HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeqyteti kinez ėshtė shndėrruar kėto ditė nė kryeqytetin e botės. Por, shkėlqimi i tij ėshtė fals

Dritat e "rreme" tė Pekinit

Beijing, China Protestuesve u ėshtė mbyllur goja, interneti ėshtė censuruar, smogu ėshtė mbytės

Pėrgjatė arterieve qė tė ēojnė nė fshatin olimpik dhe pėrreth zonave historike, janė vendosur rreth dyzet milionė vazo me lule. Vetėm sheshi "Tien An Men" ka njė milion. Tabela gjigante tė dekoruara nga slogani "Njė botė, njė ėndėrr", fshehin kudo kantieret e ndėrtimit, vinēat dhe banesat e pėrkohshme tė punėtorėve. Madje, as reja gri nuk ėshtė larguar plotėsisht. Njė kombinim i ndotjes dhe modernes mbizotėron pėrreth pallateve tė inauguruara sė fundmi. Rrugėt gjysmė tė zbrazėta dhe makinat e reja tė policisė, krijojnė nė qytet njė atmosferė monotone. Vihet re qė edhe shitėsit ambulantė janė zhdukur, nuk ka asnjė prej tyre.

Nuk gjendet mė as rrobaqepėsi i lagjes, as plakushi qė tė frynte gomat e biēikletės. Janė zhdukur tė gjithė. Rrobat dhe DVD-tė pirate duket sikur nuk kanė qenė tregtuar kurrė nė atė qytet. Janė mbyllur edhe restorantet tradicionale, ato ku mund tė drekoje me dy euro. Madje, edhe studentėt perėndimorė janė zhdukur. Vizat e tyre nuk u rinovuan mė. Njė miks masash pėr tė parandaluar ndotjen, nė favor tė njė imazhi tė mirėqenė, kanė sterilizuar qytetin. Pėr ēdo pyetje, kinezėt pėrgjigjen: "Pas olimpiadave".

Jeta ka ndaluar pėrkohėsisht. Tashmė rolin kryesor e ka marrė spektakli qė duhet dhėnė. Pamja reale e kryeqytetit dhe fotografia e asaj ēfarė dėshiron tė lėrė si kujtim, janė mjaft tė ndryshme. Ashtu si mjaft tė ndryshme janė mundėsitė pėr tė arritur tė mundė Shtetet e Bashkuara nė medaljet olimpike dhe ajo pėr tė fituar arin nė podiumin e superfuqive botėrore.

Ndėrsa tashmė ėshtė bėrė skena e tė gjithė botės, Pekini do tė mbulojė defektet e tij, me shpresėn se, si shumė milionė kinezė, edhe pjesa tjetėr e botės do tė ekzaltohet nga progreset e tij ekonomiko-kulturore, duke injoruar dobėsitė politike, sociale, ekonomike dhe morale. Por olimpiadat po e vėnė akoma mė shumė nė pah fytyrėn e dyfishtė tė vendit.

Drejtori i sigurimit tė Komitetit Olimpik Kinez, Liu Shaou, ka deklaruar se gjatė lojėrave do tė rezervohen tri parqe publike pėr ata qytetarė qė duan tė protestojnė. Por kurthi qėndron nė detaje. Demonstruesit do tė mundin tė protestojnė vetėm nėse do tė marrin njė leje nga ana e autoriteteve vendore.

Herėn e fundit qė aktivistėt e tė drejtave tė njeriut kėrkuan njė leje tė tillė, ose iu refuzua, ose pėrfunduan nė burg. Pėr sa u pėrket premtimeve qė iu bėnė komunitetit ndėrkombėtar, olimpiadat jo vetėm qė nuk sollėn mė shumė demokraci, por pėrkundrazi kanė frymėzuar akoma mė shumė shtypje. Nė kėta muajt e fundit kanė qenė me dhjetėra aktivistėt qė janė burgosur (ndėr tė cilėt Yang Chunlin, i cili kishte vizatuar sloganin "Duam tė drejtat njerėzore dhe jo olimpiadat"); mijėra njerėz u shpėrngulėn nga shtėpitė e tyre nė emėr tė zhvillimit urban (Ye Guozhu u arrestua, sepse kėrkoi njė leje zyrtare pėr tė protestuar kundėr sekuestrimit tė shtėpisė sė tij nė Pekin, duhej tė dilte nė qershor, por do ta mbajnė pas hekurave deri nė fund tė olimpiadave); tė shumtė kanė qenė edhe gazetarėt qė janė arrestuar, faqet e internetit tė bllokuara (madje edhe brenda strukturave olimpike); pėrdorimi i kampeve me punė tė detyruar dhe ekzekutimet kapitale nė vende publike janė shtuar.

Kina ėshtė burgu mė i madh nė botė pėr sa u pėrket pėrdoruesve tė internetit: 50 aktualisht vazhdojnė dėnimin. Ndėr ta Hu Jia, i arrestuar tetė muaj mė parė, pasi kritikoi olimpiadat dhe organizimin e saj nga disa faqe interneti jashtė vendit. Gjithashtu, shtypja e revoltave tė tibetianėve nė mars tė kėtij viti ka treguar se qeveria nuk toleron asnjė formė autonomie kulturore.

Ky komb i madh ėshtė kaq i dobėt, saqė njė autonomi kulturore, ose mendimi mund t'i kėrcėnojė kufijtė. Madje dhe politikanėt e korruptuar mund tė vėnė nė krizė tė gjithė sistemin. Prindėrit e mijėra fėmijėve qė humbėn jetėn nga tėrmeti i Sichuan, pėr shkak tė mosrespektimit tė normave tė ndėrtimit nga ana e funksionarėve vendas tė korruptuar, u pėrballuan me zgjedhjen ndėrmjet burgut, ose njė kompensimi modest me para. Tė zhvillohej njė gjykim i drejtė nuk bėnte pjesė ndėr zgjedhjet e mundshme. Por Kina ėshtė edhe vendi qė mban rekordin absolut tė ekzekutimeve kapitale. Dhe ėshtė njė nga tė paktat qė refuzon tė publikojė statistikat.

Sipas disa parashikimeve, nė vitin 2007 numri i ekzekutimeve kapitale e ka kaluar kuotėn e pesėmijė njerėzve. Nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Kina ėshtė afruar mė sė shumti me autokraci si ajo e Iranit (furnitori i tretė i naftės pėr tė), me regjime ushtarake si Birmania dhe Sudani, ose diktatura jetėgjata si Angola (furnitori i parė i naftės), ose Zimbabve. Por kjo politikė suporti qė shėrben pėr furnizimin me lėndėt e para nė pėrgjithėsi, edhe pse nė fillim duket si e suksesshme, mė vonė mund tė rezultojė e humbur, duke marrė nė konsideratė instabilitetin e regjimeve politike nė fjalė, intolerancėn e popullatės rajonale kundrejt pėrēmimit racial nga ana e kinezėve dhe shfrytėzimin e pamasė tė burimeve tė tyre. Madje, tashmė nė Namibia, Lesotho dhe Zimbabve kanė filluar tė shfaqen akte dhune kundėr "pushtuesve". Nė Etiopi, Nigeri dhe Guinenė Ekuatoriale, rrėmbimet dhe vrasjet e kinezėve po bėhen gjithmonė e mė shumė tė shpeshta. Njė realitet i largėt nga slogani "Njė botė, njė ėndėrr". Edhe nga brenda realiteti ėshtė mjaft i ndryshėm nė krahasim me spektaklin qė u zhvillua.

Diferenca nė mirėqenie ndėrmjet qytetarėve tė provincave dhe atyre tė qyteteve ėshtė nė rritje tė vazhdueshme: vitit e shkuar, sipas Akademisė sė Shkencave Sociale, kjo diferencė kishte arritur njė raport prej njė nė gjashtė. Koeficienti qė tregon diferencėn e pasurisė, ėshtė rritur nga 40.7 nė vitin 1993, nė 47 nė vitin 2004 (100 ėshtė maksimumi i diferencės). Kjo lloj pabarazie ėshtė rezultati i privilegjit qė Pekini i ka dhėnė eficensės ekonomike pėr barazinė, me bindjen se rritja ekonomike do tė sjellė mirėqenie pėr tė gjithė, ndėrsa, aktualisht, njė shtypje e mirorganizuar mund tė evitojė krizėn. Inflacioni vitin e kaluar ėshtė rritur deri nė 7 pėr qind, niveli mė i lartė ky i kėtyre njėmbėdhjetė viteve tė fundit.

Kostoja e disa ushqimeve kryesore, si orizi dhe mishi ėshtė rritur me 40 pėr qind. Por, pėr mė tė pasurit nuk ka asnjė ndryshim. Ndėrsa pėr ata mė tė varfrit mund tė sjellė si rrjedhojė mosshkollimin e fėmijėve pėr tė mundėsuar prokurimin e ushqimit. Vėshtirėsitė ekonomike, urrejtja ndaj tė pasurve, korrupsioni i pafund i politikanėve dhe juristėve kanė bėrė qė numri i protestave nėpėr provinca tė rritet me shpejtėsi (nga 10 mijė nė vitin 1994, nė 80 mijė vitin e shkuar). Ndėr tė fundit kujtojmė atė tė qershorit nė Uang'an, nė provincėn e Guizhout, ku njė vajzė u mbyt (sipas policisė, pėr shkaqe natyrale, ndėrsa sipas versionit tė qytetarėve, pėr faj tė tre burrave qė e pėrdhunuan dhe e vranė, prej tė cilėve njėri djali i zėvendėskryebashkiakut). Ndėrsa xhaxhai i vajzės shkoi menjėherė nė polici pėr tė kėrkuar ndihmė, por aty u rrah pėr vdekje.

Ndėrsa nė frontin ambiental situata ėshtė gjithashtu shqetėsuese. Pekini kėto ditė po lufton me ēdo mėnyrė pėr tė mbajtur njė nivel ndotjeje, i cili konsiderohet optimal pėr zhvillimin normal tė Lojėrave Olimpike, por qė aktualisht ėshtė pesė herė mė i ndotur se dita mė e keqe nė Nju Jork. Ndėrsa pjesa tjetėr e vendit vazhdon tė ketė njė nivel intoksikimi aq shumė tė lartė, saqė shkakton gati njė milion tė vdekur nė vit. Kina ka 16 nga 20 qytetet mė tė ndotura tė planetit. Vėshtirėsia pėr tė pastruar vendin ėshtė thjeshtėsuar pak kohėt e fundit nga sforcot e kryeqytetit: gjysma e 3.3 milionė makinave janė ndaluar tė qarkullojnė dhe fabrikat qė ndotin mė shumė ambientin (larg edhe 500 kilometra) janė mbyllur pėrkohėsisht. Por, gjithsesi, qielli ka mbetur gri. Pėr tė dhėnė pak shpresė, zėvendėsdrejtori i zyrės pėr mbrojtjen e ambientit ka deklaruar se nė korrik ka pasur 25 ditė me ajėr tė pastėr.

Delegacionet e huaja qeshin me dhėmbė tė shtrėnguar. Do tė qeshin akoma mė pak nėse marrin vesh se Kina pėrdor pėr atletėt tė njėjtin parametėr me tė cilin matin ndotjen dhe tė drejtat e njeriut. Sipas "New York Times", mosha e dy atleteve kineze nė prag tė medaljes mund tė jetė nėn 16 vjeē, e domosdoshme pėr tė marrė pjesė nė garė. He Kexin dhe Jiang Yuyuan kanė lindur nė vitin 1994, deklaron gazeta prestigjioze dhe aktualisht duhet tė jenė 14 vjeēe. Por, nė pasaportat e tyre datėlindja shėnon nė vitin 1992. Nėse ky incident do tė transformohet nė krizė, do tė ishte njė nga dhjetėra problemet e tjera nė pamjen perfekte qė Pekini kėmbėngul t'i paraqesė botės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara