HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politika e pantallonave tė rėna

-- nga KIM MEHMETI

Kim Mehmeti Politikė mė e suksesshme nuk ėshtė ajo qė ėshtė bėrė shenjė njohėse e sė djeshmes, as ajo qė simbolizon tė sotmen. Politikė mė fryt dhėnėse ėshtė ajo qė arrin tė ndikojė nė pėrmbajtjen e kalendarit tė gjeneratave tė ardhshme. Apo thėnė ndryshe, efikasiteti politik nuk matet vetėm me atė qė ajo sjell sot, por mbi tė gjitha, me atė sa e sotmja ėshtė arė, ku mund tė mbijė fara e sė nesėrmes. Duke mos e ditur kėtė, shumica e politikanėve shqiptarė jetojnė me iluzionin se sot u takon pėrfitimi personal, e nesėr do trashėgojnė lavdinė dhe nderin, se tani janė mbjellės, e nesėr do jenė emra sheshesh e rrugėsh dhe jehonė e kėngės sė atyre qė do vjelin ardhmėrinė. Politikanėt tanė jetojnė me iluzionin e pėrjetėsisė, sepse nuk e dinė se nė politikė njeriu gjithmonė pėrballet me dy mundėsi: tė flijojė interesin personal, pėr tė arritur njė qėllim kolektiv, apo tė flijojė interesat grupore, pėr tė realizuar pėrfitime personale.

Duhet pranuar se shqiptarėt e Maqedonisė, njėsoj si edhe politikanėt e tyre, pėrballen me tė vėrtetėn se kalendari i tyre i sotėm ėshtė i kushtėzuar nga fara qė kanė mbjellė gjeneratat e mėparshme tė politikanėve tė kėtushėm shqiptarė. Pra, ata sot pėrballen me filozofinė qė ua imponuan politikanėt nga e kaluara, filozofi qė mbėshtetet mbi thėnien se tė keqen kėtushėm tė partive shqiptare.

Sepse partitė e kėtushme shqiptare ende janė vetėm vasale tė partive mė tė mėdha tė etnitetit maqedonas, se ato shtiren se partitė maqedonase ende nuk e kanė thėnė “jo-nė” e tyre pėr njė Maqedoni ku shqiptarėt do jenė nė tė njėjtin rrafsh me maqedonasit etnikė, dhe mė sė miri kėtė e dėshmon qėndrimi i tyre kur ato janė nė opozitė dhe kur bėhen pjesė e qeverisė. Veprimi i tyre opozitarė ėshtė kryekėput atdhetarė dhe pėrplot shqiptari, madje pa asnjė dallim tė dukshėm mes partive. Ardhja e tyre nė qeveri e shpalos fytyrėn e dytė tė partive tė kėtushme shqiptare, atė qė kryesisht duhet tė mbulojė fytyrėn e partisė pushtetmbajtėse maqedonase. Duke qenė tė kėtilla, dyfytyrėshe dhe me dy standarde, ato edhe mbeten njėsoj joefikase edhe kur janė nė opozitė, edhe kur bėhen pjesė e qeverisė sė Maqedonisė.

Mbeten jo efikase sepse edhe ato, njėsoj si shumica e shqiptarėve tė kėtushėm, fatkeqėsinė e vet e pranojnė si diēka tė domosdoshme, e tė mirėn si diēka qė nis e pėrfundon me ardhjen e tyre nė pushtet. Andaj, ato nuk i dallon thuajse asgjė mes veti, pėrpos asaj se a e jetojnė periudhėn kur janė vasale tė ndonjė partie tė etnitetit maqedonas, apo fazėn kur bėjnė ēmos qė populli tė mos ta shohė fytyrėn e tyre tė vasalit tė dėgjueshėm. Duke qenė dyfytyrėshe, partitė e kėtushme shqiptare, kanė vetėm njė alet qė u mundėson jetėgduhet ta pranosh si diēka tė domosdoshme, e tė mirėn si diēka qė duhet ushqyer me durim dhe kujdes qė tė mos ta dėmtosh me ngutjen. E kjo filozofi ėshtė karakteristikė e mjediseve qė e njohin tė keqen, por shumė rrallė e kanė shijuar tė mirėn, dhe, qė nuk e krahasojnė tė sotmen me tė mirėn qė kanė ose mund ta kenė, por me tė keqen qė ka mundur t’u ndodhė.

Pra, shqiptarėt e Maqedonisė sot jetojnė periudhėn e tė kėqijave tė domosdoshme dhe tė tė mirave qė duhen pritur tė vijnė. Shqiptarėt e Maqedonisė sot ende pėrpėliten nė shtratin e atij qė kthehet herė djathtas, herė majtas, duke shpresuar se ashtu do harrojė dhimbjen qė e mundon. Njėsoj siē pėrpėliten edhe partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat sa herė qė pėrballen me dėshtimet e veta, vazhdojnė procesin e degėzimit tė tyre, degėzim qė mundėson qė, nga njė parti e keqe, tė lindin edhe disa tė tjera.

Kjo dėshmon se shqiptarėt e kėtushėm ende nuk e kanė vėrejtur se nuk u mungojnė “alternativa dhe qasje tė reja politike”, por vizion i qartė politik pėr tė ardhmen e tyre nė kėtė shtet. Pra, u mungon pėrgjigjja se si ta pėrdorin lirinė politike qė kanė, u mungojnė parti qė nuk do pranojnė rolin e vasalit ndaj partive tė etnitetit maqedonas, atyre u mungon pėrgjigjja e qartė nga pala e etnitetit maqedonas se, vallė ata duan shtet tė pėrbashkėt me shqiptarėt apo jo. Kjo pėrgjigje deri mė sot, kryesisht, ka qenė njė “jo” e qartė, e qė nuk e kanė dėgjuar vetėm udhėheqėsit e jatėsi nė sferėn e politikės: harresėn kronike tė popullit qė pėrfaqėsojnė. Pra, partitė e kėtushme shqiptare i shpėton fakti se ende nuk ėshtė zbuluar ilaēi pėr tė shėruar sėmundjen kronike harrestare tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėve nuk u kujtohet se tė djeshmit me gojėn pėrplot shqiptari dhe luftė pėr tė drejtat e shqiptarėve, janė po ata qeveritarėt shqiptarė qė e ushqejnė popullin me durim dhe pritje. Ky kombinim i popullit harrimtar dhe politikanėve dyfytyrėsh i solli shqiptarėt e Maqedonisė aty ku ndodhen sot.

E ata sot jetojnė periudhėn e habisė kulmore dhe pyesin veten si ėshtė e mundur qė shteti i tyre tė mos e njohė pavarėsinė e Kosovės, pyesin veten si ėshtė e mundur qė shteti ku ata pėrbėjnė 30 pėr qind tė popullatės, tė mos pėrfillė ėndrrėn e tyre qindravjeēare qė Kosova tė bėhet shteti i dytė shqiptar.

Ata pyesin veten pėr shumėēka, por mbase edhe nuk duan tė pėrballen me pėrgjigjet, sepse pėrgjigjet do t’u shpjegojnė tė gjitha paqartėsitė qė kanė edhe lidhur me partitė e tyre. Pra, ato pėrgjigje do t’ua shpalosin tė vėrtetėn e dhimbshme se partitė e tyre udhėhiqen nga mendėsia vasale, qė nuk u lejon tė bėjnė politikė, po i ēon tė pranojnė rolin e shėrbėtorit politik, e fatin e tė cilit e pėrcaktojnė elitat politike tė etnitetit maqedonas.

Se ndonjėherė ndodh qė partitė e kėtushme mė tė mėdha shqiptare tė veprojnė njėsoj, qofshin opozitare, apo pjesė e pushtetit, dėshmuan protestat e para disa ditėve nė Tetovė, e tė cilat i organizuan familjarėt e viktimave dhe tė tė burgosurve tė fshatit Brodec, tė Malėsisė sė Tetovės. Nė kėto protesta nuk dolėn as deputetėt e PDSH-sė, as ata tė BDI-sė. Mbase deputetėt e PDSH-sė nuk dolėn nė kėto protesta sepse ende e vlerėsojnė si tė suksesshėm kėtė aksion vandal tė policisė maqedonase (gjatė kėtij aksioni policor u vranė 6 banorė shqiptarė tė kėtij fshati dhe dhjetėra tė tjerė u keqtrajtuan dhe u burgosėn), e ata tė BDI-sė nuk morėn pjesė nė protesta qė tė mos ta irritonin Kryeministrin Gruevski. Por, sjellja e kėtillė e dy partive mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni dėshmon edhe diēka mė shumė se sa rastėsinė e veprimit tė njėjtė tė tyre kur janė nė role tė kundėrta. Pra, kjo ndodhi shpalos tė vėrtetėn se partitė mė tė mėdha tė kėtushme shqiptare, bėhen gjithnjė e mė tė largėta pėr popullin. Dhe se ato ngadalė por sigurt shkojnė drejt detronizimit tė tyre.

Kuptohet, ka shumė shpjegime pėr atė qė ndodh me partitė e kėtushme shqiptare dhe me shqiptarėt e Maqedonisė. Njė ndėr shpjegimet ėshtė edhe ai se politikanėt nga e kaluara janė ata qė i mėsuan shqiptarėt e kėtushėm ta kuptojnė mbrapsht lirinė politike, tė mendojnė se asgjė nuk mund tė arrijnė pa pasur njė partner tė fortė strategjik partiak tė etnitetit maqedonas. Dhe kėshtu, shqiptarėt e kėtushėm, vetėm e sforcuan vetėdijen e vasalit dhe arritėn kėtu ku ndodhen sot: iu nėnshtruan partisė mė antishqiptare nė Maqedoni - VMRO-DPMNE-sė. Gjė qė dėshmon se asnjė parti shqiptare nuk e ndihmoi popullin e vet tė kėtushėm tė kuptojė se forca e tyre ėshtė te vet ata, te bashkėpunimi mes partive shqiptare.

Pėr fat tė keq, sot nuk arrin kėtė ta bėjė dot as Ali Ahmeti, i cili ka shumė shpjegime pėr vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet, por nuk ka asnjė arsyetim pėr vazhdimėsinė e pranimit tė rolit tė vasalit nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė. Njė ndėr shpjegimet mund tė jetė edhe ky: me pjesėmarrjen e vet nė koalicionet qeveritare tė deritanishme tė VMRO-DPMNEsė, PDSH-ja e bindi Gruevskin se kur shqiptarin e bėn ministėr, ai harron edhe familjarėt e vet, e lėre mė popullin, se partitė shqiptare pėrbėhen nga shumė krahė, qė shėrbejnė vetėm pėr tė flatruar drejt pushtetit, se kuadrot partiakė shqiptarė, tė etur pėr privilegjet qė ua sjell pushteti, deri sa janė nė opozitė, e kanė gojėn pėrplot shqiptari, e posa vijnė nė pushtet, sillen si ai gjuetari qė ka shitur lėkurėn e luanit, para se atė ta vrasin. E ai gjuetar pastaj e ka harxhuar tėrė jetėn me ēiften nė krahė, duke e kėrkuar luanin dhe duke kėrkuar nga familjarėt e vet tė kenė durim dhe mirėkuptim pėr vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet. Ashtu siē bėjnė prijėsit partiakė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėt nuk e shohin se lėre qė kanė shitur lėkurėn e luanit para se atė ta gjuajnė, por kanė dalė nė gjueti me pantallona tė rėna deri nė gjunjė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara