HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jeta dhe librat

-- nga FAIK KONICA, Milosao, 15.06.2008

“La vie est triste, helas! et j’ai lu tous les livres!” 1)

Faik Konica Me kėtė radhė nis njė nga vjershat e poetit frėng Stefan Malarme. Dhe njė fjalė tė atillė, tė pakė janė njerėzit me letra qė nuk e kanė pėrsėritur disa herė nė udhė tė tyre. Edhe tė rrojturit edhe kėndimet vjen njė orė qė lodhin e mėrzitin dhe njeriu kėrkon shpėtimin nė njė shkujdesje e nė njė mospėrfillje qė e bėjnė padashur e pa vėnė re si njė nxėnės i Budės.

Po le t’i tingėllojė jashtė zėri i njė vajze qė shkon; gishtėrinjtė e mefshtė le tė kthejnė fletėt e harruara tė njė libri tė dashur dhe menjėherė muzika e jetės dhe e artit na zgjon zemrėn dhe na ngjall pėrsėri mendjen. Rrija njė natė nė odė time pa dėshirė e pa mejtim, duke vėrejtė avullin qė ngrihej si me tė pėrtuar nga njė filxhan plot me ēaj tė Kinės; dhe jo pėr tė kėnduar, po pėr tė lojtur hoqa nga rafti njė libėr tė vogėl e tė hollė dhe pa kėnduar as emrin e tij, nisa tė kthej fletėn ngadalė, kur mė zuri syri kėtė vijė: “Ėshtė kurdoherė i ashpėr kur ka pak kohė qė urdhėron.”; pėrkthim i dobėt i njė teksti tė fortė si brunz. Cili e ka thėnė kėtė fjalė tė thellė? Hodha njė sy nė titull tė librit dhe pashė latinisht: Aeschyli Prometheus.

Njė libėr dy mijė e katėrqind vjetėsh i vjetėr nga mosha; por nga mendimet aq i ri, sa dukej se u shkrua dje, duket sikur pėrqesh me hidhėrim dhe stigmatizon pėrjetė nonjė njeri tė pasuruar nga lufta ose nonjė salepēimbret, qė rrėmben fuqinė nė rrėmujė e sipėr edhe si i dehur nga triumfi i papritur, vėrtit kėrbaēin dhe kėrkon gjak. Se natyra e njeriut nuk ndėrron; dhe njė poet i madh qė zbulon tė vėrtetat e kohės sė vet, zbulon tė vėrtetėn e tė gjithė kohėve tė pastajme.

Eskili ėshtė poeti mė i lartė e mė i thellė i vjetėrsisė klasike. S’ka as mjeshtėrinė elegante dhe tė mbaruar tė Euripidit, as lirizmin e lulėzuar tė Sofokliut. Eskili ka njė madhėri fisnike si tė artistėve qė punojnė mermerėt e Parthenonit. Shumė herė tė kujton Shekspirin, jo Shekspirin e Julietės ose tė Rosalindės, po Shekspirin e Hamletit dhe tė Laertit. Ndėr tė gjithė veprat e tij qė kanė shpėtuar nga prishja dhe kanė arrirė gjer te ne, mė e thella ėshtė “Prometheu i lidhur”. Lėnda e kėsaj tragjedie mund tė tregohet me dy fjalė: Prometheu, njė gjysmėperėndi, pati mėshirė pėr njerėzit dhe u shpuri zjarrin, tė cilin gjer ahere e dijnė dhe e gėzojnė vetėm perėnditė; Zeusi, i pari i perėndive, qė ta ndėshkojė pėr vjedhjen e zjarrit vė ta lidhin Prometheun nė njė shkėmb tė egėr e tė shkretė tė Detit tė Zi, ku do mbetet i munduar gjersa tė pendohet e tė kėrkojė ndjesė: po ai, me njė kryelartėsi tė hidhur, nuk do t’i pėrulet padrejtėsisė. Aq. Pak punė pėr njė dramė dhe me gjithė kėtė ėshtė drama mė e gjallė, mė e fortė e njerėzore, ėshtė drama e pėrjetshme e idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.

Atė natė mbeta pa gjumė si m’u tek menjėherė tė kėndoj Prometheun e Eskilit anembanė. Dhe nė ēdo faqe zbuloja qė mė shtojin ēudinė, aq nga thellėsia e mendimit sa nga bukuria e mbrojtur e trajtės.
Ja njė grusht gurė tė ēmuar nga ata mė tė rrallėt e mė tė ēuditshmit.
Shkoni dhe zgjidhni:
Prometheu qan tragjedinė e tmerrshme tė jetės sė vet. “Shikoni, thotė, shikoni, tė lidhur njė perėndi fatkeqe dhe pse vuan? Nga dashuria e madhe qė pati pėr njerėzit”.

Me rasėn e kėtyre fjalėve vėmė re afrimin e Prometheut tė shtėn nė hekura pėr dashurinė qė pati pėr njerėzit, me Krishtin e kryqėzuar. Njė turmė simpatike e pyet Prometheun, cilat janė arsyet e mjerimit tė tij. “Ėshtė njė mundim pėr mua qė t’i rrėfej, thotė, ėshtė njė mundim qė tė hesht, sidoqoftė ėshtė njė mjerim.”

Eskili i vė nė gojė Prometheut njė gjykim tė thellė mbi karakterin e tiranėve: “Tiranėt kanė njė ves tė keq, qė nuk u zėnė besė miqve.” I thonė: “Lėri fjalėt e kota, i gjej nonjė shėrbim pėr mundimet e tua”. “Ėshtė gjė e lehtė, - pėrgjigjet Prometheu, kur e ke kėmbėn jashtė greminės t’i japėsh mėsime, tė kėshillosh ata qė vuajnė. Unė i prisja tė gjitha kėto qė heq, fajin desha dhe e bėra, nuk e mohoj dot. Kur u shėrbeva njerėzve, e vura veten me tė dhėmbura.”

Pėr inatin, pėr zemėrimin, Eskili vė njė fjalė shumė tė hijshme me gojė tė Oqeanit. Oqeani i thotė Prometheut se fjalėt janė mjekėt qė shėrbejnė zemėrimin.
Oqeani i thotė njė tjetėr fjalė tė urtė Prometheut: “Del mė i fituar njeriu i menēur qė bėhet sikur s’ka mend.” Kėshillė si pak. Si duket ky mendim: “Mė mirė vdes njėherė njeriu se sa tė vuajė ēdo ditė.” Kėtė mendim mund ta keni dėgjuar shumė herė dhe tė mos ju bėjė pėrshtypje: po mos harroni se kėtė dhe fjalė tė tjera, Eskili i tha i pari; duhet t’u kthejmė forcėn qė kanė pasur, po qė humbėn nga pėrdorimi i dendur pėr tė kuptuar bukurinė e virgjėr tė tyre. Mos harroni se kjo vepėr ėshtė shkruar dy mijė e katėrqind vjet mė parė.

Dhe kurorėzimi i veprės, fjalė plot kryelartėsi dhe forcė fisnike “Koha duke pėrparuar do tė japė gjithė mėsimet”.
Por pėr fat tė zi, mendimet shumė herė vijnė tepėr vonė.
M’u duk gjė e pėlqyer tė jap bashkė me pėrkthimin 2) edhe fjalėn nė gjuhė tė Eskilit, ashtu siē i ka shkruar poeti tri herė i lartė. Njė libėrz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejė njė foshnjė me majėn e njė gishti se ky libėrz ėshtė i lehtė si njė pendė. Dhe nuk ėshtė vetėm njė libėr. Ėshtė njė monument. Dhe njė monument me aq rėndėsi, sa njerėzit viganė tė bashkuar s’mund ta luajnė nga vendi.
1922

(Marrė nga “Vepra” e F. Konicės, pėrgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi)
________________
1) “Jeta ėshtė e trishtė dhe librat i kam kėnduar tė gjitha”.
2) Nė tekstin e autorit janė nė greqishten e vjetėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara