mbjellė nesėr te 'qėndresėtarėt' farėn rezervė tė ndonjė pakėnaqėsie kundėr sajÉKėsisoj,Topalli nė kėto tre vjet ėshtė bėrė jo vetėm numri dy nė PD, po edhe kandidati mė i sigurt pėr tė mbajtur gjallė PD-nė, pas ikjes hipotetike tė Berishės. Ajo tanimė ėshtė instaluar edhe me emėrimet e bėra nė administratėn e lartė, njėlloj si njė byroist i fuqishėm vaktit qė kishte nė dorė tė gjitha emėrimet nė ushtri, nė Sigurim, gjykata dhe Komitet Qendror.

Largimi i Topit nė presidencė, si dhe 'pėrkrahja' e hapur e saj pėr ta paraqitur ish-nėnkryetarin e PD, tash President, si njė bukėshkalė, si mosmirėnjohės, si tė pabesė para syve tė PD-sė dhe veēanėrisht tė Berishės (synim qė, me sa duket, e ka realizuar jo pa sukses), i ka hapur rrugėn edhe mė Topallit. As edhe njė figurė tjetėr, hė pėr hė, nuk ėshtė ravijėzuar nė PD, si trashėgimtar i mundshėm, veē saj dhe Topit. Por Topi tanimė ėshtė eliminuar; ai e ka tė qartė edhe vetė se pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka pėr t'u rizgjedhur president, ashtu sikundėr e di qė nuk ka pėr ta gjetur tė lirė as karrigen e nėnkryetarit tė partisė, pėr ta rinisur 'luftėn' aty ku e laÉFati i tij ka pėr tė qenė i ngjashėm me Meidanin, nė mos mė keq! Edhe nė kėtė drejtim,Topalli del se ka luajtur fort bukur nė favor tė karrierės sė vet!

Edhe mocionet pėr shkarkim ndaj saj, deri tani janė kthyer prej saj nė karta krediti e besimi nė PD. Ajo ka provuar mė shumė edhe se Berisha (i cili u takua me Nanon, gjė qė Topalli nuk e pėlqeu), se ėshtė e papajtueshme me 'ish-komunistėt', pra ėshtė njė pėrfaqėsuese e denjė e ish-tė pėrndjekurve, pėr shkak tė origjinės sė saj, po edhe se nuk ka pas qenė vetė komunisteÉNėse Berisha e largon para zgjedhjeve, duke i dhėnė postin e ministrit tė Jashtėm, si po thuhet, do tė thotė se ai e ka kuptuar synimin e saj dhe me kėtė lėvizje ai kėnaq edhe 'ambasadorėt' e Tiranės, edhe opozitės i jep njė tjetėr shans bashkėpunimi pėr reformėn zgjedhore e tė Drejtėsisė, kushte kėto tė detyrueshme pėr futjen tonė nė NATO. Njėkohėsisht, mėnjanon butė 'rrezikun' e nesėrm Topalli.

Por nėse e lė deri nė fund tė mandatit Kryetare, atėherė nė zgjedhjet e ardhshme, nga PD-ja do tė na paraqiten dy Berishė, njėri prej tė cilėve me siguri do tė korrė suksesin, ndėrsa tjetri ka pėr tė pasur po aq tė sigurt humbjen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara