HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vibracione tė shpirtit shqiptar

-- nga Kopi Kyēyku*, TemA, tetor 2008

Kopi Kyēyku - Libri i profesor Akil Koēit “Vibracione tė shpirtit shqiptar” (vėllimi I) pasqyron ecurinė e mendimit filozofik modern e bashkėkohor, nga pozitivizmi, deri nė pragmatizėm.

Kur, dy shekuj tė shkuar, Hegeli pat ndėrtuar sistemin e vet filozofik, e vuri tullėn e fundit konceptuale nė njė ngrehinė me pėrmasa vigane. Madhėshtia e ngrehinės nė fjalė ishte kėnga e mjellmės e filozofisė soditėse dhe deridiku abstrakte. Mė vonė, filozofia filloi tė kridhej mė fort e me pėrparėsi nė botėn objektive, nė natyrė dhe nė shoqėri.

Duke e lexuar me vėmendjen qė meriton, tė krijohet pėrshtypja se libri i profesor Akil Koēit Vibracione tė shpirtit shqiptar (vėllimi I) i bashkėlidh tė dyja prirjet e mėsipėrme, duke pasqyruar ecurinė e mendimit filozofik modern e bashkėkohor, nga pozitivizmi, deri nė pragmatizėm. Vlen tė vemė nė dukje se edhe idealizmi i sotėm ėshtė i pėrshkuar nga nostalgjia pėr konkreten, nga joshja pėr tė pėrqafuar realen.

Si rrjedhojė e hulumtimeve tė ndėrmarra, vitet e fundit nė trevat shqiptare kanė dalė, pėr fusha tė ndryshme, shumė monografi, studime, ese, tekste dhe traktate, qė sjellin ndihmesė tė ndjeshme nė rrahjen e problemeve tė ontologjisė, epistemologjisė, etikės, estetikės etj. Falė njė pune kėmbėngulėse nė rivlerėsimin kritik tė trashėgimisė kulturore shqiptare, kemi sot njė paraqitje e shtjellim mė tė saktė dhe mė tė nuancuar tė traditave pėrparimtare dhe pėrgjithėsisht tė sė kaluarės sonė.

Duke pėrjetuar njė klimė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e mendimit krijues, tė patrysnuar e tė patkurrur nga ideologjira, paragjykime e tabł, por tė udhuar vetėm nga shtysa e dijeve, e zbulimit tė sė vėrtetės, personalitete shqiptare tė sferave tė ndryshme tė veprimtarisė, duke pasqyruar vlerat tona kombėtare, nė njė farė mėnyre janė pėrfshirė nė njė “dialog konkurrencial” me arritjet e vendeve tė tjera. Nga ana tjetėr, shpėrthimi informacional nė ditėt tona jep lėndė tė parė tė bollshme pėr njė meditim e pėrsiatje mė tė thelluar rreth marrėdhėnieve ndėrnjerėzore nė kontekstin e lėvrimit tė arteve etj.

Kur zura nė gojė pak mė lart pėrparimet qė janė shėnuar tek ne, nuk desha tė them kurrsesi se gjithēka shkon si nė vaj. Njė shqyrtim i kujdesshėm kritik nė kėtė aspekt do tė ishte nė gjendje tė nxirrte nė pah disnivele tė shumta vlerash nė prodhimtarinė botuese pėr artin nė pėrgjithėsi e pėr muzikėn nė veēanti. Bie fjala, ende nuk ėshtė mėnjanuar plotėsisht karakteri spekulues i disa punimeve, ndėrkohė qė prirjet tekniciste dhe deskriptiviste nuk pėrfaqėsojnė pėrveēse mangėsi thelbėsore.

Nė sferėn e kėrkimeve nė muzikė ka jo pak raste kur hulumtimi bėhet nė mėnyrė tė sipėrfaqshme, pa frymėzim e pa guxim krijues. Gjithashtu kanė mbetur zona tė gjera tė pacekura, madje tė virgjėra. Mendoj se e vetmja mundėsi pėr tė thėnė diēka tė re, lidhet ngushtė me aftėsinė pėr tė hyrė sa mė thellė nė rrugėn e kuptimit tė dukurive tė botės e posaēėrishht tė universit artistik, nė tė cilin jetojmė si qėnie qė konsumojnė jo vetėm ushqim pėr stomakun, por edhe ushqim pėr zemrėn e shpirtin.

Pikėrisht falė aftėsisė pėr tė depėrtuar nė ujrat e kthjellta e tė pafundme tė detit - muzikė, profesori Akil Koēi ia ka dalė mbanė tė na kumtojė mesazhe tė freskėta e plot brumė pėr krijimtarinė e kolegėve tė vet.

Njohja me themel e muzikologjisė

Pėrveē vlerave tė larta profesionale, qė burojnė nga njohja me themel e muzikologjisė, pra edhe e tematikės qė trajton, bie nė sy njė virtyt, i cili, sa mė shumė kohė kalon, aq mė pak i pranishėm ėshtė nė jetėn tonė tė pėrditshme e sidomos nė mjediset artistike. Fjala ėshtė pėr dashamirėsinė. Nė ditėt tona, vendin e saj, fatkeqėsisht, e ka uzurpuar me brutalitet smira. E, pra, kėtė tė fundit kompozitori i shquar, eseisti dhe publicisti Akil Koēi, jo vetėm qė nuk e njeh, por toleranca dhe shpirtgjerėsia qė tregon, jo vetėm me gojė, - nė biseda e tubime gjithfarėsh, ku mblidhen dashamirėsit e kėngės e tė valles, - por edhe me shkrim, na bėn ta marrim si shembull nė punė e nė jetė. Nė njė frymė tė ngrohtė kolegjialiteti dhe nderimi pėr punėn e tė tjerėve, - pėrfshi kėtu edhe ata qė e kanė sulmuar ose janė pėrpjekur ta denigrojnė, - Akil Koēi grish cilindo krijues tė pėrqafojė nocionin e respektit tė ndėrsjellė dhe debatet tė shndrrohen nė kripėn, pra nė shijen, qė lezeton mirėkuptimin e gjetjen e rrugėzgjidhjeve tė pėrshtatshme pėr tė ecur mė pėrpara, edhepse debatet ngandonjėherė mund tė zgjatin pafund, mund tė jenė tė ndezura, plot kundėrthėnie dhe acarime. Kryesorja ėshtė qė pėrplasjet e opinioneve tė mos nxiten nga keqdashja dhe smira, se kėto kanė prishur e do tė vazhdonin ta prishnin mė tej jo vetėm harmoninė nė gjirin e krijuesve, por do t'i shkaktonin dėme tė pallogaritshme edhe vetė krijimtarisė muzikore.

Kėto mesazhe humane dhe ngazėllyese, bashkė me thekset e fuqishėm tė atdhetadashurisė e tė shqiptarizmit tė ndjeshėm deri nė dhembje, Akil Koēi na i sjell me njė elegancė pa tė dytė, ngaqė ėshtė i zoti qė gjėrat e mėdha e jo njėlloj tė thithshme nga tė gjithė, t'i hedhė nė letėr me stil tė rrjedhshėm e me gjuhė tė kapshme.

Nė faqet e kėtij vėllimi, Akil Koēi gjen rastin qė, jo njė herė, t'u shprehė mirėnjohjen tė gjithė atyre qė ia kanė dashur tė mirėn ose qė e kanė ndihmuar nė punė e nė jetė.

Duhet vėnė nė dukje edhe njė pėrbėrės me rėndėsi tė veēantė i shkrimeve tė Akil Koēit dhe pikėrisht fakti qė, krahas pėrgėzimeve qė bėn pėr veprat nė pėrgjithėsi e nė veēanti, nuk ngurron qė, pėrmes argumenteve tė bazuara fort nė njė logjikė tė shėndoshė, t'i tėrheqė aksh autori vėmendjen pėr tė meta apo mangėsi tė ndryshme, por gjithmonė me takt e duke parashtruar apo sugjeruar rrugėt pėrkatėse, tė cilat ai mendon se mund tė ndihmonin nė kapėrcimin e mangėsive dhe nė pėrmirėsimin e veprės qė merr nė analizė.

Akil Koēi ka mbajtur mirė parasysh tė vėrtetėn, sipas sė cilės ēdo personalitet ka “ekuacionin” e vet, qė e dallon nga tė tjerėt dhe pėrfaqėson, - qė tė huazojmė gjuhėn e matematikės, - njė formulė tė energjisė sė tij. Personalitetin krijues e shquan shqetėsimi i pėrhershėm, vrrulli i pandėrprerė, lufta e parreshtur dhe e paepur me vetveten*. Nga kjo pikėpamje personaliteti ėshtė entitet polemik. Jokonformizmi pėrbėn mėnyrėn pėr tė ekzistuar tė personalitetit dhe, njėherazi, shprehjen e pėrputhjes sė tij me vetveten. Pra, ky ėshtė dhe autenticiteti i personalitetit. Ngadhnjimi nė thelb ėshtė krijimtaria, vepra, ajo pjesė e pangatėrrueshme e aksionit tė personalitetit.

Shtrohet natyrshėm pyetja: Ēfarė kuptojmė me “vepėr artistike”? Nė ēdo fushė tė jetės kuotat mė tė larta cilėsore mund tė arrihen vetėm me pėrpjekje krijuese, novatore. Personaliteti i vėrtetė krijues zotėron dhe ushtron nė mėnyrė tė natyrshme e me lirshmėri forcėn mahnitėse pėr tė mposhtur vėshtirėsitė, tė cilat tė tjerėve u duken tė papėrballueshme.

Karriera e njė jete ėshtė vepra e asaj jete

Vepra artistike ėshtė produkt i shpirtit, qė shpėrfill gjėrat e thėna e tė stėrthėna, anashkalon rrugėzgjidhjet e gjetura mė parė nga tė tjerėt, apo modelet qė janė shndrruar nė klishé. Pra, qė bėmat e njė njeriu, e njė personaliteti, tė cilėsohen “vepėr”, lipset tė kapin maja cilėsore, tė shprehen me origjinalitet, frytshmėri dhe hijeshi e, - nuk ėshtė pa rėndėsi, - tė kenė etikė. Kėsisoj bėmat marrin tiparet edhe tė njė shembulli nė shoqėri. Mė tej akoma: shėmbėllore mund tė jetė jo vetėm njė vepėr artistike, por edhe njė karrierė. Karriera e njė jete ėshtė vepra e asaj jete. Kuptohet se njė karrierė autentike nuk mund tė pėrfytyrohet pa vokacion autentik. Nė kėtė vėshtrim, vepra e njė personaliteti pėrbėn tėrėsinė e ndikimeve qė ky ushtron, pėrmes veprave tė tij, pėrmes mėnyrės sė tė menduarit, pėrmes krejt mėnyrės se si sillet nė jetė, mbi bashkėsinė nė gjirin e sė cilės jeton e krijon, mbi brezat qė do tė vijnė. Nga kjo pikėpamje, mund tė pohojmė se bashkėsia njerėzore “modelohet” nga personalitetet e shquara, sepse kėta krijojnė trajta tė reja tė menduari, qė paraprijnė zhvillimet e nesėrme. Madje edhe ky “nesėr”, pėr shkak tė veprimtarisė sė pandėrprerė krijuese tė personaliteteve, bėhet shpejt “dje”. E kėshtu mė tej, nė njė zinxhir tė pafund brezash krijues.

Kur themi qė personaliteti krijues ėshtė pjella e epokės sė vet, nuk kemi thėnė pėrveēse njė pjesė tė sė vėrtetės, sepse realiteti ėshtė shumė mė i pasur. Mund ta pėrfytyrojmė personalitetin si njė drufrutor tė madhėrishėm, me rrėnjė tė ngulura thellė nė traditė, nė histori, nė mite dhe arketipa. Kurora e gjelbėr e kėsaj peme pėrfaqėson vetė pasurinė e gjallė, nė lulėzim e pėrtėritje tė pandėrprerė tė personalitetit. Do tė ishte paragjykim po tė mendonim se nėn hijen e drufrutorit madhėshtor nuk mund tė hedhin shtat e tė zhvillohen tė tjera pemė tė bėshme e tė shėndetshme. Sepse, nga ana e tyre, personalitetet lindin personalitete. Ata pėrfaqėsojnė vatra tė fuqishme energjie humane, qė janė nė gjendje tė krijojnė klimėn e pėrshtatshme sociale pėr krijimtari e progres. Personalitetet janė pionierė nė fushėn pėrkatėse dhe, si tė tillė, bėhen katalizatorė dhe udhėrrėfyes pėr brezin e tyre dhe model pėr brezat pasardhės. Thjesht vetė ekzistenca e njė personaliteti tė fuqishėm ka dhuntinė ta dinamizojė mjedisin njerėzor; rrezaton hir e magji, freski dhe risi, si njė magnet me fuqi tėrheqėse tė pashtershme, duke lėnė “gjurmė” tė pashlyeshme. Madje, jo vetėm me veprėn, por edhe me mėdyshjet, ngurrimet, stepjet, telashet nėpėr tė cilat kanė kaluar nė jetė, personalitetet mund tė bėhen domethėnės pėr tė tjerėt**. Gjithsa parashtruam mė lart, nė librin e Akil Koēit ilustrohet gjerėsisht pėrmes evokimit tė katėrmbėdhjetė figurash tė shquara tė muzikės shqiptare.

Pėr cilin realitet dhe pėr cilin pasqyrim ėshtė fjala?

Tė lexosh termometrin nuk ėshtė njėlloj si tė ndjesh drithmat qė tė shkakton tė ftohtit. Ky konstatim, i cili nė termat e tė folurit tė pėrditshėm shtron njė problem teorik themelor, mė duket se shėnon, mutatis mutandis, vijėn ndarėse ndėrmjet njohjes shkencore dhe artit nė marrėdhėniet e tyre me realitetin. Nė njė kohė qė shkenca e “lexon” termometrin, arti synon tė marrė vesh ēfarė do tė thotė “tė dridhesh nga tė ftohtit”. Ndėrkohė qė nė shkencė ideali i njohjes synon mėnjanimin ose zhdukjen e subjektivizmit nė marrėdhėniet nė shoqėri, arti synon tė kapė pikėrisht subjektiven nė kėto marrėdhėnie. Kjo nuk do tė thotė qė ndėrmjet artit dhe realitetit ka ndonjė tė ēarė, apo qė midis artit dhe shkencės kundėrvėnia ėshtė e pandreqshme. Historia e artit e sidomos vlerat autentike tė artit, tė cilat pėrbėjnė brumin e kėsaj historie, - qė nga Eskili e Sofokliu, deri te Shekspiri apo O'Neil, nga Pindari e Petrarka, deri te Molieri apo Montale, nga Apuleius e Bokaēio, deri te Dostojevski e Th. Mann, nga Fidias deri tek Brankushi, - janė dėshmi se ndėrmjet artit dhe realitetit ka ekzistuar gjithmonė njė marrėdhėnie e ngushtė, madje, si rregull, arti ka qėnė njė pasqyrim sui generis i realitetit.

Po pėr cilin realitet dhe pėr cilin pasqyrim ėshtė fjala? Pėrgjigjen na e jep mė sė miri, - duke lexuar edhe midis rreshtave, - libri i profesor Akil Koēit.

Sė pari, nė qėndėr tė shtjellimit e tė analizės sė kėtij autori ėshtė njeriu, nė rastin konkret krijuesi nė fushėn e muzikės. Krijuesi, me ndjeshmėrinė dhe me ndėrgjegjjen e vet, ballėpėrballė me botėn qė e rrethon, me shoqėrinė e me vetveten. Paraqitja e personalitetit krijues nė kėto marrėdhėnie pėrbėn objektin e studimit tė Akil Koēit, ngaqė e ka kuptuar mirė se heqja dorė nga ky pikėsynim, do ta hidhte nė krahėt e artit pėr art. Pėrshkrimi i rrėnjės, i kėrcellit dhe i luleve ėshtė objekt i botanikės, ndėrsa zbulimi e shpalosja e ndjeshmėrisė dhe e mendimeve tė njeriut ndaj luleve, pėrbėn objektin e artit. Thėnė ndryshe: asgjė nga ēka ėshtė njerėzore, nuk mund tė jetė e huaj pėr artin, ose, siē na jep tė kuptojmė Akil Koēi, nuk duhet tė jetė e huaj.

Sė dyti, duke i kėqyrur gjėrat jo vetėm nga kėndi i njė pėrvoje thjesht vetjake, por nga ai i njė pėrvoje artistike gjithėpėrfshirėse, Akil Koēi konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikėsynimin e pėrshfaqjes sė njeriut nė marrėdhėniet ballafaquese me shoqėrinė dhe me botėn e vet tė brendshme shpirtėrore, ėshtė ipso facto jo njė lulėzim nė hava, por “njohje dhe vetėnjohje”, qė tė pėrdorim njė shprehje tė Th. Gotjesė.

Sė treti, veprėn e Akil Koēit e pėrēon njė fill i kuq, sipas tė cilit arti muzikor nuk ėshtė pasqyrim pasiv dhe fotografik i realitetit dhe as produkt ekskluziv i vrojtimit. Mekanizmat e pasqyrimit nė art janė pafundėsisht mė komplekse se mjetet artistike dhe kanė karakter krejt tė veēantė. Nga kjo pikėpamje, marrėdhėniet ndėrmjet imazhit artistik dhe reales janė rrėnjėsisht tė ndryshme. Nė fund tė fundit, janė pikėrisht simboli, metafora, miti apo elemente tė tjerė, ata i japin tonin e fizionominė veprės muzikore.

Sė katėrti, realiteti i artit nuk duhet ngatėrruar me realen e inkorporuar nė tė. Gjithashtu, arti nuk mund tė reduktohet kurrsesi vetėm nė njohje. Ai ėshtė para sė gjithash krijimtari. Duke inkorporuar nė veprėn muzikore lėndėn e realitetit pėrmes filtrit tė subjektivizmit, njeriu, - nė kėtė rast kompozitori apo muzikologu, - krijon njė realitet tė ri, realitetin artistik, qė ėshtė krejt tjetėr nga realiteti i mirėfilltė. E, pra, njė tjetėr mėsim qė del nga analizat e Akil Koēit, ėshtė se, nė varėsi tė koncepteve dhe prirjeve tė secilit krijues, mund tė kemi tė bėjmė edhe me shndrrimin e autonomisė relative tė artit, nė autonomi absolute, apo nė pavarėsi tė plotė.

Zbėrthimi analitik i Akil Koēit, arti i asgjėsė

Tjetėr pėrfundim, tek i cili na ēon sėrish zbėrthimi analitik i Akil Koēit, ėshtė se njė art i asgjėsė, nuk mund tė jetė mė shumė se asgjė. Pėrjetėsia e artit tė vėrtetė rrjedh nga vetė natyra e tij e hapur, nga fakti qė ai nuk i ka shterur mundėsitė pėr t'u pėrkryer parreshtur, duke u ēapitur nė njė hap me gjithēka pėrparimtare, tė kohės. Njė gjė ėshtė e pamohueshme: pėr aq kohė sa do tė ekzistojnė njerėz, pra konsumatorė tė artit, ka pėr tė ekzistuar edhe arti, bashkė me historinė e vet. Si ka pėr tė ecur, ēfarė ndryshime e pasurime do tė pėsojnė mėnyrat konkrete dhe format e ardhshme shprehėse nė art e veēanėrisht nė muzikė, nuk kemi mundėsi tė bėjmė parashikime.

Tek lexojmė Eskilin, Sofokliun apo Euripidin, Platonin apo Aristotelin, Virgjilin apo Ovidin, Iliadėn apo Odisenė e Homerit, futemi nė njė botė tė zhdukur dhe njėherazi tė pranishme, tė prekshme, tė bukur dhe edukuese.

Tė njėjtėn ndjesi pėrjetojmė edhe kur kėqyrim partiturat e dėgjojmė tingujt e Verdit, Beethovenit, Vagnerit, Moxartit, Shubertit, Listit apo Kukuzelit. Kėta fizikisht nuk gjallojnė mė, por drithmat e zemrave tė tyre rrahin papushim me ėmbėlsinė e kordave tė violinės sė Stradivariusit. Ars longa...

Nė mbyllje tė kėtyre shėnimeve dėshiroj tė theksoj se kopertina e librit mishėron pėrputjen e plotė tė personalitetit tė autorit me pėrmbajtjen e mesazhin qė kumton. Ngjyra e bardhė “lan” me argjend emrin e jetėshkrimin e profesor Akil Koēit e nė mėnyrė tė veēantė lirėn apo ēiftelinė, sė cilės i bie jo me hark tė zakonshėm, por me penė. Kjo e fundit derdh nė letėr njėherazi nota (nė veprat muzikore) dhe gėrma (nė veprat letrare e publicistike). Gjithashtu, nuk ėshtė rastėsi qė ngjyra e notave nė pentagram nuk ėshtė e zezė, si zakonisht, por e kuqe. Shpjegimi ėshtė se, krahas lirizmit tė lirės, notat mbartin epikėn tonė legjendare, tė shkruar me lumenj gjaku gjatė shekujve. Nga ana tjetėr, e kuqja dhe e zeza e kanė “hak” ta pushtojnė mbulesėn e parme dhe tė pasme tė librit, ngaqė betimi mė i shėnjtė i shqiptarit ėshtė bėrė e do tė vazhdojė tė bėhet jetemot mbi Flamurin Kuqezi!

Konceptuesi dhe realizuesi i kopertinės i ka mbajtur fort parasysh kėto gjėra, nė kontekstin qė, Akil Koēi, pėrpara se tė jetė kompozitor e artist i madh, ėshtė shqiptar i madh! Si i tillė, i ka hije tė jetė i qarkuar nga kaq ngarkesė emocionale: e bardha, e kuqja dhe e zeza ngjizin sėbashku njė “trio” qė rrezaton tinguj e jehona tė fuqishme, nė njė atmosferė tė shėndetshme mėmėdhetare-mbarėkombėtare.

* Mė 1 shtator 2008, forumi ALBSHKENCA promovoi nė Tiranė librin e kompozitorit tė njohur kosovar Akil Koēi "Vibracione tė shpirtit shqiptar", qė doli nė dritė nė Bukuresht nga Shtėpia Botuese "Librarium Haemus" e Shoqėrisė Kulturore Shqiptare "Haemus". Redaktor i librit ėshtė Akademik K. Kyēyku. Ai shprehet per gazetėn TemA se “Nuk jam muzikant dhe prej kohėsh e kam nuhatur se nuk mund tė bėhesha i tillė, paēka se kam pasur veshė, sikurse thuhet. Nė rininė e hershme pata ndjekur disa vjet me radhė njė kurs pėr violinė. Rezultati : sa herė interpretoja ndonjė motiv, tė pranishmit, nė rast se dėshironin tė duronin deri nė fund, duhej t'i taposnin veshėt me dyllė, jo me pambuk!

Sidoqoftė, muzikėn e kuptoj dhe e shijoj, qoftė popullore, e lehtė e sidomos klasike. E, pra, mendimet qė kam shfaqur nė pasthėnien pėr librin e profesor Akil Koēit, janė thjesht tė njė dashamirėsi tė muzikės”.red-Dh.H.

* Cituar sipas Virgil Sorin, Personalitate de succes (Personalitet i suksesshėm), Shtėpia Botuese Albatros, Bukuresht, 1987, f. 16.

** Kopi Kyēyku, O istorie e teatrului universal (Njė histori e teatrit botėror), tekst universitar, Shtėpia Botuese E.R.A. , Bukuresht, 2008, f. 378.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara