HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Eunukėzimi prej krimit pa ndėshkim

-- nga Kiēo Blushi, Gazeta Shqiptare, 5 nėntor 2008

Kiēo Blushi Nuk ka emėr tjetėr ajo qė ndodhi nė Kuvend: krimi qė nuk ndėshkohet poshtėron jo vetėm qeverisjen, jo vetėm deputetėt, jo vetėm votuesit dhe opozitėn, por gjithė shoqėrinė, sepse “jemi ne qė e kemi votuar”!

Seanca e mocionit “Fazlliē” provoi nė mėnyrė vulgare dhe arrogante se krimi i pandėshkuar shtetėror, mė pas i pajisur me pushtet tė pakufizuar e tė pakontrollueshėm mund tė guxojė tė trajtojė mbarė opinionin publik si njė eunuk, madje ca mė keq, si njė eunuk tė debilizuar qė mund tė keqpėrdoret, tė dehet e pastaj tė shfytyrohet me gėnjeshtra dhe mashtrime, duke na tundur herė pas here kėrcėnueshėm gishtin tregues pėrpara ekranit: guxoni e mos na besoni kėtej e tutje, o shqiptarė tė mjerė!

Tallje me shumicė, poshtėrim, cinizėm dhe leqendisje, harbutėri dhe delir, arrogancė dhe karfosje, ja ē’na u server nga “seanca Fazlliē”, duke na parė qeveritarėt drejt e nė sy, si ai hajduti qė pasi tė ka vjedhur shtėpinė, tė zė pėr fyti e tė kėrcėnon: guxo tė mė denoncosh! E gjithė kjo shpėlarje e dhunshme e truve me shifra, me premtime e suksese tė pafundme e tė paqena, e gjithė kjo gėrrnajė me agjitprop bajat, tekefundit synon tė shkojė deri nė njė eunukėzim tė plotė tė arsyes qytetare si dhe tė motivimit tė votuesve pėr ndonjė ndryshim tė mundshėm nė zgjedhjet e ardhshme! Kjo theqafje e rropamė morale, nė njė tjetėr kurth-pusi, kėtej e tutje, mezi po e pret mbarė shoqėrinė shqiptare pėr ta eunukėzuar edhe mė!

* * *

Jo, kėsaj here nuk ėshtė aspak fajtor Berisha. Nuk ka faj as qė ka urdhėruar sejmenėt mediatikė, deputetė e ministra, tė mos e pėrmendin fare Fazlliēin, tė mos pėrgjigjen, po tė pėrdorin “taktikėn” buzėqeshėse tė Bashės i cili, nė vend qė tė pėrgjigjet para Drejtėsisė pėr akuzat, ka kurajėn dhe paturpėsinė e mjaftueshme tė numėrojė shifra, pėrqindje, rrugė, miliarda tė kursyera, suksese dhe deklarata tė ndėrkombėtarėve, edhe pse vetė ėshtė pa imunitet dhe numri dy i korrupsionit qeveritar! Kjo taktikė u pėrdor nė seancėn ‘Fazlliē’. Pėrsėritja dhe stėrlodhja me shifra qė nuk provohen kurrė nėse ekzistojnė, trullosin me sa duket, opinionin publik, i cili nuk e di dhe nuk ka asnjė mundėsi tė provojė tėrė atė hemorragji pėrqindjesh, miliardash dhe suksesesh qė dėgjuam pėr orė tė tėra nga goja e kryeministrit! Fukarai i shkretė, teksa dėgjon kėtė llapaqenėri tė paparė e tė paturpshme, mendon: ndoshta vetėm unė jetoj keq, se prapa malit po bėhen autostrada dhe njerėzit andej vėrtet janė tė lumtur! Mos po i bie pa tė drejtė mė qafė Salės?

Duhet pranuar: Berisha tashmė ka absolutisht tė drejtė tė tallet e tė poshtėrojė kėsisoj opinionin publik, pasi, sipas tij, ėshtė shoqėria shqiptare ajo qė, pasi ka ngrėnė dhe pasi ka shijuar gėnjeshtrat dhe mashtrimet e tij publike nė 2005-ėn e ka votuar, e ka sjellė “me votė tė lirė dhe demokratike” nė pushtet! A ishit ju qė mė dhatė pushtetin? A besuat ju se jam unė, Sali Berisha qė, si njė kone po mė vjen prapa historia, ai qė ka duar tė pastra, ai qė do tė luftojė e do tė shkulė nga rrėnjėt korrupsionin dhe krimin nė vendin mė tė kriminalizuar tė rruzullit? Tani rrini e dėgjoni sa tė lumtur ju kam bėrė e qė pėr kėtė shkak, nuk e dini sa tė mjerė jini! Seanca “Fazlliē” kėmbėnguli tė eksperimentonte se, nėse ende ka njerėz qė u pėlqen tė ushqehen me gėnjeshtra, qė pranojnė tė dehen nga mashtrimet, pėrse tė mos ua japim pėrsėri votuesve tanė me shumicė kėtė drogė qė nuk gatuhet nė plantacionet e Lazaratit, po nė zyrat lazaratase tė kryeministrisė? Kur patėm sukses nė opozitė, pėrse tė mos gėnjejmė edhe ca mė shumė tani qė kemi nė duar pushtet tė pakufizuar, shumicė nė Kuvend, media tė blera me para tė thata dhe troje, kemi madje edhe ndėrkombėtarė tė pėrfshirė nė tendera, kemi fonde, spote, podiume, altoparlantė, servilė, troje dhe privatizime!?

Nė seancėn “Fazlliē” akuzat e opozitės nuk poshtėruan vetėm Berishėn dhe klanin e tij, po na bėnė me baltė tė gjithėve, mbarė shoqėrinė, derisa rrimė e dėgjojmė dhe mbajmė mbi krye njė tė tillė Gėrdec-kryeministėr, i cili ka guximin tė mos pranojė tė pėrgjigjet as kur bėn makabritete dhe paudhėsira qė kurrė mė parė nuk i ka dėgjuar shqiptari, aq mė pak bota! Jo vetėm nga detyrimi kushtetues kryeministri nuk mund tė heshtė pėr akuza tė tilla tė rėnda, (fakti qė heshti, provon se akuzat janė tėrėsisht tė vėrteta!), po ai ėshtė i detyruar tė pėrgjigjet edhe pėr dyshime mė tė vogla qė lidhen me punėn dhe me funksionin e tij! Heshtja e tij skandaloze mjafton pėr t’u bindur sa tė mjerė jemi ne si shoqėri, qė kemi njė tė tillė kryeministėr!

Para ca kohėsh, pėr njė akuzė tė paprovuar ende nga Drejtėsia, kryeministri izraelit dha dorėheqje dhe vendi do tė hyjė nė zgjedhje tė parakohshme… Kėshtu ndodh nė ēdo shoqėri normale, natyrisht ende tė paeunukėzuar nga politika saligėrdecare. Nė Danimarkė, para disa vitesh po fitonte zgjedhjet njė kryetar partie, por ai dha dorėheqjen pasi njė polic rrugor nė pension e kishte njohur nga televizioni dhe e kishte denoncuar: kandidati pėr kryeministėr nuk kishte pas treguar gjatė fushatės se ishte ndaluar nga policia kur ishte i ri, pasi e pat ngarė makinėn i dehur…Kėtė, ai nuk e kishte pas treguar nė fushatė…Logjika e do qė kur njė kryeministėr gėnjen pėr njė gjė kaq “tė vogėl”, pse tė mos gėnjejė dhe mashtrojė pėr interesa mė tė mėdha? Kur njė njeri vjedh nė autobus portofolin e njė pensionisti, pse tė mos vjedhė miliona euro kur i jepet mundėsia?

Nė kėtė rast ėshtė opinioni publik qė nuk tė lė tė mashtrosh! Kurse tek ne, Berisha dhe agjitpropi i tij e quajnė opinionin publik tė currufjepsur e tė gatshėm tė ushqehet me hemorragjinė e shifrave, pėrqindjeve, gėnjeshtrave, shpifjeve! Teksa opinioni publik nė shfaqjen “Fazlliē” nė fakt u konsiderua si publiku i “Portokallisė”, edhe Drejtėsia shqiptare, me sa duket, ka qenė e ka mbetur tėrėsisht e paralizuar. Drejtėsia ka faj historik qė nuk e ka ndėshkuar kėtė zullumqar kronik,kėtė udhėheqės tė papėrgjegjshėm, i cili si president i Republikės shkaktoi rropamėn e pashembullt tė 97-ės, si opozitar dogji kryeministrinė, ndėrsa si kryeministėr hodhi nė erė Gėrdecin dhe bėri mik me kokė Fazlliēin! Tani po na bėn tė gjithėve budallenj, tė djathtė e tė majtė, tė varur e tė pavarur! Nuk paska gjė mė rreziksjellėse e mė tė ndyrė se njė krim shtetėror i pandėshkuar, i cili, pėr shkak tė mosndėshkimit, jo vetėm qė riciklohet dhe vjen nė pushtet, po merr yrrysh dhe bėn modelin e ndershmėrisė e tė moralit pa pikė skrupulli! Qytetarit anonim nuk i mbetet gjė tjetėr, veē tė heshtė e t’i nėnshtrohet tė keqes qė buron nga lart, medemek nga zgjedhja, d.m.th, nga vota e tij!

Jo i jep fuqi dhe mundėsi kryeministrit tonė lavdimadh i sukseseve qė tė poshtėrojė jo vetėm ministrat dhe deputetėt e tij qė i pėrdor, si e ka pėr adet, si dylberė politikė, as vetėm opozitėn, qė e nėpėrkėmb si njė shėrbyese tė pabindur, po edhe ndėrkombėtarėt! Nė fjalėn e tij maratonė, sipas fjalėve tė tij, personalitetet dhe institucionet mė prestigjioze tė botės qenkėshin fort tė lumtur qė ai, mė nė fund, kishte ardhur nė pushtet, qė ai dhe vetėm ai mund tė bėnte reforma ēudibėrėse; se ai dhe vetėm ai mund tė luftonte krimin dhe korrupsionin; se ai mund tė bėnte zap bandat dhe kriminelėt tė cilėt, para ardhjes sė tij nė pushtet luanin futboll me koka tė prera nėpėr stadiumet e Shqipėrisė; se ėshtė ai “dhe qeveria ime” qė kanė realizuar njė rritje ekonomike me dy shifra, arritje e paparė nė Europė; se ai dhe vetėm ai mundi tė transformojė Shqipėrinė nga njė gėrmadhė e krimit dhe korrupsionit tė ngritur nė sistem, nė njė kantier etj, etj!...Pra, jo vetėm shqiptarėt, po edhe burrat mė tė shquar tė botės janė ngazėllyer nga sukseset e Berishės!

Arroganca dhe vetėngopja shembullore e kryeministrit nuk ngurroi tė poshtėronte edhe aspiratėn tonė pėr nė NATO, Bankėn Botėrore dhe Transparency International, tė cilėt, sipas tij, qenkėshin fort tė lumtur nga arritjet e tij, ndaj (prej meritave tė tij, pra!), ata po na anėtarėsojnė nė NATO dhe po na liberalizojnė vizat pėr nė BE! Edhe Presidenti Bush erdhi nė Tiranė prej sukseseve tė tij, ndryshe ai nuk do tė vinte! Prej reformave berishiane Bushi premtoi Pavarėsinė e Kosovės edhe futjen nė NATO, prej sukseseve tė tij kancelarja Merkel qenka mrekulluar qė priti Berishėn nė Berlin me njė gėzim tė parrėfyer, ashtu si Berluskoni, Sarkozi, kryeministri kanadez, japonez, madje edhe ai i Luksemburgut! ...Pra, pėr Berishėn nė pushtet nuk ėshtė i lumtur vetėm populli, po edhe burrat e mėdhenj tė botės, si dhe FMN, NATO, BB, IT qė kanė pasur fatin tė takohen me tė!

Parė me kėtė sy, mocioni “Fazlliē” pati njė tė mirė: provoi se si njė njeri me pushtet tė pakufizuar mund tė eunukėzojė (shqip:tė tredhė) opinionin publik, pozitėn dhe opozitėn, institucionet e pavarura, njė pjesė tė mediave dhe tė shoqėrisė civile; mund tė paralizojė Drejtėsinė, madje mund tė tredhė edhe gjykimin e njė pjese tė ndėrkombėtarėve tė akredituar nė Tiranė Prandaj, kėta, nė tė mirė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve lipset t’u bėjnė me dije udhėheqėsve e kancelarive tė tyre se nė Shqipėri ka njė kryeministėr qė edhe njė dhėnie dore nė ndonjė korridor e privatizon, ashtu si futjen nė NATO; edhe kur ata dėshmojnė dashuri pėr Shqipėrinė, edhe kur bėjnė ndonjė deklaratė inkurajimi, edhe kur presin nė takim kryeministrin pėr hir tė Shqipėrisė, ky sa vjen kėtu, e transmeton shtrėngimin e dorės si njė sukses tė tij, si dashuri tė liderėve botėrorė pėr tė, gjė qė nėnkupton se ata mezi presin qė Berisha tė jetė pėrjetėsisht nė pushtet!

Shembulli i ambasadorit John Withers nė Tiranė, me sa duket, provon se ky ambasador influent e ka kuptuar se vetėm ndėrhyrja “jo diplomatike” e ndėrkombėtarėve mund tė na shpėtojė nga njė eunukėzim i mėtujejmė! Fakti qė Berisha ėshtė i vetmi lider nga Ballkani qė nuk u ftua nė Shtėpinė e Bardhė, si dhe mosdhėnia e ftesės pėr tė as pėr nė Konventėn e republikanėve, e dėshmon mė sė qarti kėtė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara