HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Derri i inatit i kryeministrit, gjoba

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Durrės, 6.9.2008

Nuk ka si shpjegohet ndryshe: e ka kapur "derri i inatit", kryetarin Berisha, derisa bėri gafėn qė gjobiti rėndė njė televizion, vetėm e vetėm sepse i pėrplasi njė tė vėrtetė qė me pak fjalė mund tė pėrmblidhet si vijon: "po ia fut kot, plako". Gjoba ishte nė kundėrshtim me teorinė dhe praktikėn hipokrite me masmedian nė periudhėn berishiste: "gėnjeni, shpifni sa tė doni, se nuk ju hiqet njė qime; po thatė tė vėrteta, nuk jua var njeri". Kjo gjobė vjen kundėr kėsaj teorie dhe praktike, dhe mund tė shpjegohet vetėm me "derrin e inatit", pra me njė gjendje psikike tė trazuar shumė tė kryeministrit tonė. E pra, ajo qė i thanė, me spotin e tyre, ata tė rinjtė simpatikė tė G 99, nuk ishte as gėnjeshtėr, por ishte njė e vėrtetė e pastėr.

Kryeministri tradhton veten

Me kėtė gjobėn, ndodhi si ajo fjala e urtė, "Ē'ka barku, i nxjerr bardhaku". I vetmi ndryshim nė kėtė rast ėshtė se nuk ishte "bardhaku" (pija), por ishte "derri i inatit", qė e bėri kryeministrin tė tradhtojė veten, tė nxjerrė "ē'ka barku i tij", urrejtjen e pamasė ndaj masmedias sė lirė, ndaj lirisė dhe demokracisė.

Z. Berisha, gjobiti sa i hėngri krahu, televizionin "News 24", sepse i bėri njė kritikė me vend: ironizohet ai, z. Berisha, pėr thirrjet e tija hipokrite pėr luftė kundėr korrupsionit, qė synojnė shpėlarjen e trurit tė shqiptarit. Qė nga fakti qė thėrret kundėr korrupsionit ai, ai, njeriu mė i korruptuar nė Shqipėri, mund tė mbyllesh ēdo analizė. Po, po, mė i korruptuari, sepse, e para, ėshtė korrupsioni mė i madh vjedhja e votave. Nuk dihet njeri nė historinė post-komuniste shqiptare, qė tė ketė vjedhur mė shumė vota, sesa ka vjedhur z. Berisha, me megadushkun e tij, atė tė zgjedhjeve tė vitit 2005.

E dyta, ėshtė korrupsioni mė i madh, kur njė kryeministėr i babėzitur pas pushtetit personal, "nuk e ditka" qė nė mes tė vendit tė tij, ka mbledhur aq municion, saqė vriten 26 vetė e plagosen mbi 300 tė tjerė.

Vetėm kėto dy shembuj qė sapo i thamė mė lart, vjedhja e votave dhe shpėrthimi i Gėrdecit, do tė dilnin dhe tė tepronin pėr tė vėrtetuar katėrēipėrisht korrupsionin e ēdo kryeministri nė botė.

Nėse kryeministri Berisha (i gjithė sistemi shtetėror i kryesuar nga ai), do tė kishte minimumin e qėndrimit demokratik ndaj shtypit, nėse do tė kishte minimumin e sensit tė kryerjes sė detyrės, ai duhet tė "gjobiste", tė dėnonte veprimet e padrejta, dhe tė mos tė rrinte indiferent ndaj tė vėrtetave. Po rreshtojmė edhe tri grupe "gjobitjesh" qė kryeministri nuk i ka kryer.

"Gjobitje" tė pakryera

1-Duhej "gjobitur" vetė kryeministri Berisha, sepse nuk ka vepruar fare kundėr shkeljeve urbanistike tė miqve tė tij tė fshehtė, edhe brenda opozitės (PS-sė, apo partisė ilegale tė z. Fatos Nano etj.). Ky mosdėnim i ndėrtimeve abuzive, ėshtė njė ushqim i korrupsionit.

2-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse nuk ka bėrė e nuk po bėn asgjė (veē llafe boshe) pėr shitjen e tokės shtetėrore. Shumė nga kėto abuzime janė bėrė qė nė kohėn e z. Fatos Nano, dhe janė denoncuar publikisht qė "nė kohėn e z. Nano", e nė vazhdim nė "kohėn e z. Berisha". Tani, "nė kohėn e tij", z. Berisha duhet t'i kishte goditur kėto tre vjet qė ėshtė kryetari i ēdo gjėje. E kemi fjalėn pėr tokėn shtetėrore "tė shitur nė pronėsi private" pas vitit 1995, kur hyri nė fuqi neni 3, i ligjit Nr.7980, datė 27.7.1995, "Pėr Shitblerjen e Trojeve", i cili dhe sot akoma ėshtė nė fuqi. Ja dhe njė herė se ēfarė shkruhet nė kėtė ligj: "Derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik i ish-pronarėve, kalimi i trojeve tė lira nga pronė shtetėrore nė pronė private bėhet vetėm nė rastet qė vijojnė [...]".

Praktikisht ky ligj ndalon shitjen e tokės shtetėrore. Askush nuk lejohet ta shesė tokėn shtetėrore, derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik i ish-pronarėve, i cili pothuaj nuk ka nisur. Nuk lejohen ta shesė njeri, as me gjoja "kompensimet klienteliste tė ish-pronarėve" e pastaj "blerjen e tokės sė kompensimit", qė z. Berisha i di mirė se janė tė gjitha abuzive.

Nuk godet korrupsionin as tė pushtetarėve nanoistė tė para vitit 2005, sepse z. Berisha ata i duhen pėr kolonėn e pestė nė radhėt e opozitės aktuale.

3-Duhej "gjobitur" kryeministri, sepse organizoi legjitimimin e vjedhjes sė pronės shtetėrore, duke ua dhėnė tokėn e grabitur, falas "informalėve". Kėtė falje "tė pronės sonė", ai e bėri qė t'u blejė votėn "informalėve". Kjo votė e pruri atė nė pushtet, e po vota e tyre shpresohet se do ta mbajė nė pushtet edhe nė 2009 e prapa-mos e thėntė Zoti.

Njė Vlerė qė kryeministri e lė pa e vjelė

Po tė mblidhen tė gjitha vlerat e vjedhjeve dhe abuzimeve tė mėsipėrme, qė z. Berisha i ka nė dorė t'ia kthejė buxhetit tė shtetit, ajo shumė rezulton disa dhjetėra miliarda Euro. Kėto janė shumė mė tepėr se lista mashtruese e spotit tė kryeministrit. E ē'ėshtė dhe mė kryesorja, kėto euro janė tė vėrteta, jo si ato eurot (apo dollarėt) e spotit tė kryeministrit, ku rreshtohen si "para tė marra korrupsionit", edhe paratė qė nė fakt u janė marrė biznesmenėve nė Shqipėri, por edhe njerėzve tė thjeshtė, si rezultat i rritjes sė ngarkesės fiskale reale tė tyre: nė Shqipėrinė e z. Berisha, njerėzve po u merret nga xhepat, gjithnjė e mė shumė para. Nejse, kemi shkruar gjatė pėr hipokrizinė e "uljes sė taksave", dhe nuk ėshtė vendi ta zgjasim kėtu.

Gjobitja e drejtė

Normalisht, shteti duhet t'i heqė atė gjobė "News 24", dhe t'ua vėrė dhjetėra dhe qindra mashtruesve dhe gėnjeshtarėve qė kanė mbushur masmediat, dhe qė ushtrojnė profesionin e tyre tė lirė dhe tė paprekur, bile tė mbrojtur dhe tė inkurajuar nga shteti i sotėm shqiptar.

Fatmirėsisht, opinioni shqiptar tashmė ia ka hequr gjobėn "News 24".

[Botuar nė Gazeta Shqiptare, 8.9.2008]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara