HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė ekskluzive pėr kombėtaren "Bota sot" me shkrimtarin e mirėnjohur Gjekė Marinaj
(Botuar nė dy numra, 14 dhe 15 Qershor, 2008)

I GJITHĖ POPULLI I KOSOVĖS ĖSHTĖ POET NĖ SHPIRTIN E VET, E GJITHĖ KOSOVA ĖSHTĖ POEZI NĖ SHPIRTIN TIM

-- intervistė nga Mikel Gojani

Me rastin e botimit nga SHB "Faik Konica" nė Prishtinė, tė pėrmbledhjes poetike tė titulluar "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", tė shkrimtarit tė mirėnjohur shqiptaro-amerikan, Gjekė Marinaj, kėto ditė, pėr tė marrė pjesė nė promovimin e kėtij libri, nga Amerika, pėrkatėsisht nga Dallasi i kėtij vendi, nė kėtė festė tė kėtij libri kishte ardhur edhe vetė autori. Me shkrimtarin Marinaj, shfrytėzuam rastin dhe pėr tė pėrditshmen kombėtare "Bota sot", zhvilluam kėtė intervistė.

Gjekė Marinaj gjatė promovimit
Poeti Gjekė Marinaj gjatė promovimit tė librit

"Bota sot": Zoti Marinaj, Ju sot jeni nga shkrimtarėt mė tė afirmuar shqiptarė, qė keni kaluar kufijtė kombėtar dhe evropianė. Pėr tė qenė edhe mė afėr lexuesit tonė, konsiderojmė se ėshtė mirė qė tė na jepni identitetin tuaj, pse jo edhe nė raport me afirmimin e fituar.

Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės Gjekė Marinaj: Afirmimi mė ka thėnė si pjesėn faktike ashtu dhe atė fiktive tė rolit tim si autor i kohės. Por ky afirmim mė pėrkufizon si krijues. Ndaj e pranoj dhe pėrpiqem ti besoj edhe kur e di se dashamirėsia jashtė letrare e kritikėve mund tė ketė njė pėrqindje tė vogėl apo tė madhe nė ndikim tė reputacionit qė kam fituar. Gjithashtu, si njeri dhe si krijues, jam i ndėrgjegjshėm se kufijtė e realitetit nė jetė fitojnė zhvendosje tė vazhdueshme, ashtu siē ndryshojnė bindjet tona personale se kush dhe ēfarė jemi nė skemėn e madhe tė kėtij universi. Me fjalė tė tjera, megjithėse afirmimet nėpėrmes shkrimeve kritike nganjėherė kanė pėr mision argėtimin mė tepėr se ndihmesėn konkrete tė lexuesit pėr zgjedhjen e librave mė cilėsorė treg, kritika e mirėfilltė letrare shumė shpesh parasheh se ēfarė mund tė arrijmė, ose parashtron se ēfarė pritet prej nesh nė librat e ardhshėm.

Mendimet e tyre nė rolin e specialistėve janė tė aplikueshme nė tė vėrtetat morale dhe na kujtojnė potencialet e mėdha jetėsore qė secili prej nesh ka pėrpara. Unė jam i mendimit se identiteti im autorial ėshtė shumė i ngjashėm me identitetin prindėrve tė mi: ata edhe unė jemi tė gatshėm ta shtrydhim veten deri nė maksimum pėr tė respektuar dhe nderuar tė tjerėt. Ajo qė ata i japin mikut, dhe ajo qė unė i jap lexuesit, mund ose mund tė mos jetė pritja mė esenciale nė pėrvojat e miqve respektivė, por ajo ėshtė, padyshim, esenca mė e pastėr dhe pėrpjekja mė e sinqertė e mundėsive mė tė skajshme tė shpirtit tonė.

"Bota sot": Ju i takoni brezit tė shkrimtarėve shqiptarė nė Shqipėri nga tė cilėt mund tė thuhet se krijuan vlerat mė tė mira nė letėrsinė tonė. Gjatė viteve nėntėdhjetė dhe nėntėdhjetenjė ndodhi ajo ndeshja tashmė e njohur me ideologjinė ekstreme nė Shqipėri, edhe pse kishte gėrhitjet e fundit. Ē'mund tė thoni pėr atė ndeshje dhe pasojat e saj?

Dashamir Ēokaj dhe Gjekė Marinaj
Dashamir Ēokaj dhe Gjekė Marinaj tek Varri i Rugovės

Gjekė Marinaj: Ajo kohė ka vėrtetuar se arti dhe diktatura janė dy fenomene tė ndryshme me njėra tjetrėn - dy forca qė ecim me kahe tė kundėrta-e para pėrpara dhe e dyta mbrapa. Siē e dimė edhe nga ligjet e fizikės, kur dy anėt e materieve tėrhiqen me njė forcė tė mjaftueshme, mė parė kemi tendosjen pastaj "kėputjen" dhe shkėputjen e tyre. Pėr gati 50 vjet, distanca midis shkrimtarėve, poetėve, piktorėve, aktorėve dhe lėvruesve tė tė gjitha formave tė tjera tė artit iu nėnshtrua njė tendosje tė dukshme me diktatorėt dhe instrumentet e tyre, derisa arriti momenti i kėputjes dhe i shkėputjes sė plotė, gjė qė ndodhi menjėherė pas vitit 1990. Njė lėvizje e tillė po pėrgatitet tė ndodh nė Kinė, Vietnam dhe nė Kubė.

Ndryshimi i vetėm ėshtė se komunistėt e kėtyre vendeve po lėshojnė "pe" me shumė kujdes, duke lejuar, kush mė pak e kush mė shumė, tė zhvillohet ekonomia e tregut privat, tė ushtrohet lirshėm besimi fetar, tė tolerojnė kritikat ndaj sistemit etj. Populli shqiptar, qė gjithmonė e anoi vetėm me artistėt nė shpresė dhe luftė pėr ndryshim, pėr fat tė keq pėrjetoi njė tmerr diktatorial qė akoma u shfaqet si njė ėndėrr e keqe nate. Si pasojė, pėr ne ka qenė njė konflikt qė u fitua nėpėrmes njė tmerri tė drejtpėrdrejtė edhe tė tejdukshėm, pavarėsisht nga optika mė tė cilėn historianėt do e shikojnė atė. Si njėrėz tė asaj kohe, do na duhet njė kohė e konsiderueshme ta fitojnė edhe njė herė identitetin e pėrgjithshėm qė humbėm, nėn diktatin e komunizmit, si tentativė pėr tė mbijetuar.

"Bota sot": Ngaqė, siē e thatė, rrethanat nėpėr tė cilat ka kaluar deri tash shkrimtari ynė nė Shqipėri, tashmė janė tė njohura, si i keni pėrjetuar Ju ato realitete, si krijues dhe intelektual?

Rrahman Musliu, Gjekė Marinaj, Mujo Bucpapaj nė panel
Rrahman Musliu, Gjekė Marinaj, Mujo Buēpapaj nė panel,
Prend Buzhala gjatė ligjėrimit

Gjekė Marinaj: Realitetin shqiptar nė fazėn embrionale tė formimit tim si poet mund ta pėrkufizoja si njė mekanizėm tė pėrbėrė prej njė sėrė pistonash nėn njė trysini tė lartė qė funksiononin nė kushte anormale termodinamike. Qė ky mekanizėm tė siguronte ekzistencėn, me njė ēmenduri politike tė skajshme, shtypte poshtė shumicėn e njerėzve, qė gjakun dhe djersėn e shtrydhur prej tyre ta kthente nė energji nė shėrbim tė pjesės tjetėr qė nxirrte nė krye. Tani, gjatė procesit sė krijimit, e kuptoj se si e kam akumuluar realitetin e sė kaluarės nė qenien time. Pas kaq vitesh ato bėhen pjesė e formimit tim poetik dhe mė shtyjnė drejt hapėsirave mė tė reja dhe mė tė qėndrueshme tė gjykimit. Kjo ka ndikuar pėr mirė nė rritjen time, sepse ua ndryshoj pėrvojave imazhet e sė kaluarės dhe i aplikoj mėsimet e nxjerra nė tė tanishmen. Ato fenomene tė tmerrshme vuajtjesh qė shumicės sė njerėzve mund t'u jenė dhenė si tė paqarta deri nė fund, ndoshta edhe si ankthe tė humbura midis horronit tė pasigurisė pėr jetėn dhe mpirjes pėr ta luftuar ose mėnjanuar atė, mė bėhen vetiu transparente para fletės sė bardhė kur shkruaj.

Pikėrisht kėtu mund ta kėrkojmė sekretin se si krijuesit e viteve 90 arritėn tė mbijetojnė, arritėn ta shpalosin jetėn e tyre-ditė nga njė ditė-tamam si faqet e ditarėve qė i mbanin tė fshehur si nga "sytė e kuq" ashtu (nė disa raste) edhe nga njėri-tjetri. Megjithėse nė atė kohė i nėnshtrohesha njė botėkuptimi personal qė vuante njė insuficience tė theksuar durimi pėr tė shpėrthyer me diēka mė tė fuqishme se aq, doja tė ndodhte diēka praktike pėr ndryshimin e situatės sė rėndė qė kishte gllabėruar vendin. Miqtė e mi mė thonė se me poezinė "Kuajt" e kam bėrė pjesėn time nė kėtė drejtim. Bile me atė poezi, mendojnė ata, unė e kam arritur plotėsisht misionin tim poetik si kundėrshtar i regjimit. Por e vėrteta ėshtė se unė kam qenė vetėm njė molekulė, e gatshme pėr revoltė, brenda atij organizmi antikomunist qė u krijua prej atyre poetėve dhe shkrimtarėve (si Nasi Lera, Bardhyl Londo, Zija Ēela, Rudolf Marku, Ndoc Gjetja, Skėnder Buēpapaj etj.) qė morėn guximin ta botojnė poezinė "Kuajt" nė gazetėn Drita.

"Bota sot": Si e shikoni raportin e poezisė qė u shkrua nė dekadėn e fundit me poezinė shqipe qė u shkrua gjatė viteve tė diktaturės? Po me atė tė traditės poetike mė tė hershme?

Gjekė Marinaj dhe Arben Ēokaj tek Libri i Pavarėsisė
Gjekė Marinaj dhe Arben Ēokaj tek Libri i Pavarėsisė

Gjekė Marinaj: Pse ta fsheh, kjo pyetje mė vė disi nė vėshtirėsi nė marrėdhėnie me vetveten. Njė koment inteligjent dhe plotėsisht i saktė rreth kėsaj pyetje do tė gjendej pėrtej mundėsive tė mija intelektuale qė kam dhe pėrtej pėrgjegjėsisė personale mė tė cilėn e gjykoj letėrsinė. Ēdo tentativė e imja pėr tė krahasuar cilėsinė e njė periudhe letrare me njė periudhė tjetėr do tė linte pėr tė dėshiruar. Dilema mė shfaqet si njė deltė problemesh me degėzime tė ndryshme. Faktorė tė shumtė objektivė e subjektivė kanė ndikuar nė tjetėrsimin apo humbjen e identitetit autorial tė poetėve me origjinė shqiptare. Ndonėse akoma nuk ekzistojnė fakte tė gjetura tė shkruara nė letėr, askush nuk mund ta kundėrshtojnė plotėsisht faktin se madje edhe nė letėrsinė mė tė vjetėr greke-tė mitologjisė e me vonė tė tragjedisė, e cila u dominua nga Homeri dhe bashkėkohėsit e tij-nuk ka pasė ndonjė autor me origjinė shqiptare. Ky nuk ėshtė njė mendim simptomatik i shfaqur si rezultat i etheve tė nacionalizmit, por njė argument i bazuar nė historinė e mėvonshme tė letėrsisė shqipe. Ketė mund ta mbėshtesim me faktin se pėr shembull Kostandin Berati, i cili ka lindur vetėm 263 vjet mė parė, ka shkruar shqip por duke pėrdorur alfabetin grek.

Po ashtu Mesihi i Prishtinės, njė nga poetėt me tė hershėm tė kohės otomane, vjershėroi nė turqisht. Nė turqisht shkruante dhe poeti tjetėr me origjinė shqiptare i shekullit XVI, Yahya bey Dukagjini. Tė njėjtit fat iu ushtruan edhe njė numėr i madh autorėsh arbėresh qė shkruan nė italisht. Nėse gjėra tė tilla kanė ndodhur vetėm pak qindra vjet mė parė, kush mund tė thotė se tė njėjtat gjėra nuk kanė ndodhur qė nė origjinėn e letėrsisė evropiane! Njė arsye tjetėr qė nuk mund tė bej krahasime midis gjeneratave letrare ėshtė edhe sekuenca e ēėshtjeve teknike nė letėrsi. Tashmė e dimė se edhe shumė mė vonė, nė letėrsinė e mesjetės, ēdo kopje libri prodhohej me dorė dhe shkruhej me penė. Njė fenomen i tillė i rriste nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsitė e probabilitetit tė devijimit nga synimet autoriale nė tekstin origjinal. Aq mė tepėr kur sistemi i korrigjimeve tė gabimeve, mėnyra e arsyetimit tė redaktorve pėr shkurtimin e ideve si dhe shtimi i shėnimeve shpjeguese rreth tjetėrsimeve tekstuale, kanė qenė me deficiencė nė qartėsi dhe saktėsi.

Kurse pėr gjeneratat e mėvonshme duhet konsideruar niveli i dobėt i letėrsisė sė pėrkthyer nė shqip nga gjuhėt respektove ku jetonin autorėt me origjinė shqiptare. Aq mė tepėr kur dihet se problemet tekstuale janė gjithmonė degėzime tė problemeve linguistike dhe letrare. Pastaj gjatė viteve tė diktaturės, si nė Kosovė si nė Shqipėri, poetėt u kufizuan jo vetėm tė shprehin mendimet e tyre, por edhe ndjenjat poetike. Kufizimet kanė efekte anėsore qė veprojnė nė kahe tė kundėrta me cilėsinė e pėrgjithshme tė letėrsisė sė njė krijuesi. Tė gjitha janė elemente treguese se pse ėshtė e pamundur ta njohim letėrsinė shqipe tė tė gjitha kohėrave sa e si duhet. Dhe kur njeriu nuk e njeh plotėsisht njė letėrsi, krahasimi bėhet i palogjikshėm. Gjithsesi, se u zgjata, unė mund tė them se periudhat letrare midis kohėve, ashtu si poetet apo shkrimtarėt e njė kohe tė caktuar, mund tė vlerėsohen pa qenė nevoja tė renditėn apo tė klasifikohen. Krijuesit janė si yjet, secili ka bukurinė dhe jep dritėn e vet nė tė njėjtin qiell, nė atė tė humanizmit.

"Bota sot": Si e shikoni poezinė e sotme shqipe nė raport me poezinė evropiane dhe atė botėrore?

Gjekė Marinaj: Plotėsisht konkurrente. Poezia ėshtė njė art qė nuk e pėrfill gjeografinė. Shqetėsimet e njė poeti tė vėrtetė janė shqetėsimet e tė gjithė poetėve tė vėrtetė. Komponentėt nė lotėt e njė nėnė qė qan pėr tė birin e vrarė nė luftėn e Irakut janė plotėsisht tė njėjta me ato tė njė nėne kosovare, qė qan pėr birin e saj, fotografia e tė cilit akoma mund tė gjendet me ato tė kosovarėve tė pagjetur, faqosur nė muret qė shoqėrojnė bulevardet e Prishtinės. Lotėt e tė gjithė njerėzve pikojnė nė shpirtin e tė gjithė poetėve dhe qė andej kthehen nė poezi pėr tė gjithė njerėzimin. Poezia ėshtė arti i vuajtjeve dhe i dashurive njerėzore. Talenti apo kultura shkollore vetėm mund t'i zbukurojnė nė dukje ato, por pėr lotėt dhe dhembjet e vėrteta njerėzore zbukurimet shėrbejnė vetėm si ambalazhe, asgjė mė tepėr.

"Bota sot": Njėra nga problemet themelore qė ka letėrsia shqipe ėshtė se akoma i mungon njohja brenda vetvetes. Procesi i letėrsisė sonė kryesisht zhvillohet brenda bėrthamės sė hapėsirave tė kufijve shtetėror, andaj nevoja e integrimit tė letėrsisė brendashqiptare ėshtė e domosdoshme. Pra, z. Marinaj, ēka do tė thotė komunikimi gjithėshqiptar pėr njė krijues dhe sa ka rėndėsi kjo nė ngritjen e cilėsisė sė letėrsisė sonė, e cila, pėr shkaqe tashmė tė njohura, gati pėr gjysmė shekulli nė esencė mbeti e ndarė?

Gjekė Marinaj: Shqetėsimi juaj ėshtė indikativ i njė problemi serioz. Por ai ėshtė edhe mė serioz nė raportin e letėrsisė shqipe me atė tė huaj. Nocioni i vlerave letrare qė japin autorėt tanė nganjėherė nuk pėrputhet me vetėdijen e lexuesit pėr t'i shijuar nė maksimum ato. Sot jetojmė nė njė kohė kur inteligjenca individuale e dashamirėsve tė letėrsisė shqipe ka pėsuar njė etje tė ngjashme me ato tė koncepteve dehėse pėr "civilizim" tė shpejtė, qė patėn pėsuar dikur evropianėt nė kėrkim tė letėrsisė sė mesjetės. E mira ėshtė se shtegtimi drejtė ekstremes, drejt artificiales, drejt tė kundėrtės sė thellėsisė sė vetvetes nuk ėshtė njė fenomen as i ri as shqiptar. Shenja tė tilla padurimi kanė shfaqur grekėt gjatė e periudhės arkaike, duke lėnė mė njė anė Heziodin e Homerin, pėr t'u kthyer tek Semonides, Tyrtaeus, e mė vonė te Sapo e Alkaeus. Lexuesi persian nė kohėn e Rumiut tė madh ėshtė drejtuar tek autorė tė huaj, mė tė vegjėl se ai, nė kohėn e tij.

Madje edhe gjatė renesancės as Shekspiri as Servantesi nuk e gėzuan peshėn e tyre tė vėrtetė autoriale midis bashkėkohėsve tė tyre. Nė realitetin tonė vetėm gjenialiteti i Kadaresė gjendet i shtruar nė ekzistencėn e mirėnjohjes sė plotė kolektive. Por ne kemi plot shkrimtarė e poetė shqiptarė brilantė, qė librat e tyre mėnjanohen nėpėr librari, kur pėrkrah tyre gjendet njė shkrimtar i huaj i pėrkthyer nė shqip, pavarėsisht se ai ėshtė krejtėsisht i panjohur, pavarėsisht se komponentėt e pėrgjithshėm qė pėrbėjnė letėrsinė e tij mund tė jenė fare mirė inferiorė pėrballė atyre tė autorėve shqiptarė. Konkluzioni qė mund tė nxirret nga ky shqetėsim duhet patjetėr tė alarmojė sistemin arsimor dhe qarqet akademike shqiptare. Fėmijėt dhe tė rinjtė tanė duhet tė qartėsohen se vlerat mė tė mėdha etike e tematikat mė tė pėrshtatshme pėr kulturėn tonė gjenden nė letėrsinė e autorėve tanė. Pėr sa u pėrket vlerave estetike, ata duhet tė qartėsohen se ato nuk kanė gjeografi: nganjėherė i gjen mė tė mėdha nė letėrsinė tonė e nganjėherė nė atė tė huaj. Pikėrisht pėr interesin qė ka njeriu pėr tė bukurėn, aventurėn, kuriozitetin, lexuesi ynė nuk duhet tė heqė dorė kurrė as nga letėrsia shqipe aq nga letėrsia e huaj. Por letėrsia shqipe, mbarėshqiptare duhet patjetėr tė dominojė bibliotekat personale dhe orėt argėtuese tė shqiptarėve.

"Bota sot": Nėn ē'emėr kohor mendon se do tė arkivohet apo katalogohet letėrsia e sotme shqipe dhe botėrore, thuaj pas 50 apo 100 vjetėsh?

Gjekė Marinaj: Letėrsia e sotme botėrore, qė tashmė ėshtė nė prag tė shkėputjes sė plotė me modernizmin dhe nė largim gradual nga post-modernizmi, ka kohė qė ka filluar tė nxjerrė "fiskla" dhe tė shprehė "pakėnaqėsinė" e saj ndaj identifikimit si letėrsi e njėjtė me letėrsinė e dy-tri dekadave tė mėparshme. Por kjo pritej. Profesorėt e letėrsisė sė kolegjeve dhe universiteteve mė tė famshme tė botės kanė ofruar me shkrim tek bordi i MLA propozimet e tyre se cili do tė ishte emėrimi mė i pėrshtatshėm dhe drejtimi mė efikas pėr periudhėn mė tė re letrare, duke filluar nga e sotmja. Para njė muaji mora vesh se ishin zgjedhur katėr propozimet finale nga ku do tė dalin ai fitues, qė do tė shpallet nė konferencėn e Marsit, 2009 nė Boston. Katėr finalistėt janė Universalizmi, Protonizmi, Neologjizmi, dhe Neobudizmi. Nė dy fjalė (pėrkufizimet e mia kėto) Universalizmi, sugjeron qė koordinatat e realitetit dhe tė fantazisė tė kenė njė lirshmėri veprimi prej 180 gradėsh, pa u futur as nė skajet e formave tė sė kaluarės as nė ato tė sė ardhmes. Protonizmi, ka dalė me idenė se gjithēka letrare duhet tė trajtohet si njė esencė me ngarkesė pozitive, duke i lėnė nė heshtje ato letėrsi qė nuk meritojnė vlerėsim pozitiv.

Neologjizmi, i cila unė personalisht shpresoj tė fitojnė, lufton pėr njė letėrsi qė, pa lėnė pas dorė tė tanishmen, ecėn njė hap para kohės si nė formė ashtu edhe nė pėrbėrje, duke sjellė njė letėrsi tė filtruar nga formati tradicional. Dhe Neobudizmi (propozuar nga universitetet e Azisė) si rryma mė e re letrare nė fuqi, do tė siguronte injektimin e njė mendimi kritikal, por tė rinovuar nė letėrsi, ku mendimet nė fundin e tyre t'u japin njė farė zgjidhje problemeve qė shtrojnė dhe jo tė figurojnė si tė akullta. Tė shohim se cila ide do fitojnė, por njėra prej tyre mendoj se ėshtė e pashmangshme.

"Bota sot": Lėvroni poezinė moderne nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Qasja e objektit artistik, si dhe mėnyra e tė shprehurit, janė sa tė veēanta aq edhe tė pasura. Poezinė e ndėrtoni duke ndėrlidhur shtresa tė ndryshme tė dukurive ose tė botės sė motivit, apo tematikės, kryesisht pėrballė vetvetes, pėrballė tjetrit ose mjedisit pėrkatės. Ē'do tė thotė kjo pėr njė krijues dhe pėr veprėn e tij?

Gjekė Marinaj: Do tė thotė pėrgjegjėsi autoriale nė kuptimin mė real tė fjalės. Poezia nga natyra ėshtė njė gjini letrare sfiduese, sidomos pėr lexuesit qė nuk e konsiderojnė kėtė formė arti si njė nga njohuritė e theksuara tė logjikes sė tyre formale. Me kėtė nė mendje mundohem tė krijoj pėr tė gjithė ata qė kanė nevojė pėr poezi. Dhe nevojė pėr poezi kanė tė gjithė ata qė kanė nevojė pėr oksigjen, pavarėsisht se shpesh njerėzit e marrin poezinė nga forma jo direkt letrare, si nga dashuria, natyra, bukuria, e vėrteta etj. Ndaj kujdesi pėr estetikėn ėshtė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes sime. Estetika nė formėn e saj mė tė mirė ka njė fuqi tė vėrtet stimuluese, ajo sikur m'i shton hapėsira tė mėtejshme imagjinatės, ma zgjon nė tej kuriozitetin dhe pėrgjithėsisht ma shton dėshirėn pėr tė shkruar. Por kam vėnė re se nė poezinė time estetika, e vetme, nuk mund ti identifikojė dhe ti evoluojė imazhet jetėsore nė platformėn qė meritojnė. Ajo ka nevojė pėr emocionet dhe ndjenjat e mia qė t'ia aktivizojnė plotėsisht poezisė kapacitetin artistik.

"Bota sot": Sipas rezymesė tuaj, ju jeni i pėrfshirė nė njė sėrė aktivitetesh tė ndryshme qė nga mėsimdhėnia e deri tek detyrat e tjera shoqėrore qė kryeni. Cilave aktivitete u hyn mė shumė nė "hak" koha qė i kushtoni krijimtarisė?

Gjekė Marinaj: Punėn mė tė madhe e bėj gjatė gjendjes time mė tė qetė tė ditės apo javės. Shqetėsimet mė bėjnė tė mendohem apo tė hedh shėnime nė bllok, por poezinė time mė tė arrirė rrallėherė e krijoj kur zhurmėt e brendshme apo tė jashtme ma dominojnė gjendjen shpirtėrore. Nė rastin tim, dashuria pėr njerėzit dhe pėr gjėrat qė vlerėsoj mė shumė nė jetė ma mundėsojnė gjetjen e energjive tė fshehta nė vetvete, ma zvogėlojnė nevojėn fizike dhe mendore qė kam pėr gjumin e natės, duke ma bėrė tė realizueshme qė nė listėn e projekteve tė pėrditshme tė fus si leximin ashtu edhe krijimtarinė. Nga natyra unė mendoj shumė dhe tė menduarit sikur ma shton dėshirėn pėr ta sakrifikuar rehatinė trupore nė tė mirė tė letėrsisė. Tė menduarit shpesh mė kalon nė njė meditim natyral, gjė qė me tė dalė prej tij, ndjej tė mė rritet intensiteti, tė mė aktivizohen emocionet dhe tė mė zgjerohen perceptimet pėr jetėn, pavarėsisht nga lodhja mendore apo fizike qė mund tė ndjej.

"Bota sot": Ēfarė mund tė na thoni mė gjerėsisht rreth librit tuaj tė fundit me poezi tė titulluar "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", tė botuar nga Shtėpia Botuese "Faik Konica" qė sapo u promovua kėtu nė Prishtinė?

Gjekė Marinaj: Poezia nuk mund tė gjykohet kurrė objektivisht nga autori i saj. Poezia ime flet mė parė me mua, pastaj me ata pėr tė cilėt e krijon atė. Unė shkruaj me mendimin se ndjenjat e sė tanishmes sė bashku me ato konceptuale sugjerojnė qė shfaqja e dramacitetit njerėzor ėshtė nė tė njėjtėn kohė e shoqėruar me pėrmirėsime nė disa aspekte tė funksioneve monumentale tė gjendjes psikologjike tė njeriut. Pėr kėtė e kam ndjerė si tė domosdoshme qė t'i lejoj dhe t'u besoj zėrave jetėsorė, qė mė vinė nga pavetėdija dhe vetėdija nė varg. Ata zėra kanė komunikuar me mua nėpėrmes ėndrrave, nėpėrmes instinktit. Ata mė kanė shtyrė tė pėrdor tė gjitha fuqitė e mendimit dhe tė arsyes, tė gjitha njohuritė, tė gjithė fuqinė dhe delikatesėn e ndjenjave, tė gjithė menēurinė praktike dhe finesėn e intuitės qė kam, pėr tė krijuar kėtė libėr.

Unė e vlerėsoj poezinė si gjėnė mė tė ēmuar qė mund tė mė dhurojė dikush dhe mund ti dhuroj dikujt, sepse ajo mė lejon tė flas me njė fuqi qė nuk ėshtė e parashikuar nė kodet e kulturės sė kohės. Poezi mė ofron mundėsinė qė tė marr pjesė nė pėrvojat specifike tė njerėzve, duke mė lejuar tė gėzoj dhe vuaj me ta paralelet e kėtij procesi. Pikėrisht pėr kėtė gjithmonė ruhem qė nė poezinė time tė mos ketė mė shumė poetizim se sa ėshtė nevoja. Nėse poezia shkėputet, mė larg se sa duhet, drejt mbretėrisė sė ritmit, formės, filozofisė e makijazhit sipėrfaqėsor dhe nuk e vėnė re anėn tjetėr tė ekzistencės-historinė nė tė cilėn jetojmė, me ndriēimet edhe errėsirat e saj-atėherė jeta rrjedh jashtė poezisė dhe kthehet nė njė ikje, nė njė bjerrje. Lutje nė ditėn e tetė tė javės ėshtė maksimumi im poetik, ndaj mė gėzon pa masė fakti qė kritika letrare e ka njohur dhe pranuar atė si tė tillė.

"Bota sot": Besoj se u ndave shumė i kėnaqur me mėnyrėn se si shkoi promovimi i librit tėnd. Por si pyetje mbyllėse, do tė dėshiroja tė dija se me ē'pėrshtypje do largohesh nga Kosova?

Gjekė Marinaj: Gjykuar nga njė kėndvėshtrim i veēantė, me nisjen time pėr nė Kosovė pata pėrjetuar atė ndjenje qė duhet tė kenė pėrjetuar astronomėt nė ndėrmarrjen e udhėtimit tė parė pėr nė hapėsirė dhe kohė. Pra nuk dija ē'do tė ndodhte. Njė sėrė linjash evidence shpirtėrore mė sugjeronin se poezitė qė kam shkruar pėr Kosovėn qė nė hapat e para si poet e deri mė sot, kanė diēka mė shumė nė vetvete se sa vetėm shfaqjen e thelbit tė proceseve tė realitetit. Jo vetėm qė nuk kisha qenė kurrė me parė nė Kosovė, por as nuk isha parė fytyrė pėr fytyrė me asnjė prej kosovarėve qė takova kėtu. Evidenca e shpirtit nuk mė la tė dėshpėruar. Ajo u kthye nė provė se ajo qė kisha ndjerė pėr Kosovėn prej vitesh ka pasė dhe ka nė vetvete diēka tė shenjtė, diēka aq ēuditshme dhe tė vėrtetė sa ēka lidhja shpirtėrore e nėnės me djalin. Por e dija se si poet dhe njeri do tė identifikohesha me shumė elemente domethėnėse nė kulturėn e pasur dhe tė lashtė tė kėtij vendi, tė cilin nė njė nga poezitė e mia tė hershme e quaj "gjysma ime".

Promovimi i librit tim ishte njė prej domethėnieve, njė surprizė qė me gėzimin qė mė solli, nga natyra e saj mė bėri tė pėrjetoj edhe njė herė fėmijėrinė, nga rėndėsi mė bėri tė pėrjetoj edhe njė herė gėzimin qė kam ndjerė nė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės. Gjatė promovimit, nga podiumi ku mė kishin vėnė, herė pas here i hidhja njė sy sallės kryesore tė Bibliotekės Kombėtare Universitare tė Prishtinės, e cila ishte gati e mbushur me njerėz qė i shihja pėr herė tė parė. Midis tyre ishin poetė e shkrimtarė, diplomatė e inxhinierė, profesorė e studentė, kritikė letrarė e lexues tė thjeshtė, gazetarė e botues, miq e shokė tė ardhur nga Tirana e Gjermania, tė cilėt tė gjithė sė bashku mė bėnin tė mėrmėris nėpėr dhėmbė: Faleminderit Kosovė! Faleminderit jo vetėm qė me nderove mua si njeri, por qė nderove pjesėn tėnde tė poezisė sime. Nuk e kisha ėndėrruar as nė ėndrrėn mė tė guximshme se gjatė ditės sė nesėrme tė mė ndalin njerėzit nė rrugė, duke mė thėnė "tė pamė tė televizor" apo "tė pamė nė gazetat e sotme, urime pėr Librin!" Njė gjė e tillė rrallėherė mė ka takuar tė ndodh, qoftė edhe nė Tiranė. Pastaj, gjatė gjithė ditės, njerėzit vinin e me ofronin njė kafe dhe tė ulesha me ta nė njėrin prej ambienteve tė hotel Grand-it. Ata shprehnin keqardhjen e tyre qė kishin qenė tė painformuar pėr promovimin e librit.

Mė ka emocionuar pa masė edhe niveli shumė profesional i fjalimeve tė kritikėve rreth librit tim. Ashtu edhe takimi me njė numėr tė madh poetėsh e shkrimtarėsh, tė njohur e tė panjohur mė parė prej meje, qė vinin e takoheshin dhe mė dhuronin librat e tyre, dashamirėsinė e tyre. Aq sa gjatė gjithė ditės nga mėngjesi nė darkė, ndjehesha i shpėrndarė nė njė qind drejtime, ndjehesha i zhytur nė njė dashuri njerėzore mė tė thelle se sa ē'mund tė "notoja" i qetė brenda saj. Vetėm natėn vonė nė darkė, jastėku i bardhė mė kthehej nė njė prehėr qė mė kujtonte mbėshtetjen e kokės nė prehrin e nėnės kur isha i vogėl. Pra, pa e kuptuar u ndjeva njė bir i vogėl i Kosovės, me kokėn mbėshtetur nė prehėr tė saj, tamam ashtu siē isha ndjerė kur pata shkruar poezinė (njė nga poezitė mė tė dashura pėr mua) me titull "Me kokėn mbėshtetur nė prehėr tė Kosovės" qė ėshtė e botuar nė kėtė libėr. Aty, vonė pas mesnate, i vetėm nė hotel, e kuptoja se e gjithė kjo dashuri dhe respekt qė po mė jepej nuk kishte tė bėjė edhe aq, me vlerat e mia si poet apo me vlerat e poezisė sime, sepse Kosova ka poetė mė tė mirė se unė e poezi mė tė bukura se tė miat, por kishte tė bėjė mė tepėr me faktin se i gjithė populli i Kosovės ėshtė poet nė shpirtin e vet, dhe se e gjithė Kosova ėshtė poezi nė shpirtin tim.

Gjekė Marinaj: Faleminderit!

Bota sot: Qofshi me nder!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara