HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUSH GUXON TĖ HEDHĖ BALTė MBI SKANDERBEUN ?

LAJTHITJE INTELEKTUALE
  OSE INJORANCĖ ME DIPLOMĖ

Lek Pervizi -- nga Lek Pervizi, Bruksel, 14.12.2008

Dihet se shqiptarėt me fjalėn lajthitje percaktojnė gjendjen trunore tė njė njeriu qė e ka humbun mendjen dhe asht kanditat pėr t'u mbyllun nė njė spital psikiatrik. Por ka lajthitje e lajthitje, si pėr shembull, lajthitje intelektuale. Kjo formė s'ka fare lidhje me njė spital psikiatrik., sepse i pėrket qendrave trunore qė merren me kulturė e shkencė e te tjera fusha tė dijeve. Asht i njohun fakti se shumė njerėz tė shquar tė dijeve, shkencėtarė apo letrarė e artistė, janė hutaqa dhe estravagantė nė sjelljet e tyne, por, pėr sa dihet, kanė dhanė vepra tė pėrsosuna ne fushat ku kanė levrue e punue. Por ndodh edhe e kunderta.

Lexuesi do te jetė kurrėshtar pėrsa i pėrket kėtij shkrimi se ku do me dalė autori i tij, i nėnshkruemi. Me thanė tė drejtėn edhe unė vetė e nisa si ndėrdyshas. Nuk kisha ndėrmend me e shkrue. Ose po tė shrueja, do tė rrija duke e stėrhollue nė mendje. Ajo qė mė shtyni e nxiti ishte botimi e qarkullimi i njė libri mbi Skenderbeun, i shkruem nga njė far shkencėtari e historiani, Prof. Dr, e tituj tė tjerė tė bujshėm (qoftė shėndosh atje ku asht) me emnin e konklavitun gjerman, Oliver Jens Schmidt. Kur e mora vesh u gėzova. Ja qė po vlerėsohet edhe nga tė huejt tė kohės moderne Heroi ynė Kombėtar !

Skėnderbeu, pikturė nga Lek Pervizi
Lek Pervizi : Betejė e Fushė Kuqės, 2 shtator 1457 e Skanderbe.
Vaj mbi beze, 288 x 160 cm.
Ruhet pranė familjes, Bruksel.

Por shpejt me mbeti goja e hidhun, kur mora vesh se ky zotnia me shumė doktorata e tituj tė lartė, ishte mundue me e paraqitė Gjergj Kastriotin, ndryshe se qyshė pėrshkruhet e njihet tash 500 vjet, nė ma shumė se 500 vepra e libra (njė mik mė tha se janė 1000) tė kushtuem atij. Ē'i thonė kėsaj ? Veēse njė lajthitje, jo fizike trunore, por intelektuale. Nejse, kjo i falet kėtij superhistoriani (supėrmeni), qė s'ka lidhje me tokėn e ashpėr shqiptare, ku dhe gurėt e fijet e barit e njohin historinė e Skanderbeut dhe jo ma njerėzit. E paralajmėrojmė zotninė historian qė tė mos baje gabim tė shkojė turist nė Krujė, sepse mund tė dalė ndonjė Gjergj Aleks i ri, qė ta marrė pėr Ballaban, e shkon puna dhe ma keq…mund ta rjepin pėr sė gjalli ! Nė qoftė se i ka lajthitė mednja le tė shkojė tė kurohet nė ndonjė institut psikiatrik nė Svicėr ku ka mjaft prej tyne tė mbushun me tė lajthitun si ai. Por, vini re, vini re, ! se kėto lloj tė lajthitun paraqitėn shumė inteligjentė sa qė as tė shkon mendja qė tė jenė tė ēmendun e psikopatė (tė "lafetun" thotė Mirditori ynė).

Mė duket se e teprova, sepse nuk i vihet shumė faj tė ngriturit e tė ditunit profėsor e historian, sa pėrkthyesit shqip tė asaj antivepre neveritėse. Pėrkthyesi, kushdo qė tė ketė qenė, se pari nuk e ka njohun historinė e Skanderbeut, e nė qoftė se ka lexue ndonjė libėr, nuk ka shkue pėrtej Barletit e Nolit. Sė dyti, nuk njeh asnjė nga gjuhėt e vdekuna, qoftė latinishten e greqishtėn e vjetėr, ashtu format gjuhėsore tė kohės sė Skanderbeut. Sė treti, nuk ka haber fare mbi zakonet e traditat e vendit tė tij, ku ka lindun, jeton, punon e "shkruen". Por si shkruen ? pėr sė mbari apo pėrsėmbrapshti ? Kjo asht ēeshtja !

Skėnderbeu, pikturė nga Lek Pervizi
Gjergj Kastrioti Skanderbeu duke mbajtė fjalim tė vetėve.
Gravurė gjermane nga Jost Amman.

Se ē'far i ka pjellė mendja gjermanit, atė e di vetėm ai vetė. Por qe njė alamet profesori tė mos dije tė dallojė tė zezėn nga e bardha, tė na e thotė se asht daltonik, qė t'ia falim gafat qė ban nė njė alamet libri prej 500 faqesh. Tė cilin libėr, pėrkthyesi ynė i nderuem , jo vetėm qė e ka pėrkthye por e ka ngritun nė qiell, pikėrisht pėr trashėsinė e tij prej 500 faqesh, qė sipas tij, tregon se asht njė vepėr e madhe me peshė (sa kg ?). Nga gjithė ai alamet volumi nuk e dimė akoma sa faqe kanė vlerė pėr t'u lexue. Por nuk mund te mos them qė tė mos ketė ndonjė faqe tė mirė. Insektet e tjera i thanė njėherė bletės, pse shko te ato lule qe kanė helm ? - Po unė helmin e laj aty -

Pra edhe nė lulet me helm bleta merr atė qė i duhet. Kėshtu, mendoj, do tė na duhet edhe ne me nxierr ndonjė rresht t'ambėl nga ai vėllim gjithė helm. Por qė shqiptarėt tė jenė aq tė stėrvitun me helmet sa qė tė mos u bajnė asgja, kėtė nuk e dija, dhe ky asht njė zbulim i ri. Sa tė rrnosh do tė mėsosh.

Zbulimi ma i madh, ishte ai i injorancės, qė del ashiqare nga rreshta e atij libri. E kur injoranca del prej njė intelektuali, ajo i kalon tė gjithė kufijt e arėsyes. Bahet pėrbindėshe. Por ma keq me vjen me pėrkthyesin qė edhe ai bie nė atė hendek, duke i pasė sytė hapun. Ēeshtja asht shumė e thjeshtė pėr ēdo lexues, perveē pėrkthyesit dhe autorit tė huej shkėncėtar tė veprės nė fjalė.

Ky zbulim sensacional na qenka se Gjon Kastrioti nuk e paskej pasė emni Gjon por "Ivan" dhe se Gjon ishte njė emėn i sajuem !? Kjo asht prova e njė injorance qė nuk mund tė pėrtypet. Pse ? Sepse, sipas profesorit shumė tė shquar, ai e paskej gjetur ndėr dokumenta e libra tė vjetėr. Kėshtu sa hap e mbyll sytė Gjon Kastrioti nga katolik u kthye nė orthodoks me urdhėn tė "peshkut", dhe, ma e keqja, atij i asht dashun me kalue 500 vjet pėr me e ndėrrue besimin e me marrė emnin "Ivan" ose "Jovan"duke e pasė pasė Gjon, e duke qenė katolik % siē e njeh gjithė bota. I mjeri babė i Skanderbeut !... Prit kur tė dali ndonjė profesor e shkencėtar tjetėr, gjerman apo francez, anglez e kushdo qoftė ai, qė tė na thotė me kompetencė shkencore ( si Schmidi) se Skanderbeu nuk e paskej pasun emni Gjergj, por Giorgio, George, Jorgo ose Gjorgjeviē, etj. Sa poshtė i paskej ra katundi, pėrkthyesit. Vėrtet pėr tė ardhun keq ! Sepse ky zotni, nė intervista qė ka dhanė, mbron tezat e Scmidit, pas tė cilave fsheh qellimin e tij dahskeqės ndaj Skanderbeut e kėshtu ndaj historisė sė lavdishme tė shqiptarve.

Qė ta merrni vesh, pėrkthyesi i nderuem shqiptar (edhe ky patjetėr Prof. e Dr.) me gjithė kulturėn e tij tė madhe, nuk paska pasė haber aspak mbi gjuhėt e vdekuna, siē thashė ma nalt, dhe as ato tė mesjetės kur lindi, jetoi, luftoi e vdiq Skanderbeu. Duke qene se historia e tij pėrmbledh edhe atė tė babės, kemi njė varg emnash "Gjon" qė jepej nė gjuhė tė hueja, sipas gjuhės qė pėrkthehej : Giovanni, Gianni, Jovio, Jean, Huan, John, Johan, Johansen, Jovan, Ivan.

Dihet se asokohe qarkullimi i njerėzve dhe i dijeve ishin tė kufizueme, prej transporteve primitive : kuaj, karroca, barka e dy kambėt e njeriut. Shtypi edhe ai ishte ne fazat e para tė zhvillimit, e baheshin gabime nė transkriptimet e emnave, te vendeve, njerėzve, qytetėve, etj. Kėshtu "Ivani" i famshėm, ky zbulim shkencor i jashtėzakonshėm, qė meriton njė ēmim tė madh (jo, jo Nobelin, po aty afėr), po na del njė flluskė sapuni, dhe njė akt injorance shum i ulėt qė vendin e ka nė fund tė ndonjė pusi dhe jo tė nxirret para lexuesve me ua servir si krunde pėr miell, ose si shap pėr seqerr ! Asht njė fyemje e madh qė u bahet shqiptarve. Kėsaj i thonė me ēue ujė nė mullinin e huej pa pasė nevojė, duke pasė mullini tonė. Asht mirė qė ky person pėrkthyes ta marri mbi vete emnin "Ivan" qė mund t'i pėrshtatet shumė mirė, mbasi paska zanė aq merak nė tė. E pėr tė shquarin Prof. Schmid, ē'mund tė themi ? Me thanė tė drejtėn nuk e di se ku fillon e mbaron aftėsia shkencore e tij, nė titujt qė mban e shet apo nė veprat qe shkruen. Si, ore, ky pėrkthyes, paskej arritė tė zbulojė kėtė sekret tė madh, qė me sa di unė e shokėt e mi dhe ēdo shqiptar tjetėr e di se si emnat shqiptarė pėrkthehen nė gjuhėt e hueja. ?

Japim njė shembull ku italianėt e quejnė Lezhėn, Alessio, duke kujtue se emni i qyetit vjen nga emni Llesh qė vėrtet pėrkthehet Alessio. Edhe kjo njė falisje e historianėve italianė tė asaj kohė, qė nuk e njihnin mirė shqipen e nuk e dallonin se nga rridhnin emnat. Ata nuk e kishin kuptue se emni qytetit vinte nga Lisi, pema dominuese e gjithė zonės sė malėsisė se Lezhės, qė romakėt e kishin dhanė drejt latinisht, Lissus. Por ky emen Alessio gjendet ne gjithė letersinė italiane e europiane. Sipas teorisė se Schmidit, duhet tė pranojmė (ab absurdo) se Lezha duke qene se quhej me menin italian Alessio, asht qytet italian, sepse kėshtu gjendet shkrue emni i qytetit nė dokmentat qė zbulohen nė arshivat e ndrysme.

Shyqyr qė Skanderbeu ka shpėtue nga kjo marrėsi ose lajthitje e zbulimit tė emnit, qė nė gjithė veprat e shkrimtarėve italianė, qė nuk janė pakė, thirret e shkruhet Giorgio, prandaj sipas Prof. Schmidit e pėrkthyesit tė tij, Skanderbeu qenka kthyer italian. Si nuk e paskemi dijtė na shqiptarėt e tjerė ! Po francezėt qė e shkruejn Georges ? e grekėt qė e shkruejnė "Jorgos", e sllavėt 'Gjeorgjeviē". Ruejna Zot !

Pėr njė gja tė vjen keq, sepse na del se pėrkthyesi qė asht shqiptar den baba den (tė hulumtojė pėr emnin e tij se kushėdi sė ē'race i pėrket), e nuk e ditka akoma, se emni Gjon asht aq popullor dhe shumė i pėrdorun nė veri, por edhe nė gjithė Shqipninė ku ka kristianė. E se nė kohėn e Skanderbeut tė gjithė krahinat shqiptare, qė ishin tė tana kristiane (katolike e orthodokse) nga jugu nė veri nuk banin dallim nga kėto emna qė i mbanin prej 1500 vjet ? (tani janė ba 2000). E i thotė vetes shkrimtar e historian ! Si ore u shkruekan ma se 500 libra mbi Skanderbeun, ku Gjoni del gjthmonė Gjon, e zotnitė nė fjalė, gjermani e shqiptari, e paskan gjetė e zbulue pėr "Ivan" ? Kjo vėrtet se asht lajthitje !

Ka edhe ma keq, zoti shkencėri Schmidt, na e paraqet Skanderbeun edhe si sllav, sepse e ama paskej qenė nga Pogoni, ose Dibra e Madhe, e bila e Princit sundues. Atėhere dhe Leka Zogu duhet tė jetė huangarez, sepse e ama ishte njė princeshė Hungareze. Po Sulltan Mehmeti me ke u martue, me tė bijėn e Dhespotit tė Serbisė, pra i biri i kėtij Sulltani duhet tė ishte sllav. Sigurisht me origjinė, pra gjysmė pėr gjysmė. Tė gjithė Sulltanėt janė martue me gra sllave, ruse, greke, rumune, serbe, bullgare, pra tė bijt e tyne qė u banėSulltanė kishin gjak sllav, nga nanat e tyne, ishin demek, sipas tė shquarit prof. Shmidt dhe tė po ashtu shquarit pėrkthyes yni, gju u ysmė sllav ose shkja. Por kėtė askush nuk e thotė, sepse Sulltanė njihen si turq E pse pėr Skanderbeun u dashka tė thuhej se ishte gjysmė shkja por, sigurisht qe ai e ndjente veten shqiptar.

Si ka mundėsi qė libri i Profesorit tė famshėn gjerman, tė botohet pėrpara e me vrap shqip nė Shqipni se sa nė vendin e tij gjermanisht. Kjo tregon diēka tjetėr edhe ma tė pahishme. Pėrkthyesi asht shty nga historia fantastiko shkencore e Schmidit, qė libri tė blihet masivisht nga shqiptarė, tė etun pėr sensacione, aq ma tepėr qė asht fjala pė Heroin Kombėtar, pėr tė cilin po shkrueshin gjana tė padėgjueme deri dhe skadaloze. Dihet se skandali asht subjekti ma terheqes ne dite tona, e mbi lajme te tilla lexuesit bie si miza nė qull. Ky fakt lidhet edhe me romanin e bujshėm "Kodi i Da Vincit", ku prej titullit u shit me milona kopje, dhe brendia ishte njė montazh i sajuem pa as njė tė vėrtetė historike. Shkrue edhe keq. Ndoshta i tillė ka qenė edhe qellimi i shkrimit e botimit tė kėtij lloj libri, ku pretendohet te paraqitet nje ane e panjohun e Skanderbeut e sajueme kambė e kokė, pėr tė joshė lexuesit e shkretė, sepse tė gėnjyem.

Por biseda nuk mbaron me kaq. Profesori yne shkencėtar, na paraqet njė teori tė re, ku Skanderbeu gjithe atė luftė e paskej ba pėr hakmarrje personale. Patjetėr se ai nuk ka mund tė gėlltiste qetėsisht, qė tė synetohej me pahir, t'i vritėshin vllaznit, dhe t'i merrej principata. Sulltani i hangri fjalėt, qė me vdekjen e t'atit ai ose njė nga vllaznit, po t'ishin gjallė, do tė hypte nė fronin e prindit. Kjo iu mohue haptasi nga Sulltani, sipas dokumentave ekzistues, dhe shkrimtarėve qė shkruejtėn pėr tė, qė s'janė pakė. Ma i sakti ka qene e asht At Dhimitėr Frangu, i afėrt, arkėtar, shoqnues e sekretar i tij, bashkohės dhe bashkėshoqnues i gjithė jetės e veprave tė Skanderbeut. Prej tij pėrfituen e shkruen veprat e tyne shkrimtaret pasardhes, duke fillue nga Barleti. Skanderbeu iu kundėrvue turqėve pėr tė ēlirue principatėn e tij dhe sigurisht pėr tė sundue si trashigimtar i Gjon Kastriotit. Asht vetvetiu veprimi qė bajnė gjithė vendet qė pushtohen nga fuqi tė hueja, tė ēlirohe e tė fitojnė lirinė. Ndryshe si duhet kuptue kjo teori lajthitėse ? Qė Skanderbeu tė rrinte nėn hijen e Sulltanit, duke luftue pėr tė, dhe tė brktiste nga mnedja se kishe njė atdhe e se ishte ma mirė t'ishte princ e sundues i shtetit tė tij se sa shėrbėtor me privilegje i Sulltanit. Sa pėr hakmarrje personale Skanderbeu e kishte ma kollaj me i pre mjekrren Sulltanit se sa me u lodhė me lufta tė vazhdueshme kundėr tij. Prandaj asht tepėr dashakeq ky version faktesh tė paqena qė dalin nga njė fantazi e njė mendje tė ēoroditun tė shkallės sė lajthitjes.

Tė bajsh hipoteza tė pathemelta, e tė kalojsh nė teori shkencore, nė kurrzi tė historisė sė njė populli tjetėr qė nuk asht yti (gjermania) do te thote qe tė biesh, sado tituj tė keshė, nė rangun e in njė injoranti pa shkollė. Por, pėr ēudi tė ēudive, ato injoranta pa shollė qė mund tė ketė akoma nė Shqipni, e dinė historinė e Skanderbeut ma mirė se njė historian me tre doktorata e tituj pas titujsh shkencorė. Sa qė, zoti pėrkthyes nė njė intervistė qe paskej ba, na thotė njė proēkull tjetėr, se Skanderbeu u ba i njohun nga Rilindasit, e se Shqiptarėt nuk paskan dijtė send pėr tė. Hajde hajde ku tė ēon kultura (mushka) more djalė i mbarė ! Po si t'ia banin Shqipot e shkretė qė Turkia i kishte mbyllė nė kafaz e nuk dinin as me shkrue e me kendue, siē po dinė (sa poshtė kemi ra) kėta tė mėnēurit e sotėm qė shohin andrra nė diell e ju bahet miza buell e buelli mizė. Ah mor i shkreti pėrkthyes, po edhe fėmija pesė vjeēe ta din historinė e Skanderbeut ma mirė se ēdo historian, dhe se i ati quhej Gjon dhe jo Ivan ! Vetėm ai Prof. Dr. Filan Fisteku Schmidt, na del e na shkruen se Gjonit i paskėshin thanė Ivan. Por Ivan = Gjon. Ē'ke pėr tė thanė tani ?

Paraqesim dy shembuj nga teksti latinish i dy dokumentave tė ndryshėm qe flasin pikėrisht pėr Gjon Kastriotin, siē shkruhej latinisht emni i tij nė ato dokumenta.
Interea Ivanes victus ibat injanuas regis, eumque sequebatur quocumque cum copiis militatum abisse (5); "Phranza thotė se Sulltan Murati II e mundi tė thuesh shqimit Gjon Kastriotin: "Et Johannen Castriotam plane si bi subjecit (6)." (Marrė nga dokumenta latinisht tė kohės mbi Skanderbeun ).

Pra = Gjon ne tė dy rastet, ku ne tekstin e parė Gjoni quhet Ivan e nė tė dytin Johan, kuptohet se po flitet pikėrish pėr Gjon Kastriotin. E zontnia nė fjalė na thotė se Gjon asht njė emėn i shpikun. O Zot i madh na ruej mend e kresė ! Kur dihet se emni Gjon ishte i pėrhapun pikėrsht nė krahinat katolike ku sundonte Gjon Kastrioti. E nė tė cilat krahina historinė e Skanderbeut e dijnė dhe kalamajtė, pa e pasė lexue asgjekundi, sepse populli asht rrit me atė figurė madhore dhe historinė e tij, duke mos harrue legjendat qe fliten per ēdo fshat tė atyne krahinave ku ai sundoi. Kemi dhe shkrimtarė e tė po asaj kohė, si At Dhimitėr Frangu e Gjin Muzaka, qė kishin jetue nė rrethin dhe oborrin e Skanderbeut, tė cilėt t'atin e tij e quejnė Gjon. E kėshtu nė tė gjithė veprat e dokumentat e asaj kohė, qė na kanė ardhun te ruejtuna nė arshivat e ndryshme tė Europės. Por edhe ato dokumenta ku gjendet emni Ivan, nuk ashts se paraqesin njė Gjon otrthodoks, por vetem pėrkthejnė emnin e tij nė gjuhėn e tyne, ku Gjon njihet pėr Ivan, ose Johan. Po pse kur na del edhe emni Johan, duhet tė themi se Gjon Kastrioti paskej pasė origjinė gjermane dhe ishte i besimit luteran ? Pse nuk e ka nxierrė kėtė pėrfundim shkėncėtari gjerman Schmidt ? do tė kishte qenė nė nder e lavdinė e tij, qė po zbulonte se Johan ishte emni i Gjon Kastriotit, sepse ashtu shkruhej nė disa dokumenta tė pa identifikuem. E Kėshtu me radhė pėr shtete tė tjera.

Siē po shikoni, ne tekste tė ndryshme latinisht, Gjoni quhet edhe Ivan, edhe Johan Kastrioti (duke ditun se asokohė pothuej se gjithė librat shkrueshin fillimisht latinisht), e kur ai tekst pėrkthehej nė gjuhė tė tjera, Gjoni do tė jepėj si Jean (Francė); Giovanni, Gianni, Jovio (Itali); Johan (Gjermani); Jan (Hungari); Ivan, Jovan, (Kroaci e vendet sllave); Huan (Spanjė); John, (Angli); etj. etj. (nė Kinė e Hindi nuk e dijmė akoma). Kėtė e kupton edhe njė nxanės i fillorės dhe jo ma njė Dr. shkencash, ose edhe ma perdreq, njė shkencėtar e historian i madh (ndoshta me trup) e me disa tituj si Prof. Dr. Schmidt qė nuk e njeh racėn shqiptare, e cila nuk tė fal; ku edhe fėmija ia kalon shkollarit pėr historinė e Skanderbeut. Pra zotnia i nderuem, pėrkthyesi, te hapi sytė e veshėt mirė e tė merret me popullin e me historinė e atdheut tė vet, dhe jo me pallavrat e njė tė huej (qoftė shėndosh pėr titujt) tė cilit i ka hyp mendja me kerkue qimen nė vezė, pas 500 vjetėve. Sepse sipas tij, vlen ma mirė tė qendisėsh andrra nė diell, e tė supozosh gjana tė pa qena, pėr tė dhanė me kuptue se ke zbulue Amerikėn, kur edhe ajo ka 500 vjet qė ash zbulue.

Nuk besoj se ka shqiptar qė mund tė honepsi uljen e denigrimin e Heroit Kombėtar nė kėtė mėnyrė neveritėse, i cili qendroj e qendron vigan gjatė 500 vjeteve jo vetėm nė Shqipninė tonė, por nė tė gjithė Europėn, ku i janė ngritun e i ngrihen akoma monumente e buste, aq madhėshtore asht historia dhe vepra e tij. Strategu qė bllokoi pėr 25 vjet rresht forcėn ma tė madhe ushtarake tė kohės, siē ishte Perandoria Osmane. Kėtė tė shkruente vetė, e jo tė pėrkthente Prof. Dr. ynė, e ti thoshte atij Schmidit ( lene qe do ia them vetė e do ia thonė edhe tė tjerė) - mė fal or mik por bana gabim qė e pėrktheva librin tand me gjithė ato tė meta, deri dhe gjuhėsore. Ti or zotni nuk dike se kujt i pėrgjigjet emni Gjon e dashke me na shit gogla dushku pėr arra. Kėtė gja nuk e honeps as nuk e ha shqiptari. Kam gjet belanė me patriotė e mi, qė mė qortojnė se ku e ke gjet atė shkarravitės, deri sa mund te shkrueje ma mirė vetė. Por lajthitja duket se asht ngjitėse dhe pėrkthyesi ynė e ka marrė nga profesori i huej i nderuem.

Pėr Gjergj Kastriotin Skanderbeun dhe pėr historinė tonė, nuk do tė lejojmė qė tė bahen allishverishe, kėtė le ta marri vesh kushdo i huej (shqiptarėt po se po) qė i rritet ose i thotė mendja me na diktue e shkrue historinė tonė tė lavdishme sipas oreksit e tekjes tyne. Jemi vėrtėt njė popull i vogėl, por ama kemi dhe atė forcė shpirtnore tė madhe qė nuk e ka asnjė popull nė botė. Kemi dhanė ato prova pėr sa thashė, qė asnjė popull nuk ka dhanė. Jo vetėm se kemi ruejt identitetin tonė si popull ma i vjetėr e parardhės i qytetnimeve tė tjera tė mavonshme, dhe i kemi dhanė botės njė Hero tė pėrmasava aq tė lavdishme si Gjergj Kastriotin Skanderbeun, por edhe pse kemi ruejtė tė pa cenueme, gjuhen shqipe, monumentin ma tė lashtė gjuhėsor tė kontinentin Europian.

Varėt prej nesh, pra prej Shqiptarve vetė, qė t'u dalim zot vlerave tė tona historike e kulturore, me vepra tė denja e tė nivelit tė lartė shkencor dhe artistik, pėrsa i pėrket gjithēkaje qė na takon si popull e si komb.
E Gjergj Kastriotin Skanderbeun qė asht pėrfaqėsuesi ma i shquar e i lavdishėm i popullit e kombit shqiptar nė gjithė historinė, nuk do ta lejojmė tė na nėpėrkambin as shkencėtarėt e historianėt e huej, sado tė famshėm qofshin, dhe as ato shqiptarėt qė nuk i pėrgjigjen lartėsimit tė lavdisė sė pamohueshme se atij qė asht krenaria e gjithė Kombit tė pamposhtun Shqiptar. Nė qoftė se ato historianė qe kemi sot, si i ashtuquejtuni pėrkthyes e tė tjerė si ky, nuk janė tė zotėt qė tė ia shkruejnė drejt historinė, ma mirė tė mos shkruejnė asgja. Ka kush i del zot. Brezat e rinj qė po diplomohen vazhdimisht, patjetėr do tė pajisen me tituj tė meritueshėm pėr tė krijue vepra tė dobishme pėr historinė e Shqipnisė dhe tė Shqiptarve, ku vendin e nderit e ze patjeter Gjergj Kastrioti Skanderbeu. Kjo e gjitha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara