HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dom Ndre Mjeda nė vizionin e Mentor Qukut

-- nga Kolec Ēefa

(Bashkangjitun foton e Shoqnise “Bashkimi” dhe te dom Ndre Mjedes)

Pėrgatitja e specialistėve nė fusha tė ndryshme tė dijes, tė artit, tė kulturės etj. pėr probleme tė veēanta, asht njė nevojė, njė dobi e, nė tė njajtėn kohė, njė mungesė qė lypė tė mendojmė.

Nė enciklopedinė e kulturės shqiptare, zani “Mjeda” e ka gjetė specialistin e vet, studiuesin Mentor Quku, i cili pėr tridhjetė vjet rresht, ndėr arkiva e biblioteka, ndėr seminare e aula leksionesh, ndėr ambiente shoqnore e njerėz tė veēantė, mbrenda e jashtė vendit, ka kėrkue, zbulue, hulumtue e grumbullue dijet e njohunitė pėr Mjeden e, si njė kalamitė e fuqishme i ka thithė kėto dije, si njė bletė e zellshme ka pėrpunue landėn e tyne ushquese, e si njė bimė e shėndetshme ka lidhė frutin, frutin e mundit, djersės, sakrificės tridhjetėvjeēare e na ka dhanė veprėn e vet “Mjeda” nė 7 vėllime, tue na paraqitė Mjeden si njeri me karakter, si poet lirik i formuem, si dijetar shumėdimensional. Pra, si njė kulm arti e si njė dijetar thellėsishė. Por, si thotė Shantoja: “Horizontet e mėdha nuk rrokėn me njė shikim”, edhe Mentori ynė na ka dhanė shtatė vėllime Mjediane; theksoj: njė Mjedė nė shtatė vėllime, tue davaritė shtėllunga tė zeza reshė tė socializmit jo realist, tue kthjelltėsue tymtajė keqinterpretimesh e miratimesh malinje pėr tė na ndriēue kėtė personalitet tė kulturės shqiptare.

Mjeda - Mentor Quku

Mjeda 1 (1866-1888) Rinia.
Mjeda 2 (1888-1889) Albanologu.
Mjeda 3 (1899-1912) Atdheu
Mjeda 4 (1912-1925) Politikani
Mjeda 5 (1925-1937) Pleqėria
Mjeda 6 Bibliografi
Mjeda 7 Bashkėkohėsit.
(Paraqet Mjeden nė kujtimet e bashkėkohėsve. Pėr idenė origjinale, asht njė vepėr e parė e llojit nė letrat shqipe).

Nė tre vėllime tjera ( 8-10), autori do me permbledhė krijimtarinė e plotė tė Mjedės.
Pra, njė vepėr gjanėsisht e imtėsisht e dokumentueme: nuk ka harrue asnjė shkrim a indikacion qė mund tė jetė i dobishėm me njohtė a me kuptue Mjeden. Autori tė ngjallė dėshirėn, sidomos nė kėtė kohė korrigjimesh, tė njohim ma mirė Mjeden, mbasi vepra nuk ka analizė klasore, as mllef partiak, as frymė paragjykimesh. Ka ndonjėherė entuziazėm, por jo indoktrinim; ka ndonjėherė ekuivoke e pėrsėritje, por jo spekulim. Kėshtu, vepra me materialin e pasun e tė larmishėm, me burimet e shkrueme e tė dhanat gojore, me ngjarje e episode tė reja, me dokumenta, fakte e kujtime, me ditare, intervista e letra, na rezulton si njė vėllim qė na ofron njė kontribut tė randėsishėm, plot vlera njohėse e edukuese. Dhe na duhen kėto vepra, pėr tė ndėrtue themele tė reja nė kulturėn tonė kombėtare, pėr njė formim tė ri intelektual, ma objektiv, ma tė drejtė, ma shkencor.

Pėr tė studiue Mjedėn, kemi, kryesisht, dy monografi: e, si studime zyrtare, Historinė e Letėrsisė Shqipe dhe Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, monografi e studime tipike tė politizueme qė, pavarėsisht, kanė edhe tė dhana e analiza tė mira, por pėrmbajnė gėnjeshtra socialiste: pohime tė pasakta e tė gabueme, keqkuptime e shtrembėnime tendencioze e spekuluese, shkrue pa shumė edukatė qė krijojnė dangė nė ndėrgjegjen e letrave socialiste. Mbas kėtyne studimeve, parė nė kandveshtrim tė ri e vlerėsim kritik, vepra qė po recensojmė na paraqitet ma e pasun nė material faktues e informues, herė edhe analizues e interpretues, ma e plotė, ma leale, ma e pastėr, pse e shkrueme, si do thonte Kuteli, “pa dhunė e pėrdhunė”, por me sens e buon sens.

Kėshtu, jeta si student e veprimtaria e tij para se me kthye nė atdhe asht ndriēue me tė dhana tė reja; ndonjė koment i keqinterpretuem nga kritika socialiste asht dritėsue e ma afėr sė vėrtetės e jo si shprehet kritika marksiste-leniniste se “mjedisi jezuit ėshtė njė burg dhe jeta qė bėhet aty, ėshtė njė jetė e ndrydhur, e padurueshme, shtypėse, skllavėruese, sfilitėse”.

Te vepra e Mentorit na njohim e shijojmė portretin e vėrtetė tė Mjedės: meshtar i mirė, patriot i flaktė, gjuhėtar i vlertė, dijetar i shquem. Marrėdhaniet Mjeda-jezuitėt, Doēi-Mjeda, Mjeda-Fishtė janė paraqitė nė njė fokus tė ri: pa shpifjet socialiste, pa thashethemet e pabazae pa keqinterpretimet e qellimshme, por ma drejtė, ma qartė, ma tė dokumentueme. Pra, njė Mjedė jo i sulmuar “nga njė rrymė e tėrė klerikale, rrėnjėt e sė cilės duhen parė nė Vatikan”, a si thonte Enver Hoxha: “ i neveritur, dėnuar dhe persekutuar nga Vatikani dhe agjentėt e tij”.

I dhanun mbas Mjedės, autori enntuziazmohet e shkruen: “Mjeda krijoi shoqėritė Agimi, Bogdani, Shėn Jeronimi”. Nė tė vėrtetė, shoqnitė Agimi e Shėn Jeronimi, i ka krijue Imzot Mjeda, i cili dihet se hapi shkolla, themeloi shoqni, pruni shtypshkrojė nė Shkodėr, krijoi Grupin politik “Ora e maleve”, studioi e botoi pėr kanunin e shkrou poezi fetare, publikoi gazeta e revista, ndihmoi autorė tė ndryshme pėr botime, organizoi shfaqje. Pra zhvilloi veprimtari shoqnore tė pasun e tė larmishme. Ndėrsa shoqninė Bogdani e themeloi njė grup tė rijsh me Atin jezuit Gjenovicin. Nė arkivėzėn time ruej dosjen e dokumentave tė kėsaj shoqnie (mbasi im at ka qenė ndėr themeluesit kryesor).

Bogdani u themelue me 23.11.1919 nė prani tė Pader Gjenovicit, i cili i fali disa libra pėr bibliotekė dhe botimin e parė tė veprės sė Imzot Bogdanit, ndėrsa nė listėn e anėtarėve tė shoqnisė qė ruej unė, Dom Ndre Mjeda asht regjistrue si anėtar nderi, mė 30.11.1923 e nė pasqyrėn pėrmbledhėse tė llogarive, shėnohet se i ka dhurue shoqnisė 20 florij. “Rrallė ka ardhė nė mbledhje e ma rrallė ka diskutue, mė thonte im at. Ndryshe Fishta. Ai ka bashkėpunue me shoqninė tonė”.

Historianė, historianė tė arsimit dhe artikujshkrues, pohohet edhe nga autori ynė, kanė shkrue se shkollėn e Iballes e hapi Ndre Mjeda, nė fakt, me gjithė kontributin e dhanė, atė shkollė e ka hapė Imzot Lazėr Mjeda me subvencione protektuese. Edhe pėr shkollėn e Prizrendit, shkruejnė se e ka hapė Mati Logoreci, nė fakt, e ka hapė, ma saktė rihapė, Imzot Logoreci, ndersa Matia ka qenė mėsuesi (i parė). Meqė vepra asht ende nė proēes, nuk mund tė shprehemi, por po baj njė saktėsim. Autori shkruen: “…pėr seminaret jezuite, Mjeda ėshtė i vetėdijshėm pėr arsimin perfekt qė merr aty”. E, ma poshtė: “ Mjeda e perjetoi kurbetin si pasojė e dėshirės sė tij pėr t’u arsimuar nė Shoqėrinė e Jezuitėve”. Saktėsoi: Jo “pėr t’u arsimuar”, por pėr thirrjen e tij tė mbrendshme meshtarake e pastaj pėr misionin e tij meshtarak, qė nė fakt e vazhdoi deri nė vdekje. Pėrndryshe, do tė ishte njė gėnjeshtėr nga ana e Mjedės, njė hipokrizi.

Vetė autori pohon njė tė vėrtetė mė poshtė: “Mjeda ishte fetar i bindun dhe klerik i vendosur”. Ēka do tė thotė: Mjeda e kishte thirrjen e mbrendshme dhe e realizonte misionin meshtarak. E, si shkruen Gazulli: “pse ndėrroi (punė pėr tė) petkun e jezuitėvet me veladon tė priftit. Por veladonin e priftit e mbajti me nder”.

Edhe lėvizjet e Mjedės si student nga njė vend nė tjetrin, pėr arsye objektive tė jezuitėve, janė pa mirė nga autori “si lėvizje tė detyruara tė seminareve jezuite” e jo si shkruen njė biograf: “pėr ta bėrė kozmopolit, cinik e egoist, pra njė jezuit tė denjė”, as si mė thonte njė profesor imi “pėr arsye indisiplinore”.

Kontributin Mjedian pėr alfabetin e ka studiue mirė autori, por do tė rimerret, kur tė shkruejė pėr Kongresin e Monastirit. Unė kam dhanė njė mendim tė panjohun tė Fishtės, tue botue pėr herė tė parė fragmentin nga intervista dhanė Gjiros: “…u ndie nevoja tė arrijmė nė pėrfundimin e njė alfabeti tė vetėm pėr tė gjithė e tė zhdukim nė mėnyrė konsekuente tanė listėn e kėtyne alfabeteve qė pėr aq vjet kishin krijue njė seri arsyesh pėr kundėrshtime tė mbrendshme, … ia arrijta me pėrshtatė alfabetin latin pėr krejt vendin… shmanga, natyrisht, pedanteritė e gramatikanėve e stėrhollimet e filologėve, pėr t’iu afrue mbi tė gjitha burimit tė gjallė tė gjuhės sė folun”. Nė kėt thanie ka edhe njė tė vėrtetė qė randon edhe mbi Mjeden, pavarėsisht qė nuk i pėrmendet emni. Shtoni, pastaj, shėnimet qė kemi nga P. Pal Dodaj, P.Pashko Bardhi, e kujtimet gojore nga P. Justin Rrota e P. Viktor Volaj pėr tė dalė te e vėrteta mbi qėndrimet e Fishtės e tė Mjedės pėr ēashtje tė alfabetit nė Kongres, tė cilin presim se do ta shtjellojė Mentori (ndryshe nga artikujt e studimet e politizueme), nė vėllimet e ardhshme. E, sė bashku me kėtė, edhe qėndrimin pozitiv tė jezuitėve (aq tė pėrfolun) pėr problemin e alfabetit.

Por ajo qė na pėlqen tė theksojmė asht bashkimi nė ndryshime i kėtyne personaliteteve. Mjaft tė kujtojmė qė Fishta, Mjeda, L.Gurakuqi e Logoreci i dėrguen njė telegram tė pėrbashkėt ( deri tash i lanun nė hije) jezuitėve pėr vendimin e alfabetit. Fishta, madje, i shprehu njė vlerėsim shumė tė mirė konsullit austriak pėr Mjedėn dhe shėnimet pėr divergjencat etj. mbajtė gjatė seancave, lanė detyrė tė shkyheshin.
Rreth emnit tė nanės sė Mjedės: Luēie?, Domenikė?, Luke?

Tė gjithė biografėt dhe artikujshkruesit qė janė marrė me studime pėr Mjeden kanė shkrue se Nana e Mjedės quhej Luēe. Sė fundi erudisti mjedian Mentor Quku ka parapėlqye ta quej Luēe nanėn e Mjedės, por pėr tė qenė mbrenda, ka dhanė gjithēka asht shkrue pėr kėtė pikė. Kryesisht dy mendime:
Domenika asht ekuivalent me emnat Dilė, Diellė, Luēe, Luēie, Luke.

E ama e Mjedės… ka pasur dy emra: Domenika, Diella, Dile dhe Luēie, Luēe, Luke. Pėr saktėsi ka shkrue edhe se regjistri i pagėzimeve tė famullisė sė Shkodrės e ka Domenica.

Mendimi ynė: Kur malėsorėt tanė kanė dashtė me u vu emna paganė fėmijėve tė tyne, meshtarėt, tue dashė qė katoliku tė ketė emnin e njė pajtori e ta kujtojė e ta festojė emnin, e kanė regjistrue nė regjistrat e tyne me njė emėn fetar tė pėrafėrt. Kėshtu, p.sh. Marash, Mirash, Mirak, Mirocė i kanė afrue emnin Mark. Kėshtu edhe emnit Luke i ka afrue emnin Luēe, Luēie edhe emnin pagan Diellė e ka barazue me emnin kristian Domenika, ndonėse nuk ka lidhje mes tyne, aq ma pak lidhje gjenetike. Po edhe emnat Domenika me Luēe janė afrue, megjithėse pa kurrfarė lidhjeje. Emni Domenikė asht pėrkthimi i fjalės ditė e dielle.

Pėrfundojmė: Nana e Mjedės asht quejtė Luke. Tashti, emni Luke vjen nga zhvillimet Diell, Dilė, Dilicė, Dilore, Diluke e shkurtimi Luke, pra: emen pagan, qė nuk lidhet gjenetikisht as me Luēe, as me Domenikė. Emni Luke mund tė dalė edhe nga emni Ēiluke, por nė rastin tonė jo! Pa u largue, edhe dy fjalė pėr emnin e tė vėllait tė Mjedės: nė vepėr shkruhet Zuku, si e ka Mjeda, qė unė e marr si njė grafi tė kohės.

Emnin Zuk ndonjė gjuhėtar e merr si emen tė vjetėr, madje ilir dhe i afron emnin tjetėr Zuku Bajrakar. Emni i Imzot Mjedės, nė tė vėrtetė, asht Cuk qė vjen nga Lazėr, Lacė, Lacuk, Cuk. Edhe ndonjė emėrtim nga sfera kishtare duhet korrigjue nė botimet e ardhshme.

Tue pėrfundue, nuk gjejmė fjalė pėr tė pėrmbledhė e shprehė saktė mundin e madh e ndihmesėn e vlefshme qė ka dhanė autori pėr Mjedėn, por tham vetėm kėtė: kjo vepėr themelore do tė mbete gjithherė vepėr referimi nė studimet mjediane.

Mentorit i lumtė e na e gėzojshim Mjedėn!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara