HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha 90“: “Jam mik i Partisė Demokratike”

-- nga Revista MAPO, dhjetor 2008

“Si njė mik, si njė mik qė dėshiroj e shpresoj tė mbetem i Partisė Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjė e mė tė mėdha nė punėn e saj pėr begatinė e Shqipėrisė, pėr tė mirėn e kombit tonė”. Tė ardhura nga plot 18 vjet mė parė, kėto janė fjalėt e Sali Berishės, kardiologut qė do tė shkonte mė 12 dhjetor 1990 tė pėrshėndeste themelimin e Partisė Demokratike, por qė do tė mbetej qė nga ajo ditė, jo miku, siē premtonte, por pronari dhe padroni absolut i kėsaj partie. E nėpėrmjet saj, do tė shndėrrohej gjatė gjithė kėsaj periudhe nė njeriun me emrin e tė cilit do tė lidhej i gjithė tranzicioni i pambarimtė i vendit: Njė herė e gjysmė President i Republikės, kryeministėr i saj dhe nė vijimėsi kryetar de facto dhe de jure i sė parės parti legale antikomuniste nė vend qė nga dhjetori i vitit 1990. Ėshtė mė shumė se kurioze tė shihet se ēfarė mendonte atėherė Doktor Berisha, se cila ishte e ardhmja qė ai i parashikonte vetes dhe se cili do tė ishte roli i tij nė historinė e re tė vendit.

Sali Berisha Nė atė Big Bang politik, social, ekonomik tė ndryshimit tė sistemit, qė nė shumicėn e tij dėrrmuese i ka furnizuar historisė emrat qė do t“i jepnin formė asaj nė vitet nė vijim, Berisha mundi tė sigurojė poltronin e njėshit. Edhe pse ende vazhdonte tė besonte te presidenti Ramiz Alia dhe tė ftonte tė brohorisnin pėr tė, edhe pse pėrpara zgjedhjeve tė marsit 1991 do tė premtonte rikthimin nė bluzėn e bardhė tė mjekut, edhe pse shumė shpesh ai ka qenė nė buzė tė humnerės politike, nė dukje pa kthim, ai ka mundur tė rikthehet dhe tė jetė pa diskutim individi mė i fortė nė gjithė kėtė histori. Ishte lakmusi qė paratregonte fatin e “eksperimentit”, ishte arkitekti i shumė fateve njerėzore dhe kryqėzuesi i shumė fateve tė tjerė tė individėve politikė. Mė shumė se kaq, ishte dhe ende ėshtė, kushtėzuesi i fatit tė tė gjithė vendit.

Nė debatin e studentėve nė Pallatin e Brigadave me presidentin Alia, ka njė moment qė pėrmendet edhe emri i kardiologut tė njohur. E pėrmend vetė zoti Alia qė kundėrshton bindjen e studentėve se kishte pasur tė plagosur nė pėrplasjen e tyre me policinė: “Nuk ėshtė e vėrtetė, edhe Sali Berisha, doktori, mė raportoi se nuk ka pasur asnjė tė plagosur”, - tha ai. Njė fjali e thjeshtė nė dukje, por qė nė vėshtrim historik, mė shumė ngre pikėpyetje se sa jep pėrgjigje se cili ishte ai mekanizėm qė e nxori nga anonimati Doktorin dhe e katapultoi mė pas atė nė krye tė vendit. Vetė Ramiz Alia, me shumė elegancė, gjithmonė i ėshtė shmangur sė vėrtetės sė tij nė lidhje me kėtė pikėpyetje, pėrgjigjen e sė cilės e njohin pjesėrisht, si copėza tė veēanta nė njė mozaik, individė tė ndryshėm.

Kush e nxori nė skenė Berishėn?

E pamundur, pėr momentin, tė provohet me dokumente, besohet se pėr herė tė parė emri i Doktorit, si personi i mundshėm qė tė kontaktonte pėr llogari tė komunistėve me studentėt e rebeluar kundėr komunizmit, ėshtė pėrmendur nga R. K, qė ka qenė njė ish-zyrtar i lartė i nomenklaturės. Berisha iu propozua si kandidat i pėrshtatshėm njė tjetėr emisari tė lartė tė Tiranės, Xh. Gj. Ky funksionar i lartė, kishte mbledhur nė datėn 9 dhjetor njė grup pedagogėsh tė universitetit, me tė cilėt kishte diskutuar pėr situatėn dhe mėnyrėn e komunikimit tė studentėve. Mes tyre ishte dhe Sali Berisha, pedagog i fakultetit tė Mjekėsisė. Xh. Gj. i raporton presidentit Alia kėtė fakt dhe zotit Alia i bėn pėrshtypje pikėrisht emri i Berishės, tė cilin kėrkon ta takojė personalisht. Ka pasur dy takime tė tyre, tė cilat do tė ishin dhe tė fundit. Berisha shkon nė pasditen e asaj dite nė shtėpinė e Alisė nė “Bllok” dhe qėndron aty pak minuta.

Alia i kėrkon tė saktėsojė njė detaj: “Ēfarė porosish ke marrė nė Komitetin e Partisė, ėshtė tjetėr punė dhe nuk po hyj aty. Dua t“u thuash studentėve qė u premtova t“i takoj, sepse mė premtuan se do tė shkonin nė mėsim. Ata nuk e bėnė njė gjė tė tillė, ndaj dhe unė nuk e bėra. Tė shkojnė nė mėsim dhe do ta bėj njė gjė tė tillė”. Nė takimin e parė, Berisha shoqėrohej nga miku i tij Besnik Mustafaj, i cili e priste jashtė shtėpisė sė presidentit Alia. Takimi i dytė ėshtė zhvilluar mbas mesnate nė tė njėjtin vend: “Jua thashė porosinė tuaj shoku Ramiz. Por aty ēfarė thotė njėri, nuk thotė tjetri. Ata nuk merren vesh me njėri-tjetrin”, - raporton Sali Berisha pėrpara njeriut, tė cilit shumė shpejt, vetėm pothuaj dy vjet mė pas, do t“i zinte karrigen dhe mė keq akoma, edhe do ta burgoste pėr pothuaj pesė vjet.

Ndėrkohė, thuhet se ka pasur njė udhėtim tė ndėrlikuar tė Berishės, ai ndodhej nė Itali, pėr t“u kthyer nė Tiranė nėpėrmjet linjės sė Malev-it, nga Budapesti. Dėshmitarė tė besueshėm, qė ende nuk pranojnė tė identifikohen, pohojnė se Berisha nė takimin me Ramiz Alinė ka mėsuar edhe ca tė vėrteta tė hidhura pėr tė shkuarėn e njė pjese tė studentėve qė ndodheshin nė protestė. Informacioni ėshtė pushtet dhe ai takim fillonte edhe nisja e pushtetit absolut tė Berishės.

Dokumentet, deri tani tė munguara

Janė shkruar me mijėra e mijėra faqe pėr ato ditė tė nxehta, tė ftohta, tė dhjetorit ‘90. Tė bazuara kryesisht nė kujtime tė protagonistėve, e mė shumė akoma nė kujtime tė njerėzve, tė cilėt nuk kanė pasur asnjė lidhje me ato ngjarje dhe kryesisht tė mbėshtetura shumė pak nė dokumente tė shkruara, ajo ēfarė ndodhi nė ato ditė tė intensitetit ekstrem tė ngjarjeve, ėshtė shndėrruar nė njė legjendė urbane.

Revista “MAPO” ka mundur tė sigurojė fjalimin e parė tė plotė tė kryeministrit aktual, Sali Berisha, ditėn e shpalljes sė themelimit tė Partisė Demokratike, ku tė paktėn nga fjalėt e tij, ai sė paku nuk figuron si njė nga themeluesit e saj. Duke marrė parasysh edhe ngarkesėn e vetė kohės kur ėshtė mbajtur ky fjalim, duke pasur parasysh kufizimet e kuptueshme, “MAPO” afron tekstin e plotė tė fjalės sė Berishės duke besuar se cilido mund tė tėrheqė vetė komentin e tij. Se cilido mund tė japė po vetė pėrgjigje pėr pyetje, tė cilat do ta ndjekin gjatė shoqėrinė shqiptare: Cili ishte roli i vetė komunistėve nė pėrmbysjen e pushtetit tė tyre? Sa ishte e pilotuar lėvizja e pėrmbysjes? Cilat ishin mekanizmat qė individė tė caktuar dolėn nė krye tė njė lėvizjeje tė tillė? Cili ishte roli i strukturave tė ish-Sigurimit tė Shtetit nė tė gjithė kėtė histori? Apo dhe se cilėt ishin individėt qė kėrkonin tė jepnin njė shfaqje tė pluralizmit tė kontrolluar komunist me “partinė a shoqatėn e studentėve”, nė vend tė njė partie tė mirėfilltė politike?

Dėshmia e vjetėr

Nė librin e tij tė hershėm, “Viti 17”, Fatos Lubonja, atėherė i burgosur politik, jep njė dėshmi tejet interesante: “Diku nga fundi i gushtit, dikush na thotė nė ajrim se nė dhjetor do tė ngriheshin studentėt nė protestė dhe se do tė liroheshin tė burgosurit politikė”. Ajo ēka mund tė ngjante si njė thashethem apo ėndėrr qė shitej pėr realitet lirie nga njerėz qė kishin humbur lirinė, do tė bėhej realitet po nė dhjetor. E nėse njė “informacion” i tillė kishte mundur tė hynte nė mbretėrinė e terrorit, mbas telave me gjemba, ėshtė afėrmendsh e kuptueshme se do tė kishte qenė qė shumė kohė mė parė edhe pronė e njerėzve qė “pėrpunonin” informacionin dhe realitetet.

Vetė Berisha, nė ceremoninė pėr Ditėn e Rinisė mė 8 dhjetor, tha tė vėrtetėn e tij, e cila, po pėr hir tė sė vėrtetės, ka ndryshuar herėpashere nė gojėn e tij. “Nuk e mbaj mend”, ishte gjithashtu njė frazė pėr t“u kujtuar e kryeministrit qė nuk harron kurrė. Nėse njė ditė ai do tė shkruante kujtimet e tij, ashtu siē i kujton nė tė vėrtetė, sigurisht shoqėria shqiptare do tė ketė shumė mė pak pikėpyetje pėr tė shkuarėn, por do tė jetė edhe mė e qartė nė tė ardhmen.

Ja teksti i plotė i fjalės sė tij pėrpara studentėve, zbardhur sipas njė incizimi qė ndodhet nė shumė pak duar. Njė pjesė fare e vogėl e tij tashmė ka nisur tė bėjė xhiron e botės nė Youtube.

Sali Berisha, fjala e plotė

Pluralizmi politik qė erdhi te ne si imperativ historik i kohės, ka gėzue shumė shqiptarėt kudo qė ata janė. Ai shėnon njė arritje tė madhe pėr zhvillimin e demokracisė nė vendin tonė, renditjen e Shqipėrisė nė radhėn e vendeve demokratike tė Evropės, integrimin e saj nė rrjedhėn e proceseve pėrparimtare bashkėkohore. Ky lajm ėshtė njė gėzim i madh nė kėtė dimėr plot tė ftohtė, shtypje dhe terror qė pėrjetojnė vėllezėrit (brohoritje “Liri- Demokraci!”) tanė nė Kosovėn martire (brohoritje “Kosova Republikė!”). Por ai ėshtė gjithashtu njė gėzim i madh pėr diasporėn shqiptare, e cila ka tė pashuar gjithnji mallin dhe dashurinė pėr Shqipėrinė. Shqiptarėt kudo qė janė kanė njė tempull dhe ky tempull ėshtė Shqipėria, Shqipėria demokratike. (ovacione urraaa).

Personalisht, unė kam mbėshtetur idenė e pluralizmit politik, duke pasur bindjen dhe shpresėn se fetė e ndryshme, se partitė e ndryshme jo vetėm nuk do tė pėrēajnė kombin tonė, por pėrkundrazi, nė pėrputhje me idealet e tij kombėtare e demokratike ato do tė pasurojnė filozofinė, kulturėn, shpirtin e tij tė mirė, tė madh e tė paepur (duartrokitje). Tė gjithė sė bashku kėtu jemi tė gėzuar edhe pėr njė arsye tjetėr tė madhe, sepse shqiptarėt i treguan botės tjetėr tė qytetėruar pjekurinė e tyre tė madhe politike, se pėr ta fjala ėshtė mė e rėndė se guri dhe se me dialog ata dinė tė marrin vendime tė mėdha historike. Nė kėtė mes mirėnjohja jonė e madhe padyshim shkon sė pari te presidenti, shoku Ramiz Alia, (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atė menēuri dhe guxim qė udhėhoqi njėsitė e mėdha tė ushtrisė nė betejat ēlirimtare, (fishkėllima), udhėhoqi vendin tonė nė betejat e reja tė demokratizimit tė Shqipėrisė, (fishkėllima).

Mirėnjohja jonė sigurisht ėshtė edhe pėr tė gjithė tė rinjtė dhe tė rejat qė me guxim dhe menēurinė e tyre u shndėrruan nė protagonistė tė kėtij dialogu historik (fishkėllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynė i ri din t’i qėndrojė gjithnjė drejt historisė. Pėr kombin tonė rinia ka qenė njė realizuese e ėndrrave tė tij tė mėdha dhe shpreh bindjen se edhe nė tė ardhmen ajo do tė dijė tė realizojė aspiratat e tij tė mėdha kombėtare, do tė begatojė gjithnjė e mė shumė vendin tonė. Duke pėrfunduar, ju ftoj tė brohorasim tė gjithė njėherėsh “Rroftė Rinia jonė! (duartrokitje, urraaaa)”.

Si njė mik, si njė mik qė dėshiroj e shpresoj tė mbetem i Partisė Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjė e mė tė mėdha nė punėn e saj pėr begatinė e Shqipėrisė, (ovacione) pėr tė mirėn e kombit tonė.

Dhe tashti mė lejoni t’u lexoj njė mesazh qė na e dėrguan para dy ditėsh punėtorėt e Kombinatit tė Tekstileve:

“Ju jeni bijtė dhe bijat tona, ashtu siē na doni dhe ju duam. Ju keni marrė njė aksion tė madh, i keni bėrė me menēuri kėrkesa Presidentit tė Shtetit dhe mirė keni bėrė. Ėshtė e drejta juaj tė veproni kėshtu. Por duam t’u shprehim edhe juve dėshirėn dhe kėrkesėn tonė: Ruani gjakftohtėsinė! Mos bėni asnjė veprim qė mund t’u ēojė nė gjakderdhje! Boll ka derdhur gjak shqiptari. Asnjė shqiptar nuk duhet tė sakrifikohet dhe kėshtu jemi mjaft pak. Kėrkesat tuaja duhet tė zgjidhen vetėm me dialog. Ky ėshtė amaneti i popullit. Rroftė populli! (brohoritje urraaaaa, Liri-Demokraci).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara