HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marrė nga gazeta Rilindja Demokratike, 29 korrik 2008

E VEĒANTA E POEZISĖ SĖ GJEKĖ MARINAJT

-- nga Mujo Buēpapaj

Gjekė Marinaj ėshtė njė poet universal ku dijenia e jetės dhe artit japin bashkė pamjen mė tė pėrkyer tė krijimtarisė. Ai po sfidon emrat mė tė mėdhenj tė poezisė bashkėkohore amerikane duke tronditur formalitetin poetik dhe format tradicionale tė tė shkruarit me librin e tij tė fundit "Lutje nė ditėn e tetė tė javės".

Mujo Buēpapaj Marinaj bėn atė qė nuk e kanė bėrė tė tjerėt para tij, duke bashkuar imazhe, legjenda, profile dhe filozofi tė popujve, racave dhe kombeve me njė lehtėsi tė rrallė qė mund ta bėj vetėm njė poet qė vjen nga Ballkani, vend i poezisė, legjendave dhe miteve.
Marinaj, i cili provokoi nė rininė e tij regjimin komunist me poezinė e tij "Kuajt", tani provokon bibliotekėn e poezisė botėrore, pas shumė vuajtjesh njerėzore, nė fillim si emigrant qė ka kaluar telat me gjemba dhe pastaj si student i shkėlqyer dhe si pedagog i letėrsisė bashkėkohore nė Universitetin e Richlandit nė Dallas tė SHBA-ve.
Marinaj ka eksperimentuar me njė guxim tė qartė duke ndėrtuar njė kod tė ri poetik tė sofistikuar, i vlerėsuar me shumė ēmime letrare nė Amerikė.

Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės E pėrpunuar nė laboratorin e poezisė amerikane, krijimtaria e Gjekė Marinjat ėshtė njė majė e poezisė bashkėkohore, ku rifillimi i jetės zhvesh pamjen optimiste tė poetit, prej ėndrrės mashtruese, pasi pėr atė ka gjithnjė njė ditė tė tetė, e cila mund tė quhet dita e lutjes, mallkimit apo lumturisė sė poetit.
Marinaj i pėrgjigjet me dinjitet nevojės pėr ndryshime nė poezinė shqipe, duke sugjeruar njė leksion tė shkruari perfekt si njė "autoportret i avancuar" i stilit tė poetit dhe jetės sė tij, mes imazhit tė Atdheut tė braktisur dhe gjykimit pėr dashurinė e botės sė pafund.
Nėse Walt Whitmani i dha fund imitimit tė shkollės evropiane tė poezisė nė Amerikė, duke krijuar vargun i tij biblik, origjinal edhe Marinaj me "Lutje nė ditėn e tetė javės" ka krijuar njė civilizim tė ri pėr poezinė shqipe, duke ndihmuar jo vetėm vendin e tij, por edhe poezinė evropiane.

Autoportret i avancuar

Forma e poezisė sė Gjekė Marinaj ndryshon nga njėri cikėl poetik tek tjetri. Njė shpėrthim lėndėsh universale ringrejnė mendimin shijues tė poezisė sė Marinjat nė stade tė reja, tė frekuentuara nga motive filozofike dhe shpirti human qė e dallon atė nga poetėt e tjerė bashkėkohorė amerikan.
Poezia amerikane e shekullit tė XXI pėrbehet nga njė radhė poetėsh tė shquar qė ecin nė njė garė me shumė korsi, pa patur akoma njė lider. Siē vėren kritika vendase ndryshe nga Shek. XX, kur Amerika lindi njė numėr tė madh poetėsh si Wallace Stevens, Ezra Paund, T.S. Eliot (i lindur nė Amerikė), William Carlos Williams etj, nė shekullin e ri disa nga poetėt mė tė shquar tė saj janė amerikanė tė natyralizuar, si Ferderik Turner, Eduard H. Gracia, Rainer Schulte etj. Nė kėtė grup bėn pjesė edhe poeti me origjinė shqiptare Gjekė Marinaj, i cili me librin "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", unifikon sipėr botės dashurinė dhe dhimbjen, si njė bashkė vuajtjes i vetėdijshėm i planetit.

Libri hapet me ciklin "Mesnatė pa kalendar", i cili ėshtė njė cikėl filozofik i shkruar me njė menēuri tė skajshme. Ėshtė njė cikėl i sofistikuar, i shkruar pėr njė elitė lexuesish. Poezia "Autoportret i avancuar" ėshtė njė mini-poemė, njė esencė e librit. Poezitė nė librin "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" e ndihmojnė lexuesin tė transformojė vizionin, tė shqyrtojė vetveten dhe tė arrijė pėrfundimet e duhura si jehonė e jetės e shndėrruar shpesh nė melankoli dhe dyshim. Ky cikėl pėrbėn njė rifreskim fondamental tė poezisė bashkėkohore, me njė pėrkushtim subsencial tė poetit, plot ēiltėrsi metafore dhe shpirt tė gjerė komunikimi.

Ky cikėl shėnon njė sfidė jo vetėm nė karrierėn poetike tė Marinjat, por edhe pėr caqet qė vė pėrpara poetėve bashkėkohorė amerikanė dhe evropianė. Tė krahasuara me njė stekė tė ngritur lart pėr garė, ato dallojnė pėr strukturėn, mėnyrėn e tė shprehurit dhe imazhet e kėrkuara mes dashurisė dhe dhimbjes qė dalin prej demokracisė sė shpirtit tė tij dhe pėrsosjes morale dhe artistike. Poezia e tij ka fituar admirues tė spikatur sidomos ata tek ai grupim, qė ėshtė i dhėnė pas poezisė filozofike. Ashtu si Gary Snyder, edhe Gjekė Marinaj sjell nė poezinė bashkėkohore amerikane dhe shqiptare njė prezencė tė fuqishme autoriale.

Cikli i dytė "24 orė dashuri", ėshtė njė cikėl i bukur, i shkruar pėr t'u kuptuar nga tė gjithė. Poezitė janė ndėrtuar duke pėrdorur njė formė tradicionale, por njė tekst tė papėrdorur mė parė. Pėr shembull nė poezinė "24 orė dashuri" sido e shkruar me njė lojė fjalėsh, teksti pėrsos kodet poetike tė realizuara shumė dekada mė parė nga poeti i shquar shqiptar Lasgush Poradeci.

…
Dhe u largua tinėzisht pėr ne duke folur uratė,
Natyrshėm, natyrisht bėmė dashuri nė natyrė.
…
Dhe zbuluam buzėqeshjen mė tė re tė universit
Natyrisht, bėmė dashuri nė natyrė, natyrshėm.
...
Dhe muskujve tė tokės u pėshpėriti njė sekret
Bėmė dashuri nė natyrė, natyrshėm natyrisht.

Siē shprehet edhe kritika "nė pikėpamje tė formės, lirika e Marinajt mbart nė vete konceptin e pėrsosmėrisė ritmike, njė parim organizues simetrik, ku gradacioni poetik, aluzionet e vargjeve nė pėrpikmėri gėrshetohen mes pėrmbajtjes dhe formės."

Rrėfimi i Rozafės

Gjekė Marinaj me librin "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" i vė vetės detyra tė reja nė lidhje mė cilėsinė e poezisė dhe kėtė e ka arritur me njė pasion tė vėrtetė. Dhuntia e imagjinatės sė gjallė me plot nota prekėse ka bėrė qė Marinaj tė unifikojė konceptet metaforike tė duarve tė nėnės, pamjes sė fshatit dhe shpresės sė dritės nė kodrat pėr rreth. Cikli "Nė duart e nėnės" pėrmbledh poezi pėr fshatin, vendlindjen, Nėnėn, poezi pėr pasuritė dhe varfėritė e fshatit etj. Cikli ėshtė ndėrtuar pėr t'u kuptuar nga ēdo lexues, i cili do tė gjejė nė kėto poezi shumė pasazhe drithėruese, meditative. Nė kėto poezi njeriu qetėson shpirtin pėrmes imazhesh qė lėvizin me lirshmėri, nga observime tė pastra, nga skena jashtėzakonisht emocionuese dhe njerėzore. Nė kėtė cikėl poeti ka shkruar me njė stil tė qartė, qė ėshtė i pėrshtatshėm si pėr auditorin qė e ka zgjedhur pėr t'ju drejtuar, ashtu edhe pėr vetėn e tij si poet i klasit botėror. Risjellja e vlerave humane dhe e zemrės sė tij lėnė "nė duart e nėnės" krijojnė njė pamje qė mund ta zgjojnė vetėm poetė tė thelbit poetik si Gjekė Marinaj, i cili ka fituar njė famė tė merituar nė poezinė bashkėkohore Amerikane.

Ashtu si poeti i njohur, bashkohor amerikan Ted Kooser, edhe Marinaj nė kėtė cikėl praktikon njė universalizėm tė gjuhės poetike tė pėrshtatur pėr njė lexues tė thjeshtė, por me intuitė tė mprehtė pėr tė zbuluar vlerat. Kjo ėshtė diēka shumė pozitive pasi pėrmes detajesh konkrete merr njė zhvillim abstrakt, por dhe tė pėrbotshėm metafora e fshatit dhe e Nėnės.
Poezia e Gjekė Marinajt ėshtė e njė niveli jashtėzakonisht tė lartė. Krahasuar me dy vėllimet e tjera poetike "Mos mė ik larg" (1995) dhe "Infinit"(2000), "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" shėnon njė kapėrcim tė paparė jo vetėm pėr krijimtarinė e tij, por edhe pėr nivelin e poezisė botėrore nė pėrgjithėsi, tė cilin Gjeka e shkund nga themelet.
Cikli "Rrėfimi i Rozafės", pėrfshin poezi qė Marinaj i ka kushtuar Shkodrės, Kosovės, Rozafės, Nėnė Terezės, Skėnderbeut etj. Poezitė konceptojnė dashurinė humane, jo erotike. Nė kėtė koncept ai ka pasqyruar ēdo vuajtje nga Nėnė Tereza deri tek Rozafa e murosur. Rrėfimi i Rozafės ėshtė mė origjinali me kėtė temė nė poezinė shqipe. Marinaj e sheh Rozafėn si Viktimė dhe jo si heroine:

Nėn iluzionin se njė grua vlen mė pak se njė burrė,
Mė murosėn mua.
…
Nėn pretekstin se te gjithė patėn tė drejtė,
Edhe unė murosa brenda vetes fjalėn "vrasje."

(Rrėfimi i Rozafės)

Sugjerim me zė tė ulėt

Cikli "Sygjerim me zė tė ulėt", mbart njė trishtim tė ndjeshėm, pasi Marinaj ka pėrfshirė nė tė poezi qė kanė tė bėjnė me disfatat njerėzore me humbjet dhe vėshtirėsitė e njeriut nė jetėn tonė. Ato pėrcjellin sygjerimin pėr tė pėrballuar sfidat e jetės tė cilat shpesh bėjnė shkrumb e hi ėndrrat tona, prej nga na duhet t'ia rinisim nga e para. Megjithatė, ashtu si tek Maya Angelou njė tjetėr poete e shquar amerikane, edhe tek Marinaj ndjehet personaliteti human i poetit i cili para se gjithash i drejtohet me tone kritike vetvetes, duke ndihmuar pastaj lexuesit qė tė arrijnė nė pėrfundimin e duhur. Marinaj nė kėtė cikėl si njė dėshmitar i zotit i bėn gjėrat tė duken edhe nga fundi i dheut. Pėrmes kontrastit tė zymtėsisė sė pamjes sė padėshiruar dhe humbjes, ai mjaftueshėm i ndez njė kujtesė njeriut pėr tė mos harruar jehonėn vajtuese tė atdheut tė tij.

Pėr shembull, poezia "Flluska mbi Adriatik"e cila trajton humbjen tragjike tė njerėzve nė anijen "4 i Radės" me 28 mars 1997 nė detin Adriatik, tė lė pa frymė. Ata humbėn jetėn duke mbetur nė trajtėn e flluskave mbi Adriatik. Nė poezi ndjehet kontrasti dyfish i perėndimit si qytetėrim, por edhe perėndimit si muzg, si mbrėmje kur ata fatkeqinj u nisėn pėrmes detit nė kėrkim tė lumturisė, ashtu siē ishte nisur vetėm 7-8 vjet mė parė poeti Gjekė Marinaj, por vetėm zoti e kishte shpėtuar.

"Perėndimi nė tė dyja kuptimet e fjalės
Gravitet specifik ekstrem,
Kripė dhe shqiptarė,
Uji dhe vdekje."

(Flluska mbi Adriatik)

Ailuropoja nė gjygjin e fjalės

Nė njė botė tė kėrcėnuar nga shpėrbėrja e zjarrit tė urrejtjes, rrėnimi tronditės ndalet vetėm nga poetėt, thotė Gjekė Marinaj. Ai vėren se graviteti i javės e tėrheq poetin nė vertikalitetin e intuitės njerėzore gjatė shtatė ditėve, ndėrsa tė hėnėn poeti e rifillon pėrsėri nga e para, e kėshtu si njė mallkim i pėrjetshėm, duke shėnuar ditėn e tetė tė javės.

Siē ka vėrejtur kritika, "ky vėllim poetik qė nė titull implikon nivelin e leximit intertekstual tė poezisė, qė kėtu nėnkupton kontekstin e shtatė ditėve tė krijimit biblik. Kjo lojė poetike pėrveēse reflekton koncepsionet pėr krijimin, kėtė akt tė magjishėm, e sforcon aktin krijues deri nė kod kulturologjik universal e tė pėrjetme. Poeti Marinaj i shton krijimit hyjnor njė ditė pėr vete (dhe krijuesit), nga shtatė ditė tė krijimit biblik, ngase kėsisoj pėrmbushet plotsia e universit apo "engjėjt tė zbresin nga parajsa dhe tė bėhen poetė", "Lutje nė ditėn e tėtė tė javės."

Vokacioni i vuajtjes pėr racėn e poetėve ėshtė i pashmangshėm edhe nė librin "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" e shkruar nga njė penė dytehėshe e Marinajt, si vetė jeta e poetėve tė mėdhenj qė njohin njėkohėsisht edhe lavdinė edhe pėrbuzjen. Ky cikėl pasuron me tej shumėllojshmėrinė stilistike tė "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", ku dallon intelekti i njė profesori letėrsie dhe studiues pasoinant tė poezisė botėrore si Marinaj.
Cikli "Ailuropoja" nė gjyqin e fjalės, u ėshtė kushtuar poetėve qė kanė jetuar nė njė realitete tė ndryshme vuajtjesh apo lavdie, si Fishta i mohuar pėr 50 vjet dhe i ripranuar pėrsėri, Emili Dikindonin, apo tragjizmi i poetit Frederik Reshpja, i cili vdiq i vetmuar.

"Poetit i pati humbur me kohė harmonia e trupit
Me ndjenjėn. Koordinimi i shpirtit me vargun jo."

Cili ka poezi interesante si "me Nerudėn pranė Atlantikut", poeti shkruan se "sa herė qė jep shpirt njė poet diēka vdes brenda meje." Apo poezia "Nėna e poetit Luigj Ēekaj dha shpirt", siē thotė ai "nėna e cilitdo poeti ėshtė nėna e tė gjithė poetėve."
"Ailuropoja nė gjyqin e fjalės" i ėshtė kushtuar poetėve Blloshmi dhe Leka, tė pushkatuar nga regjimi komunist.

Labirinthet e mendimeve tė Tanugunit

Kėto janė poezi qė e trajtojnė botėn si pjesė e qenies njerėzore tė tė gjithė shoqėrisė poetike. Cikli fillon me malin e Fuxhit qė e pat shkatrruar Tokion, prej nga u desh tė krijohej njė e re, sepse Vullkani mbuloi qytetin.
Njė tjetėr poezi ėshtė pėr arkitekturėn e New Yorkut, ku Marinaj ndjek traditėn e shumė poetėve tė shquar amerikanė dhe botėrore qė kanė shkruar pėr qytetin gjigand.
Njė tjetėr poezi interesante ėshtė "Labirinthet e mendimeve tė Tanugunit". E bazuar nė mitologjinė koreane, Marinaj "na del mė specifik se kushdo nė komunitetin tonė letrar, i pakrahasueshėm me format dhe mėnyrėn si e organizon materien poetike, si e koncepton temėn e si i mishėron vargjet me figura dhe sistemin e brendshėm tė rimimit dhe ritmit." Nė kėtė poezi janė marrė kafshė si tigri, arusha etj., tė cilat implikojnė koncepsione universale. Poezitė pėrcjellin idenė se ēfarėdo pėrpjekje qė tė bėjė njeriu nė jetė, n.q.s kanė rezultatin zero, ti nuk ke bėrė asgjė. Poezia ėshtė kundėr famės dhe meritave fallco.
Tjetėr poezi interesante ėshtė ajo pėr Kullėn "Eifel." Ajo pėrcjell njė mesazh interesant, siē thotė poeti "njė peizazh i humbur nė pėrkthim."

* * *

Vėllimi i Gjekė Marinajt shėnon njė pikė kthese nė poezinė shqipe.
Ajo ėshtė njė lėndė universale plot trazim shpirtėror, dijesh, kulturash dhe emocioneve tė thella. Ato kanė njė dendėsi artistike, forcė dhe imazhe qė shkojnė nga ato tė drejtpėrdrejtat deri tek surrealistet. Siē ka vlerėsuar kritika "poeti nė cilėsinė e orakullit evokon me gjuhėn e sė bukurės dhe sublimes perceptimet pėr jetėn dhe universin. Kėto pėrēmime dhe observime poetike i gjejmė tė sintetizuara nė librin me poezi tė Gjekė Marinajt "Lutje nė ditėn e tetė tė javės." Njohuritė e fituara nga studimet e gjata dhe komplekse reflektohen nė njė eksperiment tė suksesshėm letrar, si njė bazament i ri shkencor pėr formėn poetike nė poezinė bashkėkohore, por edhe si njė koncept universal human. Poezia e Marinajt mbart nė vetvete inteligjencė, pasion, ndjeshmėri dhe spontanitet.
"Lutje nė ditėn e tetė tė javės" ėshtė njė dėshmi poetike pėr njerėzimin, i cili ka akoma shumė sfida dhe punė pėr tė bėrė, duke mbartur ideale tė forta tė jetės dhe lirisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara