HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Simpozium per Kongresin e Manastirit, Munih, 2008

DISA MENDIME PĖR GEGNISHTEN SOT

Hans-Joachim Lanksch -- nga Hans-Joachim Lanksch

Tė nderuemit!
Qė nė fillim duhet me ju rrėfye dy gjana: prej meje nuk mund tė pritni nji kumtesė shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencės, por i praktikės - nji qytetar i thjeshtė qė punon me gjuhėn shqipe. E dyta: unė jam nji dashamirės i madh i gegnishtes, ama jam edhe nji dashamirės i madh i tosknishtes. Gjuha e Mjedės, Koliqit e Camajt asht e ambėl dhe e pasun, ama po aq e bukur dhe e pasun asht gjuha e Naimit, Lasgushit e Mitrushit.

Vjetėve tė fundit asht gjallnue diskutimi rreth gegnishtes resp. rreth raportit tė saj me shqipen standarde, dhe, lidhun me kėtź, debati rreth rishikimit tė shqipes sė standardizueme.

Kam disa, ma saktė: 6 kėrkesa ndaj atyne qė merren me debatin nė fjalė:
" Diskutimi pėr gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanė fund monopolizimit tė kėtij kuvendimi nga ana e disa gjuhėtarėve qė e mbrojnė standardishten e Kongresit tė Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue ēdo diskutim pėr kėtź ēāshtje, ku pėrjashtohen sidomos shkrimtarėt, ata pra qė e pėrdorin dhe e krijojnė gjuhėn.
Gjuhėn e Dantes dhe Petrarkės s'e kanė krijue gramatikanėt, por Danteja dhe Petrarka. Me fjalė tė tjera: nuk ban qė pėr problemet e kėndimit operistik tė monologizojnė profesorėt e kantos tue ua kyēė gojėn kangėtarėve.
" Duhet me i dhanė fund diskriminimit tė gegnishtes letrare si "dialekt". Asht e vėrtetė qė ekzistojnė tė folmet gege me nėndialektet, nėn-nėndialektet dhe nėn-nėn-nėndialektet etj. tė tyne, por asht e vėrtetė edhe se autorė si Migjeni a At Anton Harapi kanė shkrue nji gegnishte letrare edhe pse ajo s'ka kenė e standardizueme.
" Diskutimi pėr gegnishten dhe gjuhėn zyrtare letrare duhet shlirue prej vėshtrimeve jashtėgjuhėsore. Gjuha nuk mund t'i nėnshtrohet nji qasje ideologjike, sidomos jo nji qasje politike. Dihet qė nė djepin e gjuhės sė dekretueme prej Kongresit tė Drejtshkrimit qėndronin pikėpamje kryekėput politike qė s'kishin me bā asgjā me ēāshtjen e gjuhės. Po citoj: "gjuhė letrare, gjuhė e pėrbashkėt kombėtare duhet tė jetė ajo e masave tė popullit qė pėrfaqėsojnė pjesėn mė progresive tė vendit tonė", u deklarue mė '47-ėn, dhe 5 vjet ma vonė, nė sesionin shkencor me titull "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave" u tha se: "juga nxori udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes, ajo i dha kuadrot mė tė shumta", ndėrsa gegnishtja u shpall "reaksionare". Nė Kongresin mė '72-ėn dhe mbasandej theksohej pandėrpré qė vlera e standardit qėndronte te "parimet marksiste".
Diskutimi dhe trajtimi i gegnishtes dhe standardishtes duhet dezinfektue prej ngjitjeve tė tilla e tė ngjashme jashtėgjuhėsore.
" Poashtu, debati pėr gegnishten dhe standardishten duhet shlirue prej emocionesh dhe frazave bombastike e patetike.
Gegnishtja duhet tė ēmitologjizohet dhe standardi duhet tė demistifikohet.
Ithtarėt e gegnishtes duhet me u dhanė lamtumirėn shprehjeve si "gegnishtja e shźjtė", "lahuta ilire kėndonte gegnisht" etj. Avokatėt e standardit duhen me u distancue prej shtrembnimeve faktesh. Disa mbrojtės tė gjuhės sė sotme zyrtare shqipe pretendojnė se gjuha e Kongresit tė 72-ės na ishte nji si arritje aspiratash shekullore tė popullit shqiptar pėr nji gjuhė tė pėrbashkėt letrare.
Kjo nuk asht e vėrtetė.

Siē dihet mirė dhe shpesh harrohet me gjithė qejf, orvatjet dhe aspiratat e shqiptarėve pėr nji gjuhė tė pėrbashkėt letrare rezultonin nė vendimet konsensuale tė Komisisė Letrare tė Shkodrės, nė gegnishten jugore elbasanase. Elbasanishtja qe nji idiomė e gjallė, qė mund tė pėrdorej pa telashe tė mėdha si prej tosknishtfolėsve ashtu dhe prej gegnishtfolėsve. Elbasanishtja si normė e shqipes nuk funksiononte nė tė gjitha nivelet. Nji pjesė tė fajit pėr kėtź kanė edhe shkrimtarė tė njohun qė e injoronin modelin e elbasanishtes, ndėr ta edhe At Gjergj Fishta, pėrndryshe anėtar i Komisisė Letrare tė Shkodrės, i cili me kryeneēėsi prej gegit vazhdonte me shkrue nji gegnishte veriperėndimore.

Pushteti komunist, nė vend qė tė angazhohej pėr afirmimin e gjuhės letrare tė pėrcaktueme prej Komisisė Letrare tė Shkodrės, e dekretoi tosknishten dhe e ndiqte me ngulm e dhunė pėrdorimin e saj si gjuhė zyrtare e cila mbas konsultave tė shumta mė 72-ėn rezultoi nė krijesėn artificiale tė gjuhės sė njėsuar letrare shqipe, nji pėrziemje tė ēuditshme jo-organike tosko-gege.

" Pėrdorimi i standardit duhet liberalizue. Romancieri, poeti dhe publicisti Dr. Agron Tufa asht ankue disa herė nė media shqiptare qė redaktorėt ia ndalojnė dhe shlyejnė edhe mā tė voglin devijim nga standardi. Kjo praktikė e mumifikon gjuhėn dhe pengon ēdo zgjanim dhe zhvillim, madje dhe frymėmarrjen e organizmit tė gjallė qė e quejmė gjuhė.
" Standardi nuk duhet fosilizue. Dihet se nė bashkėpunim ndėrakademik janė krijue komisione tė ndryshme tė "Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe" pėr shikimin dhe rishikimin e shqipes standarde. Lutja ndaj anėtarėve tė Kėshillit e ndaj tė gjithė tė tjerėve qė merren me rishikimin e standardit asht - mos me u kėnaqė me retushime tė vogla, mos me u marrė me arnime, por me pėrmirėsime e kurime tė vėrteta. Retushimet vetėm e vazhdojnė petrifikimin e standardit. Pėr t'iu shmangė diglosisė duhet me marrė para sysh edhe realitetin gjuhėsor tė shqipes nė tė shkruemit e tė folunit, ku mundem me veēue sidomos, fjala vjen, ēāshtjen e paskajores e cila pėrdoret prej dy tė tretave tė viseve shqipfolėse.

Disa fjalė pėr statusin quo. Nė Kosovė de facto ekziston gjendja e diglosisė. Pėrveē kėsaj, kur orvaten me e pėrdorė standardin, shumica dėrrmuese e popullatės atź nuk e zotnojnė. Nė Shqipni, nji pjesė e mirė e toskėve e pėrdorin tosknishten, gjā qė mund tė vėrehet mjaft mirė nė radio e televizion, pėrderisa nji pjesė e mirė e gegėve nuk e zotnuekan mā plotėsisht gegnishten dhe pėrdorin nji mish-mash gego-standardisht.
U kam bā pyetje me shkrim disa shkrimtarėve tė Gegnisė se pse shkruejnė standardisht dhe jo gegnisht. Disa syrėsh u pėrgjigjėn nė mėnyrė bukur specifike dmth. fare, ndėrsa disa tė tjerė mė kthyen pėrgjigje interesante dhe fort informative. Po citoj disa prej tyne:
" Mimoza Ahmeti qė babain e ka prej Malit tė Zi, shkruen:
"Akomodimi dhe funksionimi me sistemin ku jetoj qė ėshtė administror e funksional nuk mė pėrkrah nė tė folurėn e veriut. Poashtu gradualisht tė folurit normativ iu vesh mentalitetit tim dhe tani ėshtė e vėshtirė tė zbėrthehet. Por potencėn e gjuhės veriore jo vetėm nuk e mohoj por e adhuroj."

" Autori shkodran Stefan Ēapaliku pėrgjiget:
"Kam shkruar nė gjuhė letrare sepse nuk kam pasė njė model tė gegnishtes letrare. Ma vonė kam shkrue edhe nė gegnisht. Dramėn e fundit e shkruejta nė gegnisht dhe e vuna nė skenė nė Shkodėr. Nė teatėr provova se gegnishtja tingėllonte pėr bukuri."
" Nji autor tjetėr shkodran, Gazmend Krasniqi, prozator, poet dhe eseist, qė e quen veten autor gegnishtfolės dhe standardshkrues thotė ndėr tė tjera:
"I takoj njė brezi qė, kur ka fillue tė shkruejė e tė lexojė (bahet fjalė pėr Abetaren) asht "bombardue" nė mėnyrėn ma tė rreptė nga e quejtuna Gjuhė e Njėsuar." Nė pėrgjigjen e tij mā tė gjatė, autori thekson qė gegnishtja nuk mirėpritet nga editoria kėshtu qė nji shkrimtar serioz nuk mundet me ekzistue pa mbėshtetjen e domosdoshme tė botuesve. Krasniqi shton: "Besoj qė sot shtrohet pyetja se ēfarė duhet ba pėr ta ruejtun nga ekskomunikimi apo pėr tė lidhė fijet e zhvillue njė traditė tė konsolidueme, siē asht gegnishtja, me njė mundėsi qė e jep njė kohė demokratike si kjo e jona."

" Shkrimtari Ridvan Dibra, shkodran dhe ai, shkroi shqip e troē, siē e ka zakon: "nuk di me e shkru mire gegnishten, pėr kto arsye:
1. Jam formu e kulturu me njė vepėr tė shkruar apo tė pėrkthyer toskėrisht (shkolla, realizmi i mbrapshtė socialist, media etj);
2. Mungon hala nji gramatikė e unifikueme e gegnishtes, sidomos asaj tė stadit tė sotėm;
3. Ndoshta nji dėshirė disi e fshehtė pėr ta shtri hapsinėn ė komunikimit edhe ndė toskėri..."

Mundemi me pėrmbledhė pėrgjigjet e miqve tė mi shkrimtarė: gegėt e Shqipnisė janė rritė e rriten me standardishten dhe janė mėsue me tź. Mungesa e nji norme gjuhėsore tė gegnishtes sė sotme e vėshtirėson mā tźj pėrdorimin e nji gegnishte letrare. Shumėkush pėrmallohet pėr bukurinė e gegnishtes.

Sa i pėrket gegnishtes - ēka me bā? Linguocidi qė e ndėrmori sistemi komunist ndaj gegnishtes asht ireversibėl. Tash pėr tash, krijimi i nji norme tė pėrbashkėt gege duket me kenė iluzion, sidomos pėr shkak tė bajraktarizmit tė njohun notor, por edhe nė mungesė tė strukturave tė nevojshme organizative, administrative e shkencore.

Duhet me i dhanė fund demonizimit tė gegnishtes si element antikombėtar, anmik i popullit shqiptar, armė e pėrēarėsve tė kombit shqiptar etj. Botimi dhe distribuimi i librit nė gegnishte duhet me u bā edhe nė jug tė Shkodrės e Lezhės.
Sa i pėrket standardit - statusi ante quo sot nuk mundet me u vendosė, nuk mundet me u rivendosė norma e elbasanishtes. Gjuha e sotme zyrtare letrare duhet me u lirue nga korseja e nji standardi tė ngurosun. Duhet lejue zhvillimi organik i gjuhės, ku standardi i bazuem mbi tosknishten ka me u shkrī me elemente gege. Kultivimi i gegnishtes letrare dhe liberalizimi i standardit nuk duen me thanė dhe nuk synojnė divergjencėn por konvergjencėn e natyrshme tė idiomave shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara